I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER
PRISHTINA
tung tung si po kaloni
te nderuar shqipetar qe jetoni ne Chicago a mundeni te me tregoni se si mundem me ardh ne Chicago nese mundet me me ndihmu dikush ju lutem te me kontaktoni lina102008@hotmail.com , ju faleminderit shume
tung BASKIA a mundesh te me tregosh se si mund te vi ne chicago,faleminderit
Festa e Flamurit ne Chicago do te festohet me 28 Nentor ne ambientin e
Hanging Gardens Banquets ne 8301 W. Belmont Ave, River Grove, IL
Me kengetaret e shquar te muzikes shqiptare:
IRMA LIBOHOVA
dhe
MOTRAT MUSTAFA
Per me shume informata mund te vizitoni grupin tone ne Facebook qe quhet "Albanian American Community of IL / Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne IL " dhe se shpejti do te publikohet edhe ne faqen e internetit te komunitetit qe eshte www.aacofil.org
I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER
PRISHTINA
Une kam ardh tash nje vjet ketu ne USA dhe jetoj ne nje qytet te vogel ne Wisconsin, mirepo dua qe te shperngulem ne Qikago te jetoj atje. Ndonje ndihme
together people achieve more
Tung,
Po e kaloj nje diskutim nga forumi i shoqates "Kercova" ketu qe te mos kufizohet vetem me antaret e shoqates.
Lajmerimi:
Riorganizimi i Komunitetit ne Illinois
Te dielen, me 13 Dhjetor, 2009, ne lokalet e Qendres Kulturore Shqiptare, (te xhamia), Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, mbajti nje mbledhje te rendesishme me perfaqesuesit e shoqatave shqiptaro-amerikane "Kercova", Shoqata shqiptare e Camerise, Shoqata shqiptaro-Amerikane e Rockford-it, Shoqata Shqiptaro-Amerikane "Prespa", Shoqata e Intelektualeve, biznismeneve dhe veprimtareve ne Cikago, perfaqesues te Qendres si dhe perfaqesues te pavarur te krahinave te Shqiperise, ku merrte pjese edhe konzuli i Republikes se Maqedonise Zt.Muhamet Rakipi.
Tema e shqyrtimit dhe debatit ishte: riorganizimi i komunitetit. Ne mbledhje morren pjese me shume se 50 perfaqesues nga shoqatat e ndryshme si dhe perfaqesues te pavarur te krahinave te caktuara te Shqiperise. Pas nje diskutimi relativisht te shkurter, u propozua nga kryesia qe pjesemarresit ne diskutim mos merren fare me punen dhe me te kaluaren e komunitetit, por, te flitet per gjetjen e nje modusi te ri lidhur me riorganizimin e ketij komuniteti. Ky propozim u pranua nga te pranishmit dhe menjehere filluan diskutimet konstruktive te pjesemarresve.
Pas nje debati te gjere dhe tolerues, nga kjo mbledhje u morr nje qendrium unanim, me te cilin u pajtuan te gjithe te pranishmit: qe kryesia e komunitetit te dali me nje platforme te vecant lidhur me veprimtarine e komunitetit dhe te njejten t'jua shperndaje perfaqesuesve te shoqatave dhe te individeve pjesemarres, dhe brenda nje afati te caktuar te jepet ne diskutim publik, dhe me ne fund te behen korigjimet eventuale dhe te behet aprovimi i tyre dhe i dokumentit.
Sipas diskutimeve dhe propozimeve te perfaqesuesve, vihej re se ne t'ardhmen do te behet kufizimi i fusheveprimit te komunitetit , i cili do perfaqesoje Komunitetin Shqiptaro-Amerikan te Illinois-it, vetem ne fushen politike dhe ne kontaktet dhe perfaqesimet ne instancat me te larta politiko-shoqerore te shtetit amerikan-kongres,senat,Shtepi e Bardhe, dhe ne lobime te ndryshme.
Nga ana tjeter u propozua poashtu qe te ruhet sa me shume autonomia e shoqatave shqiptare qe veprojne ne shtetin e Illinois-it, dhe njekohesisht u kerkua qe ne t'ardhmen bashkepunimi ne mes te kryesise se komunitetit dhe shoqatave te zgjerohet dhe te ndihmohet ne menyre reciproke. Menyra e veprimit te shoqatave nuk do te cenohet aspak dhe ne asnje menyre.Shoqatat do te vazhdojne aktivitetin e ture duke respektuar rregulloret ne fuqi.
Pra sipas te gjitha gjasave, kete here do te shkohet nga perforcimi i shoqatave dhe istrukturave te tyre, per te kaluar ne perfaqesimin e shoqatave me nje numer te caktuar delegatesh ne kryesi te komunitetit , e cila do te zgjedhi edhe krytarin dhe stafin e saj.Me kete u pajtuan te gjithe.Menyren e financimit dhe te aspekteve tjera , kryesia do ta shqyrtoje pas konsolidimit te saj.
Mbledhja u zhvillua ne frymen e tolerances dhe te respektit te njeri tjetrit.Diskutimet dhe sjelljet e pjesemarresve ishin ne nivel parlamentar, dhe deshirojme qe kjo fryme te dominoje ne te gjitha mbledhjet e ardhshme.
E hene, 14 Dhjetor, 2009
Kryesia
Pergjigja e bAsKiA:
Re: Riorganizimi i Komunitetit ne Illinois
Ja kjo ishte gjaja e pare qe e pash si hyra ne kete website sot dhe nese dikush mundet te me tregoj nese po shifni ndonje anomali ne kete shkrese apo kete gje qe eshte postuar apo e ka leshuar "kryesia" (nese po flitet per kryesine e komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne IL) e komunitetit qe fare nuk di se kush eshte aty... Nese kjo kryesia eshte e shoqates se kercoves, aty skam asnje problem sepse ajo eshte qeshtje tjeter qe nuk me perket mua fare.
Dhe pra me tregoni ne emer te cilit komunitet shqiptaro-amerikan po flitet ketu? Per ate qe kishte mbremje me 26 Nentor me 5 a 6 kengetare qe keni prezent 200 vet ne mbremje dhe nuk e paguni klarinistin dhe te tjere instumentalistet apo komuniteti qe kishte organizuar festen me 28 nentor dhe kishte mbi 900 vende te shitura, dhe ne nje moment ishin mbi 1000 vet prezent me dy vite me rradhe? A po flitet ketu per komunitetin shqiptaro-Amerikan ne Illinois qe nuk i paguan restaurantet dhe kengetaret ashtu sic duhet, qe keni mbet borxh White Eagle dhe tash nuk kemi shance si komunitet te bejm biznis me ata? Nuk kam ide se si mundeni ta quani veten komunitet me te gjitha gjerat e padrejta qe i beni si me fallsifikime te nenshkrimeve, e me shume qelbesira te ndryshme. Une dhe te garantoj shume shqiptare te tjere kurr nuk do ta identifikojn vetem me komunitet te tille me njerz qe e drejtojn komunitetin me rrotulla, kalkulime, manipulime te popullit por ta dini se cka ndodhe aty.
Por nje gja qe ma ka vra syrin eshte fakti qe nuk pash asnje organizate apo shoqate e Kosovareve, Ulqinak, Ortodoksve, apo Katolikeve... A nuk jemi ne shqiptar? Eshte marre dhe TURP per te ardhe per gjerat qe jeni duke i bere. Une jam shqiptar edhe shume krenar qe jame shqiptar, por kurr nuk pranoj aty une si kosovar pa qene shteti i kosove prezent ne kete vend.
Une si bAsKiA qe jame pjestar aktiv ne komunitet sidomos ne fushen e teknologjise dhe informimit ne internet KURR nuk do pranoj kete gje te tille pa u shkrire strukturat e vjetra te Komunitetit shqiptar qe pretendon te jete me "Xhami" dhe ne menyr definitive te largohen nga komuniteti si persona aktiv per vendim marrje. Aty hyne te gjithe, ne te dy anet.
Dhe gjeja e dyte une si bAsKiA nuk pranoj KURR qe te mbahet cfardo lloj aktiviteti kombetare ne Xhami apo ne Kishe. Kjo eshte nje gje tjeter e turpshme se ne jemi popull i tri (ca thejn 4) feve... Xhamija eshte e muslimanve shqiptar. Kisha eshte e Ortodoksve/Katolikve shqiptar. Asnjera prej ketyre nuk jane "Qendra Kulturore Shqiptare." Duheni ta hjekni prej koke qe xhamija apo kishe nuk eshte qender kulturore shqiptare sepse kur hyn ne xhami apo kishe je i kufizuar ne aktivitet tua. Nuk BEN. Qendra Kulturore duhet te jete vend NEUTRAL ku cdo kush ndihet rahat dhe jo aty ku tipi si une qe nuk e ndjej veten rehat ne cfardo institucioni fetare. Vete Myftiu i Kosoves Naim Ternava ka thane qe feja dhe kultura shqiptare nuk duhen te perzien. Naim Ternava prej ju qe nuk e dini se kush eshte edhe Magjister dhe mban PhD ne Teologji apo studimet fetare thote keto sepse i kupton keto gjera me mire se te gjithe. Deshiron qe ta mbron kulturen shqiptare se se pari jemi shqiptar dhe pastaj krishter apo mysliman. Kur personat e shkolluar nuk dojn kete perzirje, ne ne Diaspore qe ma shume se kurr na duhet kultura shkojm e perzihem me Fe.... Xhamija eshte e myslimanve fetare, Kisha eshte per Fetaret e tyre por jo per zhvillime kulturore... Qendra kulturore duhet te jete e te te gjidhve dhe e askujt. As xhamija e as kisha nuk u permbane kete.
Nese ju kujtohet para 5 apo 6 viteve tash, u be "zyrja e komunitetit" ne xhami dhe ca persona oficial te xhamis nuk donin qe nje person te jete prezent ne objektete e xhamis qe zyret ishin te ndodhura... Cka thuani kesaj? a ishte ai aty per xhami a per komunitet... Ketu eshte konflikti.
Sa per sqarim, lajmerimi i leshuar ishte nga kryesia e "komunitetit A", vetem sa te dallohet me "komunitetin B" ku je antar vete. Kjo nuk ishte lajmerim i kryesise te shoqates "Kercova". Per hir te debatit, e kopjova diskutimin ketu qe te mund te arrije me shume antare se ato te shoqates tone.
Tung,
-Iliri
Krijoni Kontakt