Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 174
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Trualli historik i ilirėve

    Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
    Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor.


    Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: “grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve”.



    Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve Moravė e Vardar nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Savė nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės sė vjetėr.


    Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre dhe mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali gjatė bregut tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė saj.


    Nė Azi tė Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paione, tė cilat do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli. Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqenėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.


    Topografia e fiseve mė tė rėndėsishme ilire


    Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr t’u pėrmendur janė:
    thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogarasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės. Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej territori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i ardianėve.

    Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe.
    Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Krka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt.
    Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt etj.
    Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė, tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Gjuha

    Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.



    Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto:

    Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
    Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė pėrditshme tė folmen amtare.
    Njoftimi i historianit grek tė shek. II p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur politike tė ilirėve.


    Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh (rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj, ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe leksiku i saj.


    Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs. shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs. shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj.
    Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm njerėzish, fisesh e vendesh.

    Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave nė tė dyja kėto gjuhė etj.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    KOLONITĖ HELENE TĖ BREGDETIT ILIR


    Themelimi i kolonive helene dhe marrėdhėniet me botėn ilire

    Vendosja e kolonive helene nė bregdetin ilir ėshtė pjesė e drejtimit tė lėvizjes kolonizuese helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi.
    Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut. Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me brendatokėn ilire u populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke.


    Kolonia mė e hershme u vendos nė vitin 737 nė ishullin e Korkyrės, qė banohej atėhere nga liburnėt. Nga kėtej njė valė kolonistėsh u vendosėn nė Dyrrah (627 p.e.sonė, ka shumė gjasė edhe mė herėt). Apolonia, e cila u themelua nė vitin 588, ngjan tė ketė qenė populluar nga kolonistė tė ardhur nga Dyrrahu. Pėr gjithė kohėn antike midis dy qyteteve u mbajtėn lidhje tė ngushta ekonomike dhe politike, qė janė karakteristike pėr marrėdhėniet midis metropoleve dhe apoikeve.
    Nė tė njėjtėn kohė me Apoloninė u formua nga banorėt tė ardhur nga Eubea edhe kolonia helene nė Orik, e cila pėr vetė mundėsitė e kufizuara tė kontakteve me prapatokėn ilire nuk arriti kurrė rėndėsinė ekonomike, as edhe famėn e dy kolonive tė tjera. Kaluan edhe dy shekuj tė tjerė derisa kolonistėt helenė tė ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisė dhe Knidi tė vendoseshin nė ishujt e Ilirisė sė Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isėn (sot Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (sot Korculla).

    Nė fillimet e veprimtarisė sė kolonive peshėn kryesore nė ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqėsore, lėndė druri dhe minerale pėr nevojat e metropoleve, kundrejt shkėmbimit mall me mall me prodhime tė zejtarisė.

    Por nė shek.V p.e.sonė kolonitė e bregdetit ilir nuk janė mė shtojca tė ekonomisė e furnizuese tė thjeshta lėndėsh tė para tė qyteteve mėma. Prodhimi lokal, i mbėshtetur kryesisht nė shfrytėzimin e punės sė skllevėrve, arrin nė kėtė periudhė njė shkallė tė tillė zhvillimi saqė ishte nė gjendje tė mbulonte jo vetėm kėrkesat e popullsisė sė kėtyre qyteteve, por edhe tė botės ilire pėrreth, gjallėruese dhe nxitėse e drejtpėrdrejtė e kėtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mėma dhe Greqia u kufizuan kryesisht nė sendet e luksit dhe nė veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njėsi ekonomike krejt tė pavarura, duke e shprehur kėtė edhe nė prerjen e monedhave tė tyre tė veēanta.
    Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve tė konsumit tė gjerė: qeramika, veglat e punės, armėt qė hidheshin nė tregun e brendshėm dhe nė atė tė prapatokės. Punishtet e prodhimit tė gjerė tė enėve prej balte, tė tjegullave e tė tullave, tė punimit tė gurit etj., ishin prona tė skllavopronarėve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

    Nė marrėdhėniet tregtare me botėn ilire, veē prodhimeve bujqėsore e blegtorale, lėndės sė drurit pėr ndėrtimin e anijeve dhe skllevėrve, pėr tė cilat tregu grek kishte mungesė, vėmendja e kolonistėve u pėrqendrua nė pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut. Nė shkrirjen dhe nė pėrpunimin e hekurit, tė bakrit dhe tė argjendit, ilirėt kishin njė pėrvojė shekullore, nga e cila pėrfituan edhe kolonistėt. Veēanėrisht eksportimi i argjendit qė nxirrej nga minierat e pirustėve dhe tė Dardanisė, u bė njė nga burimet kryesore tė pasurimit e tė lulėzimit tė dy kolonive tė mėdha, Dyrrahut dhe Apolonisė. Ai eksportohej kryesisht nė formėn e monedhave, tė cilat gjetėn njė pėrkrahje tė gjerė nė krahinat e afėrta dhe tė largėta ilire.


    Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha nga marrėdhėniet tregtare me ilirėt, sidomos nga tregtia me shumicė e lėndėve tė para, e gjithė kjo veprimtari kryhej nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi tė veēantė tė kolonive, tė quajtur poleti.
    Duke qenė se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqėsia e blegtoria zinte nė to njė vend tė dorės sė dytė. Nė rrethet e afėrta tė qytetit pronarėt e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipėrfaqe e prodhim tė kufizuar, sepse kufiri me ilirėt nuk shtrihej shumė larg mureve tė qytetit.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    SHTETI I EPIRIT




    Territori dhe popullsia

    Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte njė njėsi gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė.
    Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.

    Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht.

    Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin “tė famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme ... qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit”.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė pėrcaktuar qartė politik.

    Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj. Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit molosė arritėn t’u imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #145
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Edhe pse nuk jam historian, ca gjera i kam mesuar.

    Emri i Hyllus eshte emri i mbretit te par qe e njef historia dhe ky daton nga v. 1225 p. K. kur Iliria shtrihej nga Trieste ne veri dhe gjer tek lumi Vjosa ne jug. Kryeqyteti ishte Scutari(shkodra).

    Mbreteria Ilire e arrin kulmin ne kohen e Bardhylit ne vitin 400 p.K kur Ilirise i bashkangjit edhe Mollosine(Epirusin). Keshtu keta muaren edhe gjysmen e Macedonise gjersa hasen ne rezistence tek Filipi i madh dhe Bardhyli beri marrveshjen per paqe me kete pak para se te vdiste, ne vitin 358 p.K.
    Histori vazhdon por nuk besoj s eka dyshim se cka jane njerzit nga keto troje.

    Shendet!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    E Hene, 16 Janar 2006


    NERITAN CEKA: ASNJE DYSHIM PER ORIGJINEN E SHQIPTAREVE

    Arkeologu dhe studiuesi i njohur shqiptar, Neritan Ceka, sapo ka botuar ne gjuhen angleze librin e tij "Iliret". Studimi eshte fryt i nje pune voluminoze mese 10-vjecare, eshte nje nga librat me te kerkuar aktualisht neper librarite e Tiranes, sidomos nga studentet dhe turistet. Po ashtu, mjaft te kerkuar jane edhe librat e tij te tjere te sapobotuar ne shqip, anglisht dhe gjermanisht "Apolonia", "Butrinti" dhe "Bylisi".

    Por vendin me te rendesishem mes tyre e ze natyrshem libri per iliret, i cili ka ambicjen te hedhe drite mbi njeren prej periudhave me interesante dhe te panjohura te lashtesise se popullit shqiptar. "Kushdo qe do ta lexoje librin, do ta kuptoje qe historia jone eshte nje histori lineare, pa nderprerje, pa katastrofa. Ndoshta ka pak mjegull ne historine e shqiptareve qe nga shekulli VI deri ne shekullin XI kur shfaqen krejtesisht te qarte me emrin e tyre te trasheguar nga antikiteti nga albanoi tek arberit, por kjo eshte nje histori e cila nuk mund te kontestohet me asnje argument tjeter; kaq i forte eshte argumenti historik i vazhdimesise qe perkon dhe me argumentin arkeologjik",- thote zoti Ceka.

    Bazuar mbi zbulimet arkeologjike dhe studimin e burimeve te shkruara, libri i prof. Cekes trajton me detaje prejardhjen e shqiptareve te sotem nga iliret, nje nga popullsite me te vjetra te rajonit.

    Zoti Ceka thote se pikerisht kjo periudhe e lidhjeve mes ilireve dhe shqiptareve e kishte terhequr gjithmone ne punen e tij shkencore, ndonese ka qene e mbuluar prej shume vitesh me erresire dhe enigma, si edhe botime fare te pakta, kryesisht te autoreve te huaj. "Kjo ka qene nje periudhe refleksioni, nje periudhe e deshires per te pershkruar me mire vecanerisht kapitujt e fundit te librit, qe bejne fjale per kalimin nga iliret dhe deri tek shqiptaret. Pra, eshte historia qe nga shekulli IV i eres sone kur sipas mendimit tim mund te flasim per here te pare per shqiptaret e pare, jo ne shekullin XI kur shfaqen ne histori, por natyra e tyre eshte brumosur qe ne antikitetin e vone, qe kur krishterimi filloi pak a shume te seleksiononte popujt qe kishin shpetuar nga kasaphana e dyndjeve te popujve te shekujve IV-VI dhe jam i sigurte qe shqiptari i pare i takon pikerisht kesaj kohe; antikitetit te vone, i mbrujtur me traditen mesdhetare greko-romake, me traditen ilire natyrisht, por edhe me identitetin qe krijoi krishterimi i hershem ne vendin tone",- thote ai.

    Prof. Ceka thekson se studimi hedh drite edhe mbi lindjen dhe origjinen e gjuhes shqipe si dhe trajton gjeresisht pjesemarrjen aktive te ilireve ne qytetarine romake. Sipas tij, nje faktor i rendesishem qe ka ndikuar fuqishem ne mbijetesendhe kompaktesimin e popullsise shqiptare ka qene edhe konflikti i madh me sllavet ne ate periudhe kur keta te fundit u vendosen ne rajon.

    Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e pare te ketij studimi qe ne vitin 1987 per ta derguar ne shtyp kohet e fundit. Ai trajton nje nga ceshtjet me te rendesishme te kultures shqiptare, pasion qe e ka te trasheguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu nje arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Iliret" ne shqip u publikua per te here te pare ne takime me studente te Universiteteve te Tiranes dhe te Elbasanit, si dhe ne Institutin Albanologjik te Prishtines, duke ngjallur menjehere interesimin e qarqeve shkencore universitare.

    Marre nga VOA
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    NJe pyetje kur permend heroin tone kombetar ,pse nuk thoni Gjergj Kastrioti, por e therrisni me emrin qe i vuri pushtuesi?
    __________________
    Sepse edhe vet Skenderbeu e perdori kete emer.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Siē verejta ne nje link termat kentum dhe satem vine nga fjala njeqind ashtu siē shqiptohet ne gjuhet e perendimit kent nga ka mbetur kentum dhe ne gjuhen induse sat nga ka mbetur satem.Ne shqipetaret e perdorim fjalen qind apo njeqind qe eshte e ngjashme me fjalen kent prandaj do te duhej qe gjuha shqipe te futej ne radhet e gjuheve kentum.
    Duke ndjekur absurditetin e te qenit satem, ne po heqim dore nga afersia e gjuhes shqipe me ate ilire venete dhe mesape e qe keto dy te fundit jane te vetmet qe kane lene mbishkrime me te cilat e zbulojme stergjyshen e hershme te kesaj gjuhe qe e flasim tash.

  9. #149
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pėr skemėn e Kryeplakut:
    Njeriu nė pikėpamje gjenetike nuk ėshtė pasardhės i tė gjithė atyre stėrgjyshėrve por vetėm i disa prej tyre.
    P.sh. Dy melezė martohen dhe bėjnė 4 fėmijė, nga kėta katėr fėmijė, dy dalin melezė, njė kryesisht i bardhė, dhe tjetri kryesisht i zi.

    Pėr shkronjėn Y:
    Kjo pėrdoret mė sė paku nė Maqedoni ku ndikimi turk ka qenė mė i forti nga tė gjitha trojet shqiptare.

    Pėr temėn:
    Besoj se jemi ilirė tė pastėr, jo 100%, kėtė shifėr harroni, pėr vetė faktin se dhe sot shohim se shumė shqipėtarė janė tė martuara me tė huaja.Por nė pėrgjithėsi jemi mė tė pastėrit nga tė gjithė tjerėt.
    E ēfarė e shtyu romajin tė bėhet arbėr i pa-favorizuar nė Perandorinė bizantine?
    Ēfarė e shtyu turkun tė bėhet arnaut gjithėmonė nė sy tė keq tek sulltani pėr shkak tė kryengritjeve tė shpeshta qė bėnim?

  10. #150
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Kush e pranon se eshte turk meqense turqit kan kaluar nga lagja e tij le ta pranoj...............!
    Une jam Shqiptar pasardhes i Ilireve, krenar qe rrjedh nga nje fis trim dhe i zgjuar si ai i Kaonėve

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •