Eshte Tetor i vone.Freskine e Shtatorit tani me e ka zevendesuar era e ftot dhe dielli "me dhembe" per te mashtruar ato pak kryenec qe sduan tja pranojne vjeshtes qe ka triumfuar mbi veren.Per fat te keq dhe une beja pjese ne ate turme deri para ca ditesh ku si denim ky Tetor me dha gripin, temperatueen dhe kollin e thate per jobindshmerine time.Caji qe pi cdo mengjes ne pune me ndihmon pak per te liruar fytin dhe serish pas djerses se ftote fillon avazi i njejte.
Kjo nuk ishte e gjitha.Kisha mall.Nje nostalgji e trishtuar dhe deshire e papermbajtur per te pare E. me ngulfonte kraherorin.Vloja nga mbrenda dhe isha akull ne siperfaqe, por nuk dorezohesha edhe pas dy muajsh torture larg nga njeri tjetri.E dija qe neser si te terhiqja te hollat nga banka do nisesha me autobusin e ores 9.00 per te ecur me qindra kilometra drejt nje destinacioni te njohur tash me sa kohe.Mundohesha te harroj te nesermen se me dukej shume larg.U cova nga karrikja per te bere gjera te panevojshme qe te me largonin mendimet, per te shtyre kohen me shpejt.Po pastroja ca fioka me dokumente te vjetra dhe humba mes shifrash, emrash dhe numrash.Celulari me shkundi nga heshtja dhe qetesija qe kish pllakosur zyren.Lash menjane gjithcka dhe vrapova.
-Alo!Alo! E. ti je?
-Alo! Rrushi po un jam.C'ben zemra?Akoma ne pune je?
-Po.Pastroja dicka dhe kisha harruar te shikoja kohen.Ti c'ben?E more mesazhin?Urime ditelindjen edhe njehere shpirti im.
-Falemnderes shpirti.Po ti the s'do vish ketu jo?!S'ke si merr leje nga puna??
-Nuk mundem te leviz keto dite,jam shume e zene por un do te lajmerohem gjate festes edhe do me kesh prane serish.-thash dhe qesha ngadal per te zbutur situaten.
-Mire,mire po ti e di qe doja te jesh ketu afer meje, mes te dashurve te mij, po nese nuk mundesh te kuptoj.Ti e di qe te kam xhan apo jo?!-tha dhe qeshi.Ika se me therrasin tani dhe te "puffff" shume.-tha qe nga ana tjetr dhe qeshi si te ishte para hundes time.Une qesha akoma me shume.
-Puf dhe une.-mbylla celularin dhe e lashe siper tavolines.Qeshesha akoma me faktin qe ai me thoshte "te puf" ne vend "te puth".Ishte si shifer e jona ku luanim rolin e femijut te lazdruar qe eshte gjalle akoma nen hijen e te rriturit dhe ngre koke shpesh.
Mblodha gjerat e mija,pershendeta ca kolege qe ishin akoma aty dhe dola nga zyra dhe shpejt u drejtova te marr taksi.Ne veturen e vjeter "Taxi" qe kundermonte era gas degjoheshin ca kenge te vjetra dhe pa dashur me ngjallen emocione.S'fola me.Se di as sa semafore kaluam, as sa turma njerezish lame te na kalojne, un kisha tere kohen per te ndenjur aty, edhe me shume bile.Gropat e lagjes time ne periferi me benin te ditur se tani kisha hyre ne territorin tim.Pagova me pertaci taxinedhe eca drejt baneses.Hapa deren ngadal si te isha vjedhes ne shtepine time duke ju ndrojtur qetesise dhe vetmise aty mbrenda.Leshova ca kenge te vjetra "tironse" siq do ti quante E. dhe hyra te bej nje dush per te hequr gjithe energjine negative per neser.E dija qe pastaj do kisha me shume vullnet, qe do dilte ne pah nga uji i nxehte dhe avulli i dendur; dhe ashtu ndodhi.Hodha ca tesha ne cante, ca kozmetike dhe isha gati.E. nuk e dinte qe do shkoja dhe kjo ishte dhurata ime per te.Vura zilen ne 5.00 dhe u futa nen jorgan pa patur kohe te "numeroja yjet" te me zinte gjumi.
***
Gjindesha para stacionit te autobuseve.Preva bileten per te qene me e sigurte qe sdo niseshin pa mua dhe u ula te pija nje kafe per te perzene gjumin qe me rendonte kapaket e syve me gjithe qerpike.
-Shkup-Tirane.Ju lutemi pasagjereve te hypin ne autobus se do te nisemi.-lajmeroi qe nga dera e autobusit shoferi.Mua me mbeti kafeja ne fut, e lashe dhe shpejtova hapin drejt turmes.Si gjithe Ballkanasit dhe ne Shqipetaret urrejme faktin te shkojm diku para kohe dhe te presim ulur.I leme gjerat per ne momentin e fundit me mire dhe aty behet rremuja.Kush do hyp i pari, kush do zere vend me te mire,(s'shikon kush nr.bilete) dhe pse jo qellon te degjosh dhe ndonje te share neper dhembe ose shtytje "padashur" me brryl ku tjetri si i thartuar mezi thot me fal (ky eshte rasti me i mire po te kerkuan falje).
Ec nga fundi i autobusit per te gjetur nje vend me komod, me larg zhurmes dhe ulem gjithmon prane dritares.Akoma s'me ka ikur ajo kersheri per te gelltitur bukurite qe ka Shqiperija edhe pas kaq muajsh.Cdo here me duket si here e pare ndonese tani me i di cepat, kthesat, lokalet dhe ndertesat qe do shikoj. E di se cme pret pas atij mali, pas kesaj kthese, ku do e bejme pushimin dhe cdo detaj te rrugeve me dhe pa gropa.Rrugeve te mija.Rrugeve te E. dhe te mijat.As gjumi sme ze derisa autobusi ec.Shoferi sikur te dije qe un smund te pres shume dhe vozit si i cmendur ketyre rrugeve te pa emer.Paskam mall edhe per keto shtigje.Cudi!Kolli i thate sme ndahet as ketu, ka kaluar ilegalisht kufirin.Jashte vjeshta ka derdhur ngjyrat pa kursim per te mashtruar kalimtaret e rastit, ndersa udhetareve te rregullt si une ju hap zemren me nje "Mireseardhe" te ngrohte.
Nje mireseardhe tjeter me hap deren e asaj shtepizes se vogel buze liqenit ne tirane.Mireserdhe dhe shume puthje dhe befasi.Sy te ngazelluar qe shendrijne.Perqafime te gjata.Prekje te lehta mes supesh, faqesh, buzesh........Si per tu siguruar qe jam aty e jo vegim i endrrave te tij.Buzeqeshja e tij e sinqerte me jep force te rimekembem pas asaj lodhje.S'flet fare, po thot shume me sy, me mimik sa me duket qe s'do i mbaj mend te gjitha.Me kap doren dhe me fut mbrenda ne gjoksin e tij, nen kulmin e tij.
-Gezuar ditelindjen shpirt.-dhe e puf ngadal.Mbyll deren nga mbrenda per ta hapur neser serish per kthim.
Neser do jete neser, sot jam ketu.S'do lodhem kurre duke bere kete rruge, duke shijuar keto buze, keto bukuri,kete mall, kete qiell.Neser......Pasneser...........Ne Dhjetor.......por jo edhe shume.....sa te dale pranvera....pastaj ajo parajse do jete e imja........
Krijoni Kontakt