Shiko, fjala flake (qe gjendet edhe ne greqisht floga edhe ne latinish flamma) eshte me origjine inoevropiane. E thote edhe Cabej. Por ne cdo gjuhe ka patur evolucionin e saj. Kjo nuk do te thote se eshte shqipe (se ti e shikon vetem nga ana shqipe). Me te njejten logjike romaket mund te thone se eshte fjale latine dhe greket se eshte greke! Atehere c'kuptim ka shkenca i.e.
Per mbiemrat, po do kishe studjuar me mire do shikoje se te gjithe popujt qe nga lashtesia kane krijuar mbiemra (dhe emra) nga emri i babait. Keshtu kemi ne greqishte -idhis, -iadhis, -u etj, ne latinishte -inus, ianus, ne skandinave -son, -sen, ne kelte O' (p.sh. O'Brien), ne ferngjishte Fitz (Fitzgerald) etj.
Europa nuk do te thote e rembyera por ajo qe ka fytyre te gjere (eur-e gjere, opi-fytyra). edhe grarpri eshte fjale i.e. (shih tek latinishtja serpens dhe te greqishtja erpeto). Ta kam thene prape, mos u mundo ti shpjegosh te gjitha me ane te shqipes se eshte gabim.
Xanthus (me theksin tek a-ja) eshte greke dhe del nga epiteti xanthos (me theksin tek o-ja) qe do te thone i verdhe. Eshte nje fenomen i greqishtes qe kur emrat vijne nga epitete te ndryshoje theksi (p.sh agathi' behet Ag'athi ose Ag'atha). Per Skamandros nuk mund te te them tani. Astianax do te thote mbreti i qytetit (nga asti-qytet dhe anax-mbreti. Keto dy fjale mbizoterojne edhe sot ne greqishte).
Krijoni Kontakt