Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    E lexova me interes temen. Bie dakort me shume gjera qe jane diskutuar ne te.
    Per fat te keq qeveria aktuale nuk po ben me shume sec ka bere qeveria komuniste ne gati 50 vjet te pushtetit te saj, e cila e la mbrapa veriun me politiken e saj. Eshte padyshim hapi kryesor, zhvillimi dhe permiresimi i infrastructures, dhe sidomos i ndertimit te rrugeve, qe kjo pjese e Shqiperise te dal nga gjendja ne te cilen ndodhet. Patja e nje plani te gjere apo ndryshimi i politikes se trajtimit te gjendjes se kesaj zone nga ana e politikaneve, do te ishte dicka ideale, por qe ne kushtet e tanishme e shoh shume larg realizimit. Me e pakta qe duhet te realizohet eshte ndertimi i rrugeve per te lidhur qytetet e kesaj zone si dhe per t’i bere ato te arritshme ne menyre komode. E theksoj per rruget, pasi edhe ne jug te vendit, jo cdo gje eshte bere nga shteti, pas viteve ‘90. Por duke qene me lehte te arritshme si zona, kane bere te mundur terheqjen e vizitoreve nga brenda edhe jashte vendit. Interesi nuk mungon per zonat e veriut. Rritja e numrit te vizitoreve do te ndryshoj edhe menyren se si do te konsiderohen keto zona ne te ardhmen. Gjithashtu vete vendasit, ne perpjekje per te rritur fitimet qe sjell turizmi, do te bejne dicka me shume. Dhe keshtu do te vihet ne levizje nje mekanizem i tere.
    Se si do te behet e mundur realizimi i shtrimit te rrugeve, kete e shoh vetem si presion nga brenda dhe jashte i te gjithe atyre qe kane nje mundesi te krijojne njefare presioni ne qeveri, nepermjet krijimit te lobeve, sic thote edhe BenAlbani me lart.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #32
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Z.Qazim

    Nderkohe qe ju me bete verejtje se dola jashte temes disa here, me duket se po perseritet i njejti gabim nga Ju dhe Z. Shigjeta.
    Une besoj se Veriu i Shqiperise nuk do te zhvillohet asnjehere nese vazhdohet me keto ndjenja ndaj kryetarit te kesaj qeverie Z.Nano ,i cili perfaqson voten e 70% te popullsise se vendit.
    Nuk arrij ta kuptoj se si mund te akuzohet komunismi se paska lene veriun e pazhvilluar qellimisht.Pse pjesa tjeter e Shqiperise cfare ka me shume ?
    Njehere ne bisede me nje shokun tim nga Veriu me thoshte "ja sa te varfer dhe te pazhvilluar jemi, dhe vjen Nano dhe na ben keshtu !!!!"Une mbeta goje-hapur. Nuk gjej asnje shpjegim per nje arsyetim te tille.
    Une mendoj se ide te tilla lindin vetem nga mbeturina bajraktare ,te se kaluares, kur mungonte shteti.
    Pra i meshoj idese se Veriu i Shqiperise duhet t`i ngjitet Kosoves, sepse atje do gjejne prehje keto shpirtezime te vjetra.

  3. #33

    Smile

    Njeriu i mire,

    Une personalisht nuk bej dallim kur them se te gjitha qeverisjet kane qene te njejta per kete zone pa perjashtuar ketu as Berishen.
    Bile ne nje shkrim te meparshem thashe se te pakten Ilir Meta ka dale deri tash me propozime konkrete per kete zone.Ndersa partite e medha as qe duan t'ja dijne.Atyre ju intereson te vijne cdo 4 vjet te mashtrojne e te marrin votat dhe pastaj ku jemi pare.
    Ndersa jashte temes mendoj une quhet nese ju apo une e kushdo tjeter perdor nje fjalor te pahijshem si:sulme personale,ofendime dhe fjalor te papershtatshem,fjale dhe shprehje qe nxitin debate te tjera te uleta etj.P.sh. nuk ishte e hijshme te beje krahasime te tilla se veriu duhet te bashkohet me Kosoven apo se veriu nuk e konsideron kete shtet si te vetin etj.
    Sa per dijeni te pakten duhet t'a dish se deputeti qe perfaqeson Kukesin eshte nga PS,pra nje shumice paska votuar per nje deputet qe sipas teje nuk e konsideron kete shtet si te vetin.
    Se veriu nuk eshte PD e jugu nuk eshte PS sic do te kishte deshire dikush sepse si veriu dhe jugu votojne per ate program qe i pelqen dhe per ate deputet te asaj force politike qe i pelqen e jo se ky apo ai eshte nga kjo apo ajo zone.Kot sa per interes po te them se shoket me te mire te fakultetit i kam patur nga Saranda,Gjirokastra,Korca,Tepelena,Permeti,minorit are greke nga fshatrat e Gjirokastres dhe Sarandes per te cilet me merr malli shume.
    E pra qe ne vitet e mbreterise deputet i zones tone ka qene Avni Rustemi.Mendo ne vitet kur ndoshta shumica e njerezve as nuk e dinte ku ishte Vlora dhe anasjelltas.
    Loja jug-veri duhet te jete nje kapitull i mbyllur njehere e pergjithmone ndersa tjeter gje eshte qeverisja e keqe e X apo Y pavaresisht se nga eshte e ku ben pjese.
    Kur hapa temen kisha parasysh dhe qendrime te tilla sepse liria e fjales ben qe nganjehere te kapercehet sensi i mases mirepo ne asnje menyre nuk duhet rene pre e thashethemeve e idiotizmave krahinore.
    Bie fjala se sikur ne veri te kandidonte Majko ndoshta do te fitonte me shume se cdo kandidat tjeter.Pse?Sepse njerezit shohin tek ai nje njeri te punes dhe te sinqeritetit.
    Dhe nuk do te ishte aspak cudi qe nese do te ishte ai kryeminister do te ishin bere shume here me teper se sa u bene gjithe keto vite.
    Ndersa sa i perket komunizmit duhet te dish se ndaj veriut eshte ndjekur nje politike shfarosese (ne vitet e para) dhe diskriminuese ne vazhdim.Kjo nuk eshte pjese e temes dhe me te drejte ke nderhyre sepse meriton nje teme te re.
    Ndersa veriu i sotem i Shqiperise do te bashkohet me Kosoven athere kur te bashkohet e gjithe Shqiperia.
    Besoj se per kete nuk do te jesh kunder apo jo?
    Megjithate te falenderoj per interesin e mendimet dhe shpresoj te komunikojme perseri pa paragjykime Njeriu i mire.
    Pres te shkruash perseri.

    Megjithate te falenderoj per vemendjen e treguar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-04-2005 më 16:28

  4. #34
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Lexova materialin e linkut lidhur me planin e zhvillimit te Qarkut te Kukesit. Per mendimin tim ai ka nje te mete te madhe: vjen (vetem) nga lart.

    Analiza eshte e kthjellte dhe korrekte dhe udhezimet e dhena gjithashtu, por, perhere sipas mendimit tim, problemi nuk qendron ketu. Qe ne pergjigjjen time te pare ne kete teme kam shprehur mendimin se idete jane pergjithesisht te qarta, pra problemet dihen dhe rrugedaljet e sugjeruara nuk jane per tu hedhur poshte, por, pyetja ime (athere si edhe tani) eshte: A ka njerez qe kane interesa te drejteperdrejta ne ato zona?? A kane vullnet/interes ata njerez te veprojne??

    Kjo eshte ceshtja, sipas meje. Edhe vete strategjia e siperpermendur ishte e mbushur plot me paranteza mbi veshtiresite e medha te realizimit te objektivave qe i vinte vetes dhe kerkonte me ngulm perfshirjen dhe mbeshtetjen e shoqerise civile (qe me zorr merr fryme ne Tirane, imagjino tani se c'fuqi do te kete ne Kukes!!).

    Kam pershtypjen se problemi i qarkut te Kukesit (krahasuar me qarqet e tjera administrative Shqiptare) eshte pak a shume i ngjashem me problemin qe ka Shqiperia (krahasuar me vendet perendimore). Strategji ka boll, te vjetra e te reja, por fakti eshte qe deri me sot malet e mbarsura kane pjelle vetem minj. Jemi aq larg nga Europa sa c'kemi qene perhere, emigracioni vazhdon me po ato ritme, korrupsioni dhe krimi galopojne duke mos lejuar uljen e nivelit te pasigurise, infrastrukturat vazhdojne te jene gjithandej te cala, drita s'ka, sa bie nje pike shi veriu permbytet, kurse jugu gerryhet nga erozioni e keshtu me rradhe. Nuk eshte se Shqiptaret (apo Kuksianet) nuk kane interesa (edhe pyetja ime pak me lart eshte thjesht provokuese), por kane (kemi) zgjedhur te mos i mbrojme ato. Ndoshta pjeses me te madhe prej nesh, pasi ka bere llogarite e veta, i ka dale se eshte gjithesesi me mire te krisesh e te ikesh (nga Kukesi, nga Shqiperia) sesa te rrish e te cash koken sot e gjithe jeten me ate klase njerezish qe e ka plazmuar realitetin tone ne ate fare feje.

    Kete e verteton po deshem edhe nje raport i para pak koheve i Organizates Nderkombetare te Migrimit (IOM) qe thonte se nga qindra mijera Shqiptaret qe kane lene vendin, vetem nje pjese e vogel (thuajse statistikisht e paperfillshme) jane rikthyer!!

    Keshtu pra, Shishtaveci e Voskopoja mund te jene sa te duan vende ideale per ski e me the e te thashe, por ti kthesh (ato edhe te tjera) ne risurse te afta te mbajne me buke Shqiptaret nuk eshte edhe aq kollaj.

    Shendet njehere, se sot u zgjata i cik si teper.
    B.

  5. #35

    Thumbs up

    BenAlbani,

    Te falenderoj personalisht per vemendjen e treguar ndaj shkrimeve ne teme dhe per idete e percjellura teper miqesisht.
    Une e kisha lexuar qekur ate Plan te linkut qe e ofrova dhe per te tjeret sepse ishte me te vertete ashtu sic thua ti-Nje plan i ardhur nga lart dhe i shkruar nga poshte.
    Sepse aty nuk kishte asgje pervec faktit se ai ishte i kopjuar nga ndonje material tip sic behet gjithmone nga te huajt qe punojne ne Shqiperi e qe duan te justifikojne detyren e me vone i mbushur me shifra (shume pak te besueshme).
    Per pjesen vazhduese te shkrimit tend nuk kam se cfare te shtoj por dhe njehere falemnderit.
    Kjo teme nuk ka qellim zgjidhje problemi sepse dhe po te duam ne nuk jemi George Soros apo Bill Gates.

    Shpresoj se do te vazhdosh te ndjekesh shkrimet e tjera dhe te marresh pjese sikurse deri tash.

  6. #36
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Investoret italiane, interes per veriun - Përgatiti: S.B.



    Mirdite - Data 26 e muajit prill do te mbledhe ne qytetin e Rreshenit Dhomat e Tregtise se qyteteve te veriut si Puka, Peshkopia, Mati, Bulqiza etj. Qellimi i ketij takimi eshte te percjelle vemendjen e investitotereve italiane edhe drejt veriut te vendit. Pasi deri tani vemendja per investim e biznesit italian ka qene Shqiperia e mesme dhe ajo e jugut. Kjo eshte marre persiper per t'u ndermjetesuar nga Instituti Italian per Tregetine e Jashtme (ICE). Kjo u konfirmua nga perfaqesuesi i ketij organizmi ne vendin tone Saimir Boka. Ne kete takim te inicuar nga Dhoma e Tregtise dhe e Industrise se Mirdites i cili u zhvillua dje ne qytetin e Rreshenit, kryetari i saj Mark Ruci tha se ky takim paraprak me anetaret e Dhomes se Tregtise se Mirdites, ka si qellim t'i paraprije nje takimi te zgjeruar qe do te mbahet ne qytetin e Rreshenit me 26 prill te ketij viti. Ne kete takim do diskutohet me perfaqesuesit me te larte te (ICE) per te mundesuar terheqjen e bisnezit italian drejt zonave veriore te cilat mbajne ne vetvete resurse dhe fuqi punetore te kualifikuar. Per kete theksoi Mark Ruci, kerkohet bashkepunim e angazhim i Dhomes se Tregtise e Industrise se Mirdites. Ai e konsideroi eveniment per bisnezin mirditor, ne nje kohe qe prej disa muajsh eshte krijuar "Forumi i zhvillimit te zonave malore" i cili eshte me qender ne Mirdite.

    Nga ana e tij, perfaqesuesi i ICE Boka, kerkoi mendime nga anetaret e Dhomes se Tregtise se ku mund te orientohen biznesmenet italiane per te investuar. Ai tha se ky organizem eshte evident ne 104 vende te botes dhe qellimi eshte qe te beje ndermjetesim tregtar mes investitoreve italiane eatyre homologe ne vende te ndryshme.

    Aleksander Ndoja

  7. #37
    Takime te tilla jane shume te vlefshme nese ata pergatiten mire (pa paragjykuar zhvillimin e ketij takimi) sepse bejne te mundur shkembimin e informacionit ne mes te dy paleve (sepse ende ne kushtet e sotme kur p.sh. ne Kukes ka vetem dy linja interneti nuk eshte i mundur shkembimi i shpejte i tij) gje qe i sherben dhe hartimit te nje strategjie te biznesit nga palet e interesuara.
    Mirepo biznesi italian dhe ai u huaj ne pergjithesi dijne te vleresojne menjehere kushtet ne te cilat ndodhet kjo zone para se te investohet.
    Sepse biznesi pervec takimit kerkon dhe nje klime te pershtatshme biznesi duke filluar qe nga nevojat infrastrukturore (rruget,telefonia,interneti,akomodimi,energjia etj) tek ato administrative (pushtet lokal efektiv) deri te garancite politike (rendi publik,mbeshtetje nga politika,lehtesi tatimore dhe fiskale te miratuara me ligj) etj.
    A i ploteson kjo zone sot per sot disa nga kushtet me elementare qe kerkon biznesi i huaj (dhe jo vetem ai)?
    Per mendimin tim jo.
    Pa hyre tek infrastruktura qe eshte ne nje gjendje te turpshme ajo qe len me teper per te deshiruar eshte niveli i pushtetit lokal.
    Te pakten per ne Kukes ku kam informacion di te them se administrata eshte e paafte t'i pergjigjet cdo lloj biznesi.Lere me Dhomen e Trgetise dhe Industrise e cila sheh misionin e saj vetem te marrja e nje vize dyvjecare Shengen nga drejtuesit e saj dhe zhvillimin e ndonje takimi formal i cili me shume nxitet per interesa politike te dites dhe per t'u hedhur hi syve te publikut se ja po bejme dhe ne dicka.
    Provo te gjesh apo te marresh informacion nga keto zona apo te kontaktosh drejtperdrejt qofte dhe me nje kryetar Bashkie dhe do te shohesh se atje s'ka asnje lloj plani per investime te tilla,sepse ende asnjeri nuk e di drejtimin e zhvillimit te zones por flasin kuturu se ketu eshte nje miniere apo ketu ka baker e krom e ku di une e se ne kemi minatore te afte etj.
    Sepse aty pashe se ishte folur se ne kete zone ka forca pune te kualifikuara.Se cfare kuptojne ata me kete force une nuk mund t'a kuptoj sepse pa patur nje drejtim zhvillimi nuk ke se si te orientosh dhe kualifikimin e fuqise punetore (sepse dhe aresimi e kurset ngrihen mbi bazen e ketij drejtimi zhvillimi) e per rrjedhoje nuk ke se si te orientosh dhe biznesin.
    A takime per te ngrene nje dreke apo nje darke apo per te justifikuar punen mund te zhvillosh cdo dite (kur ka dhurues fondesh politike) e me cdo njeri.
    Kjo zone duhet te kete nje udherrefyes te hartuar me kujdes e ne bashkepunim me te gjithe palet e interesuara e te prezantuar publikisht.
    Italianet e bizneset e vendeve te tjera kane ardhur dhe here te tjera ne kete zone dhe jane pritur e percjellur "sipas zakonit" mirepo asnjehere nuk eshte bere e mundur qe te thithet qofte dhe nje investim modest.
    Se ende atje flitet me mendesine e vjeter kur shteti merrte persiper zgjidhjen e te gjitha problemeve e ende ne sirtaret e zyrave te pushtetit flejne projektet e hartuara ne periudhen e "zhvillimit" komunist e me mendesine e asaj kohe megallomane.
    Ende ne ate zone flitet per miniera,kombinate gjigante e ku di une sepse sic e thashe ketu ka (sipas tyre)" baker,krom,hekur-nikel,ka lende druri e rreshire pishe" etj.
    Ka shume e shume gjera per te ndryshuar para se te flitet per investime e zhvillim.
    Une vazhdoj te jem skeptik nga zhvillimet e deritashme ne kete zone sepse atje mungojne njerezit e interesuar (mbeshtes ketu BenAlban) e me ide te kohes e per sa kohe nuk do te kete te tille per aq kohe gjerat do te sillen rreth e qark per te mbetur ne vend ose ne rastin me te keq per te shkuar prapa.

  8. #38
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    E Enjte, 14 Prill 2005

    PAPUNESIA, KUKSIANET NISIN MBLEDHJEN E KERMILLIT

    Kukes- Nje nga qytetet me te varfra ne vend, Kukesi, kete pranvere i ka varur shpresat ne punet e rendomta dhe ato dytesore per te mbijetuar. Sapo ka nisur ne kete zone edhe sezoni i mbledhjes se kermillit. Jane dhjetera femije, adoleshente dhe te rritur qe kane filluar mbledhjen e kerminjve per t'i shitur ne pikat e grumbullimit. Papunesia e madhe ne rrethin verilindor qe i kalon 50 per qind te popullsise se afte per pune, ka bere qe dhjetera familje te sigurojne te ardhura duke mbledhur bime medicinale, duke gjuajtur peshk, apo duke mbledhur kerminj, qe sipas specialisteve ky lloj butaku eshte i kercenuar drejt zhdukjes se plote ne rethin e Kukesit. "Ne rrethin tone mbledhja e kerminjve qe ka nje shtrirje kohore prej me shume se dy dekadash, po ben qe butaket te gjenden me pakice dhe ne te ardhmen jane te kercenuar seriozisht nga zhdukja e plote", thote B.Hallaci, biolog. Nderkohe jane disa sipermarres qe sigurojne blerjen e kermillit duke i magazinuar ne qytetin e Kukesit ku me pas i pergatisin per t'i eksportuar me cmime te majme. Ndersa ne Kukes ato i blejne jo me shume se 30 leke per kilogram, nga te papunet e shumte qe perpiqen te sigurojne te ardhura per familjet e tyre. Nderkohe duhet theksuar se shumica e te papuneve merren me gjuetine e peshkut ne ujerat e liqenit te Fierzes ku shpeshhere kane demtuar jo ne pak raste me lende eksplozive.

    M.Halili

  9. #39
    Pa koment Qerim!

  10. #40
    E kisha harruar fare mbledhjen e kermillit sepse kur ishim ne moshe 10-12 vjecare mblidhnim kermij heret ne mengjez per t'i shitur.
    Atehere ishte viti 1974-1975 dhe ja tani pas 30 viteve rikthehet kermilli per te jetuar.
    Pra kur thashe me lart pa koment e bera qellimisht nje pauze sepse nuk mund te shkruaja dot qe te qetesohesha.
    Ja cila eshte strategjia e sotme e zhvillimit te kesaj zone-mbledhja e kermijve.
    Do te thuash ti apo dikush tjeter se dhe ajo pune eshte!
    A i imagjinon shqiptaret ne zemer te Evropes e ne kerthize te botes ne shekullin e 21 duke mbijetuar nga kermilli i cili dhe ai qenka drejt zhdukjes?
    Sinqerisht t'a them se eshte e turpshme (jo pse mblidhen kermij) po se ku eshte kata-
    -ndisur vendi ne teresi e zona e "famshme" ne vecanti.
    Cfare politike mund t'a justifikoje kete gjendje te krijuar e cfare politikani mund te mburret e per me teper t'i kerkoje voten asaj pjese te popullit shqiptar?
    Se kujt i sherben nje zone e tille e lene pasdore vetem dreqi e di.
    Se te pakten nuk eshte ne interesin e shqiptareve ne te dy anet e kufirit qe mijera shqiptare te kesaj zone te jetojne te humbur nga shteti,nga ligji,nga zhvillimi e nga mireqenia.
    Nano fryhej dje ne Kucove nga "sukseset " e arritura dhe leshonte kakerdhi te kuqe para atyre militanteve qe jane te mesuar vetem te rrahin duart gjate jetes se tyre pa e ditur se pse.
    Me te vertete poema e Ali Asllanit duhet te mesohet nga te gjithe shqiptaret permendesh nese duan qe te kene dinjitet.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •