Me befasoi dhe e solla edhe per ju.
Pershendetje Luigji
Moisiu dekreton shtetesine shqiptare per Baton Haxhiun
E Diele, 20 Mars 2005
Pas shtyrjes dhe vonesave te shkaktuara nga Ministria e Rendit Publik, Kreu i Shtetit dekreton dhenien e nenshtetesise shqiptare per gazetarin e njohur. Kush eshte Baton Haxhiu dhe jeta mes gazetarise dhe politikes
Pas nje kerkese rutinore per nenshtetesi, por qe ka zgjatur disi shume, duke iu referuar statusit te Baton Haxhiu, se fundi, Presidenti shqiptar Alfred Moisiu ka dekretuar dhenien e nenshtetesise per gazetarin e njohur. Eshte vonuar surprizisht ne fakt, pasi Ministria e Rendit, ka kerkuar shtesa ne dokumentacionin e tij. Kjo e ka bere komunitetin e gazetareve shqiptare te reagoje dhe te kerkoje unanimisht, si pak here ne jeten e tij, respektimin e kerkeses se drejte te zotit Baton Haxhiu.
Ne fakt, eshte dukur pak si paradoksale vonesa e akordimit te nenshtetesise per Haxhiun, qe me punen e tij ne publicistike, e ka kaluar me kohe fushen shqiptare.
Duke iu kthyer realitetit te sotem, Baton Haxhiu, pothuaj eshte i perditshem ne median kombetare shqiptare. Kryesisht ne rolin e opinionistit, por edhe ne fejtone (disiplina, ku ai ndjehet me mire), pershkrime- ai na ka sjelle Kosoven dhe problematiken e saj te madhe. Ai eshte prezent dhe ne problematiken shqiptare, fale profesionalizimit te tij.
Baton Haxhiu eshte lindur ne Komunen e Gllogocit (Drenas) me 1965. Ai njihet aktualisht si nje nga publicistet me te njohur kosovare, perpos angazhimeve te tij te medha, qe ka bere per Kosoven ne kohen e luftes kryesisht dhe tashme ne realitetet e reja.
Ai eshte ne gazetari, qe ne fund te viteve '80 dhe prej edhe me shume kohesh, jeton ne Prishtine. Eshte i martuar dhe bashke me dy femijet e tij, ai perjeton tashme Kosoven e pasluftes. Episodi, qe e beri prezent shume ne opinionin shqiptar, ishte 28 marsi i vitit 1999, kur ai u raportua i vdekur nga Xhemi Shi, zedhenesi i famshem i NATO-s. Ne karrieren e tij bukur te shumte, ai ka qene tek "Bota Rinore", Revista "Koha", dhe Gazeta e njohur "Koha Ditore". Ne kete te fundit, ai u ngjit ne hierarki deri ne kryeredaktorin e saj. Fale punes se tij te madhe ne vitin 1999- ai mori Cmimin "Press Freedom" nga Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve. Kjo i shkonte pak a shume kurajos se tij dhe per kete ia vlen te kujtohet nje titull, qe vuri ne gazeten e tij ne kohen e luftes, qe i ngjante slloganit te NIKE -"NATO-Just do it" dhe qe ka mbetur shume e njohur ne Kosove. Momentalisht eshte Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit te gazetareve profesioniste te Kosoves. Se fundi, e vecanta e tij eshte se shume here, ka qene shume kritikues dhe i politikave te bashkeqytetareve te tij per Kosoven, duke mos toleruar veprimet qe bien ndesh me kohen dhe realitetet e sotme nderkombetare.
B.an
Krijoni Kontakt