Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69

Tema: Visar Zhiti

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Visar Zhiti

    Per hater te lumit,
    dhe per poezine e Visarit( qe nuk kam si te mos e dua)!!

    ATJE NE KOSOVE.

    Atje, cudi,
    je dhe pa qene. S'eshte larg
    fare.Dhe s'te duhet te udhetosh
    gjithe jeten. S'eshte ishull.
    Vazhdimi yt eshte, neper gjak
    dhe s'di te arrish atje
    si ne enderren e nje planeti
    tjeter.Bota

    ndjek me ankth beteja qe perseriten
    pa meshire.Si te ishin hije gladiatoresh
    dhe tigrash te padukshem. Cahet mishi i
    popullit, Shqyhen gojet e pushtimit
    breda teje
    dhe mbi peisazhin e hershem,
    te permbysur.

    Meridianet te gurte-
    shkallet te amfiteatrit.
    Zeri im ze syte me duar
    per te mos pare vrasjet.
    Une bie mbi veten,
    Te tjera vetvete bien mbi mua.
    Kufomat e mija te pafundme
    behen muri rrethues i vdekur
    i nates se asgjese.


    (zgjedhur nga vellimi poetik, "Si shkohet ne Kosove"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 23-06-2002 mė 00:01

  2. #2

    CIGARE BURGU

    Grise nje cope gazette
    Vure pak duhan
    Te mbledhur nga gishtat e flakur
    Dhe drodhe nje cigare

    Lajmet
    T’u futen ne mushkri
    Si tym I hidhur

    Dhe atdheu kollitet I semure

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    SI SHK-OH-ET NĖ KOSOVĖ

    -baladė-


    - Ti, kalė i bardhė, Pegasi im,
    si shkohet nė Kosovė, tregomė!
    Malli mė ka marrė pa qėnė kurrė.


    - Pėrtej varrit tė atit tėnd
    varret e tjerė u rritėn dhe u bėnė male.
    Pas maleve ka varre prapė si retė
    nėpėr luginė.
    Shtegtojnė varret nė qiejt e ulėt
    dhe ta ngatėrrojnė udhėn.
    Avionėt kthehen pas tė hutuar
    nėpėr mjegull nate.
    Karvanėt e veturave janė kthyer nė shkėmbenj
    si kuajt e krushqėve nė mallkimin e lashtė.
    O Zot! Dardhat dimėrore dhe mėllenjat
    janė bėrė fushė me ofshama
    tė gjuhės time!


    - Ti, yll blu i fatit mbi ballė tė Atdheut,
    si shkohet nė Kosovė, tregomė!
    - Kur tė kesh njė plagė tjetėr tė re nė trup,
    ndiq udhėn e rrėkesė sė gjakut,


    qė gjithmonė arrin para meje
    dhe mė pret atje - gurgullimė jete.


    Marr dy pishtarė tė shuar dardanė,
    i ngjyej nė gjakun tim
    dhe ndriēoj udhėn. Ndizen krahėt,
    flakėt bėhen flatra,
    unė bėhem shqiponjė prej dheu
    dhe ndiej ciklonet e stepave
    si duan tė ma brejnė emrin prej guri.


    NĖ NJĖ TAKIM NDĖRKOMBĖTAR POEZIE

    A.

    Tė bukura janė poezitė e botės,
    gjithė mister si sy dashurie.
    Por kur lexon poeti i Kosovės
    loti rrjedh e pėrndriten hijet.


    Tė ēuditshme janė poezitė e botės,
    si ashensorė tė ēojnė nėpėr yje.
    Por kur lexon poeti i Kosovės
    ferri tronditet, portat Skee thyhen.


    Paradokse janė poezitė e botės,
    kollona ajri tempujsh t’vėrtetė.
    Por kur lexon poeti i Kosovės,
    ujvara Agimesh derdhen mbi jetė.


    Alvito, 28...




    * * *

    Me kalė,
    me tren?
    Si shkohet atje?
    A janė tė lartė muret rrethues? Nė postblloqe
    sa cerberė na presin?


    Trenat,
    kur futen nė tunele, nuk dalin mė.
    Shinat humbin si rrėke tė zeza dhe bien nė ferr.
    Kuajt nuk kthehen
    me kalorėsin e vrarė, por na i vjedhin bashkė me legjendat
    nė kufi.


    Po si tė shkoj?
    Ėshtė amanet
    i gjithė tė vdekurve tė mi. Dhe ata janė
    mė shumė se tė gjallėt. Avionėt atje s’ulen.
    Si nė kohė tė keqe gjithmonė. Semaforėt janė tė verbėr
    si syri i pėrgjakur i qikllopit.


    Tė hipi mbi kurrize zhgabash,
    mes flatrave tė tyre tė mbahem? Tė bėhemi bashkė
    me dy kokė si nė flamur.
    Por nė malet e mia s’kam parė mė zhgaba
    dhe mua s’mė lėnė tė largohem nga puna... si i lidhur
    nė direkun e njė anijeje. Veshėt i kam tė zėnė si me dyllė
    me dy kufje tė zeza. Dėgjoj lajme dhe muzikė.


    Ē’t’i them erės, psherėtimave tė mia,
    reve tė dėshirave humbur qiejve,
    ylberit delikat tė guximit?


    Njė letėr si ta nis pėr atje, tė vogėl fare sa puthja.
    (Pėllumbat korrierė
    ngrohin vezėt nė foletė e plagėve...)


    Ē’mė kėshillon udhėrrėfyes i pėrrallave shqiptare?
    Ah,
    muza
    do tė mė ēonte dot
    nė vendet e munguara...?


    Nė ėndrra
    mos shkohet vallė veē me ėndrra?


    25. 07. 2000




    * * *


    Darda-
    -nia...
    Prapa
    mnia.


    Shqipė-
    -ria...
    Gjithė
    (I)liria.


    Kos-
    -ovar...
    Mos
    var(r)!




    * * *



    Mė njohu
    qeni i gėrmadhave,
    edhe pse s’mė kishte parė kurrė.
    M’u hodh te kėmbėt,
    lėpiu me gjuhė
    mallėngjimin tim dhe lehu i ngazėllyer.


    Qetėsohu, qetėsohu,
    ngushėllim i errėt imi,
    lozonjar i tėri.


    Sa kohė u bėnė
    qė ledhatoj hijen time,
    pėrpara prin
    dhe mė pret si qen shtėpie
    nė qoshe tragjedish?


    Unė i hedh
    maska tė lumtura.
    Luaj me to,
    rrokullisi me putrat e pista
    sarkazmave tė truallit.



    PEMĖT VAJTOJSA


    Pemėt
    mė tė trishtuara nė botė
    janė nė Prishtinė.


    Vajtojnė rrugėve,
    janė vetė vajtimet.


    Nė trup u dhembin
    si fasho plagėsh
    lajmėrimet e bardha tė vdekjeve.
    O Zot! Do tė varrosin
    pėrsėri ata qė i vranė
    dhe i hodhėn nė gropat e pėrbashkėta
    tė luftės!


    Nga vdekja
    tė heqėsh vdekjen.


    Varroset shpesh kėtu e njėjta pafajsi,
    ma thonė pemėt, Hekubat e vajtimeve.


    Dhe unė ngrij si ato rrugėve tė Prishtinės.



    VARRIMET PĖR SĖ DYTI...



    Asnjėherė tė mos vdesėsh,
    tė varrosesh dy herė.


    I masakruar
    tė endesh hije
    nėpėr harrimet e pėrgjakura.


    Tė tė hedhin dheun e mirė
    mbi fytyrė
    e krimi tė mos mbulohet.


    Fusha e Kosovės
    ka qindra vjet qė mbillet me tė vrarė
    dhe ajo rrit veē grurin e jetės.


    Unė mbledh si kallinjtė amanetet,
    i bėj tufė dhe qaj.


    Tė vrarėt nuk vdesin!



    SHIU I PRISHTINĖS


    Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
    ecjen ma bėn tė perėndishme.
    Perlat e tij si emocion shndritės
    ranė mbi supet e ardhjes time.


    Mos mė futni nė klube, ēadėr nuk dua,
    le tė mė lagė shiu i Prishtinės.
    Dhimbja ime kaq shumė u gėzua
    ashtu si shpirti i vetėtimės.


    Vėshtroj statujat, i tėri goditės,
    u heq shpatat, tė hekurtat kėmisha.
    Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
    i shenjtė, i shenjtė si pėrtėritja.


    Humba mes resh, anonim i gjithė,
    si vjeshta u bėra, mė mahnitės.
    Qė fatin tim tė njoh, tė bukurisė,
    le tė mė lagė shiu i Prishtinės.



    KUAJT E MITROVICĖS


    Kuajt nė Mitrovicė,
    mė tė hijshėm se ideja e Kuajve tė Triumfit,
    tė shėndetshėm dhe tė urtė,
    me xhufkat e verdhėllemta mbi ballė
    si njė tufė rrezesh hyjnore.


    Kuajt nė Mitrovicė,
    mė tė edukuar se ushtarėt e huaj tek ura
    qė s’lėnė shqiptarėt
    tė venė nė shtėpitė e tyre
    nė lagjen me sėrbė. Urat


    gjithmonė i kam krahasuar me kuajt shekullorė.
    Kali tė ēon nė bregun tjetėr tė njė legjende,
    tė fut nėpėr qytet, sado modern qoftė.
    Dua tė rend pas kuajve tė Mitrovicės,
    tė tėrheq bashkė me ta ngjarjet
    drejt ngjarjeve tė tjera mė tė mira.


    Kuaj fisnikė tė Mitrovicės,
    adhurimi ndaj jush
    do tė mė bėjė sonte kentaur:
    gjysma zell shtegtimesh me patkonj floriri,
    gjysma tjetėr dhėmbje
    e madhe njerėzore.



    Mitrovicė, 20. 11. 1999




    FĖMIJĖ TĖ LINDUR NGA PĖRDHUNIMET


    Fėmijė
    tė lindur nga pėrdhunimet,
    si iu shkėlqejnė sytė!?
    Ta krahasoj me tė kėlyshėve tė ujqėrve,
    mė vjen keq, shumė keq,
    jeni fėmijė...
    Po as te ujqėrit nuk ndodh kėshtu?


    Etėrit tuaj - tėrbimi i krimit
    e nėnat - pafajwsia e kapur robinjė.

    Qe ēmendur Perėndia e Luftės, Aresi!


    E si mund ta besonim
    se s’do tė ishit mė fruta tė shenjtė
    tė dashurisė?
    Qė edhe shtrigat mund tė lindnin,
    por urrejtja e madhe tė bėnte fėmijė? E pamu...
    ...ndur, o Zeus i zi!... pranė kufomave e shtėpive
    qė digjen,
    ai zjarr ju lindi, i betejave
    dhe ftohtėsia e vdekjes bashkė.
    Nė ē’shtėpi fėmije do tė rriteni,
    ėngjėj tė sė keqes?
    Vėrtet, kur tė rriteni,
    adritė tė padėshėrueshėm,
    kė do tė kėrkoni tė vrisni,
    etėrit apo nėnat?
    Foshnja tė paligjshme,
    dhe lufta pėrligjet. As nė tragjeditė e lashta
    nuk ndodh kėshtu,
    orestėr tė vegjėl, klitemnestra, edipėr,
    prapė ėshtė pakė dhe mė keq.
    Ē’do tė bėjė Medea me ju, medet!?
    Po unė si t’ja u tregoj pėrrallėn
    e Kėsulkuqes? Mos u trembni, s’janė hapa
    ushtarėsh, po vjen kali
    qė sjell Konstandinin me Doruntinėn!
    Po ju ē’vėlla e motėr kini?
    Thikat, armėt?
    Me fishekė do tė luani?


    1 fishek + 1 vdekje + njė kukull e therur.
    2 fishekė = 2 vdekje x dy ēerdhe tė helmuara.
    3 fishekė + 3 vdekje = tre shkolla tė vrara,
    pastaj njė popull i masakruar
    dhe mbetet njė bajonetė
    nė barkun e njė gruaje shtatzėnė.


    Lindja ka dhėmbje,
    po jo kėshtu!
    Lindja ka gjak dhe ulėrima,
    po jo kėshtu!
    Si mundėn dhe i shndėrruan
    nė makina tė dhunės dhe shkatėrrimit?
    Bomba hodhėn mbi mitrėn e Afėrditės?
    Kufoma e dashurisė
    shkelet me ēizmet e luftės.


    Qė pastaj tė urrejmė dhe fėmijėt...
    Oh, e pamundur!


    Kur do tė lindim
    edhe njėherė mirė? Kur(rė)?



    * * *


    Ēdo njeri
    ka Itakėn e vet, thonė poetėt.
    Por dhe njė Kosovė ka brenda vetes
    ēdo njeri. Qė


    tė arrish nė Itakė
    duhet tė ravgosh gjithė jetėn nėpėr dete vuajtjesh
    e ishuj tė papritur magjish.


    Pritja
    thur ditėn dhe shthur natėn qilimin e vet prej kohe,
    endur me tejzat e nervave dhe arteriet e gjakut.
    Me fijet e fatit.
    Kurse nė Kosovė je
    e Kosova s’ėshtė. Ta kanė marrė
    pa e marrė dot. Ėshtė vazhdimi yt e
    ti si nė ngėrē nuk vazhdon dot. Ē’udhėtim
    tė ēon nė Kosovėn tėnde, ku duhet tė shkelėsh,
    o njeri? Mbi kufomat e vetvetes?
    I pėrzunė njerėzit e Kosovės. Bosh donin ta linin. As
    varrezat nuk janė aq bosh. Katakombe
    tė harrimit gjakatar. Gėrmadhė
    donin ta bėnin si Trojėn. U mblodhėn ushtritė e lashta
    dhe Troja u shėmb. Me turmat ikte dardani Enea
    pėrmes flakėve me tė atin mbi shpinė,
    dilte matanė detit
    dhe themeloi Romėn, thonė legjendat. Iknin
    kosovarėt me etėrit pleq nė kurriz dhe
    fėmijėt nė krahė, (rėndonte e shkuara
    dhe e ardhmja me-Zi mbahej), ēanin
    pėrmes baltrave
    dhe barbarisė sė huaj. Por


    u mblodhėn ushtritė e botės,
    nisėn njė luftė tjetėr
    dhe Kosova shpėtoi.


    Fėmijėt
    kėputin copa dėrrasash
    nga Kali i pėrēudnuar i Trojės
    dhe lozin si me shpata. Shkėrbejnė luftėn.


    Gjallė ėshtė
    ajo Kosovė brenda njeriut.



    FUNDI SI FILLIM


    E kuptove
    ē’ėshtė...? Ti e dite truall,
    por mė shumė qėnka shpirt.
    U pėrsėrit Beteja e Madhe, e dikurshmja,
    qėllimet ishin ndryshe aq sa dhe armėt,
    veē betejat e pėrditshme janė njėlloj
    dhe fryma, fryma, e jotja dhe e gjithēkaje tė gjallė,
    por dhe e sendeve. Vdekje s’ka.


    S’ėshtė simboli kėtu,
    por vetė thelbi me qytetet
    si shfletim i historisė,
    e cila ka mallkimin tė jetė pėrherė e tashme.
    Ėshtė emblemė, do tė thuash ti, jo, ideal,
    akt. Provė e botės. Jo dhe jo! Janė rrugėt
    mė shumė, janė njerėzit shumė mė shumė,
    ku urrejtja shkrin e bardhė
    si bora dhe bari i dashurisė mugėllon kudo
    livadheve dhe parqeve
    deri dhe te flokėt.
    Mos e krahasoni hėnėn me kosėn e vdekjes.
    Nuk kam frikė nga vdekja,
    nga jeta kam mė frikė. E ardhmja vjen
    prapa shpine. E kuptove?


    Ėshtė njeriu pėrgjysmė
    nė kėrkim tė gjysmės tjetėr, pėrtej miteve,
    qofshin dhe modernė. Po na shikon,
    e njohe? Je ti, unė. Ėshtė ēdo vetvete
    krejt e veēantė
    nė njerėzimin e njėjtė. Qė
    meriton gjithė qiejt, Perėnditė
    e sė Mirės, (brenda nesh janė, zgjohini!),
    ujrat e jetės, shkumba e valėve gjithmone krijon
    ēudira dashurish,
    duam parajsėn nė tokė, qė ėshtė gjendja jonė normale,
    praruar me diej
    dhe drejtėsinė duam, tė thjeshtė si natyra apo si epitafi
    dhe bukuritė qė gjithmonė janė hyjnore


    deri nė Fundin pa Fund.



    Nje bore e cutishme qe bie se prapthi

    Ka rene bore,
    ka rene bore,
    cuditerisht eshte e bardhe sikur ne
    te ishim te lire,
    ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim
    dhe supet e te burgosurve
    qe mbajne krimet e te tjereve.
    C'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,
    i shkelqeu, sikur te ishin ornamente.
    Jashte qytetet qeshin.
    Qytetet lozin
    dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet
    dhe qellojne me topa bore. Statujat,
    ne qofte se s'kane vrare te tjeret
    per t'u ngritur lart.
    C'mrekulli! Cdo gje eshte bere me e bute, me njerezore,
    vetem njerezit kane ashpersine e shtetit
    qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti
    s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid
    qe vjen nga qiejt
    e keshtu do te jete gjithmone.
    Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze
    se prapthi, ka dale nga toka
    si muzg i derrmuar,
    funebėr...

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Koha

    sesi me kalon neper gishta
    pa ma vene unazen e saj
    dhe une mbetem vec i dashuruar

    (riprodhim )

  5. #5
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    Sa here qe sjell nder mend Visar Zhitin as vete nuk e di pse me kujtohet ky varg i pari :
    PO pate brire t'i shkulin
    po s'pate ,ti vene briret....
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    ...

    Eshte fare i trishtueshem e aq mahnites fakti se si e pershkron mallin per Kosoven , nje njeri qe kurre s'ka qene atje...

    Dicka per te vajtuar me ze, sepse vetem vuajtja e madhe te ben ta besh nje gje te tille, te kesh mall per nje vend qe kurre s'ia ke pare fytyren...

    edhe une kam mall per Shqiperine (qe kurre se kam pare)

    SI SHK-OH-ET NE SHQIPERI


    Star...

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shkeputur nga libri i Visar Zhitit: Rruget e ferrit (Burgologji)


    - Hyrja nga autori, f. 5-6

    - pjesa ku pershkruan marrjen ne pyetje qe iu be nga hetuesi mbi shkrimtarin Ismail Kadare (qendrim mbi romanin "Dimri i madh",
    "Dimri i vetmise se madhe" f. 68-70

    - si dhe dokumenti i pergatitur qe do te shfyrtezohej per te ngritur akuzen, per te bere arrestimin dhe burgosjen e tij f. 80-89







    f.5-6


    Nė burg, pėr ēudi, kishim dhe libra, tė vėrtetė, por dhe tė pazakonshėm, qė sė bashku bėnim njė (anti)jetė prej letrash e tė dėnuarish, njė pėrzjerje e dobėsisė me dhunėn. Tė dėnohesh pėr shkrime e shkrimet ta vuajnė kėtė shkak, dėnimi tė jetė hedhur mbi letėr e letra tė tjera tė mbartin prangat e njeriut, pastaj tė shkėmbesh vėndet dhe shpirtrat me heronjtė, tė lexosh, mė i zbehtė se fletėt, ti fantazmė dhe libri fantazmė e me gishtat qė drishen, tė lėsh njolla tė errėta mbi fjalėt e shtypura, ngaqė ne, kur dalim nga nėntoka, (turmė e leckosur vdekagjallėsh), asgjė nuk na lan dot. Asnjėherė. Se dheu i burgut ka pėrfshirė gjithė trupin e jetės, qė nga vijat e fatit e deri te idealet dhe, ashtu si me minjtė e sėmurė apo me urdhėrat e shtetit, pėrhapet nėpėrkudo mjerimi i tij memec. Por unė do tė doja tė rrėfeja pėr librat kėtu, pėr hir tė njė tė vėrtete, edhe pse e lemerishme. Si i ndėshkojnė, si marrin shenjtėrinė e ikonave tė fshehura, ribėrjen e librave, hapjen e tyre ndryshe, ja ashtu si qelitė, dyshemetė e tė cilave i mbushin me ujrat e ferrit e pėrsipėr pluskojnė gjethe dhe degė tė kalbura tė rėnkimeve tona. Eshtė e pamundur tė mos shtangėsh para martirizimit tė njerėzve tė letrave, tė atyre, qė krijojnė dhe atyre qė lexojnė, tė dėnueshėm njėkohėsisht, qė ngarkohen me atė peshė si me gurėt e Sizifit minierave tė burgut, ndėrsa djajtė vazhdojnė t’i pėrndjekin shkrimet, i gjykojnė, i gjymtojnė, u hapin plagė tė mėdha, shpesh pa lindur ende. Duan t’i zhbėjnė. Betejat, por edhe humbjet, nuk mun tė shmangen. Dhe unė jam spėrkatur me gjak librash tė vrarė. Dėshmia qė po shkruaj si ai skllavi i mbėrthyer para njė kompjuteri tė ėndėrrt, (me ekranin tė zbrazėt plot verbėri homerike dhe gjithēka mė shfaqet e gėrryer mbi rrasa tė lashta, nėpėr pergamenė epokash, po, po mbi lėkurėn time tė shqyer), ky rrėfim pra, nėse do tė bėhej njėri nga ata lumenj, sipas bestytnisė, do tė dėshėroja tė kundėrtėn e ēdo shkrimtari: qoftė Lumi Lete, dua tė them, tė harrohet, harrojeni sa mė parė! I dėgjoi krrokamat e hekurta tė portave pambarim tė burgut, tė cilat gjitmonė i hapim ne me vetet tona tė tjera e na shtyjnė brenda tė tjerė, qė jemi po vetė ne? Unė ika. I ēmendur. Nga pas nuk dua asnjė vdekatar.




    f. 68-70


    Ē’hall i madh dhe i vjetėr qėnkėsh tė shkruarit. Njė masakėr pėr jetė a vdekje. Qė vdekja tė vdesė nė jetė e jeta tė jetojė nė vdekje.
    Ishte e pesta herė qė hetuesi mė merrte nė pyetje gjatė kėsaj nate. Mė kthenin nė qeli, mė linin pak, aq sa mendohej se do mė kishte zėnė gjumi, dhe njė ēizme te koka mė godiste lehtė. Ishin minjtė qė mė ēukisnin. Pastaj vėrtet maja e ēizmes sė policit. Ēohu! Trupi mė mbetej kėtej nė gjumė e kokėn ma merrnin dhe ja ēonin hetuesit. Njė herė thashė tė ēoj trupiin dhe tė mbaj kokėn tė shplodhet, jo, jo, duam kokėn, thanė ata, tė dyja, tė dyja, e vendosi hetuesi herėn e pestė, afėr mėngjezit.
    -Meqėnėse ti je armik dhe e kupton mė mirė se ne – vazhdoi ai, seriozisht i pagjumė, - duam tė na komentosh se ē’do tė thotė Ismail Kadare nė romanin e tij „Dimri i madh“ me atė skenėn kur ai malėsori zbret nga Bjeshkėt e Nemura e do qė tė takojė Enver Hoxhėn nė Tiranė dhe roja me automatik e ndal ashpėr, ndėrsa binte shi?
    Shkrofėtiva pėr t’u bėrė esėll. Pa u menduar do tė doja tė pėrgjigjesha se ju, zoti hetues, vetė po thoni, ashtu siē porosit Partia, se ka armiq, tė jashtėm dhe tė brendshėm, dhe udhėheqėsi i popullit mbrohet nga vetė populli i tij, qė nė roman pėrfaqėsohet nga vetė ushtari. Ushtarėt janė bij tė popullit tonė trim dhe liridashės. Ajo arma nė duar e tij simbolizon, jo, jo nuk simbolizon, s’jemi nė simbolizėm kėtu, e di qė ėshtė e ndaluar, por tipizon, ėshtė tipikja, vetė vigjilenca revolucionare, diktatura e proletariatit, qė nuk tėrhiqet as nė shi e furtunė. Unė kurrė s'do t’ju them se edhe ne variantin e dytė tė romanit „Dimri i vetmise sė madhe“ qė ju e kritikuat, Enver Hoxha mė duket si ata dikatorėt e amerikės Latine, i rrethuar me gardė tė armatosur deri nė dhėmbė, i veēuar dhe jo „gju mė gju me popullin“ siē thotė ai vetė dhe ju i mbani ison, etj. etj. Dhe ajo mbledhja e 81 partive nė Moskė ku Enveri juaj shkėlqen, Kadare e ka pėrshkruar si njė masakėr komuniste, unė kėshtu e shoh, jo sepse jam armik, por kėshtu mundem, kėshtu mė del. Edhe iluzionistin mė tė ndershėm e bėn tė mendohet dhe tė vuajė nga ai llahtar absurd tė komunistėve nė atė internacionale dinozaurish. Pėrse Besniku, pėrkthyesi i Enver Hoxhės, protagonisti i romanit, bėhet i heshtur kur kthehet nga Moska? Pėson zhgėnjimin mė tė madh, sa harron dhe tė fejuarėn dhe ndahen. Shkak ėshtė ajo mbledhje e 81 pėrbindshave gjithė kthetra, dhėmbė e citate tė llahtarshėm. E ne tash e mbrapa do tė bėnim jetė ushtarėsh tė varfėr si nė rrethim. Atdheu do tė bėhej kazermė, ēmendinė a burg. Parandjehet. Ē’shtet jeni ju kur detyroni njė mėsues fshati, tė arrestuar, t’i japė Policisė Politike Sekrete opinione pėr Shkrimtarin mė tė madh tė vendit. S’di shteti tė mendojė? „Dimrin e vetmisė sė madhe“ epati ndėr duar e gjithė Shqipėria, kudo nėpėr shtėpira, biblioteka, shkolla, nė tren. Dhe sa mė komunist ortodoks tė ishe, aq mė shumė nuk e pėlqeje atė roman. Nuk e kam librin kėtu, po egjej nė ē’faqe ėshtė, shih ē’shkruan pak a shumė: nė socializėm zhvillohet njė luftė e egėr dhe e papajtueshme mes tė aftėve dhe tė paaftėve. (Pra jo lufta e klasave). Dhe ata qė lodhen tė parėt janė tė aftėt. Ja sistemi juaj, ja u ka thėnė fare qartė, ē’doni nga mua? Kjo ėshtė ulėritėse. Tė paaftėt bėjnė pėrpjetė, atje ku ėshtė Partia dhe Enver Hoxha. Ai, diktatori, vėrtet pėrshkruhet monumentalisht nė roman, por unė e sho me frikė, se ai ėshtė vėrtet si statujat, bosh nga brėnda, pa argument. Ē’absurditet dhe sa tragjike tė vuajė njė popull i tėrė nga qė Enver Hoxha kundėrshton Hrushovin, sepse do tė rrijė nė krye patjetėr, me ēdo ēmim. Dhe gjoja grinden pėr doktrinėn e Stalinit. Pas kėsaj vendi shkon mė keq, sakatoset, u vranė bijtė mė tė mirė. Prej tyre jam arrestuar edhe unė. Ē’duan tė bėjnė me Kadarenė? Mirė Atij nuk i besokan, por ata s’i besojnė as vetes, por u pėrgjėrohen dhunėrisht njė tė pranguari tė uritur dhe tė trembur, qė pret me ankth gjyqin pėr ta dėnuar? Dhe prandaj e kanė rrėmbyer, e mbajnė mbyllur dhe e torturojnė vetėm e vetėm pėr ta hedhur nė humnerat e nėrgjegjes kolektive, nė subkoshiencė e delir, qė tė zbulojnė pjesėt e ajzbergut nėn oqeanin e dhunės dhe tė gjakut?
    - Por kur funerali i plakės Nurihan, pėrfaqėsuese e klasave tė pėrmbysura te ne – po mbante shenime djallėzisht inkuizitori im, ė ndesh me veturat e Ambasadės sovjetike qė po largohen pėrgjithmonė nga vendi ynė pas prishjes...arkivol i zi, veturė e zezė...? E?...Si, si? Vdekja pret nė tė ardhmen pėr tė qortuar...kė? Tė sotmen. S’tė kuptova. Dhe tij je ndikuar nga Kadareja, por nga gabimet e tij si shkrimtar qė Partia i ka kritikuar vazhdimisht.
    Nė qeli mendova se do tė qetėsohesha disi, por u bėra mė keq. S’mė linin tė shplodhesha, tė shtrihesha drejt e mbi dėrrasa, sepse bataniet m’i kishte hequr hetuesi si ndėshkim. Pėrse mė kannė arrestuar, pėr fajet e mia apo tė tė tjerėve, mėrmėrita. Rrobat mė qenė shqyer edhe mė, ndoshta dhe mishi, duhej tė mė dukeshin brinjėt. Aq pis dhe me pluhur isha bėrė sa po mė dukej se po i rikthehesha baltės, prej sė cilės qemė bėrė. Jeta jote tani po fillon nga kjo karrige hetuesie tani, mė kishte thėnė hetuesi. Jo nga djepi? pyeta unė. Jo, tha ai i sigurtė. E di, thashė. Kėta prishin gjithēka te njeriu, tė ardhmen s’e lėnė tė vijė, tė kaluarėn e masakrojnė. Mu nėpėrmend, megjithėse s’doja tė kujtoja mė, nė djall tė gjitha, qė „Dimrin e Vetmisė sė Madhe“ e kisha lexuar vetėm natėn si njė kob tė mrekullueshėm. E dinin kėtė gjė? Duhej ta dinte hetuesi? Pa dalė ende librarive, njė studnet nė dhomė me mua, qė kishte kultin e shokut dhe tė librit, Kujtim Dashi, s’di si e mori, nėpėrmjet njė tė njohure nė kryeqytet, andej nga stabilimenti i shtypshkronjave dhe nga padurimi, ndėrsa ai e lexonte ditėn, unė e merrja natėn, gjithė natėn. Pastaj dremisja nė auditor, gjatė leksioneve tė mėrzitshėm pėr realizmin socialist. Kur erdhi njė Sekretar i Parė e desh tė takonte studentėt e rrethit tė tij, s’di tė ē’rrethi, por qė mungon nė Ferrin e Dantes, shefi ja paraqiste njė e nga njė duke dhėnė dhe ndonjė karakteristikė, ky student ėshtė kėshtu, ky student ėshtė ashtu, i mirė, por...ka njė tė keqe, pėlqen Kadarenė. O Zot, shpėtomė nga kėto marrėzira! Dhe kėtu mė duhet t’i kujtoj. Tė paktėn tani jo mė! Qe bėrė Pleniumi IV dhe „Dimri...“ ishte ndaluar. Do ta njohėsh tjetrin, thoshim nė mes nesh, shih ē’qėndrim mban ndaj veprės sė Kadaresė. Ai na mėsoi tė lexojmė, kisha thėnė nė njė debat me studentė tė Tiranės. Ē’bėn ai tani? Ē’po shkruan nė studion e tij tė mesnatės, tani, nė kėtė orė, ndėrsa larg, shumė larg, pas malesh e malesh, nė njė qytet tė vogėl verior, qė s’paskėsh qenė dhe aq shaka, kur e quanim njėri tjetrin „Kuksburg“, nėnėdhč, njė ia rrestuar rreket, me shpirt ndėr dhėmbė, se si ta mbrojė, sado pak. Kurrė s’i kisha pėrfytyruar lidhjet e mia me tė kėshtu. Endėrroja takime. Ah, mjaft! Po luaj mėndsh. Kupto ku je? Mė mirė e kundėrta. So ta shihni Kadarenė ku do tė pėrfundojė, thėrriste ndonjė pedagog-shkrimtar korridoreve...tė birucave.




    f.80-89


    I dėrrmuar, vendosa tė mos bėj asgjė. Po rrija mė kėmbė nė mes tė qelisė. Nga trupi im vareshin poshtė vena tė shkulura dhe pastaj tė kėputura keq, inde, nerva, fije lidhėse tė shqyera me dhėmbė, damarė tė pėrgjakur nga rridhnin ndjenja dhe mendime dhe tėrė siguria e ruajtur deri mė tani. Ndjehesha fajtor. Pse s’ndejta urtė mes urtėsisė prej vdekjeje. Pse guxova tė jem normal herė herė mes ēmendurisė sė pėrgjithshme? Dhe po ndėshkohesha me tė drejtė. S’kisha pse tė kėrkoja falje apo mėshirė. Me shpejtėsi trallisėse po vazhdonte hemoragjia prej vetvetes. Po boshatisesha mrekullisht. Ēengela e ganxha e kavo tė tjera tė padukshme qė mė lidhnin dikur me botėn dhe nuk mė dukeshin gjė, tani qenė kėputur dhe unė mes tyre, me kėmbėt ngatėrruar nėpėr to si nė njė kuth kaotik, kisha shtangur. Nuk ndjeja mė gjė. Kishin vdekur dhe valėt nė ajėr. Nė njė cep tė vuajtjes, qė kaq shpejt u bė e dikurshme, gjeta pėrēartjen e njė poezie pėr gjyqin tim. Mė priste kjo ditė e ferrit qė nė gjallje. Nesėr do tė dalėsh nė gjyq, mė tha polici i shėrbimit. Mė buēitėn tėmthat. Pėrse? Kėtė e kishin vendosur (sh)krimtarėt. Sa kohė i prita? I provova tė gjitha stinėt nė birucė. Shkova dhe nė lashtėsi tė provoj jetėn e fillimit tė librit, pėrpėlitjet e tij, mosbėrjen. M’i tregonte hija emblematike e frengjisė qė binte mbi dysheme. Kur ajo fėrgėllonte me hekurat e trashė si trungje hardhi, ishte vjeshtė, sa po u arrestova unė. Dhe u zbeh, u bė e shkurtėr, veē nė rrrėzė tė birucės binte e tromaksur, se pllakosi dimri me hetuesin dhe borė. Ē’dimėr, para ose pas Krishtit? Nė pranverė lulėzoi hija e frėngjisė, e mbushur me cicėrima lėkundej mbi ballin tim, kurse nė verė dergjej si shtrati i njė tė plagosuri nė tė gjithė dyshemenė e sė ardhmes. Nesėr do tė shkoja nė gjyq. I hapur apo i mbyllur? Me sa akte do tė ishte? Bir, dėgjova klithmėn e nėnės time. Si erdhi ajo deri kėtu? Dhe u vėrsula pėr nga dera se mos e gjej pas saj. Por u rrėzova mė parė. I rėnė pėrmbys, edhe pse nuk lejohej, po qaja, pėr herė tė parė, me dėnesė.



    INTERMEXO

    (Dosja 12102
    ARKIVI I MINISTRISE TE PUNEVE
    TE BRENDSHME)

    AKT-EKSPERTIMI
    MBI KRIJIMTARINE POETIKE TE VISAR ZHITIT




    Ne, (pėr tė mos parė sėrish emrat, i zura tė dy me gishtin e madh, tė enjturin. I mbulova si dy vemje. Po t’i shtypja, e dija se do tė plaste prej tyre mė shumė vrer. Dhe s’doja tė villja nė birucė), anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve dhe redaktorė nė redaksinė e poezisė pranė Shtėpisė Botuese „Naim Frashėri“ sipas kėrkesės sė organeve tė Punėve tė Brendshme Tiranė, ekspertuam krijimtarinė poetike tė autorit Visar Zhitit.
    Ka shtatė vjet, duke filluar nga viti 1972, qė Visar zhiti sjell pėr botim librin e tij. Ky ka qenė njė problem serioz pėr redaksinė e poezisė nė shtėpinė Botuese „Naim Frashėri“. Edhe pas Pleniumit tė 4-tė tė K.Q. (1973) ky letrar ka vazhduar me ndėrgjegje tė ecė nė gjurmėt e njė poezie tė huaj pėr shoqėrinė tonė dhe tė mbushur me die tė gabuara politke, me koncepte dekadente, ose „tė majta“ (...!?...u habita. Gjithmonė kam patur frikė nga e majta, qoftė dhe nga bėrtitjet e saj dhe nė art...) dhe me njė ndikim tė hapur tė poezisė moderniste reaksionare. Nė tė gjitha variantet e sjella nė redaksi ai ka po ato poezi, po atė koncept pėr poezinė, gjė qė dėshmon se ai me bindje ka vazhduar tė ecė nė njė rrugė tė gabuar politike dhe artistike.
    Fantazia e sėmurė, paqartėsia dhe hermetizmi, ekuivoket e rrezikshme me nėntekst politik, koceptimi modernist kannė qenė disa nga tiparet kryesore tė poezisė sė tij.
    Duke analizuar pėr sė afėrmi dhe tėrėsisht poezinė e kėtij letrari, arrijmė nė pėrfundimin se gabimet janė tė rėnda dhe bien ndesh me gjithė zhvillimin e poezisė sonė tė realizmit socialist.
    Gabimet e tij qė reflektohen nėpėr poezi mund t’i ndajmė nė tre grupe.
    Sė pari: Nė shumė poezi ka pikpamje tė gabuara politke nė vėshtrimin e realitetit tonė. Ta konkretizojmė kėtė me shembuj nga krijimet e tij. Nė poezinė e vitit 1972 gjejmė vargje tė tilla: „Dėgjo, miku im, ca fjalė qė dridhen,/ diell tė dytė do tė krijojmė me gjakun qė derdhet“. Nė poezinė tonė dielli ėshtė simbol i Partisė, i marksizėm-leninizmit, komunizmit, nė pėrgjithėsi i idealeve tona tė shenjta. Kurse ky autor thotė: „Diell tė dytė do tė krijojmė me gjakun qė derdhet“. Tek ne nuk derdhet gjak dhe kjo mbetet shpifje pėr realitetitn tonė dhe dielli i dytė ėshtė kundėrrevolucioni pėr kėtė autor. Kėtė die ai e shpreh mė hapur me poezinė „Eci“ ku thotė: „E di qė do tė dal njė ditė nė njė arė me diell“, pra ėshtė konseguent nė mendimet e veta armiqėsore. Dhe kėtė „diell“ ai e parashikon tė vijė nėpėrmjet shkatėrrimit tė diktaturės sė proletariatit. Pėr kėtė flet hapur nė poezinė „Homeri: Iliada ime lexohet kudo, tha ai (Homeri), Iliada juaj s’ka mbaruar akoma dhe iku...“ Poema „Iliada“ e Homerit pėrshkruan shkatėrrimin e Trojės sė Lashtė nga grekėt, njė Iliadė e tillė, pra, shkatėrrimin tonė pret dhe autori i kėtyre vargjeve.
    Nė poezinė „Fytyrat“ (f.48) motivi ėshtė i papėrcaktuar nė kohė dhe hapėsirė, kjo bėn tė mendosh qė ato qė thuhen i atribuohen jerėzve tanė. Tek njerėzit tanė, tek punėtorėt dhe fshatarėt tanė autori sheh ambicje nė sytė e tyre, sharje qė varen buzėve si jargė, etj. Duke shtrembėruar kėshtu pastėrtine e figurės sė njeriut tonė tė ri. Ai nuk ka afeksion pėr kėta njerėz, por pėr vajzat e spiunėve siē thotē nė poezinė „Gruas sovjetike“ me vargjet: „Vajza jote – statujė tragjike e miqėsisė,/ unė vajzėn tėnde e dua sinqerisht.“
    Kėto vijnė e trashen dhe nė librin e sjellė nė redaksi nė vitin 1974. Nė pezinė „Pakėnaqėsia ime“ gjejmė vargjet: „pakėnaqėsia ime s’kėnaqet nga gjoksi, / brinjėt i thyej copė-copė si frengji/ deri nė pamundėsi.“ Kjo ėshtė esenca e gjithė kėtyre shfaqjeve armiqėsore. Autori nk ėshtė i kėnaqur me realitetin tonė dhe ėshtė gati tė thyejė edhe brinjėt e tij, vetėm tė dalė nga ky realitet, tė cilin ai e quan frengji.
    Vazhdojnė kėto dhe nė librin 1976. Nė poezinė „Natyrisht, nuk jemi gjithmonė fėmijė“ lexojmė: „Unė nuk ēava pėrpara nė art, sepse paskam dashur gėrmadha, /por nuk mė deshėn (dhe s’mė ndihmuan), sepse unė duke u bėrė burrė / do tė isha talent / i tmerrshėm... dhe nėpėr dosje e lanė zemrėn time si njė mi/ qė bren veten e vet.“ Ai e ndjen veten tė persekutuar padrejtėsisht dhe e parandjen se fundi i tij do tė ishte i turpshėm. Akuza qė ai bėn kundėr shoqėrisė tonė qė e shtyp kėtė „talent tė tmerrshėm“ siē e quan ai veten, (kuptohet i tmerrshėm pėr shoqėrinė tonė) ėshtė shpifje, sepse ky pushtet i ka shėnė tė gjitha mundėsitė qė tė ecė nė jetė si njeri i ndershėm, duke u bėrė edukator i brezitė tė ri.
    Mė tej vjen poezia „Dritaret“ me kėto tri vargje: Dritaret/ janė britma ime qė tė braktiset me forcė / dhoma e errėt e vetmisė“. Ja si e karakterizon ky elemnt armik vendin tonė „njė dhomė e errėt vetmie“ dhe pėr kėtė ai kėrkon „braktisje me forcė“ duke aluduar kėshtu nė njė veprim kundėrrevolucionar. Pėr kėtė ka dhe njė farė sinqeriteti. Si element armik ai e ndjen veten tė vetmuar dhe tė braktisur nė ambjentin tonė revolucioanr.
    Problem tė kėsaj natyre gjejmė dhe nė poezitė „Fusha e betejės“, „Lagjja ime e vogėl“, „Dreri“, „Macja dhe macja e pasqyrės“, „Tromba dhe burokratėt“, „Studentėt e Shkodrės“ (strofa e tretė), „Fėmijėt e detit“ (trofa e katėrt dhe e pestė), „Mermeri i ditėve dhe i statujave“, „Revolucioni“, „Balladė moderne pėr njė skllave“, „Vrull i menēur“. Mė i ahpur shprehet ky element armik nė poezitė „Mikut tim qė punon“, „Fėmija me kėpucė tė mėdha“, „Djali i Rozafės“, „Xhulisė“, ku pozicioni i tij armiqėsor ėshtė i pėcaktuar mirė. Kjo pėr faktin se shpreh „shqetėsimin“ e tij pėr njė fėmijė malėsor qė zbret sė pari nė qytet dhe, nga qė s’ka ē’tė veshė, ka mbathur kėpucėt e mėdha tė tė atit (nė poezinė „Fėmija me kėpucė tė mėdha“), kurse nė poezinė „Xhulisė“, njė malėspre shkon nė universitet e veshur me xhaketėn e vjetėr ushtarake qė i dhanė tė vėllait kur ai mbaroi shėrbimin ushtarak. Kėtu duket qartė qėllimi i tij, nė kėto vargje kėrkon tė njollosė jetėn tonė dhe shpif pėr mirėqėnien ekonomike qė u ka sjellė socializmi, ashtu si tė gjithė popullit, edhe malėsorėve tanė.
    Nė librin e vitit 1977 gjejmė poezinė „do tė dal kundėr robėrisė“, megjithäse i ėshtė thėnė gjithmonė qė ėshtė me nėntekst, por ai mjaftohet vetėm me ndėrrimin e titullit.
    Edhe nė librin e vitit 1978 gjen tė tilla gjėra. Nė poezinė „Bisedė me njė punėtor pėr Partinė“ autori ka njė koncept „tė vetin“ pėr Partinė nė strofėn 1 (faqja 100); kurse poezia “Sfinksi” me karakterin e saj tė papėrcaktuar dhe nė lidhje me mjaft poezi tė tjera tė gabuara, fsheh njė mendim tė poshtėr. Paralele tė fshehura ka dhe nė poezinė “Nė amfiteatrin e madh”, ku lexojmė vargjet: “ndoshta njė djalė tė guximshėm,/ (ai paska fytyrėn time) /, e burgosėn nė sallėn me tigra/ se desh tė bėnte kryengritje.” E pa adresuar ėshtė dhe poezia “Poetėve qė mbyllen nė kullėn e fildishtė”, qė mund tė interpretohet dhe si reagim kundėr poezisė tonė sidomos me vargjet: “vallė ē’duhet bėrė pėr tė shpėtuar poezinė nga mati i drunjtė i dobėsive?!”
    Nė librin e vitit 1979 ėshtė poezia “Ne 20 vjeēarėt qė shkuam nė fshatin e ri socialist”. Poshtė titullit tė saj ėshtė vėnė njė citat i shokut Enver. Por fundi i poezisė nuk pėrkon me tė, bile e kundėrshton. “Valle burrash , me Mic Sokolin nė krye” nuk ka asnjė detaj nga koha e Mic Sokolit, kėshtu dhe kjo fsheh mendimin e autorit. “Njerėzit e punės” – fillimi dhe fundi i kėsaj poezie janė shprehje e njė anarkie tė thėnė troē.
    Sė dyti: nė mjaft poezi ky pseudoletrar shpreh hapur botėkuptimin ideologjik tė huaj pėr shoqėrinė tonė, sidomos lidhur me rolin e artit. Kjo del nė poezinė “Wagnerit”. Vagneri ėshtė njė kompozitor i njohur gjerman me tė mirat dhe dobėsitė e tij. Ai shpreh nė veprėn e vet protestėn kundėr shoqėrisė borgjeze tė asaj kohe, por protesta e tij ėshtė individuale dhe e mbyllur nė vetvete. Ka dhe njė gjuhė tė vėshtirė muzikore pėr t’u kuptuar. Pikėrsiht pėr kėtė zgjedh si “idhull”, ai mėsues tė vet ky element armik. Veē kėsaj kuptohet qė kėtu ai s’i drejtohet Wagnerit, por simbolit tė tij, pra artistit qė ėshtė kudnėr rendit ekzistues dhe i bėn thirrje atij “tė flakė jorganet e heshtjes, tė thyejė llampėn e zbehtė tė gjumit, tė nėnshtrojė qentė, t’i bjerė ballit tė ftohtė tė mosmirėnjohjes,” etj. Pra ai bėn thirrje pėr njė art qė tė ngrihet kundėr socializmit.
    Nė poemėn “Kockat qė kalben” (1972) gjejmė njė influencė tė hapur nga poezia e sotme revizioniste. Plot nėntekste tė kėsaj natyre janė dhe poezitė “Gurėt e njė lumi”, “Natė dimri”, “Mos lyeni kėpucėt”, etj.
    Konfuzion ideologjik vėmė re edhe nė librin e vitit 1978. Nė poezinė “Pjekuria” autori huton njė vjazė 16 vjeēare me “filozofinė” e tij, kurse nė poezinė “Lirikė me zogj dhe burokratė”, burokratizmin e sheh si fatalitet, kur thotė: “Lart e mė lart, veē kujdes, kujdes/ se lart janė dhe zogjtė naļvė” dhe nė fund predikon: “tė ecim nė rrugėt e vėrteta, njerėzore”.
    Problem ėshtė dhe poezia “Tregimet e dimrit” (1979) ku spikat tendenca drejt njė poezie me prirje borgjezo-revizioniste, qė shorehet me shkrirjen e ēdo kufiri tė prozės me poezinė. Poezi mbart idenė e dashurisė “pannjerėzore” nė dy strofat e para. Njė udhėtar nė njė natė dimri troket nė njė shtėpi malėsore. Derėn ja hap njė grua e re, e cila, thotė autori “s’e ngriti fenerin tė shihte kush isha. Mjafton qė fytyra ime ishte e njeriut.” Pra malėsori ynė, sipas kėtij pseudopoeti, i hap derėn kujtdo, mikut dhe armikut, mjafton qė ai t’i vejė nė shtėpi. Kurse realiteti ka treguar se malėsori ynė s’e ka pranuar armikun nė shtėpi. Mendaj e sėmurė e bėn kėtė element armik qė tė sajojė edhe fenerė nė Malėsi, kur dihet qė drita elektrike ka shkuar kudo nė vendin tonė, edhe nė skajet mė tė largėta tė Atdheut. Nėntekst kanė edhe kėngėt qė vihen nė fund nė gojėn e plakut dhe tė mbesės.
    Nė poezinė “Ē’do t’i thosha Migjenit nė vitin 1937” gjen jehonė njė mendim i disa studiuesve kosovarė pėr “subkoshiencėn” nė veprėn e Migjenit. (“Ti (Migjeni) brėnda teje ndjen njė ulėrimė ujku pėrzjerė me yje”) “Kravata s’do tė kishte kuptim, nėqoftėse s’do tė bėhej litari i varjes”. Si ka mundėsi t’i thuhet kjo gjė Migjenit?
    Sė treti: nga pikėpamja e konceptimit dhe e mjeteve tė shprehjes ky pseudoletrar ėshtė nė pozita moderniste dhe formaliste. “Dėshirat e mia”, “E bukura” (1972). Flagrante pėr kėtė janė poezitė e vėllimit tė vitit 1976, tre vjet pas Pleniumit tė 4-t tė KQ, ku krijuesit dhe opinioni ynė kishin dėnuar me forcė shfaqje tė huaja tė kėtij karakteri. Kėtu pėrmendim pozietė “Pėrralla e vėrtetė e radios”, “Lahuta”, “Kėngė me kitarė pėr F.G. Lorkėn” (shtrembėron thelbin e poezisė sė kėtij autori tė madh), “Mund tė flasim dhe ashpėr pėr tė kuptuar bukurinė” etj. Kurse poema “Roman partizan” ėshtė njė krijim i mirėfilltė simbolist dhe i ēoroditur. Kėto krijime janė shkruar sipas modeleve tė shėmtuara tė poezisė qė kultivohet sot nė vendet borgjezo-revizioniste dhe lexuesi e ka tė vėshtirė tė kuptojė se ē’thonė vargjet, cili ėshtė mendimi i autorit. Kėto janė njė kundėrvėnie e hapur ndaj mėsimeve tė Partisė pėr artin dhe ndaj letėrsisė sė Realizmit Socialist, qėllimi i sė cilės ėshtė edukimi komunist i masave punonjėse.
    Duhet thėnė se kėto qėndrime armiqėsore tė kėtij elementi armik, qė theksuam si nė aspektin politik, ideologjik ashtu dhe nė atė tė konceptimit e mjeteve tė shprehjes (tė cilat spikatin fund e krye nė krijimtarinė e tij) nuk janė tė ndara me thikė, pėrkundrazi ato thuren me njėri tjetrin dhe i shėrbejnė njėri tjetrit nė qėllimin e kėtij pseudopoeti.
    Pas kėsaj analize arrijmė nė disa pėrfundime. Ky element armik ėshtė i bindur nė mendimet e tij tė gabuara dhe armiqėsore. Vėrejtjeve tė redaksisė, kėshillave qė edhe ai ta vėrė talentin nė shėrbim tė popullit, V. Zhiti s’ua ka vėnė veshin fare, pėrkundrazi pėr vite me radhė ka vazhduar tė ngulė kėmbė qė kėto krijime armiqėsore tė botohen. Me kėto krijime ai ka dashur tė ēorodisė lexuesit, tė derdhė helm nė mendjet dhe ndjenjat e tyre. Siē u vu re mė sipėr, nė mjaft poezi ai shpreh hapur apo nė mėnyrė tė tėrthortė pikpamje tė gabuara politike nė pasqyrimin e shtembėruar tė realitetit tonė socialist duke ju kundėrvėnė kėshtu gjithė letėrsisė dhe arteve tona qė militojnė nė ndihmė tė Partisė pėr edukimin e popullit.
    I ndikuar rėndė nga ideologjia borgjezo-revizioniste, ai ka rėnė nė prehrin e njė poezie tė huaj dhe armiqėsore pėr ne, qė dėmton vijėn e Partisė.
    Nėpėrmjet njė gjuhe tė errėt dhe plot nėntekste ai ka synuar tė mbjellė idetė e tij kundėrrevolucionare. Nė raste tė tjera ai ėshtė krejt i mbyllur dhe pėrdor figura qė nuk zbėrthehen dot. Kėto poezi hermetike e tė pakuptueshme janė nė kundėshtim me orientimet e Partisė pėr njė letėrsi tė qartė dhe tė kuptueshme.
    Ky pseudopoet me imitimet e shėmtuara tė artit reaksionar ėshtė pėrpjekur tė mbjellė barėra helmuese nė kopėshtin tonė tė pastėr letrar dhe tė prishė kėshtu atmosferėn tonė letrare.

    Emri, mbiemri Emri, mbiemri
    (firma) (firma)


    Tiranė, mė 24.10... pra para se tė mė arrestonin...ah!...isha denoncuar zyrtarisht nga shkrimtarė dhe policėt mė hodhėn hekurat menjėherė...Mu fanitėn dy ndėrtesa tė mėdha, kėshtjellore, Lidhja e Shkrimtarėve dhe Ministria e Brendėshme dhe m’u shkrine nė nj...M’u bėnė si ngrehinė burgu. Jeta ime qe komplltuar atje...




    ***


    Ndala prapė te emrat si nė dy tė cara toke nga ku shihej humnera e ferrit. Dy njerėz tė letrave, e pabesueshme! Dhe aspak tė rėndėsishėm. Po ku e gjejnė tėrė atė fuqi tė rrokullisin njė fat, tė vrasin njė jetė? Po tė ktheja fletėn pas, mund tė gjeja tė shėnuar sa e kishin caktuar dėnimin tim, sa burg duhej tė bėja dhe ku a fare pushkatim. Si ishte e mundur tė shkruanin kėshtu, pa mėshirė, dhe para se tė mė arrestonin, me kaq ashk dhe me ē’tė drejtė, e them prapė, e vendosnin ata qė unė isha patjetėr armik? Po gjyqi ē’do tė bėnte? Ē’ėshtė kjo aktė-ekspertizė kėshtu, kjo qenka shkaku, denoncimi im, pėrndjekja, arrestimi? Po mė merrej fryma dhe mu errėn sytė. Ndjeva firmat e tyre si merimanga helmatitėse nė qepalla dhe menjėherė m’u mufatėn e po mė digjnin. Do mė ishin skuqur. Firmėn e tė parit e njihja, e kisha parė nė pėrgjigjet qė mė vinin prej tij gjithmonė e mė tė kėqia. Sa tė qajė nėna ime, mė kishte thėnė pėr herė tė fundit, kur i vajta pėr tė biseduar nė Shtėpinė Botuese, le tė qajė nėna jote. Shtanga. Po pėrse, a nuk mjaftojnė lotėt e poetėve? Kurse tė tė dytit nuk po e njihja dhe po mė grryente keqas. Pse e shtoi emrin e vet kėtu? Kur unė i thosha hetuesit se nuk shihja ndonjė gjė tragjike nėpėr kėto fletė, ngulja kėmbė se kėshtu mendonte njė dikush, e pėr letėrsinė kjo s’do tė thotė gjė fare, ai, mbas ca kohėsh, ma solli ekspertizėn me ca shtesa dhe me njė emėr tjetėr tė shtuar. Mos do tė thuash tani se kėshtu mendojnė dy vetė, mė tha, por janė specialistė tė afirmuar, tė njohur. Ē’mėkat! Si ishte e mundur, pse nuk e shmangėn? Tė kenė qėnė nė njė rrezik dhe me anė tė rrezikut tim, shpėtonin tė tyren? Nė qoftė se s’do tė pranonin tė bėnin kėtė akt-ekspertizė, ē’do tė ndodhte me ta e a do tė shkruhej po kėshtu me dy tė tjerė, tė tjerė e tė tjerė? Mos ishin emra qė duheshin djegur si dy ura zjarri? Me poezitė e mia paskėsham qėnė i aftė tė godisja ku duhej, por i pazoti pėr ta fshehur goditjen. S’mund tė vazhdoja tė mendoja dot mė. Po sikur ata tė mendonin ashtu vėrtet dhe atė akuzė ta kenė shkruar me dėshirė? Kėshtu duket. Nėse do tė takoheshim ndonjėherė, kush nuk do ta kishte kuraojn ta shohė tjetrin nė sy? Ē’do t’i themi njėri-tjetrit? Mos do tė jem prapė unė i fajshmi, sepse me mua do t’u kujtohet faji?
    Hetuesi s’ma la gjatė dosjen. E mbante ai nė duar si njė arkivol tė vogėl ku kishte brenda hi nga bėmat e mia. Ti e di, ėshtė ajo qė kemi punuar bashkė. Ti dhe unė. Po dridhesha i tėri. Dosja qe lidhur mirė. Ishte e plotė dhe mė e rėndė se hetuesia. Kapa njė tjetėr emėr. Isa Halili, hetues nė Ministrinė e ..., Tiranė, i cili vendosi fillimin e ēėshtjes penale ndaj...c’ishte ky kukudh u kuq, ē’kish patur me mua? Dhe stafetėn e sė keqes si njė granatė e kishte marrė nė Kukės Nexhat Selimi, shef i hetuesisė...
    Tragjedia pėrsėri kishte ardhur nga shkrimet, kishte dalė nga librat. Ne...anėtarė tė Lidhjes sė (Sh)krimtarėve ...qė lidh shkrimtarėt...ē’emra tė tjerė mund tė nguleshin aty si gozhė? Emri i par, i dyt e tė tjerė tė mbuluar me gjak. Ēekani rrihte apo zemra ime?
    Mė mbėshtolli njė tym i zi e po pėrpėlitesha mes tij. S’kish turrė drush poshtė meje, por po digjeshin eshtrat e mia.

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f. 133

    S-PAĒ (MOS PAĒ!)
    DHE LIBRA TE BURGOSUR



    Prangat u bėnė male. Tani isha rrethuar me male nga tė gjitha anėt, aq tė zhveshur dhe tė pjerrėt sa vetė rreziku, ngjyrė hiri tė errėt, metal me gėrryerje humnerore, ku njė diell i pazakontė, dielli i dytė, ngrihet si njė shpend i egėr me flatra zjarri tė ftohtė, kapton qiellin, pėr pak orė, i cili pastaj mbetet bosh e i pashpresė, i pakėt, dhe retė e veta nuk i nxe dot.
    Kurrė nuk i kisha ndjerė malet kaq kundėr njeriut, edhe pse nėpėr librat tanė shkollorė vėrehen si aleatė tė historisė sė kombit ashtu si dimri rus pėr rusėt. Male pėrpara, pas, anash, nė anėn tjetėr, lart. Dhe pas maleve, male tė tjerė, dallgė tė gurta pafund.
    Edhe pse burgu dergjej nė fund tė maleve, prapė kishte fund tjetėr, tė anuar keqas, shkumbėzi: pėrroi qė mblidhte rrėkerat e grykave tė galerive tė minierės sė Spaēit si jargė tė zeza nga gojėt e kuēedrės shumėkokėshe. Kurrė s’mund tė gjenden ujra kaq kobėndjellės e tė xhindosur, qė gjarpėronin shkėmbinjve vazhdimisht duke tradhtuar. Pak mė sipėr, si pėrqeshjet e tyre, dredhonte rruga, e tėra armiqėsore, nga ku veē iknin kamionėt me mineral e vazhdimisht vinte autoburgu i madh e shkarkonte tė burgosur. Tej se si m’u dukėn turmat e mėkatarėve politikė, ashtu tė veshur njėlloj si me lėkura tė rrjepura mali, ngjyrė dheu apo tė ndara me vija si vraga tė zeza tė rrahjeve tė shkopit tė gomės, ku herė hijėzohej pėrroi infernal e herė rruga diktatoriale. Gjithė ai pikėllim i shpėrndarė njėlloj nėpėr ato qenie prej resh, padurueshmėrisht prej resh. Po unė, kur tė mė flakin mes tyre, a do t’i njoh ndonjėherė nga pas kėta njerėz qė veē treten, treten te njėri-tjetri nė kėtė oborr absurd, ku s’ka asnjė fije bari, as njė gur, por shkretim tė shkelur nga kėmbėt e njėsimit me absolut.
    A do ta gjej dot ndonjėherė ē’emra kanė kėta kurrize me gunga enigmash, do tė aftėsohem vallė tė dalloj shpinėn e njėrit nga shpina e muzgut, atė tė fatalitetit nga ajo e zhgėnjimit tė pėrhershėm, tė ēmendurisė nga e mizorisė, shpinėn e frikės nga ajo e hallit, shpinėn e mikut nga ajo e hijes time? Turma ėshtė e frikshme, ėshtė dhe s’ėshtė mė njeriu brenda saj.
    O Zot! Tė mėrmėrisėsh dhe atje ku Zoti ėshtė i ndaluar. Tėrė kėta tė burgosur, tmerrėsisht tė vėrtetė, prej vitesh e vitesh, prej shekujsh dėshpėrimisht tė vėrtetė e tė tharė, a qeshin ndonjėherė?





    f. 142


    Ra njė ēangė. U ndėrpre gjithēka sikur t’u kishte rėnė pėrsipėr shkopi ēudibėrės i pėrrallave, i krahasueshėm veē me shkopin e diktaturave. Mė erdhi keq pėr ata qė po losnin shah, tė pėrqendruar mbi lojėn e mė tė dėgjuar ēangėn, s’guxuan tė bėjnė as dhe njė lėvizje mė tepėr (njė minator i moshuar, qė s’dihej pse kishte aq ftohtė nga duart dhe i mbante tė futura nė ēorape, dukej sikur loste shah me putra). Te berberania ndodhi komedia: ra ēanga, berberėt flakėn brisqet dhe ata qė i zuri duke u rruar, dolėn gjysmė tė parruar e me shkumė. Ku? Ku shkohet kėshtu mbas pune, nė ē’punė?
    -Nė lexim – mė tha Bajo.
    -Ashtu?!
    -Papunėsia kėtej nga menca! – u dėgjua njė thirrje. (Janė gjithė tė paaftėt pėr nė minierė, tė moshuarit dhe ata qė s’kanė moshėn e duhur mė tha Bajo) – tė tjerėt te sheshi lart!
    Brigadat e burgosura tė punės mbushėn vendin, u dha komanda dhe u ulėn pėrdhe, gjuri i njėrit rėndonte te kurrizi i tjetrit, hoqėn kapelet, tė pista dhe tė rrjepura, nė shumicė tė bėra me copa ēarēafėsh. Fushėtirė kokash tė qethura dhe gjymtyrė tė mbledhura si rrėnjė. Njė i burgosur doli nė krye, te vendi mė i ngritur dhe hapi njė vepėr tė kuqe tė Enver Hoxhės, pikėrisht atje ku e kishte lėnė njė ditė mė parė dhe me zė monoton, serioz, nisi tė lexonte sharjet prej hetuesi qė diktatori shqiptar u bėnte imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik si dhe shėrbėtorėve tė tyre Francės, Gjermanisė, Italisė, Polonisė, etj. Sharja kėrkonte kontinente tė tjerė, shkoi nė Izrael, nė Kinė e deri nė Australi (gjithė marrėdhėnia a lidhja me botėn e diplomacisė sė Shqipėrisė sė re kjo ishte, sharja) dhe pastaj u kthye te tė vetėt, shau e shau tradhtarė e agjentė, i shkuli nga historia e Byroja e tij politike, ashtu siē ishin, tė masakruar, me kafkat plot me vrima plumbash. Ndėkohė 3-4 kujdestarė tė burgosur endeshin vigjilentė pėr tė parė se mos dikush mes nesh, robėrve, guxonte dhe dremiste. Sa do i lodhur tė ishe, sytė, gjithsesi, nuk duhej t’i mbyllje kur lexohej Enver Hoxha. Qetėsi e keqe qė prishej nga kolla e tė burgosurve dhe nga britmat e pėrtej telave me gjemba: “Ndal!...Kush kalon?”, aq sa mua, tė porsa ardhurit e hutuar dhe tė tromaksur, mė dukej sikur thėrriste vetė Enveri nga brėnda librit tė tij. Dikė e shkundėn fort nga supet pranė meje:
    -Ej, dėgjo leximin! Apo s’ke nevojė tė riedukohesh ti? – shpotitėn.
    -Kam nevojė pėr gjumė.
    Ra ēanga e mbarimit e ēuditėrisht ai qė lexonte nuk e mbaroi fjalinė, por mbylli librin si automat dhe gjithė tė ulurit mė kėmbė duke u ēmpirė dhe shkundur, duke kollitur e pėshtyrė, vazhduan bisedat ku i kishin ndėrprerė dhe me zhurmė nisi shpėrndarja. Vura re prapė se njė pjesė ishin me rrobat klasike tė tė burgosurit, vija-vija si turmė zebrash dhe tė tjerė me rrobat kafe sikur tė kishin dalė nga poshtė dheut.
    -Pse ky ndryshim nė veshje? – pyeta Bajon.
    -Ato me vija na i jep komanda kėtu, kafet i jep miniera. Jemi tė lirė tė veshim kė tė duam nga dy kostumet tona. Edhe nė vdekje. Ngjarje tjetėr s’ka.






    f. 157


    -Pagėzova vendet me emra. Sheshin e madh e quajta “Uitman”, ēezmat poshtė “Shatėrvanėt e Eseninit”, depoja e ushqimeve “Balzak”, shkallėt e mėdha “Kadare”, magazinėn e veshjeve “Xhek London”, plepi “Naim Frashėri”, infermierja “Frojd”, zyra teknike “Franc Kafka”, kuzhinėn private “Zjarret e Prometeut tė burgosur”, taraca e apelit “Internacional”,
    -Haajdee, AaappppeEeeliiiliiiii! – u dėgjua e fortė dhe e valėzuar britma e minotaurit tellall. Jo, e minoritarit...Eh, mitologji greke, si jemi katandisur!...Dhe unė, me 1000 vetvetet e mia, u drejtuam pėr te...
    -Sheshi “Internacional” – bėri shaka Bajo – sapo e pagėzuam. Po rreshtoheshim, njėri pas tjetrit. Para gjeje pėrsėri veten tėnde, edhe pas, anash, vetja jote kudo dhe asgjėkundi, do ta numėronin pėrsėri, prapė, sėrish, 1000 herė dhe, nėse njėri nga policėt do tė gabonte, mua mė dolėn 999 copė tė burogsur, do tė thosh, ē’u bė njėri, do tė rreshtoheshim pėr tė pėrsėritur apelin. Sa tė dolėn ty? Tamam, po ty? Njė tepėr, 1001, mos ke numėruar dhe veten, do tė pyeste oficeri i rojes dhe do tė urdhėronte “apel”. Tė ketė hyrė ndonjė fshehurazi? Edhe njė orė tjetėr rrjesht, unė pas vetes time, para vetes, mes vetveteve, kėshtu qė nė vitin e parė tė Krishtit e deri kur nuk do tė kishte mė luftė klasash, nė fund tė kohės, nė komunizėm, qė vononte e vononte pėrjetėsisht. Si ēdo gjė e pamundur.





    f.158


    Kryetari i zyrės teknike, i vetmi qė lejohej tė qethej “***é”, i shėndetshėm si shoku Enver nė fotografinė e tij gjatė luftės, mė kėmbė, riprodhuar bezdisshėm nė tė gjithė librat shkollorė, po lexonte me zė tė ngopur organikėn e re tė punės. Pėrballė shkretėtirės tonė, hipur nė ballkonin e katit tė parė tė ngrehinės sė parė, i shoqėruar me civilė dhe ushtarakė tė jerė, thėrriste emra dhe emra, emra tė tjerė e tė tjerė, pa mbarim. Emra toksorė, qiellorė, lirikė, fetarė, emra peme, emra ėndėrr, emra shpendė, paganė, ilirė, turq, emra malesh, lumenjsh, lufteje, paqeje, emra grekė, latinė, fatndjellės, emra sllavė, arabė, francezė, englezė, mitologjikė, heronjsh, perėndish, yjesh, emra tė rinj shqiptarė, edhe politikė, kinezė jo.
    Zona I, thėrriste zėri. Nė ēdo tre emra bėhej njė pauzė. Pastaj shpallej njė treshe tjetėr emrash. Grupi i punės pėrbėhej prej tre tė burgosurish, ku i pari ishte minatori dhe dy tė tjerėt punėtorėt. Pėrcaktoheshin dhe vendet ku do tė punonin, si do tė shpėrndaheshin nėpėr labirinthin e barkut tė malit. Mbiemra familjesh tė mėdha, tė praruar si emblemat dhe kurora mbretėrore. Vrioni. Zogu. Merlika.
    Zona II. Ferri i ferrit. Mė larg nga zonat e tjera dhe mė e tmerrshmja. E nxehtė si torturat. Kėtu caktoheshin mė tė pabindurit, tė papėrkrahurit. Ishte njė dėnim brenda dėnimit. Nė shumicė zgjidheshin mė tė rinjtė. Prandaj tani nė ajėr po pėrpusheshin emra modernė, kumbues, tė shkurtėr. Mbiemra shkrimtarėsh klasikė. Frashäri. Fishta. Haxheademi.
    Zona III. Kapa mbiemra politikanėsh tė njohur dikur, lėkundeshin si tollombacė tė kuqe, festive, mbi shkretėtirėn e kokave tona.
    Zona IV. Mė e qeta. Me klasikė tė ndryshėm dhe tė sėmurėt qė s’kishin pėrfituar dot prej papunėsisė. Emra tė tjerė artistėsh tė njohur. Gjergo. Laze. Velo. Vullkani. Rafaeli. Mė vezulluan ngjyra dhe muzikė e ndėrprerė.m
    Zona V. Armatorėt. Mekanikėt. Prapavija. Etj. Emrat e pėrkėdhelur nga komanda.
    Zėri qafėtrashė prej enverhoxhe, pasi ndėrroi fletėn, tė cilat i shtrėngonte pėr tė mos ja marrė era, lexoi me thirrma emrat e atyreve qė do tė shtynin vagonat, emrat e lumtur tė magazinierve, kuzhinierve, pastruesve tė mencave, njė emėr pėrkthyesi tė tragjedive antike greke, emrat shumė tė besuar tė brigadierėve aq tė ngjashėm me emrat e dėgjuar tė oficerėve tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme. Mbaroi shiu i emrave. Ē’mbetej ishin papunėsia ose emrat e urisė. Sipas rregullores sė brendėshme nuk lejohej tė ndihmoje tjetrin, pra tė ndajė copėn e bukės apo gotėn e qumėshtit, e cila jepej (e ngrohtė si njė bekim) pėr ata qė hynin nėntokė, nėpėr gazet e helmėta tė minierės. Papunėsia le tė vdiste urie! Po tė donin le ta ndihmonin komandėn me ndonjė spiunllėk e ajo do tė mendonte, do ta gjente mėnyrėn pėr ndonjė kore bukė shtesė, para se t’ja hidhte derrave tė stallės sė burgosur, nga ku vinin, tė kokolepsura, prej afėrsisė me ndėrtesėn e komandės, hungėrima tė pėrbaltura e urdhėra tė kuq.
    Vahdoja tė ēuditesha me atė flatėri tė shqetėsuar emrash mbi kokat tona nė ajėr, me frushullima tė befta, duke pikuar pika drite si pika gjaku, konstelacione fatesh mes malesh, anash lumenjve tė zinj, qė jepnin shpirt si plagosje. Dhe secili emėr kėrkonte trupin e vet ku tė futej, pa u ngatėrruar, tė bėhej prej mishi, i vėrtetė, i dikundshėm. Po emri im? Ku isha caktuar, nė ē’zonė? Asgjė s’kuptova.
    -Mos u mėrzit. Nė zonėn II, e dėgjova unė. Po do bėjmė ndonjė gjė mė vonė. Kemi shokė, do tė tė ndihmojnė dhe atje. Sa tė mėsohesh, unė s’i dija gjėrat.
    Mė tmerronte tė mėsuarit, tė mos bėrit pėrshtypje. Unė nuk doja tė mėsohesha dhe doja gjithmonė tė mė bėnte pėrshtypje, tė rezistoja, tė mos isha ai qė gjithmon donte Partia, shteti, mundėsisht ferri tė mos hynte brenda meje edhe duke qenė nė ferr.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f. 174


    Mbas ngrėnies kisha mė shumė uri se para saj. Siē duket u ngacmuan gjendrat e oreksit, ju hoq shtresa e pluhurit, mpirja, duke u ngacmuar nga njė copėz bukė dhe njė lloj lėngu, tė cilit po t’i hidhje pėrsipėr pak vaj ulliri apo thėrrime djathi (me to nė dorė po mė priste miku im, Bajo), bėhej i ngrėnėshėm. Por ah, mbaroi shpejt. Copa e bukės mbajti 5-6 kafshata e gjella ja – 10 lugė. 2-3 minuta zgjati e tėrė dreka e vonė. Por mė shumė se njė gjysmė ore kalonte me rrjeshtin para depos pėr tė marrė sahanin dhe lugėn, qė pėr fat, m’i kishte nxjerrė mė parė miku im, Bajo, para se tė futeshim nė kamp. Treēerek ore para mencės, apo njė orė, njė javė a shekull, ndėrsa brigadat me rend ngjisnin shkallėt, ndalnin te sporteli tjetėr nga vinin kumbimet e turbullta tė kazanit tė gjellės.
    U ulėm nėpėr stolat e gjatė - njė copė dėrrasė e ashpėr, po kėshtu dhe tryeza, veēse shkėlqente dhe qe bėrė e rrėshqitėshme prej lyrės sė mbetur nga dikur, gjithmonė nga dikur. 5-6 veta nė njėrėn anė tė tavolinės dhe 5-6 veta qė pėrsėrisnin kėta 5-6 veta pėrballė dhe pėrtypeshin. Tė egėr dhe tė mėrzitur. 300-400 tė burgosur hanin njėkohėsisht nėn gumėzhimėn e varfėr tė bisedave ashtu si muret, dikur tė bardhė, nėn tavanin e gungėzuar dhe me njolla lagėshtie tė patharė kurrė, atje ku gjerbte. Njė pllangė e tillė po binte dhe mbi sahanin tim, apo ishte ngjashmėria e alumintė nė tavan. Sidoqoftė, kur tė binte shi, gjella ime do tė shtohej prej rrėkesė nga lart. Nga lart vinin tė gjitha. Me urdhėr nga lart. Me porosi nga lart. E dinė ata lart. Ata lart e ndaluan Festivalin XI tė kėngės nė radio-televizion. Ata lart janė zemėruar me teatrin, ndėrsa janė tė kėnaqur me tufėzimin e bagėtive nė kooperativėn e... Ē’tė duhet ty, merren ata lart me kėtė punė, e di partia. Ne nuk pranojmė asgjė mbi kokė, shumė-shumė mund tė pranojmė kapelet tona. Ē’janė kėto vargje armiqėsore, mė bėrtiste hetuesi. Anarshist! Dhe t’i botuan? S’e do Partinė ti mbi kokė? E? Po partia ėshtė nė kokė, mbrohesha unė. Nė zemėr, nė zemėr, ulėrinte hetuesi. Qindrat e lugėve trokėllinin mbi sahanėt e tyre si njė protestė dhe trembnin mizėrinė e mizave. Sahanėt pothuaj nuk i kanim mė, i fshinim me kafshatėn e fundit tė bukės, e cila dhe ajo haej, edhe pse kishte shije tė hidhėt alumini. Sepse dhe njė tjetėr radhė ishte njė tjetėr mundim i gjatė. Tubi i ujit, i shpuar me vrima radhazi, (bėn ta krahasoj me fyellin e njė pėrbindshi?), rridhte ca ēurga tė mekura dhe larja e sahanit pėrfitė ishte njė siklet i tepėrt.
    Ndėrkohė aty vėzhgonte dhe priste i burgosuri Ferit Lopa. Pakėz ta lije sahanin mbi parvazin e ēezmave, sa pėr tė larė duart a pėr tė pirė ujė, ai, hop, ta merrte. E hume, thosh dhe ta shiste po ty sahatin tėnd mbas ca orėsh a ditėsh. Se s’haej gjithnjė me sahanin e tjetrit. Lirė kushtonte, njė paketė cigaresh “Partizani”. Ah, partizanėt! A ka qenė partizan Ferit Lopa? Ai thotė “po”. Mbiemri i vėrtetė i tij s’ėshtė Lopa, por kur vodhi njė lopė tė kooperativės dhe i veshi ēizme fėmijėsh qė tė mos i kuptoheshin gjurmėt, ndėrsa ikte ta shiste nė njė pazar larg, dhe thonė se, pėr ta ngrėnė kashtėn, i vuri lopės gjyslykėt e veta tė diellit, jeshile, pėr ta mashtruar, t’i dukej bar i njom, etj. Etj., ka aventura ai, e kėshtu i mbeti nofka “Lopa”. Dhe i ngjan shumė asaj tani, ashtu i varen faqet, si lopė tė shikon dhe kur flet, bulėrin. Po mė merreshin mendtė. Diktatura e urisė...

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f. 185


    V. e kishte mbushur kapotėn me xhepa pafund jashtė dhe brėnda saj. Ēudi si i mbante, aq e vjetėr, ashtu tė qepur keq me spango, si thasė, pa pikėn e kujdesjes pėr ngjyrat e copave qė tė ishin tė pėrafėrta me atė tė kapotės. Ngjante si njė arlekin i burgosur, i rėnduar ashtu me libra nė ēdo xhep. S’i ndante as nė gjumė, me frikėn se ja merrnin, shumica fjalorė, tė kopjuar nga ai vetė, tė cilėt, sipas porosive, edhe i shiste, me atė valutėn e kėtushme, me “Partizani”-n, ja, ja ku u katandis lufta ēlirimtare, metamorfoza e heoizmit, cigare, cigare nė burg.
    Nė njėrin xhep gjendej “Mozheja 1”, “2-shi” mė sipėr, “Heronjtė e mendimit” nė tjetrin, skedat e njė guide gjermanisht anash, “Metoda e gjuhės italiane pa mėsues” brenda, si mė e shtrenjtė, njė roman pa titull, mė poshtė “Dhėmbi i bardhė” i Xhek Londonit (Libri mė i mirė nė botė! Ashtu? Po a ke lexuar tjetėr? Jo, se s’dua tė mė pėlqejė libėr tjetėr mė shumė se ai), “Isenshėlli”, tė treja pjesėt nė njė xhep tė madh, (E 4-ta s’gjendej nė asnjė librari nė Shqipėri, sepse lavdėrohen qytetet nė Perėndim, veē te blloku i udhėheqėsve mund ta gjesh, pėr fėmijėt e tyre. Enver Hoxha di anglisht? Jo. Mehmet Shehu po. E po kryeministri duhet tė dijė mė shumė.), kurse “Plaku dhe deti” i Heminguejt, nė origjinal, qe kopjuar bukur, shumė i dashur nė burg, ndoshta se lexohej lehtė, s’ishte voluminoz. Jo, jo, pėr mesazhin e madh qė mbart, tė pėrjetshėm, deti ėshtė burgu, a themi ne se burgu ėshtė si deti, i nxjerr ē’ka brenda, plaku jemi ne, aq tė vjetėr sa humbjet brenda sė cilės fitojmė krenarė, e i binte xhepit tė vet me mburrje, pikėrisht atje ku e kishte vėnė. Eshtė gjigand Hemingueji, thoshte me tonin sikur t’i pėrkiste vetėm atij. E ka shkruar, mė duket, pas vdekjes kėtė libėr, pėr tė cilin ju dha ēmimi “Nobel”. Pas vdekjes?! Ē’thua, i dashur? Mos do tė thoshe se i ėshtė botuar pas vdekjes?. Pyeta unė. Mos i ngatėrro gjėrat. Jo, jo, e ka shkruar pas vdekjes. Ai ėshtė amerikan. Si i tillė bėn dhe tė pabesueshmen pėr ty dhe pėr mua. Seriozisht e kishte?





    f.194


    Ndėrsa nė kuzhinėn private suedezi po tregonte me qetėsi nordike, por me zėrin pakėz tė ngjirur, se kur po shiteshin nė Stokholm pėr herė tė parė citatet e Mao Ce Dunit, njerėzit, kuriozė, me t’i marrė, i hapnin nė rrugė, lexonin diēka e, ēudi, shumica e hishte librin nė koshin mė tė parė tė mbeturinave nė rrugė. Kurse nė Shqipėri mė shumė e blenė fshatarėt. Mbėshtjellėsja e kuqe plastike e tyre bėnte pėr portofol. Edhe sot i kanė, me reliefin e profilit tė Maos, si vulė e thatė.
    Dy tė burgosur, po e dėgjonin suedezin e nuk qeshnin dot nga njė inat i papėrballueshėm. Njėri nga ata qe dėnuar, sepse e kishte sharė Mao Ce Dunin. Tjetri qe dėnuar po aq, sepse e kishte lavdėruar. Njėri nga tė dy duhet tė lirohet dhe Partia duhet tė kėrkojė falje, skėrmiteshin tė nxehur. Sharėsi i Maos, qe dėnuar kur miqėsia shqiptaro-kineze ishte nė kulm, plot me tollombace verdhane dhe tė kuqerremta, qė arrinin ylberėt, tė cilėt bashkonin me njė tė kaptuar lumenjtė tanė, Drinin dhe Jan Ce-nė. Dhe ky ylber i lėbyrshėm, shkruanin poetėt nėpėr libra, janė duart e bashkuara tė Enverit me tė Maos. Kurse tjetri qe dėnuar, sepse e kishte lavdėruar Maon, kur Kina tradhtoi e hapi dyert Presidentit amerikan, Niksonit, imperializmit, ndėrsa Enveri ynė shkruante librin, trashmėrisht tė pabesė “Shėnime pėr Kinės”. Si zakonisht me sharje dhe kritika pėr Kinėn, kur populli ndėrsehej tė brohoriste pėr tė. Po Enveri pse tė mos dėnohet pėr njėrin nga dy rastet? A tė dy? Si shumė ėshtė vonuar pa u sjellė nė burg njė agjent kinez, sepse agjentė jugosllavė kemi, rusė, rumunė, bullgarė, agjentė amerikanė, anglezė, gjermanė, francezė, italianė, grekė, biles dhe tė shteteve qė nuk ekzistojnė. Armiq, sa shumė armiq, njė botė e tėrė. Nėse ata na kishin nė grykė tė pushkės, ne i kemi ata nė grykė tė topit, ka thėnė shoku Enver. Cilėt ata? Armiqtė dhe dentistėt. Dentistė? Pse? Na e tha komisari nė mbledhjen e fundit. Burgu do tė plotesohet me njė dentist. Kur ne u ankuam pėr dhėmbėt, na dhėmbin, na janė prishur, na janė thyer nė hetuesi, nė punė, na i ka nxirė karbiti, po ju kemi thėnė: mos i ndizni cigaret nė flakėn e kandilėve, por na lagen shkrepset nė galeri e s’ndezin, etj. Etj., komisari na dha lajmin, se pas shumė kėrkesash nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė nė kamp, krahas kaq e kaq marteleve, vagonave, kazmave, barominave, koka barominash, uniforma me vija pėr tė burgosurit, vepra mė tė fundit tė shokut Enver, karroca dore, ēizmė, etj.etj. duhet dhe njė dentist, kemi mbetur pa tė, kur dihet se s’ėshtė vėshtirė tė gjendet, nė ēdo qytet tė paktėn njė dentist, i cili mund tė dėnohet pėr agjitacion dhe propagandė kundėr Partisė dhe shtetit (shumė tė burgosur nuk e dinin ē’ndryshim kishte shteti nga Partia), sepse dentisti hap gojėt e tė tjerėve, por me siguri do ta ketė hapur dhe gojėn e vet njėherė pėr tė folur kundra, pra Ministria na e aprovoi kėrkesėn, ju betohem “pėr ideal”, i siguroi tė burgosurit komisari. Sė shpejti do tė kemi dentist, ėshtė nė proēes, ai do tė vijė. Operativėt kudo do kenė dorzuar denoncimet e provokatorve pėr dentistėt. Ata do kenė shkuar nėpėr klinika, janė shtirur se u dhėmb njė dhėmballė dhe, ndėrkohė do kenė pyetur se ē’mendon ai, mjeku, pėr grupin e fundit tė armiqve sabotatorė nė shėndetėsi a nė arsim-kulturė. Mund tė jetė pyetur kolegu nė takimin e fshehtė me operativin pėr kolegun me bluzė tė bardhė. Dosjet janė ēuar nė Ministri, atje bėhet zgjedhja, catohet zona, personi, kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme merr urdhėrin sekret, ai shkon dhe njfton Sekretarin e Parė tė Partisė, i merr firmėn atij. Nė mbledhjen e rradhės caktohet si do tė bėhet arrestimi, natėn nė shtėpi, me ato tė trokiturat e frikshme nė derė, apo nė mes tė ditės, nė klinikė, kur atij, me bluzė tė bardhė, as qė i shkon ndėr mend se jashtė te shkallėt frenoi “Gazi i Degės”, me aq shpejtėsi si i shkalluar eerdhi pėr tė dhe ata dy civilė nė ēantė kanė pranga pėr duart e tia e tė gjitha kthesat e rrugėve kanė spiunė, qė operacioni tė mabrojė me sukses tė plotė.
    Me autoburgun mė tė fundit (ata vijnė shumė shpesh 2-3 herė nė muaj si njė urban i rregullt fshati), do tė shkarkohet dhe njė dentist i hutuar. Po shkrimtar a solli? Mirė do ishte ndonjė i shquar se rrėfejnė bukur. Tė tjerėt e ardhur nga ajo farė lirie s’janė mė intersantė. S’ka ē’tė reja tė na sjellin, veē delire dhe frikėn e tyre. Mė thashetheme kanė tė burgosurit qė i kalojnė nga njėri kamp nė tjetrin. Po ike nga Ballshi, i shpėton urisė sė tmerrshme, nga Spaēi, punės e vdekjeve, sidomos nė galeri. Ata tė shfarosjes nė Burrel ēoku sjellin ndonjė libėr qė s’gjendet, fjalor, ah, sikur ndonjė enciklopedi tė vogėl! Sepse vetėm andej, gjithmonė andej gjenden mundėsira pėr t’i shpėtuar. Librat janė mė tė mirėpritur nga njerėzit e tyre, mė me padurim, desha tė thosha. Ah!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •