
Postuar mė parė nga
ALBA
ZOGU SHTETARI ME I SHQUAR SHQIPTAR
SHBA NJEH ZOG I,MBRET I SHQIPTAREVE
-" Telegrami i meposhtem eshte cuar sot nga presidenti per Mbretin e Shqiptareve; " Eshte me nje kenaqesi qe ju afroj Madherise suaj dhe popullit shqiptar urimet me rastin e hipjes suaj ne fron.Populli amerikan bashkohet me mua ne shprehjen e urimeve me te mira per shendetin e Madherise Suaj dhe lumturine dhe bollikun per Shqiperine Kellog "53 (Arkivi i Departamentit 875.91/280.Telegram i sekretarit te shtetit per Ministrin e tij Grant nme Tirane. Faqe 848,1928 Vol I)
Mbreteri!Tingellon kumbueshem.Se fundmi ,qysh pas Bardhylit dhe Teutes, shqiptaret,pasardhesit e Ilireve kane mbreterine e tyre.Dikush mund te thote se eshte vone.Viti 1928.Jo!Perreth,Shqiperia rrethohej nga Mbreteria e Jugosllavise,Italise dhe Greqise.Mbase Zogu merrte fuqi diktatori,por ama Shqiperia shfaqej me e forte dhe serioze ne korridoret e diplomacise evropiane dhe boterore.Sa shume kritizere ka sot per Zog i Pare ne Shqiperi.
E natyrisht qe keta kritizere, nuk jane me te mencur dhe te afte se Presidenti i SHBA ne vitin 1928 qe uronte i pari,Mbretin e Shqiptarve.Jo vetem shqiptaret,brenda kufinjve,por edhe Kosova dhe Cameria kishin mbretin e tyre.
Mbreteria e Zogut,nuk ka qene nje shtet demokratik me parametrat qe e kerkojme sot,por ka qene me mijera here me shtet demokratik se diktatura e Hoxhes,Alise dhe Nanos.
Zogu paska nxjerre ne ankand pasurite nentokesore.Hoxha beri te njjeten gje duke ua dhene ruseve dhe kromin kinezeve.E vetmja gje qe mund te afronte Shqiperia per bashkepunim,tregeti dhe per perfitim,duke krijuar edhe vende pune, ishte nentoka e saj.Nentoke ,jo vetem mitologjike,por e pasur me nafte.
Fan Noli ishte gjigand krahasuar me Zogun, nje njeri me shume dije dhe kulture shume te madhepor nuk diti te ishte shtetar.Edhe ne SHBA sot ka me dhjetra njerez te ditur e me shume kulture,por president eshte Klintoni.Te jesh shtetar nuk mjafton te jesh i ditur,mund te mos jesh shume i afte e me shume kulture por duke ditur te perfitosh nga shanset,klanet dhe lidhjet e ndryshme ,pa harruar prapaskenat, mund te arrish kreun e shtetit. Mbreti Zog i pergjigjej Presidentit Coolidge,duke e falenderuar per njohjen dhe ndihmen humane qe SHBA i kishte dhene Shqiperise permes Kryqit te Kuq .
Diplomacia shqiptare eshte ne veprim.Ministri amerikan ne Mbreterine e Serbeve,Kroateve dhe Sloveneve, lajmeron sekretarin e Shtetit se ka pasur nje takim me te Ngarkuarin me Pune te Shqiperise,z.Shtylla. Shtylla ka vleresuar shume faktin e njohjes se Mbreterise sepse SHBA ishte Fuqia e pare e Madhe qe njihte Mbreterine Shqiptare.Menjehere pas njohjes nga SHBA,kishte ardhur edhe njohja nga Jugosllavia.Amerikani i ka deklaruar se SHBA, nuk i ka ushtruar asnje trysni Jugosllavise qe te njihte Mbreterine.
"Z.Shtylla atehere nenqeshi duke thene:" Me se fundi shembulli amerikan,padyshim ka stimuluar Jugosllavine te njohi Mbretin, tim,duke mos pritur veprimin e Anglise dhe Frances, ashtu sic me tha Z.Shumenkovic, zevendesues i Ministrit te Jashtem, se ishin te detyruasr t'i prisnin"54 (Arkivi i Departamenti te Shtetit . 875.01/290 Foreign Relations Faqe 849,1928
Te paret qe kishin njohur Mbreterine ishin Italia.pastaj me radhe: Greqia,Hungaria,Uruguaj,SHBA,Jugosllavia,Bullgaria ,Franca,Britania e Madhe. Pas njohjes se Uruguajit, zyrtaret shqiptare prisnin me ankth.Telegrami i presidentit amerikan, me 13 shtator,ishte nje cast lumturie.Zog i Pare ,natyrisht,nuk dinte anglisht.Ka derguar urgjent telegramin ne Ministrine e Jashteme qe t'ia perkthenin.Kur telegrami i ishte lexuar Zogut, Tirana kishte llamburritur nga dritat.Ne oren 4 mbasdite,Ilias Vrioni ka kerkuar takim me ministrin amerikan.
Amerikani i raporton qendres se Vrioni ishte ne ekstaze,shume i gezuar.Amerikani i ka qendruar ftohte,duke i thene se nuk kam marre asnje fjale nga Washingtoni .
Dy kurorat origjinale te qendisura me ar per naltmadheninee tij nga Mjeshtri Halil Dajci "Me gjithe tere kete gezim ishte nje keqedashje e nenthekshme kunder Britanise se Madhe,Frances dhe Jugosllavise.Ai sulmoi se njohja amerikane do te forcoje fuqite e tjera te per njohje.Kur une i afrova noten e njohjes se 15 shtatorit, ai tha se ky ishte triumfi i kurorezimit diplomatik i qeverise se re."55 (Arkivi i Departamentit te Shtetit .875.01/291.Foreign Relations 1928,Vol I,faqe 850)
Franca dhe Britania afruan njohjen me 21 shtator ,edhe pse nuk e pelqenin titullin"Mbret i shqiptareve".Mbi 1500 shqiptare kane shkuar te legata amerikane duke demonstruar te gezuar.Ministri amerikan i ka ftuar te gjithe brenda gardheve te Legates.Ne krye ishte banda ushtarke, qeveritare. Eshte luajtur himni amerikan dhe shqiptar
" me pas une mbjata nje fjale qe nuk kisha ndermend ta beja.Departamenti nuk do te marri nje kopje te fjales por une nuk thashe ndonje gje qe mund te sjelli problem.Une asnje here nuk kam folur si te huajt e tjere,qe kur flasin para popullit te ketij vendi i trajtojne shqiptaret si femije"56 (Telegram875.01/291. Foreign Relations,faqe 851)
Koco Kota,kryeminister dhe ne rolin e ministrit te jashtem ad 'interim, i kthen pergjigje zyrtare njohjes se Mbreterise nga SHBA Po pse e njohu SHBA,Ahmet Zogun kaq shpejt?Zogu ishte i zgjuar.Kishte kohe qe punonte me kujdes te ruante drejtpeshimet ne Politiken e Jashteme.Vete emerimi i Faik Konitces, si Minister ne SHBA,ishte nje levizje shume e zgjuar.Nga nje armik potencial e shnderroi ne nje mbrojtes te fuqishem.Konitca e dinte se Zogu ishte ne dukje injorant, ne krahasim me te,por duhej respektuar fakti qe Zogu kishte ditur te organizonte nje shtet serioz, me ligje te forta e ku ndjehej dora e shtetit.Zogu ishte treguar krenar ndaj Greqise,por edhe diplomat dhe dinak ndaj Jugosllavise.Erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit por shpejt i ktheu krahet.Zogu ishte pragmatist ,duke patur nje shikim ne horizont.Edhe pse ishte geg, ne kabinetet e tij afroi shume toske ,duke respektuar aftesite e tyre.Ndaj nuk mund te akuzohet per lokalist.
Brezi yne, ne shkolla u detyrua te urrente 'regjimin satrap' te Zogu por te gjithe kujtojme gjysherit tane,se me sa respekt flisnin per kohen e Zogut. Amerikanet e mbeshteten se ishte nje realitete historik,por do te benin te kunderten ndaj djalit te tij, Leka Zog i Dyte.Ishin maerikanet qe nuk njohen fitoren e tij ne zgjedhjet e 1997.Vete zyrtare te Departamentit te Shtetit,si deskoficeri i Shqiperise, Eric Lundberg, i cili ne zgjedhje ishte ne zonat e Tiranes me tha se'Ne zonat qe isha une, Monarkia fitoi" Zogu si i barabarte me burra shteti te nje supershteti. Amerikanet kishin njohur dhe mbeshtetur nje burre shteti, per te cilin shume pak eshte shkruar dhe folur ne Shqiperi.
Por edhe Fan Noli ishte nje figure e madhe.Intelektual shume me lart se Zogu por ishte idealist.Ishte reformator pro-perendimor,por gaboi kur u afrua me bolsheviket e BS. Zogu erdhi me ndihmen e Beogradit, Noli pati perkrahjen e madhe te Greqise.
Krijoni Kontakt