Close
Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 287
  1. #251
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  2. #252
    bili99,

    Ka 2-3 jave tani qe po degjojme te radio iliret per nje shoqate shqiptare qe ekziston ketu ne Chicago dhe kam kerkuar gjithandej por nuk po gjej dot asnje informacion. Di ndonje gje rreth kesaj shoqate, nese ka ndonje qender, apo si mund te anetaresohesh te kjo shoqate?

    Faleminderit

  3. #253
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    bili99,

    Ka 2-3 jave tani qe po degjojme te radio iliret per nje shoqate shqiptare qe ekziston ketu ne Chicago dhe kam kerkuar gjithandej por nuk po gjej dot asnje informacion. Di ndonje gje rreth kesaj shoqate, nese ka ndonje qender, apo si mund te anetaresohesh te kjo shoqate?

    Faleminderit
    eksiston "komuniteti shqiptaro-amerikane i Illinoisit" por nuk eshte funksional. Une jame ne process ta krijoj nje web-faqe dhe te aktivizohet prap ky komunitet... Zyrja e komunitetit eshte ne 2600 W Peterson Ave. Por sapo jane vendosur aty mbasi leshuan zyren...

    Kjo festa e me Shyhreten dhe Mahmut feratin eshte e organizuar nga komuniteti... ge gjitha parat do shkojn drejt komunitetit dmth eshte donacion.
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  4. #254
    Citim Postuar më parë nga bAsKiA Lexo Postimin
    eksiston "komuniteti shqiptaro-amerikane i Illinoisit" por nuk eshte funksional. Une jame ne process ta krijoj nje web-faqe dhe te aktivizohet prap ky komunitet... Zyrja e komunitetit eshte ne 2600 W Peterson Ave. Por sapo jane vendosur aty mbasi leshuan zyren...

    Kjo festa e me Shyhreten dhe Mahmut feratin eshte e organizuar nga komuniteti... ge gjitha parat do shkojn drejt komunitetit dmth eshte donacion.
    Ajo per te cilen une kam degjuar eshte shoqata "Don Gjon Buzuku" nqs nuk gabohem dhe mesa di une tani po diskutohej qe te behej nje shoqate me shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, etj., sepse me c'duket deri tani komunitetet duken te ndara.

    Megjithate faleminderit per informacionin.

  5. #255
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    Mire e ke... sic duket, do te ndahet... Por cka te bejm... keshtu eshte kur pleqt e udheheqin dhe nuk lejojn te rinjt ta udheheqin...
    Por Shqiperia do ta kete te veten, Maqedonia e ka te veten... Kosovaret se bashku me Malesine e kane te veten....

    Por cka te ben.. sick ka then nje amerikane kur ka qen ne trojet shqiptare... Ne dhome i ke 5 shqiptar por jane 6 opinione.
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  6. #256
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Shoqata -Komuniteti!

    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    bili99,

    Ka 2-3 jave tani qe po degjojme te radio iliret per nje shoqate shqiptare qe ekziston ketu ne Chicago dhe kam kerkuar gjithandej por nuk po gjej dot asnje informacion. Di ndonje gje rreth kesaj shoqate, nese ka ndonje qender, apo si mund te anetaresohesh te kjo shoqate?

    Faleminderit
    E nderuar DeAdA,

    Ka shume organizata ne Chicago: "Perparimi"(nje shoqate e vjeter qe thuajse nuk ka funksionuar ne kohen qe une jam ketu por eshte ende dikund mbi gjashtdhjet vjet dhe kane pasur nje pervjetor kete vit ,me duket 65)

    Shoqata -Revista "Rreth nesh" qe u organizua nga nga aktivista kryesisht nga Shqiperia Administrative(une kam qene ne promovimin dhe perpara dy javesh ne pervjetorin e pare)
    Ne themelimin ishin mysafir Ambasadoret e Shqiperise ne OKB dhe ne Washington.)

    Shoqata "Kercova" qe eshte themeluar vitin e kaluar dhe ka kryesisht karakter lokal,perfshine emigracionin shqiptar nga Kercova-Maqedoni.

    Shoqata "Cameria"- Levizja Came eshte ringjallur aktiviteti i komunitetit shqiptare me prejardhje nga Cameria.Ka karakter kombetare : njohjen dhe senzibilizimin e botes me "Ceshtjen Came", njohjen me gjenocidin grek ndaj popullates came....U themelua kete vere qe e lam pas ,Qershor 2008.


    Komuniteti: deri ne vitet e vona 90-ta u themelua Komuniteti Shqiptaro-Amerikan( shqiptare qe jetojne ketu ne Chicago. Perpara ketyre viteve kane egzistuar organizata kombetare si Balli Kombetare, Lidhja Kosovare, Liga Shqiptaro-Amerikane me J.DioGuardin, dhe me vone dege te Keshillit Kombtare Shqiptaro-Amerikan...
    Gjate kesaj kohe deri vone ka vepruar edhe dege e nje partie politike nga Kosova ketu ne Chicago (LDK- qe sot jane rreshtuar ne LDD ne fakt dmth me Nexhat Dacin)

    Ky eshte nje pershkrim shume siperfaqsor dhe pakashume kronologjik i organizatave ketu.

    Komuniteti qe u krijua nga mobilizimi i aktivistave thuajse te te gjitha rrymave dhe organizatave si nje i vetem dhe gjithperfshires per shqiptaret e te gjitha krahinave ,te gjitha besimeve dhe percaktimeve funksionoi shkelqyeshem dhe kjo eshte e kuptueshme per ata qe marrin vesh :"Bashkimi ben fuqine" , pra me shume i duhemi njeritjetrit se sa e duam njeritjetrin(per kete te dyten te them fatkeqsisht , nga vakumet e pjekurise kombetare dhe qytetare tonen,ende nuk e dijme vleren e njeritjetrit per njeritjetrin ).
    Funksionoi shkelqyeshem pra mbajti pjesen e vet te peshes per ceshtjet madhore kombetare ne nje kohe shume te rendesishme per ne shqiptaret ne Ballkan,pra edhe Tri Lufterat e Shqiptarve ne Ballkan- me aq sa u bene,dhe per aq sa zgjaten.Por mbi te gjitha pjesen tone te detyres ketu ne vendin ku jetojme- Amerike.

    Dikund afer 4 vjet qe eshte ndare Komuniteti Shqiptare ketu ne Chicago dhe ka dy krahe komuniteti, dy kryetare, dy qendra dhe dy gjirollogari.
    Kush jane anetaret ne to: perseri te dy krahet e komunitetit jane te perzier me shqiptare nga gjitha trevat dhe besimet.
    Perpjekjet kane qene qe kete feste te bashkohemi dhe ne fund te dalim me nje kryesi bashkimi te Komunitetit te vetem shqiptare ketu..Nuk ndodhi por une besoj se do te ndodhe se shpejti, une besoj se ne vetem si te bashkuar mund te paraqesim nje fuqi ne kete shtet te madh ku komunitetet e kombeve tjera jane organizuar me mire dhe per fat te keq paraqesin rrezik permanent per ceshtjen kombetare shqiptare ne Ballkan(Lobimi serbo-grek neve si te percare na gelltit si asnjegje, dhe politika amerikane ndaj nesh nuk do te ndryshoje sot per sot por kjo nuk dihet- dhe JO ky nuk eshte trajtim nga pikveshtrim i paranojes por pervojes dhe arsyes.)

    Po te dy festat e nje flamuri i festojne te dy krahet e nje kombi:

    Diplomat West ,27 Nentor(Thanksgiving Day), kengetar Afrim Muciqi, dhe nje soliste tjeter ....

    Alta VIla- kete me lart qe e reklamon baskia- Shyrete Behluli dhe Mahmut Ferati.


    Une personalisht mbeta si kryetar i keshillit organizativ te mbremjes se pare(me shume nga kujdesi per bashkimin se sa nga deshira per te festuar te ndare dhe po une
    do te marr pjese ne te dyja mbremjet festive....dhe kam bashkpunuar me te gjithe aktivistat qe kane bere nje gje per kombin ketu ne Chicago qe nga viti 1999 per sa jam ketu)

    Numri i shqiptareve ketu dita dites rritet (nuk di si te them per fat te keq ose te mire), dhe nuk do te kemi mundesi te festojme ne nje lokal ne te ardhmen nese do te kete 3000 ose 4000 vete qe duan te festojne ate nate jashta shtepise se tyre- ne lokal pra.
    POR KOMUNITETI SHQIPTARE DUHET TE JETE NJE I VETEM- BASHKIMI NIS ME SECILIN NGA NE.

    Gezuar 28 te Nentorin ,Diten e Flamurit.... Do shihemi ne Naten Kuq e Zi me ata qe jetojne ketu ne kete komunitet.


    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-11-2008 më 10:46
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #257
    bili99,

    Faleminderit per pergjigjen dhe fatkeqesisht me c'po lexoj ketu duket sikur ka disa shoqata por ne fakt asnje prej tyre nuk eshte funksionale, te pakten jo sic duhet te jete. Pyetja ime qendron me teper ne faktin qe nqs une dua te jem anetare e nje shoqate shqiptare ketu ne Chicago, ke duhet te kontaktoj dhe a ka nje strukture te caktuar per anetaresim? A ka femra te anetaresuara ne kete apo keto shoqata?

    Thx

  8. #258
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Jofunksionale...!! mund te thuash lirisht me ca perjashtime..

    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    bili99,

    Faleminderit per pergjigjen dhe fatkeqesisht me c'po lexoj ketu duket sikur ka disa shoqata por ne fakt asnje prej tyre nuk eshte funksionale, te pakten jo sic duhet te jete. Pyetja ime qendron me teper ne faktin qe nqs une dua te jem anetare e nje shoqate shqiptare ketu ne Chicago, ke duhet te kontaktoj dhe a ka nje strukture te caktuar per anetaresim? A ka femra te anetaresuara ne kete apo keto shoqata?

    Thx

    DeAdA,

    Sot per sot jane dy organizata qe mund te antarsohesh:Albanian American Alliance,me zyre ne Oak Brook,grup te rinjshe profesional kryesisht nga Shqiperia Administrative dhe premtues ne veprimtarine e tyre per kaq kohe sa jane si te organizuar(kryesisht aspekt kulture,njivjetori ishte para dy javesh)
    Nxjerrin revisten "Rreth Nesh"...kontakti:1211 W 22nd St.,Suite 802,Oak Brook,Il,60523. www.AlbanianAlliance.com,Tel.630-770-1520

    E dyte eshte Shoqata Came qe si aktivist te njohur kryesie jane z.Rasim Bebo (cam i vjeter ne kete komunitet, dhe dy te rinje Ilir Ademi dhe Mirela Mehmeti ( i kam kontaktet telefonike dhe ende nuk kane faqe interneti dhe nuk di si funksionon procedura e anetarsimit)...jane premtues gjitheashtu...u themelua si shoqate ne Qershorin e kaluar...
    Ne te dy shoqatat e reja te lartpermendura PO ka femra shqiptare si aktiviste..

    dhe perfundimisht Komuniteti I bashkuar shqiptare do te jete shpejt nje organizate gjitheperfshirese per te gjithe ne....ku do te frekuentojne edhe shoqatat dhe bashkesite fetare per ceshtje te pergjithshme madhore me karakter gjithekombetare.


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #259
    bili99,

    Me vjen mire qe e parashtrova pyetjen ketu ne kete teme dhe jo ne mp sepse mendoj se mund te kete shume shqiptare ne Chicago, te rinj ose jo, qe jane te paqarte rreth kesaj ashtu sic isha dhe une. Shpresoj qe informacioni qe solle ketu te ndihmoj dhe ata/ato.

    Shume faleminderit!

  10. #260
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    bili99 eshte 100% korrekt per keto shoqata...
    Por ti biej "shul Shqip"
    Ketu ka perqarje ne mes te gjeneratave qe jane duke jetuar ketu ne Chicago. I ke shqiptaret nga maqedonia qe jane ketu pre 20-40 vite qe jane kendej pari. Ke shqiptaret e Shqiperise qe jane ketu prej 1990tave... Ke shqiptaret e Malit Te zi qe jane ketu nje kohe te gjate... dhe me ne fund e ke gjeneraten me te re Kosovaret.

    Une jame vet Kosovare, dhe ne dallojm prej te maqedonise dhe malit te zi... Ne nuk jemi te lidhur me Xhamin... ne mundohemi ti largohem xhamise sepse ne jetojm ne moton Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria... Prej vitin 1999-2004 ka eksistuar Komuniteti Kosovar ne Chicago e sponzoruar nga organizata HeartLand Alliance dhe ka qen e regjistruar ne IRS si Non-Profit dhe e legalizuar ne cdo menyr. Ka qen nje komunitet si them ne kosovaret TAMAN.
    Por mbas 2004, u shkeput ndihmat qe i kishim, dhe vendosem ta financiojm vete... Ketu kane filluar mundimet per bashkim. Komuniteti kosovar ka qen i vetmi komunitet ne shoqerine shqiptare ne Chicago qe kishte filjal, kishte nje zyre, kishte nje president, kishte nje puntor qe ishte aty tere kohen, kishte klase ne gjuhen shqipe, kishte klas per nenshtetsi, etj... Erdhi puna qe kerkonim ndihme per ti financuar per te kete keto gjera, por erdhi opozita qe thonin:
    "Pse te quhet Komuniteti Kosovar?"
    "Kush jeni ju per ta mbajtur kete?"
    "Pse te punon dikush aty?"
    "Duhet te mbahen pleqt aty se ata dine se cka te bejn?"
    "Pse ju kosovaret te jeni aty, jo shqiperia e madhe ne jemi shqiptare te vertet..."
    "Ju nuk dini te mbani komunitetin, ju nuk dini se si mblidhen parat, ju nuk dini"
    etj, etj...

    Me ne fund kane mbetur bashk shkupjanet, kosova lindore, kosova, shqiperia veriore, dhe mali i zi. Keto jane qe kane mbetur se bashku dhe eshte shendruar ish komuniteti kosovar ne emrin tani qe quhet "Komuniteti Shqiptaro-Amerikane ne Illinois" qe eshte vet funksionar dhe pa afiliime me asnje fe apo shoqat tjeter.

    Ka pas disa tentime per bashkim, dhe luante dicka per nje kohe, por deshtoj sepse kush do jete ne kryesi dhe numri i delegateve prej cdo krahine, aty dilte debate etj...

    Pra me thane shkurt, nuk mund te pajtohemi... Kur te largohen nga mbajtja e pozitave te vjetrit apo veteranet, dhe i lejojn te rinjt te vendose dhe te krijojn dicka, asgje nuk do te kete... per kete eksiston e thenja "rinia eshte ardhmeria e vendit"
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •