Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 126
  1. #101
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Dita ne pergjigjen tende ka mungese respekti dhe revolte (bolshevike) kjo se nderon nje konservator, aq me teper nje vajze.

    Kosovaret vijne ne shqiperi (jo vetem per pushime) per te njejtat aresye qe vijme ne ne ket forum. Gjithashtu maredheniet me fqinjet (jo vetem jugosllavine) jane te domosdoshme, mbylljen enveriste e provuam, ajo s'dha rezultate te favorshme, per me teper jeni ju konservatoret- djathtiste emigrante, haha!, qe ishit per hapjen e shqiperise drejt perendimit. Apo ty te duken shqiptaret me perendimore se serbet.

  2. #102
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    E na trego se pse vijme ne ne Forum ornament?

    Sinqerisht,

    Star.

  3. #103
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ornament,

    mund ta ndjesh si mungese respekti menyren me te cilen jam shprehur une vetem nese dhe ti kur me je drejtuar je shprehur ne te njejten menyre.

    i madhi Lasgush thoshte dikur per njerin nga poetet e realizmit socialist: buri e partise.

    ashtu ngjan edhe ti ornament....vazhdo me sukses detyren qe te kane caktuar....provokim dhe acarim


    edhe per mua vlen pyetja qe ka bere edhe StarCraft: Pse vijme ne ne forum?

  4. #104
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Dita, me "mungese respekti", une quaj "platforme politike", ose 'buri e partise' siē e ka thene Lasgushi dhe qe TI s'ke kuptu gje.
    Ti Drita nuk te intereson tema, sepse ti i ke zgjidhjet e gatshme per te, (nuk kuptoj ēfare pret per ta zgjidh sa me pare) Gjerave ti ja u di kuptimin e zgjidhjen, je ti qe vepron me "platforme" e "etiketime" partie, jo une. Kete une quaj mungese respekti, jo ndaj meje (une s'te llogaris as TY, as Kerkend, keshtu mos ki frike se nuk me fyen), por ndaj temes dhe LLOGJIKES SE DISKUTIMIT.

    Une Dita di kete, qe S'DI ASGJE (prandaj une marr pjese ne forum, per ti dhene nje kuptim gjerave, ne menyre qe te gjithe te avancojme, mesojme) ndersa TI, S'DI ASGJE (po si une), por KUJTON s'e di. Ketu eshte ndryshimi midis nesh. Dija jote, jane preferencat e tua, paragjykimet e tua, partishmeria qe duket sheshit, patriotizmi qesharak, mesimet dhe zgjidhjet e partise, ti je BURIA E PARTISE.

    Pse je ti BURI ? Sepse ti z'gjykon, s'lexon, s'shpjegon, s'pyet, Ti veē shpalos opinione, jep zgjidhje, etiketon njerez, copy/paste artikuj pa fund, etj, etj. A s'eshte kjo nje platforme politike.

    Ti je per BASHKIMIN, e kosoves me shqiperine, po une s'pashe PSE? A na sjedh lumturine, pasurine, e te mira te tjera ky bashkim ti s'the gje.
    Ti je per mos pasjen e marredhenieve me Jugosllavine, prap une s'pash Pse? aresyet per kete. Pyetjeve specifike qe une te bera, ti s'u pergjigjesh, as shembuj konkret s'jep kurre. Ti nuk llogjikon vete, sepse partia jote, klani yt mendon per ty, ti veē zbaton, shtron, copjon, TI MILITON! A kupton Dita cili nga ne eshte BURI.

    Tani pyetja qe ju te dy shtroni, ka kohe qe ja kam ba vetes, ajo lidhet me psikollogjine e njeriut, tonen, te tereve. Duke qene sot i lodh, s'po e ēoj me gjate, po s'do te rri pa u pergjigj.

    ps, <TY> (e perdorur ne shkrim) nenkupton nje MENTALITET, jo PERSON.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Etika

    Duke marre shkas nga postime te fundit ia kushtova kete post Etikes.

    Ornament. E ke gabim kur mendon se po sulmon "mentalitetin" pa cenuar "personin". Etika duhet ruajtur ne cdo rast. Mentaliteti eshte pjese perberese e personit dhe personi eshte bartes i mentalitetit. Me mire thuaji tjetrit hundederr se sa rrugac. Per te ruajtur Etiken ne diskutim nuk eshte lehte.

    Cili eshte burimi i kundershtimeve. Eshte vete bota e tille. Nga njera ane secili do qe te jete autentik ne mendimet e veta dhe nga ana tjeter deshiron qe te jete pergjithesues.

    Me ndihmen e etikes behet e mundur qe te ruash autenticitetin tend dhe te pergjithesosh gjithashtu.

    Le te kthehem tek ceshtja.

    Dita mbron pikepamjen se "shqiptar" dhe "kosovar" jane e njejta gje.

    Kjo per faktin se Dita vete nuk sheh dallim.

    Por kjo nuk do te thote se keshtu eshte per te gjithe.

    Edhe une jam me mendimin se ka dallim.

    Cilat jane sipas meje.

    Ato qe arrij te shoh une jane se shqiptaret dhe kosovaret kane jetuar ekonomikisht, politikisht, dhe ana kulturore me teper te ndare se sa te bashkuar.

    Kjo menyre e te jetuarit ka krijuar edhe identitetin e vecante si te shqiptareve ashtu edhe kosovareve.

    Vete kosovaret kerkojne te vetqeverisen dhe jo t'i bashkangjiten shqiperise.

    Ata kane partite e tyre, institucionet e tyre etj etj.

    Dhe mardheniet me shqiperine do te vendosen mbi baze te ketyre perfaqesive.

    Se si do te jete ecuria e mardhenieve ne te ardhmen do e tregoje koha.

    Integrimi ne Europe do tu krijoje shqiptareve dhe kosovareve mundesi qe te rrisin kontaktet dhe te integrohen edhe nga pikepamja kombetare si nje komb i vetem se bashku me shqipfoles te tjere ne Mal te Zi, Maqedoni dhe Greqi.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    KOSOVA & SHQIPERIA

    Nje ceshtje teper madhore dhe qe percakton per mendimin tim se sa te zotet dhe largepames jane shqiptaret.
    Nuk jam ne gjendje qe te jap direktiva dhe ide se si do te shkoje kjo pune por jame ne gjendje qe te diskutoj bashke me juve mendimin tim,duke pasur parasyshe qe te respektoj te gjitha mendimet e antareve.
    Koptohet qe ka shqiptare qe mendi#ojne se kosovaret jene ndryshe nga shqiptaret po mire :
    Kush jane shqiptaret ?
    A mud te behet kombi shqiptare nga shqipfolesit ?
    Te gjithe ato shqipfoles qe si gjuhe te nenes kane shqipen jane shqiptare.
    Kush i thote bukes buke dhe ujit uje eshte shqiptare.
    Une dua qe te shpreh mendimin tim se duhet te mendojeme se para se gjithash jemi qenie njerezore qe kemi specifika te vecanta per sa i perket potencialit njerezore,nivelit te ndergjegjes,logjikes,kultures.
    Cdo indivite eshte nje bote ne vete dhe vepron si e tille deri kur te nderroje jete,ka dhe shume gjera por per te bere te qaret idene mjaftojene.
    Pra ne nje fare menure ne jemi krejtesishte te drushem nga njeri tjetri por kur nje kosovar dhe nje shqiptare shqipnie jane bashke dhe i krahason me nje angles ose gjerman ato jane shume te ngjajshem ne shume gjera.
    Jane zakonet,kultura dhe gjaku qe na bashkon me shume se cdo gje tjeter ne shqiptaret kudo qe jemi ne bote.
    Per mua SHQIPTARET jane njelloj kudo qe jetojne ne Shqiperi ,Cameri, Kosove ,Mali i Zi,Turqi e kudo qe ka shqiptare.
    Kam qejfe qe kur diskutojme per shqiptare e kam fjalen per ato qe e quajne veten shqiptare se njoh njerez ketu ku po banoj perkohesishte qe e deklarojne vete qe nuk jemi shqiptare dhe ai njeri qe ben nje deglarate te tille sigurishte qe nuk eshte shqiptare.
    Ne duhet qe te respektojme nje gje qe gjithe shqipatret nuk mund te jene ne nje mendje ne nje shkalle te laret ndergjegjeje dhe kulture dhe arsimimi,keshtu eq te gjitha keto kane efektet negative dhe pozitive.
    Duke i pare gjerat ne prespektive shqiptaret jen futur punes per nje bashkim mabareshqiptare qe do te vije vetem me pune shkollim dhe respekti per njeri tjetrin.
    Faleminderit per mirekuptimin.
    Rrofshin e qofshin shqiptaret kudo ku jane e punojne.

  7. #107
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ornament,

    Ky eshte pikerisht toni me te cilin prita reagimin tend, as me shume e as me pak. Me shume se sa c'te thashe nuk ben. Lasgushi ka folur edhe per mua.
    Dija ornament eshte dicka qe perftohet gjithe jeten dhe une nuk jam nga ata njerezit qe shet mend di, se nuk ma lejon as mosha ta bej ate gafe, por une shpreh ate qe mendoj dhe ate qe ndiej.

    Nese vazhdon me ofendime, nga ky diskutim do te largoj te gjithe postimet qe permbajne fyerje personale. PO ta le ne dore vazhdimin e debatit.


    Baobabi, ke te drejte ne dicka, une mendoj se gjenetikisht populli ne te dy anet e kufirit ka te njejten prejardhje, jemi shqiptare, kemi gjuhen dhe zakonet karakteristike qe na bejne te kuptojme te shkuaren e perbashket historike. Fakti qe ne kemi qene te ndare se paku qe prej vitit 1912 ka bere qe dy pjeset e kombit tone te kene kaluar ne faza te ndryshme te zhvillimit politik, ekonomik e kulturor. Synimi sllav e ka kerkuar kolonizimin e jetes shqiptare ne Kosove, shnderrimin e gjuhes dhe zvetenimin e vlerave kulturore shqiptare.

    Dhe kjo ka bere qe ne fillim te shekullit te ri ne te shohim se ndryshojme prej tyre, por perseri te dyja palet jemi shqiptare. Ne fillim te shekullit 20 Kosova ishte shqiptare, dhe qe prj atehere megjithe perpjekjet serbe popullsia shqiptare vetem se eshte shtuar dhe shumefishuar. Pra ne fund te shek. 20 e fillimin e shek 21, kjo popullsi eshte perseri shqiptare, po aq sa c'ishte ne vitin 1912.

    Tek tema shume e diskutuar gjate ketij viti ne forumin shqiptar: Si vjen bashkimi kombetar, kam dhene mendimin tim ne lidhje me identitetin kosovar.

    Baobab, pergjigja jote neutrale me shtyu qe te kaloj ketu mendimin tim.

    Je i lutur ta komentosh ate. (Mund ta gjesh dhe ne kete link, postimi 11):

    http://www.forumishqiptar.com/showth...p?threadid=241




    Per bashkimin! Postimi #11

    Eshte hapur edhe nje teme tjeter mbi Identitetin Kosovar.

    Ka shkruar edhe Albo tek tema qe kam hapur une mbi Ceshtjen shqiptare ne Kosove.



    E kam vrare mendjen keto dite nese dhe si do te mund te pergjigjesha nese me pyesnin nese ekziston identiteti kosovar.


    Nese do te pyeteshin shqiptaret ne Kosove, besoj se do te shfaqeshin dy prirje:

    1.qe jemi shqiptare dhe si rrjedhim duke u perkufizuar si te tille do te jemi dakord me idene e bashkimit me Shqiperine

    2. qe jemi kosovare, pra duke nenkuptuar ne menyre te tille nje deshire per t'u paraqitur si te vecante nga shqiptaret.


    Duhet te kemi parasysh se te dy keto prirje jane reale, dhe me besoni e dyta ka marre nje ngjitje duke u nisur qe prej vitit 1999.

    Cilet jane faktoret qe kane shtyre ne kete drejtim?
    Une mendoj si me poshte:


    - Krimet qe kryen banditet shqiptare me urdher dhe me porosi nga SHIK-u i Shqiperise neper shtepite e kosovareve

    - rrembimet qe iu bene vajzave shqiptare ne Kosove dhe dergimi i tyre per te plotesuar tregun prostitucionit ne perendim

    - rrembimet e personave, futja e elementeve te mafies nga Shqiperia me qellim te percaktuar - pervec perfshirjes se tregut te Kosoves edhe perkeqesimit te figures se shqiptareve te Shqiperise ne Kosove. Per perkeqesimin e figures se shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi ishin kujdesur per vite me radhe organet e Sigurimit te Shtetit qe e vazhdonte veprimtarine e vet ne bashkepunim dhe per llogari te UDB-se. Fatmiresisht kjo pershtypje ka ardhur duke u permiresuar qe prej 1999.

    - Destabiliteti i jashtezakonshem politik ne Shqiperi, mungesa e theksuar e rendit dhe e forces se shtetit mbi popullsine.
    Tmerret ne politiken shqiptare, metodat e eliminimit fizik qe fatkeqesisht jane perhapur gjeresisht dhe ne Kosove dhe qe kane cuar ne shuarjen e zerit te disa intelektualeve atdhetare e demokrate qe kane dhene shume per Kosoven.
    Frika se Kosova mund te bjere ne duart e banditeve dhe greko- e serbofileve qe drejtojne Shqiperine.


    Pra te jemi te ndergjegjshem se figura jone si shqiptare Shqiperie pavaresisht mirenjohjes se jashtezakonshme qe ushqejne shqiptaret e Kosoves per ne, eshte e rrezikuar.

    Duhet te luftojme qe kjo te mos ndodhe me tej. Perndryshe eshte ne rrezik dhe qellimi yne i madh, ai i bashkimit real (qe vjen me pare se ai formal).



    Ne analizen e mesiperme u mundova te marr vendin e nje shqiptare Kosove dhe te paraqes gjendjen aty.


    Nese do te shikoja me nje sy te paanshem, sic do te bente nje evropian(e) (qe besoj se ka syte me te ftohte ne kete bote!) do te shikoja se keto levizje ne qendrimin e dy pjeseve te popullsise shqiptare ne te dy anet e kufirit jane dicka reale. Nese do te beja pjese ne ate pjese dashamirese qe ka ndihmuar ne clirimin e Kosoves, do ta thoja fjalen time: Kini kujdes o shqiptare! Beni me shume per njeri-tjetrin!
    Per kete do te thoja se i duhet ditur shume per nder veprimtarise se Michael Steiner, shefit te ri te misionit te UNO-s ne Kosove. Puna e tij deri tani ka ndikur ne reduktimin e percarjes ne mes te faktorit shqiptar, ne permiresimin e rendit dhe venien nen kontroll te krimit.


    Nese do te beja pjese ne palen dashakeqe qe ne te gjithe koherat ka punuar kundra ceshtjes shqiptare, do te rrija e heshtur, nuk do te thoja asgje, do ta lejoja madje veprimtarine dhe perhapjen e mafies shqiptare ne Kosove, sepse do ta shikoja si nje potencial te madh per te minuar perpjekjet madhore per Bashkimin Shqiptar.



    Kosovar ka sjelle shembullin e ndarjes se Cekise e Sllovakise.



    Une do te sillja shembullin e ndarjes se faktorit gjerman ne disa shtete ne Evrope.

    Ne fund te Luftes se Pare Boterore u bene perpjekje ne Austri me grupe te ndryshme nacionaliste per te bere bashkimin me Gjermanine. Nderkohe qe kjo, permes traktave te paqes ne te cilet u vendos dhe krijimi i shtetit Austriak pas renies se perandorise dhe ndarjes nga Hungaria, ishte nje mase e ndaluar.


    Dhe kjo deshire per bashkim vinte edhe pse Austria dhe Gjermania prej shekujsh kishin pasur nje rrjedhe krejt tjeter ne histori.


    Shembull tjeter.
    Ai i tirolezeve jugore (apo Südtiroler) qe sot ndodhen nen Italine. Edhe fati i tyre u percaktua me perfundimin e Luftes se Pare Boterore. Austria me pas deri ne shpalljen e Republikes se Dyte ne vitin 1955 nuk pati mundesine te kujdesohej sic duhej per fatin e austriakeve qe mbeten nen Itali. Nje mashtrim i metejshem erdhi gjate kohes se nazizmit dhe bashkepunimit te nje pjese te mire te ketij faktori tirolez me strukturat naziste. Mendohej se do te arrihej bashkimi i madh me Gjermanine dhe Austrine, nderkohe qe Hitleri i kishte rregulluar me pare punet me Duce-n dhe e kishte varrosur ceshtjen tiroleze njehere e pergjithmone. Tirolezet rane viktime e besimit te tyre tek vellezerit me te medhenj dhe luftuan me se koti ne frontet e shumta ne lindje te Evropes, perfshi edhe Rusine.
    Austria me pas, pas Luftes se Dyte Boterore beri shume per te permirusuar statusin e tirolezeve ne Itali. Per njefare kohe ka pasur dhe nje si lloj ngrirje dhe nje acarim ne marredheniet me shtetin italian. Meqe nderrimi i kufijve ishte i pamundur, u arrit me e mundshmja, nje province autonome brenda territorit italian. Me kete tirolezet mbeten te kenaqur, per arsye se ata kerkesa madhore qe ishte mbuluar nga zhgenjimi i shpresave ne vite, nuk qendronte me ne plan te pare. Ata kishin arritur dhe kishin lejuar integrimin brenda Italise.

    Nese sot pyet nje tirolez jugor se cfare e ndien veten se je: nje Austriak apo nje Italian, pergjigja do te ishte: Une jam Tirolez Jugor. Pra ata e kane krijuar identitetin e tyre dhe sot perfaqesohen ne parlamentin evropian me deputete te vet.

    Bashkepunimin me Austrine e kane te madh - partite vendase si te majtat ashtu edhe te djathtat bashkepunojne me simotrat e tyre ne Austri- megjithate ata flasin se nuk jane austriake.




    Pra duhet vrare mendja mire kur flasim per bashkim.


    Se pari duhet te sheshojme ndasite dhe secili prej nesh te mundohet te krijoje dhe te zgjeroje rrethin e miqve dhe te njohurve me pjestare te popullit tone ne anen tjeter te kufirit.

    Projekti me arsimin do te ishte shume i mire. Une ate ne postimin tim te meparshem e kam paraqitur ne planin universitar, por mendoj se duhet te zhvillohet ne te gjitha nivelet e arsimit, ne njehsimin e sistemit arsimor, ne zhvillimin e nje programi te perbashket qe te mundesoje pergatitjen me nivel ne te anet e kufirit qe nga klasa e pare fillore deri ne programe pasuniversitare.



    Mendimet e tjera qe ka sjelle Kosovar jane me shume vlere dhe ndoshta sic propozon dhe Antoni do te na duhet t'i diskutojme vec e vec sesa qendrojne.



    Por edhe nese bashkimit i dalin pengesa, kjo eshte dicka qe nuk duhet te na tute perpara dickaje akoma me te rendesishme, qe eshte PAVARESIMI i KOSOVES.

    Ajo qe ka frike Evropa duket se eshte forcimi i faktorit shqiptar dhe fqinjet tane paraqesin si gogol mundesine e bashkimit ne nje shtet te vetem. Dhe me kete ne goje mundohen te pengojne pavaresimin e Kosoves.

    Ka shume mundesi sipas mendimit tim qe nese vjen dita ne te cilen do te diskutohet vertet ne nje tryeze nderkombetare per Kosoven e Pavarur te vihet si kusht qe Kosova dhe Shqiperis te mos bashkohen dhe per kete te firmosin perfaqesues te shtetit shqiptar dhe perfaqesues te Kosoves.

    Nese kjo ndodh, atehere perseri mos tutemi. Qellimi paresor eshte largimi perfundimtar i Kosoves nga juridiksioni serb, apo gjithcka tjeter qe ka mbetur nga lidhja me ish-Jugosllavine (qe tanime as si term nuk ekziston).

    Qellimi paresor eshte dhe duhet te mbetet ky. Kosova si shtet i pavarur do t'i kete me pas mundesite e hapura dhe Shqiperia do ta kete deren e hapur per te.


    Une e kam thene edhe ne postimin tim te meparshem, bashkimi formal eshte i veshtire, por per bashkimin real mund te punohet fare mire.
    Per kete bashkim real Kosovar eshte shprehur shume qarte.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    zvicerr
    Postime
    3
    keni té derjt té mendoni dhe té jepni mendimet tuja lidhur me kété,por KOSOVA ishte dhe do té jet si Kosové(as me shqiprin e as me serbin apo federaten SNZ)do té jemi té pavarur dhe sovran,té hapur pér té gjithé fqinjet tan ,krse lidhur me shqiprin do té bashkohemi vetem me kultur,arsime,shkec,turizem kurse politikish do té jemi shumé lagé.Ne Kosovaret jemi dhe dot é mbesim sa do paké"si na quani ju veté"" "shkrdhatkosovare" term ky qé éshté shumé i popullarizuar tash te ju né Shqipri pér fat té keq.e them kété nga perjetimi. sepse kam shumé miq né shqipri. ju pérshndes kudo qé jeni
    jam né degjimin ténd

  9. #109
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Se shpejti Evropa behet NJŹ.
    Ashtu qe nuk do te eksistojne me ajo forme ,komb-shtet ne te ardhmen. Ashtu qe nuk do te kete kufinje ne mes Kosoves-Shqiperise dhe trojeve tjera etnike.
    Ja sot psh Austria me Gjermanine. Aty e kalon "kufinjet" 100 here ne dite pa ditur se i ke kaluar. Ate qe Hitleri se beri me lufte e bene vet europjanet. Pa marr parsyshe statusin final te Kosoves, trojet shqiptare do te behen NJE.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar"


    Shkruan:

    Fadil SHYTI

    VIZIONI REAKSIONAR I NJĖ ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST

    Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar", lexuesi aty do tė gjejė "zbulime epokale", qė jo rrallė i ka lexuar e dėgjuar nga elaboratet famėkeqe tė kishės dhe tė shkencės historike serbomadhe, nė raport me kombin shqiptar.

    Vet titulli i librit paralajmėron qė "analisti i famshėm", paska marrė mundimin qė prej njė kombi shqiptar siē ekziston nė shekuj, t“i bėjė dy kombe, por siē e shkruan edhe vet pa dorashka, kėtė do ta arrijė me ndihmėn e pushtuesve, sigurisht dje tė okupatorėve serbo-malazezė e maqedon, ndėrsa sot me pushtimin e Kosovės nga ushtritė e NATO-s.

    Nga kjo objektivė "vizionare" analisti po del hapur me qėndrimin se robėria paska qenė fatlume pėr shqiptarėt, sepse si burim i saj tani i kemi mundėsitė qė nga njė komb sa ishim, tani tė bėhemi dy, ose "nė dhashtė Zoti e me na prirė fati"- qė kjo robėri tė zgjatet mė tej, shikuar nga kjo optikė "shkencore", ne do t“mundemi tė bėhemi tri e mė shumė kombe, kuptohet pėr aq sa jemi tė copėtuar nga shtetet fqinje tė Ballkanit, po aq kombe do tė krijojmė!!!

    Ide tragjikomike e vizionarit reaksionar rugovist, apo jo?!...

    Autori i kėtij libri, qė s“ka redaktor as lektor, vetėm tregon vendin e botimit dhe vitin; Mitrovicė, 2004.

    Nė librin "Drejt Kombit Kosovar" - siē thotė autori, " kam pėrmbledhur nė rend gadi kronologjik disa analiza dhe komentet e mia politike tė botuara nė shtypin shqiptar e tė huaj nė periudhėn Maj 1999- Korrik 2004,

    analizat dhe komentet politike shprehin shqetėsimet e mia pėr rrjedhat politike nė Kosovė dhe pėrpjekėjet e mia pėr tė kontribuar drejt njė vizioni kombėtar, libri u kushtohet njerėzve tė vizionit dhe tė sakrificės, veprat e tė cilėve pėrbėjnė themelet e Kombit Kosovar".

    Secili ka tė drejtė t“i shprehė pikėpamjet e veta mbi tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen e kombit tonė, por nė emėr tė kėsaj lirie demokratike, sot po bėhen shkelje flagrante jo vetėm mbi tė gjallėt por edhe mbi dėshmorėt e kombit tonė.

    Dėshmorėt tanė nuk ranė si vizionarė tė Kombit Kosovar, ata ranė si vizionarė tė Kombit Shqiptar.

    Asnjėherė, nė historinė e kombit tonė, ne nuk i kemi ndarė heronjtė nė heronjė kosovarė e nė heronjė vlonjatė, nė heronjė dibranė apo nė heronjė ulqinakė, por i kemi pėrfshirė me njė emėr madhor, ata/ato ishin heronjė e heroina tė Shqipėrisė Etnike, ishin dėshmorė tė lirisė kombėtare.

    Jam i bindur qė pėr kėtė ndarje, dėshmorėt do ta mallkonin autorin dhe prijatarėt e tij "vizionarė" tė kombeve tė reja nėn ombrellėn e robėrive...

    "Kosova ē“ka qenė, ē“ ėshtė e ē“do tė bėhet dhe si do tė bėhet"

    (Editorial nė "Kohėn Ditore", 26 shtator, 1999.

    F. 2:

    "Nė qoftė se synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė Kosova tė jetė shtet i Pavarur, atėhere kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb.

    Kushtet ekzistuese pas okupimit tė saj nga ushtritė e NATO-s, janė ideale pėr kėtė. Vetėm se duhet ditur tė shfrytėzohen"- shkruan N. Spahiu.

    Unė, do t“i thosha "analistit ndėrkombėtar", a nuk po tė lejon verbėsia e "politikės sė hollė", ta shiqosh se shqiptarėt e Kosovės, prej kohėsh i kanė plotėsuar karakteristikat e formėsimit si komb, por jo tė njė kombi tė veēant i "shpikur" nga elaboratet reaksionare, por njė komb me tė gjitha atributet shqiptare.

    Komb- I, 1 m.sh -E, -ET. 1. Bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazėt tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psiqik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės.

    Kombi shqiptar, E drejta e kombeve pėr vetėvendosje, Baballarėt e kombit. vjet. deputetėt reaksionarė nė parlamentin e rregjimit zogollian.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, f.852

    Kombėtar,-E mb.1. Qė ka tė bėjė me kombin, qė i pėrket kombit, i kombit qė ka tė bėjė me kombėsinė, i kombėsisė. Pavarsia kombėtare, Zgjimi (ēlirimi) kombėtar. Ēėshtja kombėtare, Festė kombėtare, Flamuri kombėtar.

    2. Qė shpreh veqoritė e njė kombi qė karakterizon pjestarėt e njė kombi, qė ėshtė krijuar nga pjestarėt e njė kombi. Kultura kombėtare, Gjuha kombėtare, Arti kombėtar, Valle (veshje) kombėtare, Vetėdija kombėtare, Veqori (tipare) kombėtare.

    Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, Prishtinė, 1981, f.853

    Ndėrsa, siē shkruan sociologu dhe juristi ynė Rexhep Ahmeti, i cili bukur gjatė ėshtė marrė me ēėshtje tė kombit tonė, Ay konstaton:

    1. "Kombi ėshtė grup i madh njerėzish me karakteristika tė pėrbashkėta si janė prejardhja (gjenetika), historia, gjuha, zhvillimi ekonomik, psikologjia, kultura, territori, organizimi "etj.

    2. "Kombi ėshtė populli nė shkallėn mė tė lartė tė zhvilimit ekonomik, social, shtetroro-juridik, kulturor" etj.

    Pastaj, del me qėndrimin e tij programatik, i bazuar nga pėrvoja jetėsore individuale dhe kolektive se:

    3. "Siē po e tregon pėrvoja, parakusht pėr zhvillimin normal tė kombit qenka edhe organizimi adekuat shtetėror i tij, ashtu siē dėshiron tė vendosė ai vetė pėr jetėn dhe fatin e tij".

    4. "Kur tė piqet kombi e realizon organizimin, vetėveten". (R. A.)

    Nga kėto sqarime modeste qė i parashtrova, lexuesit e nderuar le tė logjikojnė dhe tė konstatojnė drejt se a jemi ne shqiptarėt e Kosovės me karakteristika tė tjera, kombėtare siē dėshiruan e do tė dėshironin tė na paraqesin armiqtė tanė shekullorė dhe vazalėt e tyre tė hapur e tė maskuar prapa tezave tė tyre "kombėtare"?!

    Po, Kosova mund tė bėhet shtet edhe pa ndryshimin e kėtyre karakteristikave, qė e pėrbėjnė Identitetin e saj shqiptar, tipare kombėtare qė i barti nė shekuj, pa pėrēudnimet gjuhėsore, tradicionale, kulturore, vetėdijėsimore etj.

    Autori, mė tej shkruan:

    F.131; "Kombi ėshtė projekt politik. Projekti i rilindasve shqiptarė ėshtė realizuar vetėm pjesėrisht. Pavarsia e Kosovės e pėrkohėshme apo e pėrjetėshme, ėshtė shmangie nga ky projekt".

    Nga kėto teza mund tė konstatoj:

    E sqarova mė lartė, duke iu referuar fjalorit tonė shkencor dhe sociologut e juristit tonė tė nderuar, se ē“ėshtė Kombi.

    Por, nėse nga aspekti teoriko-politik, autori i referohet vizionit tė rilindasėve, tė cilėt luftuan pėr njė Shqipėri Etnike nė Ballkan, sipas tė drejtės natyrore, ashtu siē Zoti na krijoi, kėtu ka tė drejtė; sepse nuk ėshtė i kėnaqshėm as i drejtė krijimi i Republikave shqiptare nė Ballkan, kjo dihet nga tė gjithė se vėrtetė ėshtė njė tėrheqje nga presionet e faktorėve tė jashtėm; nga diplomacia ndėrkombėtare, nga ata qė tė parėt e tyre e krijuan dhe tani e konsiderojnė si tė pazgjidhur Ēėshtjen Shqiptare, pra ėshtė njė devijim ( me kompromise politike) nga projekti madhorė kombėtar.

    ...Dhe, pikėrisht pėr kėtė po na hakmirret ēdo ditė e nė ēdo orė, historia!

    Shikuar, nga ky prizėm historiko-politik, ( nėse s“po kemi mundėsi tani pėr tani tė bėjmė ndryshe) a nuk do tė ishte mė mirė qė tani tė pėrkrahet Unioni Shqipėri-Kosovė, kur politika shqiptare edhe me fajin e vet, momentalisht s“po ka mundėsi qė ta ēojė pėrpara deri nė fund, parimin e vetėvendosjes deri nė shkėputje nga shtetet e huaja.

    Shqipėria londineze, ėshtė shteti amė, pėrse tė mos bėjmė atė qė do tė ishte mė e mundshme pėrkohėsisht, Unionin, e kjo do tė ēonte drejt Ribashkimit territorial tė kombit; populli ynė thotė: "prej borgjlisė tė keq, merre bishtin e sopatės".

    Edhe kombi gjerman e "gėzoi" njė okupim gjysmėshekullor nga fuqitė e huaja, por tek ai komb me histori dhe me kulturė tė madhe, nuk doli asnjė analist i hollė politik e tė kėrkoj "krijime kombesh" tė reja gjermane.

    Pėrkundrazi, nė Kushtetutėn e parė gjermane, tė vitit 1949 shkruan:


    Kushtetuta e Bonit 1949 Preambel (prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti pėr ruajtjen e tėrėsisė sė vetė kombėtare dhe shtetėrore dhe si pjestar i barabartė nė njė Europė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern nė saje te dhunės ligjvėnėse me qellim qė jetės shteterore pėr njė kohėkapercyell t`i jipet njė rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) kėtė kushtetutė tė Republikes Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe pėr ata gjermanė, bashkėndikimi i tė cilėve ishte ndrydhur. Prej gjithe popullit gjerman kėrkohet nė njė vetėvendimmarrje (vetevendosje) tė lirė tė pėrfundojė bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanise. * Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripėrpunuar nga Dr. Friedrich Klein, Vėllimi i Parė, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39. Dr. Dr. Miahel Saks vė nė dukje se vetėm pas 03.10.1990 u bė i nevojshėm njė ndryshim i kėsaj prijesfjale, shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996. Ndėrsa verzionin i ri tė kėsaj prijesfjale nė kushtetutėn e tashme gjermane po e dhėmė kėtu me poshtė. Preambel (Prijfjala) * I vetedijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti si pjestar i barabartė nė njė Europė te bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė saje tė dhunės ligjvėnėse ka dhėnė (qitur) kėtė kushtetutė. Gjermanėt nė krahinat: Baden, Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen-Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen nė njė vetėvendimmarrje te lirė kanė pėrfunduar bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. Kėshtu qė kjo kushtetutė vlen pėr gjithe popullin gjerman. *Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.

    Politikanėt shqiptarė, do tė duhej tė mėsonin nga kjo kushtetutė, do tė duhej ta respektonin kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, e pse jo edhe nė kushtetutėn e ardhshme tė Republikės sė Kosovės, kjo duhet tė sanksionohet dhe tė zbatohet, nėse kjo objektivė historike arrihet me sukses, pra nėse Kosovės do t“i njihet Pavarsia, nga shtetet e botės.

    Jo, okupimi i gjatė shekullor, kurrsesi nuk i jep tė drejtė autorit, N. Spahiu dhe prijatarėve tė tij, qė tani tė pėrfitojnė politkisht nga kjo fatkeqėsi gjithėkombėtare, e tė dalin me "teza historike", pėr krijimin e kombeve tė reja brenda kombit shqiptar.

    Kėta, siē po shihet, po fitojnė poste tė larta "pushtetore" dhe ēmime ndėrkombėtare, "Saharov", ėndėrrojnė pastaj edhe pėr ēmimin "Nobel" pėr paqe, nga tė huajt, por mos tė harrojnė se dėme tė pallogaritshme po i shkaktojnė Kombit Shqiptar.

    Prandaj, tė mos harrojnė se pėr kėtė, do t“i dėnoj historia!

    Nisur nga kjo ide madhore e rilindasve do t“jua pėrkujtoja "analistėve kosomopolitikė", vargjet poetike tė dy atdhetarėve tė mėdhenj rilindas; Ndre Mjedjes dhe tė Luigj Guarkuqit.


    Qoftė mallkue, kush qet ngatėrrime,

    Te kėta vllazėn shoq me shoq,

    Kush i ndanė me gjuhė e shkrime,

    Ēka natyra vet i pėrpoq!...

    (Ndre Mjedja).

    ...Dhe mė tej, atdhetari, "vigani liberator" siē do ta quante Noli, do tė shkruante:

    Kur e humb gjuhėn njė popull shqim mbaron,

    Nė njėmijė ēeta ka me u shpėrnda,

    Gjuha njerėzit i bashkon,

    I lidhė si vėllau me vėlla!...

    (Luigj Gurakuqi).


    I mllefosur nga rrethanat e reja qė u krijuan nė Kosovė, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, apartēiku rugovist, nuk harron pa i akuzuar padrejtėsisht, udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj lufte, Thaqin dhe Haradinajn.

    Ky trumbeton, kinse janė Thaqi dhe Haradinaj ata qė e ndryshuan Flamurin tonė kombėtar!!!

    Kjo miopi politike s“ka aspak bazė tė vėrtetė.

    Po, a nuk e di i tėrė opinioni kombėtar dhe ndėrkombėtar se Ibroja, tėrėsisht pa mbėshtetje ligjore, prej vitesh po e mbanė nė rezidencėn e tij presidenciale, njė tjetėr flamur, do tė thosha njė flamur krahinorist, flamur qė se ka mbėshtetjen as tė Parlamentit as tė Qeverisė sė Kosovės, sepse atė flamur nuk e ka votuar, asnjėra palė.

    Pėr kėtė shkelje ligjore, sikur Kosova tė kishte kushtetutė e tė zbatoheshin ligjet, presidenti teknokrat do tė duhej tė nxirrej para gjyqit.

    Unė, do t“i pyesja lexuesit e nderuar; kur i ka parė dikush nga shqiptarėt apo ndėrkombėtarėt, liderėt e partive tė dala nga lufta ēlirimtare, tė jenė paraqitur me kėtė flamur apo me ndonjė flamur tjetėr, pa qoftė edhe partiak, nga zyret e tyre apo nė vende publike ( pėrveq me rastin e zgjedhjeve) hera tjera jo, kurrėn e kurrės?!

    Kėta burra tė mėdhenjė tė kombit e nderuan dhe i dolėn zot Flamurit Kombėtar qė sot e pėrfaqėson shtetin shqiptar.

    Kush po luan me fatet e kėtij populli, kush janė pėrēarėsit e vėrtetė tė tij, tani po shihet si nė dritėn e diellit...

    Mjerisht, qė edhe ti z. Spahiu, ke hyrė prej kohėsh nė kėtė valle tė rrezikshme e cila ēon nė pėrēarje tė thellė kombėtare, sipas motos politike berishjane, kinse jugu e urren veriun dhe anasjelltas, por lufta ēlirimtare e Kosovės me Vise tė robėruara tregoi se kėto ishin vetėm "gjepura politike", por fatkeqėsisht kombi ynė nga ato sllogane partiake, nuk kaloi pa pasoja...

    Po i rikėthehem citimit nga libri ,"Drejt Kombit Kosovar"

    F.2:

    "Sado qė pjesa e popullit (etnisė) shqiptare qė mbeti jashtė kufijėve tė shtetit shqiptar tė vitit 1913 u pėrpoq ta injoroj si fakt lėnien jashtė kufirit shtetėror gjatė kėsaj kohe dhe ta kuptoj tė qenėt jashtė kufijve si okupim tė pėrkohshėm, zgjatja e madhe e kėsaj "pėrkohėsie", bėri tė krijoheshin themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Siē vlerėsova edhe mė lartė, do tė shtoja se:

    Nė teorinė politike tė pulicistit dhe "ekspertit pėr ēėshtje ballkanike", tė z. Nexhmedin Spahiut, okupimi dhe pėrshtatja ndaj tij krijojnė kombe tė reja!

    Rasti i Kosovės, sipas tij nuk paska nevojė fare tė hiqet okupimi, pasi qė ai po bėka "qė tė krijohen themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".

    Sipas kėsaj teorie reaksionare, shqiptarėt paskan bėrė gabime historike, me pėrpjekėjet dhe luftėrat e tyre qė prej vitit 1913 e deri mė 2004, se kanė luftuar pėr ēlirim e Ribashkim kombėtar!

    Paska qenė dashur ta shfrytėzonin (shqiptarėt) kushtin ideal pėr formimin e kombeve tė reja-okupimin dhe ja mbaroi puna e kombit!...

    Ironi e teorisė alla nexhmedinspahiane, apo jo?!

    Por, ja qė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Viseve tė tjera tė robėruara nuk e dėgjuan "analistin ndėrkombėtar" dhe dirigjuesit e tij pacifisto-rugovistė, por i bėnė tri luftėra ēlirimtare nėn emblemat famėmėdha tė UĒK-sė, UĒK-re dhe UĒPMB-sė, tė cilat u betuan pėr Ribashkimin e trojeve shqiptare, ndėrsa, z. N. Spahiu, edhe pas kėtyre luftėrave po teorizon se themelet e robėrisė-okupimit, duhet shfrytėzuar pėr formimin e Kombit tė ri Kosovar!

    A nuk e kishte dalur dikur para kėtyre luftėrave edhe Serbia me kėtė ide, me parullat: "Albanci" e "Shiptari", kur aludonte se tė tjerė janė "Albancat", shqiptarėt e Shqipėrisė londineze dhe tė tjerė janė "Shiptart", shqiptarėt e Kosovės.

    S“ka dyshim se pėr ringjalljen e kėsaj ideje dhe tė tjera teorive tė saj antishqiptare Serbia, mesiguri njė ditė, z. N. Spahiun, do ta shpėrblejė me titullin "shiptar i ndershėm"!...

    F. 5:

    Ēėshtje tė strategjisė!!!

    E para:

    " Nėse synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė qė Kosova tė jetė njė shtet i pavarur, atėherė kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb. Kushtet ekzistuese nė Kosovė pas okupimit tė saj nga ana e ushtrive tė NATO-s, janė idele pėr kėtė. Vetėm se duhet tė shfrytėzohen".

    F. 6:

    " E dyta, klasa e mesme e shoqėrisė... Forcimi i kėsaj klase do tė thotė forcim i kombit kosovar dhe pėrkrahje e interesave strategjike tė Kosovės".

    Kėtu, z. Spahiu mund tė ketė kuptuar intelektualėt mikroborgjezė klasėn e vet dhe tė Ibro "trimit", qė aq shumė po lufton pėr identitetin kosovar, apo mė saktė pėr pėrēarjen e kombit shqiptar, e tė cilėve si duket "analisti ndėrkombėtar", ua kushton edhe librin, kuptohet tek parathėnja e vet autorit pėr librin e tij "tė famshėm".

    F. 129:

    "Cilin standard tė shqipes do ta mbrojė ligji kosovar?

    Krijimi i standardit kosovar tė shqipes do tė ishte ndoshta mė praktik nė kėtė drejtim .

    Nė fakt ky do t“mund tė ishte standardi themelor pėr Pavarsinė e Kosovės.

    Druaj, qė nė pritje tė njė standardi gjuhėsor tė pėrbashkėt nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, do tė zė rrėnjė akoma mė thellė anarkia gjuhėsore e bashkė me tė edhe anarkitė e tjera nė shoqėrinė shqiptare".

    Nga kjo mund tė konkludojmė qė sa frikė e paska ky pinjollė politk i pacifistėve, hapin madhor tė njėsimit tė gjuhės shqipe, vepėr kjo madhore e formuluar shkencėrisht, ēyshė nė Kongresin e Drejtshkimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, (1972), kjo kėrkohet tė pasurohet mė tej, por jo me "ndarje gjuhe kosovare" por me bashkim tė gjuhės shqiptare, sipas parimit "njėsim gjuhe, bashkim kombi"!

    Kėshtu, s“ka rrezik fare pėr kurrfarė anarkie gjuhėsore, pėrkundrazi!

    Profesor, Isa Bajēincės, i lumtė pėr inisiativėn e tij , qė standardi gjuhėsor tė mbrohet me ligj.

    E, kjo nuk do tė thotė qė ligji do ta mbrojė pikėrisht standardin gjuhėsor qė e parashikon "analisti gjuhėsor".

    Uroj, qė kurdoherė dhe nė ēdo rrethanė tė mbrohet standardi gjuhėsor qė shpie nga uniteti gjithėkombėtar e jo standardet politike gjuhėsore, qė shpiejnė drejt pėrēarjeve dhe pėrēudnimit tė gjuhės sonė tė bukur shqipe.


    Pėr t“i sqaruar lexuesit pėr prapėsitė e kėtij "analisti", pėr pėrpjekėjet e tij pėr tė hedhur mjegullnaja rreth krijimit tė kombit kosovar, do t“ju referohem ca tė dhėnave tė thukta tė politikologut atdhetar, Ukshin Hoti, i cili midis tjerash shkruante:

    ...historikisht, qė nga vetėdijėsimi politik nacional pėr shkak tė pozitės gjeopolitike - nė dyert e Otrantit, shqiptarėt ishin ndodhur midis synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: tė sllavėve qė e synonin Persinė si treg dhe Adriatikun si rrugė dhe italo-gjermanėve qė dikur e synonin tė njėjtėn gjė dhe tė njėjtėn rrugė.

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės, Shkup, 22 Dhjetor, 1991, "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", f.158).

    Heret datojnė fatkeqėsitė tona tė ndarjes sė territoreve shqiptare, ndėrsa tani disa po e hedhin vallen sė prapthi pėr ndarje tė kombit...

    Pastaj, mendimtari ynė i madh, Ukshin Hoti, vijon:

    "Shqiptarėt nė kohėn moderne, nė thelb kishin mbetur tė ndarė pėr shkak tė konfrontimit tė interesave strategjike tė kėtyre dy grupacioneve tė mėdha dhe perspektiva e bashkimit tė tyre qėndronte te zėvendėsimi gradual i botėkuptimeve tė tilla gjeopolitike me botėkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisė nė mbėshtetje tė pėrsosjes sė resurseve tė brendshme dhe tė avancimeve teknologjike qė do t“i zhvlerėsonin botėkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer tė territoreve tė huaja dhe tė pikave strategjike".

    (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės), Po aty.

    Kėtu janė rrėnjėt famėkėqia por me kėto ide madhore mund tė gjenden shtegdaljet e ndritura nė perspektivėn historike, e jo tek akuzat e ndėrsjella brenda shqiptare, tek pėrēarjet lokaliste e krahinoriste, madje tek pėrpjekėja e disa mjeranėve politikė qė ta thellojnė mė tej ndarjen kombėtare, kur dihet qė nga kjo pėrfitojnė vetėm armiqtė.

    Krejt ndryshe do tė ketė vizione nė librin e tij N. Spahiu, kur thotė:

    "Kosova duhet tė bėhet e Pavarur nga Serbia dhe nga Shqipėria".

    Me konstatime tė tilla jo rrallė paraqitej edhe Ibroja, kur deklaronte:

    "Kosova duhet tė jetė e hapur si ndaj Serbisė ashtu edhe ndaj Shqipėrisė".

    Pastaj, me rastin e zgjedhjeve nė Kosovė, pa menduar gjatė deklaron:

    "Ne, i kemi zgjedhjet nacionale, shpresojmė do tė kalojnė mirė" etj, etj.

    Jo, nuk mund tė quhen zgjedhje nacionale, zgjedhjet kur mbahen nė Kosovė, sepse nė kėto zgjedhje nuk pėrfshihen tė gjitha territoret shqiptare, pra nuk pėrfshihet tėrė kombi shqiptar.

    Derisa, dihet shkencėrisht qė fjala nacional,-e mb, shih kombėtar- E Ēėshtja nacionale, Problemi nacional. Lėvizja nacionale. "Fjalori i Gjuhės Shqipe", Prishtinė, 1981, f. 1195.

    Paralelizma tė tilla antikombėtare, mund tė bėjnė veē maniakėt e verbuar tė politikės ditore, me "vizione tė larta"...

    Ndėrsa, i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, do tė konstatonte:

    ...Prandaj, Republika e Kosovės nė njėrėn anė, pastaj statusi i pėrmendur i bartėsit tė shtetėsisė sė shqiptarėve tė sanksionuar me Kushtetutė nė Maqedoni si dhe tė drejtat e shqiptarėve tė garantuara nė Republikėn e Malit tė Zi, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative nė Evropė do tė duhej t“i krijonin kushtet e nevojshme pėr bashkimin e popullit shqiptar, veēse jo pėr inatin e tė tjerėve por pėr hir tė vetėvetes dhe tė interesave tė pėrbashkėta.

    Njė gjė e tillė presupozon harmonizimin e politikės sė faktorėve tė interesuar politikė dhe urojmė qė kjo tė shpejtohet.

    ( Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės) Po aty, f. 160.

    Kėshtu, shkruante me optikėn largpamėse atdhetari demokrat, Ay i cili doli me moton e qėndresės: "bėje ose vdis", Ay i cili u hodh pa rezerva pėr ta realizuar vėrtetė Ribashkimin territorial tė kombit.

    Ndėrsa, pėr katrahurat e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė Etnike, Ukshin Hoti do tė shkruante:

    " Sindromi sadist dhe kompleksi i Prishtinės ishin nus-produkt tė presionit tė jashtėm por edhe i vlimeve brenda faktorit politik shqiptar".

    Vallė a nuk mund tė konstatojmė me tė drejtė qė edhe sot s“ kanė pushuar sė qeni kėto presione; kur tani nė Kosovė, po shfaqet si hijenė faktori "brahimist", gjegjėsisht i ngjajshėm me atė tė pashallėkut tė Durrėsit.

    Derisa, pashai i toptanėve po dekorohej me grada, nga Serbia dhe Evropa plakė, a nuk ndodhi kjo edhe me "pashain" nihilist Ibron.
    A nuk flasin pėr kėtė shumė dėshmi, shumė privilegje qė ia krijoi Serbia, (madje edhe gjatė luftės) kėtij "politikani", mallkuesi mė i mjerė i luftės ēlirimtare, nėn ombrellėn e pacifizmit, kuptohet nė bashkėpunim me ca vende tė Evropės; tė Italisė, Francės etj?!

    Ideatori i vlerave tė mėdha, Ukshin Hoti, mė tej do tė konstatonte:

    "Shqiptarėt me fjalė tė tjera pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeostrategjike nė dyert e Otrantit vazhdimisht ndodhesshin nėn presionin e synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: sllavėve dhe italo-gjermanėve qė e synonin Persinė (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugė".

    ( Mė 5 Nėntor, 1992 nė Prishtinė organizuar nga forumi i Intelektualėve Shqiptarė u mbajt njė tryezė e rrumbullakėt, kushtuar ēėshtjes shqiptare,

    Ukshin Hoti, doli me qėndrimin e tij nė artikullin "Politikėn e drejtojnė interesat e jo emocionet), Po aty, f.164.

    Nga tė gjitha kėto sa u theksuan, le tė shpresojmė se lexuesit e nderuar do ta kuptojnė kėthjelltėsisht se pėrpjekėjet e kota tė "politikanėve modernistė" nuk janė aspak shpikje tė tyre tė reja, ato janė pėrpjekėje tė nxitura nga qarqe tė huaja qė tė fusin pyka brenda trupit shqiptar, sepse njė fjalė urtė jona popullore thoė: "Lisi (Shqipėria), mė sė miri ēahet me pykėn e vet"!...

    Uroj, qė kėto pyka tė jenė tė dobėta, tė kalbura nga tė reshurat e stuhive historike qė kurrė s“ju pėrballuan, apo tė mykura nga qėndrimi i tyre brenda bodrumeve dhe barakave tė instaluara enkas nga tė huajt pėr tė pėrhapur tymnaja nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė popullit tonė, drejt konsolidimit tė tij si komb i lirė dhe i Ribashkuar, e pėr kėtė janė pėrpjekur atdhetarėt e mėdhenjė tė tė gjitha periudhave tė historisė, qė nga koha e Rilindjes kombėtare e deri nė ditėt tona.

    Uroj, qė kjo ide madhore tė bėhet realitet; sa mė parė aq mė mirė, pėr tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm qė janė tė interesuar pėr stabilizimin e kėsaj pike neorologjike nė rajonin e Ballkanit, Shqipėrisė Etnike.

    Suedi, 05.01.2005



    Na duhet Ribashkimi kombetar ashtu sic e arriten gjermanet e jo ndarja e Shqiperise Etnike ne kombe te reja si kosovare, tetovare, ulqinake. dibrane, ēamriote, pra per aq sa jane teritoret tona te pushtuara nga te huajt aq kombe te shpikim ne. Kjo eshte verberi politike apo jo?
    Ēka mendoni ju te nderuar lexues?
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •