Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Ene kte se kisha pa nai her..., cere bohet mer jahu!

  2. #12
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar mė parė nga djalmalori Lexo Postimin



    ikona me e bukur

    Dhe une nuk e kisha pare ndonjehere kete ikona.

    Skenderbeu e di qe ka qene orthodoks por nuk do ma merrte mendja se do te mund te kishte ndonje ikona
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-02-2015 mė 14:25

  3. #13
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    ....................

    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    I puthin ne shenje nderimi dhe asgje me teper. Ashtu sic mund te puthesh edhe ti fotografine e gruas apo te te dashurve kur te mungonje.

    Ideja eshte se mua nuk me mungon asnjehere Perendia im pasi Ai ndodhet me mua dhe ne mua por sigurisht qe te tregohem i sinqerte ka raste qe me mungon te rri me Perendine te kaloj kohe me Te ,por kurrsesi te mungoje prezenca e Tij dhe keshtu qe une te shkoj tek ikonat keshtu pra kjo nuk eshte pergjigje.

    Asgje.



    Jo.



    Po ja qe e benin. Madje kemi deshmi romake se krishteret bejne kryqin kur takohen midis tyre.

    Mi trego pak keto deshmite romake sepse une nuk kam degjuar per to ,sidoqofte duhet te jene deshmi dhe jo gojedhena.

    Puthja e ikonave nuk eshte ndonje detyrim, dhe nuk eshte menyra e vetme per te treguar respektin apo nderimin ndaj Perendise.
    Se si me duket kur shkoja ne kishen Orthodhokse sikur te gjithe njerezit imitonin njeri tjetrin dhe benin gjerat per tu dukur , mbase e kam gabim ,sepse jo te gjithe mund te veprojne apo te kene vepruar keshtu por sidoqofte mendoj se eshte paksa e imponuar nga kisha Ortodokse.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #14
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    ....................

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nese ikonat e para, sa mbaj mend une me leximet e mia, i kane krijuar vete apostujt, jane ruajtur deri sot, u respektuan atehere dhe vazhdojne ende te respektohen, u krijuan me nje qellim dhe kryesorja te na paraqisnin Ate qe ata vete perjetuan dhe per ē'ka ata edhe deshmuan.
    Por nuk eshte e rendesishme se ē'fare beson ti, e benin ose jo me gishta kryqin te krishteret e pare, nese ti nuk shenjohesh, pra te besh kryq, nuk mund te vetequhesh i krishtere.
    Por ne se te besh kryq, eshte nje kusht dhe me vetedije te plote, te puthesh ikonat e shenjta, nuk eshte detyrim!
    Por nese ti thua; ti nderosh ato..., po jam i bindur totalisht qe ato duhet !
    Pra duke thene te nderojme krijuesin, neve ne menyre direkte respektojme po Ate, nepermjet imazhit qe na prezantojne ikonat, pra ato ( ikonat ), gje tjeter s'jane veēse te rikujtojne personazhet dhe ngjarjet qe kane ndodhur dhe perse Zoti u be njeri, se si vuajti, si u ngjall, si jetuan shenjtet, kush ishin, etj, etj...
    Pra pergjigja ime eshte, po te puthim ikonat, kemi respektuar edhe Zotin dhe shenjtoret e tij.
    Te gjitha gjerat qe jane te mira ,te gjitha gjerat qe jane te ndershme ,qe kane ndonje fame te mire ,te virtytshme........................... keto mendoni dhe beni qe gezimi juaj te jete i plote.
    Sic edhe e shikon bila na thote se gezimi eshte i plote kur i beson ,Perendise kur degjon dhe lexon fjalen e Tij ,kur i bindesh dhe mendon si Ai.
    Dhe te gjitha keto gjera per tu bindur edhe menduar gjenden ne Bibel dhe jo gjekundi tjeter sepse vetem Bibla eshte fjala e Zotit dhe doktrinat e bera nga njerezit sado te mire te kene qene ata.
    Ne bibel nuk thuhet gjekundi qe une te bej kryq apo te puth ikonat si urdher per tiu bindur ose si shenje per te treguar se jam i Krishtere.
    Bibla thote se kush beson me zemer dhe rrefen me goje Jezusin si shpetimtarin e Tij eshte i shpetuar dhe keshtu qe kjo eshte shenja per te pare nese dikush eshte i Krishtere sepse vetem Fryma e Krishtit pohon se Jezusi eshte Zot dhe Shpetimtar , ke pare ndonje mysliman ti ta pohoje kete? Nese e ka pohuar atehere ai eshte konvertuar ne te Krishtere, dhe erresira dhe demonet nuk mund ta prekin ate sepse ka shenjat e gjakut te Krishtit ne zemren e tij dhe shpirtin e tij.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #15
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…
    ne kishen Orthodhokse sikur te gjithe njerezit imitonin njeri tjetrin dhe benin gjerat per tu dukur , mbase e kam gabim ,sepse jo te gjithe mund te veprojne apo te kene vepruar keshtu por sidoqofte mendoj se eshte paksa e imponuar nga kisha Ortodokse.
    __________________
    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…

    Ne bibel nuk thuhet gjekundi qe une te bej kryq apo te puth ikonat si urdher per tiu bindur ose si shenje per te treguar se jam i Krishtere.
    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?
    Bibla eshte fjala e Zotit dhe doktrinat e bera nga njerezit sado te mire te kene qene ata.
    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.

  6. #16
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…


    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…


    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?

    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.
    mesa duket kam bere nje gabim pa dashje sepse do te desha te shkruaja se Bibla eshte fjala e Zotit dhe jo doktrinat e bera nga njerezit sado te mira qofshin keto te fundit pra e kam shkruajtur gabimisht te paren duke bashkuar doktrinat e njerezve me biblen gje qe sduhet bere.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #17
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Alban une lexoj prej disa kohesh shkrimet e tua dhe shoh nje devotshmeri qe rrall here e gjej tek te tjere. Per kete te pergezoj. Por mos harro qe, jo ēdo gje qe bejne te krishteret e gjen ne Bibel, me thuaj te lutem si do ta formuloje ti Besoren ? e pra kjo nuk gjendet ne Bibel.
    Me shkrimin tend te mesiperm thua tekstualish…


    Atehere nenkuptoj qe nuk je orthodoks, kjo vetkuptohet nga shkrimet e tua, por nese je katholik Besoren do ta thonje po ashtu si te krishteret orthodoks…, po edhe nese je protestant ( ēdo nendareje te protestantezimos ), prape se prape do te shihje qe, shume gjera nuk i bejne pasi ti kene lexuar ne Bibel.
    Ti mund te kundershtoje shume mire, nese neve do te benim diēka qe do te binte ndesh me mesimet e Shkrimit te Shenjte, atehere une dhe shume te tjere do te pergjigjeshin…


    Pa me thuaj i dashur Alban, ku e lexove qe eshte e detyruar kjo gje?

    Jam dakort me ty..., atehere i bie qe ti te jesh pjesetar i nje besimi te ri, qe nuk njihet endč!
    Por fakti qe ti bredh neper kisha (komunitete) te ndryshme nga ajo te ciles i perket, tregon deri ne nje fare mase, qe po kalon nje krize mistike, Zoti te shpetofte.
    Pershendetje.
    Dhe une nuk bredh neper kisha te ndryshme ne komunitetin te cilit i perkas une kam nje kish dhe shkoj vetem tek ajo kish dhe e ka emrin kisha e krishtere.
    Per mua te gjitha kishat qe pranojne Jezusin si Zot dhe doktrinen e vertet te Trinise se Shenjte dhe qe besojne tek shpetimi me ane te hirit permes besimit dhe qe pohojne misherimin e Perendise Bir dhe kryqezimin e Tij per mekatet tone ,qe ne te kemi marrdhenie te perjeteshme me Zotin permes keaj vepre dhe te shprehurit te besimit tone tek Jezusi, Dhe qe Perendia eshte nje Trinitet i vetem pra nje qenie e vetme ne tre persona jane kisha te krishtera.
    Sigurisht qe une besoj gjithashtu gjithmone sipas shkrimeve se Perendia derdhi Frymen e Tij te Shenjte ne diten e pentakostit dhe dishepujt u mbushen me Frymen dhe u bene deshmitare efektive te Jezusit dhe sot eshte po keshtu qe Perendia dhe askush tjeter pagezon me Frymen pra derdh Frymen e Tij te Shenjte , pra kete gje e ben Jezusi qe eshte Perendi, tek besimtaret qe e kerkojne Pagezimin me Frymen e Shenjte dhe po sot ne keto dite dhe sic ka qne ne vazhdimesi manifestohet mbreteria e Perendise dhe fuqia e Tij permes kishes ne shenja ,mrekulli sherime etj.Une besoj pra qe Sot Perendia derdh Frymen e Tij ashtu sic shkruhet tek veprat e apostujve 2 4 .Une besoj se keto jane te verteta dhe e kam pare Zotin te me perdore ne gjera te tilla qe jane biblike.Une jam lutur por Jezusi ka sheruar dhe ka shpetuar dhe cliruar njerez nga mekatet nga mallkimet nga semundjet nga nga deprsioni nga dekurajimi keto gjera i ka bere Jezusi sepse Ai eshte besnik dhe ka thene qe kur te shkoni te predikoni ungjillin fjala ime qe do te shpallni do te shoqerohet me shenja dhe mrekulli.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar albani1 pėr postimin:

    deshmuesi (21-02-2015)

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anėtarėsuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga Albmaster Lexo Postimin
    Dhe une nuk e kisha pare ndonjehere kete ikona.

    Skenderbeu e di qe ka qene orthodoks por nuk do ma merrte mendja se do te mund te kishte ndonje ikona
    E si edi ti se ka qen ortodoks?
    Me sa me duket mu Skenderbeu ka qen katolik,baba asht thir Gjon kastrioti e ndoshta prej nane ortodoks,por pema dihet se si rritet, kurse degat dihet se si shkojn.

  10. #19
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    mesa duket kam bere nje gabim pa dashje sepse do te desha te shkruaja se Bibla eshte fjala e Zotit dhe jo doktrinat e bera nga njerezit sado te mira qofshin keto te fundit pra e kam shkruajtur gabimisht te paren duke bashkuar doktrinat e njerezve me biblen gje qe sduhet bere.
    Ti me te drejte ve ne plan te pare Biblen, por qe nuk eshte gjithēka.
    Shpetimi i njeriut nuk mund te jete ndryshe, veē ne Krishtin! Po ku ka mbetur e verteta e padevijuar e paalteruar, puro dhe pa konfuzion? Pergjigja eshte ne Shkrimet e Shenjta ku edhe pershkruhet Kisha, si “kollone” dhe baze e se vertetes ( Tim. 3,15 ) . Kisha eshte themeluar ne bote, pasi ne te njeriu realizon ekzistencen e tij, njekohesisht edhe kungimin me Zotin. Ne Kishe njeriu gjen kuptimin e vertete te jetes, te destinimit te tij gjithashtu edhe te botes si krijim. Sipas Apostullit Pavell, Kisha eshte “ trupi i Tij, eshte permbushja e Atij qe mbush gjithēka “.
    Pikerisht per kete edhe i Bekuari Agustin do te quante Kishen “ Krishti i perhapur nder shekuj “ , ne kuptim estensiv o ekspansiv.
    Njerezimi mund te vazhdoje te gjeje Perendine ne trupin e Krishtit.
    Eshte kjo pra aresyeja qe nuk mund te ndajme Krishtin nga Kisha. E verteta e Kishes-Trup te Krishtit eshte si ajo puna e pluhurit te arit por ne balte ( gjol ), ku edhe nuk ka fare vlere.
    Po te duhej te njihnim te verteten autentike te Krishtit, do te na duhej me do e mos te shkojme ne Kishe. Por kur themi pa Kishen nuk mund te njohim Krishtin, themi njekohesisht pa Kishen edhe Shkrimet e Shenjta, nuk i njohim dot.
    Kisha ka konsideruar gjithnje si pergjegjesine me te madhe, ruajtjen ne Shpirtin e Shenjte te beses apostolike te paalteruar ( pandryshuar ). Pasi ne se Kisha s’do te kish qendruar besnike te vertetes se ekzistences se saje, mund te thonim fare mire, qe Kisha nuk mund ti qendroje besnike vetvetes dhe keshtu te konservonte identitetin e saj. Kjo pergjegjesi qe Kisha ka eshte te ruaj te pa perlyer te Verteten por njekohesisht e Traditen e Shenjte. Kisha ka kete detyre te ruaj kete orthodoksi te besimit e te jetes, pasi themi qe substanca dhe permbajtja e Kishes eshte Orthodoksia! E Verteta!
    Me koshjence te plote mund te kuptojme perse Kisha largon te gjithe ata qe donin te fallsonin ose te refuzonin te verteten e saj, ata te cilet tentojne te shtojne ose te heqin diēka nga ajo e vertete e cila thame me larte qe eshte Krishti vet. Ata njerez qe shtojne ose heqin diēka Kisha i quan heretike!
    Kisha nuk mundet te kompromentoje apo te sakrifikoje te verteten dhe as besimin orthodoks pasi qe, do te humbiste vet identitetin dhe katholicitetin e saj. Ajo duhet te pranoje te verteten te plote dhe jo nje “ minimum te besimit “.


    Alban, pasi themi qe ne Kishe eshte ruajtur e paprekur ē’do e vertete nepermjet Shpirtit te Shenjte, atehere ti nuk mund te veresh te vertata te tjera perjasht saj. Keshtu jemi mesur te thjeshtezojme gjerat dhe te behemi indiferent ndaj te Vertetes se Kishes qe eshte Nje e Vertete.

    Ndalemi shpesh ne format e jashteme duke pohuar se, jemi dakort me nje bese si baze, pra ti pohon ne Jisu Krisht, keshtu je ne rregull, ku ē’do gje tjeter eshte e kote…., ndersa ti thua qe dogmat dhe kanunet e Kishes pra rregullat e se drejtes ekleziale, jane bere per njerezit nga njerezit, keshtu te mund te kalojne ne plan te dyte, duke i akantonuar.
    Ndersa un te them se Dogmat , si rregulla te besimit, nuk e kane shkaterruar bashkimin ne te Verteten. Ato ( Dogmat ) rregulla kane bere te mundur te japin limitet dhe kufijte e Orthodoksise, te Kishes, ne menyre qe Kisha te ndahet nga herezia, ku per Kishen plotesia eshte e verteta ne Krishtin. Herezia nuk eshte gje tjeter, veēse nje maskim i se vertetes, duke dashur te devijoje per te largur Kishen me Krishtin. Ashtu si heretiket nuk hedhin poshte ne teresi te verteten, ata as nuk e refuzojne Krishtin, ata nuk e pranojne ne teresi por pjeserisht. Ashtu si Ario, i cili nuk refuzonte natyren njerezore te Krishtit por ate Hyjnore, po keshtu ka heretike qe pranojne natyren Hyjnore por hedhin poshte ate njerezore, por qe ne ndryshim me mesimet e Kishes tone, as edhe nje nga keta, nuk pranon Krishtin te plote e te pandare.

    Heretiku vetvendoset si gjykates ku edhe ve kriteret e se vertetes relative. Pra ai aresyeton me kompetence dhe keshtu bie ne konkluzione. Per kete aresye te gjithe heretiket ne te gjitha koherat, jane quajtur ndryshe edhe racionaliste. Keshtu nje heretik kerkon qe te lere menjane mesimet e shenjta, largohet gradualisht nga ato ( shpesh duke i perēmuar ) pa ditur qe jane e vetmja rruge te mos devijosh nga e verteta, pra te shpetosh, keshtu tenton te shpetoje me forcat e veta, te gjykimit te tij dhe sidomos te krijoje nje te “vertete” personale.


    Ti me te drejte ve ne dukje qe me fjalen Tradite Apostolike nenkupton Shkrimin e Shenjte, Dhjaten e Re. Por qe ka edhe me, Tradita e Shenjte eshte vazhdimesia e pandreprere e Tradites. Eshte ajo qe ne e nenkuptojme me “transmetim” ne kohe por gjithnje brenda Kishes, kjo Tredite nuk eshte vetem nje grupim shkrimesh por eshte pervoja e transmetuar brez pas brezi qe nga Apostujt deri ne ditet tona, e udhehequr nga Shpirti i Shenjte.
    Eshte e vertete qe edhe traditat ndahen mes Tradites se Shenjte edhe asaj te njerezve. Por kur keto te fundit nuk perbejne nje rrezik, pra nuk jane heretike ose mekatare, ato fare mire mund te lejohen.
    Tradita e Shenjte, eshte e formuar nga shume elemente si ajo e Shkrimit te Shenjte, jetes liturgjike, dogmave te vendosura ne sinodet e Kishes, shkrimeve te Eterve te Shenjte, por edhe ikonografia, jetet e shenjtoreve, arkitektura etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 18-10-2008 mė 14:09

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Ikonologjia e Kishes Orthodhokse

    Si i kupton Kisha Orthodhokse ikonat dhe ikonografine.

    Prof. i teologjisė Universiteti i Selanikut Dhimitri Tseleggidhi



    Prezenca harizmatike e personit - prototipit - nė ikonėn e tij pėrbėn njė tė vėrtetė tė Kishės, e cila pėrshkruhet me qartėsi nė tekstet pateristike tė periudhės sė ikonoklazmės. Kėtė tė vėrtetė, e cila pėrbėn pjesė tė pandashme tė tė gjithė teologjisė sė Kishės pėr ikonat e pėrforcon me atuoritetin e tij Sinodhi i Shtatė Ekumenik, duke siguruar kėshtu eksperiencėn personale tė anėtarėve tė saj respektivė, eksperiencė, tė cilėn e pėrjetoi dhe e pėrjeton trupi i Kishės sipas hirit.
    Qė, tė interpretohet prezenca harizmatike e prototipit nė ikonėn e tij, do tė duhet mė pėrpara tė qartėsohet ēfarė ėshtė ikona pėr kishėn dhe, cilat janė marrėdhėniet e ikonės me prototipin e vet. Qartėsimi i kėtyre marrėdhėnieve, ėshtė tėrėsisht i domozdoshėm, sepse marrėdhėnia e mėsipėrme pėrbėn ēėshtje themelore pėr mirėkuptimin e prezencės sipas hirit tė prototipit tė paraqitur nė ikonėn e tij. Por, kjo marrėdhėnie pėrbėn themelin e tė kuptuarit tė tė gjithė mėsimit dogmatik tė Kishės pėr ikonėn.
    Ikona, sipas Shėn Joan Damaskinoit do tė thotė: “Ngjashmėria dhe paraqitja e tij, prej tij, tregojnė personin e ikonizuar”. Nga ky pėrcaktim i ikonės, mund tė dalim nė konkluzionin se ngjashmėria e ikonės dhe e prototipit pėrbėn kusht ekzistencial tė ikonės dhe pėr mė tepėr, se ikona nuk ka hipostazė autonome tė vetėn, por ėshtė e varur nga realiteti i atij qė paraqitet nė tė, prej tė cilit merr edhe vlerėn e vet. Ikona dhe prototipi, sipas Niqiforit tė shenjtė Patriark i Konstandinopojės, pėrbėjnė njė realitet pėrsa i pėrket ngjashmėrisė hipostatike dhe njėkohėsisht dy realitete pėrsa i pėrket natyrės sė tyre, sepse tjetėr ėshtė natyra - materia - e ikonės dhe tjetėr natyra e prototipit qė paraqitet nė tė. Gjithėsesi ajo qė paraqitet nė ikonė nuk ėshtė natyra por hipstaza – personi - e prototipit.
    Ikona dhe prototipi janė realitete qė lidhen kaq ngushtė ndėrmjet tyre, aq sa njėra tė mos kuptohet pa ekzistencėn e tjetrės. Prototipi presupozon se ekziston ikona – imazhi -, ikonė e sė cilės ėshtė prototipi, dhe ikona presupozon se i pėrket njė prototipi. Kur pėrmendet njėra bashkėnėnkuptohet edhe tjetra. Kėshtu pra kuptohet pėrse gjithė kuptimi i ikonės ėshtė i themeluar mbi marrėdhėnien e saj me prototipin e vet. Kjo marrėdhėnie vihet re nga Shėn Theodhor Studhiti: “Sikundėr ėshtė nė prototip, kėshtu paraqitet edhe nė ikonė”. Ikona pra i referohet prototipit tė vet, duke qenė se ekzistenca e saj varet nga ai. Mė konkretisht referimi i ikonės drejt prototipit ka si themel ngjashmėrinė e ikonės me prototipin. Kėshtu edhe “Krishti ka ikonė tė bėrė prej nesh, qė i referohet Atij nėpėrmjet ngjashmėrisė pamore”. Ky varg ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm sepse themelos rėndėsinė qė jep Kisha Orthodhokse drejt prototipave tė ikonave tė veta. Kėta prototipa duhet tė jenė persona historikė, tė cilėt paraqiten nė ikonė dhe jo ēfarėdo persona pa lidhje me epokėn e piktorit, sepse, nė kėta persona referohen format e ikonizuara. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėr tė cilėn ikonat nė kuadrin e Kishės Orthodhokse, nuk pėrbėjnė perceptime fantazmė tė hipostazės sė personit, por shprehje tė eksperiencės sė tij historike. Pra, Krishti dhe shenjtorėt qė paraqiten nė ikona nė Kishė, nuk janė tipa idealė, dhe as njerėz idealė dhe abstraktė, por persona historikė me karakteristikat e veēanta personale tė tyre, sikundėr ato u ruajtėn nė kujtesėn e Kishės. Etrit e Sinodhit tė 7-tė Ekumenik duke mbėshtetur kėtė vepėr tė Kishės dhe duke shprehur paralelisht dhe pėrvojėn spirituale tė kėtyre veprave, nė mėnyrė sinodike formuluan se: “nėpėrmjet kundrimit, vėshtrimit tė ikonės… lartėsohemi nė kundrimin, vėshtrimin e prototipit”. Vėshtrimi i ikonės na udheheq nė vėshtrimin e prototipit tė paraqitur nė ikonė. Pėr kėtė arsye esenciale pra, Kisha e konsideroi tė vetėkuptueshme se nuk do tė ishte e drejtė qė prototipi, nė bazė tė tė cilit pikturohet ikona, tė jetė njė person tjetėr i ndryshėm nga prototipi, i cili mendohet se pikturohet.
    Mbas kėtyre sqarimeve tė nevojshme duhet tė referohemi nė ēėshtjet teologjike, tė cilat do tė na japin mundėsinė tė kuptojmė tė vėrtetėn e pėrjetuar tė Kishės, pėrsa i pėrket prezencės sipas hirit tė prototipit nė ikonėn e tij. Duke studiuar tekstet e etėrve ikonadashės tė shekullit tė tetė dhe nėntė dhe praktikat e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik konstatojmė, se mėsimi dogmatik i Kishės pėr ikonat - duke lėvizur nė kuadrin e teologjisė me kuptimn e saj thėlbėsor - parashtron nė mėnyrė tė pashmangėshme dallimin ontologjik midis esencės dhe energjisė tek Perėndia. Dhe kjo, sepse vetėm kėshtu mund tė interpretohet fakti, se ikonat e Kishės janė prurėse tė Hyjnisė, d.m.th, prurėse tė vetė energjisė tė pakrijuar hyjbėrėse dhe hirit, tė cilin sjellin prototipat e ikonizuar. D.m.th, prezenca hyjnore nė ikonat e prototipave tė ikonizuar nuk ėshtė “nė esencė”, por sikundėr qartėson vetė Shėn Joan Dhamaskinoi ėshtė “Hir dhe Energji”, me fjalė tė tjera ėshtė harizmatike. Kėtu ėshtė e dukshme me qartazi dhe i shprehur dallimi ndėrmjet esencės dhe energjisė sė Perėndisė. E thėnė nė mėnyrė direkte, Kisha edhe kėtu shpreh vazhdimėsinė e teologjisė pėr dallimin ndėrmjet esencės hyjnore tė pa afruar dhe tė pa prekur dhe ndėrmjet hirit dhe energjisė hyjnore tė afruarshme dhe tė prekshme prej botės sė krijuar, e cila kur merr pjesė shenjtėron krijimin dhe hyjnizon njeriun, sikundėr ka mbėshtetur gjerėsisht Kisha me perosinin e Shėn Grigor Pallamait. Ikonografia orthodhokse, duke ju pėrgjigjur teologjisė sė Kishės aplikon me mėnyrat e saj teknike ta bėjė tė ndjeshme prezencėn e hirit hyjnor dhe tė energjisė tė pakrijuar, nė ikonat e anėtarėve tė saj tė hyjnizuar. Me kėtė mėnyrė ikona Orthodhokse pėrgjigjet ndaj sė vėrtetės sė personave tė saj - krijesė e re - qė ikonizon, pasi pėrpiqet tė vėrtetojė dhe historishmėrinė e personave qė ikonizon, por edhe tė shprehė hirin hyjnor tė bashkuar dhe tė pandarė prej tyre. Pra, ėshtė e qartė se ikonografia nuk pėrbėn thjesht njė art tė shenjtė, por edhe gjuhė tė teologjisė, e cila shprehet jo me fjalė dhe me shkronja, por me figura dhe ngjyra. Mė konkretisht ikonografia orthodhokse shpreh me artin e saj personat e paraqitur nė ikona jo tė zhveshur nga materia, por tė shpėrfytyruar dhe hyjnizuar, duke vėrtetuar me kėtė mėnyrė eksperiencėn e pjesėmarrjes personale tė personave tė ikonizuar nė hirin hyinizues tė Perėndisė Triadik. Nga ana tjetėr duke rėnė dakort dhe me mėsimin konkret tė Kishės, i cili shpreh dogmėn Kristologjike, materia, ndjenja, jo vetėm nuk pėrēmohet, por pasi ēlirohet nga mėkati dhe prishja, ripėrtėrihet, shpėrfytyrohet dhe hyjnizohet. Pikėrisht kėtė gjendje tė shpėrfytyruar, e cila ėshtė gjendja e paprishjes dhe lirisė mė Krishtin e pėrshkruan ikona orthodhokse. Ndaj nuk ėshtė aspak rastėsore qė nė tė njėjtėn epokė nė shek e XIV, Kisha i jep tė drejtė nė mėnyrė Sinodike Shėn Griogor Pallamait dhe teologjisė sė tij, shfaqet veēanėrisht shpesh ikonizimi i Shpėfytyrimti tė Krishtit. Dhe kjo sepse Shpėrfytyrimi i Krishtit jep sigurinė pėr shpėrfytyrimin e ēdo besimtari brenda realitetit tė ri nė Krishtin.
    Por realiteti i ri mė Krishtin, pėrbėn njė realitet esaktologjik, dhe mė konkretisht njė realitet ku pėrjetohen me formė vlese tė pastajmet (ta eskata: ato qė kanė pėr tė erdhur, tė pritmet, tė ameshuarat), d.m.th lavdia e pakrijuar dhe Mbretėria e Perėndisė. Kėto tė pastajme eskata qė kanė hyrė me veprėn shpėtimtare tė Krishtit nė histori dhe qė pėrjetohen brenda misterit tė Kishės si bashkim sipas hirit dhe shpėrfytyrim i sė krijuarės nga e pakrijuara, pra kjo shprehet nė mėnyrė tė suksshme nga arti ikonografik i Kishės Orthodhokse. Shenjtorėt e Kishės pėrshkruhen nė ikonė sėbashku me realitetin e krijuar historik tė kohės sė tyre, por brenda tė dhėnave tė reja tė Mbretėsisė sė Perėndisė, qė pėrjetoi nė momentin konkret historik, nė tė cilin ikonizohet. Kėtė realitet tė shpėrfytyruar, tė cilin ikonografizon Kisha, nuk vlen vetėm pėr orientimin eskatologjik tė besimtarėve, por shpreh faktin e pėrjetimit tė tė pastajmeve ton eskaton nga komuniteti adhurues, sigurisht si vlesė dhe parashijim tė jetės sė ardhshme tė Mbretėrisė. Kėshtu pra interpretohet jo vetėm ikonografizimi i shfaqjeve tė Perėndisė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Re, por edhe tė ikonave, tė cilat paraqesin ngjarje qė i pėrkasin fundit tė botės dhe ardhjes sė lavdėruar tė dytė tė Krishtit. Tė gjitha kėto ngjarje janė ato qė pėrjetohen brenda vitit intensiv liturgjik tė adhurimit dhe veēanėrisht tė Falenderimit Hyjnor. Thelbėsisht, pra mund tė mbėshtesim se ikonografia Orthodhokse ka karakter eskatologjik, pasi paraqet nė thelb pėrsa ėshtė e mundur ngjarjen eskatologjike tė bashkimit tė papėrzjerė tė sė krijuarės dhe tė sė pakrijuarės, e cila pėrjetohet nė mbledhjen falenderuese dhe nė kungim. Nė mėnyrė tė veēantė mund tė themi, se ikona Orthodhokse pėrshkruan qenien eskatologjike tė tė ikonizuarit, ku edhe trupi i tij ėshtė bėrė shpirtėror pas pasurimit tė tij nga energjia e pakrijuar hyjnizuese e Perėndisė. Pikėrisht kėtė energji hyjnizuese tė Perėndisė Triadik, e cila shprehet brenda eksperiencės sė Kishės, si dritė e pakrijuar, gjė tė cilėn pėrpiqen ta shprehin ikonografėt Orthodhoksė, jo vetėm me aureolėn e dritės, por dhe me dritėn e veēantė me tė cilėn ndriēojnė ikonėn. Drita, e cila ndriēon ikonėn nga brenda ėshtė e lirė nga pengesat ntyrore, tė cilat diktojnė shpėrhapjen e saj nė linjė tė drejtė. Me kėtė mėnyrė, agjiografėt orthodhoksė pakėsojnė nė mėnyrė tė skajshme dritėhijet, tė cilat do t’i shėrbenin njė paraqitjeje natyrore dhe theksojnė predispozicionin eskatologjik tė personit tė ikonizuar. Ndėrsa ikonat e Kishės Orthodhokse pėrshkruajnė karakteristikat historike tė personit tė ikonizuar dhe me ndriēimin e veēantė tė tyre paraqesin tė ikonizuarin edhe si qytetar tė Mbretėrisė sė Qiejve. Ėshtė e qartė pra, se teologjia e dritės reflektohet me qartėsi nga ikonografia Orthodhokse.
    Njė gjendie tjetėr pra, shumė e ndryshme u krijua dhe vazhdon tė ekzistojė nė krishtėrimin perėndimor nė lidhje me ikonografinė. Kisha perėndimore, ndonėse mbėshteti me pjesėmarrjen e saj vendimet e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik, nė realitet theksoi fort rėndėsinė didaktike tė saj dhe la mėnjanė prezencėn sipas hirit, tė Perėndisė nė ikonė. Sipas Besimit Orthodhoks ikona ėshtė prurėse e presences sė Hirit tė Perėndisė, pėr shkak tė hirit tė pakrijuar tė Frymės sė Shenjtė, tė cilėn sjell dhe tek e cila merr pjesė besimtari, duke ardhur nė kėtė mėnyrė nė kungim personal me Perėndinė. Nė Romanokatolicizėm nuk gjen strukturė teologjike, pasi ai mohon dallimin ndėrmjet esencės sė pakrijuar dhe energjisė sė pakrijur tė hirit hyjnor. Pra kur njeriu hirėsohet dhe shpėtohet nė romanokatolicizėm nuk kapėrcen natyrėn e tij sipas hirit , sepse edhe hiri qė e shpėton gjendet brenda kuadrit tė sė krijuarės. Kėshtu gjithė arti i pikturės fetare nė perėndim ėshtė natyror dhe i lidhur nga ligjet natyrore tė krijuara, tė cilėt interpretojnė dhe karakterin natyralist tė artit tė tyre.
    Ēėshtjet e mėsipėrme theologjike, mendoj, se janė nga arsyet kryesore qė shpjegojnė pse romanokatolicizmi futi nė pėrdorim ndriēimin e njėanshėm – me rezultat dritėhijet – nė ikonat, gjė e cila shpreh dritėn e krijuar tė botės. Dhe pėr mė tepėr pėrse romanokatolicizmi pranoi, ose dhe lejoi tabllo fetare nėpėr tempuj me prototipa pa lidhje me personat e ikonizuar dhe pėr mė tepėr nė disa raste moralisht tė rėna. Tė gjitha kėto tregojnė se tabllotė fetare tė perėndimit qėndrojnė tė mbyllura brenda kuadrit tė sė tashmes sė rėnė dhe jo tė botės sė shpėrfytyruar. Pėr kėtė do tė mund tė mbėshtesnim thelbėsisht se piktura fetare e krishtėrimit perėndimor nuk pėrbėn degradim, tė inisiativės sė piktorit, por sikundėr vėren ikonologu L. Uspenski, deviacion tė teologjisė perėndimore, e cila pėrbėn shprehje tė jetės sė saj tė gabuar ekklisiastike.
    Nė mėnyrė tė kundėrt nga perėndimi, ikonografia Orthodhokse pėrcakton teologjinė dhe eksperiencėn shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse. Lindja Orthodhokse theksoi intensivisht nė mėnyrė tė veēantė dallimin ndėrmjet esencės dhe energjisė sė Perėndisė si njohje, veēanti tė teologjisė sė saj dhe si themel tė ekspersiencės shpirtėrore tė saj, ndėrsa paralelisht ikonografia orthodhokse me artin e njohur dhe ndriēimin e saj tė veēantė shprehu theologjinė dhe eksperiencėn e saj shpirtėrore nė fytyrat e hyjnizuara tė shenjtorėve tė saj, duke lehtėsuar kėshtu kuptueshmėrinė e prezencės nėpėrmjet hirit tė prototipave tė ikonizuar nė ikonat e tyre.
    Por si kuptohet konkretisht prezenca harizmatike e Krishtit dhe e shenjtorėve nė ikonat e tyre? Sė pari duhet tė nėnvizojmė se ikona Krishtit e ka themelin e saj dogmatik nė mishėrimin e Fjalės Perėndi, e cila e bėn tė vetėkuptueshme dhe paraqitjen ikonike tė shenjtorėve, pasi shenjtorėt janė gjymtyrėt e lavdėruara tė trupit tė Krishtit sipas hirit. Dhe meqenėse Trupi i Krishtit sipas Hirit, d.m.th. Kisha e Tij ndeshet dhe shprehet nė mbledhjen falenderuese, tempulli si vendi i mbledhjes falenderuese nė thelb ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr ikonizimin e anėtarėve tė lavdėruar tė trupit falenderues tė Krishtit. Ikonizimi i Krishtit - nė pėrputhje me vendimin e Siodit tė 7-tė Ekumenik – nuk pėrzien dhe nuk njėson natyrat e Krishtit nė mėnyrė monofizite dhe as i ndan nė mėnyrė nestoriane. Por sikundėr nėnvizon Shėn Theodhor Studhiti, “ikona nuk ikonizon natyrėn, por ikonizohet hipostaza”. Pėrderisa pra nuk ikonizohet as natyra hyjnore dhe as ajo njerėzore direkt, por hipstaza e Krishtit me karakteristikat konkrete qė pėrcaktojnė natyrėn e tij, ajo qė parqesin, ose mė mirė ajo qė shprehin dhe zbulojnė ikonat e Krishtit ėshtė personi i Perėndinjeriut, personi i gjithėplotėsisė sė Perėndisė dhe gjithėplotėsisė sė njeriut, i cili kuptohet dhe ekziston me tė dyja natyrat e tij. Nė ikonėn e Krishtit bėhet i dukshėm personi i Krishtit sipas natyrės sė tij njerėzore, sikundėr u bė i dukshėm historikisht me mishėrimin e tij. Me paraqitjen ikonike tė karakteristikave tė natyrės njerėzore tė Krishtit, Krishti bėhet nė mėnyrė tė prekshme prezent, si Perėndi dhe njeri i pėrsosur. Por, nėse me paraqitjen ikonografike tė Krishtit nuk ndahet natyra njerėzore nga Perėndia Fjalė, po kėshtu nuk ndahet dhe trupi i cili ikonizohet nga hiri dhe energjia hyjbėrėse, e cila ka si burim tė sajin Perėndinė Fjalė. Nė ikonėn e Krishtit kemi pra pėrshkrim tė natyrės sė tij tė dukshme njrėzore. Pra natyra njerėzore e hyjnizuar e Krishrtit, e cila pėrshkruhet nė ikonėn e tij nuk mund tė kuptohet pa prezencėn e Hyjnisė, e cila e bėn tė hyjshme. Natyra njerėzore sikundėr ėshtė e njohur nuk hyjnizohet kurrė nga vetvetja. Nė rastin e Krishtit u hyjnizua me bashkimin hipostatik, u vajos me hyjninė e Perėndisė Fjalė dhe kėshtu u bė “e njėjtė me Perėndinė dhe e pa ndryshuar nėpėrmjet vajosjes ...” u bė pjesė e pandryshuarshme dhe e pa afruarshme e Perėndisė Fjalė. Natyra njerėzore e Krishtit u hyjnizua pa humbur vetitė e saj natyrore. Pikėrisht nė kėtė pikė mbėshtesin etrit ikonofilė ikonadashės dhe vetė Sinodi i 7-tė Ekumenik pėrshkrimin e Krishtit. Trupi i Krishtit pėrveē faktit qė ėshtė i hyjnizuar, nuk resht sė qeni trup me tė gjitha vetitė e krijuara dhe natyroe, njė prej tė cilave ėshtė edhe pėrshkrueshmėria. Ikonizimi i Krishtit, aq sa pėrpara edhe pas ngjalljes sė tij, vėrteton se natyra e Krishtit – si rrjedhojė dhe ēdo njeriu qė bėhet pjesėtar dhe mbetet nė trupin mistik tė Krishtit – nuk bėhet kurrė i pa krijuar, por mbetet gjithmonė nė kuadrin e tė krijuarės. Trupi i ngjallur i Krishtit ėshtė po ai trup i prezencės sė tij historike, por ka tė dhėnat eskatologjike tė ēlirimit tė sė krijuarės nga prishja dhe kufizimet e kėsaj bote, tė cilat pėrcaktohen nga nevojshmėria e ligjeve natyrore. Pėrveē kėtyre, trupi i Krishtit nuk ishte bėrė jomaterial, sikundėr nuk do tė bėhen jomateriale, por spirituale edhe trupat e besimtarėve nė ngjalljen e pėrbashkėt.
    Dėshmia e Sinodit tė 7-tė Ekumenik ėshtė vėēanėrisht karakteristike, pėrsa i pėrket kuptueshmėrisė sė ikonės sė Krishtit brenda kuadrit tė Kishės Orthodhokse: “duke bėrė ikonėn e Zotit, rrfejmė trupin e tij tė hyjnizuar, dhe ikona, qė nuk ėshtė ikona e askujt tjetėr dėshmon kujtimin e prototipit”. Ikona e Krishtit pra nuk pėrbėn njė shprehje vetjake artistike, por njė mėnyrė tė shprehjes sė teologjisė tė Kishės. Duke qenė pra se natyra njerėzore e Krishtit ėshtė e hyjnizuar duhet qė ikona e tij – si kujtim i prototipit – tė shprehė kėtė realitet. Ikonografia e Kishės Orthodhokse lėviz dhe duhet tė lėvizė gjithmonė brenda prespektivės sė Sinodit tė 7-tė Ekumenik, nėse do qė tė ruajė identitetin e saj, me fjalė tė tjera duhet qė ikonografia tė shprehė mėsimin dogmatik dhe eksperiencėn spirituale tė Kishės Orthodhokse. Stili bizantin, sikundėr u kultivua dhe u zhvillua nė Lindjen Orthodhokse, shprehu shkėlqyeshėm – pėrsa ėshtė e mundur nga ana njerėzore – tė vėrtetėn dhe eksperiencėn orthodhokse. Kėshtu ikona e Krishtit shpreh nė njė shkallė realitetin e bashkimit tė papėrzierė dhe tė pa ndryshuar tė tė dy natyrave nė njė person tė Perėndisė Fjalė. Por, kjo nuk do tė thotė sė nė ikonėn orthodhokse bizantine ka pėrshkrim dhe shfaqe tė natyrės hyjnore. Thjesht me artin ikonografik tė Kishės Orthodhokse tentohet tė shprehet pjesėmarrja e natyrės njerėzore nė jetėn hyjnore dhe tė jepet njė dėshmi nga eksperienca e shenjtėrisė tė trupit njerėzor. Kėshtu mund tė mbėshtesim se, arti i pikturės nė Lindjen Orthodhokse e ikonizon Krishtin si Perėndinjeri. Dhe sikundėr mbėshtet nė mėnyrė karakteristike dhe Sinodi i 7-tė Ekumenik “Kisha Katholike e Pėrgjithshme ndonėse paraqet ikonografizon Krishtin nė formėn njerėzore, nuk e ndan atė prej bashkimit tė tij hyjnor”, i cili sikundėr thamė ėshtė prezent nė ikonė sipas “hirit dhe energjisė”.
    Nė kėtė pikė mendojmė se mund tė themeloset prezenca sipas hirit e Krishtit nė ikonat e tij. Flasim pėr prezencė sipas hirit tė Krishtit nė kuptimin se Krishti nuk ėshtė prezent nė ikonat e tij sipas natyrės, por vetėm nėpėrmjet hirit, energjisė sė tij natyrore sė hyjnishmėrisė sė tij. Kėshtu nė ikonėn e Krishtit ndeshet prezenca e prototipit sipas hirit. Krishti mund tė jetė prezent sipas hirit nė ikonėn e tij, pėrshkak tė hyjnishmėrisė sė tij tė pa ndarė prej atij. Por, ēfarė bėhet me ikonat e shenjtorėve? A munden shenjtorėt tė jenė prezentė sipas hirit nė ikonat e tyre? Dhe nėse po, a nuk krijohet problem i kapėrximit tė kufizimit tė tyre, si tė krijuar? Kėtė pėrgjigje do ta shohim brenda njė konsiderimi ekklisiologjik tė temės, duke ndjekur edhe kėtu mendimin teologjik tė etėrve ikonofilė dhe vendimin dogmatik tė Sinodit.
    Piksėpari, nėse ikonizimi i Krishtit dhe i Hyjlindėses siguron dhe shpall mishėrimin e Perėndisė Fjalė, ikonografizimi i shenjtorėve shpėrfaq gjymtyrėt e shenjtėruara tė trupit mistik hyjnjerėzor tė Krishtit. Ndėrsa ikonat e Krishtit dhe tė Hyjlindėses shprehin fillimisht dogmėn kristologjike, ikonat e shenjtorėve zbulojnė rrjedhojat ontologjike tė dogmės kristologjike nė jetėn qenien mė Krishtin tė personave tė ikonizuar. Me fjalė tė tjera nė kuadrin e Othodhoksisė, ikonat e shenjtorėve proklamojnė pėrjetimin e jetės sė pakrijuar tė Krishtit nga prototipat e ikonografizuar. Me ikonografizimin e shenjtorėve Kisha u paraqet besimtarėve identitetin personal tė anėtarėve tė saj tė lavdėruar, shpreh d.m.th vetinė e personave tė ikonizuar nė mėyrė eskatologjike, tė restauruar nė dimesionin e tyre mė Krishtin, e cila sipas Shėn Joan Damaskinoit siguron pjesėmarrjen e pa ndryshuar tė tė ikonizuarve nė lavdinė hyjnore dhe nė hirin e Krishtit. Paralelisht ikonografizimi i shenjtorėve sė bashku me Krishtin, shfaq sipas Shėn Theodhor Studhitit bashkimin e pa ndarė qė ndjek personat e ikonizuar. Ashtu sikundėr Kisha nuk gabon kristologjikisht kur ikonizon Krishtin, sepse nuk ndan natyrėn e tij hyjnore nga ajo njerėzore, kėshtu nuk gabon edhe ekklisiologjikisht kur ikonizon shenjtorėt e saj, sepse nuk e ndan Krishtin nga gjymtyrėt e tij tė lavdėruara. Dhe sikundėr Krishti ikonizohet si Perėndinjeri – me natyrėn e tij njerėzore tė hyjnizuar – kėshtu dhe shenjtorėt ikonizohen si njerėz tė shenjtėruar , d.m.th ikonizohen me bazė tė dhėnat e reja antropologjike, tė cilat vlejnė pėr gjymtyrėt e trupit tė Krishtit sipsa hirit. Kėto tė dhėna tė reja antropologjike janė eskatologjike dhe pėrmblidhen nė metamorfoza shpėrfytyrimi e qenieve tė krijuara tė tė ikonizuarve nga kungimi i energjive tė pa krijuara dhe i lavdisė hyjnore. Pa kėto tė dhėna ikonat e Kishės humbasin ndryshimin e tyre thelbėsor nga tabllotė fetare natyralise tė Krishterimit Perėndimor, tė cilat e paraqisin njeriun jo si shijues tė lavdisė dhe tė hirit hyjnizues. Veēanėrisht piktura fetare perėndimore nuk i shpreh rrjedhojat e dogmės kristologjike nė anėtarėt e trupit mistik tė Krishtit dhe si rezultat, tė mbetet pėrsa i pėrket ikonografizimit tek njeriu biologjik dhe empirik, qė nė rastin mė tė mirė drobitet nė moralshmėrinė e tij. Njė njeri tė tillė moral do tė kishim dhe nga rrjedhojat e mėsimit kristologjik tė Nestorit, por madje edhe tė Ariosit. Sepse sa pėrputhet me Nestorin kaq pėrputhet edhe me Ariosin, se pėrsosmėria e njeriut ka karakter moral dhe jo ontologjik. Me kėto qė themi kėtu nuk keqgjykojmė Romanokatolicizmin pėr arianizėm dhe nestorianizėm, por duam tė theksojmė, se gabimi kryesor nė zonėn e teologjisė – me mos dallimin ndėrmjet esencės dhe energjisė tek Perėndia – shkakton njė sėrė problemesh nė zonėn e rrjedhojave tė kristologjisė. Dhe kėto probleme, tė cilat lidhen pandarshmėrisht me sotiriologjinė reflektojnė nė zonėn e pikturės fetare.
    Por, si kuptohet prezenca sipas hirit e shenjtorėve nė ikonat e tyre? Ikona si tė ēdo paraqitje pikturale personi apo ngjarje bėn e ekzistente atė qė ėshtė pikturuar, d.m.th, bėn tė prekshme nga shqisat tona qeneien qė esencialisht mungon, qoftė person apo pamje e pikturuar. Por, ajo qė ndodh me ikonėn e Kishės ėshtė diēka shumė mė shumė dhe mė substanciale. Nė ikonėn e Kishės nuk bėhet thjesht i prekshėm i ndjeshėm personi qė mungon nuk ėshtė prezent. Sipas Shėn Joan Damaskinoit “ikonat e shenjtorėve… janė tė mbushura me Frymė tė Shenjtė”. Duke interpretuar kėtė Shėn Joan Damaskinoi, nėnvizon: “nėse i ikonizuari ėshtė plot me hir, pjesėmarrėse tė hirit bėhen dhe ikonat”. Duke u mbėshtetur tek tė lartpėrmendurat, do tė mund tė flisnim pėr prezencė sipas hirit tė shenjtorit tė ikonizuar nė ikonėn e tij, e cila bėhet e kuptueshme me nocionin e prezencės tė tė pakrijuarit hir hyjnizues, tek i cili dedikohet nė thelb shenjtėria e shenjtorit tė ikonizuar. Prezenca e hirit dhe energjisė hyjnore nė ikonė ėshtė e vazhdueshme, sepse ėshtė e varur direkt nga prezenca sipas hirit e Frymės sė Shenjtė tek personat e ikonizuar, themeloset d.m.th mbi bazėn dogmatike tė marrėdhėnies ikonė dhe prototip “shenjtorėt dhe tė gjallė ishin plot me Frymė tė Shenjtė” thekson Shėn Joan Damaskinoi. Sikundėr shenjtorėt janė tė lidhur ontologjikisht me energjinė hyjnizuese tė Frymės sė Shenjtė, kėshtu edhe ikonat e Kishės janė prurės tė hirit tė Frymės sė Shenjtė, dhe si rrjedhojė “enė tė energjisė hyjnore”. Dhe sikundėr ėshtė e pamundur prezenca e njėkohėshme fizike e personit tė ikonizuar nė tė gjitha ikonat e tij, nė ato ėshtė gjithmonė present hiri dhe energjia hyjnore e pakrijuar e personave tė ikonizuar. Me anė tė hirit hyjnor tė pakrijuar shenjtorėt janė nė tė gjitha ikonat njėkohėsisht, dhe nėpėrmjet kėtij hiri vjen kungimi eukaristik dhe besimtari vjen nė kungim real dhe marrėdhėnie mė shenjtorėt. Ndėrsa shenjtorėt si krijesa mbeten brenda kufijve tė sė krijuarės – dhe konkretisht nė kufizimet e vendit dhe tė kohės – si njerėz tė hyjnizuar kapėrxejnė sipas hirit kufizimet e latpėrmendura sipas hirit tė pakrijuar dhe sipas tė cilit janė prezent dhe vepėrojnė nė ikonat e tyre. Pra ėshtė e dukshme se ikonat e Kishės nuk objektivizojnė dhe as kufizojnė prototipin e tyre, duke e mbyllur e gozhduar nė njė vend tė caktua, por pėrbėjnė shenjė tė dukshme tė realitetit tė padukshėm dhe tė lavdėruar, tė cilin ikonizojnė. Pėrandaj dhe mohimi i ikonave nga ikonomakėt, nga etrit e Sinodhit tė Shtatė Ekumenik interpretonet si mohim i prezencės sė prototipave nė ikonat e tyre. Madje gjatė Sinodit tė 7-tė Ekumenik, besimtarėt nėn kushte tė caktuara mund tė kenė vizion spiritual tė personit tė ikonizuar. Prototipi qė ikonizohet bėhet i dukshėm prej besimtarve me shqisėn e shpėrfytyruar shpirtėrore, me anė tė sė cilės dhe besimtarėt marrin pjesė pėrgjithėsisht tek realiteti i ardhshėm qė nga kjo jetė, nėnvizon Shėn Joan Damaskinoi. Tek ikona e Kishės, d.m.th prototipi i pa dukshėm, i cili bėhet ndjeshmėrisht prezent nė atė, besimtari e shikon nė “dukje jo material” me organet ndjesore shpirtėrore tė tijat. Duke theksuar me forcė kėtė eksperiencė shpirtėrore tė Kishės Shėn Joan Damaskinoi mbėshtet se, besimtarėt: “duke parė tė padukukėrėn nėpėrmjet pėrshkrimit si prezent e lavdėrojnė”. Pėr kėtė arsye, kur besimtarėt shikojnė ikonat e shenjtorėve, nuk i referohen kompzimit artistik tė ngjyrave, por shprehin kungim tė gjallė me tė ikonizuarit. Nė tempullin orthodhoks besimtarėt nuk janė me shenjtorėt vetėm nė kungim mistik gjatė Falenderimit Hyjnor, por shikojnė shenjtorėt qė tė jenė prezentė nė ikonat e tyre. Kėshtu interpretohet edhe nderimi qė kisha u dedikon ikonave dhe shenjtorėve, nderim qė nuk ndryshon nė asgjė nga ai qė u dedikohet lipsaneve tė shenjta, apo vetė shenjtorėve.
    Por prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij interpreton edhe rėndėsisė shenjtėruese tė ikonės nė Kishė. Ikona e Kishės sikundėr thamė sjell hirin dhe shenjtėrinė e prototipit tė ikonizuar. Ky hir, nė pėrputhje me Sinodin e 7-tė Ekumenik mund tė pjesėtohet nga besimtarėt dhe t’i shenjtėrojė. Shenjtėria qė mbartin ikonat bėhet e prekshme prej besimtarve nėpėrmjet shqisės tė sė parit, gjatė vėshtrimit tė personave tė ikonizuar. Por, proskinisi falja e ikonave nuk pėrbėn vetėm njė mėnyrė pėr t’i nderuar prototipat e ikonizuar, njėkohėsisht ėshtė edhe njė mėnyrė pjesėmarrjeje shenjtėrimi: “dhe i pėrshėndoshim, i pjekim(takojmė), dhe i puthim ikonat e nderuara”, nėnvizojnė etrit e Sinodit tė 7-tė Ekumenik “duke i pasur si shpresė, marrim prej tyre shenjtėrim”. Pra, mė konkretisht shqisat e besimtarve bėhen pranues tė hirit tė ikonave, i cili shenjtėron jo vetėm shqisat e mėsipėrme, por edhe tė gjithė qenien e besimtarve. Por, shenjtėrimi i besimtarve nuk bėhet pjesėmarrės me mėnyrė mekanike. Nė hirin hyjnor tė ikonave, nuk merr pjesė d.m.th ēdo besimtar edhe as cilido qė u falet. Nė kėtė hir mund tė merret pjesė vetėm nėn disa rrethana tė caktuara. Kushtet pėr kėtė pjesėmarrje janė besimi, pastėrtia shpirtėrore me tė cilėn duhet t’u afrohen besimtarėt ikonave tė Kishės. Kėshtu ėshtė e qartė se si ikonomakėt duke mohuar ikonat, mohojnė prezencėn sipas hirit tė Frymės sė Shenjtė nė ato dhe rrjedhimisht mohojnė dhe njė mundėsi shenjtėrimi tė besimtarve.
    Prezenca sipas hirit e shenjtorėve nė ikonat e tyre lidhet pandarshmėrisht me mrekullibėriet e ikonave. Mrekullitė qė bėhen nėpėrmjet ikonave vėrtetojnė marrėdhėnien e ikonave me personat e ikonizuar, pėrderisa, sikundėr vėrejnė edhe etrit e Sinodit tė 7-tė Ekumenik “nėpėrmjet ikonave tė shenjta shihen shėnjtorėt duke bėrė mrekulli”, ndėrsa paralelisht dėshmojnė kungimin direkt dhe personal tė besimtarve me personat e ikonizuar. Interpretimin teologjik tė mrekullive tė kryera nga ikonat e Kishės e jep Shėn Joan Damaskinoi: “Mrekullia pėrbėn pėrgjigje tė Perėndisė nė kėrkesat e besimtarve qė vijnė me besim tek ikonat. Ai qė e kryen mrekullinė ėshtė gjithmonė Perėndia, pavarėsisht nėse kėrkesa i derjtohet Atij, direkt ose indirekt. Perėndia i pranon kėrkesat e besimtarve edhe kur besimtarėt i drejtohen atij nėpėrmjet shenjtorėve tė tij. Mrekullitė e ikonave anjėherė nuk janė autonome nė kuadrin e Kishės, por lidhen nė mėnyrė direkte me personat e ikonizuar, tė cilėt i dedikojnė fuqinė mrekullibėrėse hirit tė Perėndisė. Duke qenė se tė gjitha ikonat janė prurėsė tė prezencės sipas hirit tė tė ikonizuarit, njė dallim ndėrmjet ikonave si mrekullibėrėse dhe jomrekullibėrėse ėshtė i pasuksesshėm nga pikpamja teologjike. Kjo pėr faktin se, prezenca e hirit hyjnor tė pa krijuar, tė prototipave tė ikonizuar nė ikonat e tyre i bėn ikonat e Kishės mrekullibėrėse, ndonėse hiri nuk shprehet gjithmonė me forma tė dukshme.
    Duke mbaruar, do tė mund tė mėshtesnim si konkluzion se, prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij gjen mbėshtetjen tek i gjithė mėsimi dogmatik i Sinodit tė 7-tė Ekumenik, siguron teologjinė e Kishės Orthodhokse pėr dallimin ontologjik tė esencės dhe energjisė tek Perėndia, e cila themelohet nė mishėrimi dhe vepra shpėtimtare Perėndisė Fjalė, i shėrben kungimit tė gjallė dhe direkt tė Kishės militante me anėtarėt e lavdėruar tė trupit tė Krishtit sipas hirit dhe sė fundmi, interpreton shenjtėrimin dhe mrekullibėriet e ikonave. Nga tė gjitha kėto bėhet e dukshme, se prezenca sipas hirit e prototipit nė ikonėn e tij nuk pėrbėn tė vėrtetė me rėndėsi periferike, por ngjarje qė shqetėson rezultativisht teologjinė dhe eksperiencėn spirituale tė Kishės.

    Shqipėroi dhiakon Mihal Sanellari

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Program qe fsheh komplet ikonat ne System Tray
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-09-2004, 17:32
  2. Ikonat dhe Objektet Kishtare
    Nga dodoni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:39
  3. Ikonat ē'jane dhe ē'perfaqesojne?
    Nga northernbard nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-07-2002, 11:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •