Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 126
  1. #91
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Orni mrmbrm!

    Une posedoj nje liber ethymollogjie te gjermanishtes, dhe ja ku ta jap nje per nje ate qe qendron aty:

    Sklav "i nenshtruar, jo i lire, njeri pa te drejta".
    Substantivi (gjemanishtja e larte mesjetare) SLAV, (gjermanishtja e larte mesjetare e vjeter) SCLAVE eshte e njejte si (latinishtja e mesme) SLAVUS, SCLAVUS. Edhe ne gjuhet romane po jeton kjo fjale (fr. esclave, span. esclavo dhe it. schiavo), e cila po shkon prap deri tek greqishtja e mesme SKLABOS "Sklave, Sllave". Perfundimisht eshte ident me emrin e popullit te Sllaveve. Domethenja apelative "sklav" shkon prap tek tregetia me sklave ne orientin mesjetare, ku njerez te popullit te sllaveve ishin ata me te cilit behj tregti.


    MUSA: ketu sic shohem ndjeket fjala deri tek perdorimi i pare (i shkruar?), tek grekerit, por me tutje nuk analizohet.

    Sidoqoft orni, fakt mbetet lidhshmeria e sllaveve me sklleverit, dhe besoj se ke te drejte.

    Ne harta mesjetare shenohet teritori i serbise me emrin SERVIA, dmth. nga fjala latine SERVUS (=sherbetore), kurse emri i vertet i tyre ka qene RASHK (Russ). Nga kjo mund te konstantohet se SKLLAV ka qendruar para, kurse SLLAV eshte si rrjedhoje e saj. Ndersa vet sllavet emrin e tyre e perkthejne me fjalen "SHEJNTERI", nga kjo pikepamje e vura une rrendin SLLAV pastaj SKLLAV, se sic shenova edhe me larte nga libri, tek ne mesjete dalin ne shesh keto emertime.

    Flm
    albanish by nature

  2. #92
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me vonese po nderhyj ne teme, po dy fjale desha vertet t'i thoja.

    Ndarja ne emertim mes kosovar dhe shqiptar eshte po aq qesharake sa edhe ndarja mes shqiptar dhe lab apo shqiptar dhe cam. Diskutim ne lidhje me kete teme ka patur edhe tek tema Identiteti kosovar edhe tek tema Si vjen bashkimi kombetar.
    Nderkohe qe ne temen Si vjen bashkimi kombetar diskutohet sesi duhet te vije bashkimi kombetar, qofte edhe vetem de facto se de jure do te pengohet ne cfaredo lloj forme nga forca te jashtme dhe te brendshme, ketu flitet sesi ta ndajme kombin shqiptar, si ta copetojme. Bukur fort, bejme nje sherbim te madh per ata qe na e duan te miren, i lehtesojme punen.

    Do permend fakte qe me bene pershtypje ne muajin e fundit.

    Nderkohe qe ish-kryeministri Majko dha voston per ndertimin e rruges Tirane-Prishtine, qerveria e re ben te ditur se ky ndertim nuk do te realizohet sepse qeveria shqiptare nuk ka fonde. Nderkohe taksa per rrugen ka filluar te mblidhet dhe ata qe kane pasur per te paguar, e kane paguar nje pjese te saj.
    (Nje hap me tej per "bashkimin"! - Bravo qeveria shqiptare)


    Ne Tirane do te rihapet ambasada jugosllave. Ndoshta s'marr ere fare nga diplomacia, po edhe ky eshte nje hap fort i bukur, nderkohe qe Kosova lufton politikisht per te arritur pavaresine nga Jugosllavia, qeveria shqiptare ben vulosjen e gjendjes ekzistente.


    U zhvillua ndeshja Shqiperi-Kosove. Ndoqa pak nga ajo, nje pjese pas shenimit te autogolit nga futbollisti i Kosoves. Spikeri nga Kosova thoshte ne ato momente, se duket qe te dy skuadrat kane rene dakort me rezultatin dhe po favorizojne njera-tjetren ne fushe. Spikeri nga Shqiperia i "kunderpergjigjej" (se mos i binte reputacioni skuadres se shqiperise) se skuadra e Shqiperise nuk ngjante e dorezuar dhe se djemte e Dossenes (sikur i ka pjelle italiani ata!) nuk do te hiqnin dore aq lehte dhe do te luftonin deri ne fund. Spikeri nga Kosova u shpreh me tutje pak a shume keshtu ne kontekst, se Dossena per ndeshjen tjeter te kombetares shqiptare do te kishte mundesi te zgjidhte nga te dyja skuadrat dhe perdori fjalen "nga tanet" duke pergjithesuar lojtaret e te dyja skuadrave. Dhe ne fakt eshte gjeja me e lehte qe mund te ndodhe, nese trajneri i Shqiperise ve re nje lojtar te mire ne skuadren e Kosoves ai mund t'ia beje te ditur federates, dhe lojtari duke patur kombesine shqiptare mund te kthehet brenda pak ditesh ne shtetas te Republikes se Shqiperise. Ky eshte nje hap bashkimi te nderuar, qofte edhe pse vetem ne rang sportiv.



    Dhe te rikthehem edhe njehere tek tema. Kosova duhet te behet shtet, ky eshte qellimi qe duhet te ndjekim dhe per te duhet te propogandojme kur flasim. Nese ky hap kerkon qe drejtuesit e Kosoves ne nje te ardhme te afert apo me te larget te nenshkruajne nje dokument ne te cilin do te zotohen se nuk do te bashkohen me Shqiperine, e kete dokument ta nenshkruajne edhe drejtuesit e shtetit shqiptar eshte pune tjeter. Por qe te pretendohet se qenkemi tjeter gje, me vjen per te qeshur dhe per te qare se ka njerez qe vertet e mendojne.

    Nderime!

  3. #93
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ne jemi te mire per te bere ndarje.Te vetdishem qe armiqet na ndane edhe sot degjoj fjale si psh. Kosovaret keshtu,te shqiperise keshtu............................................ ..................
    Ne tani u bem armiku i vetvetes.
    Te gjith jemi nje, te mir apo te keqi.
    Vetem se bashku kemi te ardheme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 17-09-2002 mė 19:38
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #94
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Oj motra DITE, megjithese shkrujte 10 here me gjate se "iliria e para", nuk the me shume, pra s'na the gje. Keshtu qe kot qe nderhyve, 'driten' s'na e solle.

    Dita, jeta eshte me e komplikume se sa e mendon ti. Shumica e njerezve kan problem SIGURIMIN E BUKES PERDITSHME, per ta e familjen e tyre.
    Tani a mund te na thush ti DITA, a na sjell bashkimi me shume BUKE ne sofer dhe pse. Un e kuptoj qe buken tate ti e qit ne PERENDIMIN e pasur, por per nje moment mendoje veten ne shqiperi. Si jetohet me lehte, kur jemi 10 fukarenj, apo 20 te tille.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Dita , te lumte goja dhe mendja. Je nji atdhetare e shkelqyer.
    Vazhdo dhe shkruaj sepse mendimet e tua jane plot llogjike dhe Drite shprese per te ardhmen.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #96
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Doja te shtoja edhe dicka tjeter.

    Kete vere plazhet e Shqiperise paten frekuentim shume te gjere nga shqiptare te Shqiperise, por ata qe padyshim dominuan turizmin qene shqiptaret nga Kosova. Plazhet e Durresit dhe te Sarandes qene pikat kryesore te ndaleses per pushime. Madje linja e autobuzeve Prishtine-Tirane apo Gjakove-Tirane e keshtu me radhe u shnderruan per sezonin veror ne Prishtine-Durres, Gjakove-Durres, etj.

    Arsyeja (dhe kjo eshte e degjuar nga shqiptare nga Kosova): Plazhe ka ne Mal te Zi, ka ne turqi e Bullgari. Po edhe ne Shqiperi ka. Numri i hoteleve eshte shtuar mjaft, me shume qetesi ka nepr qytete. E pse t'i shpenzojme parate ne nje vend te huaj. Pse mos t'i vijme ne ndihme qofte edhe ne menyre te kufizuar ekonomise shqiptare.

    Dhe sektori i turizmit, megjithe prapambetjen infrastrukturale qe ai qe realizoi fitimet me te medha ne muajt e veres nder gjithe deget e ekonomise shqiptare.




    Ne kunderpergjigje (si shperblim per sjelljen, une do ta quaja patriotike te shqiptareve te Kosoves, ndodh kjo gje):


    Shkeputur nga ZERI i AMERIKES

    Tiranė: mbyllen bisedimet shqiptaro-jugosllave
    Armand Mero
    20 shtator 2002


    Sot nė Tiranė u mbyllėn bisedimet e ekspertėve shqiptarė dhe atyre jugosllavė pėr marrėveshjen e tregtisė sė lirė, duke hapur kėshtu rrugėn e nėnshkrimit nė nivele politike pėr tė bėrė tė mundur mė pas hyrjen nė fuqi tė saj. Mallrat qė do tė shkėmbehen mes dy vendeve dhe qė pėrfshihen nė kėtė marrėveshje, janė ndarė nė tri kategori. Kėshtu do tė ketė hapje tė menjėhershme tė tregut pėr prodhimet industriale, ndėrsa me koncesione do tė trajtohen produktet bujqėsore frutat dhe zrazavatet, si dhe konjaku, uji dhe pijet freskuese.

    Njė liberalizim tė shkallėzuar tarifor do tė ketė pėr prodhimet e drurit, ato plastike, konfeksionet dhe prodhimet tekstile, tė cilat merren kėshtu nė mbrojtje. Shkallėzimi i tarifave pėr kėto produkte do tė realizohet nė 5 vjet.

    Aktualisht Shqipėria ka marrėveshje tė Tregtisė sė Lirė me Maqedoninė, e cila ka hyrė tashmė edhe nė fuqi. Ndėrsa javėn e ardhshme do tė firmoset me Kroacinė dhe nė muajin tetor nisin bisedimet edhe me Rumaninė dhe Bullgarinė, nė fund tė kėtij muaji ato do tė zhvillohen me Bosnjė Hercegovinėn.

    Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė janė pjesė e detyrimeve qė Shqipėria ka me Bashkimin Evropian pėr procesin e Asocim-Stabilizimit. Nga ana e tyre komuniteti i biznesit ka kėrkuar nga shteti qė tė jetė i kujdesshėm nė hartimin e marrėveshjeve tė Tregtisė nė mėnyrė qė tė mos ketė gabime tė cilat mund t’i kushtojnė biznesit shqiptar. Kjo edhe pėr faktin se nė Shqipėri nuk eksiztojnė studime apo statistika tė qarta pėr tė gjithė gamėn e prodhimeve vendase. Marrėveshja me Maqedoninė ishte njė shembull i qartė i kėsaj situate. Megjithėse ajo ėshtė konsideruar si me e studiuara, pėrsėri disa prodhime po rrezikojnė tė falimentojnė. //az

  7. #97
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Perseri nderhyrje e gabuar.
    1) Turizmi kosovar ne bregdetin tone, s'ka lidhje me PATRIOTIZMIN. Det vertet ka kudo, po vetem ne shqiperi flitet shqip, gjuha qe kosovaret njohin me mire. Vetem ne shqiperi, kosovaret s'e ndjejne veten te perbuzur, si kudo tjeter. Kjo eshte aresyeja. Jo ajo qe ata mendojne qe parate mbesin tek shqiptaret. Kjo e dyta varet nga e para.
    2) Marredheniet me jugosllavine si vend fqinj jane te domosdoshme, po aq sa ējane ndermjet Frances dhe Gjermanise marreveshjet dypaleshe, pavaresisht nga e kaluara historike.

  8. #98
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga Mjellma
    [B]

    Ja ca pergjegje...

    I nderuari Ari shiqove te gjitha ligjet nderkombtare por edhe nje gje vrejta se askund ne globin toksor nuk vrejta nje shtet qe kerkon pamvarsin vetem nga perkatesia krahinore qe ka kur de fakto ajo krahin eshte pjes e Shqiperis deshirojn disa te pranojn apo jo,De juro ajo tani eshte nen protektorat nderkombtar...

    Kurre me gje te pakuptimte me iracionale me bulevardeske s'kam degjuar apo lexuar... eshte mjerim te mendosh keshtu kur e di se kush ishte kush e cka eshte cka.


    Termi per here te pare i perdorur nga Presidenti Klinton Kosovar ka te bej me shpjegimin e popullit amerikan se Kosova eshte nje pjes e okupuar nga Serbia pasi qe te gjithe ne e dim qe jemi ne SH.B.A se Amerikant jan shume pak te njohur me historin e Ballkanit.
    Termi apo emertimi Kosovar nga BASHKESIA NDERKOMBETARE ndoshta per here te pare u perdor nga Presidenti Klinton e jo ne pergjithesi.


    Thuani ju kan fy Shqiptaret e Shqiperis hmmm po ne Shqiptaret jashte Shqiperis nuk fyejmi ata qe jan nga Mema Shqiperi ?
    Edhe mua me kan fy disa ne kete forum po une nuk ju ve veshin sepse ata per mua qe fyejn mbi nje Shqiptare per te vetmen arsye qe jan nga gjumtyret e Shqiperis jan pseudoshqiptare sepse nuk eshte c'do gje qe shkelqen Flori .
    Fyerja me e madhe per mua eshte kur e shpallin Kosoven Krahine te tyre e deri dje e kane share e fyer , duke ja lene fatin e saj per njeqind vjet ne bisht te maces, e duke e perdorur kur kane dashur si zotnia kurven e tij...



    Per te tjerat nuk do kem fjale, se ishin me shume informative se sa infaktive.

    StarCraft

  9. #99

    Ju falminderit

    Shume i nderuari Zoteri StarCraft,
    Me paskeni ba nder dhe knaqesi qe paskeni analizu shkrimin tim.Kam marre nje leksion shume te mire nga JU.


    Paskeni aftesi qe te lexoni ne mes rreshtave edhe me vjen mire qe paskeni kuptu se nuk e kam kry shkollen ne Licet e Shqiperis apo neper shkollat me prestigjoze ne bote prandaj edhe niveli i shkrimit tim ka qen i nje niveli bulivardesk.

    Ne munges te kohes nuk do pergjigjem me gjate por vetem nje kshille nese rastesisht gjeni edhe ndonje shkrimi nga une qe eshte shkruar dikur mos ja veni syrin se "Nuk ja vlen barra qiran"thojn tek ne...

    Zonja Dita kam nje lutje...
    Kisha pas deshir qe ne veren e ardhshme te pi nje kafe me JU ne Shtepin e Artit ne Tirane ?
    A ka mundesi Zonje e nderuar se do me kishit ba nder te madhe ?

    Ju pershndes po me thrret Statistika qe keto dite me qajti koken .

    Me rrespekt

    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 22-09-2002 mė 14:59

  10. #100
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ornament,

    Prej teje po marr vesh se kosovaret e ndjekan veten te perbuzur aty ku shkokan te bejne turizem. Po nga i ditke mor ornament....na trego pak se qenke ekspert turizmi dhe sjelljesh sociologjike.

    Marredheniet me Jugosllavine nuk jane te domosdoshme, me Jugosllavine jo, Kosova ka status akoma te papercaktuar. Po nese keshtu ta percaktojne politiken e jashtme ata qe te bien me cekan ne koke nga mengjesi deri ne mbremje, atehere po, dakord, lepe peqe dhe u zgjidh ai muhabet, por jo te thuash se e paskemi ne te domosdoshem.

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •