Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 126
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Dy shtete shqiptaresh jane me mire se nje shtet shqiptaresh.

  2. #12
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Sa duket dhe sa kuptova une, zonjusha Mjellme qenka kunder perdorimit te termit Kosovar. nese jam gabim, zonjusha Mjellme, kerkoje falje me cdo qelize te trupit tim.

    Jemi ne prage te arritjes se qeillimit tone shekullor, nje-mijevjecar e ndoshta edhe me shume, por prape do te kete njerez te cilet pa pas njohuri politike dhe te motivuar me ndjenja patriotike, thone se perdorimi i nje termi i cili ka per qellim Pavaresine e nje teritori tjeter Shqiptare, eshte term i perdorur per qellime propagandistike e drejtuar per ndarjen e popullit Shqiptar. Ky eshte nje mendim pa sense, i pa menduar mire dhe i pa analizuar nga aspekti politike. Perdorimi i termit Kosovar eshte ne favor te Shqiptareve, apo kosovareve, term qe une nuk kam asgje kunder. Perdorimi i ketij termi pretendon synimin e Kosovareve per krijimin e nje shteti te cilin te gjithe e kemi pritur, qe nga viti 1912. C'te bejme tash, ta ngritim zerin kunder perdorimit te ketij termi sepse po krijohen dy identitete? Nuk jane duke u krijuar dy identitete; jane duke u krijuar dy shtete Shqiptare. A ka me mire se krijimi i dy shteteve Shqiptare. JO, nuk ka. Une seriozisht nuk kuptoj se si perdorimi i ketij termi ndikon ne dobesimin e popullit Shqiptar. Dy shtete Shqiptare, ajo e Kosoves dhe e Shqiperise, endere ne prag te realizimit. Pse nuk i shikoni gjerat nga kjo perspektive.

    Mejllma thot, " une e dua gjakun time, i mire apo i keq." Dmth ne nuk e duam gjakun tone, dhe sipas juve, z. Mjellme, ne e duakam me shume Jugoslavine se Shqiperine, apo jo? Sepse ne gjithmone kemi bere me shume per te huajin se sa per tonin(ketu eke fjalen per Shqiperine). Une te kutpoj. Te gjithe Kosovaret kane enderruar qe nje dite te bashkohemi me Shqiperine. NEve kjo gjithmone na ka munguar. Por kjo nuk do te thot se Shiptaret e Shqiperise e kane enderruar nje gje te tille. Sa here qe takohem me ndonje te Shqiperise, (ketu e kam fjalen per shumicen, me disa perjashtime), ata ma kane perqeshur duke me quajtur analfabet, i trashe ne koke, dhe sllav. ME thonin, "shko meso gjuhen shqipe e mos na gjymto gjuhen." ME trego, z, Mjellme, kur Shqiptari nga Shqiperia te perqesh duke te konsideruar me inferior, pse une te punoj drejt nje qellimi teper iluzionar sikur ky I bashkimit. Kur nena Shqiperi me shqelmon dhe me thot se jam trashalluk dhe i pa-edukuar, pse une t'ju nenshtrohem ketyre ofendimeve. keta persona kane harruar se Kosova ishte sakrifice per arritjen e Pavaresise se Shqiperise. ME sa duket keta kane harruar per luftetaret e Kosoves qe ishin kontribut te pavaresise se Shqiperise. Si duket keta persona paksan harruar Ise Boletinin.

    Une mburrem se jam Kosovar, me gjak Shqiptari. E ti, qenke e fascinuar me Shqiperine. Por te thahs se te kuptoj plotesisht. Nje gje i falenderoj Zotit, shyqyr qe politkanet tane, KOSOVAR, e din se Bashkimi i trojeve tona me Shqiperine rrezikon procesin e nisur demokratik per Pavaresine e Kosoves, e bazuar nga ligjet nderkombetare te krijuara ne menyre demokratike. Une qe jam vetem 22 vjecar ne vitin e 4 ne fakultet e kuptoj kete, por sa duket ti nuk paske lidhje. Vjen ketu dhe me shet mend se sa patriote jeni. Ti me sa duket me mire te kishe lindur dikund ne Vlore apo Tirane e jo ne Drenice, ne djepin e patriotizmit Kosovar.

    Perdore trurin, te lutem Mjellma. Ndalu njehere dhe analizo situaten prej vitit 1998 deri me sot. Analizo thelbesisht, dhe pastaj pyetej veten se ajo se c'fare thua ti eshte racionale. Ke ne mend komunitetin nderkombetare, OKB me Keshillin e Sigurimit dhe kuvendin e perjgithshem, Bashkesine Evropiane, resoluten 1244, gjendjen e tanishme ne Kosove, dhe perkrahjen e Shba's per Kosoven. Me trego se c'fare konsideroheshin Shesheli, Karagjiqi e Mlladiqi nga komuniteti nderkombetare. Keta kishin per synim krijimin e nje Serbie te madhe. Keta ishin radikal te medhenj. Por keta nuk e konsiderojshin veten si radikal por si patriot, me gjak te paster Serbi. Me nje fjale keta e konsiderojshin veten sikur ti.

    Tash, vetem pse ti je pro nje ideje bashkimi, kjo nuk te bene me shume patriote se ne te tjeret. Kjo te ben vetem te paexperiencuar, te paafte. Po nese je nje Kosovare evertete, atehere do te "embrace" perdorimin e ketij termi, e jo te jesh kunder perdorimit te tij.

    Dhe zgjohu nga gjumi Te lutem e mos na shit pollavra se gjoja ti qenke nje Shqiptare e vertete.

    KOSOVA ime e bukur...Proud to be a Kosovar.

    Une..trimi i bukur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant-Dardani : 17-08-2002 mė 02:24
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  3. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jam absolutisht dakort qe rruga e Bashkimit kalon nepermjet Pavaresise se Kosoves.


    Asnje iluzion per zgjidhje te tjera.

    Perparesi absolute ka Pavaresia e Kosoves e kjo pavaresi nuk arrihet pa binde Perendimin.

    Sa me shume zgjatet kjo gjendje as mish as peshk aq me keq eshte per ne.

    Te gjithe nacionalistet shqiptare duhet te punojne per Pavaresine e Kosoves.

    Ne duhet ti zgjidhim ceshtjet tona nje nga nje e jo te gjitha menjehere se nuk e kemi fuqine, thjesht nuk e kemi fuqine.

    Ne nacionalistat ne RSH kemi mjaft pune per te bere, nje nga ato mendoj se ne duhet te detyrojme qeverine e Tiranes ( ne mos duhet te zgjedhim qeveri tjeter) qe te njohe Kosoven si Shtet te Pavarur.

    Po nuk diti RSH te argumentoje pavaresine e Kosoves kush do ta beje Egjipti?

    Problemi me i madh qe ka Kosova sot mendoj se jane vrasjet politike dhe krimi i organizuar.

    Plus problemet ekonomike dhe papunesia.

    Ne kemi nje rast te paperseritshem ne histori:

    Perendimi hyri ne lufte per ne dhe Kosova per here te dyte eshte e lire prej serbeve( gjate luftes e dyte per here te pare, por atehre tradhetuan komunistet shqiptare e serbe) , duhet te bejme gjithcka te mos e humbim kete rast.

    Protestat me dhune jane nje absurditet i rrezikshem, ne rast se policia nderkombetare ben gabime ne duhet ti pergjigjemi me pjekuri e protesta ne perputhje me ligjin e jo me njesite guerrile.

    Po nuk u qartesuan vrasjet politike ne Kosove dhe per dhjetra vjet nuk do te mund te vendoset ligji e qetesia.Kjo eshte shume e demshme per zhvillimin e Kosoves.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #14
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Iliria ishte nje dhe kishte shume fise por ishte ILIRI.

    Vertete historia dhe ka koha ku ka kaluar kombi i lashte Ilir(me pas Arberi dhe tani Shqiperi) ėshtė e mbushur plot me trimerina ku armiku vetem nepermjet perēarjes se mbremshme arrita ta coptoje si qente kombin tone.Kosova ėshtė shqiptare sikur ėshtė edhe mjaft toka nė Maqedoni,Mal tėZi dhe Ēameri.Enver Hoxha ishtė njė sahan lepires i Titos dhe nuk kishte si ta pranonte Kosoven Republike te Shtate,ai(pra Enveri)ka hyre nė historinė Shqiptare si njė diktator qe i beri gropenShqiperise dhe tere qeshtjes Shqiptare.Ndersa termi repbublikeeKosoves nuk duhet tė na trembe sepse ėshtė njė gje qe i takon.OKB-ja ndoshta nuk e pelqen Pavarsine e Kosoves jo se ka inate me kosovsret por nga frika e perlasjes se konflikteve te tjera ne shtete te ndyshme tė botes.Ndersa preteksi qe Kosova flet Shqip ėshtė diēka si tė thuash fluske sapuni nė uje sepse edhe Amerika flet Anglish si Anglia.tere Amerika Latine flet Spanisht si Spanja.Ndaj nuk kemi si te friksohemi popilli kosovar i takon vete te vendose se kush ėshtė dhe ku e kavendin e tij.Vullkani Shqiptar ka plasur dhe llava e zjarrte e Shqiptarise po i shkrin ngadale tere ngadalsimet e huaja drejt bashkimit mbare kombetar ashtu siē na e la Pirroja dhe heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.Shqiperise do ti ngjiten tere gjymtyret e shkeputere padrejtesisht nga koha e shkuar duke perfituar nga perėēarja ndermjet tyre.

    Pershendetje nė Shqiperini e dikurme ose me troēnė ILIRI...

  5. #15

    Ca pergjegjje...

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 18-08-2002 mė 14:00

  6. #16
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    C'u be Mjellma? Mbete pa fjale, apo vendose ti largosh.



    Une..trimi i bukur
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  7. #17

    Taulanto nuk dorzohem une aq leht :):):)

    Isha duke shkruar shkrimin edhe pa dashje preka dikund edhe me dual shkrimi vetem sa kisha filluar.

    Ja ca pergjegje...

    I nderuari Ari shiqove te gjitha ligjet nderkombtare por edhe nje gje vrejta se askund ne globin toksor nuk vrejta nje shtet qe kerkon pamvarsin vetem nga perkatesia krahinore qe ka kur de fakto ajo krahin eshte pjes e Shqiperis deshirojn disa te pranojn apo jo,De juro ajo tani eshte nen protektorat nderkombtar...
    Une edhe pse jam me profesion oligofrenologe nuk do te thot se nuk kam te drejt te diskutoj apo shprehi mendimin tim edhe kur ato mendime nuk ju konvenjn disave apo kur ato diskutime do ti iritojn disa.

    Shume i nderuari Taulanti shume keqkuptime...
    Eshte e vertet se ma vran syrin termi Kosovar dhe Shqiptare...ajo ma perkujtojn ndarjen Shiptari ( per Shqiptaret e Kosoves) edhe Albanci (per Shqiptaret e Shqiperis) dmth te njejten gje po me duket ne kete termin Kosovar edhe Shqiptar.
    Termi per here te pare i perdorur nga Presidenti Klinton Kosovar ka te bej me shpjegimin e popullit amerikan se Kosova eshte nje pjes e okupuar nga Serbia pasi qe te gjithe ne e dim qe jemi ne SH.B.A se Amerikant jan shume pak te njohur me historin e Ballkanit.

    Thuani ju kan fy Shqiptaret e Shqiperis hmmm po ne Shqiptaret jashte Shqiperis nuk fyejmi ata qe jan nga Mema Shqiperi ?
    Edhe mua me kan fy disa ne kete forum po une nuk ju ve veshin sepse ata per mua qe fyejn mbi nje Shqiptare per te vetmen arsye qe jan nga gjumtyret e Shqiperis jan pseudoshqiptare sepse nuk eshte c'do gje qe shkelqen Flori .

    Babi im vetem sa eshte kthy nga Durrsi,flet per kujdes edhe rrespekt shume te madhe qe ka pas ne Durres prandaj mos te mundohemi ti gjeneralizojm gjerat per se keqe se nuk ka mal pa derr edhe nuk ka fis pa pis .

    Une bisedoj me Amerikanet qe kam kontakte edhe te gjitheve ju them se jam nje Shqiptare nga Kosova edhe bisedojm per kulturen tone,traditat tona edhe per historin ton.Gjithemon flas per Kryetarin Vilson i cili edhe pse ishte i vetedishem se Kosova po mbet nen Mbreterin Serbo-Kroato- Slloven e pranoj Shqiperin si Shtet te pamvarur ne kufijt e sodit Shqiperi qe ka.
    Perendori i Austris Franc Josef ne menyre ultimtive pate kerkuar ne konferencen e Londres 1913 per njohjen e pamvaresis se Shqiperis si shteti i pamvarur,ose ne te kunderten Austria do te ndermerr aksion ushtarak kunder Serbis edhe Malit te Zi pse ato jo veten qe e okupuan Kosoven por edhe Shqiperin dhe keshtu per Austrin e Italin kjo ngjarje ishte shume e rendesishem per hyre ne luft kunder Serbis dhe Malit te Zi.Pasi u votua per njohjen e pamvarsis se Shqiperis,ndonse Rusia deri diku edhe Franca ishin kunder njohjes se pamvarsish se Shqiperis,Serbia edhe Mali i Zi vazhduan te qendronin ne Shqiperi edhe mendej dhe keshtu Austro-Hungaria edhe Bullgaria i shpallen luft Serbis edhe Malit te Zi dhe i shkatrrun plotesisht forcat Serbo-Malazeze e futen nen kontroll te vetin tere teritorin e ish Jugosllavis.Populli Shqiptare i Kosoves me rastin e kthimit te forcave serbe nga Korrfuzi edhe Algjeria me 1916 prap mbeti ne sundimin serb pa kurrfare te drejte kombtare.Ne baze te nje gjendje te tille ne Kosove kryterimi legjendar Azem Galica formoj qeten e vete kreshnike dhe ju kundervu sundimit te mbreteris SKS,duke vrar gjendarm dhe sherbetor te Krajlit.
    Sipas mendimit tim si Azem Galica,Shaban Polluzha edhe Adem Jashari kan patur te njejtin qellim Bashkimin e Trojeve
    Shqiptare , nga se pa u bashkuar nje popull dhe krijuar nje forc te madhe te armatosur,armiqet perreth Kosoves edhe Shqiperis jan ne gjendje qe posa tu krijohet shansi ,ti sulmojn dhe okupojn trojet Shqiptare prap.Ne fazen kalimtare une nuk e shof Kosoven si shtet te pamvarur,por protektorat nderkombtare e me von bashkim me Shqiperin.Une mendoj se forcat nderkombtare shume kohe duhet te qendrojn ne Kosove per te na mbrojtur nga c'fare do agresioni nga jasht,gjithenje deri sa te behehen kushtet per nje bashkim kombtare.Shqiptaret kudo qe jan duhet te punoj per rimekembjen e SHteti Shqiptare edhe njikosisht marrjen e tregut Shqiptare nga duart Greke.Kur nje Shqiperi do te jete e fort athere edhe ne nje Kosove do te jete shume e fort.

    Zoteri Taulant krahasim i emrit time me emrat e kriminelve me te medhanje te popullit Boshnjak edhe Kroat eshte shume fyes dhe i gabushem,prandaj kerkoj qe te korigjoheni,per arsye se krimet e Karagjigjit,Mladiqit te bera ne Bosnje jan te njohura ne krejt boten,si dhe kerkesat e tyre per krijimin e Serbis se Madhe kan qen vetem deshirat e tyre ne dem te Boshnjakeve edhe Kroateve si dhe shenjester te rrezikimit te siguris ne Ballkan,per shkak se pretendimet serbe gjithemon kan qen dhe jan te rrezikeshme per sigurin e Ballkanit e te Europes . Ndersa,bashkimi i trojeve Shqiptare nuk e rrezikon asnje popull mbrenda teritorit te Shqiperis edhe Kosoves,prandaj krahasimet e juaja te mendimve te mia me ato te kriminelve me te medhaj te luftes,jan krejtesisht absurde edhe pa baza nuk e di si mundet te ndodh ,te them lapsus tek JU,pra keni vend per korrigjim...

    Nuk do jem prezente per nje kohe ne kete forum per nje arsye shkollimi
    Nga neser filloj magjistraturen time ne www.mtsu.edu
    Ne kete univerzitet per here te pare eshte ngrit flamuri Shqiptare
    ja kam borgje nenes Shqiperi se ajo me beri nder te jem Shqiptare,

    Enderr per tu bere magjister e Psikologjis se femijve ka filluar a do te ja arrij te behem magjister mvaret nga une.

    Lexohemi gjate pushimeve dimerore

    Deri atehere mire mbeteshi.

    Ju dua te gjithve...

    Ju pershndes kudo qe jeni
    Mjellma nje Shqiptare nga Kosova
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 18-08-2002 mė 16:29

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Kosoav dejure(in law) qenka krahine e Shqiperise. Sa koment pa sense. Kosova de jure9 in law) eshte krahine e Jugosllavise sipas resolutes 1244.

    Mos na jep ligjerate historike ketu..te gjithe kemi njohuri mbi kete histori.

    Zonjusha , Mjellme, pa ofendime dhe qellime personale, ajo cfare mendon ti eshte dicka (sdi cte them). Une jam per pavaresine e KOsoves, e ti je per bashkimin e trojeve. Une jam qe pas pavaresise se Kosoves te beshte bashkimi, e ju jeni per bashkim direkt ( jo - mundshem sipas ligjeve dhe menyra demokratike. Shko nbashkohu, shpalli lufte komunitetit nderkombetare.

    ME vjen mire qe po shkon per masters, te uroj suksese.

    Situata ka qene ndryshe kur Shqiperia u shpall e pavarur. Eshte absurde te krahasosh ate peridhe me kete periudh. Ne kete periudh, ligji sundon..ne ate peridhu nuk ka pas OKB, NATO. WTO, NAFTA, etj etj etje. E shohs se nuk ke njohuri politke, dhe do te ndalem ketu. Mabju profesionit tend.


    Ja ke nder Shqiperise se ajo te beri krenare...ok..mire

    Une jam kam nder Kosoves qe me mbeti KOsovar

    P.S>

    Kam nje shok nga Shqiperia qe i pelqejne vajzat Kosovare..si thua ti..ke deshire t'ju njoftoj

    SHume injorante mori Mejllma

    Edhe njehere, me fal nese te ofendova por shkrimet e tua me duken shume qesharake, prandaj nuk mund te ndalem e mos te shkruaj dicka.

    T uroj suksese ne studime dhe ne jete

    UNe Ariani...Kosovari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #19
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Mjellma fakti qe KOSOVO eshte emrtim i huaj s'duhet te ligeshtoje. Shqiperi gjithashtu eshte emertim i huaj, po ashtu siē eshte Ballkan, Serbi, Greqi, Bullgari, Rumani, Gjermani, France, etj. Kur lindim nuk ja veme vet emrin vetes, ate na e ve baba me nenen, megjithese kur rritemi do te donim emer tjeter. Kjo ndodh gjithashtu me popujt dhe vendet.
    Mos valle kujton se SHQIPTAR ka lidhje me SHQIPONJE, ndersa KOSOVE me KORB dhe kjo te ligeshton. Keto jan veē rastesi e kohes. Shqiptaret duke qene ne male, u shkeputen me kohe nga turku, me shpejt se shqiptaret e Kosoves. Duke dashur te ngrejne vlerat morale dhe shpirterore te tyre, aq te domosdoshme qe nje shkeputje te realizohet, u munduan si ēdo popull tjeter te shenjterojne simbolet e kombit tyre. Emertimi Shqiptar u lidh me fjalen Shqiponje, qe ishte emblema e familjes se Kastrioteve. Por ket simbol nuk e kemi vetem ne, ket e kane dhe serbet, ruset, egjyptianet, greket, gjermanet, austriaket, etj. Ky simbol vjen nga bizanti dhe roma e vjeter. Kjo figure me se shumti u asimilua, gjate kohes se rilindjes shqiptare, pikerisht kur shkeputja po behej evidente.
    Si mendon ti Mjellme, ne shqiperi ka me shume shqiponja se gjetiu. Apo qe shqiptaret e kane tradite si disa popuj tjere (skocezet, arabet) zbutjen e ketyre shpendeve. As njera, as tjetra.
    Sidoqofte ti ke te drejte ne nje pike, nuk mund te kete shkeputje po su shenjteruan simbolet e nje vendi. Ku eshte ligj i vjeter. Prandaj ēdo perpjekje e kosovareve ne ket drejtim duhet perkrahur dhe jo si shumica qe thone s'ka te beje emertimi. Ne qofte se KOSOVE s'permban mesazh per kosovaret, duhet gjetur emertim i ri, per kete te perdoren te gjitha rruget shkencore, arshivat, historia, gojedhanat, etj, bile as rastesia s'duhet lene jashte. Popujt kane nevoje per simbole te forta.

  10. #20
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Mjellma:

    Pergjigjen ta paske dhene Ariani, nuk kam nevoje qe te hy llugav per disa gjera qe ti nuk i kupton dhe kurr nuk ke per ti kuptuar. Kosova, de jure(dmth, in law) nuk eshte Krahine e Shqiperise. Historikisht ndoshta, por edhe ne ate KOhe ishim te sunduar nga Turku. Territori yne ishte i ndare ne vilajete.

    Ate krahasim me cetniket e Serbise e bera per te ilustruar faktin se idejat e tilla per bashkim jane kercenim per BE, dhe komunitetin nderkombetare. Koha e nacionalizmit ka kaluar me shkaterrimin e jugosllavise. Mos i lexo mesazhet e miane ate kontekst, ke kujdes se nuke pata ate qellim..NEse u ofendove, atehere kerkoje falje.

    TE lutem, te lutem

    shfrytezo intelektin tende dhe fuqine tende per Pavaresine Kosoves, dhe mendo te lutem se kete qe po e shkruajme shumica ne kete teme, eshte dicka qe shumica e Shqiptareve besojne.

    Puno per Paversine e NEnes tende, Kosoves, e pastaj mund te flasim per Bashkim.

    TE uroj suksese ne studime

    Une..trimi i BUKUR KOSOVAR
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •