A e keni ndier ndonjehere shijen e hidhur te shpifjes? Cfar e shtyn njeriun te sajoje gjera aspak te qena?
A e keni ndier ndonjehere shijen e hidhur te shpifjes? Cfar e shtyn njeriun te sajoje gjera aspak te qena?
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Mina e kam ndjere dhe me ka hidheruar shume, as nuk e kuptoj
sesi disa njerez jane te zotet te shpifin aq bukur mbas kraheve tuaja.
Kur ne fetyre te lahen e te lyhen si miq te vertete. Nuk kam gja ma inat
ne kete bote, se te shpifi per dikend qe e njof, dhe armik ta kem...
C'fare eshte eshte, c'fare nuk ekziston s'kam mbete une me ja ngjite.
Nder gjanat qe mund te urrej ma shume eshte kjo, dhe kur e marr
vesht se dikush ka shpif per mu...s'ka ma miqesi vetem sa per sy e faqe.
Njerezit flasin e kujtojne se fjalet nuk dalin, por ne kete bote po s'ta
mbajti e jotja s'ta mban as e huaja...sa do afer ta kesh ate person.
Keshtu me pak fjale jam ndjere keq, dhe sa here e kujtoj ndihem dhe me keq.
Mina si gjithmone hape tema shume te bukura.
sic tha lona, esht nje nga gjerat qe urrej me shum ke njerezit! me vret shume shpirterisht kur marr vesh qe dikush qe e kam besuar apo e kam konsideruar shok/shoqe te afert ka shpifur per mua mbrapa kraheve. i urrej hipokritet dhe njerezit qe ne sy te hiqen sweet and nice, dhe mbrapa kraheve thojn 1001 fjale per ty. do ishte me e sinqerte tja thuash ke cke tjetrit ne sy sesa te shkosh mbrapa kraheve dhe te shpifesh kot per te. nobody deserves that. unfortunetely, that is a part of life we have to deal with today, sepse esht common everywhere![]()
Shpifja si genjeshter i ka kembet e shkurtra prandaj rralle arrin te te beje keq prandaj nuk me shqeteson shume.
Neqoftese dikush qe ti mendon se te njef e beson ate kjo eshte per tu shqetesuar.
Ate qe shpif nuk e do njeri
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Deshira dhe pamundesia per t'i pasur (instiktivisht kjo)Postuar mė parė nga Mina
Terheqja e vemendjes, te qenurit me interesant tek te tjeret (vullnetarisht kjo)
Per ta ndjere nuk e kam ndjere sepse nuk ia vej veshin shume.Sa per ate qe cfare i shtyn njerezit te shpifin ne shumicen e rasteve eshte thjesht nje hobi apo mungese e dickaje me serioze e frytdhenese per te bere gjate dites.Ne rastet me te rralla i sherben personave per te dale nga situata e komplikuar qe gjenden vete.Postuar mė parė nga Mina
Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...
Ju falenderoj shume per pjesmarrjen sepse me lehtesuat dhimbjen! Sinqerisht jam ndier keq dhe isha e gatshme t'i shkoja personit dhe ta mbertheja pa pike meshire. Nuk jam njeri i skandaleve por ndonjehere te del situata prej kontrollit.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Shpifin ata qe te urrejne....Po kjo thenia "ma shpife" nga duhet ta kete rrenjen
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Shpifja eshte vleresimi qe dine te bejne mendjeshkurterit.
Te djeg edhe sikur te jesh moskokecares ne kulm...Kete nuk kuptoj pse.
Karakteri i dobet apo i zhdėrvjellė...per te mos thene "dicka tjeter" akoma me teper bindese, por qe do e klasifikoja jashte kontekstit te te shprehurit me elemente edukativ...ne menyre te pahijshme, me nje fjale!Postuar mė parė nga Mina
Ke jashtezakonisht te drejte...nuk ekziston mendim hakmarres me i justifikueshem nga ndergjegja se ky mesiper, e mgjth ne realitet nuk do te te inkurajoja te veproje ne nje menyre te tille e cila do te rrezikonte te ardhmen e jetes apo familjes tende..."dora nuk ka terezi" kane thene te moēmit, apo jo?!Sinqerisht jam ndier keq dhe isha e gatshme t'i shkoja personit dhe ta mbertheja pa pike meshire.
Ndonjehere, e lyp nevoja (eshte e pashmangshme kjo) qe njeriu ta humbase torruan, sic i themi ktej nga anet tona dhe ne rastin aktual, eshte po i njejti njeri i cili eshte i ndergjegjegjshem per nga fisnikeria prej te ciles karakterizohet, e cila nuk do e lejonte te vepronte kunder normave morale ne te cilat eshte betuar te mos i shkele dhe beson bindshem. Per me teper, eshte po i njejti njeri i cili/e cila pendohet per menyren se si veproi apo reagoi ne nje situate te caktuar...e vrau ndergjegja pothuajse deri ne vetemohim, si me thene. Ky eshte shembulli i njeriut te virtytshem. (apo do e perkedhelja, "O levedis.." lol...sec mu kujtua per dreq ky epitet-fjale greke, te cilen e perdorim edhe ne por ne formen pothuajse te ngjashme "djale levend"...i cili eshte shume domethenes per te pasqyruar nje pjese te karakterit te personit ne fjale).Nuk jam njeri i skandaleve por ndonjehere te del situata prej kontrollit.
Mqs ra fjala, qe thua ti Mina, ne forum kam ndeshur sterlloj "speciesh" dhe e kam bastarduar fjalorin tim disa here, mgjth kjo nuk me pengon te mendoj pozitivisht per veten apo te jem i ndergjegjeshem per kapacitetin e vlerave ne te cilat jam betuar dhe vazhdoj te besoj edhe pse dikush mund te mendoje te kunderten. Cdua te them me kete?! Nese ndonjehere do te ndihesha keq per vehten do te ishte atehere dhe vetem atehere (me duket sikur po shkruaj ndonje pjese teoreme algjebrike tani -lol-) kur ndergjegja ime te mos aprovonte sjelljen time...shpresoj te me kesh kuptuar.
Mina, ne jeten reale, as te njoh e as me njeh, e mgjth me cka te kam lexuar ne forum, prej ku jam informuar qe jeni edhe nje nene, pavaresisht nga kjo, ke mundur te bindesh gjykimin duke e merituar plotesisht respektin tim.
Me te mira!
Krijoni Kontakt