Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 174
  1. #131
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Femijet nuk vdisnin nga semundjet e femijenise, por vdisnin nga pelhera si Paul Emili me shoke qe shkaterruan dhe rrafshuan me flake Epirin sic bene dhe me Kartagjenen dhe morren mbi 100.000 pengje e bashke me to dhe historine.
    Ky aspekt eshte i vertete, faleminderit.
    megjithate dua te insistoj ne mendimin tim. Ne pallatet mbreterore te Frances Jane gjetur vetem 14 WC. Mendoni se cfare gjendje higjene kishin Zonjat e pudrosura. Gjate nje suareje qe jepte mbreti, behet fjale per vitet 1700-1750, grumbulloheshin ne pallat mbi 5000 njerez.E merrni me mend se si ata plehronin ose permirnin ne natyre.
    Po te shkosh 2000 vjet prapa do te kuptosh moszhvillimin higjeno-sanitar dhe pasojat e asaj gjendjeje.
    Nje kuriozitet tjeter historik: Ne kohen qe vdiq Gjergj Kastrioti, numeroheshin rreth 800000mije bashkekombas te tij, bashke me principaten e Aranitit beheshin rreth 1 000 000.
    Me 1944 pas luftes se II boterore Shqiperia kishte prape 1 milion njeres
    Sa ishte shtesa e popullsise gjate kesaj periudhe?
    Me 1990 popullsia e Shqiperise ishte rreth 3.5 Milion(mos me lini te gaboj).
    Zot i madh c'na ka bere pushtimi osman. Do te ishim komb i madh me te pakten 50-60 milion banore me tokat (territoret ) tona te ligjshme, qe nga Arta ne dalmaci e Mitrovice e Diber etj etj..
    Mos po tregohem fanatik nacionalist?C'do njeri ka te drejte te thote sikur.
    ....Dhe atehere do te flisnim me nje gjuhe tjeter, me boten e "qyteteruar".
    sereno

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ilirėt? Ah, kėta ngatėrrestarė!

    Moikam Zeqo


    Tė pafundme janė librat qė janė shkruar pėr ilirėt. Dėshmi tė autorėve antikė i pėrmendin pėrherė ilirėt. Populli i madh i ilirėve sėbashku me thrakasit, sipas Herodotit, pėrbėjnė popujt mė tė mėdhenj tė lashtėsisė pas hinduesve. Burimet kronikore pėrvijojnė historira tė ndėrthurrura dhe sinkretike pėr ilirėt nė epokat e motshmėrisė. Tė tėrė historianėt seriozė tė botės nuk mtojnė t’i shmangin ilirėt nga historia e qytetėrimeve tė njerėzimit. Ekzistenca e ilirėve ėshtė njė ekzistencė e patjetėrsueshme dhe e padyshimtė. Miku im, ilirologu mė i madh i ditėve tė sotme, prof.Stipēeviē ka botuar njė vepėr fundamentale, tė quajtur “Bibliographia Ilyrica”. Shfletimi i kėsaj vepre nuk ėshtė thjesht njė trill kurioziteti. Ata qė se kanė parė kėtė vepėr mund tė flasin pėr Hėnėn por qė s’kanė shkelur asnjėherė nė sipėrfaqen e Hėnės. Ēudira tė tilla gazmore dhe tė trishtueshme janė tė pafundme. Pa i studjuar ilirėt mundet ose ti mitizosh, ose ti pėrbuzėsh., por asnjėherė me siguri nuk mund t’i kuptosh.



    Qėllimi im nuk ėshtė pėr tė vėrtetuar atė qė nuk ka nevojė tė vėrtetohet: ekzistencėn e ilirėve. Si hulumtues dhe arkeolog i kam kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės sime njohjes dhe kuptimit tė ēėshtjes sė ilirėve nė histori. Kjo ēėshtje ėshtė e trifishtė. Sė pari ėshtė ēėshtje e ballafaqimit dhe kriticizmit serioz dhe akribik tė burimeve tė autorėve antikė pėr Ilirinė dhe ilirėt, sė dyti, ėshtė ēėshtja e glosave, toponimeve dhe antroponimeve, qė janė pasaportizuar si tė qytetėrimit dhe tė gjuhės ilire, sė treti, ėshtė bota e rizbuluar, e zhveshur nga lėvozhgat e paemėrsisė ndėrmjet arkeologjisė sė monumenteve dhe tė dhėnave jashtėzakonisht tė pasura dhe interesante tė qytetėrimit ilir. Nė kėtė trinitet tejet shkencor dhe diturak pėr fat tė mirė, dy shekujt e fundit shkencėtarė nga mė seriozėt dhe mė autoritativė tė Evropės dhe tė botės kanė bėrė disa struktura mendore dhe sinteza tė palėkundura qė do tė formonin disiplinėn e padiskutueshme tė ilirologjisė, disiplinė kryesore pėr shkencat e gjenezave, kthjellėzimeve dhe historisė sė qytetėrimeve tė popujve tė botės.


    Ilirologjia ėshtė pėruruar nga shkencėtarė tė huaj tė cilėt nuk kishin stimulime politike, as kompleksin e apologjive false. Kėta shkencėtarė fillimisht u nisėn nga glosat ilire dhe gjetėn njė pėrputhje jotė rastėsishme me tė dhėnat kronikore tė autorėve antikė pėr Ilirinė dhe ilirėt.
    Kjo ndėrthurrje bėhej njė shtrat gjeografikisht tė pėrcaktuar dhe tė saktė. Kriticimi i tyre qe domethėnės dhe tė nisur nga njė krahasueshmėri rigoroze ata pėrftonin jo vetėm njė vizion por edhe njė histori konkrete, tė pafallsifikueshme dhe aspak tė shpikur tė ilirėve nė histori. Kjo gjė nuk mund tė vihet nė dyshim nga askush, kursesi “revolucionet publicistike” tė komplekseve tė ē’mitizimeve pėr hir tė ekzibicionizmave vetiakė nuk kanė tė bėjė fare me tė vėrtetėn shkencore.

    Fakti qė monopoli i ilirologjisė zotėrohej nga dijetarė tė huaj nuk qe fatal, sepse konkretisht nė shek.XX edhe dijetarėt shqiptarė kryesisht nė rrafshin gjuhėsor, por edhe atė arkeologjik si tė thuash zbuluan njė botė, qė konsiderohej e humbur, duke konkretizuar tė vėrtetat e mėdha tė njė historie tė pamohueshme.
    Ēėshtja e ilirėve nuk i ka shpėtuar mtimeve tė ndryshme, madje dhe tė skajshme. Ka patur edhe mohime ekleziastike tė ilirėve pėr t’i quajtur edhe njė popull fantazmagorik. Po kėto qenė pėrpjekje liliputėsh, karakteristikė kjo, e amatorėve delirantė, me prapavija politike shumė tė qarta. Gjithashtu ka patur pėrpjekje pėr ti ngulitur ilirėve kompleksin frojdian tė inferioritetit, simetrikisht edhe tė kundėrtėn, kompleksin absurd tė madhėshtisė sė kotė.

    Tė shumta janė librat vendimtarė pėr ilirėt. Njė nga librat mė autoritarė ėshtė ai i dijetarit J.Willkes. i quajtur “The Yllirians”, botuar nė Oxford mė 1992. Ai qė se ka lexuar kėtė libėr nuk mund ta bėjė pėgjegjės autorin e librit,se pėr ē’arsye pėr shkak tė injorancės tipologjike nuk ka arritur ta lexojė kėtė libėr.
    Njė nga arkeologėt mė tė mėdhenj nė botė Theodor Mommsen nė korpusin e tij madhėshtor tė mbishkrimeve nė rrafsh evropian ėshtė pioner themelvėnės i ilirologjisė.
    Librat e Mommsenit zenė njė bibliotekė, e cila ėshtė mė e rėndė se faqet e tabloidėve. Publicistika nuk ėshtė e barabartė me shkencėn. Mediatizmi me shpejtėsi tė pabesuar i artikujve ėshtė njėkohėsisht edhe njė liri pėr tė dėrdėllitur apo njė kiē kulture qė s’ka asnjė lidhje me seriozitetin shkencor.

    Ėshtė meritė e jashtėzakonshme e filologut gjenial Eqrem Ēabej, i cili duke u mbėshtetur nė shkollėn gjermane tė ilirologjisė shtroi si askush dhe argumentoi me njė dituri tė pabesueshme ēėshtjen vėrtetė tė diskutueshme tė prejarhdjes sė shqiptarėve edhe nga ilirėt. Ėshtė njė meritė e pamohueshme e arkeologėve shqiptarė, qė me zbulimet e tyre dhanė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme pėr kėtė ēėshtje. Sintezat e historianėve shqiptarė pėr fat tė keq nuk janė nė nivel tė kėnaqshėm, pėrshkrimet inventarizuese kėrkojnė akoma mėndje tė fuqishme tė kulturės sė sintezės. Megjithatė, miku dhe kolegu im i vjetėr Neritan Ceka e ka botuar librin e tij “Ilirėt”, ku metodikisht dhe qartė bėn publike urbi et orbi jo vetėm botėn ilire, por dhe etnogjenezėn e shqiptarėve edhe prej ilirėve.

    Zbulimi kryesor mė i madh arkeologjik nė Shqipėri nė shek.XX lidhet me kulturėn prehistorike nga mė tė vjetrat nė Evropė nė pellguan e Fushės sė Korēės, por edhe nė pika tė tjera gjeografike tė Shqipėrisė. Pėr herė tė parė, pėrmes njė materiali, pėr fat tė keq, pjesėrisht tė botuar, ne mėsojmė pėr preilirėt e epokės sė neolitit dhe tė eneolitit, pėr protoilirėt e epokės sė bronzit dhe tė hekurit dhe pėr pėrmendjen historike tė ilirėve.
    Herodoti dhe Tukididi, Aristoteli dhe Hekateu, Skylaksi etj., janė tepėr konkretė nė tė dhėnat e tyre historike pėr ilirėt. Prehistoria nė kronologjinė e sė cilės ka njė meritė tė padiskutuar dijetari i madh, miku im Frano Prendi, jo vetėm qė riformuloi idenė e gjenezės, por u bė baza e birėsisė (filiacionit) tė popullsisė vendase nė procesin e saj tė zhvillimit nga preilirėt te protoilirėt dhete vetė ilirėt.

    Nuk kam ndėrmend kėtu tė skicoj ato gjėra qė tashmė janė bėrė pronė e paluajtshme e pronės intelektuale shkencore. Asnjė dijetar dhe asnjė shkencėtar serioz nuk bėn mė akrobacira apo shakara, ata nuk venė nė dyshim ekzistencėn e ilirėve, por bėjnė saktėsisht studimin e tyre tė thukėt.
    Ėshtė e vėrtetė qė nė vitet 30 tė shek.XX i mirėnjohuri Hans Krahe bėri njė tejlakim me teorinė e tij tė panilirizmit, gjė qė u kapėrcye shumė shpejt. Por studimi i fisieve tė shumta tė popullit kontinental tė ilirėve ėshtė njė proces hulumtues me tė papritura nga mė tė ēuditėshmet. Studimet nuk kufizohen vetėm pėr ilirėt ballkanikė ose tė Gadishullit ilirik, por flitet edhe pėr ilirėt e Gadishullit Apenin, konkretisht dhe pėr kulturėn materiale madje dhe shkrimore tė ilirėve mesapė,pa harruar edhe ata japigė.
    Korpusi i mbishkrimeve mesape sipas studjuesit tė madh Karlo De Simone, lidhet me substancėn e gjuhės ilire, kėshtu miti qė ilirėt nuk kanė shkruar gjuhėn e tyre, tė paktėn duhet revizionuar. Studimi i glosave ilire nė mėnyrė tė veēantė nga Jokli, Majeri dhe sidomos nga Eqrem Ēabej, e lidhin ilirishten me shqipen. S’mund tė thuhet qė ky studim ėshtė i pėrfunduar, por s’mund tė thuhet qė ky studim ėshtė njė problematikė e gjallė dhe e patjetėrsueshme.

    Nė rrafshin historik arkeologjia shqiptare ka zbuluar tė dhėna jo vetėm pėr jetėn paraqytetare ilire, ose protourbane, por ka folur konkretisht pėr qytetin ilir si koncept organizativ dhe politik, si dhe pėr historinė politike tė shtetit ilir, i cili pėrfundon nė vitin 168 p.e.sonė kur mundet mbreti Genti nga romakėt. Ėshtė gjetur varri monumental i mbretit Gent, qė ruhet nė Gubio tė Italisė ende dhe sot. Ky varr ėshtė njė monument, qė nuk mund tė ē’bėhet, as tė shpiket dhe as tė mohohet.



    Ėshtė e vėrtetė qė mohimi i ilirėve tani ėshtė diēka e pamundur. Ēėshtja mė e vėshtirė dhe mė delikate, pėr pasojė akoma dhe mė e rėndėsishme ėshtė ēėshtja e birėsisė sė shqiptarėve prej ilirėve. Njė ekuacion i tillė, qė pėrfshin dėshmitė kronikore, glosat dhe faktet arkeologjike ėshtė ravizuar qartė nė studime serioze. Gjeneza e shqiptarėve duke filluar nga arbėrit e hershėm ėshtė e vėrtetė qė kėrkon studime tė reja dhe mė tė thelluara dhe sidomos shumė disiplinore. Tė gjitha arritjet madhore tė shkencės, flasin qartė qė populli shqiptar ėshtė autokton nė viset e veta pėr shkak tė vijimėsisė historike, qė ėshtė gjeografike dhe gjuhėsore, si dhe kulturologjike dhe shpirtėrore.


    Teoritė e prejardhjes sė shqiptarėve janė tė shumta dhe nga optika tė ndryshme. Politikat antishqiptare kanė krijuar formula tė prejardhjes sė shqiptarėve qė nga Kaukazi, nga Veriu i Evropės, nga Azia e Vogėl, madje dhe nga Irlanda, ndoshta dhe nga planeti Mars. Ka teori bizare, qė shqiptarėt i bėn tė prejardhur nga Arabia, akoma mė qesharake janė teoritė e amalgamės, sipas tė cilave shqiptarėt janė njė popull pa identitet, por njė hibrid popujsh tė ndryshėm dhe tė rastėsishėm, njė metaforė kolonizimesh tė ndėrthurrura dhe tė alambikuara nga trillli i fatit dhe paradokset e historisė. Dikur njė kryeministėr i Serbisė, i quajtur Gjeorgjeviē shkroi njė libėr ku i quan shqiptarėt nė mėnyrė pezhorative “Evgjitėt e Evropės, njė racė kreole, barbarėsh tė paditur dhe pa kulturė, pa gjuhė dhe letėrsi, pa dinjitet dhe tė kriminalizuar nė ind”. Ka teori qė duke mohuar rėndshėm autoktoninė e shqiptarė i bėjnė ata ardhacakė kryesisht nė shek.XII dhe pėr rrjedhim pėrvetėsues tė trojeve tė “tė tjerėve”. Akademikėt serbė kanė krijuar kėshtu me kėtė tezė njė delir kinse tė frikshėm, por dhe me njė absurd qesharak.


    Pėr fat tė mirė shkenca serioze i ėshtė shmangur politizimeve tė neveritshme dhe antishqiptare. Origjina e shqiptarėve ka disa teori qė duhen marrė parasysh. Kėto teori nisen nga kushti kryesor formuluar sė pari nga vepra prej pionieri e Franc Boppit, se gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė indevropiane, me pėrbėrės autoktonė tė tejlashtė, madje me disa pėrbėrės paraevropianė, fakt ky tepėr i rėndėsishėm.

    Shqipja si gjuhė indevropiane ėshtė ēelsi dhe kodi i ritkhimit nė histori drejt gjenezės. Problemi i burimit tė gjuhės shqipe lidhet me njė numėr ēėshtjesh tė tjera tė mėdha. Dy teori kryesore janė tė rėndėsishme. Njė teori lidhet me analogjitė gjuhėsore iliro-shqiptare dhe tregon se shqiptarėt burojnė prej ilirėve. Teoria tjetėr merr nė konsideratė afėritė e thrakishtes me shqipen, pa mohuar dhe afėritė e vetė ilirishtes me thrakishten. Teoria e tretė ėshtė ajo e sintezės, qė formulohet mė afėr dhe mė prekshėm sė vėrtetės sė formimi i gjuhės shqipe lidhet jo vetėm mė ilirishten por dhe me njė dimension thrakas. Teoria e sintezės qe ajo qė i kushtoi kujdes te veēantė kolosi i gjuhėsisė shqiptare Eqrem Ēabej. Nuk ėshtė vendi pėre tė rreshtuar argumentet e njė diturie universale, qė i reflekton dhe i skalit pėrjetė Ēabej i pavdekshėm. Argumenti i gjoja njė golle, boshllėku, i mospėrmendjes sė emrit tė shqiptarėve nga shek.II i erės sonė, kur Ptolemeu i Aleksandrisė, shėnon qytetin Albanopolis si kėrthizėn, epiqėndėr tė albanėve dhe deri nė shek XI, kur kronistėt bizantinė Ataliati dhe Ana Komnena, i pėrmendin pėrsėri kėta albanė nuk ėshtė njė argument fatal.
    Dijetari Johan Thumanni ka shkruar mė 1774 pėr shqiptarėt “nė historinė e tyre nuk kam gjetur ndonjė gjrumė tė njė emigracioni tė mėpastajmė, gjuha e tyre na ka dhėnė tė tilla dėshmi pėr fatin e popullit, qė unė nuk mund tė mos njoh tek ky popull, fqinjėt e lashtė tė grekėrve dhe nėnshtetasit e Romės sė vjetėr. Po tė dyja kėto mė kallxojnė ilirėt”.
    Kretschmeri ka thėnė “mendimi qė gjuha shqipe paraqet fazėn mė tė re tė ilirishtes sė vjetėr, ose si shprehet me tė matur, Gustav Majeri tė njė dialekti ilir, ėshtė nė bazė tė tė gjithė situacionit aq afėr mendjes, sa duhej njeriu tė sillte arsye shumė tė rėnda pėr ta hedhur poshtė, sepse shqiptarėt banojnė atje, ku nė kohė tė vjetėr rronin popujt ilirė”. Kjo do tė thotė qė ilirėt jo vetėm kanė jetuar nė brigjet bregdetre por edhe shqiptarėt rrjedhimisht i kanė viset e tyre autoktone brigjet bregdetare. Kjo vėrtetohet edhe nga dėshmitė e toponomastikės shqiptare qė sipas Ēabejt janė zhvilluar sipas ligjeve tė fonetikės shqipe, gjė qė vėrteton pikėrisht vijimėsinė.

    Elementėt paraindevropianė nė shqip nuk mund tė flasin pėr njė ardhje tė vonė tė shqiptarėve. Autoktonia e shqiptarėve vėrtetohet dhe nga huazimet e vjetra greke, kryesisht dorike ose tė ashtuquajturit dorizėm ilir. E njejta pikė reference e pashlyeshme lidhet dhe me huazimet e latinishtes, tepėr tė hershme, madje edhe nė njė ēėshtje kolosale siē ėshtė ajo e terminologjisė sė krishtėrimit tė hershėm te shqiptarėt duke filluar nga shek. I pas Krishtit.
    Shtresėzimi i huazimeve dalmate, spanjolle, italiane, anzhuine, qė vijnė nga Evropa Perendimore janė gjithashtu tė vijueshme nė kohė dhe hapėsirė dhe vėrtetojnė gjithshtu autoktoninė. Ēuditėrisht kėtė gjė e vėrtetojnė nė njė kah tjetėr dhe huazimet sllave madje dhe ato turke. Teoria e huazimeve lidhet jo vetėm me qėnien e kontakteve, por edhe tė mosshkėputjes sė vendbanimit tė shqiptarėve nga vetė shqiptarėt, me ngjarjet e mėdha tė lėvizjeve nga Perėndimi dhe Lindja. Njė temė mė vete ėshtė marrėdhėniet e shqipes me rumanishten, ku elementet latine me shqipen dhe rumanishten lidhen edhe me elementet jolatine nė kėto dy gjuhė.
    Tė pėrbashkėtat midis tyre krijuan teorinė e substratit, teori e cila u ndoq nga shumė dijetarė por kėtu ėshtė harruar vėrejtja shumė e rėndėsishme e Ēabejt, qė teoria e substratit nuk ka karakter pėrfundimtar se kjo do tė parakuptonte eleminimin e njėrės nga gjuhėt. Tė dalim tashmė tek ajo qė ėshtė mė vendimtare, jo tek huazimet leksikore por tek sintaksa tepėr konservative dhe e veēantė e gjuhės shqipe. Arkeologjikisht mund tė them qė e shtuquajtura kulturė e Komanit ose e arbėrve tė hershėm nė shek.V-VII pas Krishtit, vėrteton materialisht gjithashtu procesin e vijimėsisė tė autoktonisė dhe tė etnogjenezės sė shqiptarėve.

    Teoria e Vajgandit ėshtė tepėr e njohur. Tė gjitha pikat e kėsaj teorie u morren nė konsideratė dhe u studjuan seriozisht nga Eqrem Ēabej. Kėtu qėndron njė nga vlerat mė kolosale tė shkencėtarit tonė, i cili me fakte dhe logjikė tė pamohueshme tregoi vijimėsinė e shqiptarėve nė trojet tona duke pėrfshirė edhe disa fjalė kryesore tė leksikut detar siē ėshtė fjala det, fjala anije(qė vjen nga fjala enė) dhe terminologji tė tjeraa vendase. Tė vesh nė dyshim autoktoninė e shqiptarėve, do tė thotė tė bėhesh personazh humoristik i Erazmit tė Roterdamit. Njė paskuil tė fėlliqur shkroi njė farė Kapllan Resuli, padyshim duke i bėrė jehonė tezave shoviniste serbe. Publicitika e ditės pėr autoktoninė e shqiptarėve mund tė jetė interesante pėr bujė mediatike, por ėshtė pėllcitėse si fishekzjarrėt e kualitetit mė tė rėndomtė.



    Sejcili mund tė thotė: Ilirėt? Ē’janė kėta ilirė? Ē’duan ilirėt mė shqiptarėt? Ē’janė kėta shqiptarė? Ilirėt, ah kėta ngatėrrestarė! Shqiptarėt, ah kėta tė marrė! Heshtja e akademikėve tanė tė nderuar e arkeologėve dhe e historianėve ėshtė turpi i tyre. E vėrteta ėshtė pėrtej vetvetes, pėrtej tė gjithė atyre, qė e kuptojnė, apo nuk e kuptojnė tė vėrtetėn. Amen!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #133
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Qe edhe nje harte tjeter IndoEvropiane:



  4. #134
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Aristoteli ishte maqedonas (domethene grek). Per here te pare emrin grek (γραικός) e gjejme tek ai. Grekerit qe nga vitet e lashta quheshin Dhanai, Elines, Ahei dhe Greqi. Romaket ne italine e jugut i takuan per here te pare ne vendin grea dhe prandak i quanin greker. Mos valle mendoni qe 'maqedonasit' e sotem jane pasardhes te maqedonasve te lashte? Jo, ata jane sllave. Kurse maqedonasit e lashte vete e quanin veten helene.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Aristoteli ishte maqedonas (domethene grek). Per here te pare emrin grek (γραικός) e gjejme tek ai. Grekerit qe nga vitet e lashta quheshin Dhanai, Elines, Ahei dhe Greqi. Romaket ne italine e jugut i takuan per here te pare ne vendin grea dhe prandak i quanin greker. Mos valle mendoni qe 'maqedonasit' e sotem jane pasardhes te maqedonasve te lashte? Jo, ata jane sllave. Kurse maqedonasit e lashte vete e quanin veten helene.

    Ne fakt e mira do ishte te na sillje ndonje informacion shtese mbi iliret e jo mbi maqedonasit...


    Ne fakt puna e Maqedonise se lashte eshte pak e ngaterruar persa i perket identitetit te saj...Besoj se ne kohet e fundit te egsistences se identitetit maqedon kjo bashkesi ishte ndikuar forte nga helenet por nuk mund te thuhet qe kjo bashkesi ne fillimet e saj ishte helene.....Pra si perfundim mund te thuhet se maqedonasit ishin fillimisht nje bashkesi me vehte ashtu sic ishin edhe iliriet dhe traket...Ndoshta ne fillimet e saj kjo bashkesi kishte lidhje me te ngushta me iliret por me kalimin e kohes duket se nuk mund ti shpetonte ndikimit helen i cili per ate kohe ishte shume i fuqishem ne gjithe pellgun e Mesdheut....


    Duket se vet ky vend i quajtur Maqedoni pati nje "mallkim" qe edhe pas 2000 vjetesh te jete objekt sherresh e pretendimesh nga vete popujt te cilet banojne ne kete hapesire gjeografike.....
    Pas helenizimit apo grekezimit te saj kjo hapesire u ndikua nga romaket e me pas nga dyndjet e barbareve duke u finalizuar me dyndjet sllave....Ndikimi i ketyre te fundit ishte dhe akti final i drames se "Maqedonise".....



    Per mendimin tim greket nuk kane te drejte te pretendojne per Maqedonine per shkak se kjo hapesire gjeografike e cila u ndikua ne nje periudhe te caktuar nga greket e lashte, ndoshta duke arritur deri ne asimilim, asnjehere nuk ishte pjese e mirfillte e bashkesise greke....Qe nga pushtimi romak e me pas elementi grek erdhi duke u pakesuar, ne mesjete pasoi elementi sllav e me pas ai turk per te arritur ne vitin 1913 kur kjo hapesire gjeografike u nda ne 3 pjese: Greqi, Bullgari dhe Jugosllavi...Ne fakt edhe pse mund te duket absurde pjesa qe iu bashkua Greqise nuk dominohej nga elementi grek....Selaniku si kryeqender dominohej nga hebrenjte e me pas vinin elementet sllave, greke turq, shqiptare etj....Pra Maqedonia Greke perbehej nga nje mozaik popujsh.....


    Politika e mevoneshme e shtetit grek arriti qe ta spastronte Maqedonine duke larguar me qindra mijera turq, duke asimiluar pakicat e tjera si dhe duke e populluar kete krahine me popullsi greke te sjella nga Turqia dhe Anadolli....

    Pra me pak fjale Maqedonia eshte si puna e nje fisi te famshem i cili per nje arsye shuhet dhe me pas sulen fqinjet per plackitur ate cka mbetur qofte pasuri, qofte fame.....

    Perfundimisht dua te theksoj se persa i perket "Maqedonise" ajo sot eshte nje nocion historik e gjeografik, dhe nuk kane asnje te drejte as greket e as sllavet qe te pretendojne per "Maqedonine" pasi shume thjesht ishin te dyja keto kombesi qe zhduken nga faqja e dheut "Maqedonine" orgjinale te dikurshme....
    Pra sot kemi "maqedoni" por ne asnje menyre nuk kemi "maqedonas" pasi maqedonasit e lashte nuk lane pasardhes, por lane nje histori dhe nje fame e cila behet sot objekt pretendimi nga ata qe erdhen ne keto troje ku dikur jetonin maqedonasit e vertete....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Tanis
    Aristoteli ishte maqedonas (domethene grek). Per here te pare emrin grek (γραικός) e gjejme tek ai. Grekerit qe nga vitet e lashta quheshin Dhanai, Elines, Ahei dhe Greqi. Romaket ne italine e jugut i takuan per here te pare ne vendin grea dhe prandak i quanin greker. Mos valle mendoni qe 'maqedonasit' e sotem jane pasardhes te maqedonasve te lashte? Jo, ata jane sllave. Kurse maqedonasit e lashte vete e quanin veten helene.
    Burimin ju lutem. Nje here ne nje postime na thua qe emeri greke(tek tema Greket e Shqiptaret) ishte i pari e pastaja Elines e me rradhe e tani na e nxjerr ndryshe. Mire qe nuk sjelle fakte per transformimin e emerit, por as nuk sjelle fakte persa i perket vete emrave ne ceshtje. Nga e kane marre emerin He(i)llenet ?

    Ja pershembulle, ne nje liber pe nje theollogu me emeren Erbert Marrsh, Ora Pellazgjike, flitet se emeri greke, eshte aplikuar nga Romakte e jo sic thuac tine.

    Citim Postuar mė parė nga tanis#26
    Ne fakt puna e Maqedonise se lashte eshte pak e ngaterruar persa i perket identitetit te saj...Besoj se ne kohet e fundit te egsistences se identitetit maqedon kjo bashkesi ishte ndikuar forte nga helenet por nuk mund te thuhet qe kjo bashkesi ne fillimet e saj ishte helene.....Pra si perfundim mund te thuhet se maqedonasit ishin fillimisht nje bashkesi me vehte ashtu sic ishin edhe iliriet dhe traket...Ndoshta ne fillimet e saj kjo bashkesi kishte lidhje me te ngushta me iliret por me kalimin e kohes duket se nuk mund ti shpetonte ndikimit helen i cili per ate kohe ishte shume i fuqishem ne gjithe pellgun e Mesdheut....


    Duket se vet ky vend i quajtur Maqedoni pati nje "mallkim" qe edhe pas 2000 vjetesh te jete objekt sherresh e pretendimesh nga vete popujt te cilet banojne ne kete hapesire gjeografike.....
    Pas helenizimit apo grekezimit te saj kjo hapesire u ndikua nga romaket e me pas nga dyndjet e barbareve duke u finalizuar me dyndjet sllave....Ndikimi i ketyre te fundit ishte dhe akti final i drames se "Maqedonise".....
    Ne mendime te kundert do ishte Dhionisi i Halikaransit ore djalosh. Nga na e gjete kete famen e grekve ti. Mos i mesuan Etruskeve te benin poce, apo i mesuan mikenasve e pellazgeve se si te zografisin dhe t'u falen perendive ?


    Pjesa e dyte e postimit, do te ishte nje pllot extraordiner per nje film te denje hollywooudian.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Arcas
    Ne mendime te kundert do ishte Dhionisi i Halikaransit ore djalosh. Nga na e gjete kete famen e grekve ti. Mos i mesuan Etruskeve te benin poce, apo i mesuan mikenasve e pellazgeve se si te zografisin dhe t'u falen perendive ?


    Pjesa e dyte e postimit, do te ishte nje pllot extraordiner per nje film te denje hollywooudian.

    Po ti nga e gjete qe ti eliminosh greket?

    Qyteterimin e lashte grek e ke degjuar?

    Po ndikimin e tin tek iliret? Ke vizituar ndonje muze apo vend arkeologjik e te shohesh se ne c'gjuhe eshte shkruar?

    Fanatizmi dhe shovinizmi juaj u ka qorruar ....Jeni katandisur me keq se shovinistet greke apo serbe sipas te cileve nuk egziston komb shqiptar...Dhe me ju ndodh e njejta gje, nuk egziston komb grek dhe keta greket e sotem kane rene nga qielli....Boll me me marrezira nese nuk mbani dot seriozitet rreth ketyre temave atehere me mire heshtni...U bete te gjithe historiane e arkeologe duke lexuar shkrime te ndryshme nga interneti...Nuk eshte interneti burimi i dijes jo, vertete eshte nje ndihmese por ka edhe disavantazhet dhe "kurthet" e tij ku bien shume viktima si puna juaj....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2004
    Vendndodhja
    belgique
    Postime
    53

    re

    o tani 26 per ēfar ndikimi grek flet kur greket e vetmja baz mbi te cilen bazohen greket per te identifikuar kombin e tyre esht historia dhe arkeologjia shkenca shum relative dhe aspak te verteta .
    fakti qe i kundershton keto shkenca jan gjetjet e fundit neper shum vende te botes te ashtuquajtura jo te vjetra por qe na dolen shum her me te lashta sesa qyteterimi grek ne thonjeza sepse qyteterim greket sdo ken kurr perderisa jan komb racistash ksenofobesh dhe homoseksualesh :-))
    tjetra nese ti quan ndikim faktin qe greket dhe sllavet e kan pushtuar shum her kombin dhe trojet shqiptare ateher duhet te besh kujdes ne terma sepse pushtimi dhe dhuna sjan ndikim por thjesht fakte historike .
    si mund te ndikonin greket te ne kur ata na kan gjetur neve kur kan ardhur si pushtues ??
    se mesa di un edhe ti greket dhe sllavet skan ardhur kurr si miq te ne por si dhunusa e pushtusa .
    pastaj per cilen kultur flet kur flet per qyteterimin grek dhe cilin ndikim ??
    mbase e ke fjalen per burrat me penevrek ?
    kjo po esht nji ndikim i drejtperdrejt i kesaj kulture qe e zhvesh mashkullin nga ēdo tipar burreror lol
    fatmiresisht jo gjith trojet shqiptare e kan pranuar kete ndikim :-p
    iliret dhe pasardhesit e tyre te drejtperdrejt qe jemi ne shyqyr zotit jan populli me i vjeter ne zonen ballkanike lexojeni homerin qorrin qe shifte lol edhe do keni shum pjes nga udhetimi qe beri qori me sy se vetem ne greqi shofin qorrat :-p
    ku thot qe kalova neper epir dhe ishte mahnit homeri nga ato qe kishte par edhe pse ishte i verber lol
    lexoni odisen se dhe ai me duket i kishte ra nga epiri kur e debuan nga shpia lol haahahah o tani greket vertet jan komb quhen grek por ska gje ne bot qe i ben autoktona sepse grek ne evrop smund te ket thjesht per faktin dhe llogjiken e thjesht sepse evropa nuk esht azi dmth azia esht kontinent me vete :-)
    ne skemi ardhur nga azia neper ishuj kemi qen ketu katu na ka hedh krijusi .
    ndersa greket akoma edhe sot kerkojn kostandinopojen qe i bi ne turqi me duket :-)))))
    kultura greke deri para 1 viti ne pashaporten e qytetarve te nderuar grek detyronte personin qe te shfaqte besimin fetar e hoqen ket mjet kulture pas presioneve nderkombetare sepse ēuditerisht pjesa e re e botes si pranonte kto atavizma raciale lol .
    aman mer tan pse mereni me grek me ato smeret mo as zoti i ka haru prej kohesh edhe pak do jen komb ne zhdukje e siper se shef qe ne gen ka vdek e :-))

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Po ti nga e gjete qe ti eliminosh greket?

    Qyteterimin e lashte grek e ke degjuar?

    Po ndikimin e tin tek iliret? Ke vizituar ndonje muze apo vend arkeologjik e te shohesh se ne c'gjuhe eshte shkruar?

    Fanatizmi dhe shovinizmi juaj u ka qorruar ....Jeni katandisur me keq se shovinistet greke apo serbe sipas te cileve nuk egziston komb shqiptar...Dhe me ju ndodh e njejta gje, nuk egziston komb grek dhe keta greket e sotem kane rene nga qielli....Boll me me marrezira nese nuk mbani dot seriozitet rreth ketyre temave atehere me mire heshtni...U bete te gjithe historiane e arkeologe duke lexuar shkrime te ndryshme nga interneti...Nuk eshte interneti burimi i dijes jo, vertete eshte nje ndihmese por ka edhe disavantazhet dhe "kurthet" e tij ku bien shume viktima si puna juaj....
    Po edhe pocete Etruske ore djale jane shkronjtur me germa te lashta "greke", po a mund te na i perkthec ti ne greqisht ? Edhe fonikasit kane shkronjtur me te tilla shkronja shume perpara grekeve, por a mund te na e perkthesh ti kete, apo ato kolleget e tu neper muze ?

    Edhe mos na u be xhongljer duke dhene kundershembuj "ekstremi", pasi ne fillozofi meqe di mire nga kulltura greke, kjo qe ben ti quhet karikaturim argumenti, pra duke perdorur nje shembull pa lidhje ekstrem, me nxjerre mua ekstremist. Prisja me shume prej teje djale. Po nuk te paskan titulluar akoma docent apo doktorr shkencash.

    Po flasim per nje gjuhe qe studionjesit nuk dine akoma asnje gje nga ana fonetike, ose bejne sikur nuk dijne, edhe une nuku besoj te jete e dyta, duke qene se jane pikerishte keta shkencetare qe e kane ngritur keto 250 vitet e fundit greqine ne apexin e botes.


    Sillne nje citim nga autoret e lashte rreth faktit qe ata kane ndikuar cdo gje tek Iliret. Un psh ose kushdo me pak kerkim mund te te sjelle plot materiale se si imperializmi anglez ka influencuar boten dhe mbi te gjitha ne aspektet qe e ka zhvilluar, dhe me citime qe vete njerezit qe kane qene te kolonizuar nga kjo fuqi e kane pranuare ndikimin etj.
    Faktikisht nuk ka asnje prove ne librat e lashte qe te thote me specifika se cfare u kane mesuar greket ilireve. Tani kejo nuku e besoje te jete se Iliret kane djegur dhokumentat ku shkronjeshin keto gjera !. Nga ana tjeter dime saktesisht se as vete greket nuk e dinin se cfare ishin, dhe gjithmone e anashkalonin origjinen e tyre. Nese kjo eshte bere ne koherat e atehrshme, apo nese eshte bere gjate manipulimeve te doreshkrimeve ne Bizant me dyndjen e bullgareve, sllaveve etj ajo eshte dicka qe do duhen vite pune dhe djerse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 17-11-2005 mė 08:33

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIRĖVE


    Teoritė rreth origjinės

    Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth tij janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike, gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė zgjidhjeje.
    Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma teoritė mbi prejardhjen e ilirėve, nė pėrmbajtje ato shprehin vetėm dy pikėpamje, njėra nga tė cilat i quan ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa tjetra si popullsi autoktone tė formuar nė truallin historik tė Ilirisė.

    Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin Ballkanik nė trojet e tyre historike.

    Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit tė asaj tė hekurit.
    Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj., kurse jashtė vendit tonė nė varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit (Bosnjė) e gjetkė.

    Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit apo me bartėsit e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk mund tė lidhet kurrsesi etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime thelbėsore si nė kulturėn materiale nė qeramikė, nė objektet metalike etj., ashtu edhe nė atė shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta (urna), ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma e kryesisht me vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt edhe si njė grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe si pasojė nuk shpunė nė ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė ilirėve.
    Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e vendit tonė, ku materialet arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandėrprerė kulturor nė vendin tonė shfaqet akoma mė mirė nė qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik dhe kulturor tė bartėsve tė saj. Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė paktėn deri nė shek. VI p.e.sonė, kur historikisht dihet se kėto krahina banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire.


    Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike tė grumbulluara nė pesėdhjetė vjetėt e fundit, nė territorin e Shqipėrisė sė bashku tregojnė se etnogjeneza ilire nuk duhet parė kurrsesi nė lidhje me ardhjen e njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proces historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proces fillon shumė kohė pėrpara kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike.

    Kjo dyndje e cilėsuar indo-evropiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė vonė se sa ato lindore.


    Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, nė njė farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e Jugosllavisė, tė cilat qenė zėvendėsuar me kulturat e reja Kostalace, Vuēedole etj.; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė Maliqit, e cila qe zėvendėsuar nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje.

    Nė procesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane tė hershme, me ardhėsit e rinj indoevropianė tė stepave u formua edhe baza mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proceset etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire.
    Nė kėtė proces, i cili u zhvillua gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė bronzit, kultura e krahinave ballkano-perėndimore, ishte shumė larg pėr t’i dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme e sidomos nė atė tė fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė brendshėm krahinat jugore tė kėsaj treve ishin tė kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut, me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qendrore, por me lidhje mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė diferencimin nė fund tė bronzit e nė fillim tė hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.

    Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, procesi i formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi parailire, qė nė burimet historike njihet si pellazge.
    Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė veēanta etnokulturore, ashtu siē pėrmenden tek autorėt mė tė hershėm antikė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •