Se pari dua te te them qe duhet te kesh njohuri te mira rreth fushes se matematikes, pasi nqs nuk ke njohurite e pergjithshme, nuk di teoremat kryesore etj ai program nuk te ndihmon aspak, perkundrazi te demton shume.
Sa per ate qe kerkon ti, kam une nje program i cili eshte i vlefshem kryesisht per Analizen Matematike, sado e avancuar qofte ajo. Programi sherben per zgjidhjen e Funksioneve te Thjeshta, Funksioneve te Perbera, Funksioneve me shume Variabla, Vazhdueshmerine e Funksionit, Limitet, Derivatet e Thjeshta te Funksioneve, Derivatet e Perbera te Funksioneve, Integralin e Pacaktuar dhe te Caktuar, Variacionin e Funksionit dhe zgjidhjen e Integraleve te 2-fishta e 3-fishta. Pra eshte nje program qe studion gjeresisht funksionin.
Tani per momentin nuk e kam me vete, por shume shpejt do te ta dergoj une programin ne fjale. Por nqs nuk ke njohuri te mira teorike rreth Analizez Matematike ben mire mos perdoresh kete program pasi do te te demtoje shume.
Imperator
Krijoni Kontakt