Uaa sa qef .... do hapin dhe ne shqiperi Kazino PE " Verteti " .. ku i dihet ndoshta fitoj atje mbase kam shanc .. se ketu ne AC .. i lashe te gjitha ckam ....futa credit carden dhe sme doli me( lol )
Uaa sa qef .... do hapin dhe ne shqiperi Kazino PE " Verteti " .. ku i dihet ndoshta fitoj atje mbase kam shanc .. se ketu ne AC .. i lashe te gjitha ckam ....futa credit carden dhe sme doli me( lol )
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Nje tregim...
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
(...vazhdim...)
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
MBARSET MALI E PJELL NJE MI
Nga Elvi FUNDO
Kur te gjithe prisnim ndonje lajm te mire per te harruar mbrapshtite e perditshme, qeveria jone e dashur na njofton se ka vendosur ta pajise atdheun tone te shtrenjte me 5 kazino, te shperndara anekend. Dhe, ndersa jemi mesuar qe shume vendime qeverie zvarriten sa te gjejne zbatim, vendimi per kazinote u be fakt i kryer menjehere duke u shpallur tenderi per kazinone e pare ne Tirane. Natyrisht nuk kemi gje me nxitimin e qeverise, sepse dihet qe lojerat e fatit dhe ruletat jane e vetmja menyre per te humbur mendjen dhe parate dhe per te harruar ç"ndodh perreth. Aq i ben qeverise se harrohemi ne ne hallet tona. Kryeministri dhe kryelojtari ka merak tjeter: pse te bredh neper bote per te luajtur, duke shkulur edhe nje tufe biznesmenesh me vete, kur fare mire mund te luaj ketu, brenda ne Tirane dhe pse jo, afer pallatit ku banon. Dhe nje gje qe i pelqen kryeministrit nuk mund te mos ia plotesojne vartesit. Pra u shpall tenderi i kazinose. Madje me buje te madhe. Duke e ndier se ketij populli qe i ka vajtur thika ne kocke nuk i vete mendja te luaje, u trumpetua se kazinoja do te sherbente me shume per zhvillimin e turizmit se sa per te luajtur, do te ndertohej nga e para nje zone e tere turistike, ku do te mblidheshin vendes dhe te huaj dhe ku paraja te te derdhej lume.
Nga keto para do te perfitonte atdheu yne i dashur dhe mbare populli yne trim dhe liridashes. Keshtu hahet, menduan kundershtaret e kazinose. Per hir te turizmit ia vlen te sakrifikosh kohen dhe leket e disa viktimave te ketyre lojerave. Ngushellues ishte dhe fakti qe kazinoja do te ngrihej jashte qytetit dhe me kete rast do te ruhej djemuria adoleshente dhe pleqeria pertace qe nuk levizin dot ose pertojne te marrin rruge. Po si i thone, nga e thena ne te bere, ka ne mes nje zarf te tere. Nga tenderi u skualifikua firma e vetme shqiptare me pervoje dhe me resurse ne kete fushe, si "Rozafa", dhe u lane ne gare dy firma te njohura greke. Kaq i rendesishem ishte zhvillimi turistik sa iu
lane 40 pike nga 100 pike per fitimin e tenderit. Nderkohe na del ne skene dhe lideri i opozites, vete doktori, i cili deklaron se kazinone do ta marrin njerezit e Fatos Nanos, greke dhe shqiptare. Pak e besuan Berishen per kete profeci, se jo rralle ia fut dhe kot. Ne te vertete kazinone nuk e mori Fatosi. Por u gjet nje zgjidhje tjeter: te ndertohej prane shtepise se tij. Pra gjithe ajo zhurme mediatike e fillimit te prezantimit te kazinose, u katandis si kokoshi nje thele. As zone turistike, as jashte qytetit, as ndertime te shumta plotesuese. Thjesht u gjet nje mjedis i gatshem, nje siperfaqe aq sa Tirana e kishte me kohe ne "Rozafa Palace". Ku eshte qendra e famshme turistike qe do te lindte bashke me kazinone? Pse qendra e Tiranes, e studiuar dhe e projektuar nga shqiptaro-francezet e Rames duhet te marre pamen e lodrave te fatit, ne kundershtim me te gjithe opinionin publik dhe intelektual te kryeqytetit? Asnje pergjigje nga firmevenesit qeveritare. Asnje reagim nga kryetari i Bashkise se Tiranes, te cilit i takon ta mbroje qendren e Tiranes. S"na e do mendja qe ky qendrim te kete lidhje me thashethemet e perhapura se Edi Rama ka pjesen e tij te parku "Rinia". Sepse ato jane fjale qe nuk jane vertetuar kurre. E vertete eshte vetem fakti qe ai jo vetem si kryetar i Tiranes, por me shume si intelektual i shquar i kryeqytetit ka heshtur rreth kazinose qe i jep pamje jo dinjitoze qendres. Eshte per t"u çuditur qe reagimi publik eshte i vaket. Kryeqytetasit jane ngritur ne kembe edhe per nje stacion plehrash ne Kavaje, edhe per ndotjen e pyllit te Sodes ne Vlore, edhe per t"i rene sa me pare Irakut, duke nxitur edhe amerikanet per kete, po per nje problem qe i prek drejtperdrejt ata dhe familjet e tyre nuk e ngrene zerin. Sepse edhe vete prezantimi dhe finalizimi i tenderit ishte nje mashtrim i madh. Mashtrim i radhes i qeverise mund te thote ndokush, po mashtrim ishte. Jo mashtrime financiare, per te cilat akuzuan njera-tjetren firmat greke, por se gjithçka ishte parashikuar dhe paravendosur. Sa per dyqind makina dhe njezet rulota ato i kishim me kohe tek "Rozafa", madje ne mjedise shume çlodhese, te shoqeruara me muzike live, me vezhgim kameratik 24 oresh, me polici private e deri lidhje me kabllo optike. Keshtu qe kjo kazino e licencuar tashme se fundi nuk i shton ndonje te re kryeqytetit. Perkundrazi e shemton ate duke krijuar neser nje precedent tjeter te rrezikshem; gllaberim jo vetem te qendres se Tiranes, por edhe te bizneseve te ngjashme te ligjshme vendase, te cilat ne nje moment te caktuar mund te mos ia plotesojne orekset nje kryeministri, ose me sakte, nuk mund ta ngopin dot barkun e tij te nginjur.
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Krijoni Kontakt