Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    Njeriu i mire,

    Nese do t'a ruash emertimin qe i ke vene vetes athere merru me seriozisht me problemet e temes.
    Ne kafenete e mengjezit neper fshatra merren me te tilla thashetheme pa buke.
    Pa dashur te te ofroj shansin per te shmangur qellimin e temes desheroj te te them se levizja e lire e njerezve nuk ka te beje me Berishen si person por me ndryshimet demokratike qe ndodhen pas permbysjes se regjimit komunist.
    Pra nese levizen shqiptaret (jo vetem "verioret") ata bene shume mire sepse nga levizja vjen zhvillimi.Pastaj Shqiperia nuk eshte e ndare ne kufinj ne mes veti keshtu qe une kam te drejte te jetoj ne Tropoje,ne Tirane e Durres,ne Vlore dhe Sarande.Ate te drejte e ke dhe ti si gjithe te tjeret.
    Perrallat e tjera jane te denja per t'i vene gjumashet perseri ne gjume.

  2. #22
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Eshte per te te ardhur keq se si disa indivite mundohen ta diskutojne dhe te argumentojne varferine e veriut Shqiptar nepermjet injorances se tyre dhe steriotipizmit.

    Sa shpejt harrojme qe ishte veriu dhe drejte per se drejti Kukesi e Tropoja qe priten me qindra e mijera Kosovare gjate luftes, dhe jo vetem qe i hapen krahet dhe zemrat per ta, por i moren neper shtepija dhe jo ti lenin ne cadrat e nderkombetareve. Por ketu eshte propaganda e vjeter komuniste qe si synim ka ti lere keto zona te varfera dhe mos tu lejoj te shijojne jeten.

    Persa i perket zhvillimit te Shqiperise se veriut, eshte qeveria aktuale e cila nuk ka leverdi nga nje gje e tille. Kjo per arsyen e thjeshte, se zhvillimi i kesaj zone, sposton lidhjet e aferta me armiqte e mirenjohur shqiptar: Serbine dhe Greqine.

    Pse lihen keto zona keshtu???
    Thjesht dhe llogjikisht; nese do te ndertohej nje korridor Durres-Prishtine, do te vente ne lidhje pothuajse te gjithe veriun e Shqiperise. Atehere, Kosoves nuk do ti nevojitej te importoje nga Serbia e Mali i Zi, nga Greqia e Maqedonia, por nga MEMEDHEU SHQIPERI. Atehere, armiqte tane ne rajon do te humbisnin edhe influencen politike edhe ekonomike ne Shqiperine tone te dashur. Gjithashtu, mos te harrojme se veriu do ta kishte edhe me kollaj te bashkepunonte ne tregti me Kosoven. Dhe jo vetem kaq, por Shqiperia do te kthehej ne nje parajse turizmi per c'do Europian ose Amerikan. Ne c'vend mund te shohesh brenda nje jave nga plazhet e detit Jon, te shijosh Butrintin, te shkosh ne liqenet e Lures, dhe te shijosh shpellen me antike te Europes te stalakmiteve dhe stalaktiteve ne te dale te Prishtines. Nje dite ne plazh, dhe vetem dy-tre ore me makine me larg te maresh xhupin me vete....

    Ah, keto nuk i pelqejne Serbise dhe Greqise, dhe si pasoje edhe Fatos nanos e CO.
    Pra per ta mbajtur kete zone ne varferi c'fare argumenti ke???? Jane njerez te eger!!!!

    sa keq....
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  3. #23
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    PUKE (1 Prill) - Kryeministri Fatos Nano u shpreh sot per rritjen e financimeve dhe investimeve ne zonen Verilindore te vendit. Gjate nje takimi, te zhvilluar ne bashkine e Pukes me drejtues vendore, kryeministri theksoi se "investimet e buxhetit te shtetit dhe donatoreve te huaj ne rrethin tuaj kane ardhur duke u rritur nga viti ne vit". Sipas kryeministrit Nano, "do te shihet mundesia qe pas privatizimit gjate ketij viti te "Albtelekom" dhe ARMO, rrethi juaj te perfitoje financime shtese ne disa sektore". Kryeministri Nano nenvizoi edhe faktin se "Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FZHSH) dhe donatore te huaj e kane kthyer me shume vemendjen nga rrethi i Pukes, pasi kjo eshte nje zone e pasur me minerale, pyje etj". Sipas kryeministrit, tashme kompania "Beral" ka rivene ne pune fabriken e pasurimit te bakrit ne Fushe Arrez dhe po punon per rivenien ne pune edhe te minieres se bakrit ne Munelle. db/db (/BalkanWeb)

  4. #24
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Veriu i Shqiperise ka shume mundesi zhvillimi, por ne fillim duhet vene ne gjendje funkcionimi infrastruktura, dhe pikerisht rruget.Me kujtohet nje rast diku ne Diber ku tregtaret nuk shkonin te merrnin patatet e prodhuara nga fshataret pasi infrastruktura e dobet ul fitimin.
    Autostrada deri ne Kukes dhe rruga e arbrit me kete ritem qe kane nisur do zgjasin edhe te pakten 10 vjet.
    Ne Peshkopi ka shume molle, do ishte mire te behej nje punishte perpunimi mollesh atje.
    Duhet te rritet prodhimi i arrave, geshtenjave, troftes se Valbones etj etj.
    Pra mundesi ka mjaft por rruget t`a qelbin muhabetin .
    Edhe per turizmin jam pesimist ,pasi turizmi malor ne Shqiperi ka nevoje te afirmohet ne publikun e brendshem, pastaj te pritet qe edhe te internacionalizohet.Dhe kjo eshte shume e veshtire, pasi ne shqiptaret nuk kemi shume terheqje ndaj maleve, pastaj male ka kudo ne Shqiperi.

  5. #25
    Qerim,

    E pashe ne lajmet e ores 20.00 viziten e z.Nano ne Puke dhe me keqardhje verejta se ajo nuk ishte asgje tjeter vecse nje takim paraelektoral.Ne krah te tij qendronte ministri i cili duket ne Puke sa here qe ka zgjedhje dhe se para se te shkoje atje i pergatit ca minifonde per nje arrnim rruge ne Fushe-Arrez apo ndonje mur mbajtes ne Gomsiqe.
    Nano eshte nje demagog i njohur dhe se tani i ka ardhur momenti te shfaqe aftesite e tij demagogjike ne prag te fushates zgjedhore.
    Megjithate nder te gjithe politikanet e sotem drejtues vetem Ilir Meta eshte ai qe ka shfaqur nje shqetesim serioz per gjendjen ne kete zone.Ai te pakten ka folur ndersa keta te tjeret vecse kalojne e pijne ndonje kafe e kthehen "te lodhur" per ne Tirane.
    Ndersa sa i perket atyre fondeve qe gjoja do te jipen pas privatizimeve te lartpermendura desheroj te them se ato jane si "peshku ne det e tigani ne zjarr" ose kujt do t'i jipen me pare ato fonde sepse ato po premtohen ne te gjithe Shqiperine?
    E lexova dje dike (qe tani nuk po me kujtohet emri) qe kishte shkruar per rruget se si duhet te zhvillohet Shqiperia e ajo qe me pelqeu ishte se" me ndihma e investime humanitare nuk ka zhvillim".Eshte me se e vertete sepse nga te tilla investime vetem ha buke si nje qenie fiziologjike e asgje tjeter?!
    Ka shume e shume menyra per te patur zhvillim te shpejte te te gjithe Shqiperise por per kete qellim do te desheroja te lexoja shkrime me ambicioze nga persona vertete te kushtuar e te shqetesuar per te ardhmen.Sepse ne forum bejne pjese qindra studente qe studjojne anembane botes e se fjala e tyre do te ishte e mireseardhur po ashtu ka plot te tjere qe kane ide te shkelqyera por per nje aresye apo tjeter hezitojne e po ashtu sic ka plot te tjere qe nuk kane nge te merren me keto tema.
    Do te ishte interesante qe dikush qe jeton ne Gjermani,Zvicer apo Austri (me nje terren te ngjashem si ai i veriut) te tregonte se si jane zhvilluar ato zona sepse p.sh. kam lexuar se para 150 viteve Zvicra qe ne njohim sot nuk ishte gje tjeter vecse nje vend i pazhvilluar mirepo si arriti qe sot te jete nje enderr jo vetem per shqiptaret apo Bayerni ne Gjermani apo Austria e Siperme,Tiroli etj.Ndonese krahasimi me to do te dukej nje "cmenduri" mirepo dhe ata dikur ishin si jemi ne sot.Cfare ndodhi ose kush qe shkaku qe keto zona malore te jene sot pjesa me e preferuar e Evropes dhe e botes per turizem dhe sport.
    A do te quhej "cmenduri" sikur shqiptaret te kishin nje enderr qe vendi i tyre te behej si Bayern apo Tiroli?

    "I have a dream"

  6. #26
    Njeriu i mire,

    Tani qe lexova shkrimin tend desheroj te te pershendes per fjalet e mbi te gjitha se ke ditur te shmangesh nga shkrimi i meparshem sepse nuk ja vlente.
    Besoj se do te komunikojme me shpesh gjate shkrimeve te tjera.
    Dhenja e ideve dhe shkembimi i mendimeve jane te mirepritura.

    Dhe njehere falemnderit.

  7. #27
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Talking

    Si hap i pare per zhvillimin e turizmit do te ishte ndertimi i kasolleve te maleve sic i thone englezet "lodge, hospice ose chalet".
    Keto nuk kushtojne shume dhe nuk kane nevoje per rruge dhe per elektricitet.
    Keto kasolle te ndertohen prane qyteteve, afersisht 3-4 ore larg tyre ne ecje me kembe.( besoj se e keni idene, per cfare eshte fjala).Per te shkuar atje duhet vetem nje shteg.
    Nese nje kasolle e tille ka sukses, per te apasionuarit e maleve mund te ndertohet nje kasolle tjeter me ne thellesi se e para.
    Une per vete nuk kam para , se po te kisha do te kisha investuar ne nje kasolle te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 01-04-2005 më 17:33

  8. #28
    Qerim,

    Nuk eshte per te qeshur sepse jo me larg se para disa ditesh nje shoku im me tha se do te vendoste tri pjese te tilla ne nje fshat malor qe eshte rreth 1 ore larg Kukesit me makine.Ne ate fshat vera eshte shume e bukur ndersa dimri eshte fantastik sepse te gjithe fshataret e asaj zone perdorin skite.Nuk ka familje qe nuk mban ski.Ata jane kampione te keto gara qe shume vite bashke me korcaret.Per here te fundit mora pjese si nje organizator i tyre ne vitin 1999 (janar) dhe mendo se nga aty dukeshin ushtaret serbe qe kontrollonin kufirin.Per fat te keq video e kesaj dite me ka mbetur ne shtepi (sepse vete jam si puna jote jashte vendit).Mund t'a gjesh ne harte menjehere ate fshat-Shishtavec.Tani ka dhe nje pike te kalimit kufitar per ne Kosove.Ky fshat zhvillon gara me ski,gara me kuaj,ndeshje qensh,mundje dhe lojera te tjera popullore me nje pjesemarrje masive.

  9. #29
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Pershendetje!

    Pikesepari dua te sqaroj nja dy gjera lidhur me paragjykime te miat te hamendesuara nga disa bashkebisedues ne forum. Nuk kam asnje paragjykim lidhur me banoret e veriut te Shqiperise dhe i respektoj ata njelloj si banoret e Tiranes, qytetit tim. Kam shume miq te mire nga veriu i Shqiperise dhe vete mund te them se jam pjeserisht verior, pasi nje dege e trungut te familjes sime eshte kosovare.

    E thene kjo dua te vazhdoj bashkebisedimin me nismetarin e temes lidhur me strategjite e zhvillimit te zonave veriore te Shqiperise.

    Jam plotesisht dakord me idene e tij se pikenisja e ndryshimit drejt zhvillimit dhe prosperitetit eshte hartimi i nje plani, apo strategjie. Dua te shtoj se, per mendimin tim, ky plan, apo kjo strategji, qe te jete vertet i efektshem duhet te kete disa karakteristika.

    E para, nje plan eventual duhet adoptuar si strategji kombetare. Kjo nuk do te thote detyrimisht qe ate ta hartoje qeveria, por qe kjo e fundit ta pranoje ate dhe ta ngreje ne statusin e strategjise kombetare.

    E dyta, une personalisht mendoj se planin duhet ta realizojne banoret e zonave veriore, (pra ata qe kane interesa te drejteperdrejta dhe imediate ne zhvillimin e zones) permes nje strukture (komitet, organizate, shoqate, e quajme si te doni) me trajtat e lobingjeve te botes perendimore. Lobingjet ne Perendim merren pikerisht me keto ceshtje: ato hartojne plane e strategji (ne favor te nje grupi interesash) dhe punojne per ti inkuadruar keto strategji ne axhendat e atyre qe kane pushtetin ekzekutiv.

    E treta, plani duhet te percaktoje qarte dhe ne nje perspektive afatgjate drejtimin qe duhet te marre zhvillimi i zones. Kam pershtypjen, psh. se zhvillimi industrial/minerar dhe ai turistik nuk jane edhe aq kompatibel njeri me tjetrin, prandaj duhet zgjedhur, ne bazen e studimeve te detajuara (te cilat banoreve te zones mund t'jua realizoje vetem nje organizem si ai qe kam hipotizuar me lart) cila rruge zhvillimi do te ndiqet.

    Mua personalisht me duket e realizueshme nje iniciative e tille. E rendesishme ama eshte qe mundesia e aktivizimit te saj t'ju behet e njohur banoreve te zones dhe kjo me duket se mund te ndodhi vetem permes asaj pjese te shoqerise (po veriore) qe ka aftesite e nevojshme per te kuptuar, perqafuar dhe nxitur realizimin e kesaj nisme. Me pak fjale, une mendoj se vetem organizimi i shoqerise civile ne ato zona mund te jete nismetar i nje ndryshimi te mundshem.

  10. #30

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •