Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Matrix,

    Sipas teje kur ra Luciferi? Nqs nuk ka asnje nderprerje midis vargut 1 dhe 2 tek Zanafilla 1, atehere sapo Zoti krijoi Token, pse ishte Toka pa trajte, e zbrazet dhe erresire mbulonte...? Pastaj, nga dolen ujerat? Nqs krijimi eshte kronologjik, pse nuk tregohet krijimi i ujerave?

    Ne lidhje me Zan 1:31 ku Zoti tha qe eshte e mire, po ta vesh re mire, Zoti e tha cdo dite te krijimit ate shprehje, pervec dites se dyte. A e di pse? A e di se cfare u krijua e diten e dyte? Qiejte! Pse tha per te gjitha ditet e tjera se ishin te mira pervec asaj dite? Mos valle harroi? Patjeter qe jo! Sepse ate dite Ai krijoi qiejte, ne te cilat jetojne Satani dhe ushtrine e tij (Efes 6:12)

    sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.


    Dhe dicka tjeter:
    Nqs Luciferi dhe bota e tij u denuan, atehere perse Luciferi ishte perseri aktiv ne Boten e re dhe mashtroi Adamin?
    Sepse Zoti e la qe te ishte aktiv.

    Ndersa per vargjet e Pjetrit, aty behet fjale per Permbytjen e Noes. Bota para Noes u shkaterrua, ndonese Noeu shpetoi. Bota qe doli nga ujrat nuk ishte e njejta me boten e vjeter. Por perseri njeriu ngeli nen mekat dhe persri mbartte premtimin per ardhjen e Krishtit.
    Je i lire te besosh c'te duash vella. Une te thashe pse ajo nuk eshte permbytja e Noeut, dhe ti harrove te shpjegosh ku ndryshuan qiejt me permbytjen e Noeut, nqs flitet per te njejten permbytje. Ti thua qe edhe Toka ndryshoi, por Toka nuk ndryshoi, vetem sa u lag. Ujerat nuk e ndryshuan Token, megjithate nese kembengul ne te tenden, e ke pak me te veshtire te justifikosh ndryshimin e qiejve ne permbytjen e Noeut.


    Persa i perket Renies se Luciferit, ai eshte pjese e nje Bote tjeter, asaj Engjellore, ndaj nuk mund te kete paralelizma midis renies se tij dhe ngjarjeve ne boten tone. Bota jone u prish kur Adami(Njeriu) mekatoi. Ai ishte Administruesi i kesaj Bote, jo Luciferi. Bota jone u demtua sepse Njeriu (jo Luciferi) mekatoi.
    Ndaj duhej te restaurohej po nga Njeriu (Jezus Krishti).

    Kush po jep paralelizma?


    Bota jone u prish kur Adami(Njeriu) mekatoi. Ai ishte Administruesi i kesaj Bote, jo Luciferi.

    Nuk e kuptoj cfare ka te beje kjo me ate per te cilen po flisnim. Ne po flisnim per moshen e Tokes dhe permbytjet. C'ka te beje Adami ketu?


    Bota jone u demtua sepse Njeriu (jo Luciferi) mekatoi.
    Ndaj duhej te restaurohej po nga Njeriu (Jezus Krishti).


    Kush tha ndryshe? Po cfare ka te beje kjo me temen? S'e kuptoj! C'lidhje ka kjo me moshen e Tokes?

    Tani kam nje pyetje per ty. Ti mendon se Ezekieli 28 flet per kopshtin e Edenit te Zan 2? Lexoje me vemendje ate pasazh perpara se te me kthesh pergjigje, dhe nese mendon se eshte kopshti i Edenit ne te cilin Adami ishte zoterues, duhet te shpjegosh pak se c'bente Luciferi me lavdine e krijimit nga Zoti ne ate kopsht? Dhe kur ra Luciferi, pasi tek Zan 3 ai quhet "Gjarper".

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ri- shikoje shkrimin tim se e kam edituar
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Qe bota ka ndryshuar me permbytjen e Noes, duket ne grumbujt e fosiljeve. Derisa ne Antarktide jane gjetur fosilje qymyrguri, tregon se te pakten klima e Antarktides ka qene e ngrohte dikur. Mos valle keto fosilje i perkasin kohes se Permbytjes se Luciferit?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #34
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk e kuptoj se cdo te thuash me ate se Perendia nuk tha ne diten e dyte se kjo ishte mire. Mos valle Perendia e krijoi Satanin te keq? Apo ai u be i keq nga Rebelimi?

    Pastaj nqs Luciferi u krijua Diten e Dyte, atehere si ai rebeloi diten e pare?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #35
    Elton80, ne nje shkrim me siper thua se nuk ve ne dyshim qe ditet ishin 24-oreshe.
    Shpjego pra qendrimin tend, si ishin ditet 24-0reshe, nderkohe qe ti sjell edhe kete teorine e mesiperme per diten e 2-te.
    Nese ditet ishin 24-oreshe, mos ndoshta dita e dyte nuk ishte?
    Nuk me duket se po sjell nje mendim perfundimtar ne teorine qe ke. Perfundoje mendimin qe te dime c'te kuptojme.
    Mendoj se eshte e vlefshme ta fillosh dhe ta mbarosh mendimin perpara se te te nderpresim perseri. Zere se nuk ke shkruar asgje deri tani, me mire mos repliko, por thjesht filloje cdo gje nga fillimi dhe perfundoje qe te te kuptojme.
    Manulaki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 07-03-2005 më 16:16
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Matrix,

    Shpresoj qe t'i lexosh pak me vemendje ato qe shkruaj, sidomos ate qe jane ne pergjigje te pyetjeve te tua.

    Une te shpjegova se te vetmen dite qe Zoti nuk tha "eshte e mire" per krijesen e Tij, ishte e dita e dyte:

    Zan 1

    7 Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.
    8 Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.


    Dhe kjo nuk ishte harrese nga ana e Zotit, pasi Ai e tha kete per cdo dite tjeter te krijeses se Tij. Arsyeja pse nuk e tha ne ate dite, eshte sepse ne ate dite sic lexohet me lart Ai krijoi kupen qiellore, qe sipas Efes 6, eshte vendbanimi i Satanit dhe demoneve.

    Keshtu qe renia e Luciferit ishte bere perpara krijimit tek Zan 1:3 e me pas.

    Nese mendon ndryshe te lutem me jep referencat nga Bibla ku ti mbeshtet teorine tende se kur ra Luciferi.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Elton80, ne nje shkrim me siper thua se nuk ve ne dyshim qe ditet ishin 24-oreshe.
    Shpjego pra qendrimin tend, si ishin ditet 24-0reshe, nderkohe qe ti sjell edhe kete teorine e mesiperme per diten e 2-te.
    Nese ditet ishin 24-oreshe, mos ndoshta dita e dyte nuk ishte?
    Nuk me duket se po sjell nje mendim perfundimtar ne teorine qe ke. Perfundoje mendimin qe te dime c'te kuptojme.
    Mendoj se eshte e vlefshme ta fillosh dhe ta mbarosh mendimin perpara se te te nderpresim perseri. Zere se nuk ke shkruar asgje deri tani, me mire mos repliko, por thjesht filloje cdo gje nga fillimi dhe perfundoje qe te te kuptojme.
    Ditet e krijimit ishin 24 oreshe. Per mua s'ka dyshim per kete gje.

    Ajo qe une thashe qe Matrix e ngaterroi fare, eshte qe ne krijimin e kupes qiellore qe ndodhi diten e dyte (qe ishte 24 oreshe si ditet e tjera), Zoti nuk tha qe krijimi i Tij ishte i mire, sic tha per cdo dite tjeter, dhe kjo per mendimin tim sepse ne ate vend sipas Efes 6 eshte vendodhja e Satanit dhe demoneve, te cliet eksiztonin ne ate kohe, pasi renia e Luciferit kishte ndodhur me pare kesaj kohe, prandaj Zoti kishte bere permbytjen ne vargun 2.

    Une NUK THASHE qe Satani u krijua diten e dyte, madje as kam thene me ndonje vend qe Zoti krijoi Satanin. Une thashe qe para krijimit te Tokes (Zan 1:1) Zoti kishte krijuar engjejt, dhe krijesat e tjera qe e adhurojne (kerubinet dhe serafinet).

    Sa per sqarim, Zoti krijoi Luciferin i cili ishte i persosur, pas renies ai u quajt Satan, prandaj thashe qe Zoti nuk krijoi Satanin, por Luciferin e persosur.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  8. #38
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Matrix,

    Sipas teje kur ra Luciferi? Nqs nuk ka asnje nderprerje midis vargut 1 dhe 2 tek Zanafilla 1, atehere sapo Zoti krijoi Token, pse ishte Toka pa trajte, e zbrazet dhe erresire mbulonte...? Pastaj, nga dolen ujerat? Nqs krijimi eshte kronologjik, pse nuk tregohet krijimi i ujerave?
    Atehere c'nenkupton ti me keto fjale?
    Nuk po kuptoj dot mendimin tend. Mos do te thuash qe krijimi nuk eshte kronologjik. Qe kishte nderprerje midis diteve qe ishin 24-oreshe? Nese po te keqkuptoj me fal, por nuk po arrij dot te te kuptoj.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Ok, ndoshta nuk e kam bere une te qarte atehere ate qe dua te them.

    Le te jap nje kronologji se si une mendoj se ndodhen gjerat. Nuk po i citoj vargjet edhe nje here, por jane cituar me lart.

    Diku ne perjetesi Perendia krijoi engjejt, fronin, serafinet dhe kerubinet.

    Pastaj (dmth me vone, nuk i dihet sa kohe me vone, pasi koha s'ekzistonte akoma) Perendia krijoi qiellin dhe Token (Zan 1:1).

    Kur Zoti krijoi Token, engjejt brohoriten me thirrma gezimi.

    Se cfare kishte Toka origjinale nuk e dime, por e dime se Zoti aty krijoi kopshtin e Edenit (jo i njejti me Zan 2), ne te cilin Luciferi ishte ne krye, dhe drejtonte adhurimin e ushtrise qiellore ndaj Perendise.

    Pas renies se Luciferit, Zoti permbyti Token (Zan 1:2).

    Se sa kohe kaloi midis Zan 1:1 dhe Zan 1:2, nuk e dime.

    Pas Zan 1:2, Zoti ben krijimin e ri, i cili eshte kronologjik, ne dite 24 oreshe.

    Dhe Zoti e quan krijimin e Tij te mire ne cdo dite te krijimit, pervec dites se dyte per arsyet qe permenda me lart.

    A eshte pak me e qarte tani?

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Sipas teje kur ra Luciferi? Nqs nuk ka asnje nderprerje midis vargut 1 dhe 2 tek Zanafilla 1, atehere sapo Zoti krijoi Token, pse ishte Toka pa trajte, e zbrazet dhe erresire mbulonte...? Pastaj, nga dolen ujerat? Nqs krijimi eshte kronologjik, pse nuk tregohet krijimi i ujerave?
    E kisha fjalen per kronologjine e vargun 1 dhe 2 tek Zanafilla 1, pasi Matrix pretendon se Zan 1 i tregon te gjitha gjerat, dhe pyetja ime ishte nese kronologjia jepet ashtu sic mendon ai, qe Zoti krijoi Token diten e pare, dhe vargu 2 ndjek ate menjehere, atehere si shpjegohet prezenca e ujit, meqe nuk permendet gjekundi krijimi i ujit.

    Per kete e kisha fjalen me "kronologji", jo se krijimi nuk eshte kronologjik.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Evolucioni dhe Krijimi njerzor.
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 02:31
  2. Martesa, Krijimi i Familjes Dhe Ëndrra Për Të....!
    Nga shefqeti11 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 05:38
  3. Krijimi i Njeriut
    Nga ardi_pr në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:19
  4. Krijimi i qeverisë së re të Kosovës
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •