Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Irfano, nje verejtje jashte teme vella,,, mundohuni te shkruani pakez me mire. Pa ofeze, sinqerisht. Eshte mund te lexosh ato qe shkruani ju. E di qe jeni ne Turqi dhe ndoshta tastierat e kompjuterave aty nuk i kane "i"-te me pika, por ka dhe gjera te tjera qe mezi kuptohen.
    Sa per temen, me duket se e kam shprehur edhe me siper; une jam kunder nje lufte me Iranin, pavaresisht se ai e meriton. Ne te vertete, kush e meriton gijotinen jane udheheqesit e post-revolucionit islamik ne Iran. Ata e cuan ate vend qe e lakmonin te gjithe ne buze te humneres. Ata bene te mundur qe cdo doktor qe kishte shance per t'ia mbathur kembeve, ia mbathi ne Amerike, cdo kengetar, cdo artist, cdo inxhinjer. Ne nje kohe kur(ne kohen e shahut te madh) belgjit, gjermanet, italianet, anglezet dhe francezet shkonin ne Iran si emigrante! Jo vend i begate, por, Zot, them me vete, ishalla i kthehen ato kohe! Amerika i ka 40 miljard dollare borxh Iranit; kete e dinit ju? E dinit ju se borxhi i eshte ofruar disa here ne kembim te te drejtave te njeriut; dhe kryenecesia Iraniane nuk ka pranuar? Ishte me mire te vdisnin nga uria dhe te vrisnin njeri tjetrin per nje ideal qe e kishin kuptuar keq, sesa t'i tregonin botes se kush jane perset ne te vertete! Per mua? Zoti i bekofte me gjithe shpirt. Por, kur udheheqja kerkon lufte, eshte populli ai qe i heq hesapet mbi kurriz. Mua per kete me vjen keq! Sepse, fundi i fundit ore vella, nuk i kushtonte gje Iranit te pranonte ndihmen humanitare Amerikane kur ra termeti ne Bam; tjetri te shtrin doren, nje hap paqeje, dashurie dhe dhimbsurie... e cfare bejne ata? I peshtyjne siper! Po i peshtynte Khatami me Khomeinin, por shpirti ua dinte atyre qe kishin mbetur pa shtepi, dhe e vetmja ndertese ne te gjithe Bamin qe kishte mbetur me kembe ishte xhamia!!!!! Dhe ju ma quani shtet isalmik!... Gjithsesi, sa per informacion; iranianet kane nje shprehje: "as bih arab-e!", kuptimi qe ka kjo shprehje eshte qe kur ia thone dikujt(qe "ai eshte arab me te gjitha!"), nuk ka ofeze me te ulet! Prandaj, populli dhe politika nuk jane kurre e njejta gje. Politika eshte financuesja e Xhihadit dhe Hezbollahut islamik, dy organizata terroriste ne kuptimin e mirefillte te fjales... Populli eshte tribun i paqes. Cili prej ketyre i takon Islamit? Mos me thoni qe eshte shteti, se do te ishte kulmi! Dhe ai presidenti qe ben ato lloj deklaratash, mos kujtoni se do te preke ndonjhere arme me dore nese behet lufte; eshte gjithmone populli qe heq mbi kurriz gjynahet e tyre. Dhe te mos flasim pastaj per rezultate lufte, se eshte qesharake fare.... Nuk do te ishte hera e pare qe ushtrite me flamurin e zi me dy shpata humbasin, ne rast te kundert, e gjithe bota kishte per te folur arabisht, perfshire dhe Iranin, qe i luftoi me te gjitha.
    Megjithate, kur nuk kam gje ne dore vete, me mire rri e bej sehir...
    Vetem nje verejtje per ju Irfan ne lidhje me temen; sa bukur do te ishte sikur te ishit tifoz i popullit iranian; por qe te perkrahesh nje popull vetem per shkak te perkatesise fetare, nuk me duket me vend. Thjesht.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #22
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    O irfan kush te rrejti ty mor lal se Irani ka kushtetute Islamike apo nga emri revolucioni Islamik apo pse quhet republika Islamike e Iranit .Per kuriozitet te njeten gje ka dhe Pakistani ku quhet republike Islamike porse lligjet iraniane dhe pakistaneze bien shume ne kundershtim me Kuranin .Ato jane komplet jashte termit Islam si perkrahes se Shizmit dhe idologjise se tij mitologjike e perziere me kulturen perse dhe si pasoje ka humbur emrin e te quajtur Islam.Nese do te studiosh pak me shume per Iranin dhe revolucionin e tij dhe besimin e tij si popull do te kuptosh shume gjera qe jane ne kundershtim me Kuranin dhe traditen profetike.




    Ajo qe cuditem une pse luhet me politke dy standarteshe ku dikush ndihmohet dhe dikush tjeter nuk lejohet te ndertoje programe berthamore atomike per nevoja civile dhe per zhvillimin e industrise se elektro-energjitikes.


    SHBA do tė pėrkrahė Indinė nė programet e saj civile atomike



    Qė nė takimin e parė mes shefit tė qeverisė sė Indisė, Manmohan Singh, dhe presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Uashington u theksuan marrėdhėniet e mira dhe vlerat e pėrbashkėta qė kanė tė dy vendet. Presidenti amerikan Xhorxh Bush bėri tė ditur se ai do tė angazhohet pėr programet civile atomike tė Indisė. Ky hap shėnon edhe njė ndryshim nė politikėn amerikane ndaj Azisė Jugore. Sipas analistėve, ekzistojnė disa arsye pėr kėtė ndryshim kursi tė amerikanėve. Pas provave atomike, qė India zhvilloi nė vitin 1998, SHBA vendosi sanksionet ekonomike kundėr kėtij shteti. Megjithatė, qysh nė kohėn e presidentit Bill Klinton kėto sanksione u hoqėn hap pas hapi pėrmes afrimit politik dhe liberalizmit ekonomik. Pas ngjarjeve tė 11 shtatorit kjo lloj tendence u forcua mė shumė; India bėnte pjesė nė vendet qė u shprehėn mbėshtetjen amerikanėve. Nė vitin 2002 u nėnshkrua pakti strategjik i partneritetit. Nė qershor tė kėtij viti ky kulmoi nė njė marrėveshje kornizė, qė parashikon edhe manovra tė pėrbashkėta ushtarake. Madje, edhe tregtia e pajisjeve tė armatimit do tė lehtėsohet pėrmes kėsaj marrėveshjeje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 08-08-2005 mė 15:19
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Bushi dhe Evropa kesaj rradhe duket sikur po ecin ne te njejtet binare...
    Deklaratat e fundit bejne te ditur se nese Irani vazhdon me kokfortesine e vet, atehere nuk perjashtohet kurrsesi nje nderhyrje ushtarake. Zgjidhja me e mire dhe e shpejte; por qe eshte ende ne diskutim e siper, eshte qe te bombardohen impjantet berthamore iraniane ne Esfahan.
    Ndoshta Irani do vere mend kesaj rradhe dhe nuk do t'i bjere murit me koke; kercenimet ndaj tij nuk kane qene te pakta, dhe nuk duhet te tregoje kaq siguri qe ka te beje me fjale ne ere apo skermitje dhembesh.
    Po te mos ishte financuesi kryesor i terrorizmit "islamik", ndoshta nuk do te ishte trajtuar me kaq rreptesi... Uroj qe te mos ndodhe kurre, se dhuna i merr shkallet si orteku dhe viktimat qe nuk kujtohen prej kerrkujt jane ata te pafajshmit... presim...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Europes nuk i mbeti gje per te bere pasi Irani nuk e pranoi Planin Europian (Nese ka njeri dije per te te na sqaroje pak se Irani i cilesoi kushtet e EU qesharake dhe te papranueshme).
    A do te kete nje lufte te re ne zone? Nuk e di. SHBA besoj se nuk eshte gati per nje lufte tjeter, kur asgje nuk eshte qartesuar ne Irak Dhe besoj se nuk eshte kjo zgjidhja.
    Te shohim nese do te bej diēka diplomacia e Rice qe ka vendosur te beje histori. (Shkrimi i fundit i TIME ishte interesant)
    Nga ana tjeter duhet theksuar se Irani mbeshtet ose te pakten mund te themi nuk kundershtohet hapur nga Rusia dhe Kina, dy anetaret e perhershme te KS. Keto dy shtete jane kundra saksioneve ndaj Iranit jo vetem per te dale kunder SHBA-Eu por Rusia po fiton nga ndertimi i centraleve berthamore, ndersa Kina shqetesohet edhe per tregun e naftes, nje pjese te mire te se ciles e merr nga Irani.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Irani dhe Korea Veriut mund te jet frontieri i ri i luftrave mbas Irakut ne qoftese kto lloje qeveria qendrojn kunder bisedimeve dhe dorezimin e armve. Mbas stabilizimit te Irakut qe do mari pak kohe gjith syt dhe mediat e botes do te jen mbi Iran dhe ket her Amerika dhe bota do te ken arsye te regullt per pushtim pasi Irani ka ose se shpejti do ket arm nukleare.

  6. #26
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sui-Generis! NPT nuk pengon pasjen dhe zhvillimin e teknologjise berthamore per qelime civile pra Irani ligjerisht ka plotesisht te drejte te kete dhe te zhvilloje kete teknologji. Ata e pezulluan pasurimin e Uraniumit thjesht si nje shenje besimi ndaj treshes europiane dhe jo se e kerkonte kete ndonje konvente!
    Sigurisht qe ata e quajne oferten europiane hipokrite dhe poshteruese se ajo i kerkon Iranit te heqe dore nga pasja e teknologjise se pasurimit (e drejte e Iranit dhe e cdo kombi qe ka firmosur NPT) ne shkembim te blerjes (e theksoj blerjes) se karburanteve nga Europa (qe nuk eshte se ka shume shtylle kurrizore te perballoje Daj Samin) nderkohe qe Irani vete ka minierat e tij te pasura me Uran!
    Nderkohe kush e garanton Iranin se kompanite europiane do te bashkepunojne me te kur nderkohe Jankite vene sanksione mbi cdo kompani europiane e me gjere qe bashkepunon me Iranin?
    Pra nje zyrtar i larte Iranian tha me te drejte se Europa kerkon qe te "shesim argjendarine e shtepise ne shkembim te karameleve".
    Roli i Kines eshte me i qarte se ai i Rusise (kesaj te fundit do ti interesonte asfiksimi energjitik i europes dhe renja e saj nen nevojen e naftes ruse). Kina te vetmin partner te sigurte per energjine per momentin ka Rusine po interesi i saj kombetar e do qe ti diversifikoje pikat e ushqimit me energji (oksigjen)!
    Rusia eshte ne je pozite me te veshtire se nga nje ane mund te nxjerre gershtenjat (shtimin e peshes se saj gjeostrategjike sipas linjave energjitike ne Europe) me duart e Jankive po dhe i intereson nje Iran i fuqishem dhe i pavarur (te pakten jo i varur ashtu si Afganistani e Iraku) ne Jug te territorit te vet! Shto ketu dhe bashkepunimin ne sektorin berthamor dhe skenari komplikohet.......
    Nderkohe fitorjet e demokracise ne Irak e Afganistan nuk eshte se jane edhe aq te "ckelqyera"........
    Imagjinoni sikur Irani per raprezalje te nderhyje ne keto dy shtete kufitare.....
    Nje gjeneral kanadez para nje jave deklaroi se duhet te behemi gati te qendrojne 20 vjet ne Afganistan........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga antares
    ........
    Imagjinoni sikur Irani per raprezalje te nderhyje ne keto dy shtete kufitare.....
    Nje gjeneral kanadez para nje jave deklaroi se duhet te behemi gati te qendrojne 20 vjet ne Afganistan........
    A je ne vete apo te vrasin corapet o kompentent.
    Ku ka b.... Irani te beje raprezalje aty more. Hajde,hajde sa shpejt harruat se cfare e gjeti Sadamin nga eksperimenti i Kuvajtit. E pra ky Sadam nuk binte me poshte se Irani, se beri 10 vjet lufte me te.

    Irani po ben disa pislliqe qe i ka per zanat si financim terrorizmit, kontrabande eksplozivesh ne Irak, si dhe agjenture ne komunitetet shia, por nuk i ka marre koka ere te beje "raprezalje" as edhe nje mize nuk mund te trembe ne Afganistan apo Irak.

    Megjithate me kete pasurimin e uraniumit e ka tepruar zullumin dhe do te shofim si do shkojne punet. Irani ka rezerva energjie per me shume se 200 vjet dhe me kosto shume me te lire se atomi. Pra eshte shume i dyshimte ne qellimet e tij.
    Une mendoj se USA do ti lere vend diplomacise deri sa te stabilizohet Iraku e Afganistani, mandej si tek berberi "Hajde... rradha.."
    Megjithese nuk i dihet a do prese aq shume Izraeli qe ja rrafshoi per 15 minuta industrine nukleare Sadamit, se per sherr Irani na ka vene nje nen interesant ne kushtetuten e vet, ku angazhohet ne zhdukjen e shtetit hebre.

    Ma merr mendja i vetmi shtet ne bote qe ka ne kushtetute objektiv zhdukjen e nje shteti tjeter me te cilin nuk ka asnje konflikt as kufi shteteror.

  8. #28
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Labeat! Une nuk thashe qe Irani do ti bente keto gjera ashtu kot pa paralajmerim..... Kjo eshte nje mundesi qe ata gjeneralet amerikane me 4 e 5 yje e kane aprashtruar vete ne rastin e nje sulmi Amerikan apo Cifut kunder Iranit sovran!
    Nje fjale e urte thote "dy duar per nje koke"!
    Irani vertet ka rezerva nafte dhe gazi po i ka rene lapsit dhe i intereson me mire tja shese naften e gazin kines, Indise, Pakistanit (dhe Europes nese kjo e fundit sillet mire me nje minimum dinjiteti) dhe ti plotesoje nevojat (pjeserisht sigurisht) e veta me energji atomike (uran ka me shumice)!
    Pastaj kush te ka vene ty apo padronet e tu Cifuto-Janki te gjykoni se si duhet ta nxjerre energjine nje shtet apo nje shtet tjeter!
    Lexo pak histori dhe do shohesh qe ata qe donin ta benin Iranin me centrale atomike ishin po ata qe vune Sadamin ne pushtet apo Binin ne Afganistan!
    Ah po, atehere sundonte Shahu me Savakun dhe Izraeli e merrte naften aforfe........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #29
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Njerez sinqerisht Irani gjenden gjeografikisht keq. Termete te tmerrshme. Ne toka ka 4 layers primare. Zona midis mantelit dhe crust qe quhet Mohorovic Discontinuity eshte zona ku dy pllajat euroaziatike te tokes takohen. Duke pompuar nafte Irani ku do veje Irani? Krijon boshllek nentoke.

    Kohet e fundit kam arritur mendimin se Irani duhet te kete nje program paqesor nuklear per energjine.


    Россия Длиной В реальном маштабе времени

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Sui-Generis! NPT nuk pengon pasjen dhe zhvillimin e teknologjise berthamore per qelime civile pra Irani ligjerisht ka plotesisht te drejte te kete dhe te zhvilloje kete teknologji. Ata e pezulluan pasurimin e Uraniumit thjesht si nje shenje besimi ndaj treshes europiane dhe jo se e kerkonte kete ndonje konvente!
    Faleminderit per sqarimet, antares.

    E dija qe NPT nuk pengon teknologjine berthamore civile por besoj se Irani ka si qellim edhe ndertimin e armeve berthamore.

    Gjithashtu jam dhe ne dijeni te politikave dyfytyreshe qe ndiqen.
    Izraeli eshte ēeshtje me vete, s'ia vlen te diskutohet fare, as deklaron as pyetet.
    Marreveshja veē ndalimit te pajisjes me arme berthamore ta atyre shteteve qe nuk kane, perfshin dhe ēarmatimin e vendeve qe kane arme berthamore. As SHBA (per Comprehensive Test Ban Treaty qe nuk kaloi ne Senat ndokush qe i ndjek zhvillimet ne SHBA nga afer mund te na sqaroje me mire) as Rusia nuk e kane bere kete gje, perkundrazi para ca kohe Rusia deklaroi (mbase ishte dhe bllof) se kishin prodhuar nje arme te re.

    Sa u shkeputem nga tema! Si perhere.

    Jam dakort qe Rusise i intereson qe Irani te mos jete ne duart e SHBA, i pavarur mjaftueshem por jo me teper, se as Rusia vete nuk do ta deshironte nje shtet me teper me arme Berthamore prane vetes se kohet ndryshojne. Aleatet e sotem jane armiqte e djeshem ose te neserm.
    Po te kemi parasysh gjendjen e konomike, per Rusine, Irani dhe Kina jane tregje me potencial per armet e saj te vjetra per te, por jo per keto dy shtete.
    Rusia do te jete kundra forcimit te metejshem te pozicionit te SHBA ne zone, ashtu si edhe Kina (po diskutohet ne teme tjeter).

    A mundet Rusia te realizoje synimet e saj, dhe ē'rol i mbetet Iranit ne kete loje?
    Pres pergjigjet e anetareve te tjere. Pershendetje!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Shqipėria dhe Maqedonia ftojnė Gazprom tė investojė nė Ballkan
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 07:51
  2. Vetoja e Rusisė – lėvizje shumė e rrezikshme, thotė Server
    Nga no name nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-04-2007, 14:04
  3. Pavaresia e Kosoves nuk varet nga Veto-ja e RusisĖ, Por Nga Amerika!
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2006, 00:03
  4. Rusia i shpall "lufte" dollarit
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 14:28
  5. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •