Kush ishte Ahmet Zogu?
Themeluesi i gjenealogjisė sė njohur tė kėtij mbreti Zog quhej thjesht Zogu. Cub shumė i fuqishėm dhe kriminel fort i njohur, ky Zogu i parė qe bėrė i tmerrshėm nė Mat, fshati i tij i lindjes, si dhe nė fshatrat pėrreth. Qeveria e sulltanėve tė Kostandinopojės diti ta bėjė pėr vete kėtė cub dhe i dha pėr mė tepėr titullin e beut si titull fisnikėrie. Mė pas, pasuesit e kėtij Zogu morėn edhe titullin mė tė lartė, atė tė pashait. Zogut tė parė pra iu njoh pushteti mbi Matin dhe rajonin pėrreth. Iu besua nė mėnyrė tė posaēme pėrkujdesi pėr tė shtypur katolicizmin nė vendet qė u vunė nėn administrimin e tij. Duhet shėnuar se pėrgjithėsisht, qeveria e Turqisė u jepte tituj dhe funksione cubave e kriminelėve.
Ėshtė pikėrisht ky Zogu, dhe mė pas bijtė e nipėrit e tij qė, etapė pas etape, detyruan nėpėrmjet forcės fshatra tė tėra si Predhi, Macukulli, Kulla e Pashės, njė pjesė e Lurės, etj. tė braktisin fenė katolike e tė shndėrrohen nė myslimanė. Njeri i dhėnė pas tėrė mizorive dhe plaēkitjeve, stėrgjyshi i mbretit tė sotėm tė Shqipėrisė terrorizonte krejt rrethinat. Deri vitet e fundit, nė oborrin e banesės sė Zogollinjve nė Mat lulėzonte e shėndetshme e ndoshta ekziston edhe sot pema tradicionale nė tė cilėn u varėn tėrė ata katolikė dhe tėrė ata njerėz tė gjykuar si kundėrshtarė tė kėsaj familjeje... Pėrfundimisht, duke lėnė Matin pėr tė shkuar nė Tiranė, ky stėrgjysh famėkeq u vra nė kėtė qytet para gati njėqind e njėzet vjetėsh tek mbante nė kurriz njė thes mbushur me objekte tė vjedhura nė treg. Dhe ėshtė qesharake tė thuhet qė pasuesi i kėtij individi ka ngritur kohėt e fundit nė Tiranė njė monument mbi varrin e atij ish stėrgjyshi.
Sa pėr edukimin qė mbreti i Shqipėrisė mori nė familjen e tij, ky edukim bėri qė nė shpirtin e tij tė hedhė rrėnjė duke iu futur nė mėnyrė tė natyrshme edhe nė gjak, urrejtjen ndaj katolikėve nė Shqipėri, pėrndjekja dhe shkatėrrimi i tyre. Historinė e stėrgjyshėrve tė tij ai e shihte tė vaditur me gjakun e katolikėve dhe tė kundėrshtarėve tė familjes sė tij, derdhur aq bollshėm.
Pėr tė plotėsuar kėtė urrejtje anti tė krishterė, mbretit Zog iu deshėn jo mė shumė se tre vite studimi tė bėra nė gjimnazin Nemunei Terekki nė Konstandinopojė, ku me pėrjashtim tė atij tėrbimi satanik kundėr katolikėve dhe tė njėfarė ligėsie bizantine, nuk pati ndonjė pėrparim tė dukshėm nė studime tė tjera. Thjesht kohėzgjatja e kėtyre studimeve prej tre vjetėsh lejon tė gjykohet se sa kulturė kishte ai!...
Kur Zogu sapo mbushi moshėn 19 vjeēare pėr aq sa mund gjykohet pėr kėtė moshė nga sa thoshin vetė familjarėt e tij, pėrderisa nuk kishte gjendje civile qeveria e sulltanit kėrkoi tė merrte frytin e kėtij edukimi tė dhėnė, si dhe tė konkretizonte urrejtjen qė Zogu kish mėsuar aq mirė. Mė 1912, qeveria turke i dha gradėn e majorit dhe i besoi 4000 pushkė. Kostandinopoja kish frikė se mos revoltoheshin fiset katolike dhe veēanėrisht Mirditorėt, gjė qė e kishin bėrė shumė herė. Njė rebelim i ri do mund tė sillte si rezultat ēlirimin e krejt Shqipėrisė nga sundimi turk sepse qeveria turke nuk do mund ta shtypte dot.
Ahmet Zogu u ngarkua pra pėr tė shpėrndarė 4000 pushkėt tek besnikėt e tij tė Matit dhe nėse katolikėt ngriheshin nė revoltė, ai duhej tė bėnte qėndresė derisa tė vinte ushtria e sulltanit.
Ja pra cili ishte ai njeri! Ja pra ai Ahmet Zogu qė do mbretėronte dhe mbretėron edhe sot nė Shqipėri! Dhe ky, u dashka tė na ngjallė mes Shqiptarėve dashurinė pėr bashkimin e kombit, dashurinė pėr atdheun! Dhe ky, siē u betua faqe dynjasė, u dashka tė na mbrojė fenė e minoriteteve!... Pėr fat tė keq, ėshtė politika e gabuar fund e krye e qeverisė sė njė kombi fqinj qė i imponoi popullit shqiptar kėtė gjė tė bukur! Dhe kjo qeveri ia imponoi njė populli i cili as qė donte
tia dinte pėr njė mbret, e aq mė pak pėr njė mbret Zog!... Thuhet se sot, njerėzit e kėsaj qeverie tė huaj e kanė vėnė re gabimin trashanik qė kanė bėrė! Por, me tė vėrtetė, ėshtė shumė vonė!...
E kush nuk e di nga ana tjetėr se mbreti Zog ēeli udhėn drejt pushtetit mbretėror mė tė lartė vetėm falė atentateve e vrasjeve qė ka kryer duke paguar kriminelė, pėr tė zhdukur tėrė ata kundėrshtarė tė tij tė ēarmatosur! ...
***
Gjithkush mund tė lexojė lajmet e pakta qė gazetat japin herė pas here pėr Shqipėrinė : dhe u zihet besė kollaj atyre ēka thuhet nė gazeta. Tė dhėnat qė botojnė burojnė megjithatė, gati pėrherė, nga vetė qeveria e Shqipėrisė. Por duhet bėrė kujdes pėr tė mos u besuar!...
Nga ana tjetėr, kushdo pandeh se nė Shqipėri - qėkurse ky vend po qeveriset prej Zogut -, gjithēka ėshtė e trėndafiltė, dhe se Shqipėria ėshtė tashmė e modernizuar. Nuk ka gjė mė tė rremė. Nė fakt, Zogu bėn jetėn e njė sulltani tė vėrtetė turk, kurse populli lėngon nė mjerim. Duhet shkuar nė vend, pėr ta parė me sy dhe me mendje tė ēlirėt nga ēdo paragjykim dhe nga ēdo predispozitė. Nuk duhet gjykuar thjesht nga njė banket i shtruar nga Zogu apo nga njė prej ministrave tė tij pėr ndonjė personazh qė viziton Shqipėrinė. Nuk mund tė shihet mjerimi i njė populli pėrmes pasqyrės sė njė Fordi apo tė njė Renaulti qė ecėn me shpejtėsi pėr ti ēuar vizitorėt njė hotelin mė tė mirė tė ndonjė qyteti shqiptar. Duhet zbritur nga automobili, dhe duhet depėrtuar nė banesat e fshatarėve e tė malėsorėve. Atje mund tė shihet me sy dhimbja dhe mjerimi qė mbretėrojnė nė kėto familje tė zhveshura nga krejt tė ardhurat falė vjedhjeve e shpėrdorimeve tė mbretit tė tyre dhe tė satrapėve qė ka pėrreth.
E kush nuk kujton me tmerr e urrejtje atė ēka ndėrmori qeveria e Zogut ndaj katolikėve tė fisit tė Dukagjinit e tė Pukės!
Sipas njė plani tė studiuar mirė, Zogu nisi tė shkelė me kėmbė ēdo tė drejtė tė kėtyre fiseve. E bėri me qėllimin mė tė urryer pėr tė shkaktuar njė revoltė tė armatosur. Dhe ia arriti planit tė neveritshėm. Nė nėntor 1926, shpėrtheu nė ato male revolta kundėr qeverisė. Zogu thirri menjėherė disa prijės myslimanė tė shitur e fanatikė nga Dibra, Shkodra, Mati e Luma. I detyroi tė shkonin e tė nxisnin besimtarėt e krahinave tė tyre pėr tė rrėmbyer armėt e pėr tė mbrojtur gjoja fenė e tyre myslimane kundėr katolikėve tė fiseve nė revoltė, pėr ti parė kėta tė godisnin myslimanėt, bashkėpatriotėt e tyre, nė emėr tė zhdukjes sė islamizmit nga Shqipėria. Nuk mund tė imagjinohet se deri nė ēpikė kulmore u nxit nga regjimi fanatizmi i tėrbuar i masave myslimane tė atyre trevave, nė vetvete aq paqėsore. Dy fiset katolike tė pėrmendura u sulmuan e goditėn nga lloj-lloj bandash tė armatosura.
Pas njė luftimi tė denjė, fiset nė revoltė u detyruan tė dorėzohen. Kurrė, asnjė vend i rebeluar nė rajone armike e barbare nuk ka qenė trajtuar nga ngadhėnjyesit me njė mizori tė pėrngjashme. Tėrė fshatrat qė pėrbėnin fisin e Dukagjinit dhe atė tė Pukės u rrėnuan plotėsisht dhe u shkatėrruan me themel. Kush nuk donte apo kush nuk mundi tė largohet jashtė atyre zonave u vu nėn hekura dhe iu nėnshtrua torturave. Gra e fėmijė njohėn poshtėrime ēnjerėzore dhe u lanė tė vdesin urie e nga tė ftohtit.
Tragjedia pėrfundoi me ekzekutime kapitale. U dėnuan me vdekje, me varje, dymbėdhjetė burra nga tė kėtyre fiseve. U dėnuan po ashtu me vdekje dy priftėrinj tė pafajshėm katolikė. I pari qė nuk do harrohet kurrė ishte abati Gjon Gazulli. E varėn nė Shkodėr mė 5 mars 1927. Po japim kėtu fotografinė e tij dhe atė tė krimit tė tmerrshėm.
Prifti tjetėr i dėnuar me vdekje ishte Stefan Vjerdha, ndėshkimi i tė cilit u shndėrrua nė burgim tė pėrjetshėm.
Franēesk Karma
Prift shqiptar i mėrguar.
Krijoni Kontakt