Kori i Bretkosave

Kafshėt e pyllit mblodhi
Mbreti njė tė djelė.
Me zė plotė u foli:
Njė lajm u kam sjellė!

Do bėjmė Festival
me autorėt tanė.
Ndaj nuk dua fjalė
Gati tekstet janė??

Dy fjalė tha Poeti!
Foli Lauresha:
- “Urdhrat qė jep Mbreti
Dihet janė tė shenjta.”

Njė problem e kemi
Cila do jetė skena?
Pastaj ku do gjeni
Shqipen me dy krena?

Mbreti i nervozuar
E vėshtroi nė sy:
- “Moj paske harruar?…
Nuk tė pyesim ty!…”

Kafshėt ulėt kokėn
Pastaj u shpėrndanė
Dikush pyeti sqokėn *
- “Morre vesht ēfarė thanė?”…

Sqoka uli bishtin
Dhe iku e heshtur.
E pyetėn urithin *
Qė ish duke fjetur:

“O urith kumbara,
a morre gjė vesht?”
- Festival ėshtė gara
Shko kėndo dhe hesht!

Nisėn pėrgatitjet
Studiot gumėzhinin
Kėngėt si simitet
Nga “poetėt” dilnin…

Njėri kish bėrė kėngė
Pėr forcėn e mbretit
Tjetri pėr njė Nėnė
fishkur prej kurbetit!
Dy tė tjerė solistė
Do k’ndonin duet.
Njė muzikė tė pistė
Kishte njė kuartet…

Po mė shumė ēuditi
pyllin anė e mbanė
SHIK-u shpejt e ngriti
zėrin si mėnjanė:

“Kemi ca tė dhėna!
Do ta kemi zor!
Se nja 10 bretkoca
Na kanė ngritur Kor(!)

Ky ėshtė Festival
Qė nuk e ka hak!
Tė kėndojnė bretkocat
Me guak guak!…”

SHIK-u nisi punėn
Gjėndjen e studjoj
Mbasi kruajti sumėn
Mbretin informoj:

“do kėndojnė hajdutat
cubat, djem e dhisė!
Pastaj prostitutat
Do tė bėjnė striptisė.

Njė kėngė ka bilbili
Me njė tekst tė vjetėr
Dy kėngė ka trishtili *
Ujku ka njė tjetėr.

Njė balladė ka miu
Njė kantatė ēakalli *
Do kėndoj ariu
Si bass Festivali.

Dhelprat kanė korale
me temė nga mashtrimi.
Kėngė piramidale
do kėndoj hutini *

Pastaj ka njė valle
sa pėr atmosferė.
Njė duet pėr hallet
do kėndoj njė drerė…


Luani dėgjonte
Sytė pėrgjysėm mbylli
SHIK-u informonte
Se ēfarė bėnte pylli…

Kur papritmas Mbreti
ulėrimėn zuri:
“-kėngė nga bregdeti
ku valon Flamuri

A do ketė koncerti?
Apo s’ėsht’ menduar
Tė kėndojė dhe pleshti
Qė s’na lė pa kruar?!…”

Kori i bretkosave
Bėri inēizimin
Ndėrsa kori i pleshtave
Vuri lajmėrimin:

“FESTIVAL i parė
qė né marrim pjesė!
Sejcili kėngtarė
pa kruar s’do mbesė!

Se kemi krijuar
njė kėngė kryevepėr!!
Me muzikė huazuar
Dhe me tekst tė vjetėr!”

U bė kurioz mbreti
SHIK-i s’kish tė dhėna
Se ēfarė thonte teksti
Ē’muzikė kishte kėnga.

Morra vesht nga macia
qė s’kishte dyshim!
Kori me bretkoca
Kishte tekstin tim(!!!!!!!)

Unė s’ua kisha dhėnė.
Nga e kishin marrė?
Ē’ishte ajo kėngė
Nė pyllin shqiptarė???!…

Erdhi natė e parė
Kėnga s’u kėndua
Bretku kėngėtarė
Na kishte munguar(?)



Kėrkova tė dytėn
Pastaj natėn e tretė
Lotėt seē mė mbytėn…
Fajin kisha vetė!

Se para shumė vitesh
Kisha hedhė nė plehra
Tekst me temė rrospijesh
Dhe me fjalė tė dhjera!…

Dikush nga kureshtja
Do kėrkoj tā dijė
Se ēfarė kishte strofa
Dhe refreni i tij!

Nėse mė besoni
Kush ėshtė e vėrteta:
“ēohu Enver Hoxha!
Hej ti, tungjatė jeta!”

……………………..
Pra ky popull dashka
Bukėn me racion
Dhe tė ikė pėrjashta
Me prostitucion!


· - tė gjitha fjalėt me yll janė shpezė e shtazė pylli (nuk kanė tė bėjnė me pseudonime “VIP-ash” tė politikės! Larg qoftė!)



Fluturo shqiptar drejt qiellit!
Galaktikave anė e mbanė
As planetet mbrapa Diellit
Me dy krena SHQIPE s’kanė!
(E kanė sllavėt – fqinjėt tanė)