Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool Kazino për Tiranën

    Bumerangu i kazinose


    Ndertimi i kazinose ne Tirane eshte nje nga lajmet e keqija te rradhes
    qe vijne nga Shqiperia. Fakti qe ate po e ndertojne greket, mua me
    perforcon mendimin tim te zhveshur nga ngjyrat nacionaliste, se ketu behet fjale
    per pastrim te mirefillte parash nga bota greko-shqiptare e krimit, e hipur
    ne pushtet ne kryeqytetin shqiptar. Faktet e publikuara nga shtypi
    shqiptar, te marra nga nje botim i Departamentit Amerikan te Higjienes dhe te
    Shendetit Mendor, flasin se mbi 80 per qind e bixhozçinjve, nuk kane patur
    histori krimi, para se te fillonin bixhozin. Une nuk do te perseris ato qe jane
    publikuar ne shtyp, por dua te shtoj nje detaj rrenqethes dhe te
    frikshem si me poshte.

    Nje vit me pare u zhduk ne Toronto Cecilia Zhang, nje vajze 9 vjeçare.
    Kerkimet e policise kanadeze vazhduan per me teper se nje vit, gjersa
    ne fund u gjeten eshtrat e e kesaj vogelusheje te vrare dhe te zhdukur nga
    nje student i mrekullueshem i Kolegjit Seneka, prinderit e te cilit ne Kine
    punonin, respektivisht babai ne nje rajon policie dhe nena ne banke.
    Sekreti i studentit vrases ishte: Kishte filluar te frekuentonte
    kazinone, ne te kishte humbur te gjithe parate qe i vinin nga Kina per te kryer
    studimet.

    Shqiptaret qe u shkaterruan ne 97-en, tani kane nje tjeter rast per t`u
    shkaterruar nga dora kriminale e shtetit shqiptar, te veshur ne ngjyrat
    greko-shqiptaro-mafioze. Nbase dikush i ka fryre ne vesh zotit Nano, se
    ne vend qe te vinte ne Greqi per te luajtur ne kazino, atij fare mire mund
    t`ia sillnin ruleten tek dera e shtepise. Fatos Lubonja ka thene se ``Nano
    mund ta hedhe edhe Kullen e Sahatit ne rulete, po t`i shkrepet``. Une them
    se ai tashme e ka hedhur te gjithe Tiranen dhe jo vetem Tiranen ne ruleten e
    fatit. Krimi i organizuar qe perdor bombat e telekomanduara dhe i
    shkrep me celulare nga distanca, me sjell ne mendje karriget e thyera te
    hetuesve dhe kepucet e grisura te policeve, qe lypin cigare ne kryqezimet e
    rrugeve, sa here qe u shfaqet ndonje makine per te qene.

    Tirana e mbetur krejtesisht e papune dhe e mbipopulluar do te mbushet
    me kriminelet e rinj, fill pas ndertimit te kazinose. Afro 2800 te kerkuar
    qe thote Prokurori i Pergjithshem Sollaku se jane kercenim per shoqerine,
    do te behen mijera njerez, qe do te vjedhin, vrasin dhe kryejne krime te
    renda.
    Ne do te kthehemi ne efektin ``minus zero``, duke patur nje tjeter
    ``Farenhait 9/11``. Me shume vajza te genjyera do te kapercejne
    Adriatikun.
    Do te kemi me shume qytetare dhe zyrtare te korruptuar. Do te kemi
    shkaterrim te pasurise, shkaterrim te familjes, me shume tradheti
    bashkeshortore, me shume gjobevenes, me shume makina te rrembyera e
    vjedhje dyqanesh, me shume perdhunues e perdorues droge, me shume
    gjaknxehte e nervoze qe do te na vrasin vetem e vetem pse i pame kalimthi ne
    sy, do te kemi me shume njerez tmerresisht te varfer.


    Tiranae e veshur me ngjyrat e ndezura te Edi Rames do te zvetenohet dhe
    do te behet kryeqyteti i krimit ne Ballkan. Nuk eshte çudi, qe serisht ne
    valixhet diplomatike hermetikisht te mbyllura te udhetojne pertej
    kufirit transplantet e organeve. Une nuk dua t`i shikoj gjerat ne kenveshtrimin
    e zi,nuk dua qe te ndodhe, qe te kthehemi ne realitetin ngrices
    ``minus``zero. Romani i Balzakut ```Kumarxhiu``,mbase duhet
    te futet me urgjence ne bibliotekat shqiptare, qe mendjet vendimarrese te
    ftohen nga joshjet nen tavoline dhe te mendojne per ruajtjen e sigurise
    dhe te jeteses se qytetareve te vet.


    *) Mendime te hedhura shpejt.
    P. Kapllani
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-03-2005 më 12:17
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mexiro
    Anëtarësuar
    01-01-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14

    Ke plotesisht te drejte !!!

    Une jam i te njejti mendim me ty. Sepses po ta marrim edhe nga ana ekonomike jane shume te paket fitimet qe do te sjelle ky investim i rreme grek. Edhe kur eshte fjala grek ne mes me vjen ti shaj rende por ca ti bej rregullave dhe respektit te forumit ...
    Do te vazhdoj me vone se me duhet te iki.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Shyqyr mo qe do hapet i kazino persmari se na kan ardh ne maj te hunes ato vogelsirat e zgerlaqme neper cepa palltesh qe mezi kane nji rulete dhe 5 automate.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jam dakord me hapesin e temes.Ne nje kontest si ai shqiptar nuk do te sillte ndonje te mire.
    Ah se gati po harroja..
    "Kumarxhiu" nuk eshte shkruar nga Honorè De Balzak por nga Fedor Dostoevskij.Jo per gje po meqe do ta fusim me urgjence ne bibliotekat shqiptare..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Un nuk e marre vesh pse shani Fatos Nanon. He pra veproni, ky kshu ky ashtu edhe ne vend numero. Vecse per vjersha e per gallate e kemi mendjen, sajojme ndonje epitet dhe kujtojme se i zgjidhem punet.

    Veproni o njerez, ne mos rrini e shikoni Nanon si te shesi jo sahatin, por gjithe shqiperine. Megjithate nuk eshte dhe aq keq, na mbetet kosova. Te ikim andeja ta bejme me rradhe, nje here ta fitojme nje here ta humbim pavarsine.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2005
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    12
    Po tregoj nje histori te vertete!

    E kam perpara lejen (licensen) e leshuar prej Qeverise Shqiptare per kazino ne Tirane diku atje nga viti 1992. E kam njohur edhe personin greko-amerikan qe mori lejen per kazino. Ky person nuk ishte aspak 'businessman' apo 'investitor',
    ishte nje rrugac me lidhje te dyshimta ne Greqi. Kishte nje zyre sa per forme ne Athine dmth vetem nje adrese edhe telefon. 'Investimi' nuk u be qe ne ate kohe sepse Greket kerkonin qe te ishin te vetem dhe mos kishin mundesi te tjere te hapnin kazino, gje qe Qeveria Shqiptare nuk e pranoi atehere. Me keqardhje te madhe shoh se tani ja kane arritur qellimit.
    Shoku-Zoti Nano e shikon qe do ike dhe po shpejton te perfitoje sa me shume.

    Keto qe shkruaj jane shume light ne krahasim me korrupsionin e tanishem ne Shqiperi. Por me qe i kam njohtur nga afer keta persona dua te them se investitore te mirfillte te pakten nga Greqia Shqiptaret te mos presin. Te gjithe vijne per spiunazh, vjedhje, te rrembejne sa me shume, destabilizim politik edhe ekonomik sic ndodhi ne vitin 1997. I mbaj mend shume mire bisedimet midis tyre: pa le, pa le kujtojne Shqiptaret se kane shtet na tregojne ligjet po ne do ti blejme te gjithe.

    Edhe ne Greqi kazinot jane hapur me motivacionin se do vinin te huajt edhe do argetohen. Por e verteta eshte se rrenuan ekonomikisht banoret e zones ku jane hapur. Eshte nje vjedhje e ndyre edhe e hapur dhe me vule shteterore. Shqiperise nuk i duhen aspak kazinot! do ti shtojne varferine, kriminalitetin, shkaterrimin e familjeve. Duhet reaguar qe te mos hapen!

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Per mendimin tim eshte nje nga veprimet me te zgjuara te qeverise Nano ,qe kur kane ardhur ne pushtet.

    1.Shteti arketon 10 milione $ , nderkohe qe eshte veshtire te marresh qofte edhe nje kredi te kesaj shume.
    2.Tiranes apo qyteteve te tjera ju shtohet edhe nje komplex tjeter modern me te cilen te krenohemi (gjate kontraktes do te kihet parasysh edhe ndertimi i komplexit me standarte te larta turistike.)
    3.Kontrollohet bindshem perhapja e kazinove ne Shqiperi, dhe numri i tyre permbahet ne shifra te perballuaeshme per popullsine tone.

    Ju qe kundershtoni , jeni pjese te mafies shqiptare tip Koco Kokedhima, qe ju intereson qe Shqiperine t`a keni cifligun tuaj personal dhe te mos vine investitore te tjere.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qerim ...

    kam kujtu se je partizan i industrive.. por qeke dhe i kazinove.. sic duket je nji lloj qerimi qe boll qe nano i projekton se per ty dhe m.ut ne goj me ta shti e han e thue..rrofsh o nano..qe na ngope..

  9. #9
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Pse Nanoja ti harxhoje leket ne kazinot e botes , me mire te mbeten leket ne ekonomine tone . Sa per ato mendimet jo kriminelet , jo popullsia , jo kshu jo ashtu i keni kot . Nje njeri qe e ka ne gjak kumarin , nuk i duhet nje kazino , ata gjithmone kane luajtur si ne kohen e Enverit ashtu dhe ne kohen e berberit . Une nuk shof ndonje gje te keqe tek 3-4 kazino , me mire do te ishte te hapeshin reth bregdetit.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Pse Nanoja ti harxhoje leket ne kazinot e botes , me mire te mbeten leket ne ekonomine tone . Sa per ato mendimet jo kriminelet , jo popullsia , jo kshu jo ashtu i keni kot . Nje njeri qe e ka ne gjak kumarin , nuk i duhet nje kazino , ata gjithmone kane luajtur si ne kohen e Enverit ashtu dhe ne kohen e berberit . Une nuk shof ndonje gje te keqe tek 3-4 kazino , me mire do te ishte te hapeshin reth bregdetit.
    Jam shume dakord me ty. Nuk po u shtoj asgje fjaleve qe ke shkruar sepse jane shume me vend.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nga Kazino..ne vetvarje..
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 14:19
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. Anglezja lë Londrën për Tiranën
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 09:07
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16
  5. Buçkovski do ta vizitojë Tiranën më 12 janar Rajon
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •