Valle c'figure ke zgjedhur, forme ti japesh?
Ti gdhend e gdhend ,nuk kerkon te flasesh.Me duhet te pres kur te mbarosh.Eh duhet kohe qe vepren time te shikosh me thua dhe gdhend e gdhend.Kureshtja po me kthen si nje femije o miku im.
Ti rremben Dalten e shirave.Lekuren dua ti lemoj me thua.
Dalten e ererave fort perplas tani.Cpo krijon keshtu o miku im?Nuk me flet vetem gdhend furishem,me dalten i bere nje.Prit i them me ler te ndihmoj.Ti dalten e vuajtjeve po ngre .Eshte e rende o mik.Po ai me vuajtjen eshte bashkuar.E dua ti jap rrudhat me thote.Dhe ato shtohen nje nga nje.
Pusho pak,jo o tani o kurre me thote dhe sulet e rrok Dalten e shpreses.Me te syve i jep forme.Ja dhe Dalta e misherimit duarve ngadale i lemohet.Kane ledhatuar shume keto duar.Kane punuar,sheruar,kujdesur me thote ai.Me lote e freskon vendin ku godet tani.Dalten e mallit te pashuar po leshon furishem mbi kete figure.E une po shoh si po merr forme ngadale.Lodhjen po e lufton o miku im vetem kjo veper te marri jete.
E di me thote ai vetem dalta e jetes me ka ngelur pa perdorur.Me duhet te gdhend me te deri diku dhe duhet te ndaloj ashtu sic ndalon vete jeta.
Ja tani vepra jote eshte ne te mbaruar.Une force nuk kam ta flas.Miku im ke harruar Dalten e harreses.Jo jo therret ai dhe e flak tutje.Vepra ime nuk mund te harrohet, nuk dua ta harroj me mua do ngelet.Me gezimin, vuajtjen,shpresen,perpjekjet.
Ja tek mbaroi.U desh shume miku im,por tani vepra jote na sheh te dy me ate shikim te vecante ,buzegaz si gjithmone.Qetesisht shkrire me gurin.Ah sikur te fliste me ze vec njehere me thua.Do doja ti thoja sa shume e kam dashur dhe e dua.
Kjo proze i dedikohet nje njeriu shume te dashur per mua qe nuk jeton me.
Krijoni Kontakt