Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 174
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Kleitus
    Paaa sa budallenj paskan qene keta kroatet qe e paskan dhe e mbajne vetenIlire pale pale qysh me Ludjevit Gajin e me shoke. Ne flasim ate gjuhe e nuk e mbajme veten te tille sipas Vehbirave e akademikeve te tjere qe bejne ligjin dhe maliqin ne shqiperi.

    Ja disa tituj rreth kesaj gjuhe "te humbur" qe paska vetem disa emra qytetesh:

    ---------
    Ardelio della Bella, Instruzioni della lingua illirica, in:
    Dizionario Italiano—Latino—Illirico, Venezia 1728

    Jerolim Sutina, Principi di grammatica illirica esposti da Girolamo Suttina, in: Vocaboli di prima necessita. 1850

    Andrija Stazić, Grammatica illirica pratica secondo il metodo di Ahne di Ollendorff, Split 1855

    Les Illyriens en Grčce et in Italie : étude linguistique et mythologique / par Willy Borgeaud. Geneve 1943

    Die Sprache der Illyrier / Hans Krahe

    Lexikon altillyrischer personennamen, bearbeitet von Hans Krahe

    Die Sprache der alten Illyrier, hrsg. von Anton Mayer, Zagreb


    etjere(nuk jam duke te permendur librat e revistat konferencat etj te Arberesheve qe jane me qindra qysh para Camarda-it)


    Kroatet as nuk jane ilire e as kane te drejte ta mbajne veten per ilire...ata thjesht jane vendosur ne trojet e Ilirise se dikurshme, ose qe te jemi reale mund te jene nje perzjerje sllavo-iliro-gjermane, por gjithmone kryeson elementi sllav.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Nė kumtesėn “Rreth detit Adriatik dhe popullit shqiptar nė periudhėn e hershme tė antikitetit”, prof. Dr. Dhimitėr Pilika provon se shqiptarėt janė pasardhės sė pellazgėve

    Shqiptarėt, banorėt mė tė hershėm tė Adriatikut


    Prof. dr. Dhimitėr Pilika

    Sipas autorėve tė lashtė, Adriatiku nė fillim quhej “Deti i Kronosit dhe i Reas”, mė pas “Gjiri Jonian”, me njė emėrtim tė trefishtė, tė lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike.
    Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, mė 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtėrore, politike dhe kulturore e pellazgėve, orakulli paragrek i sė cilės ka qenė mė i lashti dhe mė i njohuri nė Ballkan e nė Europė. Disa qindra dijetarė, klasikė e modernė, shpesh me emėr ndėrkombėtar, janė marrė me kėtė popull. Disa prej tyre kanė pėrdorur nė rrafsh tė gjėrė, nė shėrbim tė sė vėrtetės, pėrparėsinė e faktorėve vendimtarė tė brendshėm, vendorė. Rrjedhimisht, ata kanė nxjerrė argumente autentikė tė pashtershme sidomos pas sjelljes nė Luvėr tė gjetjeve arkeologjike tė Dodonės dhe daljes mė 1878 nė Paris tė dy vėllimeve tė Konstantinit Karapanos “Dodona dhe rrėnojat e saj”. Kėto zbulime sensacionale kishin bėrė pėr vete paraprakisht bashkėpunimin aktiv tė anėtarėve tė Institutit tė Francės E. Egger dhe J. De Witte, qė mbahen si pasuesit e pellazgistėve francezė J. B. Jourdan (1746), Ch. Dupuis (1798), L. Petit-Radel (1810-1852), J. Michelet (1831), L. Benloeė (1877).
    Nė shkallė ndėrkombėtare prej gjithė pėrfundimeve tė tyre tė verifikuara mirė, del se pellazgėt, qė mbizotėronin nė Adriatik, i kanė sjellė Europės, ndėr tė tjera, alfabetin e parė, qytetėrimin mė tė lashtė: mjeshtėrinė, teknikat e dobishme, themelet e shkencės, mitologjinė etj., e nė veēanti emrin e vetė Europės, kulturėn e grurit, shpikjen e bukės, ndėrtimin e qyteteve e bėrjen e regjistrimeve, tė ligjeve, tė monedhave, tė Lojėrave Olimpike... Pindari gjenial i ka quajtur “paraselenitė”, domethėnė qė janė shfaqur para daljes sė hėnės nė kupėn qiellore... Si rrjedhim, me vėrtetimin mbi baza rreptėsisht shkencore tė autoktonisė me prestigj tė pellazgėve kundrejt ardhėsve tė rinj, helenėve, cili ka qenė zhvillimi i tyre i mėtejshėm nė brigjet e Adriatikut? Kjo kumtesė bėn njė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur shkurt kėsaj pyetjeje, tė parė nga kėndvėshtrimi i popullit shqiptar, pjesėtar i familjes adriatike.
    Sipas humanistėve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshėm Piu II, Antonio Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu mė vonė tė Pjer Ronsarit, Alfons Lamartinit, Zhyl Mishlesė, Elize Reklysė, Feliks Zhyljenit dhe shumė tė tjerėve, vazhdimėsia e shqiptarėve shkon nė vijė tė drejtė te Aleksandri dhe Pirroja, mbretėr tė Epirit, trashėgimtarė tė Dodonės “ab antiquo”. Ky pohim mbėshtetet gjėrėsisht nga humanistėt tanė Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetėr Bogdani, si dhe nga mijėra dėshmi “in loco”, tė shkruara dhe gojore. Mė 1882 u gjet nė Arkivin e Napolit dhe u botua njė letėr e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut (1405-1468), poliglotit qė dinte pesė gjuhė tė huaja bashkė me letėrsitė e tyre pėrkatėse: heroi ynė kombėtar, mė 31 tetor 1406 ia dėrgonte princit tė Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thėnė se po t’u besojmė kronikave tona kombėtare, ata na tregojnė se sovranėt epirotė e molosė, Aleksandri dhe Pirroja, kanė qenė stėrgjyshėt e shqiptarėve; kėta dy dinastė u shquan me ekspeditat e njohura qė ndėrmorėn pėrtej Adriatikut. Tėrėsia e rrethanave domethėnėse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtė e Skėnderbeut, qė u bė e njohur mė 1962, ka emblema tėrėsisht dodonase; pėrkrenarja e tij, qė ruhet nė Vjenė, ėshtė e njėjtė me helmetėn e Pirros, tė pėrshkruar prej Plutarkut; pėr mė tepėr, nė drurin gjenealogjik tė pasardhėsve tė tij, jo rastėsisht janė shquar Pirroja I, Kastrioti-Skėndėrbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skėnderbe. Si pėrfundim, duhet tė saktėsojmė se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit - shqiptarėt e sotėm, deri mė sot, nuk ėshtė kundėrshtuar nga asnjė dokument historik i vlefshėm.
    Njė repertor mjaft i pasur greko-romak, qė asnjėherė nuk ėshtė hedhur poshtė, vėrteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosė, ishin aecidė, pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Eakut, gjyshit tė Akilit, i cili qė nga Homeri ėshtė vlerėsuar si mishėrimi i vetė prototipit tė pellazgut. Veē kėsaj, diēka qė ėshtė plotėsisht e provueshme, ka vazhduar ngritja nė shkallėn e princit, pa asnjė qėllim tė paravendosur, e tre nipėrve tė Skėndėrbeut, qė sanksionuan onomastikėn pellazgjike, mjaft domethėnėse, tė paraardhėsve tė tyre parahistorikė: Akili I Kastrioti-Skėnderbeu, Akili II Kastrioti-Skėnderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skėnderbeu. Si pasojė logjike e kėtij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndėrmjet shqiptarėve dhe pellazgėve ka vijuar tė imponohet qė nė zanafillėn e epokės moderne, njė e vėrtetė tashmė e pranuar nga njė ushtri specialistėsh shqiptarė e tė huaj.
    Pėrfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, tė pandarė prej Adriatikut, ėshtė provuar nė mėnyrė tė padyshimtė, pa asnjė hije etnocentrizmi, nėpėrmjet pėrputhjeve, ndihmesave, konvergjensave tė pakundėrshtueshme tė mijėra tė dhėnave ndėrdisiplinore, zakonisht tė pabotuara, vendore, qė u pėrkasin fushave tė mėposhtme: historigrafisė, nunizmatikės, epigrafisė, fizikės radiometrike, kimisė (sė metaleve, tokave etj.), etnologjisė, folkloristikės, gjuhėsisė, onomastikės, etimologjisė, antropologjisė, hematologjisė, ballkanologjisė, etruskologjisė, jurisprudencės, paleografisė, statistikės, demografisė, klimatologjisė etj. Afėr rivierės sonė, nė jug tė Buthrotit tė lashtė, tė cilin e donte aq shumė “Andromaka” e Rasinit tė pavdekshėm, gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, nė tė cilėn janė gjetur mė 1933 “ankorat e argjirit”, njė “specialitet” gjithėmesdhetar eskluziv i pellazgėve, tė quajtur prej kohėsh zotėr tė deteve.
    Njė legjendė provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur mė 1875, e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik tė Dodonės, qė ėshtė himnizuar nga “Iliada”, pikėrisht te stanet e atit tė tij, Kronosit, nė rrethinat e qytetit tė Anhiazmit ose tė Onhezmit, qė ėshtė emri i babait tė Eneut, Ankizit, i cili me sa duket ėshtė varrosur kėtu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona nė jug). Gjurmėt e kultit tė monarkut tė gjithėfuqishėm tė zotėrve tė Dodonės, me shpurėn e tyre, e mbulojnė gjithė hapėsirėn adriatike. Tėrėsia e kėtyre atributeve tė posaēme, domethėnė shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shumė mė tepėr se kudo gjetkė, gjenden me bollėk nė bregdetin tonė adriatik, si dhe nė brendatokėn, deri pėrtej kufinjve tė Dalmacisė, tė Peonisė dhe Dardanisė, Kosova e sotme. Nė kėtė krahinėn e fundit kohėt e fundit janė vėnė re pesėdhjetė mbishkrime “zeusiane”, tashmė tė botuara, nė shfaqje tė tjera tė panumėrta tė trashėgimisė kulturore dhe tė teogonisė pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtėsinė dhe vazhdimėsinė kaq tė qartė e tė pandėrprerė, studiuesi i shquar i Mesjetės, Alen Dyselje, ka thėnė mė 1981: “Historia na mėson se lidhur me Kosovėn, serbėt janė pushtues tė ardhur mjaft vonė”...
    Do t’i kapėrcejmė hollėsitė e bollshme pėr adhurimin e veēantė tė secilės prej dymbėdhjetė hyjnive tė Dodonės-Olimpit nė mjedisin tonė, dhe do tė ndalemi vetėm te hyjnesha e dytė e panteonit paragrek: Demetra, e njohur pa pėrjashtim nga tė gjithė si hyjnesha e mirėfilltė pellazgjike, etimologjia e emrit tė sė cilės shpjegohet vetėm ndėrmjet gjuhės shqipe. Shenjat e adhurimit tė saj vazhdojnė tė jenė tė gjalla edhe nė vitin 1994. Ēdo vit nė njė datė qė nuk ndryshon, duke respektuar ritet pagane tė paracaktuara “ab immemorabili”, fshatarėt shqiptarė, nė pjesėn mė tė madhe gra, tė besimeve tė ndryshme, shkojnė tė lahen veshur me rroba nė plazhet tona tė Adriatikut me qėllim qė tė kenė shėndet e pjellshmėri tė vazhdueshme. Deri mė sot gėrmimet kanė zbuluar faltore, flijimore, skulptura, medalione etj. kushtuar kėtij mishėrimi karakteristik tė matriarkatit dhe bujqėsisė pellazgjike. Po tė vėshtrohet sipėrfaqja e territorit tonė, denduria e tyre ėshtė e habitshme, unikale nė botėn europiane...
    Nė njė largėsi jo tė madhe nga porti “dardan” i Orikumit nė bregdetin adriatik shqiptar, qė nė agimin e kohėve ndodh njė dukuri tepėr e rrallė, nė rrethinat e fshatit Tragjas, (fshati i sotėm ka po atė emėr Tragjas): prodhohet kripė edhe sot e kėsaj dite nė sasi tė mėdha vetvetiu, pa asnjė pėrpjekje njerėzore, duke pėrfituar nga veprimi periodik i rrymave detare nė gropat e vogla gjeologjike. Sipas fjalėve tė Helanikosit dhe Stefan Bizantinit, pėrfytyrohej se atje ishte djepi i vėrtetė i kripės sė gjellės, ku Poseidoni, hyjnia tipike pellazgjike i detrave kishte krijuar pėr herė mbi tokė kėtė lėndė tė pazėvendėsueshme gjatė jetės sė njerėzve tė vdekshėm...
    Shumė kohė pėrpara luftės sė Trojės lėvizjet migruese tė pellazgėve e kishin pėrshkruar Adriatikun nė drejtim tė Apulisė, nė grykėderdhjen e lumit Po... Virgjili dhe Aulu-Geli i vėshtronin kėta lundėrtarė si banorėt e parė tė Italisė; sipas Plinit, Solinit, Varronit, Tit Livit, Denisit tė Halikarnasit, Ovisit, Tacitit, Higinit, Ceces... kėta pellazgė ēuan atje pėr herė tė parė shkrimin dhe kulturėn e artet. Sipas Denisit tė Halikarnasit, Plini e Plutarku, ata madje kanė qenė themeluesit e vėrtetė tė Romės. Muret e famshme ‘pellazgjike’, ‘ciklopike’, ‘poligonase’, ‘megalitike’, ‘moenia aeacia’, qė nė njė farė mėnyre kanė mbetur tė pashkatėrrueshme deri nė ditėt tona, dalin zakonisht nė gjithė rrethimin e Adriatikut, duke nxjerrė nė dukje njėsinė e tij. Po shėnojmė kalimthi, se Athina vetė themelimin e murit tė Akropolit tė saj e lidhte me dy arkitektė ndėrtues, pellazgėt Agronalasi dhe Hiperbiosi, qė janė pėrjetėsuar nga Pausania. Mė pas, rreth viteve 80-81 para erės sonė vėmė re njė zhvendosje masive, me egėrsi tė padėgjuar nė drejtim e pėrkundėrt; 150.000 pellazgė etruskė, tė dėbuar nga Gadishulli italik me urdhrin e diktatorit Sula, gjetėn strehė tė pėrhershme te bashkėatdhetarėt e tyre nė Molosi (Shqipėria jugore), e cila mė parė ishte pėrgjakur dhe rrafshuar me tokėn tėrėsisht nga xhelati romak Paul Emili. Kjo zhvendosje e tmerrshme me dhunė na ėshtė kumtuar e dėshmuar prej dijetarit frėng tė shekujve tė iluminizmit, Nikola Feretit, nė veprėn e tij “Observations”...
    Aventurat e heroit legjendar Kadmit, Herkulit, argonautėve, tė cilėt janė cilėsuar si pellazgė nga Lucien i Samosates, Diodori, Pausania, Liciforo e tė tjerė, e lidhin ngushtė Adriatikun me stėrgjyshėt e popullit shqiptar nėpėrmjet dyzinash tė dėshmive domethėnėse, tė cilat pėr shkak tė mungesės sė kohės, nuk ėshtė e mundur tė jepen mė gjėrėsisht...
    Diodori na mėson se ishulli kaonas i Korkyrės, i cili vetvetiu na sjell ndėr mend binjakun dalmat, mban emrin e motrės sė Pellazgut, stėrgjyshen e pėrbashkėt tė gjithė pellazgėve. Mė lejoni tė citoj njė shembull tė shkallės sė habitshme tė arritur nga qytetėrimi i tyre paragrek, katėr mijė vjet mė parė. Nė kėngėn e shtatė tė “Odisesė”, poeti, me akribinė e tij proverbiale, pėrshkruan pallatin e mbretit tė pellazgėve feacinė, Alkinoosit nė Korfuz:
    “Herė shndriti nga njė shkėlqim i beftė i diellit ose i hėnės, herė shkėlqen banesa e lartė e…………………………….. shqitmadhit Alkinoos. Nga tė dy anėt e pragut shtriheshin muret e veshura me bronz deri nė fund tė pallatit; pėrsipėr kanė njė brez tė kaltėr; dyert janė prej ari; pragu ėshtė prej bronzi me ndėrfutje argjendi; harku ėshtė prej ari; nga tė dyja anėt varen vargonj ari e argjendi, tė cilėt Hefesi i ka punuar me njė art tė mrekullueshėm... Brenda pėrgjatė gjithė mureve janė vėnė frone tė mbuluara me vela tė holla e tė lehta, punė dore grash. Aty ulen krerėt e feacinėve... Nė piedestal tė ngritur mirė lartohen shtatore prej ari, qė paraqesin djelmosha, tė cilėt mbajnė nė duar pishtarėt e ndezur dhe qė natėn ndriēojnė kthinat e Alkioosit...”
    Pėrpara kėtij shkėlqimi pothuaj prej dyzet shekujsh lind pyetja me tė drejtė: a ėshtė kapėrcyer ndonjėherė njė madhėshti e tillė pėrrallore?...
    Pėrveē se historian, po edhe njohės i hollė i kėsaj kulture ‘adriatike’ tė paraardhėsve tanė pellazgjikė e ilirė, Lamartini i paharrueshėm do t’i shkruante nga Iskia mė 8 shtator 1844 atdhetarit e poetit tonė, Jeronim de Radės, luftėtarit tė betuar kundėr zgjedhės osmane tė asaj kohe: “Jam i lumtur prej kėsaj shenje tė vėllazėrisė poetike e politike midis meje e teje. Poezia ka ardhur nga brigjet tuaja dhe atje duhet tė kthehet. Unė nuk kam meritė tjetėr, veēse ta parandjej dhe tė bėj urimet e para pėr lirinė e pėr ringjalljen e Shqipėrisė...”
    Nga pikėpamja gjuhėsore, njė numėr i madh toponimesh rreth Adriatikut me mbaresėn -one (-ona), qė ndeshet te Dodone-Dodona, si Aenona, Avlona, Ancona, Aona, Arasona, Aulona, Bausiona, Blanona, Cartona, Cremona, Crotona, Chrysondyona, Flanona, Herona, Narona, Promona, Salona, Sationa, Scardona, Sulmona, Tariona, Triuncona, Verona etj... (pėr tė mos u shtrirė mė tej gjeografikisht), duket qartė se kėtė po kėtė mbaresė tė emrit tė kryeqytetit tė pellazgėve, mėmės sė qyteteve europiane. Vetėm analiza e toponimeve dhe etnonimeve primitive, tė regjistruara prej kohėsh nė brigjet rethadriatike, do tė na sillte nė njė pėrfundim mėsimdhėnės; njė shumicė e emrave tė tyre jo rastėsisht shpjegohen etimologjikisht nėpėrmjet shqipes, ose mė mirė, pėrbėjnė njė pėrkthim fjalė pėr fjalė nga gjuha jonė. (Dihet sesi Platoni nė “Kratilin” e tij dėnon rreptė maninė greke pėr kalkime, qė shkaktohej kryesisht prej hegjemonizmit pa cak e kufi). Tabloja e mėposhtme onomastike, ndonėse nuk ėshtė e plotė, pėrsėri ėshtė mjaft domethėnėse.
    Agrianes, Antibaris, Auendeates, Autariatae, Avendone, Barbanna, Bari, Bigeste, Bora, Bounima, Bretension, Brina, Brundisium, Busento, Busento, Bylazora, kepi Glotta, Dagnum, Dalmatae, Dalmatia, Delmion, Delminion, Daranti, Daranto, Dardani, Dardania, Dardapara, Dardi, Dassaretae, Dassaretia, Derriopes, Deuriopes, Dimallum, Durrachium, Emathia, Enchelana, Enchelanes, Eordea (Eordia), Gurasson, Gurbicon, Halsion, Helidones, Helidonion, Hellopia, Kerauniabore, Kroia (Kruja), Lamatis, Lim, Lopsi, Lopsoca, Malatis, Maledi, Maljena, Malontina (Maltein), Malontum, Maluentum, Maluntum, deti Croni dhe Rheae, deti Ionium, Mathis, Matoas, Metubarris, Molossia, Ombla, Omphalion, Opitergium, Pelagones, Pelagonia, Petra, Pirustae, Pistum, Ragusium, Rhizon, Sason, Scheria, Stena, Tara, Taras, Tarentum, Taria, Tarin, Tariona, Tariotae, Tarneum, Tarsatica, Tarus, Taulantii, Tergeste, Tergolape, tharandt, tirol, (tyrol), Tragurium (trogir), Trimallum, Ulcaea palus, Ulcianum, Ulcirus mons, Ulcisia castra, Ulco amne, Ulkinion, Vendenis, Vendum, Vindenis, Vindinid etj... (Ndonėse janė larg nga trevat adriatike, e meritojnė tė pėrmenden nė kėtė rast, pėr shkak tė rėndėsisė sė tyre tė posaēme, vargmalet madhėshtore Beskidet dhe Karpatet, deti Baltik, Bizanti, Dardanelet, ishulli anatolik Karpathos...)
    Nga na tjetėr, njė shkencė eksperimentale, antropologjia, nėpėrmjet korifejve tė saj. J. Deniker, E. Pittard, na jep sigurinė se shqiptarėt e sotėm e kanė prejardhjen e tyre drejtpėrdrejtė nga pellazgėt. Nė Adriatik dalin metropolet tona antike: Durrėsi, Apolonia dhe mė nė jug Buthroti, qė tė tria tė lulėzuara shumė shekuj pėrpara themelimit tė Romės, nėse i besojmė Apianit, Antologi Palatinit, Barletit, si dhe Apolodorit, Plutarkut, Pausanias dhe Teukerit tė Cizikės, Virgjilit, Stefan Bizantinit...Deri nė fillim tė erės sė re ato kanė pėrdorur pa ndonjė ndėrprerje kalendarin e rėndėsishėm pellazgjik tė Bunimės, sipas mbishkrimeve tashmė tė njohura. Teatrot e tyre, krahas atyre tė Nikesė, Bylisit, Orikumit, Hadrionopolit, Foinikės, Dodonės etj. kanė shkėlqyer gjatė antikitetit me emrin e dėgjuar dhe dendėsinė gjeografike... Ajka e aristokracisė romake i bėnte tė kapėrcenin Adriatikun pinjollėt e saj qė ta pėrsosnin arsimimin e tyre dhe tė specializoheshin te ne nė fushėn e filozofisė, letėrsisė, arteve, pa pėrjashtuar artin ushtarak. Pėr kėtė qėllim Jul Cezari pati zgjedhur Durrahiumin, njė qendėr e rėndėsishme kulturore dhe ekonomike, me rreth njėqind mijė banorė, e cila ekspononte materiale tė ēmueshme (argjend etj.), esenca mjekėsore dhe kozmetike shumė tė kėrkuara. Lidhur me Oktavian Augustin, Mark Vipsanius, Agripėn, Mecenėn, ata parapėlqenin Apologjinė tonė kundrejt Romės dhe Athinės, ndėrsa Ciceroni, qė e kishte parė nė vend Apoloninė, e ka quajtur “mafnam urbem et gravem”.
    Nga fillimi i shekullit XIII para erės sė re, bashkėvėllai i pellazgut Akil, Diomedi - paraardhėsi i Aleksandrit Molos, qė shpėtoi nga lufta e Trojės, u end pa pushim nėpėr pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit tė Diomedit dhe njė faltoreje “tė adhurueshme e tė shenjtė”, sipas Aristotelit tė Scimnosit, duke e pėrfunduar atje poshtė harkun e jetės.
    Pothuaj njėkohėsisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te plazhet adriatike tė afėrta me Buthrotin dhe mbretėroi nė “viset e molosėve” (Prejardhjen e tij pellazgjike e kanė sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi, Prisciani...) Nė brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e Bylisit, qė e pėrkujtonte nė monedhat e veta. Thuhet se, nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė pėrsėritur, ka pėrsosur njė racė tė lartė gjedhėsh, qė e kanė lėvduar me tė drejtė Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky lloj ka ardhur deri te rritėsit e sotėm tė racave rekorde. Akileidi, veē tė tjerash, mbahet si krijuesi i njė valleje tėrheqėse, pirrikes, qė ende vazhdon dhe lulėzon nė Shqipėri...
    Ndėr studiuesit tanė mėsimet e urta tė njė historie tė tillė tė gjatė ushqejnė dhe ndriēojnė tė kaluarėn e tė ardhmen, kurdoherė nė shėrbim tė paqes, tė lirisė, tė vėllazėrisė mes popujve tė Adriatikut dhe tė mbarė botės... Plejada tė tėra pėrfaqėsuesish tė shkencės franceze kanė dhėnė ndihmesė tė frytshme pėr ndriēimin e problemeve themelore tė pellazgologjisė nė kuadrin e kulturave mesdhetare. E ndiej veten tė nderuar qė kėtu tė bėj njė homazh tė pėrzemėrt e tė fuqishėm pėr ta, nė veēanti pėr kujtimin e pashuar tė Robert d’Anzhelisė dhe Dominik Briquel-it. Ata pajtohen tė gjithė sesa e sigurtė ėshtė mirėnjohja e popullit tonė, e “besės”, fjalės sė dhėnė tė shqiptarėve, i cili kurrė nuk do ta harrojė bujarinė e popullit vėlla francez.
    (Kumtesė e paraqitur nė Kolokuimin ndėrkombėtar “E kaluara dhe e ardhmja e Hapėsirės Adriatike”, organizuar nė Paris mė 29 e 30 nėntor 1994 nga institucioni shkencor kulturor ndėrkontinental “Horizont 2000”, nėn kujdesin e lartė tė ministrit francez tė punėve tė jashtme, Alen Zhupe.)
    Pėrkthyer nga frėngjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi



    21/03/2005
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #43
    I Harruar Maska e AldoWeb
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    79
    O Tano nuk kemi ca pergjigjemi ti ju pergjigje vete temes
    Pra doli qe shqipetaret qenkan pasardhes te drejtperdrejte te pellazgeve pra te ilireve,maqedoneve, dardaneve istreve, mesapeve apo epirioteve.
    -------------------------------------
    Be to be! If you can't just be!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Kėshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e tetė parqeve tė rinj arkeologjikė, tė cilėt do tė menaxhohen mbi bazėn e strategjive

    Shqipėria, me nėntė parqe arkeologjike


    Alma Mile

    Krahas Butrintit, tashmė nė Shqipėri do tė funksionojnė edhe tetė parqe tė tjera arkeologjike. Sė fundmi, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, zonat arkeologjike tė Shkodrės, Lezhės, Amantias, Orikumit, Bylisit, Finiqit, Antigonesė dhe Apollonisė do tė shpallen parqe arkeologjike.

    Krijimi i kėtyre parqeve ka qenė njė detyrim ligjor, i cili do tė jetė nė funksion tė zhvillimit tė turizmit kulturor. «Nėpėrmjet kėtij vendimi synohet jo vetėm mbrojtja, ruajtja, menaxhimi dhe administrimi nė njė shkallė mė tė lartė tė vlerave arkeologjike dhe kulturore tė evidentuara tashmė nė kėto parqe, por parė edhe nė dritėn e perspektivės, synohet edhe orientimi i kėtyre parqeve drejt njė turizmi kulturor elitar me rėndėsi kombėtare dhe ndėrkombėtare, si dhe bėrjen e tyre tė vizitueshme pėr publikun», - ėshtė shprehur dje ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Blendi Klosi, gjatė prezantimit tė kėtij vendimi. Sipas Klosit, ėshtė parashikuar hartimi i njė rregulloreje, e cila ka si qėllim, pėrcaktimin e kufijve dhe rregullave pėr mėnyrėn e administrimit tė parqeve arkeologjike tė saposhpallura. “Lashtėsia dhe jetėgjatėsia e qyteteve qė fillon nga prehistoria dhe vazhdon deri nė Mesjetė, ofrojnė njė shumėllojshmėri kulturash dhe periudhash.

    Ndėrthurja e arkeologjisė me ambientin natyror, ka krijuar vlera kulturore dhe turistike jo vetėm pėr vendin tonė, por edhe pėr trashėgiminė botėrore. Janė kėto vlera tė cilat e obligojnė shtetin shqiptar dhe institucionet e specializuara nė kėto fusha, pėr tė bėrė tė mundur sot dhe nė perspektivė mbrojtjen, evidentimin dhe miradministrimin e kėtyre parqeve”, - ka vazhduar Klosi. Prezantimin e parqeve tė rinj, ministri Klosi e ka shfrytėzuar edhe pėr tė dhėnė njė informacion tė fundit nė lidhje me ecurinė e “Dosjes sė Gjirokastrės”.

    Pasi ka kaluar me sukses procesin e shqyrtimit nga ana e ekspertėve tė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Monumenteve dhe Qendrave – ICOMOS-it, ajo pritet qė nė muajin korrik tė kalojė edhe provėn e zjarrit para UNESCO-s. Nė kėtė mbledhje do tė jepet edhe vendimi pėrfundimtar nėse Gjirokastra do tė jetė, ose jo, pjesė e Trashėgimisė Botėrore, nėn mbrojtjen e UNESCO-s.

    Tetė parqet e ardhshme
    Zona arkeologjike nė Shkodėr,
    Lezhė
    Amantia
    Orikumi
    Bylisi
    Finiqi
    Antigonea
    Apollonia



    08/04/2005



    Me ne fund duket se po zgjohet interesi i qeverise shqiptare per mirembajtjen e kesaj trashgimie arkeologjike.... Fatkeqesisht Durresi vazhdon te mbetet "thembra e Akilit" persa i perket mirembajtjes dhe kujdesit per zonat arkeologjike...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 08-04-2005 mė 10:04
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #45
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    C'ishin keta Illiret ? Cdo gje qe dime per ta nuk mbetet hipoteze?


    Ju sollet skema te bukura ketu te marra nga burime te ndryshme. Une nje skeme te thjeshte do ju sjell te cilen po e ndertoj apostafat per ju. Me shenjen "K" simbolizoj Kryeplakun, me "M" mamin dhe me "B" babin, te cilat shenja vazhdojne te shtrihen neper breza duke treguar numrin e paraardhesve te mij. Cdo faktor i skemes, M ose B, ka edhe dy prinder nene (M) dhe babe (B). Cdo brez ndron pothuajse cdo 30 vjet, sepse aq eshte mosha mesatare per te lindur femije.


    .................................................. ..K............................................... .............................
    ....................................M............. ...............................................B.. ............................
    ............M...................................B. .....................M............................ ....B.....................
    ..M..........B........M..............B............ ...........M.............B.....................M.. .......B...............
    .M.B.....M..B....M...B........M.....B............. ...M.....B......M....B..............M......B..M... .B..............
    MB.MBMB.MB.MB.MB....MB.MB................MB....MB. ...MB...MB..........MB.....MB..MB..MB............. ...
    MBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMB MBMBMBMBMBMBMB..........

    Konkluzioni : para gjashte brezash Kryeplaku kishte 64 paraardhes, po ta vazhdojme skemen duke vajtur ne brezin e shtate atehere duken qarte se kisha 128 paraardhes kurse po ta cojme kete skeme ne brezin e tete atehere duket se kisha 256 paraardhes. Pra para reth dy shekujsh dhe pak me teper, kur Shqiperia ishte e dendur me Osmane dhe cdo lloje race te Perandorise une kisha 256 paraardhes. Kush mund te me siguroj mua se te gjithe keta paraardhesit e mij ishin te gjithe Shqiptare te bardhe? Sa me shume shtohen brezat dhe kalojne vitet aq me shume shtohen edhe paraardhesit tone, qe te arrijme tek Illiret duhen te pakten 16 shekuj qe na bejne reth 59 breza para nesh, dmth. numri i paraardhesve tone eshte maramendes. Po keto 16 shekuj, dhe me pare sigurisht, ne token shqiptare nuk ka ngelur race njeriu, macoku, qeni apo deveje dhe majmuni pa shkelur! Disa nga popujt qe kane dyndur tokat e sotme shqiptare jane : Greket e Lashte, Romaket, Finiket, Visigot'thet, Ostrogot'thet, Unnet, Uniguret, Utiguret, Kotiguret, Komanet, Abaret, Sllavet, Bullgaret, Bizantinet, Katalanet, Gjenovezet, Venedikasit, Florencianet, Franget, Normandet, Turkomanet, Selxhuket, Arabet, Osmanet, Grekerit, Serbet, Italianet, Gjermanet dhe dhjetera fise, komunitete, popuj ose kombe te tjera!

    Nese njihni ndonje person qe ka prej'ardhje "drejte per drejte" nga Illiret, ju lutem ma tregoni, ta fusim me ndonje muzeum ku seleksionojne speciet e radha!

    Saper Kryeplakun, cfare do lloj prej'ardhje njerezore qe t'i jepni nuk ka argumente per t'ju kundershtuar. Eshte me te vertet ndjenje e bukur te jesh njeri, prodhim i firmes "made in Bota"! Sidoqofte eshte gjithashtu ndjenje e bukur ta percaktosh veten tende si te duash. Te gjithe lindem njerez, pastaj u beme Shqiptare, Serbe, Greke, Turq etj!
    Jam krenar qe linda njeri sic ndjehem mire qe u bera Shqiptar. Vetia e pare, e te qenurit njeri, nuk ndryshon asnjehere deri ne vdekje kurse e dyta, kombesia, ndryshon sa here te duash. Pra eshte budallallik te urresh bashkenjeriun ose te nxjerresh veten me te larte se te tjeret per shkak te kombesise, (nje veti e fantaksur e cila po shkon drejt vdekjes)!

  6. #46
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Kryeplak; vetem nje tym te vockel sikur te ngre ketu; thjesht per te pare se sa uje pi kjo teoria juaj e fundit.
    Pa na e zbatoni pakez kete skeme per Kinen dhe Kinezet... Kam deshire te shoh se ne c'perfundime do te dilni(pp: sa kineze jane kinezet?!?).
    Pershendetje...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #47
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    C'ishin keta Illiret ? Cdo gje qe dime per ta nuk mbetet hipoteze?


    Ju sollet skema te bukura ketu te marra nga burime te ndryshme. Une nje skeme te thjeshte do ju sjell te cilen po e ndertoj apostafat per ju. Me shenjen "K" simbolizoj Kryeplakun, me "M" mamin dhe me "B" babin, te cilat shenja vazhdojne te shtrihen neper breza duke treguar numrin e paraardhesve te mij. Cdo faktor i skemes, M ose B, ka edhe dy prinder nene (M) dhe babe (B). Cdo brez ndron pothuajse cdo 30 vjet, sepse aq eshte mosha mesatare per te lindur femije.


    .................................................. ..K............................................... .............................
    ....................................M............. ...............................................B.. ............................
    ............M...................................B. .....................M............................ ....B.....................
    ..M..........B........M..............B............ ...........M.............B.....................M.. .......B...............
    .M.B.....M..B....M...B........M.....B............. ...M.....B......M....B..............M......B..M... .B..............
    MB.MBMB.MB.MB.MB....MB.MB................MB....MB. ...MB...MB..........MB.....MB..MB..MB............. ...
    MBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMBMB MBMBMBMBMBMBMB..........

    Konkluzioni : para gjashte brezash Kryeplaku kishte 64 paraardhes, po ta vazhdojme skemen duke vajtur ne brezin e shtate atehere duken qarte se kisha 128 paraardhes kurse po ta cojme kete skeme ne brezin e tete atehere duket se kisha 256 paraardhes. Pra para reth dy shekujsh dhe pak me teper, kur Shqiperia ishte e dendur me Osmane dhe cdo lloje race te Perandorise une kisha 256 paraardhes. Kush mund te me siguroj mua se te gjithe keta paraardhesit e mij ishin te gjithe Shqiptare te bardhe? Sa me shume shtohen brezat dhe kalojne vitet aq me shume shtohen edhe paraardhesit tone, qe te arrijme tek Illiret duhen te pakten 16 shekuj qe na bejne reth 59 breza para nesh, dmth. numri i paraardhesve tone eshte maramendes. Po keto 16 shekuj, dhe me pare sigurisht, ne token shqiptare nuk ka ngelur race njeriu, macoku, qeni apo deveje dhe majmuni pa shkelur! Disa nga popujt qe kane dyndur tokat e sotme shqiptare jane : Greket e Lashte, Romaket, Finiket, Visigot'thet, Ostrogot'thet, Unnet, Uniguret, Utiguret, Kotiguret, Komanet, Abaret, Sllavet, Bullgaret, Bizantinet, Katalanet, Gjenovezet, Venedikasit, Florencianet, Franget, Normandet, Turkomanet, Selxhuket, Arabet, Osmanet, Grekerit, Serbet, Italianet, Gjermanet dhe dhjetera fise, komunitete, popuj ose kombe te tjera!

    Nese njihni ndonje person qe ka prej'ardhje "drejte per drejte" nga Illiret, ju lutem ma tregoni, ta fusim me ndonje muzeum ku seleksionojne speciet e radha!

    Saper Kryeplakun, cfare do lloj prej'ardhje njerezore qe t'i jepni nuk ka argumente per t'ju kundershtuar. Eshte me te vertet ndjenje e bukur te jesh njeri, prodhim i firmes "made in Bota"! Sidoqofte eshte gjithashtu ndjenje e bukur ta percaktosh veten tende si te duash. Te gjithe lindem njerez, pastaj u beme Shqiptare, Serbe, Greke, Turq etj!
    Jam krenar qe linda njeri sic ndjehem mire qe u bera Shqiptar. Vetia e pare, e te qenurit njeri, nuk ndryshon asnjehere deri ne vdekje kurse e dyta, kombesia, ndryshon sa here te duash. Pra eshte budallallik te urresh bashkenjeriun ose te nxjerresh veten me te larte se te tjeret per shkak te kombesise, (nje veti e fantaksur e cila po shkon drejt vdekjes)!


    Po car jane keto teorira o kryeplak. Nese i zbatojme ne menyre universale i bie qe populli i shenjte Grek mos jete Grek ?!

    Na mbyten Mustafate Krieministrat.

    PS: Jam diametralisht kundra dakort me pjesen e fundit ne kllapa.
    PS2: Komplimente per grafikun.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #48
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Po car jane keto teorira o kryeplak. Nese i zbatojme ne menyre universale i bie qe populli i shenjte Grek mos jete Grek ?!
    Une nuk thash qe teoria ime funksionon vetem mbi Shqiptaret. Sa Illire jemi ne (0+) aq Helene jane edhe Greket (0+). Nuk e kam fajin une se disa tipa ketu ngatrojne sharpin me sheqerin, nese per ju shqiptar dhe illir ose selxhuk dhe turk e keshtu me radhe jane te njejtat gjera atehere ju jetoni me te vertet ne nje bote te fantaksur! Nuk tha njeri qe nuk jemi Shqiptare por per shembull po te vesh nje shqiptar me nje vella turk ngjit e ngjit zore se do e dallosh njerin nga tjetri, pra nese turkun do e kishte adoptuar nje nene shqiptare dhe shqiptarin nje nene turke atehere nuk do i thoshte kush turkut se nuk eshte shqiptar sic nuk do i thoshte kush shqiptarit se nuk eshte turk. Pra kombesia ekziston ne tru dhe jo ne gjak, sepse sipas presorit te biologjise (darvinist i betuar) nese disa komunitete njerezish ne nje zone te caktuar gjeografike u nderzenin vetem me njeri tjetrin dhe ky fenomen ndodhte me cdo kombesi atehere sot nuk do flisnim per kombe por per specie te ndryshme biologjike ose (meqenese qenja njerezore mbahet si specie e re e planetit) per njerez me ndryshime te medha biologjike te cilat mund te shkaktonin edhe mosnderzimin midis tyre. Tani c'eshte e verteta ekzistojne disa raca njerezish por perderisa une mund te lind femije me nje te zeze ose te verdhe atehere duket se ndryshimi midis nesh nuk eshte gjenetik. Pra duket se gjithe keto vitet e historise popujt dhe racat jane shartuar marrezisht setepermi me njera tjetren saqe ne krevat nuk kemi reaksione. Tani na dalin disa te manget/a dhe na thone se nuk i preferojne te zinjte/zezat etj. ne krevat dhe se jane me te larte biologjikisht.... duket se nuk e kane kuptuar se seksi eshte begati e madhe te cilen gjithe popujt e kane perdorur masivisht midis veti por edhe mbi te tjeret duke cuar keshtu ne lindjen tone qe nuk jemi gje tjeter vecse nje bashkim spermatozoari dhe oari dhe qe prodhojme vet spermatozoare ose oare... Pra mjaft me llogje dhe marrezira, beni detyren qe ju ka hedhur mbi supe natyra ose Zoti cdo oar i shendetshem eshte i dobishem per cdo spermatozoar. Keshtu vepruan njerezit primitive, keshtu vepruan edhe paraardhesit tane, keshtu duhet te veprojme edhe ne qe te japim kontributin tone ne vazhdimesine e njerezimit!

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po mire ku ti gjejme origjinat ne tani ? Apo si thua, ti perulemi bashkimit Evropjan ne nje bashkim gjuhesh dhe identitetesh ?

    Problemi lind se cila gjuhe do jete ajo qe do i bashkoj keto rraca te perziera ?
    Pse do zgjidhet ajo gjuhe ?


    Nese shqiptari eshte bere si nje cope lecke e dhjere qe mezi pret te futet ne Evrope, pra as nuk e can menderen hic se si futet, vetem te futet, Greqia ka qysh ne 1996 qe ka thene se nese ketu do detyrohemi te flasim me nje gjuhe te caktuar ne ikim. Kshu qe sa ilire jemi per mua eshte dicka qe nuk i shqeteson shume shqiptaret, pervec ndonje studiuesi qe me gjakun e vet mundohet te arrije te verteten. Nese ty ky(ose keta) studiues te djeg/in, dhe nuk do ta lesh rehat, bujrum bashkohu me Agron Tufa-t.

    Greqia normalisht qe ne rastin e pare se e sheh identitetin e saj te cenuar do shkeputet, duke qene se ka krijuar nje flote detare, ajrore e tokesore qe edhe italia do ta kishte zili, per te mos thene e ka.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Cyclotomic kush hyn ne BE nuk del me, e jo me Greqia qe mbahet me plerat e industrive te forta europiane se vet vetem agrume ka dhe peshq. Megjithate une e kam thene dhjetra here se hyrja jone ne BE kercenon identitetin tone kombetar, dhe kjo vet verteton se ideja kombetare sic lindi ashtu eshte e ndeshkuar te vdesi! Kombesia po ja len radhen civilizimit!

    Keshilla ime gjithmone ka qene qe te perputhemi me ate gje qe jemi dhe jo me ate gje qe s'jemi. Shqiptaret duke i thene genjeshtra vetes kane mbetur po ne vend numero! Emri Shqiptar per mua ka kuptim me madheshtor se emri Illir, Dardan, Pellasg apo ndonje pseudopercaktim tjeter!

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •