Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Kanuni i Lek Dukagjinit.

    Ju ftoj te diskutojme per kete teme te pafundme. Cilat jane vlerat dhe te metat e tij?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une mendoj se kanuni ka me shume te keqija se sa vlera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 07:03

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Per koken kur eshte perdor kanuni i Lekes ,te themi ka qene disi si nje kushtetute ligjeruese per popullin i cili i ka qene permbajtur .....
    por po te themi nga vlera tani ka ndryshuar tani .....sepse modernja evoloi..........

    Kanuni i LEKE DUKAGJINIT mbedhur nga AT Stjefen Gjecov ka patur merita dhe te meta .
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    Kanuni i Lek Dukagjinit ka patur shume te mira, ndersa te metat kane qene fare te pakta.
    Shumica e shqiptareve i matin gjerat me kohen e tanishme, pra me vitin 2000 dhe harrojne se ne cfare vitesh ka qene i aplikuar kanuni, ku, dhe pse.


    Si fillim, imagjinoni kohen dhe kushtet.

    Sot ne kohen tone, ne rast se dikush ben nje krim, eshte shteti me organet e tij qe denon kriminelin.

    Po atehere ku nuk ka patur shtet, burgje, gjykata etj etj, kush e denonte individin? Llogaritni qe Shqiperia per shumicen e kohes ka qene e pushtuar nga shtete te tjera dhe kane qene ligjet e huaja ato qe vepronin.

    Prandaj edhe shqiptaret adaptuar ligjet e tyre, Kanunet, te cilat funksionuan per mrekulli dhe mbajten shoqerine shqiptare te pacenuar nga veset e ndryshme, nga ato vese qe e kane mykur dhe degjeneruar shoqerine e sotme.

    Kanuni ka patur principet e tija, si psh BESEN, pra Fjalen e Dhene.

    Ne rast se jepje fjalen, duhet ta mbaje dhe ishe i respektuar ne shoqeri e kudo nese e beje nje gje te tille.

    Ndersa sot ne Shqiperi respektohet ai qe nuk e mban fjalen, ai qe ta fut me shume, ndersa ai i drejti dhe i Beses shikohet si gjysmak dhe injorant.

    Sot principet e njeriut jane shkelur me te dyja kembet.

    Kanuni denonte tradhtine bashkeshortore, ashtu sic e denonte edhe Bibla e Kurani (keti i denojne edhe tani).

    Te vijme tek Gjakmarrja, meqe mbahet nje nga te metat e Kanunit.

    Padyshim qe gjakmarrja eshte nje gangrene per shoqerine e sotme, por nuk mund te thuhet qe ka qene per ate te dikurshme, ku sic e thashe me siper nuk ka patur shtet qe te mbronte individin.

    Atehere Gjakmarrja ishte nje menyre per te parandaluar krimin dhe gjithashtu nje mjet denimi.

    Nese vrave, atehere do te vritesh. Ne Bote te vriste e te vret shteti, ndersa para 500 vitesh tek ne ku nuk kishte shtet do te te vriste i vrari.

    Nje e keqe ishte qe gjaku trashegohej, por sic e thashe edhe me siper, me kalimin e kohes, gjerat duhet te ndryshonin.

    Por ne vend qe te ndryshojne per mire, pra shqiptaret, te metat e Kanunit dhe ligjeve e rregullave mesjetare ti permiresonin, ne te kundert i shkelin me keq.

    Sipas Kanunit, femra dhe femia nuk duhet te prekeshin.

    Shikoni sot se ku jane femrat dhe femijet shqiptare. Shikoni se nga cilat vende apo krahina te Shqiperise eksportohen me teper prostituta, apo behen pislleqe te tjera te ketij lloji.

    Nga ato krahina qe kane pas zbatuar kanunin e Lek Dukagjinit, apo nga ato qe e kane qeshur ate??

    Cdo e mire e ka edhe te keqen e vet nga prapa dhe veshtire se gjen te mira apo te keqija absolute.

    Por te gjithe duhet ti gjykojme gjerat me baza e pa pasione. Komunizmi gjate 50-viteve te tij ne Shqiperi nuk beri gje tjeter vecse hodhi balte mbi Kanunet shqiptare, mbi traditen shekullore shqiptare, pasi donte ta zevendesonte ate me frymen e Njeriut te Ri revolucionar.

    Ja ku eshte njeriu i ri revolucionar sot.


    Pra edhe nje here, mos i masni gjera e djeshme me metrat e sotem.
    Mos filloni te thoni qe femra nuk ka qene e barabarte me burrin, pasi nuk eshte as sot dhe nuk ka qene ne asnje vend te botes ne ate kohe.
    Mos filloni te thoni qe shkeleshin te drejtat e njeriut ne ate kohe, pasi shkelen sot me te dyja kembet. Sot qe nuk ka perse, llogarit atehere qe shqiptari vdiste neper luftra.

    Kanunet shqiptare i kane vleresuar shume personalitete te huaj te cilet kane shkruar me admirim per keto ligje te pashpallura.

    Ata kane qene gjithmone te mahnitur me forcen e Kanunit, force e cila mbante nje shoqeri e nje Komb te tere brenda rregullave morale e shoqerore, ne nje kohe kur ne Europe nje funskionalitet te tille nuk e kishin arritur ligjet e Shtetit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Forca e ligjit kundėr gjakmarrjes

    Gjakmarrja ėshtė e bazuar nė ligjin e Kanunit, qė u hartua nga udhėheqėsi feudal, Lekė Dukagjini nė shekullin e pesėmbėdhjetė.Kanuni shkruan se "gjaku gjithmonė merret me gjak" dhe parashikon rregulla specifike pėr raste specifike tė gjakmarrjes.

    Kanuni u luftua ashpėr sidomos gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri, por filloi tė ringjallej pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991.

    Vendosja e rregullit dhe ligjit nė veri tė Shqipėrisė, qė ka qenė gjithmonė njė detyrė e vėshtirė, u bė mė e vėshtirė me vendosjen e demokracisė nė vend.
    "Njerėzit e kėrkojnė tė drejtėn si duhet dhe kur shteti nuk vepron si duhet, atėherė njerėzit i drejtohen vetėgjyqėsisė" .?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Forca e ligjit kundėr gjakmarrjes

    Postuar mė parė nga ALBA_MAUSI


    Kanuni u luftua ashpėr sidomos gjatė viteve tė komunizmit nė Shqipėri, por filloi tė ringjallej pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991.

    Se pari duhet thene se ne Shqiperi ska vepruar vetem Kanuni i njohur si i Lek Dukagjinit, por dhe shume te tjere. E drejta zakonore shqiptare njeh dhe kanune si ai i Lumes, i Laberise, Skenderbeut, Pukes, etj.

    Kjo e drejte lindi ne Shqiperi si mungese e eksperiences shteterore dhe ka vepruar shume mire derisa shqiptaret vendosen te bejne shtetin e tyree ky jo ne kohen e Enverit.

    E vertete eshte qe reminishenca te se drejtes zakonore gjenden akoma tek disa zona te thella malore shqiptare, ku ka dhe keqinterpetime e keqzbatime te kesaj te drejte, kjo si rrjedhoje e shkeputjes shume vjecare prej me shume se 50 vjetesh nga veprimi i se drejtes zakonore nder keto troje.

    Sa per ate qe:
    Vendosja e rregullit dhe ligjit nė veri tė Shqipėrisė, qė ka qenė gjithmonė njė detyrė e vėshtirė, u bė mė e vėshtirė me vendosjen e demokracisė nė vend.
    ...

    ligji ne Shqiperi nuk vepron ne asnje vend te Shqiperise per te qene e jo me ne zonat e thella malore shqiptare.......

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Tema eshte e interesante dhe ka hapsire diskutimi.
    Edhe Kanuni ka patur rregullat e veta! P.sh. nese gjaksi kerkonte bese, i duhej dhene, pavaresisht se te kishte vrare dhe femijen ndoshta! Ndersa per periudhen pas 1991, kemi te bejme me Kanunin Urban! Ky kanun nuk njeh kritere!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 07:08
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Meqenese Mina e kishte hapur nje here me pare temen, me duhej te bashkangjisja te dyja edhe pse ti Alba ke marre vetem nje aspekt te kanunit per te diskutuar.

    Duke e krahasur me kohen e sotme sic e ka thene edhe Redi kanuni na duket i demshem, per kohen kur perdorej nuk mund te flas mbasi se kam jetuar vetem. Une personalisht nuk shof ndonje arsye pse duhet te jete Kanuni sot ne egzistence.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 28-01-2003 mė 16:41

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Di nje rast qe dy femije te pambrojtur, dhe te vene ne shenjester, i shpetoi vetem njeri cep i fustanit te xhaxheshes se tyre e cila e hodhi simbolikisht mbi femijet e strukur prane oxhakut! Nen fustan te femres nuk mund te vrisje sepse ajo pushke ishte e share dhe e denueshme! Gjithkush ishte koshient per ate cka bente dhe te gjithe e respektonin Kanunin! Tani askush nuk eshte i pergjegjshem! Ligji nuk respektohet dhe koka e tjetrit nuk eshte asgje! Te pakten kjo mendesi po na udheheq!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    Kanuni ka qenė madhėshtor nė kohėn kur ėshtė pru. Edhe disa intelektual amerikanė janė mahnitur me tė kur e kanė lexuar anglisht, dhe kanė kuptuar se kemi pasur ligje aqė tė vjetra. Ai tash ėshtė anakronik, dhe tė zbatohet tash, pėr fat tė keq ėshtė tė kthehemi nė mesjetė. Tash ėshtė i dėmshėm. Fajin e ka edhe shteti qė nuk funksionon, edhe prapambeturia jonė, - e atyre qė e zbatojn...
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 22:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •