Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Tre Poezi Nga Ime Mė

    Cfare Nuk Mund te Jete Ndryshe

    Perpiqem te shkruaj
    e me shume shuaj
    e me shume vuaj.
    Era qe fryu na ndau.
    Tanet u bene te huaj
    me te huajt rrime kaq prane.
    Kerkoj dicka te ngjashme
    me fytyren e nenes sime
    nganjehere gjej ngjyren e flokeve
    por jo krehjen e saj.
    Nje vajze ne rruge,
    eshte elegante si motra ime
    por nuk ka zerin e saj.
    Nje burre i moshuar
    i menduar si babai im
    por nuk ka zhurmen e hapit te tij.
    Kerkoj timen,
    ka mbetur larg
    ndaj shkruaj
    dhe pse shuaj
    dhe pse vuaj.



    Shkeputje

    Lumi atje poshte rrjedh.
    E degjoj.
    C'fare percjell, pyes veten
    dhe vetes i pergjigjem,
    mallin tim.
    Ai vazhdon rrjedhen
    pa me perfillur.



    Lutje

    Kerkoj dicka tek te moshuarit
    ndoshta vehten time, pas shume vjetesh,
    por jo te humbur,
    as me paterica, as si ajo grua e rethuar
    me gjerdane floriri ne qafe e duar

    Kerkoj t'i ngjaj nje fluture per shembull.
    Flutura eshte flutur dhe e re
    dhe e plakur. O Zot,
    me jep plakjen e nje fluture!

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Beme mama te te ngjaj....

    ....apo me mire e ema se e bija...LOL

    Te mrekullueshme qe te treja poezite , por ajo: O zot me jep plakjen e nje fluture eshte .....s'di ca te them, fantastike thuhet?
    Shume me teper....

    Ani, pershendete mamin tend nga une

    Dikea

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    tre poezi..tre xhevahire..

    Po bien tre dajre moj Nane..te trija njisoooooj.


    Te dyja te mira jeni gjith forumi do ju ket zili..
    ..thot ajo kenga tjeter..

    Pajtohem me Dikean..
    Lum mami per gocen e lum goca per mamin..

    Fantastike..URIME..

  4. #4
    Ani tani e kuptova se nga e ke marre talentin per te shkruajtur

    Shume poezi te bukura. Urime autores
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po une, cfare te them?
    !!!!!!
    ju dua te dyjave , o zot sa shume.
    Tani edhe nje nene e bukur ne forumin tone meme'on per ne, duke i ndare dhimbjet dhe mallin po me ne.
    Kenaqesia ketu behet lumturi, per te mbeturit vetem, po qe nuk jane me vetem!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    rrofshi te gjithe! mami qe vertet e kam si flutur, ju dergon te fala, i cmon mendimet tuaja. te dyja ju falenderojme shume, shume. sot e ula ktu me mua e i tregova ca poezi ne forum. "rremuje" e dikeas i pelqeu mjaft dhe ajo e gurit te elindes. pastaj e binda te me jape nja dy te sajat qe ti postoj

    shume te fala te dashur,
    Ani dhe mamka (Julia) :-)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •