Shekulli
Çështje si detyrimi për të treguar burimin e të ardhurave për të vendosur një çmim dysheme për gazetat dhe fitim maksimal për shitësit e gazetave si dhe për të vendosur kufizime ndaj aftësisë së pronarëve për të konkurruar për kontrata me prokurime publike janë masa që kanë për qëllim të zgjidhin përmes një mbirregullimi të medias, një çështje që në thelb është politike.
Rregullimi i tepruar i medias nuk do të eliminonte korrupsionin zyrtar dhe shpërdorimin e kompetencave të pakufizuara apo edhe kontrollin politik mbi median.
Nuk ka nevojë që të kemi ligje ekskluzive vetëm për kompanitë e mediave të shkruara
Dispozitat do të ndodhen në fakt, nën rrezikun e abuzimeve nga qeveria për t’i përdorur ato si armë kundër medias kritike ndaj saj
Efekti rrjetë i dispozitave do të jetë pengimi i zhvillimit të medias në linja të hapura e konkurruese, duke i shkaktuar dëm zhvillimit të tregut të medias
Transparenca lidhur me strukturën e pronësisë së medias, duhet përcaktuar me ligj dhe duhet të jetë e njohur për publikun por në ligjin “Për shtypin”, nuk duhet të ketë dispozita në lidhje me transparencën financiare të mediave të shkruara
Kompanitë private të medias nuk duhet të detyrohen që të deklarojnë regjistrat e tyre financiarë, nëse kjo gjë nuk u kërkohet të gjitha kompanive private dhe organizmave qeveritare një gjë e tillë
Nuk duhet të ketë çmim dysheme për gazetat sepse kjo nuk do të arrinte rezultatet e dëshiruara dhe do të ishte dizavantazh për popullsinë shqiptare
Propozimi për të ndaluar pronarët e medias, familjarët e tyre dhe aksionerë të tjerë të këtyre kompanive të kenë kontrata me qeverinë nuk qëndron, sepse kjo dispozitë do të kufizonte lojtarët e rinj që do të hynin në treg
Vendosja e një detyrimi mbi kompanitë publike për të reklamuar në të gjitha gazetat është e vështirë dhe ndoshta përbën një shpërndarje të gabuar të parave publike.
Vendosja e një detyrimi mbi qeverinë për të përkrahur të drejtën e marrjes së informimit është pozitive, por gazetat që mbështetin qeverinë nuk duhet të favorizohen në shpërndarjen e tyre në zonat e largëta.
Krijoni Kontakt