Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Liveintwoplaces degjo

    Jam i mendimit qe llogjika njerezore eshte e vetmja llogjike qe mund te me sjellesh sepse nuk ka llogjike tjeter qe mund te quhet e tille.Qe ti dhe shume te tjere qe nuk jane cifute jane te krishtere nuk aprovon aspak ndonje te vertete llogjike qe Krishti erdhi per te gjithe.Me duket teper e ulet qe ti nenshtrohem nje feje ku ne librin e saj ka thenie te tilla ku jocifutet jane qener apo derra.Te njejtat perkufizime edhe ne islam dhe judaizem.Shkurt or mik i dashur njera prej feve eshte e vertete pasi nuk ka asnje llogjike qe te hedhi poshte zhvillimet njerezore ne saje te rregullave fetare,mrekullite e profeteve etj Por se kush eshte e verteta ju takon juve te me bindni.

    PS.Sinqerisht ju kerkoj ndihne,pasi e di mire qe njera prej feve eshte e vertete.Ka nje zot e pik.Por hajde merr vesh tani se cili grup eshte i tij.Muslimanet pretendojne se ti presesh koken nje njeriu qe len fene,apo te pushtosh vendet e qafirave e ti quash clirim eshte leje nga Allahu.Krishteret thone qe krishti erdhi per te gjithe pamvaresisht se ne bibel jocifutet konsiderohen si qenie qe nuk jane te denje per mesazhin e perendise.Hebrenjte mos e luj hic.....pa koment.Pra secila pale ka pretendimet e saj.Njera eshte pale e Zotit padyshim dhe pretendimet qe ka jane te verteta,por problemi eshte se cila eshte ajo.Cilat jane rruget qe mund ta gjesh.A mjafton te besosh ne dogma.Psh pyes muslimanet per paqartesi ata thojn nuk na takon neve te gjykojme rregullat qe vendos Zoti.Pyes te krishteret edhe keta tek kjo pike....Albo shkruante diku qe mendja njerezore,shkenca etj jane gjera qe nuk para hyjne ne pune per besimin ndaj Zotit.Per cifutet nuk kam shume informacion por talmudi eshte liber ekstremist qe edhe vete Hitleri do ta kishte zili.Shkurt jam bere lemsh.Arabet dhe profeti i tyre thojne qe cifutet jane popull i mallkuar,ne anen tjeter hebrenjte ngrihen e thone qe arabet jane si gomari i eger,dora e te gjitheve do te jete kundra tyre...apo per disa te tjere qe jane popuj te lindur nga incesti i lotit me bijat e tij.Vallaj shkretinoret meritojne tua derdhesh nofullat...jane kopila shkurt
    I dashur Floriri,

    Së pari dua të të falenderoj për sinqeritetin me të cilin shprehesh në shkrimin tënd. Së dyti dua të të them se kërkimi yt bëhet me shumë paragjykime të cilat të pengojnë të shohësh të vërtetën. Por ajo që dua unë të të them është se nëse do mundohesha të të bindja për vërtetësinë e Krishtërimit, nuk do bëja asgjë veçse të shtohesha në listën tënde si një fetar më shumë që mundohet të kthejë të tjerët në atë që ai beson. Jo, unë nuk do mundohem të të bind për drejtësinë e besimit tim pasi të pranosh Krishtin nuk është as e të munduarit dhe as e të dëshiruarit.

    Për një gjë vetëm do doja të të siguroja! Nëse ty do të të hapeshin sytë frymërorë të shihje të vërtetën, do bije në dhe duke qarë me dënesë i prekur thellë nga dashuria e Tij e madhe. Pra, mos u mundo me mëndjen tënde të kapësh Zotin (me këtë nuk dua të them se nuk duhet të mundohesh të kuptosh disa vargje), e vetmja gjë që mund të bësh është që t'i drejtohesh Atij Zoti që ti thua se egziston dhe t'i kërkosh me fjalë të thjeshta të të hapë sytë dhe të mund të shohësh të vërtetën. Nëse me të vërtetë do derdhet Hiri i Tij mbi ty, ta them me një siguri 100%, do biesh mbi dhe dhe do qash shumë i prekur nga prezenca dhe dashuria e Tij. Nuk më ngelet gjë tjetër veçse të uroj që të njohësh të Vërtetën i cili është një Person dhe Ai është Krishti dhe Ai pranon edhe qënjtë edhe derrat edhe zezakët edhe të bardhët dhe të varfërit dhe të pasurit, dhe të diturit dhe injorantët dhe burrat dhe gratë dhe kriminelët dhe prostitutat dhe muslimanet dhe çifutet, Ai i pranon të gjithë në gjirin e Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Flm per pergjigjen...
    Diku me lart me ke shkruar qe une kerkoj te verteten me paragjykime.Me thuaj kush jane paragjykimet qe ti veren tek une ne menyre te atille qe ti eliminoj.dhe njehere flm
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Flm per pergjigjen...
    Diku me lart me ke shkruar qe une kerkoj te verteten me paragjykime.Me thuaj kush jane paragjykimet qe ti veren tek une ne menyre te atille qe ti eliminoj.dhe njehere flm
    Fakti që mendon se Krishti i quan dida qënj dhe derra, pamvarësisht se disa të Krishterë janë munduar të tregojnë se nuk është kështu.

    Mjafton të lexosh dhjatën e re dhe do shohësh se Krishti nuk i sheh njerëzit si derra dhe qënj se po t'i shihte si të tillë nuk do kishte nevojë të sakrifikonte jetën e Tij për këto derra dhe qënj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Fakti që mendon se Krishti i quan dida qënj dhe derra, pamvarësisht se disa të Krishterë janë munduar të tregojnë se nuk është kështu.

    Mjafton të lexosh dhjatën e re dhe do shohësh se Krishti nuk i sheh njerëzit si derra dhe qënj se po t'i shihte si të tillë nuk do kishte nevojë të sakrifikonte jetën e Tij për këto derra dhe qënj.
    Mire atehere si duhet ti kuptoj une ato vargjet qe krishti i konsideron si qenj dhe derra jocifutet?

    Ndoshta jane te fallsifikuara apo si.....
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Floriri, ta them sinqerisht se mund të sillja faqe të tëra me shpjegime, por siç ta kam thënë edhe më parë, nuk dua të jem një fetar më shumë në jetën tënde duke predikuar fenë e tij.

    Nuk është e nevojshme pra që unë të të shpjegoj ato vargje që ti e ke vështirë t'i kuptosh, mjafon të hapesh dhjatën e re dhe të lexosh ate pjese apo të gjithë kapitullin ku ndodhen ato vargje. Pasi të kesh bërë këtë, të siguroj se nëse do jesh përsëri me të njëjtat mendime, jo një shkrim të sjell, por edhe me qindra shkrime, nuk do të të ndihmojnë aspak sado e madhe të jetë dëshira ime.

    Gjithashtu, nuk dua të ushqej mëndjen tënde, pasi një gjë e tillë nuk do kishte ndonjë fitim të madh. Ajo që do doja është që jo vetëm ti, por kushdo që ka dëshirë të mësojë të vërtetën, të shkojë direkt te Krishti dhe ta prekë Atë. Nëse dikush preket me të vërtetë nga Krishti, ai person bëhet i gjallë, pasi Krishti është Jetë, dhe kë prek Jeta, automatikisht e bën edhe atë me jetë. Nga ana tjetër, nëse nuk ke jetë, edhe sikur të kesh kuptuar të gjithë Biblën dhe ta kesh pranuar si të saktë, por nuk ke prekur Jetën (Krishtin), vazhdon të jesh i vdekur.

    Mbase nuk më ke kuptuar mirë, mbase nuk bie dakort, mbase je katergorimatikisht kundër këtyre mendimeve të mia. Nëse po, s'ka problem, hidhi në kosh të plehrave.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #16
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Floriri, ta them sinqerisht se mund të sillja faqe të tëra me shpjegime, por siç ta kam thënë edhe më parë, nuk dua të jem një fetar më shumë në jetën tënde duke predikuar fenë e tij.

    Nuk është e nevojshme pra që unë të të shpjegoj ato vargje që ti e ke vështirë t'i kuptosh, mjafon të hapesh dhjatën e re dhe të lexosh ate pjese apo të gjithë kapitullin ku ndodhen ato vargje. Pasi të kesh bërë këtë, të siguroj se nëse do jesh përsëri me të njëjtat mendime, jo një shkrim të sjell, por edhe me qindra shkrime, nuk do të të ndihmojnë aspak sado e madhe të jetë dëshira ime.
    .
    Po te duash me ndihmuar Floriri-n e ke kollaj.Shkurt,qarte dhe me pak fjale me trego se si duhet ti kuptoj fjale te tilla nje njeri qe nuk eshte cifut.Pra si duhet ti kuptoj une ato vargje ku jocifutet quhen qener apo derra....besoj qe cdo varg ka nje kuptim ne vetvete e nuk eshte nevoja te lexosh tere dhiaten e re.Vargu ja ku eshte...ti qe ke dituri dhe une qe po kerkoj te verteten ta shoshisim kete diskutim.

    PS....Liveintwoplaces!!!Me duhet te pohoj qe te trija fete kane nje egoizem.Opozita quhet kafshe si ne Islam,si ne Krishterim si ne Judaizem.
    Besoj qe tek profili qe bera me shembuj prej verseteve eshte i mjaftueshem.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #17
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Po te duash me ndihmuar Floriri-n e ke kollaj.Shkurt,qarte dhe me pak fjale me trego se si duhet ti kuptoj fjale te tilla nje njeri qe nuk eshte cifut.Pra si duhet ti kuptoj une ato vargje ku jocifutet quhen qener apo derra....besoj qe cdo varg ka nje kuptim ne vetvete e nuk eshte nevoja te lexosh tere dhiaten e re.Vargu ja ku eshte...ti qe ke dituri dhe une qe po kerkoj te verteten ta shoshisim kete diskutim.

    PS....Liveintwoplaces!!!Me duhet te pohoj qe te trija fete kane nje egoizem.Opozita quhet kafshe si ne Islam,si ne Krishterim si ne Judaizem.
    Besoj qe tek profili qe bera me shembuj prej verseteve eshte i mjaftueshem.
    Floriri
    E zgjata pak si tepër, por ki durim dhe lexo.

    Egziston një thënie kësajde prej nga vij unë "kërkoj punë, por lus Zotin mos të gjej". Mos është rasti i tillë edhe me ty? Nëse kërkon diçka nuk duhet të kërkosh mbylla-syza dhe mos të duash ta gjejsh.

    Një spjegim të shkurtër në lidhje me ndasitë e njerëzisë në rrugën e Zotit.

    Egziston vetëm një Zot, Sundues absolut.
    Gjithësia (nënkupëtohen edhe njerëzit) është krijesë e tij.
    Zoti, i vetëm që është, dërgoi të gjithë profetët (prej të parit deri te i fundit), për të predikuar fenë e njejtë, besimin në NJË ZOT.
    Këtë e thot Kurani pa bërë dallim apo seleksionim të profetëve të Zotit, për dallim nga Bibla dhe Talmudi që favorizojnë njërin kundrejt tjetrit.

    Ai nuk shpalli rregulla të ndryshme, popujve të ndryshëm, janë njerëzit ata që i ndryshuan ato rregulla.
    Njerëzit siç i di, janë njerëz dhe gjthmonë tentojnë që të shtrembërojnë të vërtetën, për arësye shkaku..., (ke miliona raste nga jeta jonë e përditshme ku shihet laiciteti i njerëzve dhe tentimet për të fshehur të vërtetën).
    Sa herë që bëhej shtrembërimi i fesë Zoti dërgonte profet për ti korrigjuar shtrembërimet.

    Ashtu edhe u shtrembëruan Talmudi, Bibla, gjersa për Kuranin Zoti garantoi se nuk do të lejojë të ndryshohet gjer në ditën e gjykimit prandaj edhe nuk do të ketë profetë dhe shpallje tjera (siç edhe nuk ka pasur), sepse libri u ruajt ashtu siç ishte shpallur.

    Kjo nuk është meritë e muslimanëve (nuk janë aq të shenjtë për të bërë një gjë të tillë, janë vetëm njerëz të thjeshtë që gabojnë si gjithë njerëzia ), por thjeshtë vendimi i Zotit për të ruajtur të vërtetën për gjeneratat pasuese.

    Dallime midis librave ka më tepër, do ti ceki vetëm ato që ty të vejnë në dyshim.

    "Egoizmi", nëse analizon citatet që ke shënuar, lehtë është të vëresh se egoizmi është aditivi që njerëzit ia shtuan librave fetar,

    Jehudët për interesa të veta i shtuan këto marrëzira që çdo njeri me logjikë të shëndoshë e kupton se nuk janë fjalë të Zotit, përveç atyre (jehudët) që dëshirojnë të kenë superioritet ndaj popujve tjerë. Ku bëhet që Zoti të urdhëroka gjëra të tilla, ose të favorizoka disa popuj ndaj të tjerëve, kur të gjithë jemi të Tij dhe Atij do ti kthehemi:

    Marrja e shpirtrave – vrasja e atyre që nuk janë jehudinj, është e lejuar për hebrenjtë. Është e ndaluar për ta që të shpëtojnë ndonjërin nga popujt e tjerë, ose ta nxjerrin nga skëterra. Por, nëse sheh dikë që nuk është çifut se ka rënë në ndonjë zënkë, duhet t’i biesh me gurë, sepse ai është i pavlerë”.

    “Mbarë bota duhet të punojë për hebrenjtë dhe ata duhet të marrin fitimin, pa punuar fare”


    Krishterëve pak ua turbulloi mendjen fakti se Jezusi, apo Isai a.s. lindi pa prind biologjik. Uuuuuuuu punë e madhe, e bënë Zot, djalë të Zotit… Edhe këtu mendo mire!!! Po nëse e krahason pak me Ademin a.s. si të del ky sipas mendjes krishtere, cili po meritoka më tepër të quhet Zot? Ky nuk pat as nënë as baba.
    Anjëri. Të dy janë vetëm krijesa të Zotit, njerëz si unë dhe si ti.

    Edhe këto janë shtojca të disa të marrëve që i lejuan vetes lirinë ti ndryshojnë fjalët e Zotit dhe fjalët e Isait a.s.
    Është tejet e pamundur që Isai a.s. të kish thënë një gjë të atillë si kjo që ke cituar, sepse ai ishte mirësia që Zoti ua dërgoi si shembull njerëzve dhe ne muslimanët e admirojmë për mirësinë që pati:

    Psh, ne nje nga ungjijte tregohet se kur i kerkohet bekimi nga nje grua Samaritane (jo-cifute pra) ai eshte pergjigj: "Nuk eshte mire t'ia heqesh kafshaten e gojes femijes e t'ia hedhesh QENVE". Ne nje rast tjeter nje ushtarak Romak i kerkoi ti fliste per misionin e tij. Jezui u pergjigj "Nuk kam nder mend t'u hedh perlat derrave".(postuar nga qafir arnaut tek http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=38060

    Zoti na ruajtë!!!
    Absurdi më i madh i krishterizmit është besimi se Jezusi paska vdekur për të shpëtuar besimtarët e tij. Si të duket ty kjo? Nëse ai ishte Zot pse të vdesë për dike kur si zot që është mund tua falte gabimet pa u sakrifikuar. Madje edhe pse të sakrifikohet? Për ndonjë idiot si Bushi që vret me mijëra njerëz? A do të merr ai përsipër mëkatet e Bushit, Hitlerit dhe të tjerëve sepse këto po i ndezkan ndoj qiri në ndoj kishë pasi të ken masakruar njerëz? Apo nuk e diti se çka do bëj njerëzia pasi Zoti të vdiste e këta ia veshën të gjitha këto krime?

    Tash vazhdojmë tutje, Kurani siç e ke lexu edhe vetë i është shpallur mbarë njerëzimit, aty nuk ka dallime midis popujve dhe racave, nuk favorizon arabin kundrejt shqiptarit.

    Emri musliman do të thotë besimtar, pra të gjithë ata që e besojnë Zotin (flas për krijuesin).

    Këtu ajetet janë shumë të prera dhe tregojnë qartë devijimet që iu shkaktuan librave të mëhershëm, trillimet që iu bënë profetëve të Zotit, në një fjalë, Kurani është përmbledhja e librave që u shpallën më herët, por në frymën burimore ashtu siç i kishte shpallur Zoti, rripërtrirje e ligjit hyjnor.

    Tash kthehemi te ajo që ti quan egoizëm, bëre një krahasim midis dy të parave dhe kësaj të fundit:

    58:22.
    Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit "

    5:54.
    O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve ......"


    Çfarë egoizmi ka këtu ? Me këto fjalë Zoti u drejtohet të gjithë njerëzve, pa dallim, i këshillon dhe i udhëzon, u bën me dije rrugën e drejtë dhe sqaron se egziston vetëm një besim i drejtë kshu që besimtari dhe jobesimtari nuk mund të jenë të barabartë, se besimtari dallohet nga jobesimtari qofshin edhe mëmë e birë.

    Kjo i referohet përçarjes në familjet arabe gjatë shpalljes së Kuranit që bëri të vriten vëlla me vëlla, por ishin mosbesimtarët që donin tua ndalonin besimin muslimanëve e këta zgjodhën besimin e drejtë në Zot dhe braktisën familjet e tyre mushrike, prandaj edhe thuhet se "Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, qofshin edhe prindërit e tyre.


    Këtu nuk ka fjalë boshe që premtojnë se njerëzit mjafton të thonë se po besokan në Zot dhe Ai do ti shpërblejë, ose se Zoti ka sakrifikuar djalin për të na shpëtuar, ose se jemi jehudë dhe kemi besëlidhje me Zotin e Ai do bën lëshime për ne. Aspak.

    Në Kuran shumë qartë thuhet se secili do të shpërblehet në bazë të meritave, në bazë të veprimeve të veta, askush nuk do të japë llogari për tjetrin, askush nuk do të ndëshkohet për fajet e tjetrit, pra sipas arësyes dhe shkakut. Në fakt, krejt këto rregulla që urdhërohen në Kuran vlejnë për muslimanët dhe jomuslimanët, për të gjithë njerëzit, mos përmbajtja ndaj këtyre rregullave do të thotë ndëshkim si për muslimanin, si për krishterin, si për ateistin.

    Ka shumë për tu thënë po hajt mos ta teproj.
    Selam

  8. #18
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    E zgjata pak si tepër, por ki durim dhe lexo.

    Egziston një thënie kësajde prej nga vij unë "kërkoj punë, por lus Zotin mos të gjej". Mos është rasti i tillë edhe me ty? Nëse kërkon diçka nuk duhet të kërkosh mbylla-syza dhe mos të duash ta gjejsh.
    Po kerkoj me sy e veshe te hapur si kurre me pare.Ne gjera te tilla fale Zotit nuk me aktivizohet shpirti kundershtimit.

    Një spjegim të shkurtër në lidhje me ndasitë e njerëzisë në rrugën e Zotit.

    Egziston vetëm një Zot, Sundues absolut.
    Gjithësia (nënkupëtohen edhe njerëzit) është krijesë e tij.
    Zoti, i vetëm që është, dërgoi të gjithë profetët (prej të parit deri te i fundit), për të predikuar fenë e njejtë, besimin në NJË ZOT.
    Këtë e thot Kurani pa bërë dallim apo seleksionim të profetëve të Zotit, për dallim nga Bibla dhe Talmudi që favorizojnë njërin kundrejt tjetrit
    .
    Ja ku eshte gabimi i shumices atyre qe ngrihen per te shpjeguar fene te tjereve.Fatkeqesisht nga kjo peshe e rende nuk paske shpetuar as ti.Ti thua qe Kur'ani thote qe egziston nje Zot dhe ai eshte krijuesi i gjithckaje,por anashkalon problemin qe ky fakt eshte i vertete vetem per nje njeri qe beson ne fene Islame dhe jo per nje njeri qe po kerkon te verteten.Nese une do te pranoja qe Kurani eshte mesazh prej Zotit atehere te siguroj qe nuk do te lindnin pyetje te tilla.Pra ti nuk e perfill aspak pozicionin tim,por flet e mbeshtetur ne llogjiken e bindjeve tua.Ky eshte problemi!!!Tipik si me rastin e xhihadit ne Islam.Kur pyet nje musliman: pse nje shtet i fuqishem musliman duhet te pushtoje shtetet jomuslimane gjoja se behet padrejtesi-----pergjigja qe merr eshte se e tere toka eshte e Zotit dhe Ai ua la muslimaneve.Shume mire edhe i krishteri edhe hebreu e pranon qe toka eshte e Zotit por nuk e pranon qe Zoti ua dha kete privilegj muslimaneve.Pra ketu fillon padrejtesia pasi nuk merret parasysh pozicioni i tjetrit.



    "Egoizmi", nëse analizon citatet që ke shënuar, lehtë është të vëresh se egoizmi është aditivi që njerëzit ia shtuan librave fetar,

    Jehudët për interesa të veta i shtuan këto marrëzira që çdo njeri me logjikë të shëndoshë e kupton se nuk janë fjalë të Zotit, përveç atyre (jehudët) që dëshirojnë të kenë superioritet ndaj popujve tjerë. Ku bëhet që Zoti të urdhëroka gjëra të tilla, ose të favorizoka disa popuj ndaj të tjerëve, kur të gjithë jemi të Tij dhe Atij do ti kthehemi:

    Marrja e shpirtrave – vrasja e atyre që nuk janë jehudinj, është e lejuar për hebrenjtë. Është e ndaluar për ta që të shpëtojnë ndonjërin nga popujt e tjerë, ose ta nxjerrin nga skëterra. Por, nëse sheh dikë që nuk është çifut se ka rënë në ndonjë zënkë, duhet t’i biesh me gurë, sepse ai është i pavlerë”.

    “Mbarë bota duhet të punojë për hebrenjtë dhe ata duhet të marrin fitimin, pa punuar fare”
    Jehudet i kane keto pretendime dhe i mbeshtesin me ato qe ndodhin ne rendin e dites.Une kam njohur shume prej tyre.Ato thone ne jemi populli i zgjedhur i Zotit dhe pik..neve Zoti na nxorri nga egjipti,ne kemi qene gjykatesit e botes qekur ka vazhduar historia e qyteterimit,dhe ne jemi edhe ata qe arritem ta kthejme ne gerrmadhe perandorine qe krijoi profeti i rreme i arabeve.E po deshe thuaj qe jo.Ata thone qe neve zoti na ka thene qe kur te jeni ne rruge te gabuar do te iu ndeshkojme kur te jeni ne rruge te drejte bota do te jete ne duart tuaja.Ja shikoje boten sot...Goxha amerike perkulet perballe tyre.Dhe hajde hidhe poshte me fakte llogjike qe profecia e librave tyre nuk eshte zbatuar.Do te thuash ti qe menyra se si po zoterojne eshte e palejuar....eshte e palejuar ndoshta per ty por simbas pretendimeve qe kane ne librat e tyre gjithcka shkon vaj.
    Krishterëve pak ua turbulloi mendjen fakti se Jezusi, apo Isai a.s. lindi pa prind biologjik. Uuuuuuuu punë e madhe, e bënë Zot, djalë të Zotit… Edhe këtu mendo mire!!! Po nëse e krahason pak me Ademin a.s. si të del ky sipas mendjes krishtere, cili po meritoka më tepër të quhet Zot? Ky nuk pat as nënë as baba.
    Anjëri. Të dy janë vetëm krijesa të Zotit, njerëz si unë dhe si ti.
    Me aq sa kam lexuar une nga bibla te siguroj qe krishteret nuk e quajten jezusin zot thjesht per faktin se ai erdhi ne bote nga nje virgjereshe,por me teper mbeshteten ne citatet qe ndodhen ne bibel.Une nuk besoj qe hebrenjte ndikuan ne kete gje pasi hebrenjte ate e pranuan si illegal, eshte allogjike qe nje njeri qe e quajten illegal ne shkrimet e tyre rabinike ta emeronin perendi per krishteret.Qe jezusi eshte bir i zotit apo jo eshte goxha dileme qe nuk mund te zgjidhet kollaj.Kete e mohon kategorikisht llogjika materialiste,dhe mbetet ceshtje e dyshimte ne pikepamjet fetare...Pasi shume mire nje i krishtere mund te thote..nese pranon qe Zoti eshte i afte te beje gjithcka,atehere edhe ceshtja e krishtit eshte mbrenda mundesive e tij...Nuk ka asnje lloj fakti qe ta mohoj kete.Kurani nuk i jep asnje pergjigje kesaj dileme...ne kuran me teper kjo ceshtje nderthuret ne faktin e thjeshte qe nese Zoti nuk ka grua si mund te kete djale..ky nuk eshte shpjegim i qarte pasi sic e thame edhe me siper Zoti ben gjithcka edhe ato qe jane larg mendjes tone.



    Tash vazhdojmë tutje, Kurani siç e ke lexu edhe vetë i është shpallur mbarë njerëzimit, aty nuk ka dallime midis popujve dhe racave, nuk favorizon arabin kundrejt shqiptarit.
    Nese nuk ben kur'ani ben muhamedi ne theniet e tij.Ju pretendoni qe ai gjithcka qe thote e ka nga Zoti.Ai ne shume hadithe te tij ne lidhje me paresine ne fe ka thene qe imamet tuaj duhet te jene prej fisit kurejsh,si duhet ta kuptoj une kete?Mos valle kurejshet e shkretetires kane ndonje gje me te vecante se te tjeret qe duhet te jene ne paresi.Apo edhe kjo mbetet deshira e Zotit dhe si gjithnji duhet ta pranojme si dogme.Edhe kurani ka nje dipllomaci te atille qe hebrenjte i vendos gjithnje ne opozite...ndoshta muhamedi e ka nuhatur me se miri qe me hebrenjte nuk mundesh te bashkepunosh dhe sidomos arabet per vete faktin qe jane te trashe dhe ka menduar qe shkretinoret e arabise prej tyre mund te shpetojne vetem duke i pasur gjithmone ne qender te vemendjes ...ne opozite pra..Jane shume te rralle hebrenjte qe pranojne fene islame....dhe jam shume i sigurte qe kjo eshte bere qellimisht duke i lenduar ne seder ne menyre te atille qe te distancohen vetvetiu.Muhameti nder te tjera urdheroi qe te largonin te gjithe hebrenjte dhe te krishteret nga gadishulli arabik..Dhe per nje thenie te tille akoma sot e kesaj dite merren peng njerez te pafajshem.Nacionalizmi Islam eshte ndertuar ne ate menyre qe shkrirja e akujve vjen ngadale pa e kuptuar.Muhamedi e kishte kuptuar qe nuk ia vlente te ngrinte ne pah vlerat e saharaxhinjve pasi nuk kishin,por mendoi qe rraca te ndryshme duke lexuar suret ne arabisht,duke u lutur ne arabisht,duke ndjekur sunetin e tij do te shkriheshin e do te beheshin nje..dhe arabet do te ishin superfuqi dhe gjuha e tyre si kjo e anglezeve sot.Shembull konkret eshte perandoria e anadollakeve ku nje pjese e madhe e gjuhes osmanllisht ishte arabisht e kjo per faktin e thjeshte qe ishin besimtare te fese islame.Kjo eshte e lidhur me faktin qe muhamedi e kishte kuptuar qe per te arritur kete turmat duhen porositur qe te jene sa me autentik me theniet e tij...kuptohet autenticiteti me i larte ishte ai qe te mesoje gjuhen arabe dhe te lexoje theniet e tij.Pervec kesaj nuk mungojne theniet e tij qe i nxit besimtaret te mesojne kur'anin permendesh ne arabisht.......pra te mos kishin egzistuar njerez qe e kuptuan qellimin zor se do kishte kompjutera qe te merreshim vesh nga venezia ne shkup.Pra keto jane paqartesite e mija qe ti nuk i shikon dot nese qendron gjithmone ne pozicionin tend dhe nuk mundohesh te me kuptosh.Pra une them qe muhamedi ajetin qe ""kur ne ndryshojme nje ajet ,me nje tjeter...."e vendosi per tu shpetuar kritikave...Une mendoj qe rregulli me prerje koke per ate qe largohet nga feja islame eshte thjesht per te mbajtur nen kontroll turmat...une mendoj qe te quash clirim okupacionin turk ne shqiperi eshte e njejte me politiken e bushit ne irak qe po dergojme demokraci....une mendoj qe te shkosh per te vendosur drejtesine me forcen e shpates duke pretenduar qe je zevendes i Zotit ne toke ne nje vend ku nuk e pranojne kete pretendim eshte me pak fjale...nje buqete me lule ku mbrenda ziejne gjarperinj helmues.

    PS....Nuk eshte e drejte te konsiderohet si kafshe nje njeri qe nuk pranon muhamedin si profet por qe kryen vepra te mira...
    25:44.
    A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.

    Qe ta pranoj pretendimet e tilla duhet qe te mos ngele gje e paqarte...te pakten ne gjerat siperfaqesore si psh ne lidhje me rregullin e prerjes kokes qe ti me the qe duhet ta pranoj si ligj te Zotit pa e paragjykuar....ku ta shoh urtesine e Zotit nese nuk ma lejon qe ta shikoj ne rregullat e tij?
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 17-03-2005 më 08:33
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #19
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Pasi shume mire nje i krishtere mund te thote..nese pranon qe Zoti eshte i afte te beje gjithcka,atehere edhe ceshtja e krishtit eshte mbrenda mundesive e tij...Nuk ka asnje lloj fakti qe ta mohoj kete.Kurani nuk i jep asnje pergjigje kesaj dileme...ne kuran me teper kjo ceshtje nderthuret ne faktin e thjeshte qe nese Zoti nuk ka grua si mund te kete djale..ky nuk eshte shpjegim i qarte pasi sic e thame edhe me siper Zoti ben gjithcka edhe ato qe jane larg mendjes tone.
    Ne themi qe Zoti ka fuqi te beje gjithcka dhe jo sic e ka shenderruar krishteret qe Zoti ka fuqi te behet gjithcka.

    Pse Zoti nuk mund te behet gjithcka?

    Ketu nuk po flasim per krijesen por per Qenien e Zotit.

    Sepse Madheshtia e tij nuk e pranon te behet dicka qe ai nuk e ka ne qenien e tij.Zoti nuk mund te behet plehra (I paster eshte Ai nga te metat)Zoti nuk mund te behet njeri sepse eshte Zot dhe nuk shenderrohet ne krijese.Besoj se e kuptove kete hile qe perdorin ato per te mbushur llogjikat e njerzve.Pyeti a mund te vdes Zoti .Kurrsesi jo sepse Ai eshte i perjetshem.A mund te behet i paditur dhe i pafuqishem Zoti.Kurrsesi jo.Pra bej dallimin me ate qe eshte pyetje e llogjikshme nga ajo qe eshte pyetje e pallogjikshme.

    A ben Zot gjithcka?

    Sigurisht sepse ketu ka te beje me krijesen dhe jo Me qenien e Zotit.Pra Zoti krijon dhe ben gjithcka qe ai deshiron.


    Kurani nuk e pranon idene se Zoti ka femije sepse kjo eshte mangesi per te.Sepse femijet jane per njerzit si qellim trashegimie te qenies njersore dhe shumimit te tyre prandaj Zoti ska nevoje per femije.Pse thuhet Zoti eshte NJE i Vetem , Ska grua as femije as nene as babe.Ky eshte Zoti madheshtor i pa shtremberuar nga mendjet njerzore.


    Pra ti nuk e perfill aspak pozicionin tim,por flet e mbeshtetur ne llogjiken e bindjeve tua.Ky eshte problemi!!!Tipik si me rastin e xhihadit ne Islam.Kur pyet nje musliman: pse nje shtet i fuqishem musliman duhet te pushtoje shtetet jomuslimane gjoja se behet padrejtesi-----pergjigja qe merr eshte se e tere toka eshte e Zotit dhe Ai ua la muslimaneve.Shume mire edhe i krishteri edhe hebreu e pranon qe toka eshte e Zotit por nuk e pranon qe Zoti ua dha kete privilegj muslimaneve.Pra ketu fillon padrejtesia pasi nuk merret parasysh pozicioni i tjetrit.

    Flori une ti kam then gjerat hapur e verteta eshte e vertete dhe ska pse fshihet dhe jo si kane bere disa muslimane te tjere qe ta kane fshehur ligjin e atij qe e dizerton fene.

    Nuk mund ta kuptosh domethenien e Xhihadit Clirues perderisa nuk kupton domethenien e Njehsimit te Zotit dhe poshterimin e Idhujtarise.Xhihad Clirues pervec muslimaneve te tjere kane bere dhe shume Profete Duke filluar prej Davidit, Sulejmanit, e shume te tjere.

    Kushti qe te behej perhapja e monoteizmit me ane te shtetit te profeteve ose te muslimaneve me xhihad ishte qe te perhapej Njeshmeria e Zotit dhe largimi nga idhujtaria.NUk po them qe toka i takon muslimanit dhe si takon krishterit.Toka eshte krijese e Zotit dhe ajo duhet te mbushet me monoteizmin ndaj Tij dhe jo duke adhuruar idhuj dhe krijesa.Pushteti universal dhe kozmologjik perputhet me pushtetin tokesor atehere ne toke nuk do kete shkatarrime dhe deme.Ta siguroj se dhe nese Jezusi do te ishte bere mbret me shtet do ta perhapte fene e tij por jo duke i obliguar dhe detyruar njerzit shpirterisht por duke i hequr pengesat qe i pengojne ne kuptimin dhe pranimin e Monoteizmit, qofshin ato pengesa materialiste , ideologjike, mediatike, ekonomike etj.Nese une dikur te kam thene qe toka eshte e Zotit dhe ajo u takon muslimaneve e ke kuptuar gabim sepse qellimi im ishte qe shprehja jote "ne token e gjyshit tim" dhe une te thashe qe toka nuk eshte e gjyshit por e Zotit.Gjyshi jot se ka marre me vete token ashtu sikurse sdo ta marr dhe une edhe pse jam musliman, sepse qellimi i jetes njerzore nuk eshte te fitoj toka ose pasuri ose te pushtoje , por ta adhuroj nje Zot dhe te largohet nga idhujtarite.Kjo ishte rruga e gjithe profeteve te cilat isa u munduan ta perconin tek njerzit me ane te thirrjes drejteperdrejte por pamundesia e arritjes se pushtetit shteteror nga ato nuk ia dha mundesine per te treguar se edhe nese ato profete do ishin Mbreter do ta kishin perhap Monoteizmin duke i cliruar njerzit nga roberimi dhe adhurimi i krijesave ne roberimin dhe adhurimin vetem ndaj Krijuesit, Zotit madheshtor.Kurse profetet qe paten shtete e bene kete gje.

    Pse behet kjo gje eshte teme e gjere.Qellimi nuk eshte qe te hapet feja duke ia futur besimin ne zemra me zor.Porse per te larguar pengesat qe i ndalonin ose i pengonin njerzit per te marre mesazhin e Monotezimit. Prinderit, mediat , pushtetaret ne ate kohe me shume mynyra i pengonin njerzit te besonin.Imagjino pak tani kur shume krishtere u vrane nga romaket pagane dhe u dhunuan, po keshtu muslimanet e pare u dhunuan nga idhujtaret arabe, keshtu ne kohen e Musait, ne kohen e Isait (Jezusit) Jahjes(Gjon pagezorit) e shume te tjere u dhunuan qe mos te praktikoni fene e drejte monotesite.Pra e shikon poresionin qe kane pasur keta njerez .Imagjino tani nje pagan ose idhujtar qe e ka mesuar babi i tij me urrejtje kundrejt nje feje ose qe ne vogli eshte mesuar kunder besimit ne nje Zot te vetem dhe eshte mesuar se Zotrat e tij jane idhujt.

    Umeri r.a thote se kur me kujtohet koha para Islamit me vjen nje here per te qare dhe nje here per te qeshur.
    Me vjen per te qare kur kujtonte kohen e tij para se te behej musliman qe gjate asaj kohe kishte vrare vajzen e tij dhe e kishte varrosur te gjalle.Dhe qante shpesh per kete.
    Me vjen per te qesh sepse une thoshte Umeri adhuroja nje idhull te bere prej hurmash.Mirepo nje dite ngela pa gje ne shkretetire atehere fillova te haj idhullin tim.Dhe qeshte shpesh kur i kujtohej kjo.
    Kur ai ishte kryetar muslimanesh po benin nje udhetim dhe i tha nje shoku i tij.O kryetari i muslimaneve pse nuk hipen siper kalit ti je udheheqesi jone.Ai tha keshtu benin mbreterit persiane dhe romake.
    Uallahi ka thene -"Ishim te poshteruar dhe Zoti na beri krenar me Islamin dhe nese do ta kerkojme krenarine tek dicka tjeter pervec Islamit Zoti do na poshteroje"

    Ishte po ky njeri qe femija e Kryetarit te egjiptit Amer el Asi i kishte goditur nje femije Egjiptian sepse kali i Egjipitianit ia kishte kaluar kalit te kryetarit te egjiptit.Shkon Egjiptiani tek umeri Khalifja e shtetit islam dhe ia tregon ceshtjen.I shkruan leter kryetarit te Egjiptit (valiut) qe e kishte emertuar vete Umeri.DHe pasi vijne te dy i thote Egjiptianit merr dhe bieri sikurse te ra.Vazhdonte ti binte Egjiptiani derisa u loidh dhe Umeri me Shokun e vete Amrin e shikonin femijen e Amrit qe po merrte ate qe i meritoj.Mbasi i ra Femijes se Amrit i tha bieri dhe Amrit se ai per shkak te babait te tij te ka bere ashtu.Pastaj i tha O Amer qe kur i keni roberuar njerzit kur ata ishin te lire.


    Pse kjo histori sepse drejtesia e muslimaneve te "pare" i pushtonte zemrat e njerzve pranaj Islami u perhap aq shpejt dhe ne ate forme te gjere gjeografike.Nuk po flas ketu per turqit .



    PS....Nuk eshte e drejte te konsiderohet si kafshe nje njeri qe nuk pranon muhamedin si profet por qe kryen vepra te mira...
    25:44.
    A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
    Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.

    Dhe sinqerisht ashtu jane nje njeri qe beson se Majmuni eshte parardhesi i tij eshte pasardhesi i majmunit ne mendime .Nje njeri qe nuk njehe kufizime per trupin e tij dhe ha dhe pi cti dale perpara pa bere dallim eshte e mire apo e keqe .Cafre eshte ky njeri.Kurrsesi njeriu gjykon dhe ka llogjike .Kafsha ska megjithese kafsha smund te haje bar kur ajo eshte mishngrenese dhe smund te haj mish kur eshte barngrenese.
    Kuptimi qe ato jane si kafshet dhe madje me keq se kafshet eshte sepse kafsha nuk kupton se cfare i thua por fjala me keq se kafshet eshte se ka kafshe nese i thua shko atje.(Qenit )

    Nese do te kuptosh me mire islamin lexo vetem hytben e lamtumires.

    Gjithesecili prej njerzve do te linde pororsite me te vleshme per femijet dhe do kujdesej per gjene me te shtrejte.Nese do te ishte nacionalizmi arab ai o ta kishte permendur por perkundrazi tha:

    Ligjërimi i fundit i Muhammedit
    (Hutbeja e lamtumirës)

    Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit


    O njerëz, dëgjoni se ç‘do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!

    O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

    Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso*nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

    Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.

    O njerëz, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju thërret në përgjigjësi për veprat dhe punën e juaj.

    O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet hecur.

    Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.

    Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anu*lohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafa*jshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak*marrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

    Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhë*nësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

    O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërgu*arin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.

    O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!

    Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës...

    O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!

    Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.

    Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!

    Xhenneti është nën këmbët e nënës.

    Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.

    Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t’ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.

    O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!

    O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!

    Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!

    Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!

    O njerëz, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. Megjithatë, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!

    O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.

    Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t’u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet një e treta e pasurisë.

    Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është lindur.

    Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta zë mallkimi i Zotit.

    Nuk i lejohet gruas të jep diçka nga pasuria e burrit të vet pa lejen e tij.

    Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikë, obligohet me përgjegjësi për dorëzani.

    Me robërit dhe shërbetorët silluni njerëzisht. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq e as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbetorë të Zotit.

    O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.

    O muslimanë, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i grabitni diçka njëri-tjetrit. Ky është mëkat i rëndë. Merreni vetëm atë që ju jepet me dëshirë! Respektojeni pacenu-eshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.

    Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.

    Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt! Mos i bëni dhunë vetes! Mos harroni se mëshira është një ndër bazat e Islamit.

    O njerëz, dëgjoni se ç‘po ju them dhe mbajeni mend mirë! Po ju lë Librin e Zotit-Kur’anin, të cilit nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së Vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut dhe fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshim.

    Para vehtes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar jam përpjekur të jetë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e All-llahut.

    Ju vërtet nuk do të lajthitni, përderisa i përmbaheni Kur’anit (Librit të Zotit) dhe Sunnetit (traditës sime).

    O njerëz, pas meje nuk do të vijë më Lajmëtar tjetër nga Zoti dhe pas jush populli nuk do të ketë më Pejgamber! Pra, bëni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesë namazet në kohë; agjëroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemër e të kënaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhërat e sundimta-rëve tuaj! Ashtu do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj![1]

    O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e drejtë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!

    O njerëz, e dëgjuat porosinë time, pra futeni atë në zemrën tuaj dhe (praktikoheni) në jetën tuaj!

    Të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e mia le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, se ndodh që ata (të tjerët) i kuptojnë më mirë.

    O Zoti im, a e përmbusha detyrën dhe misionin e besuar?

    Rreth njëqind e dyzet mijë haxhilerë brohoritën njëzëri:

    O i Dërguar i Zotit, ti e përmbushe misionin tënd besnikërisht, dhe na e komuni-kove atë që të urdhëroi Zoti...

    Atëherë Muhammedi u tha:

    O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo!

    Atë ditë atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartëmadhëruar:

    “Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj.”
    (Maide-3)

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ta siguroj se dhe nese Jezusi do te ishte bere mbret me shtet do ta perhapte fene e tij por jo duke i obliguar dhe detyruar njerzit shpirterisht por duke i hequr pengesat qe i pengojne ne kuptimin dhe pranimin e Monoteizmit, qofshin ato pengesa materialiste , ideologjike, mediatike, ekonomike etj.

    Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej!


    - Jezus
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Për të qenë të lumtur
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •