Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    Qerim,

    Autorin e shkrimit e njoh personalisht sepse ka punuar per shume vite ne Kukes dhe e njeh shume mire zonen mirepo si gjithmone fjalet e mencura bien ne veshe te shurdher.
    Ne shqiptaret kemi aftesi te flasim shume bukur por kur vjen puna te venja ne jete e tyre athere ngec sharra ne gozhde.Pse?

  2. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Pse nuk del ndonje firme turistike e llojit Club-Mediterrane ,e cila po investon ne jug, por per turizmin malor ne Veri.

    Jo per gje por te rinjte evropiane po cmenden pas turizmit malor, me shume se sa ndaj atij detar.Marrin nje cante ne krah dhe.. hopa .

    Me leket e aeroportit te Kukesit, qe per mendimin tim nuk ka ndonje fitim te madh, te ishte bere nje stacion turistik malor.

  3. #13
    Qerim,

    Aeroporti ne kushtet e mungeses totale te infrastruktures eshte shume i domosdoshem.
    Pastaj Kukesi e ka patur aeroportin qe ne kohen e mbretit Zog.Sepse ai eshte hap i pare drejt atij turizmit qe mund e duhet te zhvillohet ketu e jo vetem ne Kukes por kudo ne zonen e veriut.
    Gjithmone kam menduar se veriu mund te kete nje industri shume te forte turistike e bile si i vetmi burim per zhvillim sepse projektet qe shpesh serviren si minierat e ku di une jane nje kohe e kaluar.Minierat jane vetem nje sakatim i natyres dhe largim nga ideja e planeve per turizem.
    Veriut i duhet pikerisht turizmi malor dhe ai i shtrire ne te gjitha stinet.
    Mirepo qe te vihet deri aty duhen parapergatitur shume gjera por tash per tash ajo qe duhet bere eshte krijimi i kushteve per zhvillimin e turizmit malor.
    Kushti i pare eshte hartimi i nje Plani te Zhvillimit Turistik te zones nga pushteti qendror ne bashkepunim me ate lokal,me bizneset,OJQ,publikun,vendet e interesuara,agjencite e huaja te ndihmave qe veprojne ne Shqiperi si USAID etj.
    Permes ketij Plani te miratuar nga KKRT te Shqiperise do te hidheshin piketat e se ardhmes.
    Nuk mjafton vetem te flitet si e kemi ne zakon apo jo Qerim se duhet keshtu e duhet ashtu.
    Ja po afron dhe fushtat e zgjedhjeve dhe si zakonisht do te rendin partite politike te majta e te djathta,qeveritare e opozitare per te kerkuar voten dhe pas premtimeve te bujshme nuk do te bejne asgje vecse do te presin te vijne zgjedhjet e reja per te shpalosur mashtrimet e reja.
    E kam thene me pare Qerim se hapi i pare do te duhej te ishte normaliteti politik ne vend.Permes normalitetit do te ishte qytetari me i lire te mendonte dhe te jipte mendimin e lire e jo te humbase energji te kota me perralla politikanesh.
    Pra personalisht kam qene dhe jam i mendimit se sektori i sherbimeve (hotele,kampingje,skipista,hipizmi,kanotazhi,turiz mi i fshatit,qendrat kuruese etj.) dhe ai i transportit do te ishin dy burimet baze per zhvillimin njehere e mire te zones sone prej te ciles do te perfitonin te gjithe.
    Dikush do te mendoje se atje eshte e veshtire qe te realizohen keto sepse atje njerezit jane keshtu e ashtu pra paragjykimet tipike shqiptare.Mirepo ne kushtet e pasjes ne dore te nje Plani Zhvilimor turistik perspektiv me detyrime perkatese per pushtetin qendror,pushtetin lokal,agjencite e ndryshme te ndihmave,etj. bizneset do te shihnin nje burim te mire te mundesive per investime sepse tere keto plane nuk duhet te kerkohen te realizohen nga shteti (eshte kohe e kaluar kjo) por nga biznesi vendas dhe ai i huaj.
    Per kete teme do te deshiroja dhe mendime te personave te tjere qe kane deshiren e mire dhe ndoshta nje pervoje me te madhe ne keto fusha.
    Sepse kjo zone nuk eshte prone vetem e banoreve te kesaj zone por e gjithe shqiptareve.

  4. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Veri-Lindja e Shqiperise po vuan ende ate ndarje te kobshme qe ju be para 100 vjetesh nga Kosova, sepse veri-lindja e Shqiperise eshte pjese e Kosoves.

    Dhe une nuk shikoj ndonje zhvillim te kesaj zone, derisa gjerat te kthehen ne normalitet, pra femija te bashkohet me nenen, pra rrethet Kukes, Tropoje, Diber, etj, ti bashkohen Kosoves, ose kur te behet Shqiperia e madhe.

  5. #15
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Kjo tema mbi zhvillimin e veriut te Shqiperise eshte mjaft interesante dhe me pelqyen disa nga materialet e sjella ketu. Mjafton te hedhesh nje sy ketu ne forum dhe e shikon se problemet pak a shume dihen dhe zgjidhjet (ne vija te pergjithshme) dihen gjithashtu.

    Pyetja ime eshte a ka njerez qe kane interesa te drejteperdrejta ne keto zona? Pra njerez nga Kukesi, nga Tropoja, nga Peshkopia etj. etj. qe kane prona, lidhje gjaku, a interesa te tjera te drejteperdrejta aty?

    Pyes sepse mendoj se jane pikerisht keta njerez ata qe mund ta ngrene zerin dhe te bejne dicka per ta ndryshuar situaten. Jane ata qe kane interesin e drejteperdrejte qe zona te zhvillohet. Po u prit qe zgjidhja te vije nga Tirana mendoj se ka per tu pritur shume gjate, sepse historia jone e koheve te fundit ka treguar se energjite e politikes e te ekonomise tone jane te orientuara he per he aty ku fitimi/kapitali jane me lehte e me shpejt te realizueshem, pra teknikisht ne zonat fushore e bregdetare ku ndertimi i infrastrukturave eshte me i lehte, ku kalojne kanalet e korridoret kryesore te shkembimeve (tregtare, njerezore, energjitike) dhe ku premisat e zhvillimit te turizmit jane me te mbara.

    Per te vjele fitim nga turizmi, fjala vjen ne Sarande , mjafton te hedhesh nje kamion beton, per nje vile a nje lokal dhe fillon nga puna, kurse stacioni turistik ne Lure kerkon rruge (qe nuk jane), ski-lifte e teleferike (qe nuk jane), mbrojtje te ambjentit (qe po shkaterrohet nga vete banoret), dhe mbi te gjitha nje mentalitet te hapur ndaj turizmit. Sepse, nese sarandioti ka vite e vite qe i hap dyert vizitoreve dhe toleron sjelljet e ketyre edhe kur keto nuk jane tamam njelloj me te tijat, ne veri "te huajit" qe nuk ben kujdes "i qitet pushke".

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Asht e vertete qi izolimi asht problemi kryesor, por izolimi kishte me qene justifikim ne nji vend me hapsina te pamasa e jo Shqipnija e vogel.
    Shqipnia asht aq e vogel sa kishte me mjaftue qi te mos u vidhshin paret e grumbullueme prej takses pikrisht per rrugen e me shkue ne Kukes kishte me u dashte pak kohe.
    S'di a ju kujtohet se u vu nji takse per financimin e rruges e mbasi u mblodh u deklarue se tash me te qeveria po paguen deficitet mbasi ka pase teper shpenzime (Kushton hoteli ne Dubai!!!!!!!!!! e llogarite e bankave ne Greqi s'kane si fryhen ndryshe)
    S'ka zhvillim ku kulcedra asht me goje hape ne krye te vendit tue prite viktimat.

  7. #17
    Së pari desheroj të falënderoj BenAlban për pjesëmarrjen tënde në temën që lidhet me gjetjen e rrugëve të zhvillimit të një pjese të Shqipërisë e që unë ndoshta "gabimisht" e kam quajtur "veriu" i saj.

    Sa i përket pyetjes tënde nëse ka njerëz nga këto zona që kanë interesa të drejtpërdrejta po të pergjigjem që jam unë personalisht nga ajo zonë.
    Mirëpo nuk ka rëndësi se nga je nëse je shqiptar (brenda apo jashtë kufinjve të tashëm) sepse duhët të jetë në interesin e të gjithëve që asnjë pjesë e kombit të mos mbetet një zorrë qorre.
    Sepse "veriu" nuk është pronë e "veriorëve" por është pronë kombëtare e për këtë arësye kisha deshirë që ashtu sic shkruajtet ju të merrnin kurajon dhe shumë e shumë të tjerë këtu ne forum.

    Pastaj nëse është fjala për te ngritur zërin këtu do të deshiroja të thoja se ngritje e zërit nuk do të thotë vetëm britma e protesta por unë e kam permendur në shkrimet e mia se rruga më e mirë është që për këtë zonë ashtu si dhe për zonat e tjera të ketë një PLAN.Banorët e kësaj zone duhet të dinë se cila do të jetë e ardhmja në menyrë që dhe ata të drejtojnë energjinë drejt kësaj të ardhme.
    Nuk po flet njeri (te paktën unë) se aty duhet kjo e aty duhet ajo (ide utopike) por
    të paktën të hidhen konturet.Më pas ata që ju gabimisht i quani si "qitës" do të jenë të tjerë njerëz..
    Nuk e di se a ke provuar ndonjëherë të mbetesh vetëm i braktisur nga shokët,nga familja e pra sot kështu është kjo zone-E BRAKTISUR,E LËNË NË MËSHIRËN E FATIT.
    Shtetit nuk po i kërkohët e as duhet kërkuar që ndërtojë këtë apo atë objekt se ajo është kohë e kaluar por shtetit po i kërkohet të paktën të bëje minimalen-NJË PLAN.

    Sa i përket interesit ekonomik për investimet më të drejtë ke marrë shembujt për zonën bregdetare sepse është e vërtetë që paraja është si uji,pra e zgjedh vetë rrugën më te lehtë.
    Aty ndër të tjera ke përmendur mbrojtjen e mjedisit që sipas mendimit tënd "janë duke e bërë vetë banorët".Mirëpo këtu do të deshiroja të theksoja se dëmet më të mëdha mjedisit po i bëjnë vetë ato zona që ju i keni marrë si shembull zhvillimi.
    Sepse ndërtimi pa plan,pa asnjë rregull urbanistik,betonimi i bregdetit,përdorimi i rërës së plazhit për ndërtime,prishja e ishujve,ngrënja e masivit të Llogarasë,ndërtimi restoranteve e hoteleve në kushtet e mungesës së kanalizimeve,derdhja e mbeturinave në det,zënja e tokës fushore dhe pjellore me ndërtime flasin se mjedisi po dëmtohët më shumë aty ku po derdhet paraja lumë.
    Mirëpo kjo do të duhej të ishte objekt i një teme tjetër.

    E vetmja pikë që më ke befasuar është ajo e mentalitetit të banorëve te zonës që sipas mendimit tuaj nuk është aspak mikpritëse për turistët.
    Unë nuk e di se sa e njeh mentalitetin e kësaj zone por nëse asaj i afrohet një shans i dhënjes së një mundësie zhvillimi shpejt do t'a kuptosh se kjo zonë ka një mentalitet tepër miqësor me këdo e për këtë mund të flasin ata që kanë punuar e jetuar për vite të tëra në Kukës,Tropojë,Dibër,Pukë etj.

    Po të tregoj vetëm një fakt se deri në vitet '90 turizmi i Kukësit ka qënë një ndër shembujt e turizmit shqiptar në mikpritje,shërbim,gatim fantastik etj.E di se dy qytete kanë patur një nivel te lartë të shërbimit turistik-Saranda dhe Kukësi.
    Në Saranda arriti t'a mbajë emrin e mirë ajo është meritë e banorëve të saj por dhe e mundësive të reja që u krijuan ndërsa Kukësi (këtë po të marr si shëmbull se jam nga ky qytet) u la në harresë bile pë të shkuar deri atje sa nga një neglizhencë e të gjitha qeverive të pas '91 u la zvarrë problemi i tokave për t'u bërë shkak për konflikte të dhimbshme.Pasojë e kësaj neglizhence kriminale është mbyllja e plotë e turizmit të Kukësit.E kam thënë dhe në shkrimet e mëparshme se kësaj zone ashtu sikur dhe të gjithë vendit i duhët një politikë normale sepse ajo është kushti i parë për zhvillim.
    Unë nuk e di se a keni qenë ndonjëherë në Kukës por di të të them se atje sot megjithë kushtet e veshtira do të gjesh lokale,restorante,kafe me një nivel shumë të lartë.Ndoshta sherbimi lë pak për të deshiruar por kjo është një sëmundje shqiptare.
    Pra këta banorë nuk janë të "egër" miku im, por mungesa e shtetit e kthen dhe qingjin në ujk.
    Duhet t'i përjetosh problemet që të dish të japësh një vlerësim të saktë për ata që "qesin në pushkë".
    Ne shqiptarët kemi shumë paragjykime për njëri-tjetrin mirëpo ato do të tejkalohen dhe ndoshta një ditë do të qeshim me to.
    Por kjo nuk është tema e as që duhët të jetë ndonjëherë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-03-2005 më 07:57

  8. #18
    Ne shkrimin tim te fundit nga nxitimi harrova të zë në gojë Shkodrën.E pra ajo ka kushtet e zhvillimit turistik më shumë se cdo zonë tjetër në Shqipëri.
    Ka detin,fushën,malin,liqenin,lumenjtë,kulturën,tradi tën,njerëzit mikpritës që zor se i gjen ndër shqiptarët e sotëm e megjithatë vuna mungesën e zhvillimit.Pse?
    Pse me një kamion beton sikur në Sarandë apo Durrës nuk u bëka prokopi këtu?
    Ka dicka më të thellë në brendësinë e kësaj teme sepse me ose padashje dikujt i intereson që kjo zonë të mbetet kështu si nje rezervat.Dikujt i intereson që për interesa te mbrapshta të paraqesë banorët e kësaj zone si njerëz të "egër" e "primitivë".Ajo mendoj unë është pjesë e luftës së pandershme politike përmes së cilës ai apo ky person të paraqitën si të padenjë për qeverisje sepse vijnë nga një zonë e tillë ku njerëzit dinë vetëm të "qesin ne pushkë".
    BenAlban ju lutem mos i merrni këto fjalë të adresuara për ju.
    Besoj se do të më mirëkuptosh.

  9. #19
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Pra këta banorë nuk janë të "egër" miku im, por mungesa e shtetit e kthen dhe qingjin në ujk.
    .
    Nuk e ka fajin vetem shteti por edhe mentaliteti i asaj zone.
    Banoret e asaj zone nuk kane shume besim tek shteti shqiptar.
    Nje shembull per kete eshte adhurimi i banoreve te asaj zone per z.Sali Berisha.Pra per ata shteti shqiptar asnjehere nuk ka qene i tyre, dhe u be i tyre vetem kur erdhi z.Sali Berisha ne pushtet.
    Sipas tyre Sala mund te bej cfaredo te keqe, s`ka gje, se eshte i yni.
    Edhe ndihma qe ju ofroi Sali Berisha per shperngulje ne krahina te tjera te Shqiperise, me shume beri dem se sa mire, sepse e zbrazi Veriun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 31-03-2005 më 09:01

  10. #20
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Njeriu mire qeke bithshpum grek mesa shoh nga shkrimet e tua
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •