Ministrat e financave tė BE vėnė 2006 si afat tė fundit pėr uljen e deficitit tė buxhetit pėr Greqinė
18/02/2005
Southeast European Times
Ministrat e financave tė BE vendosėn tė enjten (17 shkurt) t'i japin afat Greqisė deri nė 2006 pėr tė sjellė deficitin e buxhetit nėn 3 pėrqind tė tavanit tė GDP tė aplikueshėm nė vendet e eurozonės. Po tė dėshtojė ta bėjė kėtė, vendi do tė ndeshet me gjoba deri nė gjysėm miliard euro.
"Duke pranuar se rregullimi buxhetor i nevojshėm pėr tė korigjuar plotėsisht situatėn nė 2005 mund tė dalė i kushtueshėm ekonomikisht, kėshilli (i ministrave tė financave tė BE) vendosi tė shtyjė afatin e 2005 nė 2006," thanė ministrat e financave nė njė deklaratė pas takimit nė Bruksel.
Greqisė i ėshtė kėrkuar gjithashtu tė paraqesė njė raport nė mars mbi masat qė ajo planifikon pėr tė reduktuar deficitin e saj buxhetor, i cili qėndronte nė 5.5 pėrqind tė GDP nė 2004.
Komisioneri i financave tė BE, Zhoakin Almunia u tha gazetarėve tė enjten se Greqia do tė pėrpiqet ta sjellė deficitin nė 3.6 pėrqind kėtė vit dhe se ajo ėshtė zotuar tė marrė masa shtesė pėr tė siguruar qė e ēara e saj fiskale nė 2006 tė mos e kalojė 3 pėrqind tė kufirit tė eurozonės.
Nė deklaratėn e tyre, ministrat e financės sė BE pėrshėndetėn angazhimin e autoriteteve greke pėr tė vazhduar me konsolidimin fiskal dhe pėr t'ju pėrmabjtur me rigorozitet buxhetit tė 2005 tė miratuar nga parlamenti.
Duke pėrmendur njė zyrtar tė BE, edicioni i lajmeve me bazė nė Bruksel, Euobserver tha se ministrat kishin rėnė dakord qė financat e Greqisė do tė mbikqyreshin kėtė vit pėr tė siguruar se autoritetet i binden angazhimeve tė tyre.
Ministri grek i ekonomisė dhe financave Jorgos Alogoskufis pėrshėndeti vendimin e homologėve tė tij europianė pėr t'i dhėnė vendit tė tij dy vjet nė vend tė njė, pėr tė shkurtuar shpenzimet publike dhe pėr tė kontrolluar deficitin e vet tė buxhetit.
"Vendimi i sotėm nė thelb miraton strategjinė tėrėsore tė Greqisė pėr tė pėrmbushur detyrimin e saj pėr sjelljen e deficitit nėn 3 pėrqind brenda dy vjetėve," citoi Reuters t'u thoshte Alegoskufis gazetarėve nė Bruksel. "Ne kemi tani njė vit shtesė qė e kishim kėrkuar qė nga fillimi. Kemi njė kohė shtesė qė na nevoitet nė rast se nuk ja dalim pėr ta sjellė deficitin nėn kontroll gjatė 2005."
Vendimi i sė enjtes, megjithatė, ėshtė veprimi mė i ashpėr qė BE ka marrė ndaj njė vendi anėtar. Nė rast se Greqia dėshton tė sjellė deficitin buxhetor nė 2006 nėn 3 pėrqind, ajo ka gjasa tė paditet dhe tė gjobohet me deri nė 0.5 pėrqind tė GDP, qė ėshtė baraz me 500 milion euro. Ajo do tė bėhet kėshtu vendi i parė i BE qė do tė ndėshkohet pėr thyerjen e paktit tė stabilitetit dhe rritjes, rregullat qė janė nė bazat e euros.
Problemet e Greqisė nisėn pas daljes tė vitit tė kaluar tė tė dhėnave se Athina kishte paraqitur statistika ekonomike tė gabuara pėr disa vjet para futjes sė euros nė 2002. Njė revizion i tė dhėnave tė buxhetit tė vendit tregoi se deficitet e vendit nuk do ta lejonin atė tė bashkohej me eurozonėn.
Nė lajme tė tjera, njė analizė e re e PricewaterhouseCoopers lėshuar tė mėrkurėn parashikon qė ekonomia greke do tė ngadalėsohet kėtė vit me rritje tė GDP vlerėsuar nė 2.75 pėrqind. Ngadalėsimi pjesėrisht do tė jetė rezultat i masave strukturore qė qeveria ka miratuar pėr tė ulur deficitin buxhetor, thotė raporti.
Krijoni Kontakt