Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89
  1. #71
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta lindi me 23 tetor 1871 ne qytetin e Lezhes.Ne famulli u regjistrua me emrin Zef. Me 1886 ai vazhdon studimet per filozofi dhe teologji ne Bosnje.Sipas rregullave franceskane ai e nderron emrin ne Gjergj, emer te cilin ai e mbajti deri ne fund te jetes se tij.Fishta njihet ne historine shqiptare edhe si letrar edhe si politikan.Ne vitin 1902 ai u be drejtor i te gjitha shkollave franceskane ne Shkoder ku aty eshte i pari qe fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimit.Por Gjergj Fishten e shikojme edhe si nenkryetar parlamenti dhe si deputet te Prefektures se Shkodres.Ai merr pjese ne delegacionin shqiptar ne konferencen e Parisit me 1919 nga ku mban edhe nje fjalim mbi Shqiptaret dhe te drejtat e tyre.Merr pjese ne komisionin e kongresit te Manastirit nga ku caktohet edhe alfabeti shqiptar i gjuhes shqipe.Eshte graduar dhe dekoruar nga shume shtete te Evropes, dhe ka marre pjese ne shume konferenca te ndryshme politiko-shoqerore.Veprimtaria e tij letrare eshte shume e gjere, duke renditur ketu: satiren, liriken, dramen, lirika, dhe perkthime .Vdiq me 30 dhjetor 1940. Disa nga shkrimet me te njohurat jane:

    1.Lahuta e Malcis

    2.Mrizi i Zanave

    3.Vallja e Parrizit

    4.Anzat e Panasit

    5.Pika e Voeset

    6.Gomari i Babatasit

    7.Traqollja e Ballkanit etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #72
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Xxii. Tringa

    Vec, po,'i vashe un jam tue pa,
    Vashe te re n'xhublete te bardhe,
    Me nje rube rreth ballit ardhe
    Qe der'm'vet'lla i ka ra;
    E derdhe floket jashte shamise,
    Dale me paska n'dere te shpise,,
    Njerin brryl n'ballnik haru,
    Si Nokshiqi rrin t'u kalle,
    Placke si bahet gjaja e gjalle:
    Si n'per perroska , zalle e rregalle
    Mbesin dekun gra e femije
    Per nen plumbe t'Malit t'Zi.
    Por se prap kurrkund nenshtrasha
    Mue s;m'a ndan , ka' e shoh n'ate dere,
    Se ka mendjen me ike vasha
    E me u ba aja me shoke tjere,
    Per t'pershtue vete edhe bagetia,
    Pa t'cilat s;ka gjalle malsia.
    A thue, Zane,mos qofte premtue!
    E re vasha tue qillue,
    Mos te kete ajo gabue
    Me ndo'i shkja me u miqesue;
    E prandaj m'uzdaje te mikut,
    S'ndahet shpise se carranikut
    E haru m'rri peshtete ke tbana ?
    Pse edhe t'mire po e kisht' ba nana:
    Ardhun shtatit si breshana,
    Synin ylle, ballin si hana,
    Dicka njethe si molla n'rrem,
    Si ajo lulja shperthye n'gem:
    Qe ka dale m'ka prit te dera,
    Sikur ban me cile pranvera;
    Sikur ban dielli me dale
    Neper aha , brej e hale:
    .................................................. ......

    Por tue qa,tue denese mbi vella,
    Nise me veti me mendue,
    Se vellau petkash duhej nderrue,
    Se ne vorr si duhej cue,
    Nana e tata ku i'n kene vorrue.
    Vec se prap ajo u mendueka:
    Mire se vellau petkash u nderrueka,
    Por si i bahej me e shti n'dhe,
    Jashte shkjau tur djege, tue pre,
    Shoket kush mbete,kush ike e trete,
    Vetem qyqe un' ne kete jete ? ...
    E len vaj'n e ma nuk qane:
    Vec haru tash keqyre te vellane,
    TAsh keqyra hat'llat,tash keqyre cakltay
    Para e mbrapa,e tej n'ode tjeter
    Ndo'i figure, a'i plis te vjeter,
    Kurrkund sy'n ajo pa e ndale:
    Se po asht kush qe me i ndihmue.
    Por gjithckja n'ode rri shue:
    Hije deket e ka mb'lue,
    Si nje vorr te kish' qillue.
    Nise aty ajo me e frigue
    N'ate vetmi, e me mendue
    Cka per t'dekun kisht' pase ndi'
    Tue kuvende,sa kisht' qene femi'
    Edhe 'i djerse e ftohte e mb'lon.
    N'voter flaka kah fershllon,

    Por ende pa u ule,me veti
    Zen e thote: "Pashe t'Lumin Zot,
    Perse t'fshehem ketu kot ?!
    Dekun n'toke bie Tringa e mjera
    Shta'n n'oborr e kryet te dera,
    Mollza e faqes krejt n'gjak la !
    Edhe dielli dheut i ra.
    Gjalle por Tringa shkjaut n'dore s'ra !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #73
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk e di pse po e diskutoni arsyen se pse u ndalua Fishta?

    Fishta u ndalu se ishte nacionalist. Dhe komunizmi ėshtė e kundėrta e nacionalizmit. Armiku komunist luftoi armikun e vet nacionalizmin.

  4. #74

    Fishta

    njihuni me websitin e fshatit ku lindi fishta

    www.fishta.tk
    libero, fluttuante, suscettibile di evocazioni.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime per faqen..

    shume shkruajn per fishten .. mirpo askush nuk citon..
    te gjithe shkruajne sikur ata jan bibliografet e tij zbuluesit e tij e njohesit e tij..
    ka ca rregulla bota..
    ne se un do shkruaj per skenderbeun nuk mund te llomotis sikur e kam pasur komshi.. por duke vene.. gjithmon se ajo cka thash.. eshte mbeshtetur ne x autor ne y liber.. etjetj..

    dhe keta qe shkruajn per fishten duhet te saktesojne ku jan mbeshtetur.. kur kan thene ashtu apo keshtu..

    gati te gjithe qe shkruajn per fishten.. kopjojne gati fjal per fjale.. cka thene karl gurakuqi ktu e 70 vjet me pare.. ne librin me titull..

    "shkrimtaret shqiptarė" pjesa e dyte, botim i ministrise se arsimit tirane 1941.

    ku pjesen per fishten e ka hartuar sic thash.. karl gurakuqi..

    korrektesa eshte virtyti me i nevojshem per njerzit qe shkruajn..
    kur mungon kjo shkruset behen shum te pavlere.. gati te neveritshem..

    pra tja dime mundin .. punen.. kulturen e ndershmerine e atdhetarine.... te vjeterve.. e kte e cfaqim kur i citojme ndershmerisht.. e saktesisht..



    ..

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga icelok Lexo Postimin
    njihuni me websitin e fshatit ku lindi fishta

    www.fishta.tk
    BRAVO,SE I MADHI FISHTA,DUHET TE MERET SI SHEMBULL,NGA CDO SHQIPTAR.
    DHE RESPEKTIN QE KY POPULL NUK JA DHA KUR ISHTE GJALLE,TJA JAPIM NE KETE KOHE DUKE E KUJTUAR DHE NDERUAR VEPRIMTARIN E JETEN E TIJ, QE I KUSHOI SHQIPERIS.
    FISHTA,BABAI I KULTURES ATDHEDASHESE SHQIPTARE.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cun lajci reciton Fishten..




  8. #78
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    NJĖ MESAZH I AT GJERGJ FISHTĖS PĖR POLITIKANĖT E SOTĖM TĖ ETNIKUMIT SHQIPTAR!



  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mendimi social-kulturor i Gjergj Fishtės

    Mendimi social-kulturor i Gjergj Fishtės

    » Dėrguar mė: 28/10/2009 - 14:03

    Tonin Ēobani

    Nė fillim tė tetorit qė kaloi, u mblodhėn nė Romė prej tė gjitha anėsh dijetarėt ma tė njohun kah ana e gjuhėve e tė kombshkrimit tė Lemjes (Lindjes). Kėto farė kuvendesh janė pėr qytetin, qė i mba, nder i madh e punė shendi, e unė nuk jam asish qė thonė se kėta dijetarė nuk bajnė tjetėr gja veēse me pi e me u pėrrallue bashkė. Dobi e madhe u ka ardhė shumė herė prej kėso tė mbledhunash kėndimit e dijes. Disa, ndėr ata tė dijshėm gjuhėn shqipe e njihshin mirė; e njihshin zakonet tona dhe historinė e tė motėshmve, qė me burrni e me gjak tė vet e shndritėn atė dhe, qė sot zotėnojnė zogjtė e shqipes. Ndonjė send, pra, kishim mujtė me pritė edhe na prej sish, me u pasė gjetė njė njeri qė tė ishte i zoti me e pru mbarė punėn e Shqipnisė".
    Ky ėshtė paragrafi i parė i tekstit tė parė nė prozėn e botuar tė Gjergj Fishtės. Ai tekst mban titullin "Njė hije e zezė" dhe u publikua njėqind e dhjetė vjet mė parė, pra mė 1899-ėn, nė revistėn "Albania" tė Faik Konicės. Nė Konferencėn e Romės, njė hije e zezė asokohe ishte publicisti arbėresh Anselmo Lorechio, i cili me fjalėt e Fishtės nuk qe "i zoti me pru mbarė (nė atė Konferencė) punėt e Shqipnisė". Lorechio pėrshkruhet me ironi nga Fishta, njė portret burri bukurosh, por mediokėr ose diēka e tillė pėrzier me politikanin qė punon nėn rrogoz. Ndoshta prej njė shekulli e mė, hije tė zeza e kanė shoqėruar mendimin shqiptar deri nė ditėt e sotme, prandaj na lipsen studime e konferenca qė tė ndriēojmė veten tonė nė mėnyrė sa mė tė gjithanshme, me qėllim qė tė mos lėmė shkak pėr hije tė zeza apo tė ēfarėdo ngjyre tjetėr nė historinė e popullit tonė, nė kulturėn e tij tė trashėguar ndėr shekuj, pėrfshirė edhe mendimin origjinal tė intelektualėve shqiptarė, veēanėrisht atė pjesė tė nxirė pėr arsye thjesht ideologjike tė pasluftės sė Dytė Botėrore dhe tė mbetur vende-vende me njolla edhe sot e kėsaj dite. Hije tė zeza, pėrveē nxirjes dhe lėnies nė harresė, ka pasur nė kėtė kohėzgjatje edhe nė studimin e veprės sė Fishtės e posaēėrisht tė prozės sė tij.
    Morėm si referencė tė nismave tė prozės sė Fishtės vitin 1899, jo rastėsisht. Ai vit shėnon botimin e veprės madhore tė Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", produkti zenit i mendimit shqiptar tė Rilindjes sonė Kombėtare dhe ndoshta, pėrmbyllės i asaj epoke qė kėrkonte ideale tė ngritura kombėtare. Paragrafi qė lexuam paralajmėron pikėnisjen e njė kėndvėshtrimi tė ri, i cili do tė jetė i aftė "me e pru mbarė punėn e Shqipnisė", qė do tė thotė studimin e gjuhės, tė historisė, tė traditave kulturore dhe tė problemeve sociale me tė cilat do tė pėrballej populli shqiptar nė prag tė qindvjeēarit tė fundit tė mijėvjeēarit tė dytė, ku Fishta do tė jetė njėri ndėr protagonistėt mė aktivė nė poezi, dramaturgji, publicistikė dhe prijatar i pamunguar nė tė gjitha zhvillimet e rėndėsishme kombėtare. Por le tė mos ndahemi nga proza e tij, qė shkon "kund 700 faqe" sipas at Benedikt Demės, i cili qysh nė vitet '40 tė shekullit tė kaluar e kishte pėrgatitur pėr botim veprėn nė prozė tė Fishtės me titull "Mė llogor tė sė vėrtetės", e cila fillonte me pjesėn e parė "Socjologi" ku pėrfshiheshin artikujt: Koha e re (1914), Koha e ardhshme e Shqipnisė (1923), Njė komedi e pandershme e XX qindvjetė (1913), Rreziku i pėrbrendshėm (1921), Pėrlindja e shqiptarėve (1921), "Hominem non habeo" (1923), Tash qė u ba Shqipnia, duhen ba shqiptarėt (1930), Njė atentat shurdhė (1930), Livriza e shteteve (1932), Gjuha e mėsimit (1914), Asamblea Kushtetuese (1923), Liria e zgjedhjeve dhe obstruksionizmi i "Opozitės" (1923), Delikti i Mamurrasit (1924), Trazimet e qershorit (1924), pjesa e dytė: Polemikė, pjesa e tretė: Ligjėrata dhe pjesa e katėrt: "Miscellanea".
    Pėrse ngulim kėmbė te ai paragraf i vitit 1899 (dhe te i gjithė shkrimi "Njė hije e zezė") duke theksuar njė kėndvėshtrim ndryshe nė mendimin shqiptar? Nė fakt duhet tė rikujtojmė kėtu edhe organin ku u botua, revistėn "Albania", edhe botuesin e saj Faik Konica, sepse ėshtė ajo revistė dhe ai princ i prozės shqiptare, pra, Faik Konica, qė ka paralajmėruar kthesėn e madhe kundrejt mendimit shqiptar tė deriatėhershėm tė Rilindjes Shqiptare. Madje ai ka botuar edhe njė ese nė frėngjisht "Shqipėria dhe turqit" (1895) si dhe ka pėrfunduar dorėshkrimin "Parashtresa mbi Lėvizjen Kombėtare"(1899), tė cilėn e ka analizuar deri nė detaje studiuesi Sabri Hamiti. Nė mėnyrė figurative do tė thosha se tė dy kėta emra, Faik Konica dhe Gjergj Fishta, tė kompletuar nė kulturėn e tyre edhe me artet e bukura, e dinė mirė ē'ėshtė dritė-hija nė njė vepėr arti, pėr tė shėnuar me "hije tė zezė" atė qė do ta shfytyronte ēdo peizazh tė Shqipėrisė nė sytė e tė huajve (qoftė edhe nė njė konferencė dijetarėsh tė pėrmendur), por edhe nė sytė e shqiptarėve patriotė, gjaku i pastėr i tė cilėve, derdhur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare, mavijosej prej pseudointelektualėve, qė siē e pėrcakton Fishta, ndonjė syresh "Ani ky, tash, na kacagjelohet pėr pėrfaqėsues tė ndjesive tė kombit!"
    Por jo vetėm njė titull metaforik shėnon atė qė po pėrpiqemi tė argumentojmė: pikėnisjen e njė kėndvėshtrimi tė ri nė mendimin shqiptar. Shkrimi i Fishtės nis si njė kronikė e bujshme ose mė saktė duket si i tillė, sepse shkrimi i tij pėr Konferencėn ėshtė njė antibujė, sė paku pėr ēėshtjen shqiptare, ėshtė njė kundėrvėnie ndaj tė gjitha kronikave qė mund t'i jenė bėrė Anselmo Lorechios kudo nė Evropė, pėrfshirė edhe ndonjė arbėresh qė ka shkruar kronika tė ndritshme vetėm pėr faktin se aty ėshtė pėrmendur populli shqiptar si komb, pavarėsisht se Lorechio propozon "emnin e Shqipnisė e me e thirrė: 'Shqipni-Greqi-Lemje'" (pra, Shqipėri-Greqi-Lindore). Ē'dua tė them me kėtė: Fishta sjell njė kėndvėshtrim tė ri nė mendimin shqiptar, qoftė pėr faktin e pėrballjes me dijetarė tė shquar tė Evropės, qoftė pėr ironinė e finesėn intelektuale qė e pėrshkon tekstin e derdhur nė njė shqipe tė kulluar e strukturė sintaksore solide. Edhe nga ky kėndvėshtrim, lexuesi shqiptar dhe mė gjerė duhej tė bindej se ēėshtja shqiptare sot e tutje ėshtė mė sė pari ēėshtje kulture, pėrfshirė edhe kulturėn e gjuhės. Ky kėndvėshtrim mbetet aktual edhe sot pas 110 vjetėsh.
    Mendimi i ri shqiptar, qė do tė zotėrojė shqiptarizmin nė gjysmėn e parė tė shek. XX, do tė gjejė te Fishta edhe sociologun, si e ka cilėsuar tani sė fundi sociologu Sokoli. Edhe kėtė argument mund ta nisim nga shkrimi "Njė hije e zezė", pasi forma e atij shkrimi na e mundėson njė gjė tė tillė. Pse forma? Ashtu si e pėrmendėm mė lart, ai shkrim nuk mund tė klasifikohet si kronikė. Por edhe ta quajmė shkrim publicistik, mendoj se nuk kemi bėrė ndonjė klasifikim pėr tė qenė, pasi nė themel tė pėrkufizimit tė publicistikės qėndron argumenti se ėshtė publikuar "nė shtypin e pėrditshėm e periodik". Unė mendoj se mė pranė klasifikimit tė duhur pėr atė shkrim, do tė ishim nėse do ta vėshtronim si ese tė shkurtė, njė ese social-kulturore e cila merr shkak nga kronikat e kohės pėr tė shpalosur pikėpamjet e vetė autorit pėr ēėshtjen shqiptare ose pėr trajtimin social-kulturore tė shqiptarizmės. Konteksti i shkrimit "Njė hije e zezė" ėshtė qėndrimi moral i pėrgjegjshėm ndaj ēėshtjes shqiptare ose jo i pėrgjegjshėm; ėshtė tė dish ose tė duash tė veprosh mirė ose keq kundrejt atdheut dhe kombit; ėshtė, gjithashtu, tė vihesh para dilemės pėr tė thyer kornizat himnizuese tradicionale dhe ta shohėsh me realizėm shoqėrinė e re shqiptare apo tė vazhdosh sipas mendėsive tė deriatėhershme duke mbyllur sytė ndaj shfaqjeve regresive e hijeve tė zeza qė vijnė nga mediokriteti apo interesa tė tjera pėrfitimesh materiale.
    Eseja, si formė letrare, alternon argumentin shkencor me interpretimin e lirė krijues, kurajėn pėr tė kėrkuar ide e forma tė reja me vėmendjen maksimale pėr gjuhėn e qartė dhe fjalorin e zgjedhur, tėrheqjen pa caqe tė lexuesit deri nė interpretimin e tij tė ēliruar, por gjithmonė me tendencė pėr ta pranuar tė renė qė i serviret duke e pėrvijuar mė tej, qoftė edhe ndryshe asaj qė i paraqitet. "Njė hije e zezė" i ka tė gjitha kėto, duke shtuar, si e thamė mė sipėr, edhe njė kontekst tė pasur qė pėrshkohet fund e majė nga njė ironi e hollė, pėr mes sė cilės ridėshmohet qėndrimi individual e me nerv tė ngritur i autorit. Nė kėtė kuptim Fishta, Konica dhe ndonjė tjetėr sikur nuk i pėrmbahen njė postulati tė kthyer nė modė librore nė shumė shkrime pėr letėrsinė, kulturėn dhe identitetin kombėtar: letėrsia shqiptare midis Perėndimit dhe Lindjes. Fishta dhe Konica anojnė dukshėm veēse nga perėndimi dhe, duke konsideruar meritueshėm vendin qė vepra e tyre zė nė letėrsinė e kulturėn shqiptare, e bėjnė tė pavlefshėm atė postulat ose sė paku tė rishikueshėm, pėr tė mos e pėrcaktuar apriori si njė hije tė zezė, nėse mbetemi nė ironinė e pėrdorur nga Fishta 110 vjet mė parė.
    Dikush mund tė tundohet tė vėrė nė dyshim kahjen vetėm perėndimore tė letėrsisė dhe tė mendimit shqiptar tė gjysmės sė para tė shek.XX, duke shtuar se "shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes" ėshtė formuluar nga njė autoritet si Ēabej. Dhe unė do ta pranoja. Por duke arsyetuar se mendimi teorik-letrar i Pasluftės sė Dytė Botėrore e ka shtrembėruar atė formulim, pikėrisht pėr faktin se epiqendėr e letėrsisė dhe e kulturės shqiptare mbahej vetėm vepra poetike e Naimit dhe mendimi i Samiut, ndėrsa Konica dhe Fishta e tė tjerė ishin tė mėnjanuar prej saj ose shumėēka mė tepėr se kaq. Arsyetimi i Ēabejt, ndoshta, funksionon pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare me autorė qė e ushtruan veprimtarinė e tyre letrare dhe ideologjike (kam parasysh ideologjinė e Rilindjes Kombėtare Shqiptare) para autorėve tė tillė si Konica, Fishta, Noli etj. Deri tani shkrimet nė prozė tė Fishtės janė trajtuar ose janė lėnė mbas dore si publicistikė e kaluar nė kohė. Ka pasur pėrpjekje pėr tė gjetur elementė tė narracionit fiction, madje tė deklarohet keqardhje: "Mjerisht penda e tij s'na dhuroi kurrnji vepėr tregimi tė shtruem (narrative)". Deri tani, gjithashtu, nuk kemi pasur ndonjė pėrpjekje pėr tė klasifikuar prozėn e Fishtės ose njė pjesė tė saj si ese, duke pėrjashtuar botimin e parė tė plotė tė publicistikės fishtjane nė dy vėllime tė Entit Botues "Gjergj Fishta", ku bėhet pėrpjekje pėr tė evidentuar disa shkrime tė gjata tė Fishtės si ese. Nė kėtė kumtesė unė u pėrpoqa tė argumentoj se qysh nė nismat e veta Fishta na shfaqet si eseist. Edhe mendimi i tij social-kulturor nė kėtė gjini letrare mund tė shpėrfaqet nė tė gjithė madhėshtinė e vet, sigurisht, nė pėrqasje me tė gjithė veprėn e tij poetike, dramatike dhe veprimtarinė parlamentare, pedagogjike e mė gjerė. Nė eseistikė Fishta do tė mund tė madhėshtohet para syve tanė duke na folur pėr tė tashmen, ashtu si Montenji dhe Bekoni me esetė e tyre vazhdojnė t'u flasin edhe sot e kėsaj dite evropianėve dhe jo vetėm atyre.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Besimi dhe kombėsia nė njė vepėr tė pabotuar tė At Gjergj Fishtės

    Besimi dhe kombėsia nė njė vepėr tė pabotuar tė At Gjergj Fishtės

    » Dėrguar mė: 07/06/2009 - 11:49

    Shaban Sinani

    Vetėdija kombėtare dhe vetėdija fetare, lidhjet e kushtėzimet midis tyre, kanė qenė njė shqetėsim parėsor gjatė dy shekujve tė fundmė nė historinė e lėvizjeve tė mendimit shqiptar. Gjatė Rilindjes Kombėtare pėr herė tė parė u krijua njė ideologji homogjene, njė zhvillim historik-kulturor konvergjent, me njė program kombėtar pėrbashkues. Pikėrisht kjo bėnte qė cilėsitė heterogjene tė botės shqiptare, midis tė cilave besimi, tė fitonin vėmendje kritike vetėm pas themelimit tė shtetit shqiptar. Prej fillimit tė shekullit tė 20-tė slogani i Pashko Vasės “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” vazhdoi tė jetė i ngulitur, por jo gjithaq i pushtetshėm dhe i padiskutueshėm sa nė periudhėn romantike. I pari qė pati shprehur pikėpamjen se shqiptarėt mund t’i bashkoheshin mėnyrės europiane tė tė menduarit dhe tė jetesės duke u kthyer nė fenė e tė parėve ishte Faik Konitza. Sė njėjtės ide i qe pėrmbajtur edhe G. Schiro-i. Pėr kėto ide tė dy u qortuan nga njė kohė historike nė tjetrėn dhe madje edhe sot vazhdojnė tė qortohen.
    Franēeskanėt shqiptarė, duke pasur njė mjedis kulturor tė pėrbashkėt, njė kryeqendėr veprimi (Shkodrėn), njė tribunė shprehjeje (“Hyllin e Dritės”), njė mjeshtėr pėrmes tė cilit mund tė identifikoheshin (At Gjergj Fishtėn), dhe njė slogan qė u shėrbente si devizė (“Fe e Atme”), arritėn deri tek krijimi i lėvizjeje dhe shkolle mendimi dhe u bėnė faktor verifikues i raporteve besim - vetėdije kombėtare nė kushtet e reja.

    Dorėshkrimi nė AQSH

    Pėrveēse nė vepra letrare, slogani i franceskanėve ėshtė shprehur nė formėn e njė traktati ideologjik, filozofik dhe teologjik prej At Gjergj Fishtės. Dokumenti titullohet nė origjinal “Questione nazionale e questione catholica” dhe ruhet nė AQSH. Autori nisi ta shkruante nė vitin 1914 dhe duket se e ka quajtur njė vepėr tė mbaruar nė vitin 1924. Dorėshkrimi pėrmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi tė cilin vetė autori herė pas here ka bėrė ndryshime dhe saktėsime. Teksti bazė ėshtė shkruar me sa duket brenda njė kohe tė shkurtėr, brenda tė njėjtit kontekst historik-kulturor. Eshtė shkruar tėrėsisht me njė kaligrafi mjeshtėrore, shprehje e qetėsisė, maturisė dhe e bindjes sė autorit nė ēka po shkruante. Asnjė shenjė shqetėsimi psikologjik nuk vėrehet nė sizmografinė e shkrimit. Mbiteksti, qė ėshtė i sė njėjtės dorė, ėshtė nė formėn e anėshkrimeve, shtesave dhe rrallė edhe tė qortimeve. Mbiteksti duket se ėshtė ndėrkohor, ēka mund tė merret si provė se At Gjergj Fishta e ka rimarrė disa herė nė duar studimin e tij. Sa i takon mbitekstit, ky shpreh njė gjendje psikologjike mė pak tė qetė.
    Dorėshkrimi ėshtė i njė formati mė tė madh se letra e pėrmasave zyrtare, me fletė tė numėrtuara recto e verso nga vetė autori. Eshtė letėr e vijėzuar dhe e mbushur me tekst edhe nė bardhėsitė e lėna si tė tilla nė fillim prej tij. Pėrveēse nga autori i kėsaj trajtese, dorėshkrimi ėshtė pėrmendur edhe nga prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij “Letėrsia shqipe si polifoni”, pėr aq sa ka qenė nė interesin e atij studimi, kryesisht pėr verifikimin e pėrmbajtjes sė besojmės (kredos) poetike tė Fishtės, tė shprehur nė sintagmėn e pandashme “Fe e Atme”.
    Nė tė vėrtetė dėshmohet se teksti ėshtė kėshilluar edhe nga studiues tė tjerė, vendės dhe tė huaj, por ndaj tij ėshtė mbajtur heshtje, heshtje nė tri periudha historike: para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe nė dy dekadat e fundme. Dorėshkrimi ruhet nė AQSH dhe ka signaturėn: Fondi 17, dosja 18, pa vit; qė i pėrgjigjet fondit nominal tė Gjergj Fishtės. Nė pėrpunimin arkivistik ėshtė cilėsuar “veprimtari krijuese” dhe ruhet bashkė me dorėshkrimet e krijimtarisė.

    Relacion pėr Pontifikatin

    Duke u nisur prej gjuhės nė tė cilėn ėshtė shkruar, italishtes, mund tė mendohet se At Gjergj Fishta e shkroi kėtė tekst si njė relacion pėr Pontifikatin, pėr tė bėrė tė njohur gjendjen demofetare nė Shqipėri menjėherė pas formimit tė shtetit shqiptar. Nė fakt, dorėshkrimi i pėrmban tė gjitha cilėsitė e njė relacioni: pėrshkrimin realist tė gjendjes, parashikimin e asaj qė mund tė ndodhė me shqiptarėt pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa kėshillime se si mund tė faktorizohet katolicizmi pėr tė rikthyer autoritetin e vet nė Ballkan si nė periudhėn paraosmane e njėherėsh si mund t’u vlejė shqiptarėve kjo situatė e re pėr tė europeizuar mendimin, orientimin dhe kulturėn e tyre.
    Mirėpo nuk ėshtė e sigurt nėse At Gjergj Fishta e nisi kėtė punė me konceptin e njė relacioni. Prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij, e quan “memorandum”, dhe nuk pėrjashtohet tė ketė qenė vėrtet i tillė, njė kujtesė pėr Lidhjen e Kombeve, e cila ēėshtjen shqiptare ia delegoi Konferencės sė Ambasadorėve dhe kjo e fundit i njohu disa tė drejta protektorati Italisė mbi Shqipėrinė, tė shenjuara mbi njė dokument pikash tashmė tė botuar nga studiuesit e historisė, sipas tė cilave Italia do tė ishte garante e sigurisė sė jashtme tė Shqipėrisė, mbrojtėse e sovranitetit tė brendshėm tė saj, kontrolluese e sigurisė sė qeverisjes - ēka shkaktoi njė refuzim kategorik tė vendeve ballkanike, deri nė atė shkallė sa Shqipėria tė shpallej njė territor ekstraballkanik dhe tė mos ftohej nė konferencat e federimit tė rajonit. Ka njė lidhje logjike mes dy fakteve: pėrderisa Roma e kishte kėtė paketė privilegjesh ndėrkombėtare mbi Shqipėrinė, nuk ishte e tepėrt qė t’i bėhej njė pėrkujtesė qė edhe faktori fetar mund tė mbahej nė konsderatė nė gjithė veprimin e saj.
    Pėrpjekjes sonė pėr tė provuar nėse ky dokument iu pėrcoll ndonjė instance apo zyre: Selisė sė Shenjtė si relacion apo Lidhjes sė Kombeve si memorandum, nuk i janė pėrgjigjur fakte dėshmuese bindėse. Por ngurrimi i autorit pėr ta botuar shqip, duke i pasur tė gjitha mundėsitė, shkon kundėr kėtij arsyetimi: duket se ai nuk i drejtohej njeriut shqiptar. Fishta ishte klerik, ndryshe nga Konitza dhe Schiro, qė si njerėz laikė mund tė futeshin mė me vėshtirėsi nė rrethin e keqkuptimit tė qėllimshėm, nėse i referohemi asaj shkalle tolerance qė shpėrfaqej nė atė kohė nė vijim tė romantizmit homogjenizues. E vėrteta ėshtė se 7-8 dekada mė vonė, nė truallin e njė popullsie tė ardhur prej ateizmit, idetė e rikrishtėrimit vunė nė qendėr tė goditjes edhe shkrimtarin I. Kadare.

    Njė traktat?

    Pėr tė gjitha kėto arsye jemi tė prirur ta trajtojmė kėtė dorėshkrim si njė traktat historik-filozofik pėr raportin midis kombėsisė dhe besimit tek shqiptarėt.
    Pėrse ėshtė njė traktat? Para sė gjithash sepse problemet shtrohen nė mėnyrė parimore dhe zgjidhjet propozohen nė mėnyrė paradigmatike. Nė studimin e tij Fishta nė krye pėrshkruan ndėrkohėsisht dhe bashkėkohėsisht gjendjen demofetare nė Shqipėri, mė saktė nė gjithė hapėsirėn shqiptare, duke pėrfshirė edhe Kosovėn. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative nė Ballkan si njė dukuri historike, gjė qė i pėrgjigjet sė vėrtetės. Jo vetėm si njė dukuri historike, por edhe si njė kushtėzim politik e gjeopolitik. Megjithėse nė Librin e Shenjtė tė besimtarėve islamė njė prej nyjave themelore ėshtė se “nė fe nuk ka me zor”, pėrvoja historike provon se perandoritė e mėdha, sidomos perandoritė teokratike, sikurse ishte dhe ish-perandoria osmane, pėrmes sistemit tė privilegjeve dhe tė pragmatizmit fiskal (qė e shpreh shumė qartė sintagma “dy pėr njė” pėr tė krishterėt) gjithnjė kanė dashur ta homogjenizojnė popullatėn shumėgjuhėshe, shumėkombėshe dhe shumėracėshe me anė tė fesė dhe besimit.
    Pikėpamja e Fishtės ėshtė se besimi i ri ndėr shqiptarėt me traditė krishtėrimi prej kohėrave apostolike ėshtė i cekėt dhe se shkėputja e lidhjeve tė faltoreve muslimane me kalifatin, apo pavarėsia e xhamisė sė besimtarėve shqiptarė, e shpallur nė vitin 1923, do tė favorizojė rikrishtėrimin masiv tė popullatės. Sipas parashikimit tė Fishtės, kjo do tė ndodhė “brenda dy, tė shumtėn tre brezave”, sepse bashkatdhetarėt e tij “nuk mund tė qendrojnė tė patundur” edhe mė tej. Pavarėsia e Shqipėrisė, sipas mendimit tė Fishtės, e favorizon veprimin katolik nė vend, dhe kjo do tė mundėsojė jo vetėm njė shpėrfaqje tė vetėdijes zanafillėse europiane tė popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tėrėsor, sepse tė njėjtin proces do ta ndjekin edhe rreth 800 mijė shqiptarė muslimanė nė Jugosllavi, tė cilėt, tė shkėputur prej khalifatit dhe tė papajtueshmėm me skizmatikėt serbė, me siguri dhe “me ndihmėn e Zotit”, do tė gjejnė si rrugėn mė tė menēme bashkimin me rrjedhat besimtare tė vėllezėrve tė tyre nė Shqipėrinė e pavarur. Mendimi i Fishtės shkon edhe mė tej. Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakėve dhe nuk e pėrjashton njė veprim katolik me karakter strategjik qė pėrshkon gjithė Ballkanin, deri nė qendrėn e krishtėrimit tė ritualit bizantin. Nė vijė logjike kjo pajtohet me qendrimin qė mbajti Selia e Shenjtė nė vendimmarrjen ndėrkombėtare pėr caktimin e kufijve tė Turqisė kemaliste-republikane, duke luajtur njė rol pėrcaktues, pėr shumėkėnd tė pakuptueshėm, qė Konstantinopoja dhe rrethinat, bashkė me Selinė e Patriarkanės sė Stambollit, t’i mbeteshin asaj si territor. Nė dorėshkrimin e Fishtės, nė mėnyrė traktative, kėshillohet se si duhet tė jetė veprimi katolik jo vetėm midis popullsive muslimane nė Shqipėri e nė Ballkan, por edhe midis tė krishterėve tė “vijės sė gabuar”, duke pėrthirrur njė ndėrmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikėnisje e sė cilės mund tė shėrbente Shqipėria, si vendi i besimeve tė mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon tė evokojė aksione tė ngjashme nė rrjedhat e historisė qė kanė ndjekur drejtimin prej Europės drejt Lindjes, duke pėrfshirė bėmat e Aleksandrit tė madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si njė inkurajim pėr veprime tė ngjashme bashkėkohore.
    Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione albanese”, nė mėnyrė tė thjeshtuar, shprehje e njė ėndrre besimtare tė At Gjergj Fishtės? Shumė argumente tė ēojnė drejt pėrfundimit se brenda frymės sė dorėshkrimit gjendet jo vetėm prelati i njė rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar.

    Rikrishtėrimi

    Pėrkufizimi terminologjik si traktat ka tė bėjė me vlerėsimin pėrmbajtėsor tė tekstit dhe nuk e pėrjashton funksionin e relacionit dhe tė memorandumit. Fryma e pėrgjithshme e kėshillimit apo porosisė sė autorit ėshtė gati-gati si njė “provokim politik” drejtuar Selisė sė Shenjtė, pėr tė rritur vėmendjen e saj ndaj Shqipėrisė si e tėrė, pavarėsisht prej pėrbėrjes heterogjene fetare (dhe jo vetėm pėr pjesėn e tė krishterėve romanė). Nė themel tė kėtij traktati qendron ideja se Shqipėria, Ballkanet dhe popujt e tyre, duke qenė historikisht tė krishtėruar shumė herėt, mund tė rikthehen nė rrugėn e zhvillimit europian pėrmes njė veprimi fetar rikrishtėrues. Kjo mund tė lexohet si njė thirrje drejtuar Pontifikatit qė tė mos mjaftohet me dėrgimin e vizitatorėve apostolikė dhe tė misionarėve tė tjerė nė atė pjesė tė vogėl tė Shqipėrisė qė kishte popullsi tė krishtėrimit roman, por ta shihte gjithė popullatėn shqiptare si potencialisht tė krishterė dhe tė rriste interesimin e saj pėr gjithė territorin shqiptar. Nuk ishte vetėm Fishta qė mendonte se Shqipėria e viteve dhe dekadave tė para tė pavarėsisė nuk mund tė bėnte pėrpara pa mbėshtetjen e njė fuqie tė madhe. Qysh nė vitin 1892 Crispi pati pėrgatitur njė dossier nė formėn e platformės politike dhe gjeopolitike pėr tė bindur shtetin italian qė tė merrte pėrsipėr protektoratin mbi njė Shqipėri tė ardhme tė pavarur, duke llogaritur jo vetėm kundėrveprimin osman, por edhe ambiciet dhe xhelozinė austro-hungareze, platformė qė edhe sot e kėsaj dite gjendet nė kushte rezervimi. Disa prej nyjave themelore tė kėtij traktati janė aktualizuar nė debatet e dy dekadave tė fundme pėr identitetin e shqiptarėve (I. Kadare, R. Qosje, K. Frashėri e tė tjerė).

    Teza themelore

    Teza themelore e kėtij traktati ėshtė se krishtėrimi roman ka qenė besimi autokton i ilirėve dhe shqiptarėve, i bullgarėve dhe i njė pjese tė madhe tė sllavėve. Me shembjen e ish-perandorisė osmane Ballkanet duhej tė ndaheshin jo vetėm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej “dukurisė sė ardhur”. Autori mendon njė aksion rikrishtėrimi jo vetėm tė muslimanėve, por edhe tė skizmatikėve, duke iu referuar “fesė sė parė”, “atdheut tė parė”. Traktati nė thelb ėshtė vijim i mitit tė prejardhjes, qė u formua qysh gjatė Rilindjes Kombėtare. Sipas Fishtės, duhet tė ketė njė veprim katolik nė vijė horizontale, mes pėr mes Ballkanit, pėr tė rivendosur ekuilibret tradicionalė tė historisė, nė emėr tė besimit autokton, si pjesė e mitit tė autoktonisė qė qe shqiptuar qysh nė periudhėn rilindėse. Ai mendon se krishtėrimi perėndimor dhe nė radhė tė parė Roma e Selia e Shenjtė nuk duhet tė kenė dy shkallė vėmendjeje pėr shqiptarėt: njė pėr tė krishterėt romanė dhe njė pėr tė tjerėt, por vetėm njė shkallė tė pėrgjithshme e tė njėsuar, sepse shqiptarėt potencialisht janė qė tė gjithė tė krishterė, ose

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •