Nuk eshte faji i shqiptareve qe ne disa shtete ngurrojne te flasin shqip dhe sidomos ne Greqi.
Shumica e emigranteve jane te detyruar nga mjedisi perreth qe te pershtaten me vendasit,deri ne nderrimin e emrave.
Kjo,shte nje "diplomaci e hidhur per te jetuar",per te mos humbur vendin e punes,ne mos me shume!
Dihet nje gje; sado shekuj kaluan nen sundimin otoman,shqiptaret nuk u asimiluan,gjuha shqipe mbijetoi.
Eshte detyra jone qe ne te ruajme familjen tone,traditat dhe gjuhen shqipe.Duhet ti mesojme femijet tane me gjuhen e nenes dhe me dashuri per atdheun.
Shteti meme duhet te punoje ashtu sic duhet te punojne familja,shoqatat.Do te vije nje dite qe te gjithe do te kthehemi ne trojet tona.
Dikush nga ne tha____"Te punoj disa vite ne mergim,e prape te kthehem ne vendin tim."
Andon Zako Cajupi shkruante;
"Dhe ne vuaj le te vuaj
te mos vdes ne vend te huaj!"
Cili eshte mendimi juaj?
Krijoni Kontakt