Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 174
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga AldoWeb
    Ndoshta eshte e vertete qe shqipja ka pak fjale me germen y. Por mos harro se Y gjehet ne fjale vertet te rendesishme si: Fyell, Yll, Hyu, Ylber(YllBir - Biri i zotit).
    ndoshta? akoma nuk je i bindur?


    Po me dukesh.
    Ndoshta jo gjithmone.
    Shpesh me dukesh me shqipetar se une, ku e di une o tano po nganje here ja fut aq kot sa....
    Mos prit qe une te kem te njejtat pikepamje, bindje apo ide me ato te tuat, se pastaj do quhesha AldoWeb e jo Tani_26...
    Ndoshta nje pjese e informacionit te eshte servirur te ka krijuar ca bindje te cuditshme.
    Se pari ne jete cdo gje e kerkoj apo hulumtoj vete dhe nuk
    pres qe te me serviret nga askush....Me servirin ato qe une kerkoj.....

    Bindjet e mia i krijoj pasi studioj dicka hollesisht dhe duke e kerkuar nga burime te ndryshme...Kjo te ndihmon shpeshehere qe te dalesh ne nje konkluzion sa me real....
    Persa i perket temes ne fjale pra ilireve, kjo eshte nje ceshtje delikate pasi dhe burimet apo informacioneve rreth ilireve jane te pamjaftueshme....Kur them te pamjaftueshme kjo permbledh ne vetvete dhe indetifikimin e ilirishtes me shqipen e sotme...Sigurisht qe shqipja e sotme nuk eshte ilirishtja ( pasi shipja ka evoluar gjate shekujve dhe vazhdon te evuloje), por personalisht mendoj qe kjo gjuhe eshte vazhdim i ilirishtes....
    "Thembra e Akilit" mbetet ilirishtja e jo shqipja pasi deri me sot nuk kemi te zbuluar ndonje shkrim (edhe pse ne greqisht ose latinisht) dhe kjo gje i komplikon gjera dhe le vend per pretendime dhe interpretime te ndryshme nga te gjithe ata qe interesohen per ilirishten....



    Kjo eshte shprehje tipike e nacionalisteve greke qe pretendojne se ........... bota eshte greke.
    Nese ty te frikesojne nacionalistet grek mua keta me duken si nje "kundershtar" mjaft i lehte....Kam debatuar me ta neper forume greke dhe me dy tre fjali kane kapitulluar....Pse? Sepse nacionalistet besojne vetem vetveten dhe realitetin qe ata kane ne mendjen e tyre edhe pse shpeshehere keta ecin me iluzione apo me nje realitet te deformuar....Nacionalistet besojne ate qe iu pelqen atyre dhe jo realitetin....Nacionalisti ndihet e kercenuar nga cdo gje e huaj....
    Personalisht mendoj se cdo shqiptar duhet te ndihet atdhetar e jo nacionalist....Vete fjala nacionalist eshte nje term i huaj per shqipen...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Une nuk pretendoj se kam lexuar mjaft per shkrimet e gjetura ilire..
    Nese te pelqen te dish prejardhjen dhe identitetin tend duhet patjeter te lexosh...Eshte fakt qe pak shqiptare e bejne kete gje, gjithashtu historia e Shqiperise persa i perket Epokes Ilire, le per te deshiruar...
    Te rekomandoj qe te lexosh librin Iliret te N.Cekes....Personalisht e kam lexuar dhe me duk mjaft interesant...
    Gjithashtu N.Ceka eshte arkeolog dhe nje pjese te mire te jetes se tij ia ka kushtuar zbulimeve arkeologjike ne Shqiperi...

    Jam dakort me parafolesin qe pohon se shkrime ilire jane ,por ato nuk do njeri ti zbuloje.
    Nga e nxorre kete perfundim? Te keshilloj qe te mos ndikohesh nga cdo gje qe shkruhet neper Forume, studio me pare burime dhe fakte reale apo te besueshme dhe me pas nxirr konkluzionin tend...Mos adopto cdo gje qe lexon apo degjon...


    Cdo gje ne bote eshte interes,dhe per momentin bota nuk ka interes te beje te njohur se shqiptaret jane shume te vjeter.
    E keqja jone eshte se ne cdo gje e presim nga bota dhe jo nga vetja.......Ne si shqiptare nuk njohim mire historine dhe identitetin tone ilir, shkaterrojme zbulimet arkeologjike cdo dite etj...Kur ne nuk kujdesemi per historine tone atehere cfare pret ti nga bota?
    Duhet ne ti tregojme botes se kush jemi e jo te zbuloje bota se kush jemi ne.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #93
    I Harruar Maska e AldoWeb
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    79
    Tani
    nuk po ta kthej ze per ze se shyqyr zotit kam ndonje pune per te bere:
    Kur flas per gjuhe 5000 para krishtit te shkruara flas per Babilonisht, indisht, Egjiptiane etc.
    Deri para Aleksandrit cdo etni kish gjuhen e vet si dhe alfabete te ndryshem.
    Nqs Ilireve nuk u eshte gjetur ndonje alfabet kjo do te thote se:
    Ose Iliret Shkruan ne nje alfabet te caktuar dhe cdo gje e gjetur ne kete drjetim eshte shkaterruar sistematikisht nga ...
    Ose Iliret shkruan ne alfabetin Helen (Alfabeti Latin eshte perdorur shume vone pas pushtimit Romak). Por kjo cfare do te thote ne vetevete qe Iliret dhe Helenet ishin e njejta etni, me dialekte e fise te ndryshme kjo nuk diskutohet, por me nje gjuhe e nje alfabet.

    Pra meqe Sllavet jane te ardhur, dhe greket jane ca Helene eshe ne Shqipetaret te jemi ca Ilire.
    Pick and chose!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AldoWeb : 16-09-2005 mė 10:01
    -------------------------------------
    Be to be! If you can't just be!

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Postime
    26
    Fakti qe nuk jane gjetur shkrime ne ilirisht nuk do te thote se iliret nuk e shkruanin gjuhen e tyre.
    Cabej, nje nga perkrahesit me serioze te hipotezes se prejardhjes ilire, thoshte:
    Duhet te marrim shatin e te germojme... Sa kohe qe nuk do te kemi dokumente gjuhesore ne dore, do te endemi ne terr.
    Dokumentet me te vjetra te shqipes qe njohim jane teper te vona. Vetem gjetja e dokumenteve gjuhesore sa me te hershme mund te hedhe drite mbi prejardhjen e shqipes. Puna eshte se nuk eshte kerkuar aq sa duhet. Shqiptaret nuk kane kerkuar kurre ne menyre sistematike as ne arkivat e Vatikanit. Cka eshte gjetur, ka qene rastesi fatlume! Te gjithe e dine se shqipja nuk mbiu nje dite te bukur te shek. XV si kepurdhe nga hici. Mirepo askush, mik apo armik qofte, nuk mund te thote bindshem se nga vjen, pikerisht per shkak se ne nuk kemi pare kurre pertej atdhetarise sone fodulle e nuk jemi shtruar kurre te kerkojme seriozisht provat e prejardhjes sone.
    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė"

  5. #95
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Tano ,mos kembengul me kot per ate punen e Y. Nuk dua te te bind per te kunderten, por ketu ne forum hyjne shume persona dhe dikush mund ta marri per te vertete.Kush tha qe ne shqip ka pak fjale me Y ? Do te te rendis une nja 100 ?
    fryme,krye, sy, hyj, trysni etj etj...

    Me sa kam lexuar une , studiuesit serioze nuk thone se ilirishtja nuk eshte shkruar ne antikitet, apo se eshte shkruar greqisht. Ata thone se ilirishtja u shkrua ne dru dhe jo ne gur ,sic benin greket dhe romaket ,prandaj edhe humbi.

    Pse nuk me pergjigjet njeri ,kur them se shkrime ilirisht jane gjetur, tek traket dhe mesapet apo tek popuj te tjere rreth nesh?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 16-09-2005 mė 11:06

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Postime
    26
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Pse nuk me pergjigjet njeri ,kur them se shkrime ilirisht jane gjetur, tek traket dhe mesapet apo tek popuj te tjere rreth nesh?
    O Qerim, po s'pertove, a mund te me thuash se ku jane gjetur, kush i gjeti, kush e vertetoi qe jane ilirisht (natyrisht duke cituar autoret dhe titujt) dhe, jemi qe jemi, a mund te me citosh ndonje shkrim ilirisht?
    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė"

  7. #97
    Kėtu janė tė gjithė dakord e hahen si gjela. Ilirėt (Illyrėt? transkrp.) s'kanė qenė as shurdhmemecė e as analfabetė dhe pėr nder ėshtė fatmirėsi qė nuk ėshtė gėrmuar ende nė rajon (me kėto tru-ngje qė kanė disa albanezė) se ndryshe do ishin humbur pėr fare dhe gjetjet.

    Po ē'lidhje kanė kėto me faktin qė Y e shqipes ka aq lidhje me turqishten saē ka dhe Y-ja e norvegjishtes? apo kpusim traplliqe pėr tė kalu kohėn? kėto i studion gjuhėsia dhe nuk ndodh tė huazohet zanore mė e vėshtirė se sa ato tė mėparmet e tė anasillet rotacizmi nė zanore duke kryer zėvendėsime nė rrėnjė autentike tė njė gjuhe. Kuptohet qė kemi huazime fjalėsh tė turqishtes duke qenė se shqipja me tingujt mė tė plotė qė ka, arrin t'i emulojė siē duhet, por jo huazim zanoresh. Kėto janė tė paktėn lajthitje. Eksploroni, studioni por mbi tė gjitha mendoni para se tė flisni.

    "Xh ka ardhur nga sllavėt se tėrė jugu flet me gj e arbėrit me gl e kėshtu shqiptarėt e veriut janė sllavė."

    Njė gjuhė formohet nga tė gjitha dialektet dhe pėrfshin "tingujt" e tė gjitha dialekteve tė veta. Shqipja i pėrmban tė 36 tingujt nė dialektet e veta kombėtare. Nuk ka dialekt "tė pastėr" ku bazohet njė gjuhė, ka "tė gjitha dialektet".

    Mua mė bėri pėrshtypje (pėrveē titullit tė temės) kjo "puna" e Y-sė mė shumė prandaj dhe i futa hundėt. Pastaj sesa ilirė jemi atė mos presim tė na e thonė tė tjerėt se ata kanė vetveten pėrpara, por tė ndėrtojmė shtet tradicional dhe tė punojmė tokėn tonė. Atėherė do e shohim sa ilirė jemi e nėse dhe vetė emri ėshtė "ilir" apo tjetėrgjė.
    Alle Serben müssen sterben

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Postime
    26
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Pse nuk me pergjigjet njeri ,kur them se shkrime ilirisht jane gjetur, tek traket dhe mesapet apo tek popuj te tjere rreth nesh?
    Sa per traket, eshte gjetur vetem nje fraze, e cila meqenese nuk eshte as greqisht e as latinisht, mendohet te jete trakisht ose ilirisht. Mirepo askush nuk ka arritur ta deshifroje ose te beje lidhjen e kesaj fraze me shqipen.
    E njejta gje per mbishkrimet mesape te gjendura ne Puglia te Italise. Mendohet se mund te jene ilirisht, mirepo ato nuk jane deshifruar ende dhe nuk mund te themi se shqipja e sotme ka lidhje zanafillore me gjuhen ne te cilen jane shkruar.
    "Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė"

  9. #99
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga antropomorfi
    O Qerim, po s'pertove, a mund te me thuash se ku jane gjetur, kush i gjeti, kush e vertetoi qe jane ilirisht (natyrisht duke cituar autoret dhe titujt) dhe, jemi qe jemi, a mund te me citosh ndonje shkrim ilirisht?
    Stela Pellazge e Lemnos eshte ilirisht, madje nje vjershe shume e bukur, dhe qe eshte e perpajtueshme me deshifrimet Etruske.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    Po ē'lidhje kanė kėto me faktin qė Y e shqipes ka aq lidhje me turqishten saē ka dhe Y-ja e norvegjishtes? apo kpusim traplliqe pėr tė kalu kohėn? kėto i studion gjuhėsia dhe nuk ndodh tė huazohet zanore mė e vėshtirė se sa ato tė mėparmet e tė anasillet rotacizmi nė zanore duke kryer zėvendėsime nė rrėnjė autentike tė njė gjuhe. Kuptohet qė kemi huazime fjalėsh tė turqishtes duke qenė se shqipja me tingujt mė tė plotė qė ka, arrin t'i emulojė siē duhet, por jo huazim zanoresh. Kėto janė tė paktėn lajthitje. Eksploroni, studioni por mbi tė gjitha mendoni para se tė flisni.
    O zoteri po flasim per gjuhen ilire e jo per shqipen, keto dy gjuhe nuk jane te njejta....Shqipja eshte vazhdim i ilirishtes por jo e njejta gjuhe...

    Edhe nje here po ta riperseris, vreje pak ate mendjen tende te zbarazet para se te shkruash kesaj radhe....
    Ne themi Dy male, iliret thonin Dimal, ne themi Bylis iliret thonin Bυλλις dmth.me "i" etj etj...



    "Xh ka ardhur nga sllavėt se tėrė jugu flet me gj e arbėrit me gl e kėshtu shqiptarėt e veriut janė sllavė."
    Une nuk jam gjuhetar qe te sqaroj gjithe shqipen e sotme, as Cabej nuk pata fatin ta lexoj gjer tani....Qe ka dhe ndikim sllav ne gjuhen shqipe kjo eshte e vertete.....



    Mua mė bėri pėrshtypje (pėrveē titullit tė temės) kjo "puna" e Y-sė mė shumė prandaj dhe i futa hundėt.
    Dmth per ty eshte me e rendesishme disa supozime qe hidhen kety per nje germe dhe nuk eshte dhe aq rendesishme vete tema ose me sakte "ceshtja ilire"

    Pastaj sesa ilirė jemi atė mos presim tė na e thonė tė tjerėt se ata kanė vetveten pėrpara, por tė ndėrtojmė shtet tradicional dhe tė punojmė tokėn tonė. Atėherė do e shohim sa ilirė jemi e nėse dhe vetė emri ėshtė "ilir" apo tjetėrgjė
    Ketu eshte problemi se ne qe "pretendojme" se jemi pasardhes te drejteperdrejte te ilireve ose me sakte sterniperit e tyre pak kujdesemi per kete trashegimi historike, ndersa "kusherinjte" tane kroate apo sllovene tregojne nje kujdes te jashtezakonshem per kete trashegimi kulturore....Fatmiresisht ne territorin shqiptar ndodhen shumica zbulimeve arkeologjike por nga ana tjeter fatkeqesisht ne shqiptaret ne vend qe te kujdesemi per keto vende arkeologjike i shkaterrojme dita dites....Per te ligjeruar neper forume jemi te paret por aman ne realitet na perlqen nje shtepi mbi amfiteatrin e Durresit apo diku tjeter.....Problemi nuk zgjidhet ne forum por ne realitet....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •