Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    Thumbs up Rikthimi ne Shqiperi nuk eshte vone

    Mirdita njere une dua te bej nje pyetje ne te gjith edhe te jepni mendimin tuaj po seriozisht <a besoni se ne qe jemi jasht shtetit flas per te gjith nje dite do kthehemi ne shqiperi per gjithmone?? besoj se shumica nga ne ka mare zakone te tjera sidomos ata qe kane ikur te vegjel nga shqiperia edhe jane mesuar ndryshe kshuqe kur kur vene ne shqiperi ju duket kot edhe kte e them sepse ma kane thene lloj e lloj njeres,prandaj po ju pyes edhe sa kohe mendoni se ne do rime jasht vendit ku lindem jashte shoqerise tone larg vellezerve tani larg prinderve tane se ka shume nga kta larg zakoneve tona???une besoj se kjo dite eshte afer shume, dhe per 5 gjeri 10 vjet shqiperia do jet ne gjendje te na hape deren per gjithmone d m th do ket siguri pune po besoj se edhe ne me kto zakonet qe kemi mare jasht shtetit do e bejme shqiperine me te bukur apo jo? sepse ca zakone qe kane mbetur te vjetra per mua nuk jane shume te mira une per vete besoj se per 5 vjet po me eci sic e kam bere plan do kthehem pergjithmone ne shqiperi pas 12 vjetesh larg asaj prandaj mendoheni mire cuna e goca si shqiperia nuk ka edhe ne zemrat tona ne e dime kte besoj....flm <me shume respekt bingo-bot>

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Njerzit qe nuk kan nocionin e vendit te tyre, qe nuk e ekuptoj se guri rendon ne vendin e vet dhe njerzit qe nuk mundte shofin pertej veshtirsive ekonomike nuk do kthehen ndonjeher ne shqiperi.

  3. #3
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    244

    hi

    Citim Postuar mė parė nga bingo-bomba
    Mirdita njere une dua te bej nje pyetje ne te gjith edhe te jepni mendimin tuaj po seriozisht <a besoni se ne qe jemi jasht shtetit flas per te gjith nje dite do kthehemi ne shqiperi per gjithmone?? besoj se shumica nga ne ka mare zakone te tjera sidomos ata qe kane ikur te vegjel nga shqiperia edhe jane mesuar ndryshe kshuqe kur kur vene ne shqiperi ju duket kot edhe kte e them sepse ma kane thene lloj e lloj njeres,prandaj po ju pyes edhe sa kohe mendoni se ne do rime jasht vendit ku lindem jashte shoqerise tone larg vellezerve tani larg prinderve tane se ka shume nga kta larg zakoneve tona???une besoj se kjo dite eshte afer shume, dhe per 5 gjeri 10 vjet shqiperia do jet ne gjendje te na hape deren per gjithmone d m th do ket siguri pune po besoj se edhe ne me kto zakonet qe kemi mare jasht shtetit do e bejme shqiperine me te bukur apo jo? sepse ca zakone qe kane mbetur te vjetra per mua nuk jane shume te mira une per vete besoj se per 5 vjet po me eci sic e kam bere plan do kthehem pergjithmone ne shqiperi pas 12 vjetesh larg asaj prandaj mendoheni mire cuna e goca si shqiperia nuk ka edhe ne zemrat tona ne e dime kte besoj....flm <me shume respekt bingo-bot>
    Ishin greket per 20vjet ne emigrim ne gjermani dhe erdhi dita u kthyen tani eshte radha e shqiptarve do rime dhe ne sa te behet shqiperia (durim )por do kthehemi te gjithe nje dite ku do vemi asnje nuk e do dheun e huaj dhe ai qe thote nuk kthehet do ta marim me zore lal.

  4. #4
    don Heli
    Anėtarėsuar
    03-08-2004
    Vendndodhja
    ne mejhane
    Postime
    7
    egla-tina ne qofte se vjen me me marre ti me zor, une vij qysh neser... me deshire moj rrushi, pse me violence?
    nejse po e lame me u taku mbas 15 vjetsh... a je dakort?
    undefined12undefined

  5. #5
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    Thumbs up :)))

    Ma lini rehat kte eglatinen se sa eshte martuar respektoni pak kte gje aman edhe 10 vjet jane mire them une jo 15 flm

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    SHTETI DHE SHQIPTARET NE DHE TE HUAJ

    Jam emigrante. E dua Atdheun!
    Me thoni ju lutem ēfare ka ndryshuar?
    Mimoza Kallfa-Ahmeti
    Emigrante ne Itali

    Kurrsesi mos e humb durimin, paēka se ndokush mund te thote, se nuk mund ta duash Atdheun, nese nuk kthehesh te punosh e jetosh pergjithmone atje. Keto jane parulla te vjetra moniste te dala boje.
    Nuk mund kurre te kondicionohet dashuria me pranine fizike ne Atdhe, ashtu si nuk mund te kondicionohet dashuria per nenen apo babane me te qenit a te rrojturit domosdo prane tyre ne nje shtepi.
    Familja, nga e cila kemi rrjedhur,ne te gjithe emigrantet, vazhdon jeten e saj atje ne atdhe, nderkohe qe ne neper bote kemi krijuar ose jemi transferuar me familjet tona duke u larguar prej vatres familjare ēfare relativisht edhe ne Shqiperi e kemi bere.
    Ne qofte se nje vajze nga Gjirokastra eshte martuar ne Durres e familjen e prinderve e takon nje here ne disa muaj nuk e di se si dikush mund te thote se nuk i do prinderit e vet. Nuk jetojme ne kohen e familjeve partiarkale me njeqind pjestare e deri ne 20 martesa.
    Tani le ti zgjerojme dimensionet e kesaj levizje ne hapsiren nga Durresi ne Itali. Per mua shume pak gjera ndryshojne ne raportin e individit te larguar me familjen e prinderve. Jo vetem aq por duke qene ne nje shtet tjeter gjithsekush prej nesh mund te beje per prindet e te afermit shume me teper nga se mund te benin po te ishin prane tyre.
    Njerezit tane mund ta kene peng ne shpirt largesine, por ata i jane shume mirenjohes faktit se njerzit e tyre te dashur larg, jane i vetmi burim i jetes. Kjo kushtezim ekonomik i jetes se tyre nuk e ka ftohur sadopak ndjenjen e dashurise por perkundrazi eshte shtuar dhe bere me e zjarrte sepse ka brenda dhe mirenjohjen se i shpeton nga skamja.
    Dhe nuk jane pak familje ne nivelin e varferise absolute.
    Dhe nuk jane pak emigrante qe dergojne para ne Atdhe.
    Ēdo vit emigracioni shqiptar neper bote dergon nje shume prej 500 milion dollare. E keto para hyjne ne qarkullin ne sistemin ekonomik shqiptar duke i dhene atij nje frymemarrje.
    Perftyroni sikur keto 500 milion dollare te mungonin per nje vit. Kushdo qe ka sado pak haber nga financat e kupton menjehere gropen e zeze qe do te krijonte humbja e ketij burimi te madh financiar pa llogaritur ekseset shoqerore si rezultat e urise qe mund te pllakoste.
    Prandaj po ti gjykosh ne kompleks te tere aspektet e emigracionit humbjet e perfitimet, do te konstatosh se emigracioni gjithesesi eshte e mbetet faktori me pozitiv i shoqerise shqiptare ne keto 10 vjet. E dime qe ka firo te madhe intelektuale, por nje popull me energji si i yni gjithmone do te krijoje cilesi te reja ne art e kulture e ne aspekte te tjera te veprimtarise shoqerore. Kjo per faktin se Shqiperia eshte e hapur. Komunikon me Eurpen dhe vendet e tjera ne te pese kontinentet...
    Ka hyre e po hyn teknologjia moderne. Studente shqiptare gjen ne te gjitha universitetet e Botes, nga Milanoja e Roma juaj, ne Bostonin tone, ne New York, Cikago, Toronto, Londer, Stamboll, Moske, Bukuresht, Sofje madje deri ne Japoni kane shkuar. Prandaj premisat e zhvillimit te Shqiperise megjithe largimin e madh te specialisteve "emigrimi i trurit", prak se prap jane me te medha se kurr me pare.
    Por nderkohe ky emigracin aktual qe edhe ai eshte i shperndare ane e mbane, eshte me i neperkemburi institucionalish por edhe moralisht. Emigrantet jane njerzit e sakrificave pjesa me energjike e popullit tone sot, njerezit e e privimeve me te medha, shpesh here edhe perbuzjeve e perndjekjeve raciste. Shumica e tyre jane ne lufte te perditeshme per te perballuar jeten ne kushte te pabarabarta me vendasit e shteteve ku ndodhen e ndonje here ne raport me emigracionin tjeter te huaj ne ato vende.
    Te jesh nje filipinas ne Greqi,nuk te thote kurrkush kurrgje, te jesh shqiptar jeton me friken e tmerrin e persekutimit dhe me e vogla ekstradimit, ēka nenkupton shkatrrimin ekonomik.
    Kam punuar ne Greqi me disa emigrant turq te cilet nuk e ndjenin kurrsesi friken e shqiptareve sepse shtireshin si kurd dhe e kalonin lumin. Po shqiptari i shkrete si do te bente kur masmedia propogandonte nje urrejte shtazarake ndaj tij. Tani ti thuash atyre 350 mijeve ca thone gjysem milioni, kthehuni nga keni adhur, ata me siguri kete thirrje do ta marrin per provokim.
    Po emigrantet shqiptare ne vende te tjera mos jane ne kushte ideale? Kurrsesi. Ata jane me te varferit e atyre vendeve, sado qe hapsira e lirise dhe demokracise se ketyre vendeve u krijon ligjerisht kushte barazie e drejtesie.
    Shumica e emigranteve jane pa shtepi e katandi, pa kurrgje te trasheguar, me rroga me te vogla, me qera te shtrenjta, e prap se prap nuk terhiqen ne kete gare te pabarabarte me vendasit, luftojne per t'ju pershtatur kushteve te jetes e konkurences, punojne shume, kursejne, ēojme ne Shqiperi dhe mbajne edhe familjet e veta. Mirepo perkundrejt kesaj, shteti qe kane pas, institucionet qeveritare, ju kane nje borgj te madh ketyre njerezve sepse ne Shqiperi nuk ka rend, nuk ka ligj dhe nuk e di ka apo nuk ka shtet.
    Them se nuk ka shtet ne kuptimin e sundimit te ligjit e jo te Maliqit, te policise e te rendit te papolitizuar e jo policeve me maske qe rrahin deri ne mizori kundershtaret politik, nderkohe qe dhe kjo polici ne te vertete nuk ka kundershtar te vet opoziten por bandat, hajdutet, kusaret, mafian qe i shtrin fijet ne hallkat e pushtetit, nderkohe qe vete kjo polici, e keta police te shkret qe kthehen ne marioneta te politikes, kane te ardhura aq te pakta, e jane aq te varfer sa te thuash se ka mbetur ndonje i pakorruptuar do te ishte nje cudi e madhe sepse lind vertete dyshimi se mese e mban familjen e tij e shkreti polic. Prandaj edhe rendi eshte pasqyre e rendmbajtesve. Kush eshte ai qe guxon te shkoje ne Shqiperi, kur merr lajme se autobuzi i linjes Tirane- Lezhe ndalohet ne mes te dites prej tre kapucioneve te zinj, vritet nje udhetar veē per te terrorizuar te tjeret dhe grabiten qytetaret nje e nga nje pa u tronditur keto kapuēion te zinj per udhetarin qe jepte shpirt.
    Tani ne e kemi kritikuar Xhani Amelion per mungese realizmi, OK,sic thone amerikanet, mirepo skena e njeriu qe vdiq ne nje makine dhe njerzit e harrojne eshte gjithesesi me e paqme se sa te vrasesh nje qyterar ne autobuz dhe nderkohe qe ai jep shpirt pa as dhe ndihmen me te vogel bashkatdhetaret e tij vazhdojne grabitjen si pa gje te keq.
    Megjithese kjo eshte nje teme tjeter, prap se prap, efekti qe ben filmi tek emigrantet per ngjarjet e 91-shit, ka qene shume me i vogel se sa dhimbja shkatrruese qe u ka shkaktuar ky lajm i ca muajve me pare.
    Kush nga emigrantet shqiptare neper bote do ta desheronte fatin e ketij udhetari. Kush nga keta emigrante ne bote do ta desheronte fatin e nje emigranti intelektual nga Bostoni, figure e njohur, ish petagog ne Universitet, qe la familjen, la gruan dhe femijet ketu dhe u kthye ne Atdhe per t'u marre me biznes, dhe pak kohe mevone e gjeten te vrare e hedhur ne nje kanal ne Linze, rreze Dajtit.
    Pra ky emigracion jo vetem qe nuk respektohet nga institucioni i shtetit per ndihmen e pazevendesueshme qe jep (nuk e dime nese ekziston ende ministria fantazem e emigracionit),perkundrazi persekutohet shpirterisht, denohet te vuaje ne mergim e te mos kete kurajon te shkoje ne Atdhe per tu ēmallur me njerzit e vet, e jo me per te shkuar e per te jetuar pergjithmone, ē'ka do te ishte nje vetvrasje e dyfisht per ata dhe njerzit qe prej tyre mbajne frymen gjalle ne vendlindje.
    Edhe ndonje koncert me artiste te mbledhur te emigracionit, si ca kengetare qe kendojne restoranteve te New Yorkut, nuk mund ti krijoje institucionit te shtetit kurrfare fasade qe te shpreh angazhimin e tij per "gjakun e vet te shprishur" siē thone sot e 500 vjet me dhimbje arbereshet e Italise, te cilet i ruajne traditat e lidhjet me token e te pareve pertej detit.
    Per ēamet, qindra mijra njerez te debuar, te vrare, te djegur dhe gjalle deri dhe foshnja, prej grekerve te pas luftes, te denuar per te mos u kthyer ne vatrat e tyre, ne trojet e tyre historike, prej grekeve te sotem, duke u a mohuar pronen, kete te drejte te ligjeshme te cilen gjermanet dhe austriaket u a njohen izraeliteve te debuar e perndjekur, per keta shteti nuk flet.
    Kjo popullsi shqiptare autoktone ne veriun e Greqise eshte e abandonuar dy here, prej qeverise greke dhe prej qeveritareve te popullit shqiptar.
    Ndersa per arvanitasit e Greqis, shteti dhe shtetaret shqiptar nuk jane degjuar qofte dhe nje here te vetme te thone diku ne ndonje institucion te te drejtave te njeriut ne Europe, se ata qindra mijra arvanitas shqipfoles e me origjine te larget shqiptare, duhet te kene te drejten e shkollimit ne gjuhen e tyre arvanitase e te drejta te tjera qe Karta e Kombeve te Bashkuara dhe ajo e Helsinkit u a njohin te tere minoriteteve apo bashkesive etnike ne bote.
    Shteti hesht kur ne Kakavije policet grek e trajtojne si skllave nje vajze shqiptare, kur vrasin shqiptar ne zonen kufitare apo brenda territorit shqiptar, apo kur trajtojne si kafshe madje deri sa i sterilizojne djemt shqiptar si Flamur Pisli, i cili ne nje revolte te deshperuar rremben nje autobus dhe policia shqiptare e vret bashkatdhetarin e vet pa kurrfare dhimbje per tragjedine njerezore te tij. Emigranti nga Pisli i Matit mbeti simboli i tragjedise se dhimbeshme te emigracionit shqiptar.
    Shteti shqiptar hesht edhe kur shkrimtari e studiuesi i shquar arvanitas Aristidh Kolia, ish president i Arvanitasve te Greqise,vritet me metoda te sterholluara nga qarqet ultranacionaliste greke, ēka arvanitasi i madh i'a pohoi kur ishte ne shtratin e vdekjes edhe ambasadorit shqiptar ne Greqi. Ēfare pret emigracioni nga ky shtet, nga keta shtetar e rrogtare te korrupsionit, dhe ne keto kushte kush do ta desheronte kthimin tragjik ne Atdhe.
    Ne imagjinaten e ndezur te politikaneve, ne thirrjet dhe premtimet demagogjike elektorale gjithmone do te kete emigrante qe " kthehen per te punuar pergjithmone ne Atdhe", nje fraze e huazur ne menyre cinike nga oratoria e diktatorit Enver Hoxha "te shkojme te punojme pergjithmone ne fshat". O Zot sa te pacipe qe jane!

    KOLEC TRABOINI - 26 Shkurt 2001

  7. #7
    Ishin greket per 20vjet ne emigrim ne gjermani dhe erdhi dita u kthyen tani eshte radha e shqiptarve do rime dhe ne sa te behet shqiperia (durim )por do kthehemi te gjithe nje dite ku do vemi asnje nuk e do dheun e huaj dhe ai qe thote nuk kthehet do ta marim me zore lal.
    __________________
    egla, ti mire e ke por greket jane me nacionalist se ne .ti ke nje pjese te mire prinderish shqiptare qe me femijet flasin me gjuhen e vendit ku jetojne ne perendim.si mund te pergatiten keto femije per shqiperine kur nuk dine shqip.shume shqiptare qe jetojne jashte e kane te veshtire te pershtaten me ambjentin ne shqiperi.ne shqiperi ne ket moment eshte turp me pas turp.meqe ne i ndershem ne pune te marrin per budalla.pra po nuk u ndrua mentaliteti gje qe duhet shume kohe veshtire se rregullohet dhe njerzit te kthehen ne ate vend.

  8. #8
    pse nuk e kuptoni qe sot i keni te hura dyert ne eliten e shoqerise shqiptare?

    KTHEHUNI NE SHQIPERI DHE MERRNI NE DORE FATET E ATIJ VENDI

    do perfitoni shume me teper se jeta ne emigrim

    kenaqesi
    prestigj
    eksperience
    pushtet (ne kuptimin pozitiv - aftesia per te permiresuar)

    sot eshte momenti i duhur
    Lum kush do te marre guximin e do te te kete vendosmeri

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    po ne qe se kemi ate vendosmeri dhe guxim ? si tja bejme ?? :P

    une per vete skam per tu kthyer ndonjehere atje ... jeta ime eshte ketu ku jam tani
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Bosi
    Ishin greket per 20vjet ne emigrim ne gjermani dhe erdhi dita u kthyen tani eshte radha e shqiptarve do rime dhe ne sa te behet shqiperia (durim )por do kthehemi te gjithe nje dite ku do vemi asnje nuk e do dheun e huaj dhe ai qe thote nuk kthehet do ta marim me zore lal.
    __________________
    egla, ti mire e ke por greket jane me nacionalist se ne .ti ke nje pjese te mire prinderish shqiptare qe me femijet flasin me gjuhen e vendit ku jetojne ne perendim.si mund te pergatiten keto femije per shqiperine kur nuk dine shqip.shume shqiptare qe jetojne jashte e kane te veshtire te pershtaten me ambjentin ne shqiperi.ne shqiperi ne ket moment eshte turp me pas turp.meqe ne i ndershem ne pune te marrin per budalla.pra po nuk u ndrua mentaliteti gje qe duhet shume kohe veshtire se rregullohet dhe njerzit te kthehen ne ate vend.

    Skan 20 vjet grekerit ne emigrim e as nuk ishin. Greqia u be shtet per hir te Amerikes qe zbrazi xhepat pas luftes boterore. Megjithate shume Grek kane qysh nga vitet 1900 dhe me heret qe kan ardhur. Jan organizuar me komunitete etj etj.

    Ne 1 Fan Nol kishim dhe nuk e duam. Vdiq ai morri fund cdo gje per Shqiptaret ne Amerik, te cileve u mungon nje udheheqes prej vitesh. Kur te behesh komunitet i forte atehere kthehesh pa merak dhe mund te ndihmosh me mire vendin tend duke investuar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •