Bumerangu i kazinose
Ndertimi i kazinose ne Tirane eshte nje nga lajmet e keqija te rradhes
qe vijne nga Shqiperia. Fakti qe ate po e ndertojne greket, mua me
perforcon mendimin tim te zhveshur nga ngjyrat nacionaliste, se ketu behet fjale
per pastrim te mirefillte parash nga bota greko-shqiptare e krimit, e hipur
ne pushtet ne kryeqytetin shqiptar. Faktet e publikuara nga shtypi
shqiptar, te marra nga nje botim i Departamentit Amerikan te Higjienes dhe te
Shendetit Mendor, flasin se mbi 80 per qind e bixhozçinjve, nuk kane patur
histori krimi, para se te fillonin bixhozin. Une nuk do te perseris ato qe jane
publikuar ne shtyp, por dua te shtoj nje detaj rrenqethes dhe te
frikshem si me poshte.
Nje vit me pare u zhduk ne Toronto Cecilia Zhang, nje vajze 9 vjeçare.
Kerkimet e policise kanadeze vazhduan per me teper se nje vit, gjersa
ne fund u gjeten eshtrat e e kesaj vogelusheje te vrare dhe te zhdukur nga
nje student i mrekullueshem i Kolegjit Seneka, prinderit e te cilit ne Kine
punonin, respektivisht babai ne nje rajon policie dhe nena ne banke.
Sekreti i studentit vrases ishte: Kishte filluar te frekuentonte
kazinone, ne te kishte humbur te gjithe parate qe i vinin nga Kina per te kryer
studimet.
Shqiptaret qe u shkaterruan ne 97-en, tani kane nje tjeter rast per t`u
shkaterruar nga dora kriminale e shtetit shqiptar, te veshur ne ngjyrat
greko-shqiptaro-mafioze. Nbase dikush i ka fryre ne vesh zotit Nano, se
ne vend qe te vinte ne Greqi per te luajtur ne kazino, atij fare mire mund
t`ia sillnin ruleten tek dera e shtepise. Fatos Lubonja ka thene se ``Nano
mund ta hedhe edhe Kullen e Sahatit ne rulete, po t`i shkrepet``. Une them
se ai tashme e ka hedhur te gjithe Tiranen dhe jo vetem Tiranen ne ruleten e
fatit. Krimi i organizuar qe perdor bombat e telekomanduara dhe i
shkrep me celulare nga distanca, me sjell ne mendje karriget e thyera te
hetuesve dhe kepucet e grisura te policeve, qe lypin cigare ne kryqezimet e
rrugeve, sa here qe u shfaqet ndonje makine per te qene.
Tirana e mbetur krejtesisht e papune dhe e mbipopulluar do te mbushet
me kriminelet e rinj, fill pas ndertimit te kazinose. Afro 2800 te kerkuar
qe thote Prokurori i Pergjithshem Sollaku se jane kercenim per shoqerine,
do te behen mijera njerez, qe do te vjedhin, vrasin dhe kryejne krime te
renda.
Ne do te kthehemi ne efektin ``minus zero``, duke patur nje tjeter
``Farenhait 9/11``. Me shume vajza te genjyera do te kapercejne
Adriatikun.
Do te kemi me shume qytetare dhe zyrtare te korruptuar. Do te kemi
shkaterrim te pasurise, shkaterrim te familjes, me shume tradheti
bashkeshortore, me shume gjobevenes, me shume makina te rrembyera e
vjedhje dyqanesh, me shume perdhunues e perdorues droge, me shume
gjaknxehte e nervoze qe do te na vrasin vetem e vetem pse i pame kalimthi ne
sy, do te kemi me shume njerez tmerresisht te varfer.
Tiranae e veshur me ngjyrat e ndezura te Edi Rames do te zvetenohet dhe
do te behet kryeqyteti i krimit ne Ballkan. Nuk eshte çudi, qe serisht ne
valixhet diplomatike hermetikisht te mbyllura te udhetojne pertej
kufirit transplantet e organeve. Une nuk dua t`i shikoj gjerat ne kenveshtrimin
e zi,nuk dua qe te ndodhe, qe te kthehemi ne realitetin ngrices
``minus``zero. Romani i Balzakut ```Kumarxhiu``,mbase duhet
te futet me urgjence ne bibliotekat shqiptare, qe mendjet vendimarrese te
ftohen nga joshjet nen tavoline dhe te mendojne per ruajtjen e sigurise
dhe te jeteses se qytetareve te vet.
*) Mendime te hedhura shpejt.
P. Kapllani
Krijoni Kontakt