Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 126
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    I nderuar Arian,

    Nqs termat nuk paskan ndonje rendesi politike atehere per c'arsye cirren Serbet duke pretenduar se Kosova ju perket atyre? Kjo vjen pikerisht per faktin se emri Kosove per ta eshte shume i rendesishem "politikisht" pasi meqe eshte emer qe i eshte dhene krahines nga ata atehere ata pretendojne se duhet tu perkasi atyre.

    E gjithe politika e Serbise mbi Kosoven bazohet thjesht ne terminologji me ane te se ciles ata ka kohe qe po mundohen ti mbushin mendjen botes se eshte e tyrja, e ti me thu shiko realitetin. Cilin realitet ?? Ate qe Kosova me emrin qe ka, "Ligjerisht" (sipas serbve dhe nderkombetarve) i takon Serbise. Ky eshte realiteti djalosh prandaj zgjohu dhe thirri mendjes sa s'eshte vone.

    Sic i thone; te rrime shtrembet dhe te flasim drejte. Ti dhe te tjeret duhet te vendosni a preferoni te thirreni Dardane, emer qe ua kane lene te paret apo Kosovare, emer qe e keni "dhurate" nga Serbet.

    Pershendetje

    P.S. Meqe terminologjia sic e the vete nuk ka rendesi atehere shume lehte mund ta ndryshoni ne nje terminologji qe i perket me te vertete shqiptarve si pasardhes te Ilirve. Sic u mesuan te paret tuaj me emertimet Kosove dhe Kosovar do te mesoheni dhe ju e femijet tuaj me emertimet e reja. Une per vete nuk shoh ndonje veshtersi. Madje nje emertim i ri do tu jepte me teper ndihme drejt pavarsise si nje shtete me baza te reja duke filluar nga me elementarja qe eshte emertimi i shtetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 07-09-2002 mė 10:42
    Live and let live!

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    I Nderuari Armando:

    Une epata fjalen per nje tranzicion politik. Jam i mendimit, dhe besoj se shumica e politikaneve ne Kosove, jane te njejtit mendim se perdorimi i termit "kosovar" eshte nje gje pozitive per arritjen e nje vete-administrimi. PSe? Pasi qe e gjithe bota na njeh me kete emer, dhe pasi qe ne nuk kemi fuqi dhe potencial politik e as fizik qe te nderrojme emrin, pasi qe nuk jemi ende shtet Sovran, perdorimi i ketij termi nuk eshte dicka negative.

    Jam i mendimit se pasi te fitojme nje shkalle te vete-amdinistrimit, atehere emri mund te nderrohet prej Kosove ne ate Dardani. Ose pak para shpalljes se Pavaresise, ne ate moment historik, emri do te nederrohet ne ate Republika e dardanise.

    Perdorimi i emrit Kosovar politikisht nuk na lidh me Serbine. NE menyre historike dhe mitologjike ndoshta.

    Ne ketu po grindemi per nje term qe thash edhe me heret ka evtem rendesi filozofike e jo politike. Politikisht vetem na ndihmon, pra eshte katalizator per arritjen e Pavaresise. Kur te shpallim Pavaresine, atehere do ta shpallim sikur Republika E dardanise.

    Pershendetje
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  3. #83
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Burra ma ngadale more, tash me trembet!, une ju kosnideroj te gjithve si atdhetare te forte, pse pra kapituloni kaq shpejt?, ne nuk kemi per te fale ASGJE, me se paku emerin e kosoves.

    Cdo gjuhetare bie ne kok te shpines kur ndegjon shpjegimet serbe mbi emertimin e rajonit, i cili sipas tyre po na mbankan emrin e shpendit, e nje shpendi qe eshte shtepiak ne tere euroazine, ne siperfaqen tokesore me te madhe mbi rruzullin.

    Vet sufiksi "OV" tregon prjardhjen JOSLLAVE.

    Flm
    albanish by nature

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Nuh Musa,

    Shpresojme qe te jete ashtu sic thua ti. Megjithate ne librat e fundit te historise mbi konfliktin gjithmone permendet se Kosovo e ka prejardhjen nga fjala serbe Kos, qe e perkthejne "sorre" a "mellenje" (backbird) dicka e tille, qe megjithese mund te mos jete shumica e perendimit tashme e konsiderojne serbe nga propaganda e madhe qe iu be edhe ne medjat me te fuqishme. Edhe sikur ta provojme qe nuk eshte me prejardhje serbe, demi tashme eshte shkaktuar.


    Arjan,

    Ti mendon se identiteti Kosovar qe po fillon te kristalizohet eshte ne te miren e Kosoves dhe mendon se kjo do ti shtyje nderkombtaret qe ti japin pamvarsine asaj. Por ti harron qe europa eshte nje dhelper e vjeter qe lojra te tilla sidomos me kombin shqiptar dhe fatet e tij nuk i luan per here te pare. Nqs do te kishin ndermend ti jepnin pavarsine Kosoves kjo duhet te ishte bere e qarte shume shpejt pas luftes dhe kapitullimit te Serbise. Si e mundur Serbia nuk ishte ne gjendje te vinte kushte, perkundrazi asaj mund ti imponoheshin kushte. Duket qarte se arsye dhe justifikime te tilla te nderkombetareve si: "nuk jane kushtet e duhura", "eshte akoma shpejt per te diskutuar" etj nuk jane gje tjeter vecse pretekste per mos dhenien e pamvarsise Kosoves. Kjo perforcohet nga presioni qe ushtroi BE-ja ndaj malit te Zi per te qendruar ne konfederate me Serbine, qe eshte nje paralajmerim se Kosoven mund ta prese nje fat i tille. Nje skenar i vjeter i Konferences se Ambasadorve ne Londer, por qe i eshte pershtatur se sotmes me nje skenar modern te lustruar nga buzqeshje miqesore(me falsitet me te dukshem se eurot e fotokopjuara), prapaskena shume me te rafinuara, dhe "fjale te mira dhe guret ne traste" sic i thote populli. Hipokrizia arriti kulmin me ndryshimin e sistemit ne Serbi, nga Miloshevici ne regjimin gjoja demokratik te Koshtunices nje nacionalist edhe me i madh se i pari. Me ka habitur fakti se sa shpejt u kthye Serbia nga armik ne mik i perendimit, vend ku e mbajne frymen te gjithe diplomatet perendimore para se te shkojne ne Kosove. Keto po duken sinjale "inkurajuese" per pavarsine.

    Nga ana tjeter nderkombtaret duke pare dhe lemshin e ngaterruar dhe paaftesine totale per nje qeverisje demokratike te ne shqiptarve te Shqiperise qe nga fitimi i pavarsise ne 1912, kane krijuar pershtypjen se shqiptaret nuk jane te zotet te qeverisin veten. Prandaj dhe ne Kosove kane lene UNMIK-un si "babysiter".

    Nga ana tjeter me ngjarjet e 11 shtatorit te kaluar, kush nga keta nderkombtare do te preferonte krijimin e nje shteti te ri me shumice te popullsise te fese muslimane, madje edhe me te madhe se Shqiperia qe ekziston per mese nje shekull. Mendo mire per kete. Vere veten ne poziten e tyre dhe me thuaj nese ti do ta lejoje dicka te tille po ta kishe ne dore si president i SHBA-se, i Frances (qe per me teper eshte mike e sllaveve) i Rusise(moter e tyre), kancelar i Gjermanise, kryeminister i Italise, Greqise, etj. Mos kujto se meqe hiqen demokrate dhe tolerante ne shtyp keto gjera nuk ndikojne ne vendimet qe marrin keta persona dhe kabinetet e tyre.
    Live and let live!

  5. #85
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrmbrm!

    Armand, ne menyre banale mund edhe ne te arsyetojm emrin me prejardhje shqiptare, si psh. kosova eshte vend relativ i rrafsh me shume fusha te pershtatshme per blegtori, keshtu qe produkti i qumshtit "KOSI", ja dha emrin vendit, pasiqe KOSOVARET jane mare me tregtine e KOSIT, te produktit qe kane patur me sasi te medhaja, dhe keshtu shqiptaret e rrethanes kane emeruar territorin me kete emer, pasiqe ne KOSOVE eshte prodhuar KOS.

    Mos harro, ne kemi bile DY fjale "KOS"!!!

    Si te duket ky shpjegim, qesharakt apo?, dhe me qesharak eshte te emerosh nje vend sipas nje shpendi qe jeton ne masen me te madhe tokesore mbi ruzull.

    Problemi qendron aty, se ketyre studimeve serbe (nese mund punime me prapashtese politike ti quajm keshtu) askush nuk ju eshte kundershtuar, edhe ne perendim neper media shkruhet fjala "KOSOVO", e jo "KOSOVA", pasiqe kosoven deri para disa vitesh e kane prezentuar serbet ne perendim, sipas deshirave te tyre. Po te mos ish deri ne "pafundesi" absurde, neve ndoshta perendimi do te na konsideronte si ARDHACAK nga kaukazi, dhe bile ka disa FIGURA qe po u besojn pallavrave panslaviste.

    Neve duhet te na jete e qarte se serbet jane ARMIKU jone, pervec marredhenieve ndershtetnore, qe jane te pashmangshme, me ata nuk ka as ne minimum ndonje interes te perbashket.

    Dėmi Armand?, cili dėm?, cdogje eshte relative, deri para disa shekujve mendohej se bota eshte pjate.

    Dhe, se franca e ne pergjithesi europa (pa gjermanine, qe i konsideroj si NEUTRAL) nuk ka **** dhe ftyre ti ndihmoj shqiptaretr (nga friga prej rusise) eshte e qarte, por aktualisht pyetet amerika, dhe ketu qendrojn punet pak me ndryshe. Edhe pamvaresia edhe bashkimi kombetare jane me probleme te kohes, e jo te mundesise!

    Sa per aftesine e shqiptareve te drejtojn nje shtet, duket se nuk ka nevoje ti japim prova botes, edhe pse komuniste, shqiperia ka qene shembullore ne ligen ku ka luajtur, dhe shkeputja prej miqeve tjere komunist tregon edhe vullnetin dhe kembenguljen per tu perballuar problemeve dhe per te ndjekur ruge tjera.

    Natyrisht se nje shqiperi e copetuar (sic ish RSH pas lufterave), dhe nje shqiperi pas komunizmit, nuk mund te jene ne maksimum perfekte, si?, kur nuk eshte trupi i plote. Shqiperise cdohere i kane munguar disa gjymtira te trupit, pra nuk eshte cudi te mos jete rezulltati i pershtatshem. Per kete eshte bashkimi kombetare nje nder prioritetet qe ka populli jone, qe trupit ti ngjiten gjymtirat, dhe te funksionoje ne maksimum, atehere do te bisedojm perseri.

    Per ardhmerine tone eshte i pashmangshem bashkimi kombetare, njeriu eshte nje figure e cuditshme, mund te behet engjull, ne momentin tjeter djall, edhe ne jemi njerez, nder me tolerantet ne bote, POR, nese e kerkon nevoja, duhet patjeter te rrezohena ne nivelin e tjereve. Askush nuk na fale asgje, ska leshim!, darvini cfare ka konstantuar?, LUFTE PER EKZISTENCE, dhe Kur'ani keshillon, "njeriu mund te bjere edhe nen nivelin e kafsheve", pra, akcionet e armiqeve tane te perballohen cdohere me reakcione te pershtatshme, as NJE millimeter me te dobet. Dhe armiqet tane jane sllavet, asnjehere skan qene me te forte se ne, dhe asnjehere nuk do te jene, diferenca qendron tek shoket e aleatet qe kemi zgjedhur. Natyrisht vet sen arrijm asgje, por me nje shok e aleat te pershtatshem, cdo gje mund te arrihet.

    Le te jene armet berthamore nje shembull objektiv i kesaj qe shkrova. Ne japoni mbaroj lufta me DY bomba, menjehere u spiakten shkenctaret e shume shteteve per te prodhuar arme te njejta, PSE?, te formohet barazpesha, kjo le te jete cdohere caku jone, BARAZPESHA mes armiqeve, vec atehere ka liri relative, perndryshe do te shkilesh e copetohesh, sic ka ndodhur me popullin tone, shume here e kam thene, STAGNACIONI i nje populli do te thote VDEKJE te tij.

    Cka mendoni, kush mund te jene aleatet tane per te siguruar nje ardhmeri pozitive?

    Flm
    albanish by nature

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Armand:

    Si studjues i Shkencave politike dhe i Ligjit Nderkombetare, une mendimin tim per ceshtjen Kombetare dhe perkatesisht per arsyet e tuaja te lartepermendura e kam dhene me heret neper forumet e tjera. Nuk dua zqe te shkruaj prape. Jam dakord i mendimit tend lidhur me padrejtesine e Evropes ndaj Kosovareve dhe Shqiptareve, perfshire ketu Kongresine Berlinit, Konferencen e Londres etj. Mirepo, mos e krahaso ate kohe me kohen ne te cilen po gjendemi Sot. E din se media nukka qene edhe e zhvilluar ne ate dite. OKB, dhe ligji nderkombetare i shtypur ne Karten e OKB nuk ka qene edhe aq i zhvilluar. Rrethanat kane qene te ndryshme te cilat kane rregulluar politiken e asaj kohe. Ekonomia nuk ka qene e kryqezuar..dmth..ekonmia e nje shteti ka efekt ne ekonimine eshtetit tjeter. Kushtet kane ndryshuar, prandaj ai krahasim nuk eshte relevant.

    tash gjendemi ne nje kohe ne te cilen kemi perkrahes dhe aleat---SHBA-ja dhe iniciativa e saj na shpetoj dhe na dha nje protektorat....tash administrohemi nga Ligji Nderkombetare. Per shkaqe shume evidente ata nuk na dhane Pavaresine. Keto shkaqe i din edhe ti dhe shumica e Sjhqiptareve. Nuk jemi te afte te qeverisim, dhe me mire qe nuk qeverisim. Dhe, UNIKU se bashku me NATO-n jane forca te cilat kane hyre me nje qellim--per ta leshuar Kosoven. Statusi i Kosoves s'eshte qare per tu zgjedhur. NEse fillojme me terme nacionaliste dhe me ideja nacionaliste, atehere ky proces do te ngadalsohet signifikisht.

    Termi Kosovar nuk eshte term negativ. Nk kam asgje kunder ketij termi...derisa ta arrijme qellimin. Atehere kur fitojme Pavaresine, do te kemi te drejte ta nderrojme emrin. Tash per tash ky diskutim eshte irelevant..eshte me rendesi filozofike.

    Une te kuptoj krejtesisht, por mendimi im eshte tjeter.

    Pershendetje

    ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  7. #87
    alvi
    i/e ftuar
    Ej, po qe Be i ka kerkuar Serbise, Kroacise dhe Bosnjes t bashkepunojne ekonomikisht para se te pranohen ne BE pasi vetem nuk i plotesojne kushtet. A e kuptoni qe po pergatitet nje Jugosllavi e re, kesaj rradhe me fillime ekonomike?
    Nuk ka rendesi me se c'emer perdoret per Kosoven, (OV eshte mbrapashtese sllave) rendesi ka te jemi te pergatitur dhe ta bejme te pamundur per Evropen te na ndaje perseri si dikur. Njesimi ekonomik, arsimor dhe kulturor i paraprin njesimit de-facto. Kjo nuk duhet te ngelet ne leter ama, por te behet realitet sa me shpejt te jete e mundur, pasi koha po na kanoset me nje rrezik te ri, Jugosllavine e trete.

  8. #88
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    O alvi, a nuk te bie ndermend dicka bre vllau im?, ty thua nje JUGOSLAVI e re, nje JUGO SLLAVI, mos valle jena ne JUGO SLLAV?, ne jemi shqiptare, dhe bota asgje tjeter nuk fiton me detyrimin e shqiptareve ne kuader te JUGO SLLAVEVE pervec se ate qe fitoi ne qindervjeteshine fundit. Ku qendron ketu llogjika e nje akti te tille?, perseritje te historise?, ato varat e kosovareve ende po kullojn GJAK, e europa po mendonka se ne jemi gati te falim dhe te pranojm dicka nga JUGO SLLAVET?. a mund te me tregosh vendin ku do te shfaqet ai film?

    Dhe nje gje, mua me behet qejfi kur me kritikon dikush, dhe jam i hapur per cdo mendim, dhe poashtu jam i mendimit se mundi te mesoj nga secili, por nese ben nje kritike, atehere edhe arsyetoe ate. Toponomet me prapshtesen "OV" jane te koncentruar ne europen juglindore, respektivisht ne shtetet rumani, bullgari, maqedoni. Historikisht dihet se bullgaret jane te sllavizuar, kurse rumanishtja bie ne grupin e gjuheve romane si shqipja. Cka lypin atehere shumica e toponomeve me prapashtesen sllave sic mendon ty ne nje rajon ku "gjuha" nuk perputhet me traditat e popullit?, na paskan ardhe sllavet (qe historikisht kane depertuar nga shekulli 7 dhe 8 se pari here ne keto troje, dhe fillimisht si skllever apo sherbetore (ethymollogjisht rrjedh fjala SKLLAV nga fjala SLLAV)) dhe gjera e pare ka qen te emerojn vendet???, alvi, sllavet me ardhjen ne fuqi te tyre dhe mposhtjen e ish zoterive qe i kane ushqyer po shnderuan emrat e vendbanimeve sipas kuptimit ne origjinal, thjesht i perkthyen, don nje shembull???, ja ku ta jap, BELIGRAD!!!

    Ne gjuhen tone kur duam tja nderojm trajten nje fjale dhe ta shnderojm ne formen e kaluar, duhet tja shtojm sufiksin OV.

    Ky eshte mendimi im perzonal!!!

    Flm
    albanish by nature

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Nuh Musa dhe Ariani,

    I kuptoj drejt mendimet tuaja, por perseri mbetem pak skeptik sidomos nga Eurpa. Mos harroni se megjithese SHBA eshte aleati yne kryesor, zgjedhja e Bushit duke i shtuar dhe ngjarjet e 11 shtatorit te kaluar e kane ndryshuar mjaft vemendjen dhe poziten e SHBA-se ne bote. Administrata e Bushit e ka bere te qarte se problemet Europiane do tua leje Europianve ti zgjidhin vet, dmth kjo perfshin edhe Kosoven. Vemendja po shperqendrohet nga Ballkani ose dhe kur perqendrohet behet per keq(terrorriste islamike, trafik droge, prostitucion, organizime mafjoze etj) dhe kjo e komplikon punen. Te shpresojme se SHBA-ja do te vazhdoje te na konsideroje nje aleat strategjik ne rajon edhe ne te ardhmen sidomos kunder terrorizmit. Vetem kjo ndoshta do te ishte shpresa kryesore per nje Kosove te pavarur.

    Pershendetje
    Live and let live!

  10. #90
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nuh Musa, etimollogjisht eshte SLLAV qe vjen nga SKLLAV dhe jo e kunderta. Sklleverit Roma i njihte perpara njohjes se sllaveve si race. Po ashtu si BULLGAR vjen nga fjala latine VULGAR (D'Angely).
    Mendoj se dhe ketu shqipja mbetet percaktuese. Vete fjala latine SKLLAV vjen nga shqipja S' KA, dmth njeri qe nuk posedon gje, ka veē krahet asgje tjeter.
    Herodoti tregon qe ne kufite e detit zi, ndodheshin SKYTHET, ai i pershkruan ata si nje popull endacak pa banesa fikse gjthmone ne kerkim te ushqimit, pak a shume si indianet e amerikes ne kohen e zbulimit te saj. Ndoshta jane keta te fundit (skithet) qe ndikuan romaket (bizantinet) per emrin ESCLAVE, SLAVE.
    Me ka bere pershtypje se si kosovaret i quajne SERBET qe vjen nga latinja SERVIS (sherbyes); SHKJA.
    Nga kjo rezultoj qe SKYTH = SLAV = SHKJA = SERV = SERB eshte e njejta gje, veē prononsimi ndryshon, dhe e gjitha vjen nga S'KA.
    Dua te permend faktin qe ne Mesopotani me KA quheshin aristokratet, pasaniket, poseduesit, ndersa S'KA duhet te jene te tjeret, pra te zhveshurit nga pasuria.

    Tani per temen do te thoja qe KOSOVO ēfaredo kuptim te ket emri, me ate sot ne bote (ne serbi gjithashtu) nenkuptohen shqiptaret dhe jo serbet.
    Po ti therisni nje Serbit (shkjau) nga prapa kurrizit; o kosovar! jam i sigurt qe ai s'do e ktheje koken. Ate ne fakt asgje se lidh me ket emer, perveē mesimeve te shkolles.

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •