Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

    Diskutim mbi familjen e Kastrioteve.

    Emn'i tė parit Kastrijot qi āsht gjetun i shkruem nė nji dokument u ka qitun punė albanologve tė ndėrgjegjshėm. Ky dokument āsht i shkruem slavisht nė 1368 nė Kaninė, e ā shkrue pa fé kujdesi prej nji sekretarit tė quejtun Gjurica tė nji princi slav, Aleksandėr, qi n'atė datė sundonte Kaninėn, Vlonėn e Beratin. Ky kėrkon nga republika raguzane qi tė pranohet si qytetar nderi i saj, dhe emnohet. I dėrguemi i republikės Nikollė Kaboga ve'nė kėshtjellin e Kaninės pėr tė marrė betimin e rasės nga goj'e princit. Ceremonija zhvillohet pėrpara 15 deshmitarve, ndėr tė cilėt, siē e shėnon teksti, gjinden Slavė, Grekė edhe Shqiptarė. Tė gjithė kėta nėnshkruejnė aktin e betimit e dokumenti i rreshton emnat e titujt e tyne nė nji mėnyrė tė trazueme. Rreshtin e kėtyne, me sėrbishten e kohės, e fillon kėshtu: "Prodan vojvoda dhe Nikleush qefalija i Vlonės, Branilo dhe qefalija i Kaninės Kastrijot.". Eja tash e daje kashtėn kokrrash! Ke i pari deshmitar nis me emnin e mbasandej vźn titullin; kėshtu bān edhe ke i dyti; por kur vjen mbandej tek i treti, mun atje ku na duhet neve me pamė mā qartė se kurrkund, ngatrrohet lāmshi; fillon me nji emėn, Branilo, mbasandej vźn nji dhe, lidhzė, mbas ksaj titullin qefalija i Kaninės e nė funt emnin Kastrijot. Emėn, por ē'farė emni? Nji emėn shtėpije, jo persone, ndėrsa ke tjerėt s'ka mbiemėn, ka vetėm emnat e personavet. Hopfi e paska marrė Branilo-n pėr emėn personal tė Kastrijotit. Mirpo lidhzėn "dhe" qi e dįn kėtź mbė vete ē'e bāni?

    Sigurisht, nė nji dokument tė shkruem aqė keq kemi tė drejtė tė pranojmė gabime, harresa e jashtlāna (omisje). E kėtu qėndron vėshtirsij'e kėnduesit e u ēilet shtegu ndėrpretimeve tė ndryshme. Nji faj i madh i pėrket kėtu edhe tekstit: sikur tė na kishte dhānė dokumentin tė tānė, ashtu siē e ka pasun para sysh Hopfi, do tė kishim pasun lāndė mā shumė pėr krahashim. Sepse, ja pėr shźmbull: na tash thomi se udha mā e logjikshme do t'ishte mos me e quejtun lidhzėn te Branilo e ..nji gabim, por me e pranue thjesht e drejpėrdrejt ashtu siē āsht e me e thānė qi kėtu kemi, jo tre deshmitarė por katėr: Prodanin, Nikleushin, Branilon dhe Kastrijotin. Ksaj arsyes s'onė i kundrėshtojnė kėto kundrarsye: 1) Pse tė tre tė tjerėt kanė tituj e Branilo jo? 2) Na thuhet se deshmitarėt ishin 15; vallė, tue e quejtun Branilon mbė vete, a nuk bāhen 16 me tź? 3) Numrin 15, vallė a e cakton vetė dokumenti, apo auktori qi i ka njehun emnat nė dokument tue e bashkue Danilon me Kastrijotin si emėn e si mbiemėn? Qe, sikur t'a kishim tė tānė dokumentin pėrpara sysh, tė gjitha kėto kundrarsye do tė kishin gjetun pėrgjegjen e vet. T'a kritikojmė tash edhe nga nji tjetėr pikpamje Hopfin: pse me u futun titull'i Kastrijotit pylkė nė mes t'emnit e mbiemnit tė tij? Logjika do t'a kishte lypun qi tė shkruhej Danilo Kastrijot, qefalija i Kaninės, siē āsht shkrue edhe ke dy mā tė parėt; ase, fund'i fundit, le t'a pranojmė edhe qi Gjuricės i qźnka tekun kėtu me vūmė mā para titullin, por atbotė duhej t'ishte qefalija i Kaninės Branilo Kastrijoti. Tekembramja ja edhe nji ndėrpretim tjetėr pėr kėtė gjāzė (enigėm): vallė a s'mund tė ketė pasun Kastrijoti dy tituj, Branilo dhe qefalija i Kaninės? Sikur tė pranohej tekst'i dokumentit kėshtu, a nuk do tė shporrej ēdo vėshtirsķ vetvetiu? Po, por, Branilo, po t'ishte titull, do tė shkruhej me gėrmė fillimtare tė vogėl, si tė tjerėt, jo me tė madhe, si emnat veēorė. Bukur, po pse mos tė jetė gėrma e madhe nji lapsus i dorės sė sekretarit ase i shtypit? Vjen menjiherė mbandej pyetja: le t'a pranojmė se qźnka branilo me b tė vogėl e titull, dhe jo Branilo emėn, por ē'kuptim ka ky titull? Na s'e dijmė mirė slavishten, mā drejt me thānė kėtu sėrbishten, e aqė mā pak sėrbishten e vjetėr. Me gjithė kėtź, nė mos u gabofshim branilac ase branioc don tė thotė projės. Sa bukur do tė pajtoheshim pėr Kastrijotin e Kaninės kėta dy tituj: projės e qeveritar (qefalķ)! Po, por nė kėtė rasė do tė na duhej me pranue nė nji fjalė tė vetme edhe nji lapsus tė dytė, e kjo āsht nji gjā pak e gjashme. Sido qoftė, na u munduem me bāmė kėtu nji analysė tė plotė, shfaqėm tė gjitha hypothesat qi na erdhėn ndėr mźnd e, pėr vete, prap se prap pranojmė si mā tė gjashmen se tė gjitha kėtź tė fundit, mā racjonalen e origjinalen. Mā poshtė do tė kemi rasė me u kthye prap mbi kėt'argument. Edhe Z. Fan Noli e ka rrahun shumė kėtė ēāshtje nė Historķn e Skėnderbeut, (f.14) por tue i ramė mā pėr shkurt e vetėm nė lidhje me origjinėn e Kastrijotvet, mbasi dikush-dikush prej historjanvet e ka pėrdorė emnin e dyshimtė Branilo tė tė parit Kastrijot tė njohun si argument pėr tė forcue thesėn e gabueme tė Spadugino-s, nji auktori tė qv.XVI, simbas sė cilės ata Kastrijotėt qźnka prej gjaku slav. Me kėtź s'āsht nevoja qi tė merremi na kėtu, mbasi tfillimet e tekstit t'onė edhe tė Zit Noli janė plotsisht tė mjaftueshme.

    Vetėm se, mbasi pėr origjinėn e nji familjeje kanė rāndsķ edhe trojet nga ka dalė, po bisedojmė pėr kėto. Pėrgjithsisht plāngun e parė tė Kastrijotvet āsht bāmė zakon me e pamė nė Mat. Āsht nji gabim qi rrjedh nga mosnjohja e gjeografķs sė vźndit t'onė, e nė kėtė gabim ka ramė edhe Z, Noli vetė, i cili, mbasi citon thesėn e dokumentueme t'auktorvet qi e tregojnė vźndin e Kastrijotvet, pa lānė asnji dyshim, nė nji katund tė Hasit tė quejtun pikrisht Kastrijot, atypraty i pėrmźnd kėta si "Matjanė". Tash Matja gjindet mjaft larg nga Hasi, āsht ndėrmjet krejt Luma. Veēse mb'anė tjetėr duhet dijtun edhe se nė Mat ka nji katund qi i thonė Shtjefėn, e banorėt e nji lagjeje tė kėtij katundi janė Kastrijotėt, tė gjithė farefis, dalė prej nji barku, vėllaznķ. Kėta Kastrijotė, me gjithė qi s'kanė ndonji gojdhānė as pretendim pėr nji origjinė tė tyne nga ata tė Hasit, d.m.th. nga Kastrijotėt e historķs, mbahen, si vetė ashtu edhe prej shokve tė fshatit e tė rrethevet, si nji skotė fisnike. Mos tė harrojmė mbandej se deri Bardheci (Barletius) mā i famshmi historjan i vjetėr i Skanderbegut shkruen pėr Gjon Kastrijotin, t'an'e Skanderbegut, se ishte nga nji shtėpķ e vjetėr e Matės. Gabim gjeografik edhe ky? Apo duhet tė vźmė nė dyshim tė vėrtetėn e dokumentit qi ep pėr origjinė tė princave t'anė Hasin? A s'ka nji mėnyrė me i pajtue tė dy thesat? Na kujtojmė se po; dhe qe se si: "Njerėz tė besueshėm qi i kanė pamė me sy ato vise" na sigurojnė se Kastrijot'i Hasit āsht nji trevė e pabanueme, ka ngjat dy katunde tė vogla qi i quejnė njānin Sinė e tjetrin Gardh. Dhe Gjon Muzaqi na rrėfen nė librin e tij, tė pėrmźndun me citata tė ndryshme edhe nė tekstin t'onė, se Pal Kastrijoti, i gjyshi Skanderbegut e i ati Gjonit, kishte vetėm dy fshatna, "Sinjėn" dhe "Gardhin e Poshtėr". Ja pra nji forcim i padyshueshėm i origjinės sė Hasit. Nė Kastrijotin e Hasit, Kastrijotėt t'anė kishin kėshtjellin e tyne, nji kullė zotnķsh, e aty afėr dy prona: Sinėn e Gardhin. Dikur, pėr nji shkak a nji tjetėr u dyndėn e shkuen nė Mat, e ngulėn mū nė katund tė Shtjefnit. Po sjellim kėtu nji shźmbull tė vogėl personal: simbas gojdhānės skot'e jonė ka shkue e ngulun nė Krujė, kurrkush nuk din se kur, prej Malit tė Bardhė tė Kurbīnit. Deri nja nji gjysmė shekulli para kėndej kishim nji dokument tė pakundrėshtueshėm tė ksaj origjine: nji tokė mjaft si tė madhe, sė bashku me nji degė tjetėr tė familjes s'onė qi quhej Almuēaj shumė tė largueme, sa mos me mujtun me i qepun krye mbė krye brezat qi na lidhshin me tź. Kėshtu dikur qi kemi qźnė sigurisht Malabardhas e sod jemi Krutanė. S'ka pra arsye pėr mos me pranue edhe Matėn si atdhe tė māvonshėm, mbas Hasit, tė Kastrijotvet para Skanderbegut qi bāni kryeqytet Krujėn pėr rāndsķn strategjike qi kishte edhe pse kishte qźnė selķ dynastash tjerė mā tė hershėm. Por kur u shpėrngulėn Kastrijotėt nga Hasi nė Mat? Muzaqi nė veprėn e tij, siē e thamė mā nalt, shkruen se i gjyshi Skanderbegut Pali zotnonte vetėm Sinjėn e Gardhin e Poshtėr, qi konsull Hahni i tregon nė Mat, gabimisht nė qoftė se kufījt e Matės s'atij shekulli s'kanė pėrfshimė mbrźnda edhe Lumėn e Hasin, hypothesė qi nuk duhet me e qitun poshtė, as kėtź, a priori. Dhe po t'ishte kėshtu, s'do tė ngilte mā nevojė me mendue nji shpėrngulje tė Kastrijotvet nga Hasi nė Shtjefnin e Matės sė soēme. Por mbasi kėtź, sod pėr sod nemose, s'kemi mėnyrė me e provue, na jet shpėrngulja e po pėrpiqemi me caktue nji farė date afrore tė ksaj. Pra tue u pėshtetun te Muzaqi, arsyeja na shtrėngon me besue se Pali, qi s'kishte tjetėr pronė posė Sinjės e Gardhit tė Poshtėr nė Has, s'ka pasun pse me shkue e me zānė vźnd nė Matėn qi njohim. Kurse prap Muzaqi na difton se i biri i Palit Gjoni u bā zotnija i Matės. Gjānsķn e pronave tė kėtij princi do ta sqyrtojmė nė nji shėnim tjetėr. Kėtu duhet tė pranojmė njānėn dysh: ase Gjoni bāni tė veten, kushedi se si, tė tānė Lumėn bashkė me Matėn e soēme, ase u shpėrngul nga Kastrijot'i Hasit nė Shtjefėn nji herė e mbasandej shtiu nė dorė gjithė Matėn. Para Gjonit, me lajmet qi kemi nė dorė, sigurisht s'ka mujtun tė ndodhė shpėrngulja.

    Mā nė funt, pėr sa i pėrket familjes sė Kastrijotvet pėrgjithsisht, na jet me shoshitun edhe gjenealogjķn e saj deri te Skanderbegu. Pėr kėtź, me dokumenta nė dorė tė shėnojmė nji herė dy data: i pari Kastrijot njihet nė 1368 si Qefalķ e, ndoshta, edhe si komandant i projės, i Kaninės nėn nji princ sėrb; nuk dijmė se ē'moshė kishte. I fundit, Gjergj Kastrijoti Skanderbeg leu nė 1404 ase 1405. Ndėrmjet kėtyne dy datave, historija njeh pa asnji dyshim t'an'e Skanderbegut Gjonin. Emn'i t'et i Gjonit, i tė gjyshit Skanderbegut, simbas Muzaqit qe Pal, e kėshtu e kanė pranue deri sod edhe historjanėt tjerė tė Shqipnķs me pėrjashtim t'"Andrea Angelo Flavio Komnenit, princit tė Drishtit edhe tė Tivarit" (Noli), i cili e quen Gjergj e tue u ngjitun nji brez mā nalt, na ep edhe nji Kostandin. Fan Noli thotė pėr kėtė gjenealogjķ: "Kjo ka mjaft tė ngjarė, se emnat e kėtyne gjyshėrve i gjźjmė nė tė bijtė e Gjon Kastrijotit. Veē kėsaj, historjani i Turqisė Hammėr pėrmėnt nji Gjergj Kastrioti, stėrgjysh tė Skėnderbeut, i cili mori pjesė nė bėtejėn e Kosovės nė 1389. Po Hammer-i nukė na thotė se ku e ka marrė kėtė informatė." Mbi kėtė pjesmarrjen e Shqiptarvet nė luftėn e madhe vėndimtare tė Kosovės do tė kthehemi mā poshtė, e tashti po vazhdojmė nji herė nė themėn e gjenealogjķs. Si skānj tė fundėm tė ksaj gjenealogjije vūmė, siē āsht e vėrteta, Skanderbegun me datlindjen e tij. Por tue e pranue me nji moshė mesatare tė parin Kastrijot tė njohun nė Kaninė nė 1368, pėr caktimin e brezavet ndėrmjet kėtyne dy skānjeve duhet edhe qi Skanderbegun ta marrim me nji moshė mesatare, pra nga 1368-ta nė njānėn anė t'arrijmė te 1440-a nė tjetrėn. Kemi kėshtu nė brezat e mesėm nja 72 vjet, pra normalisht dy fare njeriu. Pėrmbi Skanderbegun kemi tė pafjalė Gjonin, pėrmbi kėtź Palin ase, me shumė pak gjasė Gjergjin i cili bie me qźnė i gjyshi i Skanderbegut, e mā nė funt Kostandinin e Andrea Angelo Flavio Komnenit. Ky Kostandin na sgidh neve edhe gjāzėn e tė parit Kastrijot tė Kaninės, tue qźnė se, mbas llogarķs sė datavet qi bāmė, bie me qźnė vetė ai, pėr nė qoftė se s'ka qźnė Pali-Gjini. Me mathematikė nė dorė, pra, kurrkund nuk jet shtėrrak kėtu pėr nji Branilo, si emėn. Por tekst'i ynė flet nė mā se nji vźnd e imtisht pėr nji Kostandin, tė marrė gabimisht prej disa historjanve pėr nji Kastrijot. Ky Kostandin ishte i biri i Gjergj Balshės e i Theodorės, nji princeshė sėrbe qi sė pari qe martue me Zharko Mėrkshiqin, nji komandant tė Stefan Dushanit nė Mal tė Zi, e mbas tij me Gjergjin. Ky Kostandin Balsha dikur u martue me tė bijėn e Karl Topisė Lenėn, qi pat mbetun e vé prej fisnikut venecjan Mark Barbarigo nė 1392. Dhetė vjet mā vonė u pre nė Durrės prej Venedikasvet qi sundojshin kėtė qytet, ndoshta pse nuk desh tė bāhej vasal i tyne. Banim'i tij nė Krujė si burrė i Lenės e sundimtar i atij qyteti mund tė ketė qźnė shkaku qi nji palė historjanė e kanė trazue me Kastrijotėt. Po citojmė kėtu prej tekstit t'onė: "Hopfi, Hahni e Makushefi kanė bāmė nji ngatrrim nė gjenaologjķ tue shtimė nė familjen e Kastrijotvet nji Kostandin tė Krujės, qi, sikurse u dėftye mā nalt, ka qźnė nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit aqė mā pak Pal Kastrijoti, me tė cilin e identifikon Hahni. "Si po e shohim, lāmshin e Kostandinit auktorėt e ndryshėm e kanė ngatrrue keq. Por kjo ngatrresė, nė vźnd qi me na ligshtue thesėn t'onė, mbas sė cilės i pari Kastrijot i njohun , dmth. ai i Kaninės ka qźnė nji Kostandin, pėrkundrazi na e forcon. Neve na ve' mźndja se ai qi e ka shkaktue kėtė ngatrresė ka qźnė Hopfi, i cili gabimisht ka marrė Branilon e dokumentit tė Kaninės pėr emėn personal tė Kastrijotit tė pėrmźndun atje. Historjanėt qi kanė pranue kėtė spjegim tė gabuem tė Hopfit e qi njikohsisht kanė pasun para sysh nji Kostandin Kastrijoti, si duket pa kurrnji datė ase me nji datė afrore, kanė vramė menden me i gjetun kėtij vźndin nė gjenalogjķn e familjes. E atbotė dikush ka thānė se ky duhet tė ketė qenė nji vlla i Gjonit, tjetri ka hjekun Palin dhe ka vūmė Kostandinin e pėrmbi Palin s'i a kanė pamė gjasėn me hypun mbasi e kishte zānė vźndin Branilo. Por mā tutje ndoshta s'kanė pasun si me shkue, mbasi mund tė va ketė pasė zānė rrugėn epoka aproksimative nė tė cilėn kishte jetue Kostandini. I dyti shkak ngatrrimi ka mujtun me qźnė Kostandini tjetėr, ai i Balshajve qi ka sundue Krujėn pėr nja disa vjet, dhe mū nė nji perjodė kur fuqij'e Gjon Kastijotit ishte mjaft e madhe, pushtet'i tij kishte me u shtrimė deri rretheve tė Krujės. Kush atėherė mund t'ishte ai Kostandin qi sundonte nė Krujė, pėr kź s'kishte mujtun me e zbulue skotėn e vėrtetė tė tij ? Jo nji i Topiajaj, se ishte martue me Lenėn e Karlit; pra .sigurisht Kostandin Kastrijoti, ndonji vlla i Gjonit. Hahnin, si duket, llogarij'e epokės e ka shtymė mā nalt, ke brez'i Palit pavarsisht nga Kostandin Balsha i Krujės.

    Mā nė funt, le tė rrahim tash edhe pohimin e historjanit tė mbretnķs s'Osmanllijvet, Hammer-it, simbas tė cilit nė 1389 nji Gjergj Kastrijot paska marrė pjesė me 15.000 Arbneshė nė luftėn e Kosovės dhe nė kshillin e luftės, tė mbledhun nė parambrāmjen e betejės, paska pasun nji zā me rāndsķ, siē do t'ishte pėrnjimźnd e drejt'e nji prinjsi beslidhun me nji fuqi t'atilė pėrmbrapa. Z. Fan Noli duket se e pranon kėtė pohim (V.Historija e Skėnderbeut, f.15). Edhe na vetė e kemi pasė pranue e pretendue nė nji konferencė qi na pat ftue akademij'e Italķs me bāmė mbi Shqipnķn nė 1940. Por kur don me shkrue njeriu historķ dhe e ndien pėrgjegjsķn e rāndė qi merr ndaj sė vėrtetės ndien edhe nevojėn me i peshue e shoshitun mā me kujdes faktet. Qe dyshimet qi m'a trondisin mjaft besimin n'atė pohim, i cili, po t'ishte pėrnjimźnd i vėrtetė, ashtu siē e bie historjani gjerman do t'a quejshin nji nga faktet historike mā madhshtoret pėr kombin t'onė: 1) Hammeri, siē e shėnon edhe Noli, s'na difton burim e āsht i vetmi qi e ka shkrue kėtė fakt, ndėrsa historija sėrbe fjalėt qi i vźhen nė gojė Gjergj Kastrijotit prej kėtij auktori nė kshillin e luftės (v. Noli nė v.c) i a vźn Gjergj Brankoviqit. 2) Shqiptarėt bash nė kohėn e Skanderbegut e me anmik nė shtėpķ s'kanė mundun ase mezi kanė mundun me ēue mbė kāmbė nji ushtrķ 15.000 burrash: e si paskan mundun me i bāmė bashkė pėr me shkue deri nė Fushė tė Kosovės ? Edhe Noli s'bān fjalė fare pėr numrin e ushtarvet, dhe, besojmė, veē pse āsht nji argument qi mā fort e dobson se e forcon thesėn themelore. 3) Nji Gjergj Kastrijot, deri ke Skanderbegu, e mū si gjysh tė kėtij, s'ka veēse nji auktor qi e jep, ndėrsa tė gjithė tjerėt e kanė Pal e Hahni Kostandin. 4) Pėr tė gjyshin e Skanderbegut, qoftė Pal, Gjergj a Kostandin, Muzaqi na thotė se nuk zotnonte veēse dy katunde e tė gjithė historjanėt janė tė bashkuem nė nji mendim, qi familj'e Kastrijotvet u rrit e hyni nė radhė tė princave tjerė tė Shqipnķs vetėm me Gjonin: e si bāhet atbotė qi "Gjergji II Balsha, Theodori II Muzhaqi e kapidanė shqiptarė tė tjerė" qi paskan shkue me luftue nė Kosovė, siē shkruen Noli, vūnė nė krye Gjergj Kastrijotin? T'a zāmė se Hammeri paska bāmė gabim tue shkrue Gjergj Kastrijoti ndoshta nė vźnd tė Gjergj Balshės. 5) Por si t'i a bājmė datės? Bėtej'e Kosovės zhvillohet nė vjetėn 1389, pra shi vetėm 15-16 vjet para lindjes sė Skanderbegut, tė tė katėrtit djalė tė Gjonit, posė sė bijash qi mund tė ketė pasun para kėtij a ndoshta edhe fėmijėsh qi i kanė pasė dekun. Prandej nė datėn e asaj bėteje, princi Kastrijot nė fuqķ duhet tė ketė qźnė vetė i at'i Skanderbegut, Gjoni, e jo pandyemi gjysh i tij Gjergji. 6) Nuk dijmė se pse Z. Noli, mbė nj'anė pranon pėr tė gjyshin e Skanderbegut emnin Gjergj (f.15) e pėr stėrgjysh -kėtź edhe na me tź -Kostandinin (ibid), e mb'anė tjetėr nė luftėn e Kosovės na dėrgon dy herė (f.10-15) nji "stėrgjysh" tė tij Gjergj Kastriot. Duhet vallė tė kuptojmė nga kjo nji stėrgjysh para Konstandinit, mbase t'anė e kėtij apo ndonji stėrgjysh stėrgjyshi ? Mirpo atėherė e kronologjia ?


    http://kulturserver-hamburg.de/home/...shqiptare.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 02-07-2005 mė 20:29

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Asnje nuk komenton dot dicka mbi kete teme? Sillni ju lutem ndonje artikull qe sjell me shume drite.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Kjo teme eshte rraft aq shume ne nenforumin "toleranca fetare" saqe edhe te zezat i kane dale .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Ne cilen topik te atij nenforumi esht biseduar kjo te lutem, cili eshte linku?

  5. #5

  6. #6
    Pukėvili: Skėnderbeu mė shumė udhėheqės luftark, se mbret
    ZHAN KLOD FAVEIRIAL


    30 Gusht Skėnderbeu – i dhėnė peng tek Murati – vdekja e babait dhe vėllezėrve tė tij – forca e tij – beteja e Nishit – Skėnderbeu braktis kampin turk – ai vendoset nė Krujė dhe thėrret feudalėt shqiptarė – ai mund gjeneralėt e Muratit dhe e mund edhe atė vetė – kishat e shndėrruara nė xhami – Skėnderbeu martohet me bijėn e Topisė – Mehmeti vjen vetė nė Shqipėri dhe mundet – armėpushimi i prishur – Otomanėt pėsojnė humbje tė reja – vdekja e Skėnderbeut – nderimet nė kujtim tė tij – emigracioni nė Itali

    Nė vitin 1423 qeveritarėt muslimanė kishin provokuar kryengritjen e Gjon Kastriotit, zotit tė Krujės. Kjo solli luftėn dhe, mė nė fund, pėr tė ruajtur zotėrimet e tij, Gjoni u detyrua tė dėrgonte si peng katėr fėmijėt e tij: Reposhin, Stanishin, Konstantinin dhe Gjergjin. Mė nė fund, Gjoni vdes mė 1435. Murati, jo vetėm pushtoi zotėrimet e tij, por ai po ashtu helmoi tre djemtė mė tė mėdhenj tė tij. Tė katėrtin qė ishte bėrė turk, e ruajtėn. Pėr tė do tė flasim tani. Familja e tij e kishte preardhjen nga fisi shqiptar i Kastratėve, prej nga rrjedh dhe emri i Kastriotit. Kruja, e cila ishte kthyer nė sinjori prej kontėve napolitanė, gjendet nė trevat shqiptare qė marrin emrin nga lumi i Matit. Emri Skėnderbej (zoti Aleksandėr) iu dha Gjergjit nga Turqit, pėr shkak tė guximit dhe tė fuqisė trupore qė kishte shfaqur nė shumė raste. Thuhet, pėr shembull, se nė njė ndeshje tė vetme, ai kishte mundur njė tatar dhe dy persianė me trupa gjigandė. Mė 10 shtator 1443, pas betejės sė Nishit, Aleksandėr Beu, nė moshėn 29 vjeē, u arratis nga ushtria turke tė cilėn e komandonte. Thuhet se Vllehu Huniad ia kėshilloi kėtė arrati. Kjo ėshtė e mundėshme, por mė e mundur ėshtė qė largimi i tij tė ketė qėnė i ujdisur me Arianitin-Madhėshtorin, dhe shumė zotėrinj tė tjerė shqiptarė, tė mbajtur padrejtėsisht nė Kostandinopojė. Sido qė tė jetė, Skėnderbeu, duke qenė i pajisur me njė urdhėr qė e mori duke i vėnė shpatėn nė fyt sekretarit tė shtetit (reis efendi), arrin fatbardhėsisht nė Krujė, dhe vendoset aty bashkė me 300 burra tė rekrutuar nė Dibrat e epėrme. Zot i trashėgimisė sė tij atėrore, ai therr garnizonin turk. Sa i pėrket garnizoneve tė tjera, atyre tė Petrelės, tė Petralbės, tė Stelushit, e tė tjera, ai i hoqi Turqit prej tyre nė mė pak se tridhjetė ditė, dhe u bė zot i tė gjitha fortesave tė vendit. Atėhere, me thirrjen e tij, zotėrinjtė dhe princėt shqiptarė u mblodhėn nė Lezhė. Atje gjenden dy Topiajt, Arianiti, zotėrit e Muzakisė, tė Dukagjinit, tė Drivastit, dhe Stefan Cernojeviqi i Malit tė Zi i shoqėruar nga bijtė e tij.

    Tė gjithė nė njė zė zgjodhėn Skėnderbeun pėr komandant dhe, nėn udhėheqjen e tij, filloi lufta me befasi, me pusi dhe me luftime tė njėpasnjėshme, e cila zgjati 23 vjet. Kjo luftė filloi me njė fitore tė rėndėsishme nė Dibrat e epėrme, dhe me njė ekspeditė nė Maqedoni. Sulltan Murati atėhere i bėri atij propozime shumė tė volitėshme. Skėnderbeu i kundėrshtoi ato, dhe i theu njėri pas tjetrit tre gjeneralė tė dėrguar kundėr tij: Aliun, Firuzin dhe Mustafain. Atėhere Murati vjen vetė. Dy herė ai rrethoi Krujėn, nė vitet 1449 dhe 1451, dhe qė tė dyja herėt ai zmbrapset, dhe vdes nga apopleksia, nė mes tė njė gostie nė Adrianopojė (v. 1451). Mė 1447, -thotė Pukėvili (Histoire, fq. 306) -shtatė vjet para marrjes sė Kostandinopojės, Murati i II urdhėroi tė ktheheshin nė xhami tė gjitha kishat e Shqipėrisė, dhe tė detyroheshin banorėt tė pėrqafonin islamizmin. Lunklavi e vendos kėtė fakt nė vitin 1445, dhe thotė se njė pjesė e kishave ishin rrafshuar dhe disa tė tjera ishin shndėrruar nė xhami. Sidoqoftė, masa tė kėtilla tė pamatura i shėrbyen veēse si shkak Skėnderbeut. Murati e provoi shumė shpejt kėtė. Tė detyruar tė mbronin atė ēfarė ata kishin mė tė shtrenjtė, Shqiptarėt shumėfishuan guximin, dhe Otomanėt pėsuan disfatė pas disfate. Meqėnėse Murati vdes (v. 1451), dhe Mehmeti II nuk mundi tė shkojė brenda njė kohe tė shkurtėr nė Shqipėri, Shqiptarėt pėrfituan nga ky moment pushimi pėr tė martuar prijėsin e tyre tė lavdishėm me bijėn e Arianit Topisė, burrit mė me peshė pas Skėnderbeut (v. 1451). Pėr gjithė Shqipėrinė kjo ishte njė ditė feste kombėtare dhe fryma luftarake e vendit u shfaq nėpėr gara, nė luftime dhe nė lojėra, ku shkathtėsia vihej pėrballė guximit. Megjithatė, Mehmeti gjithnjė shpresonte se ishte mė me fat se i ati i tij. Sapo iu dha udhė punėve tė veta, ai rifilloi luftėn. Por, tė gjitha trupat e shumta qė u dėrguan kundėr Shqiptarėve, u mundėn njėra pas tjetrės dhe, mė nė fund, u vendos njė armėpushim nė Berat (v. 1461). Sidoqoftė, lufta nuk vonoi tė rinisė. Meqė vetė Mehmeti kishte filluar luftėn kundėr Hungarisė, Bosnjės dhe despotėve tė Peloponezit, Skėnderbeu besoi se shumė shpejt do tė gjendej i vetėm pėrballė Mehmetit, mundėsit tė tė gjithė armiqve tė vet. Luftimet rifilluan nė Shqipėri, dhe Skėnderbeu shpartalloi Sheremet Beun pranė Ohrit, Ballabanin nė Dibrat, dhe Jakupin nė Berat. I sulmuar mė pas nga Mehmeti vetė, ai e detyroi tė heqė me turp rrethimin e Krujės. Pasi Mehmeti u largua, ai shkatėrroi nė shtigjet e Tiranės njė ushtri prej 80 mijė ushtarėsh tė komanduar nga Ballabani.

    Mė nė fund, njė palė ethe tė larta e ndajnė nga kjo botė, nė kohėn kur ai po hartonte planet pėr operacione tė reja bashkė me fisnikėt shqiptarė, tė mbledhur nė Lezhė (v. 1467). Skėnderbeu -thotė Pukėvili -ishte mė shumė kryetar i njė konfederate zotėrish, se sa mbret. Shkėlqimi i tij qėndronte mė shumė tek ai vetė dhe tek aftėsitė e tij luftarake, sesa nė shtrirjen e trojeve tė tij, domethėnė tė pashallėkut tė vogėl tė Krujės.

    Hammeri e akuzon pėr mizori. Ėshtė paksa harraq, pasi ai vetė tregon pėr Sulltanin dhe poshtėrsitė e tij. E vėrteta ėshtė se Skėnderbeu nuk rropi asnjė njeri tė gjallė. Vetėm se atij i duhej tė mbronte, jetėn e tij nga sikarėt e Mehmetit, dhe vendin e tij nga shqiptarėt apostatė: Haruza, Moisiu, Ballabani, Jakupi, e tė tjerė. Veē tjerash, Otomanėt vetė i dhanė atij tė drejtė. Vėmė re nė tė vėrtetė "se ata zhvarrosėn kockat e tij me njė nderim besimtar, dhe se i preknin eshtrat me njė ndjenjė admirimi. Dhe ndėr ta qenė me fat ata qė arritėn tė zotėrojnė ndonjė copė prej tyre. Ata i fusnin ato nė kutiza tė arta apo tė argjendėta dhe i varnin nė qafė si hajmali" (Hammer, 3, fq. 243). Qysh kur ishte gjallė Skėnderbeu, njė koloni shqiptarėsh kishte kaluar nė Pulje (v. 1461). Pas vdekjes sė tij, kjo ishte diēka krejt ndryshe. Duke mos pasur mbėshtetje dhe mbrojtės, Shqiptarėt u hodhėn nė masė nėpėr barkat dhe anijet qė do ti transportonin pėr nė Itali. "Vendet fqinje tė detit Adriatik -shkruante nė atė kohė Papa Pali II (v. 1464-1471) -janė tė tmerruar nga tronditja e pėrgjithshme, tė shastisur nga tmerri. Kudo shihet terrori, pikėllimi, skllavėria, vdekja. Ėshtė diēka tronditėse tė dėgjosh rrėfenjėn e mėnxyrave, tė shikosh barkat e mbushura me tė ikur qė zbarkojnė nė tokat e Italisė. Familjet pa bukė, tė dėbuara nga shtėpitė e tyre, qė enden nėpėr plazhet tona, duke ngritur zėrin e duart e tyre drejt qiellit, duke u lutur". Emigrimi -shton Pukėvili -zgjati deri nė vitin 1532 (vėll. 3, fq. 281). Nėse pati mė vonė, ai nuk ishte nė masė.

    Rėnia e Krujės, Shkodrės dhe Tivarit – Shqipėria e shkatėrruar nga Otomanėt – Pėrgjigja fisnike e Loredanos, guvernatorit tė Shkodrės – Mehmeti premton ti falė jetėn garnizonit tė Krujės dhe pastaj i vret – rrethimi i Shkodrės – zia e bukės – Zhabljaku dhe Drivasti – rėnia e Shkodrės dhe masat paraprake qė mori Venediku – njė vėshtrim retrospektiv mbi kryqėzatat, mbi Grekėt dhe Otomanėt – vdekja e Arkipeshkvit tė Tivarit

    Me vdekjen e Skėnderbeut, Mehmeti dėrgoi trupat sakaq tė shkatėrrojnė Shqipėrinė. Megjithatė, asnjė qytet nuk ra nėn pushtetin e tij, pasi Venedikasit ishin parapėrgatitur me zgjuarsi. Skėnderbeu para vdekjes i kishte bėrė ata tutorė tė birit tė vogėl tė tij. Kjo rrethanė e fundit nuk dihej nga Sulltani, dhe ai u befasua mjaft tek shihte Venedikasit ti turreshin Greqisė nė ēastin kur ai vetė sulmonte Shqipėrinė. Ai thirri trupat e tij dhe i dėrgoi njė pjesė nė More e njė pjesė nė Negropont. Nė kėtė mėnyrė, teatri i luftės u zhvendos tjetėrkund pėr disa vite. Por, mė 1474, ushtria turke shfaqet para Shkodrės. Kur i kėrkuan tė dorėzonte vendin, Loredano u pėrgjegj: "Unė jam venecian nga njė familje qė di tė mbrojė qytetet, dhe jo ti dorėzojė ato. Unė ose do tė mbroj Shkodrėn, ose do tė vdes". Nė tė vėrtetė, qėndresa e tij ishte e tillė sa qė e detyroi Sulejman Pashėn, bejlerbeun e Rumelisė, tė hiqte me turp rrethimin. Mė pas u vendos njė armėpushim dhe Venediku bėri tė pamundurėn qė ta kthente nė paqe tė qėndrueshme. Por Sulltani ēdo herė i kundėrvinte nga njė pengesė tė re. Mė nė fund, Kruja u rrethua nga njė ushtri turke. Vendi ishte i bllokuar qysh prej 13 vjetėsh, kur garnizoni kėrkoi tė dorėzohej me kushtin qė tu falej jeta. Mehmeti premtoi se nuk do tu bėnte asnjė tė keqe, as garnizonit e as banorėve tė saj. Por, sapo qyteti ra nėn pushtetin e tij, ai u preu kokėn tė gjithėve (v. 1478). Mė pas vjen rradha e Shkodrės. Aty pritej ardhja e Turqve, dhe nė fortesė kishin mbetur vetėm 1 600 ushtarė, 1 600 qytetarė, dhe 250 gra pėr tu kujdesur pėr ta. Njėmbėdhjetė topa tė pėrbindshėm, pėr njė muaj rrjesht, lėshuan 2534 gjyle dhe kishin shkaktuar nė muret e kalasė tė ēara shumė tė mėdha. Dhe atėkohė u bė sulmi i parė mbi Shkodrėn, sulm ku Mehmeti humbi aty 12 mijė vetė. Njė sulm i dytė u bė disa ditė mė vonė ku pati humbje tė shumta dhe pak sukses. Duke parė kaq shumė kufoma, Mehmeti thirri: "Pėrse duhet tė dėgjoja emrin e Shkodrės?!" Pastaj, duke e kthyer rrethimin nė izolim, ai la njė pjesė tė trupave tė tij rreth qytetit, dhe marrshoi me pjesėn tjetėr tė ushtrisė nė Zhabljak dhe nė Drivast. Zhabljaku u muarr me sulm, ndėrsa Drivasti u morr nė befasi, nė ēastin kur rinia ishte jashtė duke bėrė njė diversion nė pėrkrahje tė Shkodrės. Megjithatė, zija e bukės ndihej pėrherė e mė shumė nė kėtė qytet tė fundit. Pasi kishin ngrėnė qentė, macet, minjtė dhe kafshėt mė tė ndyra, ata filluan tė brejnė lėkurėt e vjetra tė pėrgatitura me uthull. Mė nė fund, paqja u arrit midis Venedikut dhe Turqisė. Qyteti duhej ti mbetej sulltanit, por tė rrethuarit ishin tė lirė, ose tė qėndronin nėn Turqi, ose tė vendoseshin diku tjetėr. Ata zgjodhėn kėtė tė fundit. Por meqė nuk mund ti besohej premtimeve tė Mehmetit, Venediku i tėrhoqi vetė pengjet. Me tu dhėnė pengjet, shihen 450 burra dhe 150 gra tė kalojnė pėrmes kampit turk duke mbartur me vete relike, vazo tė shenjta, artikuj tė larmishėm, dhe ajo ēka u kish mbetur nga pasuria e tyre. Njė at domenikan, me origjinė shqiptare dhe i quajtur Bartelmi, marshonte nė krye tė tyre. Ky kishtar i nderuar, njė tjetėr Kapistran, jo vetėm kishte ndarė rrezikun me ta, por pėr mė tepėr kishte mbajtur gjallė kurajon me ligjėrata e tij nxitėse. Anijet i prisnin mė poshtė. Ata hipėn tė gjithė dhe, disa ditė mė vonė, Venecia i priti si ngadhėnjimtarė. Ata lanė atdheun e tyre mė 25 prill 1479. Rėniet e njėpasnjėshme tė kombeve tė ndryshme i ligėshtuan Greko-Bizantinėt. Padyshim qė, me afrimin e Turqve, zotėrit e Nikesė, ata provokuan kryqėzatat. Por ėshtė vėrejtur se Europės sė angazhuar dikur me kėto ekspedita tė largėta dhe tė kushtueshme, ata nuk i kanė dhėnė as ndihmėn mė tė vogėl. Pėrkundrazi, nuk ka lloj ligėsie dhe pabesie qė nuk u pėrdor prej tyre qė ato tė dėshtonin.

    Meqė Europa tėrhiqet, Otomanėt kapėrcejnė Bosforin. Mė sė fundi, rezistenca u pėrqėndrua nė Shqipėri. Por, uniteti fetar dhe uniteti shoqėror i mungonin kėtij vendi. E drobitur prej njė dinastie bastardėsh grekė, tė quajtur despotė, Shqipėria jugore humbi nė fillim fenė e vėrtetė, e mė pas, ajo dėrgoi bijtė e saj nė ndihmė tė despotėve tė Peloponezit. Kėshtu qė, me arritjen e Otomanėve, vendi u gjend pa mbrojtės - Shqiptarėt e Peloponezit qenė grumbulluar nė ishujt Hidra e Specia, dhe pa ndonjė parim tė njėsimit fetar. Tivari ishte rrethuar nga Turqit nė vitin 1535, por arriti tė merret vetėm mė 1570. Me marrjen e kėtij qyteti, ipeshkvi, Gjoni VIII, i ra nė dorė Ali Pashės, komandantit tė flotės otomane. Bejlerbeu i Rumelisė donte ta ripte tė gjallė. Por Ali Pasha kėrkoi vetėm qė ai tė ēohej nė tendėn e tij me zbukurimet e tij dhe mė veshjet e tij pontifikale. Mė vonė, ai i ofroi atij lirinė kundrejt 20 mijė dukatesh ari. Duke mos mundur ta gjejė dot kėtė shumė, arkipeshkvi u dėrgua pėr nė Kostandinopojė. Por, meqė anija nė tė cilėn hypi u sulmua nė det nga venedikasit, ai u vra nga turqit. Pas vdekjes sė kėtij prelati, selia e Tivarit mbeti pa njeri deri nė vitin 1579.

    Paqėtimi i Shqipėrisė – Akarnania e shpopulluar – privilegjet e dhėna pėr Vllehėt dhe Akrokeraunėt – marrėveshja me Mirditėn - Mali i Zi i panėnshtruar

    Kruja dhe Shkodra, kėshtjellat kryesore tė Shqipėrisė veriore, pra, ishin marrė tashmė. Do tė vijė radha e Durrėsit, Ulqinit, Tivarit, dhe vendeve tė tjera, tė cilat pėr momentin janė nėn pushtetin e Venedikasve. Pėrsa i pėrket maleve tė veriut, Mirditorėt qėndruan nė njėrėn pjesė tė tyre, dhe Malazezėt nė pjesėn tjetėr. Sa pėr malet e jugut -Akrokerauni dhe Pindi, ato do t'iu njihen Turqve veēse me disa kushte. Po atė vit qė Shkodra kishte rėnė, Akarnania dhe ishujt fqinjė, Zanti, Qefalonia, Itaka, Leukada ose Shėn Mauri, ranė po ashtu. Nė vend qė tė mbronte zotėrimet e tij, italiani Leonard Toko, kishte marrė arratinė. Shumė krahina donin tė bėnin qėndresė, por tė tėrhequr nė Kostandinopojė, tė martuar me forcė me etiopianė apo etiopiane, dhe pastaj tė dėrguar nė Detin e Zi, ata u shuan aty shumė shpejt. Pushtimi i ishujve Jonianė dhe i Akrokeraunit ishte pėr Vllehėt e Aspropotamit dhe tė Pindit, pothuajse siē ishte marrja e Krujės dhe e Shkodrės pėr Mirditorėt. Nė malet e tyre ata nuk mund tė sulmoheshin por, pėr tė jetuar ata dhe kopetė e tyre kishin nevojė pėr fushat, dhe pėr detet pėrqark pėr tregėtinė e tyre. Nga ana e tyre, nėnshtetasit otomanė kishin nevojė tė jetonin nė qetėsi dhe siguri. Kjo gjendje e punėve solli njė kompromis midis tyre dhe Portės sė Lartė. Porta e Lartė u zotua tė mos kėrkonte taksa dhe tė mos ndėrhynte nė ēėshtjet e brendshme, dhe t'iu linte atyre sigurinė e malėsive dhe tė rrugėve. Nga ana e tyre, ata premtonin qė tė mos keqtrajtonin popullsitė fqinje, qė tė jetonin nė paqe me ta, tė bėnin tregėti tė ndershme me tė tjerėt, apo tė shkonin tė punonin, nuk ka rėndėsi se ku, nė perandorinė Otomane. Malet akrokeraune ose himariote e mbrojtėn pavarėsinė e tyre me jo mė pak energji nė momentin e luftės vendimtare me otomanėt. Ata kishin si prijės kryesor Stresin, zotin e Vlorės. Duke gjetur mbėshtetje nga malet e tyre, Stresi dhe njerėzit e tij vazhduan tė luftojnė kundėr Turqve. Por megjithatė, erdhi njė ditė qė, tė bllokuar nga flota e Sinan Pashės dhe nga njė ushtri tokėsore, ata bien nė ujdi (v. 1518). Pikat kryesore tė marrėveshjes ishin qė Himariotėt tė vazhdonin tė mbanin armėt dhe tė mos paguanin haraēin. Kėto privilegje u ligjėruan nga Murati IV (v. 1622-1640). Pukėvili siguron se "Japigia apo Akrokerauni ėshtė treva mė e humbur fshatarake, mė e varfėra dhe mė e paqytetėruara e Epirit. I pėrkulur mbi parmendė, fshatari mbjell fushat e tij duke quajtur qiellin mbrojtės tė tė mbjellave. I armatosur dhe i brengosur, duket sikur e hedh rastėsisht farėn qė ia besonte tokės pa mbajtur shumė shpresė nė rezultatin e korrjeve.... Vetė tė pasurit kishin frikė ti tregonin, dhe i fshihnin nė qilarėt nėntokėsorė (hambarėt) prodhimet dhe drithėrat e tyre, ashtu si milingona lakmitare grumbullon zahiretė nė fund tė folesė sė saj" (vėll. 1, fq. 346-347).

    Tė themi tė vėrtetėn, Mirdita nuk i ėshtė nėnshtruar asnjėherė otomanėve. Ato qė Traktati i Berlinit i cilėsoi si privilegje nuk ishin veēse njė marrėveshje. Ende edhe sot njė turk nuk mund tė vėrė kėmbė nė Mirditė. Ai patjetėr vritet nga njė e shtėnė pushke nė kufijtė qė nuk i lejohet tė kapėrcejė. E gjithė ajo ēka arriti me ta Mehmeti II, pas rėnies sė Shkodrės, ishte qė tė mos keqtrajtonin fshatarėt e fushės dhe qė ata vetė tė mos ngjiteshin nė malet e tyre. Nuk ishin tė tilla kushtet me Malin e Zi. Sipas kėrkesės, Mirditorėt do tė jepnin trupa tė drejtuara nga prijėsi i tyre. Mali i Zi nuk ka dhėnė kurrė trupa tė tillė.

    Shėnime:

    -Akrokerauni -trevat malore tė Himarės me rrethinat.

    -Zanto, Qefalonia, Itaka, Leukada (Shėn-Mauri) -ishujt jonianė pėrballė Akarnanisė, qė mė vonė do bėjnė pjesė nė republikėn e shtatė ishujve.

    -Japigia -po Akrokerauni, autori e pėrdor duke evokuar lashtėsinė ilire tė fisit tė japigėve (bashkė me mesapėt) qė banonin nė tė vėrtetė nė Italinė lindore (Apulia), pėrballė bregut shqiptar.

    -Leonard Toko -i biri i Karl Tokos.

  7. #7

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485



Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata Kushtetuese: Deputetet mund te arrestohen, pritet arrestimi i Limaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 391
    Postimi i Fundit: 03-02-2014, 04:58
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Mbi Familjen Homoseksuale
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •