Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    Winterthur
    Postime
    20
    Pershendetje gjithve e posacerisht Gjalica..
    Pasi sa u kthyem nga "kujdesi intensiv mjeksor" lol,deshta te publikoj se receta ishte jashtzakonisht e mire per pregaditjen e pites se kallamojte apo ndoshta vetem mua me pelqeu!
    Vetem se ai qe nuk e ka provu nuk e din se si e ka shijen
    flm Gjalica
    Tė jetojm ne paqė

  2. #12
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Menyra e re!!!

    Ajo receta e mesiperme eshte receta tradicionale, sic e ben dhe gjyshja ime, eshte e shijshme por me e shijshme akoma eshte kjo e meposhtmja:

    Perberesit:
    Miell
    Gjalp
    Qepe ose Presh
    Ndonje domate
    speca te kuq
    Veze
    Krip
    Ereza te ndryshme sidomos koper, majdanoz, selino te fresket

    Gatimi:
    Ne nje tenxhere ku kemi hedhur gjalpin, kaurdisim qepet ose preshte u hedhim krypen,domatet, specat, vezet, dhe i trazojme derisa te zihen pak. Me pas shtojme erezat. I heqim nga zjarri dhe i leme te vaken pak. Marrim miellin dhe e hedhim ne masen qe kemi lene te ftohet ne tenxhere dhe vazhdojme te trazojme, hedhim miell derisa te perftojme nje mase jo shume te qullte. Pastaj marrim tepsine e lyer me gjalp ose vaj ku do hedhesh masen e pergatitur. E fusim ne furre dhe e pjekim.
    Te siguroj qe do dale shume e mire.
    Hahet e ngrohte.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #13
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E preferuara e imja
    Pite misri

    Pėrberja
    Pėr 4-5 persona duhen:

    Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle

    Udhezim

    Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
    Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Versioni im

    Byreku me miell misri qe ne Shqiperine e Jugut njihet ndryshe si lakror me miell misri apo ne Tirane me fjalen "shapkat", mund te pergatitet si me presh, por dhe me spinaq.

    Ne rastin e versionit me presh, ky i prere ne copa te vogla pasi kaurdiset me pak vaj (ulliri), kripe e piper, i shtohet pakez uj dhe lihet te ziehet ne zjarr te ulet derisa preshi te jete zier mire dhe te kete firuar lengu.
    Pastaj i shtohet pak djath i bardhe (100 gr.) i shkermoqur ose gjize, 2-3 kokrra veze dhe 1 gote uji kos.
    E tere masa perzihet mire dhe eshte gati per t'ia shtruar brumit me miell misri te pergatitur e shtruar me pare ne tepsine ku dhe do piqet lakrori.

    Ndersa versioni me spinaq eshte akoma dhe me i thjeshte.
    NUk ka nevoje qe spinaqi te zihet, pasi i ikin dhe velrat vitaminoze qe ka apo i ulet sasia e hekurit qe e karakterizon kete bime.
    Spinaqi i prere perzihet me 2-3 kokrrat e vezeve, i shtohet djath (250 gr.) apo sasi e njejte gjize, kos, kripe dhe perzihet e tere masa sa te behet e njetratshme.
    Me pas spinaqi i shtrohet brumit te lakrorit ne tepsi.

    Ne te dy versionet "gjella" (preshi-spinaqi) nuk perzihet me brumin e misrit, por i hidhet siper.
    Pasi e kemi shtruar mbi brum "gjellen" e pluhurosim me miell misri derisa te mbulohet komplet. Me pas e sperkatim me kos persiper dhe me pak vaj.

    E pjekim ne furren e parangrohur ne nje temperature prej 180° dhe kur te marre nje si ngjyre ne florir te kuqerremte e heqim dhe e servirim shoqeruar me nje gote kos apo dhalle.

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė pėr vete mė shumė i pėlqej pitet se picat.

    Shumė falemnderit goca pėr recetat. Po a di kush tė na tregojė se si bėhen pitet e misrit kėshtu pa perime vetėm me bulmetra, nuk jam i sigurtė por mė duket se bėhet me vezė, mazė apo ajkė e kėshtu. Poashtu, reseniku qė bėhet me hithra e me kos, nėse nuk gabohem.

    Tung Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 03-03-2005 mė 00:44
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    Kam nje enderr.. Maska e Gleda
    Anėtarėsuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    16

    Talking Buke misri

    Miredita te gjitheve!

    Kush e di se si behet buka e misrit?

  7. #17
    Gleda kerko pak ne forum edhe ti, ja shikoje kete linkun ketu ke disa receta se si behet

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=51038&page=3

    edhe ktu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=46367


    P.s. Kur t'a mbarosh se beri na nis ndonje cop me DHL lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 18-03-2007 mė 10:37
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lapidar
    Nga Brari nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 13:59
  2. Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •