DINASTIA ZOGU Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te nderuarit Ahmet Zogu Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912 e deri ne kohen kur italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri ne vitin 1961. Nuk eshte e lehte me qe te flases per jeten e te nderuarit Zog. Arsyet jane te ditura, sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe ne permendje emrin e Zogut apo te kohes se tij te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25 vjecare Zogu luftoi, punoi e sundoi u be tabu
Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje heshtje per te edhe pse Sqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume parti politike . Ahmed Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut. Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit. Historia na thote se Matja ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur u munden shpatajt dhe Balshajt zemer medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare, zune vendin e tyre, dhe moren flamurin e lirise dhe u rradhiten tu bejne balle sulmeve turke. Me i afti nder ta ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne Veri, Arian Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne jug Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato te jugut. Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e tij. Me te voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje luftetar i mire ne sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e tij. Mirepo Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti rastin erdhi ne Shqiperi me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se kishte harruar kurre. Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve ne betejen e Nish*t, niset me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28 Nendore te vitit 1443 ngren Flamurin e Lirise ne Kruje. Per njeset e pese vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise te lira. Pas vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten shijuar Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut. Burgajeti ishte zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e motshme e Principates se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices, motres se Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut zbriti nga Veriu I Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit. Zogollet u ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastine Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh dhe me pas Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden me e mbajt Matin jashte sundimit Turk. Me 1621 kur ne fushe te betejes u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje Sulltanit njehere e pergjithmone se ne Mat zien vetem baruti. I biri i Abdullait, Ahmeti dhe me pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por ndihmuan krahina te tjera me i shkeput copa-copaprej duareve te turqeve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu rab e u internua ne Turqi. Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe "Luanesha e Matit". T. Dilo ne librin e tij "Mbreti i jone ne rinine e Tij", botuar ne Tirane ne vitin 1935, thekson: "Dhe ne fakt ka qene nje familje shume e degjuar dhe shume e respektuar ajo e Zogut. Ne shume vilajete te Turqise dhe ne qarqet e Stambollit, bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej shumeshekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kesaj Familje, te cilet kishin ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e tyre te rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas brezi." Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre. Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren. Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare. Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqiperine.
Vazhdon...
Krijoni Kontakt