Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sollaku: Nano e Abdiu s'kanë kryer veprimtari kriminale
    BASIR ÇOLLAKU


    24 Shkurt Mbyllen hetimet për pretendimin e Lesit, kërkohet imuniteti i tij

    Sollaku i kërkon Kuvendit imunitetin e deputetit Nikollë Lesi, pasi ka bërë hetime dhe ka provuar se pretendimet e tij, publikuar më 8 nëntor 2004, në adresë të Kryeministrit Fatos Nano dhe ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ishin shpifje. Më datë 18 shkurt, Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një shkresë-kërkesë drejt Parlamentit, duke kërkuar një votim tjetër për heqjen e mandatit të Lesit. Pas hetimeve del se Nano dhe Abdiu nuk kanë kryer veprimtari kriminale, saktëson Sollaku në kërkesën për autorizim, drejtuar Kuvendit.

    Motivet

    Në dokumentin e firmosur nga Sollaku, thuhet se shtetasit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, të pyetur nga organi i akuzës, deklaruan se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me deklarimet e zotit Lesi. Institucioni i drejtuar nga Sollaku, pohon se nga hetimet e zhvilluara lidhur me dokumentin e paraqitur nga Nikollë Lesi, ka rezultuar se ai nuk paraqet të dhëna reale dhe është dokument i manipuluar. Hetuesit, pohojnë se, Sokol Koçiu pranon se ka përgjuar një bisedë në "Rogner" mes Kryeministrit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiut, por këtë e ka bërë rastësisht, dhe materialet ia ka dorëzuar ish-prokurorit Rakipi. Prokuroria thotë në relacionin e saj se, kjo nuk rezulton e vërtetë nga hetimet. Në relacionin e institucionit, drejtuar nga Sollaku, thuhet se është e vërtetë që në janar të vitit 1998, me nismë të deputetit Abdiu, jnaë bërë ndryshime të disa neneve në Kodin Penal, por ato s'e kanë bërë të padënueshëm fenomenin e trafikut të armëve.

    Hetimet

    Hetimet, deklaron Prokuroria, kanë provuar se, "Kryeministri Fatos Nano dhe deputeti Fehmi Abdiu, nuk kanë kryer veprimtari kriminale, që ka të bëjë me trafik armësh". Në këtë mënyrë, sipas akuzës, Nikollë Lesi ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes për shkak të detyrës, nisur nga motive, që duke deskritituar figurën e dy funksionarëve të lartë shtetërorë, veçanërisht të Kryeministrit Fatos Nano, të tërheqë vëmendjen e deputetëve për të mos votuar kërkesën e Gjykatës së Lartë për dhënie leje për procedim penal ndaj tij, në një proces ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e Kryeministrit. "Për sa më sipër, bazuar në nenin 288/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë autorizimin për procedim poenal në ngarkim të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Nikollë Lesi".

    Disa nga provat e akuzës

    1-Dokumenti i disponuar nga zoti Lesi dhe i lexuar nga ai në Kuvend, më 8 nëntor 2004, është një dokument i faksuar dhe prejardhur nga një dokument që disponohej nga shtetasi Mero Baze, dorëzuar në Prokurori prej këtij të fundit

    2-Dokumenti nga i cili ka prejardhjen, dokumenti i lexuar në Kuvend, nuk është origjinal, por është dokument i kaluar në proceset e skanimit, printimit dhe fotokopjimit, gjë që të krijon bindjen për manipulimin e përmbajtjes së tij

    3-Ekspertimi provoi se nënshkrimi dhe datat që ndodhen në faqen e parë të dokumentit të prezantuar nga Nikollë Lesi dhe të deklaruara si të shkruara nga Arben Rakipi, nuk duhet të jenë të tij

    4-Nga ekspertimi i nënshkrimeve në fund të çdo faqeje, ka rezultuar se nënshkrimi në faqen e parë, nuk ka elementë të mjaftueshëm për krahasim, nënshkrimet në tri faqet pasardhëse duhet të jenë të shtetasit Sokol Koçiu, ndërsa ai në faqen e fundit nuk duhet të jetë i Sokol Koçiut

    5-Nga deklarimet e shtetasit Arben Rakipi, rezulton se ai nuk ka asnjë dijeni rreth këtij materiali dhe se nuk i është dorëzuar nga asnjë person një material me përmbajtjen e dokumentit të prezantuar nga Nikollë Lesi

    6- Nga hetimi i kryer në arkivat e institucioneve të Prokurorisë së Përgjithshme, SHISH-it, Ministrisë së Rendit, Ministrisë së Mbrojtjes, rezultoi se një material i tillë nuk disponohet as fizikisht, as i evidentuar në regjistrat e protokolleve të këtyre institucioneve

    Versioni zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme

    Prokuroria e Përgjithshme: Kërkohet autorizim për procedim penal ndaj deputetit Nikkollë Lesi

    Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Kuvendin Popullor kërkesen për autorizim për procedim penal për veprën penale të shpifjes parashikuar nga neni 240/2 të Kodit Penal ndaj deputetit Nikollë Lesi. Si bazë për regjistrimin dhe hetimin e këtij procedimi, shërbyen deklarimet e shtetasit Nikollë Lesi në cilësinë e deputetit të bëra në seancën plenare të Kuvendit të datës 8.11.2004. Nga hetimet e deritanishme rezulton se, z.Nikollë Lesi ka konsumuar veprën penale të shpifjes për shkak të detyrës, parashikuar nga neni 240/2 të Kodit Penal. Kjo vepër penale konsiston në faktin se z.Nikollë Lesi, publikisht përhapi thënie të pavërteta dhe me qëllim diskretitimi të punonjësve shtetërorë, zotërinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, duke pretenduar: më 15.12.1997 midis tyre është zhvilluar një bisedë, në thelb të së cilës qëndron përpjekja kriminale e tyre, për të iniciuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Penal, të bëra në dhjetor të vitit 1996, me qëllim që të krijonin vakum ligjor për të mos u dënuar veprimtaria e trafikut të armëve. Në këtë mënyrë, ata do t’i krijonin mundësi vetes të kryenin trafik armësh, të fitonin para nga kjo veprimtari dhe t’i shmangeshin përgjegjësisë penale. Për veprën penale të shpifjes nga deputeti Nikollë Lesi, kanë paraqitur ankim në Prokurori zotërinjtë Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu. Hetimet e këtij procedimi penal kanë provuar se ajo që është deklaruar nga z.Nikollë Lesi në seancën e Kuvendit të datës 08.11.2004, nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë fakt që të provojë se biseda e mësipërme është zhvilluar. Vazhdon

    2 –

    Duke iu referuar deklarimeve të z.Nikollë Lesi në Prokurori dhe materialeve të dorëzuara prej tij, rezulton se ai disponon vetëm një dokument të përbërë nga pesë fletë të faksuara dhe të manipuluara. Prej tij nuk është dorëzuar as kasetë, ku të jetë incizuar biseda e pretenduar midis zotërinjve Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu dhe as procesverbal origjinal transkriptimi të kësaj bisede. Zoti Nikollë Lesi ka bërë publike një dokument që nuk i ka rënë në dorë në rrugë zyrtare apo burim i identifikueshëm. Nga hetimet e zhvilluara është provuar se, në janar 1998, me nismë të deputetit Fehmi Abdiu, ish-Kryetar i Komisionit të Ligjeve, janë bërë ndërhyrje në disa nene të Kodit Penal, por këto ndryshime nuk e kanë bërë të padënueshëm as fenomenin e trafikimit të armëve dhe as konfiskimin e të ardhurave nga ky trafik, pasi ai dënohej nëpërmjet neneve 171, 278, 333 dhe 334 të Kodit Penal. Ndërsa konfiskimi i të ardhurave nga ky trafik realizohej nga neni 36 i Kodit Penal.

    Pjesë nga përgjimi i lexuar në Kuvend nga deputeti Lesi

    ......Abdiu: Z.Kryeministër, kot u munduat, e kishim lënë për nesër.

    Nano: Jo, jo. Nuk ka problem. Ti ke ardhur apostafat me urgjencë dhe mua më intereson shumë kjo çështje. Si ja bëre, a gjete zgjidhje?

    Abdiu: Po! Besoj se ja kam gjetur për të gjitha ato që më ke thënë. Vetëm po qe se më kundërshton Thimio. Po flas me ngut meqënëse nuk kemi kohë. Unë kam gjetur zgjidhjen më të mirë e të mundshme dhe e kam gati materialin. Por si fillim duhet të shfuqizojmë një ligj për Saliun.

    Nano: Akoma me atë kafshën ti?

    Abdiu: Nuk mund të veprojmë dot ndryshe. Eshtë shumë e rëndësishme kjo çështje dhe përbën rrezik nesër. Vjet në dhjetor parlamenti ka votuar disa shtesa në Kodin Penal kur janë shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtë shtuar trafiku i njerëzve me konfiskim të mjeteve, si makinat që transportojnë klandestinë, gomone, skafe dhë të tjera. (Eshtë shtuar pra në kohën e ish-presidentit që ka marrë masat sipas dekretit që lexova). Eshtë shtuar fshehja e pasurisë së zënë nga krimet dhe kjo me konfiskim nëse provohet. Eshtë shtuar trafiku i narkotikëve.

    Nano: Në ç'kuptim. Pse deri para këtij ligji nuk ka patur dënim për trafikantët?

    Abdiu: Jo, sipas ligjit tonë, eksport importi dhe tranzitimi nuk dënoheshin.

    Nano: Vazhdo, vazhdo.

    Abdiu: Janë ftuar dispozita për doganën, për prostitutat e të tjerë. Po ajo, që është më rëndësishme është se kanë ndryshuar nenet 250 të Kodit Penal dhe ka drejtuar si dispozitë të veçantë vetëm për trafikun e armëve. I ka futur një sanksion me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, për trafik armësh, ndaj duhet ta shfuqizojmë këtë ligj dhe mundësisht menjëherë, që çdo gjë të jetë e sigurt, sidomos për problemin e armëve, si ato që je i interesuar zoti Kryeministër.

    Nano: Çfarë inventar leshi. Depo janë shpërthyer nga të gjithë anët.

    Abdiu: E di, e di. Por të gjithë janë me numër të stampuar dhe shumica janë nëpër depo që nuk janë prekur. Le pastaj që Gramshi nuk është prekur fare.

    Nano: Po, ke të drejtë. Hë për hë për Gramshin nuk do ta ngacmojmë, derisa të gjejë një zgjidhje. Kemi qenë boll në opozitë, duhen ca para.

    Abdiu: Meqenëse shfuqizimi i ligjit që të paktën po ndodhi që asnjë mos të mbajë përgjegjësi penale, por të mbetet histori gazetash e shoqëruar dhe nga një kokë turku.

    Nano: Bukur. Atëherë çfarë do nga unë.

    Abdiu: Dua që të mos ketë asnjë reagim nga deputetët socialist.

    ....

    Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetë dhe e shikoj këtë punë të mbaruar.

    Nano: Meqë këtë punë e quan të mbaruar, quaj të mbaruar edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që nuk do kesh më kurvën që të të bëj pordhë, jo Thimio *****, por as Bill Klinton. Vetëm se shiko të zgjedhesh ushtarët që .... nënën, se ndryshe nuk të thojnë baba. Nuk bëhet shaka aty. Ndodhi gjë në parlament, të paktën të kemi një siguresë me Gjykatën Kushtetuese. Boll kemi mbajtur ***** në opozitë. Tani të fitojmë para o Femi se një jetë kemi.

    Abdiu: Ta them shef se aty e kam pak të vështirë, që t'i vej një herë e pastaj t'i heq, nuk është njësoj si këta të tjerët që janë një laps plumbi.

    Nano: Mos u bëj merak se nuk do të zhgënjej. Por për pak desh harrova. Kam dëgjuar se ata të Bukoshit janë lidhur me Saliun, kështu mund të na prishin pazaret.

    Abdiu: Për çfarë e ke fjalën?

    ....

    Nano: Unë e kam lajmin më të mirë se ty. Do të fitojmë para.

    Nano: Mbaji, mbaji ti kamariere. Për çfarë e kishe fjalën Fehmi?

    Abdiu: Mendoj se do të përzihen dhe ata në lojën e armëve dhe me siguri do të na prishin pazaret, dhe akoma më keq mund të na bëjnë gjëm të madhe.

    Nano: Faktikisht i tham ne, ke të drejtë, por jo për atë kafshën. Dikush tjetër është përzier në këtë histori. Ai shkërdhatë më bën të mendohem pak. Klosi më ka thënë se kanë bërë një lidhje me një deputet të PD-së, por deri tani nuk ka asgjë të saktë. (Sipas tij bëhet fjalë për një lidhje me Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes në qeverië e Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë). Por Klosi ...

    Shkallnueri, Prokuroria e Përgjithshme

    delegon dosjen në Policinë e Durrësit

    Prokuroria e Përgjithshme ka deleguar në Policinë e Durrësit kryerjen e veprimeve të reja hetimore, lidhur me aksidentin e Shkallnuerit, ku mbeti i vdekur 70-vjeçari Petrit Islami banues në këtë fshat. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se ndonëse për këtë çështje po heton një grup i posaçëm prokurorësh, ende nuk është arritur në ndponjë emër konkret si të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti rrugor me pasojë vdekjen. Burimet sqarojnë se ndonëse janë pyetur e ripyetur të gjithë personat që kanë pasur dijeni mbi ngjarjen nuk është gjetur ndonjë provë materiale. Kështu, pas denoncimit që bëri deputeti dhe botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi në nëntor të vitit të kaluar, ku akuzonte Kryeministrin Fatos Nano si autor të ngjarjes, Prokuroria e Përgjithshme mori në pyetje disa persona. Si hetuesi i mëparshëm e aksidentit të Shkallnuerit Ilir Nurçellari. Ky person, sipas pretendimeve të Lesit, është rregjistruar në kasetë duke marrë në pyetje Robert Qirjon, ish-shef i policisë së Qarkullimit Rrugor të Durrësit. Edhe Qirjo është pyetur nga hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Por ndonëse u morën dëshmi edhe të personave të tjerë, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka mundur të konkludojë në një emër konkret si të dyshuar për aksidentin. Për këtë arsye mësohet se dosja disa javë më parë i është deleguar policisë së qytetit bregdetar për plotësim me prova. Ndërsa materialet e kallëzimit penal ndaj Nanos të dorëzuara në prokurori nga Lesi duket se nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e natës së 3 shkurtit të vitit 2001 në Shkallnuer të Durrësit. Nga burimet mësohet se policisë i është kërkuar që të sigurojë dëshmi të reja, veprime hetimore që janë vlerësuar se nuk janë kryer më parë. Si dhe të sigurojë informacione operative dhe përgjime telefonike të personave që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    24.02.05

    Spiralet e habitshme nga sulmet në konsensus


    Paradokset politike në Shqipëri s’kanë të sosur, por një nga rastet që më ka lënë më shumë mbresa, është ky konflikti i fundit mes zotit Lesi dhe kryeministrit të vendit. Pas gjithë atyre akuzave që botuesi i “Koha Jonë” lëshoi në Parlament dhe pas tentativës së kryeministrit për t’i hequr imunitetin, (gjë e cila në raundin e parë dështoi), çdo gjë përfundoi në një barazim të pastër pa gola, gjë e cila nuk kishte si të mos habiste pjesën më të madhe të shqiptarëve. Kjo ishte njësoj si lëvizja “Nano ik” e cila përfundoi pikërisht atëherë kur duhej të thellohej akoma më tej.
    Por paradoksi nuk përfundon këtu. Mbasi beteja parlamentare mes zotërinjve Nano dhe Lesi mbaroi dhe çështja kaloi në prokurori, një marrëveshje e hapur u arrit mes zotit Lesi dhe kryeredaktorit të “ZP”, z. Erion Braçe që njihet nga të gjithë si njeri i kryeministrit. Kjo marrëveshje konsistonte në vënien e një çmimi dysheme për gazetat, gjë e cila jo vetëm cënon rëndë lirinë e shtypit, por edhe bie ndesh me parametrat kryesorë të ekonomisë së tregut.
    Një marrëveshje e dyshimtë kjo, e bërë për interesa të vogla dhe meskine, nga dy njerëz që në fakt duhet të ishin në dy pole krejt të kundërta përsa i përket pozicionimit politik. Pa kaluar as muaji nga dështimi i kësaj pseudomarrëveshjeje, shikojmë një ftohje publike ndërmjet z.Braçe dhe kryeministrit, një ftohje që arriti deri tek paraqitja e dorëheqjes nga ana e kryeredaktorit të ZP. Letra mbyllej me fjalët “Pa respekt”.
    Por, vetëm disa ditë më vonë, pamë në emisionin “Opinion”, një Braçe që mbronte kryeministrin me një ton agresiv dhe aspak në koherencë me qëndrimin e para disa ditëve, ku në fjalët e një analisti të njohur, ai doli si “një limon i shtrydhur”. Po ashtu z.Braçe vazhdon ta mbajë postin e kryeredaktorit të “ZP”, duke pranuar sipas të gjitha gjasave ndonjë premtim të heshtur. Dhe çudia e çudirave ndodhi dje, ku kryeprokurori i përgjithshëm, z. Theodhori Sollaku, i kërkoi Kuvendit, heqjen e imunitetit për deputetin Nikolle Lesi, për arsye të fillimit të procedimit për veprën penale të shpifjes lidhur me deklaratat e bëra publike të botuesit të “Kohës” në lidhje me çështjen “Abdiu”.
    Pra, siç e shohim të habitur dhe me pak keqardhje këtë histori në dukje të koklavitur, i vetmi konkluzion që mund të nxjerrim është se politikanët tanë sulmojnë dhe kundërsulmojnë njëri-tjetrin, por kur vjen puna për interesa të ngushta, personale dhe fitimprurëse, arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe konsensusin politik. Z.Nano edhe njëherë tregon që ai është i gatshëm të shfrytëzojë për qëllimet e tij politike këta kundërshtarë politikë dhe në fund të hakmerret ose t’i ofrojë kompromis, cilitdo prej tyre.

    Pra, siç e kam theksuar edhe herë tjetër, z. Nano mbetet lojtar i denjë i kazinosë së politikës shqiptare. Dhe paradokset e politikës feudale alla shqiptarçe gjithashtu nuk kanë të sosur. Jo më kot na ka dalë nami si vend i çudirave

    Ilir Kalemaj
    24/02/2005
    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 25-02-2005 më 06:37
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeprokurori kërkon në Parlament heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi


    Sollaku: Lesi s’ka asnjë provë ndaj Nanos


    “S’ka asnjë kasetë dhe material origjinal për akuzat për trafik armësh”


    Bledar Hoti

    Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka marrë akoma një përgjigje të saktë në lidhje me faktin nëse firmat e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi dhe të Sokol Koçiut janë të sakta ose jo në procesverbalin e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu të paraqitur nga deputeti Lesi në Kuvend.

    Kryeprokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku në raportimin e tij në Këshillin e Rregullores dhe të Mandateve e ka cilësuar si të pamundur verifikimin e firmave nga fotokopjet, por nisur nga këto pamundësi Prokuroria ka pyetur direkt njerëzit e përfshirë në këtë histori, si kryeministrin Nano, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Abdiu, ish-krye-prokurorin, Rakipi dhe ish-shefin e policisë, Sokol Koçiu. Tre të pyeturit e parë Rakipi, Nano dhe Abdiu e kanë mohuar ekzistencën e një bisede të tillë, ndërsa vetëm Koçiu e ka pranuar atë. “Kemi përdorur edhe këtë pjesë të ekspertëve, të cilët sipas shkencës së kriminalistikës nuk japin mendime kategorike për fotokopjet e firmat e dhëna. Por me një vështrim të parë shihet se firmat janë bërë me dridhjet e dorës”, theksoi Sollaku. Kryeprokurori në takimin me deputetët ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit të PDK-së, Nikollë Lesi pasi, sipas tij, akuzat e ngritura nga ai në adresë të kryeministrit Nano dhe ish-deputetit Abdiu janë false dhe të pavërteta.


    Pretendimet e Sollakut

    Kryeprokurori Sollaku në mbrojtjen e kërkesës së tij shprehet se nuk ekziston asnjë kasetë e incizuar apo ndonjë material origjinal, si dhe në kohën kur është pretenduar zhvillimi i bisedës kryeministri Nano ka qenë me vizitë jashtë shtetit. “Hetimet dëshmuan se askush nuk kishte argumente për të mbështetur një deklarim të tillë nga ana e deputetit Lesi. Ne shpresonim se zoti Lesi do të ndihmonte organin e Prokurorisë për të sqaruar këtë akuzë që ai bën në drejtim të zotit Nano dhe të zotit Abdiu. Por fatkeqësisht u shokuam kur zoti Lesi në Prokurori dha pesë fletë faksi, të cilat edhe nuk lexoheshin mirë nga ato që u deklaruan para zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai na premtoi se nuk kishte materiale të tjera përveç atij materiali të përmendur më sipër. Megjithatë ne hetuam për të shkuar te burimi i këtij materiali për të gjetur të vërtetën e tij dhe në të gjitha hetimet tona rezultoi se materiali është i pavërtetë. Nuk ekziston asnjë kasetë dhe nuk ekziston asnjë material origjinal. Nuk ekziston asnjë fakt që të hedhë dritë mbi mbrojtjen e asaj bisede të pretenduar”, deklaroi Sollaku. Deputetët në këtë Këshill nuk kanë marrë ndonjë vendim për shkak të mungesës së deputetit Lesi, si dhe kanë kërkuar dëgjimin e pretendimeve të tij për akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Nano.



    Arsyeja e mungesës
    Lesi: Jam jashtë Shqipërisë

    Në mbledhjen e djeshme të Këshillit kuvendor për Rregulloren dhe Imunitetin ka qenë e parashikuar edhe prania e deputetit të PDK-së, Nikollë Lesi. Mungesa e Lesit në këtë mbledhje mësohet se ka qenë për arsye objektive. Sipas kryeparlamentarit Pëllumbi, Lesi ishte njoftuar për këtë mbledhje, por kreu i PDK-së ka paraqitur një shkresë në të cilën theksohej se ndodhej me vizitë pune jashtë shtetit.



    Debati
    Kur u paraqitën akuzat

    Në seancën e datës 8 nëntor të vitit të kaluar kur Kuvendi diskutonte heqjen e imunitetit të mandatit të Lesit, ai bëri publike bisedën e incizuar në “Rogner” mes Nanos dhe Abdiut. Sipas tij bisesa midis tyre është zhvilluar më 15.12.1997, në thelb të së cilës qëndron përpjekja kriminale e tyre, për të iniciuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Penal të bëra në dhjetor të vitit 1996, me qëllim që të krijonin vakum ligjor për të mos u dënuar veprimtaria e trafikut të armëve.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Perplasja e Lesit me Nanon eshte ne te njejta pozita qe eshte Lepuri me Gjahtarin.

    Lepuri nuk mund ti lejoj vetes asnje gabim,sepse gabimi me i vogel i kushton jeten.

    Gjahtari pervec inatit qe i vjen ne qoft se nuk e vret dot lepurin, ka edhe nje hall qe mund ti ndodh, pra te mbetet pa darke.


    Lesi,ne qofte se Nano nuk rrezohet nga pushteti, duhet te marr valixhet dhe te iki nga Shqiperia,se perndryshe do e coj Nano tek Azem Hajdari (ndjes past) dhe tek Amet Krasniqi (ndjes paste).

    Nano, po humbi zgjedhjet, nuk do kete mundesi te marr pjese ne ceremonite zyrtare me si kryeminister (pra te luaj rrolin e Kllounit) dhe nuk do i shkoj me nga pas Shpetim Idrizi apo Leonard Koka , qe ti paguaj faturrat neper buzuqet greke ne ditet e zise kombetare.


    Do pyesni ju, po zagarin e harrove ne kete histori?!?!?!

    Zagari ketu eshte Theodhoraqis Sallakaqis.

    Ne qofte se fiton gjahtari, zagari do haj kockat e Lepuri (ose pronat e Lesit).
    Ne qofte se humbet gjahtari, zagari do haj ca shkelma qe nuk do i shoh dot se nga do i vine.Do fus bishtin nder shale dhe do largohet duke angullire.
    Ne fund do jete i lumtur po nuk hengri ndonje plumb HAKMARRJE te blere ne Belgjike nga "trimat" e Orikumit.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Partia Demokratike akuzon kryeprokurorin e Shqipërisë për njëanshmëri

    Topi: Jemi të zhgënjyer nga Sollaku

    Lesi: Materialet e paraqitura në Prokurori, të vërteta

    Eva GJura

    Demokratët kanë mbetur të zhgënjyer nga zgjedhja e Theodhori Sollakut në krye të Prokurorisë shqiptare.

    “Ne e zgjodhëm pa paragjykime dhe besuam se ai do të mbrojë interesat e shtetit dhe jo të kryeministrit Nano”, kështu është shprehur nënkryetari i PD-së, Bamir Topi dje gjatë një konference për shtyp, duke akuzuar prokurorin Sollaku dhe duke mbrojtur kryetarin e PDK-së, Nikollë Lesi. Topi tha se: “Kryeprokurori Sollaku nuk ka mbajtur një qëndrim korrekt, nga njëra anë u mundua të mbrojë pozicioin e tij si kryeprokuror dhe nga ana tjetër u mundua të vendosë qartë rolin e avokatit të Fatos Nanos”. Sipas tij qëndrimi i Sollakut ishte i papërcaktur profesionalisht, por i përcaktuar mjaft qartë politikisht. Ndërkohë që Sollaku në mbrojtje të kërkesës së tij një ditë më parë është shprehur se nuk ekziston asnjë kasetë e incizuar apo ndonjë material origjinal, si dhe në kohën kur është pretenduar zhvillimi i bisedës kryeministri Nano ka qenë me vizitë jashtë shtetit. “Hetimet dëshmuan se askush nuk kishte argumente për të mbështetur një deklarim të tillë nga ana e deputetit Lesi. Ne shpresonim se zoti Lesi do të ndihmonte organin e Prokurorisë për të sqaruar këtë akuzë që ai bën në drejtim të zotit Nano dhe të zotit Abdiu. Por fatkeqësisht u shokuam kur zoti Lesi në Prokurori dha pesë fletë faksi, të cilat edhe nuk lexoheshin mirë nga ato që u deklaruan para zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai na premtoi se nuk kishte materiale të tjera përveç atij materiali të përmendur më lart”, është shprehur Sollaku.

    Deklarimi i Lesit

    Deputeti Nikollë Lesi ka deklaruar dje se të gjitha materialet e paraqitura në Prokurori janë të vërteta dhe se është gati të mbajë përgjegjësi për gjithçka. Ai u shpreh se: “Ju garantoj se në ato që ndodhen në dosjen hetimore në Prokurorinë e Përgjithshme duhej që jo vetëm t’i hiqej imuniteti Fatos Nanos, por dhe të arrestohej për krim me vrasjen e një viktime, hedhjen e saj në një kanal dhe më pas me largimin e tij nga vendi i krimit. Gjithashtu, vazhdon më tej Lesi, kryeministri duhet ndëshkuar edhe për trafikun e armëve që vërtetohet nga plot materiale të ndodhura në dosjen hetimore në Prokurori.



    Votimi
    Topalli votoi kundër Sollakut

    E vetmja që votoi kundër në Parlament, për kandidaturën e Thodhori Sollakut në postin e kryeprokurorit të Shqipërisë ka qenë nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topali.
    Arsyeja e saj për mosvotimin e tij ka qenë fare e thjeshtë. “Ky njeri nuk ofron besimin e duhur për t’u mbështetur nga PD-ja.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 07:43
  5. Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 00:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •