Ornament, ti (dhe shume shqiptare te tjere qe mendojne si ty) mundoheni te maskoni paragjykimet tuaja karshi shqiptareve te krahinave dhe feve te tjera, duke zene ne goje "Boten" dhe OKB. Nuk behet fjale se cfare do bota, behet fjale se cfare do ti, si shqiptar.
Ti nuk e ke fort per zemer "bashkimin" e shqiptareve jo se je anti-shqiptar por se nuk e njeh rendesine e ketij bashkimi dhe nuk ke patur shans ne jeten tende qe te shkosh ne Prishtine ashtu sic ke vizituar edhe Tiranen. Kjo eshte fatkeqesia ime dhe jotja dhe gjithe shqiptareve ne krahun tjeter te kufirit, qe kemi nje gjak por historia na ndau e izoloi nga njeri-tjetri per nje kohe shume te gjate.
Por historia nga ana tjeter na dha edhe nje shans ne 1999 per te jetuar te lire dhe afer njeri-tjetrit. Kete kohe nuk duhet ta shpenzojme duke shpikur arsye te paqena qe na ndajne dhe duhet qe ta njohim me shume njeri-tjetrin, pavaresisht se kemi shume dallime me njeri-tjetrin. Komunikimi, vizitat e ndersjellta, debatat me njeri-tjetrin na afrojne dhe nuk na largojne.
Qe te duash apo urresh nje njeri, me pare duhet ta njohesh ate. Qe te duash apo uresh nje popull te tere nuk mund ta besh ne baze njohjeje te nje njeriu nga ajo shoqeri, por ne baza historike te atij populli. Pergjithesimet sjellin vetem paragjykime dhe paragjykimet e shumta te bejne mendjengushte dhe aspak largpames.
Krijoni Kontakt