Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Qëndrimi i qeverisë italiane ndaj Kosovës

    Shefi i diplomacisë italiane nis turin në Ballkan. Kosova, prioritet

    Xhanfranko Fini kundër pavarësisë së Kosovës



    Roma zyrtare kundërshton pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka pohuar dje ministri i Jashtëm italian, Xhanfranko Fini, i cili sapo ka nisur një tur diplomatik në vendet e Ballkanit. Fini ka deklaruar në Prishtinë se "përpara se të përcaktohet statusi i Kosovës, duhen plotësuar standardet e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar për të garantuar një Kosovë shumë etnike dhe demokratike", sipas agjencisë ANSA. Edhe pse presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë përsëritur gjatë takimeve me Finin kërkesën për ndihmën lidhur me statusin, zyrtari italian ka refuzuar të mbështesë idenë e pavarësisë. Ndërkohë shefi i diplomacisë italiane e ka siguruar edhe Beogradin se për momentin nuk mund të bisedohet për pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka ftuar autoritetet serbe të marrin pjese aktivisht në procesin e përcaktimit të statusit të saj. Misioni ballkanik i ministrit të Jashtëm italian ka për qëllim të tregojë se Roma nuk e ka harruar rajonin e trazuar, "që mund të destabilizohet shumë shpejt nëse nuk mbahet nën kontroll". Ministria e Jashtme italiane ka deklaruar vazhdimisht se situata në rajon mund të tensionohet nga momenti në moment dhe se pavarësia e Kosovës mund të destabilizonte edhe vendet e tjera. Shefi i diplomacisë italiane ishte javën e kaluar edhe në Moskë, ku gjatë bisedimeve me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondolesa Rajs, u ankua lidhur me lënien pas dorë të Ballkanit, të eklipsuar nga lufta në Irak. Ai deklaroi gjatë këtij takimi se "në Ballkan e sidomos në Kosovë mund të ketë të papritura të pakëndshme, ndaj duhen marrë masa parandaluese"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17
    Kohet qe po jetojme jane kohe historike per ne shqiptaret ne vecanti dhe per Ballkanin ne pergjithesi. Brezat e shqiptareve qe po e perjetojne per se gjalli kete moment historik duhet te ndihen te nderuar dhe pergjegjes per venien ne vend te amanetit te gjithe atyre shqiptareve qe kane dhene jeten e tyre, per te ardhur deri ne kete dite.

    Ne 6 vjetet e fundit shqiptaret kane perjetuar dy momente te jashtezakonshme historike: nderhyrjen e NATO ne Kosove per te ndalur genocidin serb ne mars te 1999, qe u pasua me clirimin e Kosoves dhe zbrapsjen e forcave serbe nga Kosova; momenti i dyte historik eshte momenti qe ne po perjetojme tani pas 6 vjetesh qe Kosova po rinderton jeten dhe institucionet e saj demokratike, kur statusi final i Kosoves eshte kthyer ne vemendjen e rajonit dhe gjithe shteteve me te fuqishme te botes.

    Shqiptaret asnjehere nuk e kane fshehur deshiren e tyre per te jetuar te lire dhe ne paqe me fqinjet ne nje Kosove te pavarur. Asgje me pak se pavaresia e Kosoves nuk do ti sjelli provinces dhe Ballkanit paqen e shumepritur. Pra, ceshtja nuk eshte aspak per diskutim ne rradhet e shqiptareve pasi te gjithe faktoret politike ne Kosove jane per pavaresine e Kosoves.

    Çeshtja shtrohet se cilet shtete e mbeshtesin aspiraten e shqiptareve per nje Kosove te pavarur?

    Sot eshte dita qe shqiptaret te lexojne, degjojne e mesojne se kush jane miqte dhe armiqte e interesave te tyre ne Ballkan. Ata qe jane miq te shqiptareve dhe e vleresojne sic duhet vuajtjen dhe sakrificen e popullit shqiptar, nuk do te behen pengese per aspiratat e shprehura hapur te popullit te Kosoves. Kurse ato shtete interesat e te cilave perplasen dhe godasin interesat tona, do te vazhdojne te behen nje pengese e madhe per interesat tona kombetare.


    Interesat italiane i japin nje goditje te dyfishte interesave tona kombetare


    Nese nuk e dini, Italia eshte epiqendra e sferes se influences ne Evropen Juglindore, si per pozitat e veta gjeografike, si per forcen e saj ekonomike, ushtarake dhe politike. Per ata qe nuk e kuptojne shume zhargonin e diplomatit, me pak fjale mund te thuhet: Asnje mize nuk fluturon mbi Ballkan pa lejen apo dijenine e Italise. Kjo ishte plotesisht e vertete para 1999, dhe eshte pjeserisht e vertete sot.

    Ne menyre direkte apo indirekte, shteti italian eshte implikuar ne trazirat e 1997 ne Shqiperi (kujtoni viziten famekeqe te kryeministrit te atehershem italian Prodi ne Vlore ne krah te krimineleve si Zan Caushi), ashtu si 2 vjet me vone, qeveria italiane e drejtuar nga komunisti D'Alema e beri te qarte qe konflikti ne Kosove ne syte e diplomacise italiane ishte "nje problem i brendshem i Serbise", qe me fjale te tjera do te thote: Italia nuk mbeshtet aspiratat e shqiptareve dhe i njeh te drejten Serbise qe te shtypi me force kryengritjen dhe protestat e shqiptareve. Syte e shqiptareve u kthyen nga Roma per ndihme ne fillim, pasi Roma ishte me afer flakeve te luftes dhe ne gjendje qe te ndihmonte per te ndalur planet e Milloshevic.

    Nderhyrja e SHBA nen ombrellen e NATO ne Kosove ishte nje shuplake e dyte e forte per diplomacine evropiane, pas shuplakes se dhene 4 vjet me pare ne Bosnje, por per diplomacione italiane shuplaka amerikane dhembi me shume se cdo shtet tjeter evropian. Amerikanet po vepronin ne sferen e influences italiane dhe interesat amerikane nuk perkonin me interesat italiane. SHBA biresoi femijet jetime te Evropes qe askush ne Evrope nuk u dilte Zot, teksa qindra mijra italiane dolen ne rruget e Italise per te protestuar nderhyrjen e NATO dhe per te mbeshtetur interesat serbe.

    Nese dikush po pyet veten teksa lexon keto fjale: Pse Italia sillet ne kete menyre ndaj interesave te shqiptareve qe jane fqinjet e saj me te afert Ballkanike? - une do tu thosha qe arsyet jane te shumta dhe historike qe shkojne mbrapa ne kohe shekuj me pare. Do te duhet te shfletohen libra historie, studiohen qendrimet e diplomacise italiane ne vite, per te dale tek shkaqet e verteta dhe nuk eshte vendi ne kete teme per te diskutuar dicka te tille. Megjithate, eshte nje pike qe duhet humultuar thelle dhe gjate nga historianet dhe ata qe kane nje interes te madh ne ceshtjen tone kombetare.


    Fini në Romë: Pavaresia e Kosovës, destabilizon rëndshem rajonin

    Kjo ishte nje bombe e Finit dhe qeverise italiane per ne shqiptaret duke u dhene fund njehere e mire aludimeve se qeveria e re e koalicionit te djathte italian do te ndryshonte kurs nga qeverite e majta italiane qe ishin ne pushtet ne kohen e luftes. Diplomacia italiane kishte plot 6 vjet kohe qe nga clirimi i Kosoves per te rivleresuar dhe rindryshuar politikat e saj karshi interesave shqiptare ne Ballkan, por duket se keto 6 vjet nuk kane sjelle asnje ndryshim ne linjen e qendrimit italian karshi Kosoves. Me sa duket, e majta dhe e djathta e politikes italiane jane ne nje mendje kur vjen fjala tek interesat rajonale dhe shqiptaret.

    Pas deklarates bombe ne Rome qe i drejtohej opinionit publik evropiano-perendimor te BE, Fini fluturoi ne Beograd prej nga beri nje tjeter deklarate bombe, por me nje force me te vogel veprimi: Beogradi te jete pale e bisedimeve per statusin final te Kosoves ne menyre qe te dalim me nje zgjidhje te kenaqshme per te gjitha palet. Duke qene se Italia eshte anetare e grupit te kontaktit mbi Kosoven, nje deklarim i tille i Finit eshte kryekeput anti-shqiptar. Asnje fjale per aktin e njeanshem te perfshirjes se Kosoves ne preambulen e kushtetutes serb. Si mund te gjendet nje zgjidhje e kenaqshme per te gjithe, kur Serbia eshte kategorikisht kunder pavaresise se Kosoves? Kjo eshte nje pyetje qe Fini dhe diplomacia italiane duhet ti japi pergjigje. Eshte nje menyre e terthorte per te thene qe Italia nuk e mbeshtet idene e nje Kosove te pavarur.

    Te nesermen, pas Beogradit, Fini zbriti ne Prishtine, ku deklaratat e tij kishin krijuar nje tension te kuptueshem. Takimet me kreret e shtetit shqiptar te Finit sollen perplasjen ne fytyren e tij te kerkeses unanime te shqiptareve: pavaresise se Kosoves. Ne nje perpjekje te turpshme per te moderuar tonin e zerit, Fini u shpreh me formulen magjike qe te nxjerr nga situata: "Standartet ne fillim, pastaj statusi final". Ne te njejten dite qe Fini bente nje deklarate te tille ne Prishtine, kryeadministratori i UNMIK ne NY deklaronte se Kosova ka bere hapa te medha perpara ne rrugene reformave, dhe sipas tij, hapja e negociatave per statusin final te Kosove duhet te fillojne gjysmen e dyte te ketij viti. Nje deklarim qe eshte ne kontradite te plote me vleresimin italian te ecurise se reformave demokratike ne Kosove.


    Italia humb shansin e saj per te korigjuar historine e saj me shqiptaret

    Me shume se urrejtje per qendrimin e qeverise italiane une ndjej keqardhje. Keqardhja buron nga fakti se pavaresia e Kosoves eshte nje shans per qeverine italiane per te korigjuar shume prej qendrimeve te saj anti-shqiptare ne te shkuaren dhe per te hapur nje kapitull te ri ne maredheniet midis dy popujve. Italia zgjodhi qe te mbaje hapur ende kapitullin e shkuar te historise se dy popujve qe eshte nje histori e hidhur.

    Eshte nje llogaritje e keqe kjo e qeverise italiane ne Ballkan qe ka per ti kushtuar rende asaj ne imazhin dhe rolin qe ajo do te luaje ne "Ballkanin e Ri". Nese Italia nuk ka deshire qe te prishi status-quo dhe te ndertoje nje Ballkan te Ri, shtete si Anglia dhe SHBA do te marrin inisiativen ne Ballkan, duke i nxjerre ne plan te dyte interesat italiane.

    Eshte turp te degjosh Finin te beje deklarata te tilla, kur burra si ish-komisioneri i BE Patten, drejtori i Evropes Juglindore ne departamentin e shtetit amerikan, dhe grupi nderkombetar i krizave, mbeshtesin ne parim idene e nje Kosove te pavarur.

    Kosova do te fitoje pavaresine e saj me apo pa mbeshtetjen italiane. Konseguencat e qendrimit te Finit sot vetem sa do te diktojne frymen e maredhenieve midis shtetit te ri shqiptar ne Ballkan me qeverine italiane neser.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •