Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    PLANI I "NEGOCIATAVE": MË PAK SE MË 1974 - Shqiptar Oseku

    SHIKONI ÇKA KËRKOJNË NDËRKOMBËTARËT TI JAPIN SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?????



    PLANI I "NEGOCIATAVE": MË PAK SE MË 1974

    marrur nga faqja: www.albaner.net

    Nëse gjer tani ke pasur dyshime rreth mendermethanë “negociatave” me Serbinë, tashti mund ta flesh mendjen – pse ta vrash mendjen kot, kur mund ta dish të vërtetën. Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur ta shti në dorë planin sekret të qeverisë kukull të Unmikistanit për copëtim etnik e cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, i cili – lexo, e mbetu pa mend! – do të jetë platformë e palës shqiptare (!) në mendermethanë “negociatat” me Serbinë.
    Ajo që kemi në dorë është pak më e zezë se që ia ka marrë mendja publikut shqiptar, madje edhe kundërshtarëve më të flaktë të “negociatave”. Në planin sekret parashihet një “reformë” largvajtëse të pushtetit vendor, përfshirë ribërjen e hartës komunale, shpikjen e komunave të reja minoritare, ndërlidhjen e tyre të posaçme, diskriminimin ligjor kundër shumicës shqiptare në të gjitha lëmitë kyçe, si dhe mekanizma të paluajtshëm kushtetutarë për veto absolute të Beogradit ndaj të gjitha vendimeve të ardhshme të Kosovës. Ky rirregullim i Kosovës, komplet konform kërkesave serbe, i ofrohet Serbisë në shkëmbim të pranimit formal të një “pavarësie”, e cila, pra, do t’u jepte shqiptarëve më pak autonomi se kushtetuta jugosllave e vitit 1974!
    “Plaforma për pushtetin lokal në Kosovë” mban datën 15 janar 2006 dhe mban mbishkrimin “Sekret zyrtar. Ai është një dokument 6-faqësh i ndarë në 6 krerë e 36 pika, autenticitetin e të cilit Lëvizja Vetëvendosje! e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura prej shoshoit.
    Që në kreun e parë, atë për caqet e “reformës”, e në mënyrë konsekuente gjer në fund të dokumentit, qeveria kukull e Unmikistanit shkel me të dy këmbët mbi konceptin modern të shoqërisë civile, që i trajton të drejtat dhe obligimet e qytetarëve pavarësisht prej etnicitetit. Në vend të tyre, plani mbështetet pothuajse i tëri mbi konceptin e të drejtave komunitare të etnive. Meqë tërë “reforma” e pushtetit komunal është menduar të bazohet mbi këto ide, e komunat mendohet të kenë mëvetësi largvajtëse, del se identifikimi dhe seleksionimi etnik i qytetarëve do të jetë kriteri kyç për punësim, banim, planifikim urban e shfrytëzim të tokës, arsim, shëndetësi, rregullim të infrastrukturës, lëshim të lejeve për biznese, polici, gjyqësi – me emër, në të gjitha ato 33 lëmi që është menduar t’u lihen në dorë komunave.
    Sa për shembull:
    § 1 pika 1.3 që e ligjëson parimin e kolektivizmit dhe identifikimin e seleksionimin etnik të qytetarëve:
    “Reforma e pushtetit lokal... do ta afirmojë respektin për identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të komuniteteve...”
    § 2 pika 2.2 që e kthen këtë parim në bazë të rregullimit administrativ të Kosovës:
    “Organizimi i ardhshëm territorial i Kosovës vëmendje të veçantë do t’i kushtojë interesave të veçanta të komuniteteve pakicë... Do të krijohet një numër shtesë edhe i komunave shumetnike me shumicë lokale nga pjesëtarë të komuniteteve pakicë.”
    § 3 pika 3.2 që e ligjëson diskriminimin e shumicës shqiptare në fushat kyçe të jetës:
    “Deri në arritjen e një niveli të akorduar [?] të përfaqësimit të minoriteteve, do të vazhdojë zbatimi i afrimeve afirmative dhe diskriminimit pozitiv, që synon punësimin e anëtarëve të komuniteteve të nënpërfaqësuara.”
    § 4 pika 4:1 që e saktëson veton e Beogradit ndaj të gjitha vendimeve të ardhshme të Kosovës:
    “Të gjitha ligjet e lartpërmendura... do të miratohen vetëm duke përfshirë shumicën e Anëtarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë.”
    Vazhdojnë dy pikat e kombinuara, që e saktësojnë pozitën e Kosovës si koloni të Beogradit:
    § 4 pika 2:“Aktet normative komunale që ndikojnë drejtpërdrejt në kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimin, dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve do të jenë subjekt i “klauzolës së interesit vital” që synon parandalimin e mbivotimit të komunitetit pakicë...”
    § 4 pika 4:3:
    “Gjuha serbe dhe alfabeti do të vazhdojë të mbetet një gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës dhe në të gjitha nivelet administrative e gjyqësore.”
    § 5 pika 5:1 që e ligjëson krijimin “etnitetit serb” përbrenda Kosovës:
    “Komunat do të kenë të drejtën tëbashkëpunojnë dhe të krijkojnë partneritet me komunat tjera të Kosovës, që të kryhen detyra të interesit të përbashkët...”
    Pra, “kosovaristët” kërkojnë ano Domini 2006 më pak për Kosovën se sa që ofronte kushtetuta jugosllave e diktatorit Tito nga vitit 1974. Për dallim prej planit të qeveritarëve kukull të Unmikistanit, kushtetuta e vitit 1974 – së paku sy e faqe botës! – e vërente dallimin zhvillimor mes Kosovës dhe viseve tjera të federatës dhe i identifikonte shqiptarët si palë që kërkonte përkrahje. Ajo nuk sajonte komuna të shpifura për hir të pakicës serbe dhe, për më tepër, ia kufizonte ca Beogradit të drejtën e vetos absolute ndaj çdo vendimi në Kosovë. Ç’është më e rëndësishmja, kushtetuta jugosllave e 1974 nuk e sajonte një “entitet serb” përbrenda Kosovës, të afirmuar ligjërisht, e të gatshëm për shkëputje qysh në rastin e parë.
    Ia vlen të shtohet se ky “plan” i marionetave të Unmikistanit, ndonëse abdikon komplet prej parimit qytetar dhe i kthehet atij komunitar etnik, nuk i përmend fare paralelet e natyrshme mes komunitetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Luginën e Preshevës. Në këtë pikë – dhe vetëm në këtë pikë! – vleka si duket parimi i qytetarisë në Kosovë.
    Dikush mund të pyetet, athua pse Unmikistani kryen atentat mbi parimin modern të qytetarisë liberale, për ta promovuar diskursin e vjetëruar komunitar me identifikim e seleksionim etnik të qytetarëve.
    Kur do ta zbardhësh një krim, duhet kërkuar së pari motivin. Kush fiton, e kush humbet, nga zgjidhja e propozuar prej lakejve të Unmikistanit? Respektimi i qytetarisë liberale në këtë kohë e hapësirë i shkon natyrshëm më shumë për shtati ideologjisë demokratike shqiptare, që synon vetëvendosje. Ndërsa zgjidhjet e moçme komunitare i shkojnë natyrshëm për shtati nacionalizmit primitiv serb. Motivi i vetëm i Unmikistanit është pra t’ua garantojë nacionalistëve serbë dominancën mbi kombin shqiptar, duke e vrarë zgjidhjen që herdokur do t’i hapte udhë vetëvendosjes në Kosovë e raporteve të reja të forcës në Siujdhesën Ilirike.
    Sikur proijësit shqiptarë, Rugova i ndjerë, Thaçi, Kosumi, Daci & Co. ta kishin patur mendjekthjelltësinë dhe forcën e vullnetit që e kërkon ky moment historik, një plan kobzi si ky as nuk do të konceptohej, pa lëre më të shkruhej në letër. Me këso mbrojtësish, ç’u duhet shqiptarëve armiku...

  2. #2
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    arian, ti vertet beson kete qe ke postuar ketu??
    shihemi n´gjykate

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Une lexova vetem dy rreshtat e pare dhe kuptova se nuk ka asgje brenda shkrimit ne fjale.

    Grupi i Kontaktit merr vendim per ta njohur Pavarsin e Kosoves, ky trimi del e shkrun pallavra e dollovere qe i kane pa ne enderr komunistat para 30 vjetve.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Une lexova vetem dy rreshtat e pare dhe kuptova se nuk ka asgje brenda shkrimit ne fjale.

    Grupi i Kontaktit merr vendim per ta njohur Pavarsin e Kosoves, ky trimi del e shkrun pallavra e dollovere qe i kane pa ne enderr komunistat para 30 vjetve.
    Ishalla ashtu sic thua ti eshte, ndersa autori i shkrimit qe e postova une eshte gabim.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga deqanas
    arian, ti vertet beson kete qe ke postuar ketu??
    Ishalla nuk eshte asgje e vertete ne kete shkrim!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Ishalla nuk eshte asgje e vertete ne kete shkrim!
    ore, ketu s'ka faje ariani, as aje tjetri, pore politika serbe bazohet ne keto kerkesa qe per neve nuke vijne ne konsiderim fare....!
    Delegacioni yni duhet te shkoje me keto opcione;
    Pamvarsi ose opcioni tjeter nen nje flamur me shqiperine.

  7. #7
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Pamvarsi ose opcioni tjeter nen nje flamur me shqiperine.

    ...ose sic themi ne deqanasit: me luajt qija-nonas prap
    shihemi n´gjykate

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Po kush osht kone ai qen qe e ka pagezu me emrin Shqiptar?

    Ky Oseku gjithcka mundet te jete, por Shqiptar, JO!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Po kush osht kone ai qen qe e ka pagezu me emrin Shqiptar?

    Ky Oseku gjithcka mundet te jete, por Shqiptar, JO!

    Ky Shqiptar Oseku ,është djali i Shefki Osekut të Osek Hylës së Gjakovës .

    Përndryshe Shefkiu është KUSHËRIRI i PARË i Mushk Osekut , që në Gjakovë e Deçan është i njohur si MË i Zi se vetë rankoviçi i dikurshëm ,si në kohën e rankoviçit poashtu edhe në luftën e fundit në Kosovë ,e që tani mendoj se jeton diku në sërbi familjarisht .

    E ky Shqiptari ,familjarisht jeton në Suedi .

    Pra nuk ishte kot klani i Suedisë i dyti më i fortë mbas atij të Zvicrës - kuptohet nga grupi i hienave .

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •