I nderuar Arian,
Nqs termat nuk paskan ndonje rendesi politike atehere per c'arsye cirren Serbet duke pretenduar se Kosova ju perket atyre? Kjo vjen pikerisht per faktin se emri Kosove per ta eshte shume i rendesishem "politikisht" pasi meqe eshte emer qe i eshte dhene krahines nga ata atehere ata pretendojne se duhet tu perkasi atyre.
E gjithe politika e Serbise mbi Kosoven bazohet thjesht ne terminologji me ane te se ciles ata ka kohe qe po mundohen ti mbushin mendjen botes se eshte e tyrja, e ti me thu shiko realitetin. Cilin realitet ?? Ate qe Kosova me emrin qe ka, "Ligjerisht" (sipas serbve dhe nderkombetarve) i takon Serbise. Ky eshte realiteti djalosh prandaj zgjohu dhe thirri mendjes sa s'eshte vone.
Sic i thone; te rrime shtrembet dhe te flasim drejte. Ti dhe te tjeret duhet te vendosni a preferoni te thirreni Dardane, emer qe ua kane lene te paret apo Kosovare, emer qe e keni "dhurate" nga Serbet.
Pershendetje
P.S. Meqe terminologjia sic e the vete nuk ka rendesi atehere shume lehte mund ta ndryshoni ne nje terminologji qe i perket me te vertete shqiptarve si pasardhes te Ilirve. Sic u mesuan te paret tuaj me emertimet Kosove dhe Kosovar do te mesoheni dhe ju e femijet tuaj me emertimet e reja. Une per vete nuk shoh ndonje veshtersi. Madje nje emertim i ri do tu jepte me teper ndihme drejt pavarsise si nje shtete me baza te reja duke filluar nga me elementarja qe eshte emertimi i shtetit.
Krijoni Kontakt