Pa më thoni vëllezër, a durohet, a durohet burgosja e luftëtarëve të lirisë????? A kështu duhet të shpërblehen ata që dje e mbrojtën nderin e kombit tonë, e mbrojtën flamurin tonë, mbrojtën çdo pëllëmbë të trollit tonë??? Nëse kjo është jetë, atëher unë nuk kam çka të them gjë tjetër, vetëm se turpërohem se edhe unë jam njeri… Turpërohem se edhe unë po shikoj skenarin e përgaditur mjaft mirë në dëm të këtyre djelmoshave që nuk kursyen as jetën e tyre për Kosovën e pavarur… Kur kriminelët serb që vritnin dhe masakronin pa mëshirë gra e fëmijë, pleq e të sëmurë, luftëtarët e lirisë burgosen dhe fyen në mënyrë më ç’njerëzore….
Ejani e ta ngrejmë zërin kundër këtyre burgosjeve, ejani të bashkohemi të gjithë së bashku dhe t’i themi NDAL shkeljes flagrante të ish luftëtarëve të UÇK-së…Ngrejeni zërin në çfardo mënyre, vetëm mos heshtni, sepse heshtja nënkupon aprovim dhe pajtim me atë gjë të shëmtuar…
Liri për ish luftëtarët e lirisë
Liri popullit tonë
Rroftë Flamuri Kombëtar
Krijoni Kontakt