Mendova ta hap kete teme per pak humor dhe per te treguar historite tona me te turpshme qe na kane ndodhur.
Nje nga momentet e mia ishte kur isha nje dite ne shkolle dhe desha te impresjonoja nje djale qe me pelqente. E pashe ne korridor dhe ai po me shikonte. Qe te lija pershtypje te mira, fillova te zbrisja shkallet gjithe naze, kur papritur mu pengua taka tek shkalla dhe shkava gati per te rene.Kur u ngrita u ndjeva shume keq mirepo qe ti rregulloja gjerat fillova te qeshja nga zorri.
mendoj se dhe ju kini dicka interesante per te treguar.
lexim te kendshem
ateda
Krijoni Kontakt