Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj

    -----------------------------------------------------------------------

    Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot pas mesnate ne Tirane. Vajdin Lamaj, Presidenti i Federates se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios", eshte vrare si pasoje e nje atentati me eksploziv. Shperthimi i ekslozivit ndodhi rreth ores 1 .30 pas mesnates se sotme, ne pallatin ku banonte Lamaj. Pallati ndodhet mbi pasticeri "Venecia" prane stadiumit "Qemal Stafa", dhe eksplozivi ka shperthyer pikerisht ne momentin kur ai se bashku me nje person tjeter, Dritan Arsi ishin duke u ngjitur me ashensor. Nga shperthimi i sasise se eksplozivit, ka mbetur i vdekur edhe Dritan Arsi. Sipas burimeve policore, shperthimi i eksplozivit u realizua ne katin e 5-te te nderteses me ane te telekomandes. Forca te shumta te policise se Tiranes ndodhen ne vendngjarje dhe po kryejne hetimet, por ende nuk behet e ditur rreth autoreve te mundshem te ketij atentati te rende. Presidenti i Federates se Boksit, Vajdin Lamaj i ka shpetuar para disa muajsh nje tjeter atentati me arme ne qender te qytetit, ku mbeten te plagosur lehte dy persona. Ne 15 tetor te vitit 2004, Lamaj u shpetoi plumbave ndersa dilte nga nje emision televiziv i ftuar ne nje nga televizionet e kryeqytetit.

    -----------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vertet per te ardhur keq tek degjoj kete lajm te hidhur, e kam njohur personalisht z.vajdin dhe me ka lene pershtypjet me te mira si nje njeri kavalier. Ju prehte shpirti ne paqe.

    Dito.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Keshtu lajmesh duhet te degjojme dhe lexojme nga shqiperia, NJe mbeturine me pak neper rruget e Tiranes.
    Nuk e di po BENZ e blinduar cfare do ta beje,,, thua valle do ti nevojitet ne boten tjeter.

    Kush tjeter e ka rrallen aaa po NIPCJA ...

    Nderimet e mia... PTUuuu u bofte vorri hale publike

  4. #4
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    te vjen keq kur dikush vdes, verte, aq me teper nga vdekje te dhunshme jo natyrale, po nga ana tjeter kur mendon se nje mafioz me pak ne rruget e tiranes.
    Hajde ishalla qerrohen sa me shpejt...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se i njihni kta persona..na tregoni c'dini per ta e pastaj beni mallkimet e lavderimet.. qe dhe ne te kemi nje ide per personin e motivet e vrasesve..

    Por besoj eshte luft e mafies se gratacielo-restaurant-Pabo-bordellove me njeri jatrin ..ose.. ndoj hakmarrje personale..

    Te mos harrojme se Bosat vec tre kater grave zyrtare qe kane neper shpija ky hyn ajo zyrtare katunarja e pastaj Frizerko-sherbyset e gruas se Bosit.. ata kane dhe nga 5-6 dashnore kumblla te reja misse e gjimnazo-tralalara..
    E si duket ndonje Shqipo se ka duru kur i ka prek ne familje..
    Nejse hamendje po bej..

    Po kte gangon nga Durresi e njihni mo...



    shekulli
    ---



    Vritet me disa plumba 29-vjeçari Klodian Saliu, pronar i një lokali në plazh. Motivi dyshohet të jenë hesapet e vjetra

    Atentat në autostradë pronarit të një lokali


    Llambi Kallço

    DURRËS - Atentat në autostradë pronarit të një lokali në bregdetin e Durrësit. 29-vjeçari Klodian Saliu ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat e një pistolete, ndërsa shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme, në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të fshatit Kozhas në Maminas. Burime të policisë thanë për gazetën se 29- vjeçari Klodian Saliu, lindur dhe banues në lagjen Spitallë të qytetit të Durrësit ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Benz, me targa të Durrësit, kur është ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar që udhëtonin në një automjet tjetër. Në këtë atentat mbeti i plagosur dhe Osman Truma, që udhëtonte viktima. Dyshohet se motiv i këtij krimi janë hesapet e vjetra.

    Ngjarja
    Klodian Saliu dhe shoku i tij Osman Truma ishin duke udhëtuar me një automjet tip Benz, me targa DR 8907 C kur kanë rënë pre e atentatorëve. Burime të policisë thanë për gazetën se viktima dyshohet të jetë qëlluar nga persona që kanë qenë duke lëvizur me një automjet tjetër. Pas goditjes me armë zjarri, automjeti ku udhëtonte 29-vjeçari, pronar i një lokali në bregdetin e Durrësit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në anë të autostradës, në drejtimin e lëvizjes Durrës-Tiranë. Fillimisht në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së qarkullimit rrugor të Durrësit, të cilat kanë kujtuar se kishin të bënin me një aksident. Por kur uniformat blu kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupat nga makina e përmbysur, ato kanë kuptuar se kishin të bënin me një vrasje të pastër. Nga automjeti është nxjerrë trupi i pajetë i shtetasit Klodian Saliu, i cili kishte disa plumba në trup. Mësohet se shoku i tij Osman Truma, kishte marrë një plumb në kofshë. Ai është dërguar në spitalin kirurgjikal të Durrësit dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia
    Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policore të cilat kanë bllokuar gjysmën e krahut të autostradës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve vetëm në një rrip të ngushtë. Errësira nuk e ka lejuar policinë që të përfundojë kryerjen e procedurave në kësilloj ngjarjesh, ndaj në mëngjesin e djeshëm automjeti që ndodhej ende në vendngjarje i është nënshtruar një këqyrjeje të plotë. Policia dhe prokuroria kanë bllokuar kalimin në krahun e Tiranës, duke i drejtuar automjetet që të kalojnë në drejtim të rrrugës së vjetër. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka marrë në pyetje disa shtetas, përfshi këtu dhe personin që udhëtonte me viktimës. Uniformat blu kanë krehur disa zona në Durrës dhe përreth, por pa mundur të identifkojnë apo kapin autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Lidhur me këtë atentat, thanë burimet, po hetohet në disa pista. Sipas të njëjtit burim një nga pistat e mundshme është ajo e një hakmarrjeje për hesape të vjetra, që mund të ketë pasur viktima me autorët e krimit, ndërsa nuk përjashtohen dhe pista të tjera. Policia ka kryer disa kontrolle banesash, ndërsa në komisariat janë shoqëruar disa persona të dyshuar, si të implikuar në këtë ngjarje. Në orën 16:00 të ditës së djeshme 29- vjeçari Klodian Saliu është përcjell për në banesën e fundit.




    28/02/2005

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    1-Drejtor i policise ne Serande...dyshohej per kondrabande, dhe tregti droge, i mbyllet dosja e hapur nga shiku pasi i vellai Bajrami punonte ne Kontrollin e Shtetit,
    2-Drejtor i policise se prefektures se Shkodres, zhbllokohen mbi 150 automjete pa dokumenta te bllokuara ne velipoje.
    3- Dyshohet per implikim ne dosjen e Altin Lames, te nipit, por gjithnje nese ke lidhje me GAZ DEMIN cdo gje eshte e mundur dhe ke edhe dosjen e paster.
    4- Lidhje teper e dyshimte me Tanin e Lori Kafese, ( zoti e ruajte te shkretin taash e mbrapa)
    etj etj etj...


    Brari per me teper informacion mund ti drejtohesh kontrollit te brendshem te ministrise se rendit pasi dosja eshte bere mal... ka zene dhe pluhur por ndoshta del ndonje qe i shkund

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mire ja bene qe e ekzekutuan. Veadini ishte pjestar i armates se Sali Berishes qe zbriti nga veriu ne Tirane dhe ka bere njeqind pislliqe ne vitet 91-98 nen hyqmin e Sales ne Tirane, e me vone. Ai bashke me nipin e vet kriminel e ben parkun Rinia bordell, dhe prone te tyre. Vaedini ishte shef komisiariati ne Tirane, me pislliqe beri lek dhe prona, si te gjithe te ardhurit. Nipi vet ishte ne sherr me cunat e rruges durrsit qe jane grupi Edi Rames dhe Rudines. Ai ekzekutoi cunin e Kudretit ne 1999. Ja tashi, ai eshte ne burg kurse Vaedini iku per lesh. Tirona si duro dot cibanet e huaj.

    ____________________________________
    Edi Rama- ti je Bota.

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar më parë nga Tirona-Re
    Mire ja bene qe e ekzekutuan. Veadini ishte pjestar i armates se Sali Berishes qe zbriti nga veriu ne Tirane dhe ka bere njeqind pislliqe ne vitet 91-98 nen hyqmin e Sales ne Tirane, e me vone. Ai bashke me nipin e vet kriminel e ben parkun Rinia bordell, dhe prone te tyre. Vaedini ishte shef komisiariati ne Tirane, me pislliqe beri lek dhe prona, si te gjithe te ardhurit. Nipi vet ishte ne sherr me cunat e rruges durrsit qe jane grupi Edi Rames dhe Rudines. Ai ekzekutoi cunin e Kudretit ne 1999. Ja tashi, ai eshte ne burg kurse Vaedini iku per lesh. Tirona si duro dot cibanet e huaj.

    ____________________________________
    Edi Rama- ti je Bota.

    Per informacion se mbase nderron mendim per te ndjerin kur te mesosh se nipi i tij qe sot eshte ne burg ka dhene kontribut teper intensiv ne rizgjedhjen e Edi Rames si kryetar bashkie .... i cili ka qene gjithashtu nje nga klientet me te rregullt te shume prej bizneseve te te ndjerit ....

    Edi si djale prgamatist qe eshte nuk e ka shume problem se cila bande ia ka palluar dashnoren, ai behet mik me me te fortin dhe pikerisht kete beri!

    P.S

    I ndjeri nuk ka qene kurre shef komisariati ne Tirane ... rasti i vetem ne karrieren e tij per ate post i ka ardhur ne 98 si shef komisariati ne Shkoder .... me firmen e Fatos Nanos .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 28-02-2005 më 23:47

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Nese eksplozivi i perdorur ka qene C4, sic pretendon shtypi shqiptar, atehere kriminelet ne Shqiperi duhet te bejne vrime miu si Sadami qe te futen. Dhe kjo nuk do te jete bomba e pare apo e fundit qe do te tronditi Tiranen dhe Shqiperine.

    C4 eshte eksploziv qe vetem sherbimet sekrete (CIA) perdorin.

    Albo

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Menyra teper e sofistikuar me te cilen u realizua ekzekutimi i Lames le shteg per te dyshuar se pas vrasjes se tij jane njerez profesioniste qe zakonisht jane produkte sherbimesh te fshehta.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •