Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Barbarite greke ne Shqiperi (Shqiptar)

    Shqiptar
    (12/14/00 2:05:49 am)
    Reply Barbarite greke ne Shqiperi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkeputur nga gazeta Rimekembja Kombetare - Nendor 2000
    -------------------------------------------------------

    COSTA BE TOMORI DE USA


    BARBARITĖ GREKE NĖ SHQIPĖRI


    Parathėnje


    Tė Dashur Kėndonjės !

    Atdheu tonė, Shqipėrija e dashur, rojtur 500 vjet nė tirani, nėnė bajonetėn e Turqisė, Flamurin tonė , i nderēim, dhe madhėshtor, i cili kur rontej Mbreti tonė Skėnder Beu dėrmoj heshtrat e Turqisė me 27 luftėra, mė sė fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjė, pas vdekjes tė ati mbret trim dhe kalorės i cili mbrojti nderin e Shqipėrisė gjer nė orėn e fundit.

    Dhe kėshtu qė mė 1400, mė 1913, Shqipėria rojti nėnė zgjedhėn e Turqisė e cila na ndėroj tė tėra zakonet tona. Na ndahu nė dy parti: Myslymanė dhe tė Kėrshterė, na futi mė njė armiqėsi tė madhe midis tė Krėshterėve dhe Myslymanėve. Myslimanėt Shqiptarė duke u verbuar nga lavdija qė u dha Turqia, harruan atdhen’e tyre dhe punonin vetėm pėr nderin e Turqisė, duke shtypur popullin i cili i dėrmuar dhe i shkelur nga kėta tiranė, u shtrėngua tė kėrkojė njė mprojtje tė cilėn nuk ju kurzye t’ia japė Kleri Grek.

    Kleri Grek duke pėrzjerė fenė me kombėsi, gjeti njė rast tė mirė, pėr tė pagėzuar pėr sė dyti Shqipėtarėt duke dhėnė emėrin Grek, se kėshtu ka thėnė Zoti Krisht. (Qė ē’do orthodhoks ėshtė Grekė!). Pushtuan pra tė Krėshterėt me anėn e kishave dhe tė skollave.

    Tė Krėshterėt Shqiptarė, duke u gjendur nga njėra anė nėnė bajonetėn e Turqisė, dhe nga ana tjatėr si vėllezėrit e tyre tė djeshmit Myslymanėt Shqiptarė duke nvarur pallėn e Sulltan Muratit nė qafė, po tregonėshin jo si Shqiptarė, po si kur qenė vet ata tė ardhur prej Anadolli dhe zapėtuan Shqipėrinė duke quajtur tė Krėshterėt Shqipėtarė si robėr. Kėshtu pra dhe tė Krėshterėt Shqiptarė, duke u gjendur nė mes tė kėtyre dy zjareve pushtuan verbėrisht rasėn e Klerit Grek, dhe ēdo fjalė qė deltej nga gojė e tyre qe e bėrė ndėr kėta.

    Ch’do njeri pra kur heth’ njė farė nė dhe vete me shpresė, qė ajo farė do tė mbinjė, do tė ritet, dhe kur tė arihet do tė shihonjė pemėt e saj. Kėshtu pra kėtė farrė qė u mbuall prej 5 shekujsh mbi kuris tė Shqiptarėve, sot ardhi koha pėr tė korrur. Farra azdis si kriza mbi kurriz tė Shqipėtarėve, dhe Shqipėtarėt duke pandehur se kjo farė krisje njė ditė do t’i nxirtej nė lumtėsi, po i shėrbenin me ē’do farė mėnyrė pėr tė mos humbur lumtėsin’ e tyre.

    Mė 1912 Shtetet e Ballkanit u bashkuan tok edhe dekllaruan luftė kundra Turqisė, tė cilėn e dėrmuan.

    Nė kėtė luftė, Shqipėria u shkel, prej Greqisė, Sėrbisė dhe Malit’ Zi. Pėrveē Vlorės dhe Beratit tė cilat nuk’u shkelė.

    Tė dyja Imperatoritė fqinjė tė Shqipėrisė, Austria me Italinė duk me patur interesat e tyre, kur panė se mė shuma tok’e Shqipėrisė u shkel prej shteteve Ballkanit, nuk’ u mėnuan por thirrė Ismail Qemalin dhe e kėshilluan qė tė vintej nė Vlorė dhe tė dekllaronte Indipedencėn e Shqipėrisė.

    Ismail Qemali pas kėshillės qė i dhanė u ngrit dhe vate nė Vlorė mė 7-tė Vjeshtės sė tretė dhe dekllaroj Indipedencėn dhe ngriti Flamurin e Shqipėrisė. Pastaj filloj dhe njė Guvernė provizore qė tė Qeveriseshin ato vise tė pa shkelura tė Shqipėrisė gjer sa t’i jepnin funt ēėshtjes Shqiptare Fuqit’e mbėdha. Kur u mbarua Lufta Ballkanike, Fuqit’e mbėdha bėnė njė Konferencė nė London pėr fatin e viseve qė u shkelė prej Shteteve Ballkanit.

    Djelmuria Shqipėtare tė mėrguar nga Atdheu nė Amerikė, Misir, Vllahi, Bullgari e gjetkė, duke me rojtur nė atmosferė tė paqme u pėrmėntnė shumė shpejt nga gjumi i pa pėrmendur qė i kishte vėnė propoganda e huaj. Kupėtuam se ēdo njeri nė kėtė botė qė krioj Zoti ju dha nga njė gjuhė tė cilėn s’ka tė drejtė njeri qė ta ndallonjė. Kėshtu pra edhe neve si Komp nga ata mė tė vjetėrit nė Ballkan duhet tė rojmė tė lirė, me gjuhėn tonė tė bukur, nė atdhenė tonė tė dashur, me zakonet tona tė larta. Edhe pėr tė fituar kėto, djemt’e Shqipėrisė qė ronin lark atdheut po pėrpiqeshin me gjithė fuqin’e tyre, me shoqėrira, me protestime ndė Fuqitė e mbėdha, me telegrame nė Konferencė tė Londonit, ku ju luteshin qė tė mos na hithnin nė nonjė zgjedhje tjatėr, po tė na jepnin lirinė tonė. Mundimet e gjithė Shqiptarėve nacionalistė nuk u vate kot, se nė kėtė konferencė Fuqit e mbėdha pėrfunduanė qė Shqipėria duhet tė ronjė e lirė, nėnėshkruan rojtjen e Shqipėrisė si njė shtet i ri nė Ballkan me kufi qė do tė bisedoheshin prapė nė kėtė Konferencė. Gjithė kjo Konferencė qė vazhdoi 5 muaj ndau kufijtė e Shqipėrisė tė cilat janė kėto qė nga Korēa nė mest tė urave edhe deltej nė anėn e Adriatikut nė stillo. Pėrmblodhė kėto qytete tė Toskėrisė: Korēėn, Kolonjėn, Leskovikun, Pėrmetin, Ginokastrėn, Delvinėn edhe Sarandėn.

    Pėr tė ndarė vijat strategjike, vendosnė qė tė dėrgojnė njė Komision Internacional i cili me tė mbaruar Konferenca u nis pėr nė Shqipėri. Guverna Greke kur mėsoj qė Komisioni u nis pėr nė Shqipėri pėr tė ndarė viset zuri nga dhelpėritė, dha urdhėr qė trupat vullnetare qė kish filluar me pahir tė merrnin armėt edhe tė sheshitnin nė pėr rugat e qytetit duke kėnduar kėngė Greqisht, ē’do njeri qė sdinte greqisht tė mos tė deltej jashtė po tė rinin mbyllur sa tė shkontej komisioni. Nė pėr rugat, nė pėr portat kishin vėnė nga njė tabellė Frėngjisht dhe Greqisht ku thoshtej, bashkim me Greqinė ose vdekje. Po Komisioni ardhi i pa tė gjitha po s’u a vari torbėn. Bėnė urdhėrin qė kishin, ndanė vijat, edhe shkuan. Pastaj ardhi ēėshtja e mbretit, cilin ta dėrgonin pėr fronin e Shqipėrisė. Dhėndurė pėr fronin e Shqipėrisė dullė njė duzinė, po Fuqit’e Mėdha zgjodhėn mbret pėr fronin e Shqipėrisė prej Oborrit Gjerman, Prince Vilhem de Ėeid, Princesha Sofia dhe trashėgimtar’i fronit tė cilin e quajtėn Skėnder Be. Kėshtu pra mbret i Shqipėrisė vuri Kurorėn e Skėnder Beut dhe u nis pėr nė fron tė Shqipėrisė, qė i u pėrgatit nė Durrės.

    Gėzimi qė patnė Shqiptarėt e kulluar, nuku tregohet, bota ju dukej se qe e tyre, derthnin lot gasmorė, dhe pėrhironin Zotin qė i vlerėsoi tė shikojnė Shqipėrin e lirė, me mbret dhe mbretėreshė, dhe flamurin e groposur prej 500 vjet tė valontej ndė gjithė viset e Shqipėrisė.

    Po ky gaz nuku mbajti shumė kohė, kjo liri na u duk si njė ėndėr e mirė qė shikon njeriu natėn, dhe kur zgjohet nė mėngjes hidhėrohet se i umbi tė gjitha ato qė pa natėn e shkuar dhe ėshtė ajy qė qe mė parė. Kėshtu pra o tė dashur kėndonjės thirrja jonė na erdhi si ėndėr dhe ėndėr me pėrfundim tragjik se Shqipėria nė vėnt qė ti shionjė pemėt e lirisė u bė kasapanė tė fėmijve tė saj!…. Ch’do bari, ē’do lule, ē’do pyll, dhe ē’do mal u vaditnė me gjak prej grash, foshnja dhe burra qė u masakruan prej armikut e Shqipėrisė, prej Grekėrve barbarė. Kėtė librė qė u jap sot Shqipėtarėve, pėr shkruan mjerimet e Shqipėrisė jugės dhe shkakėtarėt e kėtyre janė kėta.



    (1). Fuqit’e mbėdha qė krijuan njė shtet me qėllim qė tė vdesė para se tė lindet. Fuqitė e mbėdha po tė donin me tė vėrtetė qė tė rontej Shteti Shqiptar do tė bėnin kėto plane : Shqipėtarėt (shumica e Shqipėrisė) si njė komp i pa ditur, njė komp i rritur nėnė bajonetėn e Turqisė barbare, si njė komp i rritur me propoganda tė huaja qė punonin dhe punojnė vetėm pėr botė dhe nuku kanė arirė nė atė shkallė qė tė jenė dhe ata njė komp si ēdo komp tjatėr nė kėtė botė. Natyrisht po tė lesh fatin e njė shteti ndėr duart e kėtyre qė s’kanė njohur edhe veten e tyre, do tė ē’katėrrohet. Fuqitė e mbėdha pra duhej tė dėrgonin bashkė me organizatorėt e xhandarmėrisė Shqipėtare dhe njė ushtri tė vogėl internacionale qė tė merrnin fren’e qeverisė Shqipėtare pėr pak kohė gjer sa tė rregullonin pak shtetin. Pastaj t’i dorėzonin fren’e qeverisė mbretit tė Shqipėrisė. Po Fuqit’e mbėdha jo vetėm nuk i bėnė kėto, po dhe ca prej tyre me anėn e pėrfaqėsonjėsve qė kishin dėrguar nė Shqipėri nuku lanė gjė pa pėrdorur qė tė pėrmbysnin kėtė shtet.

    (2). Qeveria e Ismail Qemalit e cila nė vent qė tė pėrkujdesej pėr organizimin e njė xhandėrmarije, ose njė trupi ushtarak pėr sigurimin e shtetit Shqiptar, u muar me ēėshtjen e kondicjonėvet historike tė bankės e tė tramvejve.

    (3). Tradhėtor’i Shqipėrisė Esat Toptani, i cili kur se Shqipėrija zuri tė lulėzonte, ky efiaet bėri njė part kundra Shqipėrisė dhe mbretit. Dekllaroj luftė qė tė pėrmbysė Fronin e atdheut tė tij, tė vriten vėlla me vėlla, edhe i tė gjitha mjerimeve qė u bėnė nė Shqipėri.

    (4). Shqipėtarėve tė vetė quajtur nacionalistė, agallarė e bejlerė, tė cilėt, kur se u bė Shqipėria shtet mė vete, nuk e aruan zakon’e Turqisė, punuan vetėm pėr xhepin e tyre dhe shitnė atdhenė pėr njė vezė tė kuqe.

    (5). Shqiptarėt grekomanė tė Shqipėrisė sė jugės, po unė nė kėtė librė flas vetėm pėr Grekėrit dhe pėr Shqipėtarėt Grekomanė, me anėn e kėsaj libre nuk desha tė shtonj armiqėsinė midis Shqipėtarėve dhe Grekėrve, se kėto mjerime do tu duken si ėndra, si pėrhalla o tė dashur kėndonjės, po janė tė vėrteta edhe mė tė shumta se ato se sa kam shkruar, se ati im mė hodhi atje, dhe t’i shikoj me syt’e mija! …….edhe jam dėshmor, nė kėtė botė, edhe nė tė jetė pėrpara Zotit.

    Shqiptarė, edhe juve djemtė tanė bres pas bresi kur tė zini nė gojė fjalėn Grek mos harroni therrjet, djegiet dhe ēnderimet.


    Me nder

    KOSTA PAPPA TOMORRI

    Brockton, Mass, 1 Maj, 1917



    --------------------------------------------------------------------------------

    PROPOGANDAT TĖ USHTRISĖ GREKE NĖ SHQIPĖRI TĖ JUGĖS

    Shkuan 5 muaj qė kur Ismail Qemali vate nė Vlorė dhe dekllaroj Indipendecėn tė Shqipėrisė dhe ngriti Flamurin tonė kombėtar. Kjo ėndėr qė ushqenim na u mbush; po s’na durohej pa parė edhe me sytė tona. Ky shkak pra na shtrėngoj bashkė me ca atdhetarė tė lėmė Amerikėn dhe tė vemi nė Vlorė. Mė 1 Gusht 1913 harritmė nė Vlorė. Para se tė shkellnin kėmbėt tona, dhen e atdheut tonė tė dashur ndjemė njė mallėngjim. Vapori qėndroj dhe arriti kaikja qė tė na merrte, duallmė nga vapori dhe rymė nė kaike, kaiken e zbukuruam me flamurėt kombėtare qė kishim me vete, edhe pastaj mori udhėn qė t’i afrohet skelės. Pa harritur nė skelė hodhėm sytė dhe pamė kėstjellėn e Vlorės, ku ishte ngritur flamuri tonė kombėtar, edhe era e Adriatikut po i jepte valja tė ndryshme. Kėtu sytė na u mbushėn me lot, se njė zėh na tingėllonte ndėr veshėt tona me fjallėt mirėsearthtė djemtė tė mij nė folenė tuaj. Nė mes tė kėtij anthisiazmi kėnduam kėngėn "Pranė Flamurit tė Bashkuar". Duallmė nė skelė dhe u drejtuam pėr nė kėshtjellė pėr tė vizituar Ismail Qemalin. Iamail Qemali na priti mirrė, na pyeti nga vinim dhe nga ē’vise tė Shqipėrisė qemė. I thamė vijmė nga Amerika dhe jemi nga Pėrmeti dhe nga Korēa, pas shumė fjalimesh Ismail Qemali na tha kėto: qė tė mos u dėshpėroni djem se pėr sė shpejti do tė marrim lajmėn gazmorė qė kėto vise tė Shqipėrisė qė gjenden sot nėnė hijen e armikut tonė do t’i lėmė nėnė hijen e kėti flamuri. Rroftė Shqipėria! Rroftė Ismail Qemali! -thirrėm ne. Pastaj u drejtuam pėr nė qytet, vamė pėr t’u ēlodhur nė njė nga hotelet e kėtij qyteti. Qeveria me gjithė qe me njė pa rregullim nuku na dėshpėroj kur se qeverisej prej Shqipėtarėsh. Duke shpresuar se duke shkuar koha dhe duke vėnė rregullin, kėshtu do arrinte nė atė shkallė qė ėndėronim.

    Pas katėr dit ardhi lajma gasmore qė Konferenca e Londonit i dha funt kufivet tė Shqipėrisė, dhe Korēa, Kolonja, Leskoviku, Pėrmeti, Gjinokastra, Tepelena, Delvina, Himarra dhe Saranda i mbetnė Shqipėrisė dhe Greqia u zotua qė kėto vise dot’i dorėzonjė me rregull dhe zyrtarisht ndėr duar tė xhandarmėrisė Shqiptare. Kjo lajme gėzoj gjithė zemrat e Shqiptarėve, dhe atė mbrėma, bėmė pėrgatitje pėr njė demostracion. Gjithė qyteti u sbukurua me Flamurė dhe me drita, gjithė populli u mbloth para gjykatores. Djemtė bėnė njė grup tė veēantė, u vunė gjithė me sėrė dhe ēdo djalė mbante nga njė qiri nė dorė. Tė dy djemtė udhėheqės mbanin nga njė flamur nė dorė. U nisnė djemtė pėrpara dhe prapa po u vintej populli. Sheshitmė gjithė rugat e qytetit duke kėnduar kėnkė kombėtare. Qėndruam para Konsujve tė Austrisė dhe tė Italisė tė cilėt na mirėpritnė duke dalė nė ballkon dhe duke thirrur "Rroftė Shqipėria", dhe populli u pėrgjegj "Rroftė Austria dhe Italia" Kėshtu mbaroi demostracioni duke lėnė njė kujtim tė pa arruar.

    Zotimin qė ju dha Greqia Fuqivet Mbėdha na dha njė kurajo qė tė lėmė Vlorėn dhe tė vemi nė Pėrmet, dhe atje tė pritnim flamurin tonė dhe zyrtarėt e Shqipėrisė, po u gėnjyem!

    Mė 15 Gusht lamė Vlorėn dhe u nisėm pėr nė Pėrmet, arritėm deri tek Hani i Babajt. Kėtu qiraxhiu na qėndroj dhe na tha: "Ju lutem, vėshtroni mirrė se mos keni no njė kartė Shqip ose Flamur se njė ēikė mė poshtė ėshtė ushtėria Greke dhe ēdo udhėtar qė shkon ndėr duart tė atyre e qindrojnė dhe e shikojnė, po t’i gjejnė gjisendi e shpien nė Kumandari nė Kėlcurė e cili e lith dhe e dėrgon nė Gjinokastrė."

    Kur dėgjyam kėto fjalė vėshtruam njėri tjatėrin se kėjo qe e para shigjetė qė na ēpoj zėmrėn. U penduam qė lamė Vlorėn dhe rinim ndėr duart e armikut pėr tė vuajtur por qe vonė!… Inspektuam plaēkat tona dhe hoqėm ēdo gjė qė mund tė na hidhte nė rrezik dhe kėshtu u nismė si Krishti qė vate nė Jeruzalem me dashje pėr tė vuajtur. Harrimeė tek karakolli i cili na qėndroj, na pyeti ē’njerėz qemė dhe nga vinim. Neve ju pėrgjigjėm qė jemi tė krėshterė nga Pėrmeti, vijmė nga Vlora, dhe vemi nė Pėrmet. Pėr fat tė mirė gjetėm atje ca miq tė cilėt na shpėtuan dhe na lanė tė lirė. Morėm rrugėn e Pėrmetit qė nga Kėlcyra gjer nė Pėrmet; u habitėm kur pamė se mė ēdo 5 minuta kalonim tabela me kėto shkrime: Gėrqisht dhe Frėngjisht (Bashkim me Greqinė ose vdekje).

    Harrimė nė Pėrmet. Tė nesėrmen na vjen njė xhandar nė shtėpi dhe mė dorėzon njė letėr ftesė nga an’e Qeveritarit Grek. Nė orėn qė mė ftonin vajta nė gjykatore. Nė gjykatore qenė zyrtarėt Grek dhe Komisioni Grekoman i Pėrmetit tė cilėt qenė kėta: veqil i Dhespotit zoti Spiridhon, Vasil Stefani, Koēo Bibi, dhe Qako Gėrxhė. Hyra brėnda dhe u dhashė vaftin dhe ndėnja. Merr fjalėn qeveritari dhe i thotė kryedivizionit Z. Mallama: "Ja na ardhi dhe njė mik i ri." Z. Mallama u egėrsua dhe mė thotė:"

    -Nga je?

    -Nga Lausa, - ju pėrgjigja.

    -Ku ke qėnė?

    -Nė Amerikė.

    -Kur ardhe dhe nga ē’anė?

    -Nga Vlora.

    -Duket qė je dhe ti nga Turko-Albanonjtė.

    -Jo jam i Krėshterė.

    -Po ē’diall propagande ju heq si magnit dhe punoni kundrė neve qė u kemi hapur sytė?

    -Kemi punuar qė nė kohė tė Turqisė.- i thashė.

    -Po tani ē’djall kėrkoni.

    -S’kėrkojmė gjisendi - ju pėrgjegja.

    -Qysh mė thua "S’kėrkoni gjisendi"?

    -Ch’janė kėto? - mė nxorri ca numra tė gazetės "Djelli", kur qenė botuar Protestimet dhe telegramet qė u dėrguan nga Shqiptarėt e Amerikės pėr nė Konferencė tė Londonit. Pastaj mė nzjerr njė listė me emėrat e mė tė shumtėve Shqiptarė tė Amerikės dhe mė pyet:

    -Nga kėta emėra qė janė kėtu, a njeh ndonjė?

    -Njoh shumė prej ta - ju pėrgjegja.

    -Po tani ku gjenden kėta njerės?

    -Nė Amerikė i lashė - iu pėrgjegja.

    -Jo, neve kemi lajme qė shumė prej kėtyre janė kėtu rrotull, nė ēeta bashkė me Turko-Allvanus.

    -Nuku di gjė nga kėto - i thashė - unė nė Amerikė i lashė.

    Pastaj merr fjalėn Qeveritari dhe thotė: Kėtyre duhet t’u a ndjejmė pėr sa qė kanė punuar, se tani e tutje do tė binden te Qeverija jonė.

    -Do tė hiqni dorė nga kjo idhe? - mė thotė Mallama.

    -Po - i thashė.

    -Chap nė shtėpi - mė tha - po vėshtro mirė mos bėni mbi udhė e nėnė udhė.

    Dolla nga gjykatorja dhe vajta nė shtėpi.

    Tė nesėrmen vjen Kafaz i Mitropolisė dhe mė dorrėzon njė letrė. E hap dhe leēit kėto:


    Zoti Costa Pappa:

    Pas vendimit tė kryetarit dhe tė Pleqve (tis ethniqis aminis) mbrojtja nacionale!…. nesėr mė orėn 2 P.D. tė urdhėroni nė Mitropoli pėr njė ēėshtje me rėndėsi.

    Kryetari Konom Spiridhon

    Pėrmet 14 Gusht 1913


    Pas urdhėrit tė letrės u drejtova pėr nė Mitropoli. Nė dhomėn e Mitropolisė gjeta kryetarin me gjithė pleqtė (tis ethniqis amina) u dhashė vaftin dhe ndenjta. Pas pak minutash merr fjalėn kryetari dhe mė thotė: Zoti Pappa e morėt njė letėr qė ju ēuam dihe me kafazin e Mitropolisė? E mora, prandaj ardha - u pėrgjigja. Shkaku i thirrjes tuaj kėtu ėshtė kjo

    (I ethniqi amina) ka dyshim tek ty se je Shqiptar, se nė Amerikė s’kini lėnė gjė pa pėrdorur pėr tė lėnė Atdhenė ndėr duart e Turqisė!……

    A do tė ini i bindur ndė kėto qė pėrfunduam? Ē'pėrfunduat? - ju pėrgjigja.

    (I ethniqi amina) kėrkon nga ty (njė grapton orkon) be tė shkruar qė do tė eqish dorė nga kjo idhe qė ke patur. Jam i bindur qė kurse ardha kėtu - ju pėrgjegja me tregon ben’ e shkruar, ku thoshtė kėshtu:

    Unė i nėnėshkruari beto-hem mbi emėrin e Krishtit pėrpara (tis ethniqis amina) qė sot pendohem dhe heq dorė nga ideja qė kam patur, dhe do tė jem besnik (istin mitera e ladha) pas si e leēita mė thotė kryetari jini i bindur? dashur pa dashur jam - i thashė. Atėhere u ngrini tė gjithė nė kėmbė . Kryetari e leēiti me zė tė lartė dhe unė me dorėn e djathtė mbanja mi Ungijll, dhe kur mbaroj e nėnshkrova. Kėshtu pra dolla i lirė nga mitropolia.

    Mė 16 Gusht 1913, mitropolia ndau ca zėllėnjė ku ftontej gjithė djemtė dhe burrat tė vėrsėj 18-45 vjeē, dita e mbledhjes qe dita e Diel, nė shesh tė mitropolisė.gjithė kėshtu bėnė nė viset e tjera qė kish zaptuar ushtėria Greke. Pas urdhėrit mitropolisė ditėn e Diel u mbodhė tė gjithė nė sheshin e mitropolisė. Suma e kapėrzhe-ntej nga 800 Shpirt.

    Pas pak minuta dual nga mitropolia (ethniqi amina) Kryepoliēa dhe Kryedivizioni i ushtrisė Greke Z.Malama.

    Del pėrpara Z. Malama dhe thotė kėto:

    "Djem (tis miteras elladhos) njė gas tė math ndjenj kur shikonj se vrapuat tė gjithė nė thirrjen tonė. Qėllim’i thirrjes ėshtė ky.

    "Me hidrim tė math do t’u lajmėronj qė fuqit’ e mbėdha kanė ndėr mėnt qė tu ndajnė nga gjiri (tis mitros elladhoj) dhe do t’ju japin ndėr duart tė barbarėve - shqipėtarė, ku do t’u prishin fenė, dot’ u shnderojnė dhe dotė vuani mė keq se nė kohėn e tiranisė turke, prandaj sot u thirrėm qė tu organizojmė pėr luftėn e nesėrme. Dot’ u japim pra tė gjithėve armė, dhe do tė bėni gjimnastikė tri herė nė javė. Kėshtu pra tė ini tė gatitėshme pėr ditėn e nesėrme qė tė ini tė zotė t’u bėni ballė barbarėve Shqiptarė, kur neve do tė jemi tė shtrėnguar ta zbrazim kėtė vend . Besimin e kemi tė plotė nė ndjenjat tuaja patriotike. Mos u dėshpėroni pra se neve nuku do t’ju lėmė vetėm, do tė dalim nga porta dhe do tė ryjmė nga deriēka, do tė jemi kurdoherė nė krahun e djathtė tuaj. Pas fjalėt kėtij folė dhe tė tjerė; pasi mbaruan fjalėt zunė duartrokitje tė parreshtura duke thirrur (enosis i thanatos) "bashkim ose vdekje" . Pastaj tė gjithė siē qenė u drejtuan pėr nė policianė dhe tė gjithė me rradhė shkruheshin dhe merrnin nga njė dyfek me 50 fishekė. Si muar armėt e pėrndanė nė pėr shtėpira. Kur vintej ora e gjimnastikės binin kambanat dhe tė gjithė mbidheshin nė njė shesh jashtė qytetit, dhe bashkė me ushtrinė Greke ushtėro-heshin 4 orė nė ditė.



    -----------------------------------------

    TĖ MOS HARROJMĖ ĒFARĖ NA KANĖ BĖRĖ GREKĖT

    Shqiptarėt sot e kanė tė domosdoshme ta ngulisin mirė nė mendje fjalėn e filozofit “Kush e harron tė kaluarėn ėshtė i destinuar ta pėrjetojė atė pėrsėri”.

    Ende pa dalė nga trauma e rėndė qė u shkaktoi genocidi serb shqiptarėve tė Kososės po u afrojnė pėrsėri prangat e robėrisė serbe nėn Serbinė postmillosheviēiane “tė demokratizuar” nga “nacionalizmi i moderuar” i Koshtunicės. Gjakun qė derdhėn dhe mjerimet e papėrshkrueshme qė kanė hequr shqiptarėt edhe, tė zgjuarit e diplomacisė botėrore, njė herė duan t’i bėjnė kurban nė altarin e kėnaqjes sė lakmive serbe dhe tė planeve sllave nė Kosovė dhe nė Ballkan.

    Nė Shqipėrinė Lindore (Maqedoni) shqiptarėt po i trajtojnė si “raja moderne”, e vetkėnaqur me vetsugjestionimin pėr lumturinė e saj mazohiste. Pėr mė tepėr shqiptarėt nė Maqedoni po i vėnė tė grinden e vriten me njėri-tjetrit qė tė forcohen themelet e kalbura tė njė shteti fantazėm sllavo-maqedon.

    Nė Shqipėri ka ngulur thellė kthetrat e pėrgjakuara e tė infektuara Greqia, e cila kohėt e fundit po kultivon kėtu edhe njė lloj tė rrallė patriotizmi vendor, “patriotizmin shqiptar grekofil”, qė sipas fjalėve tė Paskal Milos dhe sipas qėndrimeve qė predikojnė Nano, Godo, Ceka, Gjinushi, Meidani, Meta, Rama stėrgjatosh (Edi i bashkisė) dhe Rama nanosh (Luani i sekretariatit tė PS-sė) e tė tjera “figura politike” qyqane, u dashka tė ketė nė flamurin e vet parrullėn “ Nuk ka gjė qė na prish me Greqinė”.

    Qeveritarėt grekė me “Sharonin e Ballkanit”, Akis Xohaxopullos, nė krye duke zėnė sebep nga “beteja pėr Himarėn”, kanė filluar ditėt e fundit njė ofensivė tė re agresive ekspansioniste kundėr Shqipėrisė dhe njė fushatė pėr izolimin e saj nga Europa. Kėshtu, pikėrisht kur nė pushtet janė Nano e Ruēi qė janė ējerrur papushin se “Greqia ėshtė porta e vetme dhe e natyrshme pėr tė hyrė Shqipėria nė Europė”, qeveritarėt grekė si tė ēmendur sulen qė tė mbyllin edhe dritaret e Europės pėr Shqipėrinė, duke kėrkuar “bojkot ndihmash ngė Europa” deri sa tė kėnaqen orekset e reja tė Greqisė nė kurriz tė Shqipėrisė.

    Kurse “patriotėt grekofilė” tė Shqipėrisė ende vazhdojnė tė dėrdėllisin “fjalė parimore” pėr tė mpirė nervat e shqiptarėve dhe tė betohen se grekėt nuk i bėkan me qėllime armiqėsore ato qė po bėjnė kundėr Shqipėrisė, por nga qė nuk i kanė gjėrat tė qarta se ēfarė ndodh nė Shqipėri, nga qė grekėt here pas herė i zėnė ca emocione tė forta kalimtare dhe nuk duhet qė shqiptarėt tė zemėrohen kur grekėt bėjnė paudhėsira nėn veprimin e kėtyre emocioneve.

    “Patriotėt grekofilė” tė Shqiprėisė nė qeveri, nėpėr partira e shoqata, nė gazeta e mediat elektronike deri nėpėr rrugė, nėpėr autobuza, nė dasma e nė morte, pra kudo ku u jepet rasti, pėrrallsin e dėrdėllisn pėr miqėsinė shqiptaro-greke dhe kėrkojnė nga gjithkush tė fshijė nga kujtesa e vet ēdo episod tė pakėndshėm nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė e Greqisė.

    Politikanėt dhe historianėt e Shqipėrisė, ithtarė tė “patriotizmit grekofil”, duan qė tė fshihet nga tekstet shkollore, nga librat e botimet e tjera nė gjuhėn shqipe edhe gjurma e fundit dhe mė e vogėl mbi barbaritė greke kundėr shqiptarėve, mbi synimet e shovinizmit grek kundėr Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Ndėrsa grekėt bėjnė ēdo ditė plane se si t’i pėrsėrisin nė shkallė edhe mė tė lartė, nė pėrmasa edhe mė tė mėdha, nė mėnyra edhe mė tė sofstikuara paudhėsitė dhe barbaritė e tyre nė kurriz tė shqiptarėve, “patriotėt grekofilė” tė Shqipėrisė duan tė vėnė nė gjumė anestezik shqiptarėt, tė paralizojnė tek ata edhe mekanizmat e alarmit instiktiv pėr rast rreziku qė i ka ēdo qėnie e gjallė.

    Pėr tė mos u lėnė rrugėn krejt tė lirė kėtyre “patriotėve grekofilė” tė Shqipėrisė qė duan tė ēarmatosin psikologjikisht shqiptarėt deri nė humbjen e aftėsisė reaguese pėr vetmbrojtje, po i paraqesim lexuesit njė shkrim shumė domethėnės tė dėshmitarėve okularė tė barbarive greke nė Shqipėrinė e Jugut, nė kohėn kur Greqia ndėrmori ofensivėn ushtarake pėr tė krijuar “Vori-Epirin autonom”, gjė qė Greqia pėrpiqet ta pėrsėrisė edhe nė ditėt tona. Dėshmtitė vijnė nga njė kohė e largėt tashmė, nga viti 1913-14 dhe janė fiksuar nė letėr nė vitin 1917 nė SHBA. Kemi tė bėjmė pra me njė dokument origjinal, autentik, tė veēantė nė ēdo pikėpamje qė duhet tė shėrbejė pėr t’u mprehur shqiptarėve ndjenjėn e nuhatjes, e tė kapjes sė rrezikut qė i kėrcėnon, pėr t’u mprehur atyre syēiltėrsinė para pėrsėritjes sė rerziqeve me tė cilat janė pėrballur dhe nga tė cilat e kanė pėsuar tmerrsisht paraardhėsit e tyre.

    Leximi i dėshmive tė tilla duhet t’u hapė sytė shqiptarėve pėrpara metodave mė tė sofistikuara qė pėrdorin armiqtė e tyre kombėtarė, tashmė tė kthyer nė njė lloj armiqsh biologjikė, sllavėt e grekėt, pėr tė bėrė mbi kombin shqiptar po ato batėrdi qė kanė bėrė mė parė brezat parardhės barbarė, tė barbarėve tė sotėm. Rrėfimi i pėrmetarit, qė nė vitin 1913 la SHBA tė shkonte tė bėhej dėshmitar i tmerrit grek nė vendin e vet, ėshtė njė qortim e mallkim i rėndė pėr tė gjithė “patriotėt grekofilė” tė Shqipėrisė sė sotme qė na dėrdėllisin pa pushim “pėr miqėsinė e grekėve” qė duan tė na imponojnė parullėn demoniake e shpirtin prej skllavi se “ēfardo tė na bėjnė grekėt (nga emocionet e tyre prej tė ēmendurish), ne me Greqinė nuk prishemi”.

    Dėshmitė e pėrmetarit po i botomė siē janė botuar nė SHBA nė vitin 1917, duke mos tentuar as ndryshimet gjuhėsore tė nevojshme. Me kėtė rast duhet tė falėndėrojmė mėrgimtarin atdhetar shqiptar nė Austri qė e fotokopjoi materialin nė njė bibliotekė austriake pėr gazetėn “Rimėkėmbja” tė Tiranės.

    Abdi Baleta



    Marre nga Rimekembja Kombetare
    --------------------------------------------------------------------------------

    DEKLARATA E KRYENGRITJES


    A, or fati yne ! A o Zot ! kur e dinje qe neve Shqiptaret do ta nzinim historine perse te na nzijne fare ne bote ? e nuku na linje ne heresiren Plutoniane..... Pas si mbaroj fjalen veqil dhespoti muaren fjalen keta zoterinj : Llambro Dhonato, Mihallaq Kriqe. Subjekti i tyre qe gjithe ay i Veqil Mitropolitit. Me te mbaruar fjalet te gjithe duall jashte, me flamurin e Autonomise. Qeveria Greke e cila e dintej se ēdo te ngjiste kish derguar policien, me ushtare te rregullueshme, sfungjitare, dhe kishin zene portat e kishes qe te mos i linin gjoja te dilnin Kryengritesit. Kryengritesit pasi u vune me radhe nga kater e kater, ne krye qindroj veqil mitropoliti dhe u sule qe te dilnin jashte nga porta. Policat Greke ju thone qindroni. Ata qindruan, policat pyet veqile ku vini ? Veqili iu pergjegj, puna tone eshte se ku vemi. Policia u thote, kemi urdher nga qeveria e Athines qe te mos te beni no nje levizje te tille, po po te perndahi. Veqili kthehet nga populli dhe u thote , vellezer policia na thote qe te perndahemi, ju ē'thoni ? Te gjithe me nje ze thire, vdesim ketu dhe nuku perndahemi, po perpara ! perpara ! Zun e po shtytnin njeri tjaterin, polica me ushtaret dhe me qeveritare po mundoheshin te varferit te ndallonin po nuku muntne ! se kryengritesit u dhane nga nje te shtyme dhe i hodhe mu ne vije ku shkontej ujet. Une qe ndodhesha atje me ardhi keq se u vrane te mjeret!.... Po or dinake me keto djallezi doni ti mbuloni dinakerine tuaj? a mbulonen kurre qiejte me plaf? Kurre! Ju po te donit vertete ta ndallonit kryengritjen jo me sfungji te vinit po me nga nje shufre ne dore. Popull'i mjere nuke tundej nga vendi, po ju i ngrit or barbare, ju me pahir. Keshtu pra kryengritesit duall faqe bardhe se poshteruan qeverine greke. Zyrtaret e qeverise Greke.si e pane pisk, nga kryengritesit u perndane. Kryengritesit duall jashte u mblodhe dhe te tjeret qe kishin rrethuar qytetin u bashkuan te gjithe tok, dhe zune te sheshitnin rugat e qytetit duke kenduar kenge Gerqisht (mavr'i nikta sta vuna!) dhe duke thirrur poshte Shqiperia.......... Grekerit i shikonin keto gjera per se largu dhe u gezohej shpirti, se u vune frene kafsheve dhe po i lonin si te donin. Pa si mbaruan se sheshituri u mblodhe prape ne mitropoli dhe ngrine flamurin e Autonomise, se ne gjykatore ishte zyrtarisht flamuri i Greqise, dhe nuk'ju heptej dore Grekeve qe te ngrenin ne gjykatore, se ahere dukej faqeza bashkim'i Greqise me kryengritesit. Me te mbaruar kjo komedi, veqil mitropoliti ju tha kryengritesve qe te perndahen dhe me te nesermen te mblidheshin prape ne mitropoli. Si u perndane kryengritesit u mblodhe ne mitropoli (ethniqi amina) ne kete mbledhje mori pjese dhe qeveritari Grek Z.Dasho. Qillimi i kesaj mbledhje qe per te zgjedhur nje guverne Autonome dhe u zgjodhe keta : Qeveritar veqil Dhespoti! Sekretar Dhame Prtheni, arketar Qako gerxhe, police, Mihalaq Kriqe, sekretar i polices Illi Apopstolli , gjithe keshtu u zgjodh dhe kujdestare te ngrenjeve keta : Kryetar Mantho Nana, sekretar Lipe Hristidhi; ndihmes Dhjonis Jani dhe Ngeli Sofroni. Gjithe keshtu u zgjodhe dhe nga viset e tjera, gjinokastre, Delvine, tepelene dhe leskovik se Korēa ato dit u dha zyrtarisht nder Shqiptaret dhe nuku aritne te benin Kryengritjen. Kryetaret e ushterive me te gjitha viset qene keta: Gjinokastre.................. Kolloneli Grek Dhuli Delvine ...................... Officeri Grek Joanidhi Permet........................ Kolloneli Grek Mavroidhi Tepelene..................... Kolloneli Grek Zirra Leskovik...................... Kolloneli Grek Leondokanaki Te Diel mbreme 15 Shkurt 1914 ardhi nje telegram nga Janina guvernes Autonome, ku ju thoshtej qe te Henen te pritni 500 ushtare Greker (lipotakte) me 10 oficere. Te Henen pas urdherit veqilit gjithe kryengritesit u mblodhe ne mitropoli. Polica i regjistroi te gjithe me radhe ne Protokoll si mbaroj se regjistruari dolli veqili qindroj ne mes te kryengritesive dhe u thote ; zer'i atdheut (i mitir Ellas) u thiri dhe ju s'vonuat ne thirjen e saj, por rembyet armet dhe u mblothte reth flamurit. Po u kishillonj qe te mos deshperoji se s'jemi vetem, nenen tone Elladhen e kemi ne kra te djathte dua te jini trima te pa trembur, dhe te mbroni atdhene nga ēdo rrezik qe ti vinje, qe sot e tutje te jini te bindur ne oficeret tuaj te cilet do te na vine sot. Pas keture fjaleve ju thote : "Tani pregatituni te dalim jashte qytetit te presim vulnetaret duhet t'i nderojme se keta po behen therore per vendin tone" U radhone te gjithe dhe duall jashte neper rugat. Kendonin kenge Gerqisht; si duall jashte qytetit qindruan dhe ndenje gjer sa te vinin vulnetaret. Pas nje ore aritne vulnetaret. Kur u afruan afer u ndreqne te gjithe me radhe, pas urdherit veqilit dhe zune te kendonin marshin e Elladhes. Si mbaruan marshin Mihallaq Kriqe thiri (Zito ta palikaria t'u paneliniu) pastaj mori fjalen veqili ku ju tha mireseardhjen. Pas fjales veqilit mori fjalen Kocifaqi oficeri Grek qe ardhi me vulnetaret, i cili tha qe mos u trempni se nuku do tu leme te vuani, do te derdhim dhe piken e gjakut te fundit dhe nuku do t'u leme te bini nder duart te barbareve! Duartrokitje buxhitne, me fjalet rofte mbreti yne Kostandini. U gezuat or kafshe qe ju ardhe vellezerit per ndihme, se keta u shkretuan shtepite tuaj, keta u ē'nderuan grate, keta ju there femijen tuaj, keta ju bene te gjithe te ligat qe jane ne bote. Besonj qe tani do te jini penduar po eshte von! Ketu do tu them ēilet qene keta vulnetare. Oficeri Grek, Jani Koēifaqi nga Narta, Psaroj, nje katil nga viset' e tjera te Greqise. Oficere te mveshur me petkat e Qeverise vetem nga shapka kishin hequr kuroren, petkat e ushtareve qene gjithe te qeverise dhe ne koke kishin lidhur nje shami te zeze. U radhosne te gjithe dhe u nisne per ne mitropoli. Poliēa u perkujdes per vend qe te ēlodheshin vullnetaret, i perndau te gjithe neper shtepira nga 4 dhe nga 5 ju ndane dhe te ngrena. Ate dite vjen nje telegram nga Dhespoti i Koniēes ku thoshtej qe pritni 1500 shpirt. Keta ardhe ne Gjinokaster dhe u perndane kesisoj.
    500 qind Shpirt Gjiritllinj vane ne Leskovik nene kryesine e kapedan Fiorgagaqit gjith nga Gjiriti. 500 ardhe ne Permet nene kryesine e nje
    prifti katil nga Suli i quajtur Papa Jani, dhe dy kapedane te tjere te quajtur Kollovo nga Eotira, dhe Jorgollaqi nga Filipiadha , edhe 900 Shpirt vane ne Gjinokaster nene kryesin e oficerit grek Z. Papula i lindur ne Himare. Ne Permet na ardhe dhe shume kapedane te tjere nje katil i quajtur Kosta Becori, per kete katil guverna Greke jepte 15000 franga aju qe t'i shpinte koken e tij; Kapedan Niko nga Suli, Kapedan Aristidhi nga Janina, na u mblodhe ne Shqiperi gjithe katilet e Greqise qe te shpetonin Kafshet!..... Topat e Guvernes Greke e kishin qendren ne Kelcyre nene kryesin' papa Georgjiut ky zot u muar vesh me guvernen autonome, dhe e lajmeroj qe lipotaktis me gjithe topa tjateren dite na erdhi me nje parade me gjithe topa. Me te nesermen bene nje mbledhje oficeret me gjithe Kapedanet ku biseduan ku te zinin kufine Autonome, dhe vendosne keto Kufi. Qarku i Permetit zuri Brezhanin, Kosinen, Mokriēen, Hotoven, Lupēken gjer ne uren e Katiut, Ginokastra, Delvina dhe Tepelena se bashku zune ne Kodre, ne Picar, dhe bashkoheshin gjer ne Himare. Leskoviku zuri Germenjin, Arezen, Barmashin, dhe bashkoheshin me kryengritesit e Permetit ne ur' e Katiut. Tre topat e Kelcyres i ndane keshtu: nje top ne Brezhdan nene kumanden e Mavrojndhiut, nje ne Lupēke, nene kumanden e Papa Georgiut, dhe nje ne Kosine nene kumanden e Kapedan Tromares. Kapedanet u ndane kesisoj: Ne Brezhan Kapedan Chuli nga Maleshova. Ne Kosine 4 Kapedane, Kapedan Papa Jani, Kolloyoj, Psaroj dhe Fjorgjolaqi. Ne Mokrice Kapedan Manoli nga Gjirite. Ne Hotove, Kapedan Niko. Ne Lupēke Kapedan Bubuna nga Buhali, Kapedan Qiro Chobani. Ne Ogren Kapedan Zervua, te gjithe keta katilezune keto kufi qe thame me siper.




    PABESIA E USHTRISE GREKE


    Ne fshatin Odrichan dy ore nga Permeti qeveria Greke kish lene 300 ushtare dhe dy oficere per te ruajtur kufine. Pas vendimit te Konferences Leondonit, Qeveria Greke u zotua per keto vise qe t'i dorezontej zyrtarisht ne xhandarmeria Shqipetare, dhe dorezoj keto vise, Korēen, Kolonjen, dhe Frasherin, i ardhi radha Odriēanit, lajmeroj pra kumandarin e keti trupi qe ta dorezonje kete fshat nder Shqipetaret. Oficeri kur mori kete lajme, u ngrit e ardhi ne Permet dhe lajmeroj Metropoline per dorezimin e Odriēanit. Metropolia kur mesoj kete lajme, ate ēast thirri pleqesin' e fshatit, dhe ju tha vendimin e qeverise Greke. Pleqesia e pyetne qe ē'te bejne. Veqil Mitropoliti ju thote qe te ngrihi te gjithe me femije dhe te vini ketu ne Permet, se po te rini do te vuani nga Shqiptaret. Kur mesuan kete lajme pleqesia u hidheruan po s'benin dot ndryshe. Shkuan te hidheruar ne fshat, ku lajmeruan te gjitha keto grat' e fshatit, kur mesuan zun' e ulerinin se do te linin malle dhe shtepite te shkreta; po te rinin kishin frike nga Mitropolia qe do u thosh qe ini Shqiptare dhe do te lajmeronte ushtrine greke qe ti pervelonje, duke mos dashur lane shtepite dhe malle dhe ardh ne Permet, ku i perndane neper shtepira. Si u zbras i tere fshati, oficeri Grek vate dhe u muar vesh me Kapedan Psarone i cili ndodhej ne Kosine, i tha per dorezimin e Odriēanit, i thote pra qe eshte nje rast i mire per te vrare Xhandarmerine Shqiptare, te vini te zine pusine qe do t'u i tregonje une. Mori Psarone me 30 andare dhe i shpie ne Qafe te Borockes perposh qe rruga qe do te shkonin Shqipetaret. Si mbaroj kete i pabesi, oficeri, vate ne Qafe te Kreshoves qe te kembenin kartat me oficeretShqipetare. Si i kembyen, greku ardhi ne Odriēan, mori ushtrine dhe ardhi ne Permet. Oficeri Shqipetar mori 17 xhandermanj dhe i shkujdesur u nis per ne Odriēan, kur harine ne vend' e pusise te pabesit Greker ju dhane nje patare dhe i lane ne vend, pastaj zbritne perposht, i kerkuan neper xhepa, u gjetne 50 napolona, u muarne robat, kepucet dhe hodhe kufomat ne perrua dhe shkuan prape ne Kosine. Kur mesoj qeveria Shqipetare kete vrasje me pabesi u protestua te guverna Greke, po guverna Greke ju pergjejg qe s'kam seē benj vendi ka bere kryengritje kunder jush. Pastaj qeveria Shqipetare dergoj 50 xhandare te tjere ne Odriēan. Kur vane ne Odriēan gjetne fshatin te shkrete vetem pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri Shqipetar si pa fshatin te shkrete vulosi te gjitha shtepite qe te mos te trazoheshin plaēkat qe kishin lene Odriēanllinjte, pastaj zune kufi ne Boroēke dhe ne Lipostivan.




    --------------------------------------------------------------------------------

    MASAKRAT' E PARA TE GREKERVE



    Nje gjysem ore larg Kosines ku qe kufija Autonome jane dy fshatera Paēomiti dhe Kuqari. Ndenjesit qene myslymane. Keto dy fshatra me qe qene afer kufise Autonome, andaret vinin gjithnje dhe i keshilluan qe po te kupetonin nonje
    levizje prej Shqipetareve ti lajmeronin andaret se ndryshe jane te humbur'! Egersirat donin shkak qe ti prishnin keto fshatera. Nuku shkoj shume kohe por nje jave qe treguan barbarite e tyre.Me 25 te Shkurtit dit e Hene ne mengjes andaret hodhe ca patare gjoja pane ca Shqipetare qe ryne ne Pacomit. Pas patarevet u sule te gjithe ne keto dy fshatera, dhe mblodhe te gjithe burat sa qene dhe i shpune ne Kosine dhe i mbylle me nje katua; u kethyen prape katilet ne keto fshatera, femija qe kishin mbetur ne fshat u there; pastaj u sullne ne per shtepi per te plaēkitur. Muar bagetine, 1500 krere dhen dhi, dhe 100 krere lope, pastaj u vune zjar shtepive i perveluan i bene hi. Si mbaruan ket katilet u kthyen ne Kosine. Nxuarr burrat qe kishin mbyllur dhe i shpune me nje perua te fshatit
    ku lemerisne me thika, cave u prene hunde, veshet, kembe, duar te mjeret e dhane shpirtin me lemerire qe edhe Neroni te qe nuke doti mundonte kesisoj. Numuri i tyre qe 75 veta si dhane shpirtin i lane ne ate Perua te zbuluar.
    Korbat dhe qente i hengri mishrat e tyre. Kur bene keto therje dhe djegi andaret ushteri e regulueshme e Greqise gjendej ne Kelcyre dhe ne Permet. Guverna Greke kur pa se kryengritesit i zune barbarite, para se te ikenje
    ushteri e regulueshme dhe po ta lintej akoma do te dukej faqeza qe qe ai vete qe i bentej keto, s'menoj po urdheroj ushterin te ikenj nga viset qe ja dhane Shqperise. Ushteri sa po mori urdherin u ngritne, iken nga Kelcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena, dhe nga Saranda, keshtu pra guverna Greke i la keto vise nder duar te egersirave, te katileve, qe i dergoj vete.
    Me te ikur ushteria e regullushme nga Kelcyra, kryengritesit qe gjendeshin ne Brezhdan nuku menjan por u hodhe nga Turbe e Meēo Hysos, dhe i vane Kelcyres. Si uqerit u sule ne per shtepira, dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri, masakruan, gra foshnja dhe ca burra. Gumezhintej gruk'e kelcyres nga blegerimat dhe nga ulerimat. Pasi mbaruan masakrat, plaēkuan shtepite, muar gjen e gjalle qe gjetne, dhe pastaj ju vune zjare shtepive;
    tym dhe flake shikonje, si shkretuan Kelcyren u sule ketyre fshatrave qe qene afer kelcyres, Katundishe, Beduqas, Fratar, dhe varibop, pun'e tyre s'qe me tjater perveēse zjar dhe hekur! Nje grua nga Fratari qe te shpetontej jeten e saj mori foshnjen qe kish dhe mori pylle, nje Grek i
    quajtur Karazha e pa qe po iktej u sul qe ta zintej, i thiri te qindronje po gruaja i shtrengoj kembet ca me shume, si pa egersira qe do te dersinte pa te zinte e kish me kollaj qe ta vrinte, i shtyri me pushke, dhe e plagosi te mjeren grua ne kembe, gruaja, sa po u plagos ra perdhe me gjithe foshnjen pas pak minuta egersira ariti. E gjora grua qantej dhe po shtrengonte foshnjen ne krahruar, greku zuri ti rembenje foshnjen nga duart, gruaja nuk e leshoj, dhe i lutej egersires qe ne ka nje njet te na therē, therme mua perpara pastaj foshnjen, aman ne ke Perendi, ne beson ne Krisht nuke mund ta shoh foshnjen te therur, po egersira zgurdulloj syte dhe nxhori kamen qe kullonte gjak. Gruaja sapo pa thiken i ra zali, Greku i rembeu foshnjen nga
    duart, gruaja uleriti, aty plasi foshnjen perdhe dhe zuri pas zakonit qe kane grekerit ta ē'nderonje.

    (vijon)



    tirana
    (1/30/01 8:12:13 am)
    Reply Re: ..vijon nga me siper
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk kam pasur rastin te lexoj dokumentacion per masakrat greke kundrejt shqiptarve por i referohem atyre ēka me tregonte ime gjyshe,fakte te jetuara nga ajo ne Gjirokaster,ne kohen e luftes Italo-Greke.
    siē dihet historikisht,marrdheniet me fqinjet tane greke apo serbe,nuk kane qene nga me te mirat,I vetmi fqinj me i bute ka qene Italia,me te cilem patem dhe lidhje.
    Ne kohen e luftes Italo-Greke,populli,duke ditur mire sjelljen dhe konsideraten e grekeve kundrejt shqiptarve,mbajti ne pjesen derrmuese anen e Italise,e cila ne 1918-20 shqiperise i solli veēse te mira.(mjafton te permendja ketu vetem Kininon kunder malaries
    Megjithate,nuk nderhyri me arme kunder Grekut.
    Pas terheqjes se Italise,greket futen ne Gjirokaster dhe hakmerren kundrejt grave dhe femijeve.Nuk harroj mishin e plakur te gjyshes time i cili behej kokerr kur me kujtonte ate skene qe kish pare grekun duke i ngulur bajoneten ne bark gruas shtatzene....
    Me te marre vesh lajmin e mbritjes se trupave greke,burrat(jo te gjithe,Halil Hoxha ia mbathi ne Amerike duke lene gjylon ne Hysejnin dhe djallin e vogel)nxorren belxhiket nga i kishin fshehur dhe zune frengjite e shtepive.Fale dhe nderhyrjes se trimave nga Lazarati,greket u terhoqen me urdher te komandes.
    Kjo eshte nje fragment nga jeta e shumevuajtur e ketij kombi

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Eh kjo seshte gje fare para planit qe po vene ne zbatim?

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 11:52
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:58
  3. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 10:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:45
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •