Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Krijimi i miqësisë dhe pastaj i dashurisë?

    Te tjeret na rrethojne!
    Duke u kthyer drejt tyre njohjet behen...miqesite qendisen dhe relacionet ne lidhje me dashurine lindin!
    Po para se te kuptojme interesin qe prezantojne miqte e krijuar,mund te themi qe para se te behemi te dashuruar...para dashurise,ne jemi miq!

    Para se te arrijme te gjejme "princin e bukur",gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te socializohemi!
    Ne te vertete,si mund te arrijme te gjejme personin qe na nevojitet dhe qe na pelqen,duke mos dale dhe duke mos njohur te tjere?!
    Duke shkuar drejt te tjereve dhe per tu njohur me ta,per tu bere miq me ta duhet te kalojme ne aksion...sepse te krijosh miqesi eshte dicka kapitale,per shkakun qe kjo gje i mjafton vetes...per shkakun qe miqesia eshte e nevojshme dhe e domosdoshme per njeriun.

    Rendesia e miqesise...

    Nevoja per te pasur miq eshte shume e madhe!
    Te rralle jane ata qe mund te pohojne qe nuk kane asnje mik ose qe nuk kane nevoje per asnje nga ta!
    Nevoja per te qene e rrethuar nga te tjere eshte integruar ne kodin tone gjenetik.
    Miqte permbushin shume role....na perkrahin ne momentet me te veshtira te jetes,ne momentet me te gezuara,na degjojne...Dmth ata ndajne me ne nje pjese te jetes sone!
    Kur nuk kuptohemi nga ai ose ajo qe kemi ne zemer,edhe aty drejt nje miku perplasemi...

    Miqte tane jane te ngjashem me ne!

    Duke dashur qe te krijojme miqesine ne arrijme te njohim njerez te ndryshem nga njeri tjetri,por ne shumicen e rasteve,kur raportet tona jane te pastra dhe te ekuilibruara,ne perplasemi me njerez qe na perngjajne dhe kjo gje eshte dicka teper fondamentale per ne te gjithe!
    Shprehja "me thuaj me cilin rri te te them se cili je",eshte mese e vertete!E vertete per ata qe kane nje integrim te forte dhe qe jane shume te paster ne vlerat...
    Keto vlera jane koncepte pak a shume koshiente te cilat secili nga ne i zoteron ne vete dhe me te cilat jemi jashtezakonisht te lidhur,ne nje menyre te tille qe ato te bejne pjese ne identitetin tone.
    Vlerat tona japin perfundimin e menyres me te cilen mendojme dhe arrijme te analizojme dhe veprojme ne aksionet tona...dmth ne zgjedhjet per jeten tone!
    Nuk duhet te harrojme asnjehere qe miqte jane ata persona te cilet ne vete i zgjedhim.Ashtu sic zgjedhim edhe personin me te cilin kalojme jeten...
    Ndodhe ne shumicen e rasteve qe te zgjedhim edhe ata persona qe nuk na pershtaten!
    Dhe ne kete rast shkaku eshte mosnjohja e mjaftueshme e vlerave tona te perbashketa,e cile na ben qe te lidhemi me cfaredo lloj njeriu,i cili ose e cila nuk eshte per ne!


    Po ju si mendoni?!
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Analiza te vecanta si gjithmon...por me teper jam i gezuar qe kam mundesin te marr pjes dhe une, te pakten ketu ne forum jam me i lire se sa atje jasht...


    Le te futem ne tem, qe kaq shume me pelqen te perfshihem ne debate me persona te nivelit te lart.


    Kemi...si fillim..

    Nje krijim shoqerie...e cila sigurisht eshte zgjedhja jone, ashtu si per cdo zgjedhje tjeter qe bejm ne jet (menjanojm ato zgjedhje qe na detyron jeta te bejm te cilat jane te pakta), te cilat zgjasin per nje kohe te pacaktuar!
    Shoqeria per mendimin tim, eshte e dyta ne rolin e saj kryesor mbas rolit me te madh qe e loz familja, si gjithmon qe eshte e para ne cdo ndikim tek ne!
    Ajo, (shoqeri) ka nje rol tejet te madh dhe te fuqishem tek ne, e cila na ndihmon per nje perqindje te madhe problemesh, duke i zgjudhur ato nepermjet ndihmes se shoqeris...dhe per kete, e dua shoqerin time dhe e respektoj ne mas.

    Ndodh..ne shume raste, ku shoqeria me nje person qe kemi, te kthehet ne dashuri, te lindin ndjenja te forta per te kaluar kufijt e shoqeris, per te pasur e realizuar ate cka ne kerkojm gjat jetes sone, dhe e cila eshte shume e rendesishme, pra, "Princeshen e lumturis", apo per gjinin femerore "Princin e lumturis", kjo gje mendoj se na ndodh pasi kemi nje njohuri tejet e te mjaftushme, nje mendim tejet te paster dhe te bindur per personin qe kemi shoqeri, se ky i fundit, pse jo!, mund te jet dhe ai/ajo i/e shume kerkuari/a nga te gjithe ne, per te bere jeten tone sa me te bukur...
    Dhe mendoj se eshte me shume e fuqishme dhe me e sinqert, nje dashuri qe lind ndermjet kesaj shoqerie, pasi sic e thash dhe me lart, kete person e njohim teper mire, dhe ja dime huqet e zakonet, gje qe na lehteson me shume per ta bere me jetgjate lidhjen tone...

    Analiza nuk ka fund per shoqerin...(mendoj)

    Ju pershendes.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    95
    eshte e vertete - lidhjet me te shendosha besoj jane ato qe lindin ne mes te gjirit te shoqerise dhe e dyta - ne mjedisin e punes.
    Pse?
    e para : sic thone kusherinjte s'i zgjedh dot te bien per hise, ama shoqerine e ke ti ne dore me ke te rrish. Kur ne shoqeri lind dashuria kemi bere dy here zgjedhjen apo jo?e/i zgjedhur nder te zgjedhurit.

    ne pune: dihet qe ne pune njeriu tregon anet me keqija qe ka, se keshtu eshte ambienjti_ cmire, nervositet, inate, prapaskena.Kur zgjedhim nje njeri ne kete ambienjt do te thote qe kemi pare edhe anen me te keqe te karakterit te tij dhe megjithate ia vlen te lidhesh ne nje raport, se te ka pelqyer ana me e "keqje" s'ke me dyshim si mund te jete ana e mire e karakterit.

    Ka aq shume per te thene, saqe mund te shkruash nje liber...po si gjithmone...na mungon koha.....

    Mbremje te kendshme te gjitheve

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Qe te gjithe kemi nevoje qe te jemi te rrethuar nga miqte,eshte dicka qe ben pjese ne menyre te perjetshme ne natyren tone njerezore...eshte dicka vitale dhe eshte pothuajse anormale qe dikush te mbyllet ne vetvete dhe te mos kete miq!
    Miqte bejne qe te jemi te njohur si nje person ekzistues...miqte jane ata qe na ndihmije dhe qe aq shume ne duam te bejme per ta!
    Ku ka me njerezore se kjo ndjenje miqesie dhe pastaj dashurie?!
    Te krijosh miqesi do te thote edhe te ndash me dike vlerat e perbashketa dhe gjerat te perbashketa....ndryshim idesh,ikje ne kinema,teater,restorant...
    "Carpe Diem"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Klasa 10

    Ndersa rrija ulur ne oren e anglishtes veshtroja vajzen qe ishte ngjitur me mua. Ajo ishte e ashtuquajtura shoqja ime me e mire. Veshtroja flokun e saj te gjate e te mendafshte dhe uroja qe te ishte e imja. Por ajo nuk me shihte ne ate menyre dhe une e dija. Pas mesimit erdhi drejt meje dhe me kerkoi shenimet e djeshme qe nuk i kishte marre se kish munguar dhe ja dhashe. Me tha “faleminderit” dhe me puthi ne faqe. Sa doja ti thosha, sa doja ti beja te ditur qe nuk doja te ishim thjesht “shoke”, qe e doja, por isha shume i turpshem dhe nuk e di pse.

    Klasa 11

    Po binte zilja e telefonit. Nga ana tjeter ishte ajo. Duke qare dhe me zerin qe i dridhej me tregoi sesi dashuria e saj i kishte thyer zemren. Me kerkoi qe te shkoja tek ajo sepse nuk donte qe te rrinte vetem dhe vajta. U ula prane saj dhe duke pare syte e saj te bute uroja qe ajo te ishte e imja. Pasi pame nje film duke ngrene papatina ajo vendosi te shkonte te flinte. Me pa ne sy, me tha “faleminderit” dhe me puthi ne faqe. Sa doja ti thosha, sa doja ti beja te ditur qe nuk doja te ishim thjesht “shoke”, qe e doja, por isha shume i turpshem dhe nuk e di pse.

    Matura

    Nje dite para mbremjes se matures trokiti dera. Ishte ajo. “I dashuri im eshte semure” me tha, dhe nuk mund te vije ne mbremje. Meqe une nuk kisha shoqeruese dhe meqe ne klase te shtate i kishim premtuar njeri-tjetrit qe nqs nuk do kishim shoqerues do te shkonim bashke si dy “shoke te mire”, vendosa te shkoj me te. Mbremja e matures. Pasi gjithcka ka mbaruar, po qendroj para deres se saj dhe shoh sesi ajo me buzeqesh dhe me veshtron me syte e saj te kristalte. Sa do doja qe ajo te ishte e imja, por ajo nuk me shihte ne ate menyre dhe une e dija. Me pas tha “ kjo ishte mbremja me e mrekullueshme e gjithe jetes sime”, dhe me puthi ne faqe. Sa doja ti thosha, sa doja ti beja te ditur qe nuk doja te ishim thjesht “shoke”, qe e doja, por isha shume i turpshem dhe nuk e di pse.

    Diplomimi

    Nje dite kaloi. Pastaj nje jave, pastaj nje muaj. Sa hap e mbyll syte erdhi dita e diplomimit. Shihja sesi ajo ecte si nje engjell ne skene per te marre diplomen. Sa do doja qe ajo te ishte e imja, por ajo nuk me shihte ne ate menyre dhe une e dija. Para se te gjithe te iknin ajo erdhi drejt meje dhe po qante ndersa une e perqafoja. Pastaj ngriti koken dhe tha “je miau im me i mire, faleminderit”, dhe me puthi ne faqe. Sa doja ti thosha, sa doja ti beja te ditur qe nuk doja te ishim thjesht “shoke”, qe e doja, por isha shume i turpshem dhe nuk e di pse.

    Pas disa vitesh

    Tani po qendroj ulur ne kishe. Ajo vajze po martohet. E veshtrova kur tha “e dua” dhe rreshkiti drejt jetes se saj te re. U martua me nje tjeter mashkull. Sa do doja qe ajo te ishte e imja, por ajo nuk me shihte ne ate menyre dhe une e dija. Para se te ikte erdhi tek une dhe me tha “Erdhe”. Me tha “faleminderit”, dhe me puthi ne faqe. Sa doja ti thosha, sa doja ti beja te ditur qe nuk doja te ishim thjesht “shoke”, qe e doja, por isha shume i turpshem dhe nuk e di pse.

    Funerali

    Vitet iken. Po veshtroja qivurin ku qendronte vajza e cila kishte qene “shoqja ime me e mire”. Gjate ceremonise u lexua nje pjese nga ditari i saj qe e kishte shkruar gjate shkolles se mesme. Ja cfare thuhej: “E shoh ate djale dhe deshiroj me gjithe shpirt qe ai te jete i imi, por ai nuk me sheh ne ate menyre dhe une e di. Sa do doja ti thosha, sa do doja ti beja te ditur qe nuk dua te jemi thjesht “shoke”, qe e dua, por jam shume e turpshme dhe nuk e di pse. Sa do doja qe ai te me thoshte se me do.” Edhe une do doja... i peshperita vetes dhe per here te pare po qaja.


    Me falni nqs kam dale pak nga tema me kete histori, por vertet me ka pelqyer kjo histori dhe e dergova thjesht per tu keshilluar qe nqs e keni gjetur nje person te tille, beni mire ti thoni gjerat ne kohen e duhur sepse pastaj do te jete shume vone.

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gesti_7


    Funerali

    “E shoh ate djale dhe deshiroj me gjithe shpirt qe ai te jete i imi, por ai nuk me sheh ne ate menyre dhe une e di. Sa do doja ti thosha, sa do doja ti beja te ditur qe nuk dua te jemi thjesht “shoke”, qe e dua, por jam shume e turpshme dhe nuk e di pse. Sa do doja qe ai te me thoshte se me do.” Edhe une do doja... i peshperita vetes dhe per here te pare po qaja.


    Me falni nqs kam dale pak nga tema me kete histori, por vertet me ka pelqyer kjo histori dhe e dergova thjesht per tu keshilluar qe nqs e keni gjetur nje person te tille, beni mire ti thoni gjerat ne kohen e duhur sepse pastaj do te jete shume vone.
    Gesti eshte historia me e bukur dhe me prekese qe kam lexuar....me bere te me rrjedhin lot!
    Eshte shume e vertete kur thua qe gjithmone ne jete duhet te shprehim ato qe ndjejme,pikerisht per te mos patur pendime dhe pengje ne zemer..




    respekte
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nqs nuk tregojme te te tjeret se kush jemi,ose cfare ne kerkojme dhe cfare duam,mendimet tona do na qendrojne te turbullta dhe te paqarta,gjithashtu edhe nqs flasim me fraza shume te shkurtra,kemi shume pak shanc per te vazhduar bisedimin me ate qe duam te njohim dhe qe kemi perballe...ate me te cilin flasim!
    Sa me shume informacione te japim mbi veten,aq me teper i japim mundesine tjetrit ose tjetres te hapi biseden duke u bazuar te "fjalet celes"...
    Dicka tjeter ne njohjen e miqesise eshte edhe ajo qe ne quajme "feeling"!
    Feelingu eshte nje tjeter element i rendesishem qe kushtezon vazhdimesine e njohjeve qe ne bejme..
    Ky lloj aspekti nuk mund te kontrollohet per faktin se eshte i lidhur me nje shumice informacionesh qe truri ka per te rregjistruar ne nje menyre jo koshiente!
    Eshte shume e sigurte ne keto rrethana qe nje persone i quajtur "ekstravertie",ka per te gjetur gjera te perbashketa dhe afrimitet me nje tjeter persone qe eshte i te njetit tip,sesa me nje person te rezervuar dhe te turpshem!
    Ne shumicen e rasteve me disa dialoge e kuptojme se a kemi deshire te njihemi dhe te takojme prape personin me te cilin sa jemi njohur...dhe pikerisht ne raste bindjeje pozitive i japim rruge nje njohjeje me te thelle.
    Krijimi i miqesise eshte nje aksion kerkimi..
    Duhet te tregojme interesin per te tjeret,se nuk do te thote qe tjetri mund te beje hapin e pare...duhet te hidhemi ne aksion!
    Kurse persa i perket njerezve te turpshem do te thoja qe duhet te luftojne per ta mundur kete gje ne karakterin e tyre,sepse edhe pse njohjet me te mira behen ndonjehere ne momentet kur nuk i kerkon dhe nuk i pret,prapeseprape duhet ti provokojme..
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Asnjeher me pare nuk kam pas frig nga miqesija por tani thuase diqka ne mua ka ndryshua dhe ndij nje lloj frige ta quaj ashtu apo mosesuksesi ne qdo miqesi qe me ofrohet.Parandjej nje mosbesim ne vetevete dhe siq futem ne at miqesi ngadal dhe padukshem terhiqem por gjithnje duke mos e lenduar mikun e kurr pa mendua se do ta lendoj veteveten me teper.....
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Asnjeher me pare nuk kam pas frig nga miqesija por tani thuase diqka ne mua ka ndryshua dhe ndij nje lloj frige ta quaj ashtu apo mosesuksesi ne qdo miqesi qe me ofrohet.Parandjej nje mosbesim ne vetevete dhe siq futem ne at miqesi ngadal dhe padukshem terhiqem por gjithnje duke mos e lenduar mikun e kurr pa mendua se do ta lendoj veteveten me teper.....
    hehehe kujdes e panjohura sepse i lexoj edhe une keto
    ke vendosur te me besh dalje kshu ? :P
    Te pershendes fort Pratolini !

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Asnjeher me pare nuk kam pas frig nga miqesija por tani thuase diqka ne mua ka ndryshua dhe ndij nje lloj frige ta quaj ashtu apo mosesuksesi ne qdo miqesi qe me ofrohet.Parandjej nje mosbesim ne vetevete dhe siq futem ne at miqesi ngadal dhe padukshem terhiqem por gjithnje duke mos e lenduar mikun e kurr pa mendua se do ta lendoj veteveten me teper.....

    Pershendetje mikja ime,

    Nuk duhet te merzitesh pasi kjo gjendje ne te cilen ti ndodhesh do te kaloje dhe nje dite e dashur do fitosh besimin qe ti ke humbur,qofte te vetja jote ,qofte edhe te ata qe te rrethojne..
    Mundohu qe kjo gjendje te kaloje sa me pare mike,mos harro qe je e forte dhe i forti perballon cdo disfate jete.
    Nje dite qe te gjithe do te sherohemi dhe nuk do kemi me frike te lendojme as veten dhe as miqte tane!

    respekte per ty
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  3. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •